
Brahim Ibish AVDYLI:
Vjersha të veçanta…
(Hyrje e përgjithshme-përsëritje III)
Bëj pyetje:
-Pse i quaj „vjersha të veçanta“ këto vargje, e jo poezi lirike?
Sepse:
-Jo vetëm se nuk janë në këtë nivel, por më shumë u ngjajnë vjershave të dalura me dufin e ironisë e satirës.
-Do t`i përpunoj edhe më tutje, nëse ka nevojë…
Pyetja e dytë:
-Pse i “botoj” në faqen time (Web Seite)?
Sepse:
-Janë mësuar t`i shfrytëzojnë ata që i fillojnë vargimet e veta prej tyre, prej të tjerëve, e jo prej vetvetes. I nxjerri në këtë faqe, sepse e mbajnë emrin e mbiemrin tim; adresën; kohën, etj.
E vetmja, është dhe kjo gjë:
-Po t`i kishin treguar se prej kujt janë influencuar dhe prej cilës thënie të lexuar i kanë “pjellur” vargjet e tyre, nuk kishte probleme aq të mëdha.
-Nuk ka absolutisht ose fare pak kritikë komparative (krahasuese) mbi ndikimin e vargjeve apo të personave, ose të mjediseve /periudhave të një kombi, e le të mos flasim më tepër, të cilët dinë të bëjnë vërejtjet e tilla e krahasuese.
Shkurt:
-Meqë këto tri vjersha i trajtojnë tri çështje të tjera dhe të rëndësishme, po i botoj në këtë Web. Le të jenë aty...

DERISA TË VDES
-Përgjigje disa “pehlivanëve të shkrimit”,
pa figura të shumta artistike...
1.
Do të kisha thënë
vargje të ngjeshura
që mund të këndohen-
të isha Homeri
e të kisha syrin magjik
apo At Gjergj Fishta
mes për mes Lahutës së Malësisë,
të gjitha këto fjalë
me krypën në sy
tërë jetën do t`u përcjellin,
e do të kërkoje falje
nga Krijuesi i Gjithësisë
në vazhdimësi,
sepse
prore do të digjeshin
gjarpërinjtë e meduzës
në kokën e Kryedemonit!
2.
Ke harruar
se prej mbinatyrës
rekomandimet e hyjniut
laps e letër
i mora me vete,
e le të shpifin
çka të duan spiujtë
dhe lakejtë
si gjithnjë,
baltën e tyre
të na e kthejnë mbi ne,
të shprallisin pa pushim
për të na e rrotulluar vetëdijen,
veçanërisht
të atyre që kanë bërë
njerëzit për vete
netëve të vona
me dam-dumet e shumta
deri te pusi
i Deli Dreçit!
3.
Së pari, po e them
se e mira bëhet e ligë
dhe e liga kryevepër
“a la maison”,
ec e merre vesh
të vërtetën lakuriqe,
prej Qiellit reshë
pezm i rëndë-
Laokoonti përleshet
prore me gjarpërinj
sikur të mos e kishim
shkrimin e dhuntisë!...
4.
A e dinë njerëzia
historinë e kryedjallit,
vrasjet, hajnitë e kurvillaqet
apo sigurisht të jenë
trashëgimtarë të tyre,
harrojnë dyqind napolanat
e plaçkitur prej bankës
për “rritjen” e jetimit-
mbledhur nga kushërinjtë
prej Logjës së Pejës,
e gjysmën e tokës
të na e grabitin,
pastaj vëllain e babës
Qazimin, dy vjeçar,
të rrëshqasë e lënë
në gropë të gëlqeres
për pak ujë,
pra, nuk kishte tjetër
dhembje mbi dhembje
pos kësaj tragjedie,
e nëse në gojë do t`ia zëje
të zinte për së gjalli
mjerimi!…
5.
