Brahim Ibish AVDYLI:

 

 

 

 

 

Vjersha të veçanta

 

(Hyrje e përgjithshme)

 

Bëj pyetje:

 

-Pse i quaj „vjersha të veçanta“ këto vargje, e jo poezi lirike?

 

Sepse:

 

-Jo vetëm se nuk janë në këtë nivel, por më shumë u ngjajnë vjershave të dalura me dufin e ironisë e satirës.

 

-Do t`i përpunoj edhe më tutje, nëse ka nevojë…

 

Pyetja e dytë:

 

-Pse i “botoj” në faqen time (Web Seite)?

 

Sepse:

 

-Janë mësuar t`i shfrytëzojnë ata që i fillojnë vargimet e veta prej tyre, prej të tjerëve, e jo prej vetvetes. I nxjerri në këtë faqe, sepse e mbajnë emrin e mbiemrin tim; adresën; kohën, etj.

 

E vetmja, është dhe kjo gjë:

 

-Po t`i kishin treguar se prej kujt janë influencuar dhe prej cilës thënie të lexuar i kanë “pjellur” vargjet e tyre, nuk kishte probleme aq të mëdha.

 

-Nuk ka absolutisht ose fare pak kritikë komparative (krahasuese) mbi ndikimin e vargjeve apo të personave, ose të mjediseve /periudhave të një kombi, e le të mos flasim më tepër, të cilët dinë të bëjnë vërejtjet e tilla e krahasuese.

 

Shkurt:

 

-Meqë këto tri vjersha i trajtojnë tri çështje të tjera dhe të rëndësishme, po i botoj në këtë Web. Le të jenë aty...

 

 

 

             ARENA E FJALËVE

 

 

 

                   Arena e fjaleve përplaset mbi Kosovë

               zhgënjimin e thellë e përbij vazhdimisht me dhunë

               thellohet hendeku i pazakonshëm mbi mua

               e çdo gjë kthehet kundër meje deri në pafundësi

               si thonjtë prej mishit mi ndajnë të shtrenjtit e mi

               pos motit të kohës, i cili e fsheh pak Diellin

               që të mos më tronditë me nxehtësinë e rrezeve,

               jam i betuar si fëmijë para energjisë kozmike

               Diellit që perëndon, kuq si gjaku, iliro-shqiptar

               se do të mbroj të Drejtën me fjalë të urta të së Vërtetës

               e çdo gjë që merr frymë në fytyrë më përplaset

               me gënjeshtra të paturpshme nga rrënjët e fjalëve

               poli-atika e bën të veten me kundërshtime të fakteve

               partitë e vërtitin të Drejtën përkundër rezistencës

               që vie si kundështim i fakteve në odiseadën e dhembjes

               nuk ka komb kosovar, komb islamist, egjiptian e të tjerë

               të gjithë e flasin shqipen, të parën gjuhë simbolike

               e nuk e njohim origjinën e tyre nga paranoida

               turq paska në Prizren, ndonëse quhen Gashi e Shala

               por ndjehen “turqeli” në të drejtën e mohimit të origjinës

               i kanë mësuar disa fjalë të përgjysmuara prej hamamit

               e prej atjehit ia kanë mësyer të zhdukin përmendoret

               nëpër qytet, sikur nuk janë së bashku në zhdukje...

 

               Shkimtarë sa të duash ke, edhe pseudoshkencëtarë,

               Unioni i Shoqatave të Shkrimtarëve e bënë të veten,

               në të gjitha anët i turren kombit pa fije të turpit të fjalës

               gënjeshtrat dalin të veshura me rrobe të arta të ëngjujve

               kalërojnë me kokën lartë si të kenë zbritur nga qielli

               anglishten e përqapin si për të treguar se ecin me kohën

               edhe pse anglishtja si të tjerat është gjuhë konvertuale

               gjuhën e nënës e të babës e lënë në mugëtirën e ditëve

               fetë janë besimet e lira të njeriut e nuk i ndërrojnë genet

               një cungu të malit mund t`i besojsh në rast se të përgjigjet

               e kjo ka të bëjë me vetëdijen, gjakun tuaj nuk e ndërron

               të gjithë na gënjejnë me të holla të fshehura nëpër rrugë

               kontakti i parë me ta të bjen erë të prishtë të tradhëtisë,

               a u dashka të dalin nga vetja e të mos e ndjejmën duhmën

               apo të qartemi nga natyra, të shprishemi, e gjeneza e jonë

               ta ndërrojmë gjakun, gjuhën, lindjen e vdekjen, gjeneologjinë

               dhe të bëhemi robot, pa numër, por të mos quhemi shqiptar

               të mos kemi turpe, pastaj t`i tregojmë botës se jemi të paguar

               për të gënjyer nga armiqte tanë të përbetuar, me të holla...

 

               Shume të tjera dënime na presin kur e flasim të Vërtetën

               gabimi i parë është gënjeshtra, gabimi i shtatë vrasja pa faj

               jemi pak me të Drejtën, e aspak nuk na i përfillin koha fjalët

               mundohen të na zhdukin nga Jeta, bota e medimeve tona

               kush e di se në secilin shekull apo në cilën kohë kemi jetuar

               a para Krishtit apo pas Krishtit ose në cilin milenium tjetër,

               me frymën e fundit i kemi zhveshur këto vargje nga figurat

               nuk e di as cila qenie jam në arenën e madhe të ndjenjave...

 

               Pra, arena e dhembjeve tona është arena e madhe e fjalëve

               e padyshim edhe nga rrapllimat e viteve të kobta nëpër fjalë,

 

               do të vendoset ndonjë fragment kolosal te varri i të vërtetës!

 

 

 

 

(E vendosur në faqen time, 25.10.2019)