
Brahim Ibish AVDYLI,
(në studime, 19 vjeçar, marrë nga gazetat tona):
Vjershë lirike dhe historike:
E bëj një pyetje:
-Pse e quaj „vjershë lirike“ e jo poezi lirike?
Sepse:
-Më shumë i ngjajnë vjershës lirike, se sa poezisë. Secili mund të bëhej “autor” me kësi vargjesh. Ato janë më shumë vargje historike dhe simbolike, për të vërtetën tonë...
-Do t`i përpunoj më vonë, nëse ka nevojë…
Pyetja e dytë:
-Pse i “botoj” në faqen time (Web Seite)?
Sepse:
-Janë mësuar t`i shfrytëzojnë ata që i fillojnë vargimet e veta prej të tjerëve, e jo prej vetvetes. I nxjerri në këtë faqe të internetit, sepse e mbajnë emrin e mbiemrin tim; adresën; kohën, etj.
Edhe një çështje:
-Po t`i kishin treguar, madje me shkrim, autorët e shumtë, se me këto vargje janë influencuar prej këtij personi; prej kësaj vepre; apo prej cilës thënie të këtij autori, etj. nuk do të kishim aq probleme të mëdha.
-Por, ende ne nuk kemi (ose fare pak) kritikë komparative (krahasuese) mbi ndikimin e vargjeve nga personave të caktuar, të mjediseve, apo të periudhave të një kombi, e le të mos flasim më tepër.
Shkurt:
-Meqë kjo vjershë lirike (lyrike) të tipit historik, i trajton disa çështje, të cilat bota ende nuk i pranon.
-Kështu, po i botoj vetë, në këtë Web.
Pse:
-Sepse, derisa të dokumentohet ana e kundërt e këtyre vargjeve, këto janë më të qëlluara...

BUZËQESHJA DHE KËNGA NËPËR VARGJE
Jetojmë e përplasemi apo përpëlitemi në çastet e vetmisë
nuk medojmë aspak për prejardhjen e parë, të ardhur prej Yjeve
rrypin bregdetar e zëvendësonim me rrypin e liqeneve të vogla
erërat ishin të forta e ndryshonin stinët për një ditë deri në Alpe
herë binte shi e dëborë, e herë Dielli buzëqeshte nëpër horizont,
a e dini dikush pikën e veçantë të Republikës së vogël të Kosovës
me Retijën e madhe të humbur nën tokë e Retijën e vogël gjallë mbi dhé
e kam kërkuar çdoherë, sepse Retija ishte vend i lartë i këngëve [1]
Retët e Kuretët kanë qenë dikur fis i madh i Yllirëve e ngallen në këngë
Retija Prima e Retija Sekunda, këtu, në vende shprese i kanë hapur sytë
shpresat e Zvicrës janë shpërndarë pastaj në këto zona të dhembjeve,
e kuptuam se janë bulëzim i kahershëm i ndjenjave të mëdha mbi Zotin,
Alpet e mëdha na ulen të ngrira nga dhembjet në anën përtej pikëllimit
deri te ajri i pastërt, sepse ka mbetur i paktë pranë zemrës së Ozonit.
Jeta është plot me dinamikë, ndryshojnë forcat gjenealogjike të kuptimit
e askush nuk e sjellë ndër mendje çka është Ylliria e çka janë Keltët
Iliri, Gali e Kelti kanë qenë vëllezër prej Polifemit e Galateas së Labërisë
në të dy anët e Malit të Çikës lindi si kompozitë e parë, me çik dhe lab
të cilit i thuani ju Çiklop, për ta dokumetuar pa dije se prej ku ishte-
babai ynë i përbashkët, si Hyjni, pa gënjeshtra e tradhëti, si Odiseu...

