Brahim Ibish AVDYLI:

 

 

 

 

Vjersha të veçanta…

 

(Hyrje e përgjithshme-përsëritje II)

 

Bëj pyetje:

 

-Pse i quaj „vjersha të veçanta“ këto vargje, e jo poezi lirike?

 

Sepse:

 

-Jo vetëm se nuk janë në këtë nivel, por më shumë u ngjajnë vjershave të dalura me dufin e ironisë e satirës.

 

-Do t`i përpunoj edhe më tutje, nëse ka nevojë…

 

Pyetja e dytë:

 

-Pse i “botoj” në faqen time (Web Seite)?

 

Sepse:

 

-Janë mësuar t`i shfrytëzojnë ata që i fillojnë vargimet e veta prej tyre, prej të tjerëve, e jo prej vetvetes. I nxjerri në këtë faqe, sepse e mbajnë emrin e mbiemrin tim; adresën; kohën, etj.

 

E vetmja, është dhe kjo gjë:

 

-Po t`i kishin treguar se prej kujt janë influencuar dhe prej cilës thënie të lexuar i kanë “pjellur” vargjet e tyre, nuk kishte probleme aq të mëdha.

 

-Nuk ka absolutisht ose fare pak kritikë komparative (krahasuese) mbi ndikimin e vargjeve apo të personave, ose të mjediseve /periudhave të një kombi, e le të mos flasim më tepër, të cilët dinë të bëjnë vërejtjet e tilla e krahasuese.

 

Shkurt:

 

-Meqë këto tri vjersha i trajtojnë tri çështje të tjera dhe të rëndësishme, po i botoj në këtë Web. Le të jenë aty...

 

 

 

A KRIJOHET APO SHPËRBËHET ATDHEU

 

 

 

      A krijohet kështu Atdheu, kur lindin fëmijët e fillojnë të qajnë

      nëna i sjellë lakuriq në jetë, e kur të rriten e dinë këtë çështje

      patjetër njëri do të jetë babai, pa të cilin nuk do të merrnin frymë...

 

      Janë mësuar të quajnë vatër të shenjtë aty ku flitet e njëjta gjuhë

      i njëjti gjak, të njëjtat gene, i njëjti flamur dhe një dhé i tërë

      që sillet rreth e rrotull sa të jenë gjallë toka e dheut të atit,

      në qoftë se janë të mirë, tërë jetën do të luftojnë për liri,

                                                                  e rropaten për të mirën

      kështu do të jenë në mesin e qenieve të shenjta të at-dheut...

 

      Kur ecë nëpër rruzullin e tokës, qoftë në det, male apo në fushë

      me dëborë të bardhë apo në ultësira me barishte e lule të shenjta

      boreanë- ana e borës, arianë, arbër, arbëresh, arbanë e albanë

                                                                     i shoh qetas të përpiqen

      megjithëse ndonjëherë përpiqet rrebtë të shpërbëhet edhe atdheu,

      e shqiponjat themi se e lidhin botën e gjallë me jetën e përtejme

      atje ku kemi qenë shpirtëra të bardhë, kështu e nxjerrin mitologjitë

      për shembull, e ndjej energjinë e kozmike, e cila na mbanë të gjallë

      atje ku kemi qenë fluska të energjisë,

                  e nuk e shohim mbrenda kontureve të botës së rrejshme,

 

      shqipet i shohim të fluturojnë nëpër ajr e themi se shkojnë te Zoti,

      sytë e vrojtojnë jetën e gënjeshtrave-barazia nuk është midis nesh...

 

      Kur ulemi në tokë jemi të ulur këmbëkryq, rafsh me fjalët tona

      shtohen mendimet e bukura të dhembjes- pa to nuk ka shpëtim,

      shqip flasim, përherë simbolikisht, gjuha e parë, ne, bijtë e Shqipes

      e shqipërisht e lidhin tërë botën me fjalë të thjeshta etimologjike

      bota mbetet e pa fjalë para piramidës së rrejshme të gjuhësisë

      e vërteta simbolike e shqipes është e para; konvertuale të tjerat,

      thesari i pazbuluar ndonjëherë na lidhet me këtë gjuhë të Zotit

      e shpjegon çdo gjë të fjalëve që në rruzull fliten,

                                                     jashtë supermacisë linguistike

      Shqipëria e jonë mbetet e vogël me Tomorrin dikund te Lisi i Shenjtë

      liçeni i anës së makeve ndahet, dardania, e deri te viset e Britit...

 

      Ndarja është dhembje që humbë dhe askush nuk ndalet me te

      djalli i lindur si njeri nuk e do bashkimin, sepse e sjellë fuqinë,

      e çudia është në këtë botë sa gjuhë fliten dhe janë të çuditshme

      e çudia shitet më shtrenjtë kur ia jep vetes imunitetin e rrejshëm,

 

      thonë se bota është krijuar prej etërve të tyre, në qendër mendimi

      sjellja e posaçme e tyre është e zbrazët nga gjenealogjitë e thyerjes

      e janë të pakta nisjet nga gjeneza e mirëfilltë brenda këtij rruzulli

      neve, na ikë mendja si me dorë nga kjo rrashtë e thyer kokash...

 

      A thua, a po humbë dheu i atit me varfërinë,

                                                    shëllirën e një trohë të vogël djathi

      kur pasuria shndërrohet në ar dhe deponohet në anën e kundërt

      ec e ndali njerëzit e tu që të mos turren kështu ku është e padrejta

      duke e harruar ku ishin më parë dhe pa të holla nuk blehet dija

      le të mos e dijnë asgjë, çka u duhet atyre dija e shpirtërave

                                                                                    mbi shtatë yje,

      ideologjizmi ka pjellur e globalizmi le të quhet kozmoglobalizëm

      bukën e kanë, veshjen e rrobet, ani pse quhen dreç me bishta

      apo e flasin gjuhën e vogël të zogjëve apo gjuhë tjetër të luanëve

      e të vjen keq, kur i sheh të shtrirë përdhé, me gjak ndër buzë...

 

      A është atdheu apo ku është atdheu ose është atje ku ndahet ari

      tashmë nuk e di cili është e cili do të jetë atdheu i ynë shenjtë,

 

      kush e di se Çiklopi i parë në paleologji ishte tri herë më i madh

      në të dy anët e malit të Çikës së Labërisë dhe mbetej në kompozitë

      Polifem e quanin me emër dhe për grua e kishte pranuar Galatën

      shtuar djemtë e tij, Ilirin, Galin e Keltin dhe kishte mbirë Evropa

 

      me Udhësin e praptë të vargjeve, Odiseun, që e këndonin Sirenat!...

 

 

 

(E vendosur në faqen time, me 27.10.2019)