Babai nuk kishte
krihë të fluturojë
deri në Shkup
e të luftojë me serbo-malaziasit
krahas anadollakëve
si të parët tanë,
ishte zog pa krah e fëmijë
kur në kurthë të kurdisur
nuk e vranë Mulajt-
gjaku e pret gjaksorin në pritë te ara,
e kulla e stërgjyshit
tri herë u rrënua
edhe nga topat e Xhavit Pashës!...
6.
Kur ta vëni
lapsin në dorë
duhet që ta njohësh
prejardhjen tuaj,
e bardha nuk bëhet e zezë
dhe e zeza
nuk duket e kuqe,
valavite sa të duash
at flamur
njëzetë e sa vite pas çlrimit,
cung i cungut
të kalbur je
i krymbur maje mali!...
7.
Kulla e jonë
katër kat kullë i kishte
shkallë e qoshe mermeri,
e po të të pyes
sa kate i ka pasur
“kulla” e juaj,
sepse
nuk ka pasur shumë kulla
të pritës me plumba-
pula e juaj shkonte
rreth e rreth gardhit
e xhamadani i luftës
u vesh në trupin tonë
prandaj na quanin
Dera e Kapuç Hekrit
brigjet e larta!...
8.
Avdyl Ali Veseli
i Vesel Ali Vulës
thoshte shumëçka për Gjakovën
Vula, Mula e Jakovi
ia kanë shtruar themelet
e Gjakova fliste kuq si gjaku
apo me Bajram Currin
i mbante gjallë
bjeshkët liridashëse,
e vendin e plakut
e mbajti në Odë burrash
Rexhep Veseli i parë
e nuk e ka lëshuar
kurrë para vdekjes
sepse
ashtu e dëshmonte
vetë L i r i a !...
9.
Luftë pas lufte
na vinin gjithnjë vdekjet
sepse ju e dëshironit
që të faroheshim
një ditë,
e pipat tanë dilnin
nga toka e djegur
kur nuk e pandehnit,
fshehurazi na thoshit
me pezmin e idhët
“koloshët e Morinës”...
10.
Komitë ndër male
ka qenë Sejd Avdyl Alia
pa gjak e pa hise
e vodhi tradhëtia
në konak të dajëve,
në Qafë të Shtrazës
kukat qyqja-
varrin ia dijnë
ata që ia kanë fshehur,
kur vriste ai, vriste në këmbë
pasi në këmbë mbi shalë ngritej
e kali vetëtinte fluturim
prandaj
malet tona
e qanin për Zog
derisa vendet e tyre i ndërruan
partizanë e nacionalistë-
i ligu e gjuan kërbaçin
dhe të vretë me letra
historinë
e kthen në krahun tjetër
ec e dije pastaj
cila është e vërteta!...

11.
Ti ngadalë o qunak
mos u ngut të rrëfesh
për serbët që mund të thuash
se i paske vrarë
poqese i ke parë ndonjëherë
derisa luaje cicmic
dikund në Shqipëri
i fshehur thellë
nga frika,
dy vëllezërit tuaj
kanë qenë nëpër zjarr
lufta për plagët i nderon,
por shpërthimet e zjarrit
e as ngjyren e luftës
ti nuk e di,
veçse “komunist” i Serbisë
më parë ke qenë
e planifikuar i ke
çka do të thuash
me plus e minus
gjatë rrëfimeve tuaja!...
12.
Zogu i Malit vriste përpara
ata që dinin se si i nxihej prita,
Sejda ishte hero
por kush shkruan për te,
e në Arëza
pushon Ali Avdyli
nga Maja e Planikut
i vrarë në luftë,
e marrin një tjetër
dhe ia “shesin” për së vdekuri
se gjurmët ia mbullon
tradhëtia,
asgjë nuk kishte
as rob e as fëmijë
si Sejda,
vetëm jetën për Atdheun!...
13.