Diellin e përcillte si Zot e si Dritë, në shpellën e madhe të Labërisë
me enegjinë e Diellit rriteshin të gjitha barnat për sëmundjet e njeriut...
Kështu, ndërruan vend prej Odiseut, udhësit të madh, nëpër dhé e detra
prej detit mesdhé, mesi i dheut të botës, i joni, adriatiku [1] e klimat e tyre
e te lartësia e Alpeve, pesë mijë metra mbi det, për ta mbërrirë Hyjniun
e Zoti nuk gjëndej lartë në qiell, sepse nuk dihej ku ishte fundi i hapësirës
Mont Blanc ishte në lartësinë katëmijë e tetëqind metra sa vetë dhembja
na e fshihte prejardhjen tonë të përbashkët nëpër suferinat e kohës...
Kjo këngë e veçantë është e papërsëritshme, për vuajtjet tuaja të vjetra
nga gjeneza e jonë i ngjallim kohërat me shpatë në dorë e këngë e valle
kuretët e vjetër kanë qenë iliro-pellazgë prej kohëve të lashta nëpër Epir
derisa e ruanin Zotin, si fëmijë, në shpellën e valleve, me shpata epirote
si krijim mitologjik për të zënë tërë ate që nuk e kishte fillimi jonë në tokë
e lidhemi me Pirro Burrin e Epirit, ndër luftëra të rrebta të këngëve tona
apo përkrenaren e shenjtë mbi kokën e Gjergj Kastriotit- Skenderbeut
prandaj është në Gjenevë të na presë me dhuntinë e kohërave burrërore
sepse krijimi i këtij vendi, me 1 gusht 1291, është Betimi i Rytlit, në Linn
e këndohet deri sot- ndonjëherë është abstakte, e pa kuptueshme kënga
me thirrjen tonë të vashave të bukura, në një cep të maleve të poezisë
dhe çdo gjë që nxjerret në shesh të betejave, prej betimit të këngëve...
Askund nuk gjëj pushimin e vërtetë të kohërave, sepse më nxisin më tutje
e ngjallen këngët e vjetra të krijimit të Evropës deri në viset me dëborë
dheun e shtrëngoj me dorë dhe duket sikur më flet sindroma e krijimit
jam prej thërmijave të tij, qe miliona vite, e shpirti ka ardhur prej Zotit
kur askush nuk është pjellë e tij, e çka lindë në botë është pjellë e njeriut
çdo gjë e kemi fantazuar së bashku, e lidhim me tërë ate që quhet kulturë,
por çështje njerëzore është, alfën dhe betën i kemi hedhur si të parët...
Jeta i krijoj kështu fosilet e para të fotosintezës së thithjes së azotit
kështu e mori kuptimin ekosistemi, bashkësitë jetësore e vendbanimet
prej njeriut të parë, që nuk e lënë të jetë as sot në shkencë, si senzacion
sepse këto senzacione shkencore janë në kundërshti të hipotezave
e hipotezat kanë gjasa të përsëriten në kokat tona e të quhen shkencë
shpella në Rumani është katërdhjetmijë e pesëqind vjet para kohës sonë
e nuk ka fuqi magjike të përsëritë të vërtetën e zanafillës së madhe
se Darvinët ua zënë vendin me zhvillimin e majmunëve, para Polifemit...

Ani çka, Europa është vendi i parë i racës sonë që i thonë racë e bardhë
e pellazgo-ilirët, thjeshtë arbër, arban e shqiptar janë racë e tillë ariane
edhe pse përpiqen të na lënë të krijuar më vonë nëpër shekujt e krijimit,
mua kënga më ka krijuar e buzëqeshja më tretë të idhtit e botës së gjërë
merre si të duash, e mendimet tona janë mendime të durimit e të këngës
të idhtët e botës do ta tresim një ditë nëpër buzët tona të shkrumuara,
atëherë kënga e buzëqeshja do të vie prap me zë nëpër tingujt e melodive
me erërat e forta e të dridhura deri në pakufi, në çdo cep të kohës sonë
brez pas brezi të dihet ALBA e parë, ALBA LONGA apo Schwäbsche ALB
e të mos thuhet vargërisht se prej nesh ka dalur Alfabeti i parë Diellor!
(Kjo vjershë lirike është e daktilografuar në Web me 6 e 7 mars 2020).
____________________________________
[1] Për retët, kuretet, reto-romanët e Zvicrës mund të shihni edhe në përmbledhjen time të shkrimeve publicistike „Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj“, Brezi `81, Prishtinë 2011, faqe 25, dhe faqet 17-38.
[2] Detit Adriatik i kanë thënë më parë Deti i Jonë, sikurse më poshtë Deti Jonë dhe prej të cilëve e ka Jona/CH emrin e saj.