Tradhëtia është pjellë e gabimeve
e tradhëtia vjen
pasi je mësuar
me gënjeshtrat e hajdutlëqet,
u mësove
që të mbushësh Pllanikun
me mine e bomba
pas luftës,
e dije se unë
i bie mes për mes ferrit
sa herë të më imponohet përleshja
me të padrejtën-
aureolat e rrejshme t`ua çjerrë!
14.
Të pamendët thonë
“vëllau është si shkau”
dinë të mbllaqisin shqiptarçiqën
e nuk janë aspak shqiptarë,
e vërteta del
kur t`a thotë Hyjniu i Madh
llumi i lindur si njeri
ka gjasa të bëhet “luftëtar”,
askund të mos më zë
nëpër gojë
se kam ekzistuar
edhe pas luftës do të më kishin “luftuar”,
ndoshta kështu
ua ka diktuar Beligradi
gjithmonë kam qenë
në luftë me serbë!
15.
Diktimi është
diktimi i të pavërtetave
kur i gjënë vetë
njerëzit e pavetëdijshëm,
janë të zhytur thellë
nëpër hipnoza-
hipnozat e Serbisë
renditen pa vetëdijen tonë
deri në kolektivitet
e një dhembje,
vetëm zjarri i luftës
urat ua rrëzon!
16.
Çudia është çudi
ende është koha e tyre
dhe e maskarrenjëve-
çuditërisht
na ditkan që të shkarravisin
disa tipa të “historisë”
sikur të mballqisin
laknurin e fëmijërisë,
historia e vërtetë habitet
kush ia ka përmbushur fletët
me këlbazë,
e vërteta detyrohet
t`ia çjerrë asaj
maskën e fytyrës!
17.
Le ta dijë bota
se babai i të ndyerit
ishte spiun i milicisë,
kur isha shtatë vjeç
më rrahu pa faj
me grushta e shqelma dhe qadër mbi sy-
si mund të vjellte aq shumë vner
mbi të miturin e shkëlqyeshëm të fqiut,
a mos mendonte se po e rrahte
djalin “e armikut”,
derisa sa Dielli, i habitur tej mase
ndalej e nuk bënte dritë,
dijen
e syrin e përgjakur
tërë jetës mi la
që të më përcjellin,
e vëllezërit e tij
të përlotur
mbi trupin tim
me gjithë fëmijë
i nxorri rrugëve-
sikur të mos kishin lindur
në atë tokë
e të mos e kishin
të njëjten nënë,
prandaj
nuk mund të pajtoheshin
ata
me ligësitë e vëllait!...
18.
Gjyma dajëve u ngjajnë
e gjysma e tjetër
u ngjajnë paudhësive
ti ke qenë
nip i gjyshit tënd
sepse nuk i doli gruaja
pa e plaçkitur
mbesën e gruas
si fëmijë,
sikur nuk e dinit
cila familje
ishte për kritikë-
nëse do
të palarat e fëmijve
afër vetes mbaji,
sepse duhma tyre
të batërdisë!
19.
Flokëkuqet i ngjallin
sherret e mëdha të pritave
ndoshta stërgjyshi
paudhësitë e gënjeshtrave
ua la porosi
siç i la
qindra historitë e hajnisë,
edhe te nipi i juaj
në Molliq,
Tarta Bisht Lecin
në “Përrallat e Gjyshes”
e përshkruan
Mark Krasniqi
e gjyshi i juaj
ia kaloj babës së vet
si hajn e kurvar-
poshtërsia
fëlliqësinë ia la kurorë!...
20.
Pisi nuk ka nder
pis pas pisave ka udhëtuar
deri në parti,
sherr kanë mbjellur gjithmonë
këta tipa,
sherrin më të madh
na e mbolli
Sylejman Agë Botusha,
tri fise për vadë u vramë
në Valbonë
e Valbona i përkundi nëpër valë
nëntëdhjetë e nëntë
vorre të dhembjeve,
tani,
nipat e tij
po ma dënojnë djalin e madh
pikërisht në Zvicër-
derisa të shitet Kosova!...
21.
Beligradi ka qenë dje i madh
edhe sot poaq i madh me gënjeshtarë,
e vjetra rigjallet nëpër bisht të gjilpëres
e padrejta shkon lak e gjak
e mbinë kudo
Nyja e Gordiut
duhet këputur me shpatë,
paudhësia po rritej
derisa më dërgoj Hyjniu
gojën t`ia qaja me duar
luanit të madh minenian
apo të kryeja
dymbëdhjetë punët e pakryera të Herkulit
ose të luftoja pas Hydres
me nëntë kokë-
historia e Morinës nuk përfundon pa mua!
22.
Dihet
e vërteta ka një histori të ndjekjeve
Serbia në çdo kohë
vdes e po ringjallët
të gënjëjë sa të dojë nëpër gënjeshtra
e vërteta ka një emër-
për shëmbull, Ibish Sadria,
kur në çdo miting ua përpalste fjalët
çka nuk e prisnin kurrë
politikajt me viç,
as anëtar i LKJ dhe as i LSPP
kurrë për këtë tokë
nuk ka qenë,
e meritonte apo nuk e meritonte burgun
e mbyllnin pas grilave
po të mos kishte qenë një çërtifikatë
pikërisht e Doktor Sokolit
e të parit Riza Graiçevci
që t`i ndihmonte,
apo bashkëfashatarët tanë
nëpër deklarat e dhembjes!…
23.
Juve, nuk u interesojnë këto fakte
anash mbane republikën
e mbillni bomba
edhe pse ka kalluar
koha e luftës,
mos harroni
historinë e fakteve kombëtare
e kam shkruar
nëpër syrin e dhembjeve të mia,
nuk ma duron sedra
të gënjej për të holla,
gjyqin e madh do ta keni
kur të dal mbatanë-
atëherë
nuk keni kohë t`i mbulloni
gënjeshtrat e paskrupullta!...

24.
E kujtoj përherë
Don Kishotin e Sanço Pançën,
fjalët e kota
prej gurmazit i nxjerrin
në kohë të pa kohë,
“i riu”i hypë Rrosinatit
dhe shpatat i vrigëllon
para mullijve të erës,
harron krejtësisht
“luftimet” shkatërrruese
të mbledhura
me shportën e grisur,
e mendon
se jeta nuk ka lëvizur
me qindra poteza
në një kozmogalaktikë
të botës së çjerrur!
25.
Pra, mundohu të mbahesh
edhe ndonjë ditë-
hajni është Hajdut dhe jo KOMIT,
nuk do të kishte
Lëvizja Kombëtare Shqiptare
luftëtarë me hajdutë,
vidhni sa të mundeni edhe ju
në arkën e shtetit
si e tërë Kryesia-
miliona të vuajtjeve
ne, kemi për t`i nxjerrur
prej shportës suaj!...
26.
Në vend të fërkemave
të vuajtjeve të huaja
bëni prova që t`i vendosni
këmbët e shtrembta të së pavërtetës,
e do të vie dita
që të përplaseni
rrebtë me të Drejtën-
kështu e kam dhënë betimin e vetëm
para Zotit të Madh,
lapsin e letrën
i kam sjellur me vete
prej jetës së përjetshme
e nuk po flas më tepër,
poetika revoltohet
nga retorika e politokracisë
u lënë vend teshave të prera për ju
-ishit jugosllavistë
e u bëtë demokratë
e nuk nuk do të thotë
asgjë për ju
nëse rrotullohet korpa,
qeshni prapë
qeshni mëkatarë,
sepse
kështu do të rishkruhet
edhe njëherë
tërësisht e VËRTETA!...
(Mbaruar,
me 27.10.2019)

(e vendosur në këtë faqe,
me 29.10.2019)