VETËVRASJA E NJË POETI

 

(Fragment nga teledrama ime)

  

-"I verbër nuk është ai që nuk sheh, por ai që nuk dëshiron të shikojë!"

 

Dhimitri Pilika, "Pellazgët, origjina jonë e mohuar", Botimet Enciklopedike, Tiranë 2005, faqe 254.

 

-"Zeus, o Zot i Gjithëfuqishëm, o princ dodonas, ti, o Zeus pellazg, perëndi e kahershme që sundon mbi Dodonë, në këtë vend të ashpër të Sellëve..."

 

Homeri, "Iliada", Kënga XVI, Vargjet 233-234.

 

-"Prindërit tanë të vjetër u quajtën arbën,...të cilën ne toskët, pas zakonit tonë të bëjmë nr, e kthyem në arbër, si e përdorim edhe sot... Këtë fjalë romakët e kanë kthyer në alban, duke i dhënë edhe vendit tonë emrin Albania, si e thonë edhe sot evropianët. Grekët e pastajmë na thanë avranitas, duke kthyer prapë l-në në r dhe nga kjo fjalë e grekëve turqit e kanë bërë fjalën arnaut, si na quajnë edhe sot... Kombi i tërë ka marrë emrin shqiptar e vendi ynë Shqipëri, fjalë të bëra prej shqipes, zogut të bekuar të Hyjit,...(që) e kishim edhe në flamur."

 

Sami Frashëri, "Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç`do të bëhet", Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë 1980, faqe 28-29.

 

-"Pellazgët kishin një besë të bukur e vjershëtore. Besonin gjithë shenjat e natyrës e trupat e qiellit; i faleshin diellit, hënës, yjeve të mëdhenj, qiellit, reve, erës, detit dhe të tjerave. Vetëtima, gjëmimi, rrufeja e gjithë shenjat e natyrës ishin të she-njtëruara në sytë e tyre... Kjo besë, që quhet mitologji, është besë e të parëve, prindërve tanë, pellazgëve"

 

Sami Frashëri, "Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç`do të bëhet", Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë 1980, faqe 30-31.

 

-"Grekët, si armiq e varrmihës të pellazgëve, nuk mund të trashëgojnë asnjë lidhje gjenetike me pellazgët... Trashëgimia origjinale, e papërlyer, e gjithëmbarshme dhe intensive e pellazgëve, ndeshet ekskluzivisht, si faktor i brendshëm, vetëm në trojet shqiptare..."

 

Dhimitri Pilika, "Pellazgët, origjina jonë e mohuar", Botimet Enciklopedike, Tiranë 2005, faqe 293.

 

-"Shqiptarët janë pasardhësit e pellazgëve, popullit më të moçëm të Evropës... Pellazgë, ilirë, arbër, alban, shqiptarë, janë pesë emra të ndryshëm, por që bartin të njëjtën vijimësi etnike, gjuhësore, kulturore, historikisht të pandërprerë..."

 

Dhimitri Pilika, "Pellazgët, origjina jonë e mohuar", Botimet Enciklopedike, Tiranë 2005, faqe 430.

 

 

Personazhet:

 

 

Zëri i parë i dialogut,

Zëri i dytë i dialogut,

Turma në prapavijë,

ZOTI I MADH PELLAZG,

NDIHMËSZOTI, pa emër,

Poeti, FLORIAN META- i cili, në vepër

mbahet si KRYEPERSONAZHI,

BURRI APO I PANJOHURI, 50 vjeçar,

ENGJËLLI/Vajza e vogël,

e ardhur me të panjohurin,

TREGËTARI I TREGUT TË ZI, mbi 60 vjeçar,

apo HAJNI/Djali i ish-Oficerit të RAJHUT,

PROFESORI,

që e luan zërin e parë të dialogut,

Kundërshtari i tij,

Gazetari i studios,

E REJA e poetit,

PATRIOTI, nipi i madh i poetit,

GANIMETJA, mbesa e dytë e poetit,

PRANVERA, mbesa e vogël e poetit,

Turma në binë,

Personeli i kamerës,

Pëllumbi, Qeni, Macja,

Sorra rrëmbyese,

Zogjtë, etj.

 

 

PROLOG

 

Pas perdes dhe në prapavijë dëgjohen dy zëra, duke u grindur me njëri-tjetrin, në një polemikë në mes të turmës. Turma duartroket, më shumë në përkrahësin e idesë kryesore.

 

Së pari, dëgjohet një duartrokitje, që bëhet e madhe. Pastaj, fillon polemika:

 

-  Ju thoni pa e konsultuar më parë gjithë poezinë botërore, me figurat e saj të mrekulluara, me alegorinë moderne, që nuk është sot siç ishte përpara shekullit të XVII e XIX, por që është njësoj një alegori moderne e mrekullueshme, përplot me figura të tjera, që janë zhvendosur pak nga pak, por që janë aty, sepse kritiku i vërtetë duhet të dijë si të lexojë midis rreshtave, ku nuk ka fjalë me metaforat e shumta apo të kursyera, shprehje metaforike, apo me zëvendësimin e metaforës, që janë kulmi i poetikës së sotme moderne dhe nuk janë si poezitë pa kuptim, si ato që zëni ju në gojë, të kualifikuara si poezi abstrakte. Lirika e mirëfilltë, sipas jush, paska perënduar. Unë them me kuptimin e plotë të fjalës, se lirika, pra poezia moderne, është edhe sot e kësaj dite e gjallë, madje më e theksuar në Evropë se sa në të gjitha vendet e tjera, për shembull, në Amerikë, në Amerikën Latine, në Afrikë, në Azi, e gjetiu...

 

-  Jo, jo, ju nuk e kuptoni këtë çështje të kritikës. Më falë, por e keni keqkuptuar dukshëm theksin e kritikës moderne evropiane, e cila thotë se lirika moti ka perënduar. Ajo nuk shkruhet fare. Poezia nuk është aspak lirike si në të kaluarën. Koha e lirikës ka shkuar bashkë me shekujt e kaluar. Të themi shkurt: ajo është vetëvrarë!!!...

 

-  Ju i besoni vetëm kritikës së njëanshme e zhurmëmadhe të sotme, që thekson se lirika paska vdekur apo paska perënduar. Poezi moderne është edhe lirika, që ka si metaforë p.sh. lotët e luanit, që ju nuk e kuptoni, sepse është një metaforë e përkryer. Luani nuk qanë me lot, madje asnjëherë, sepse ai është mbret i xhunglës. Por, të dëgjosh faktin që ai derdh lotët e tij në kohën bashkëkohore, duhet ta kesh të qartë se ku ka shkuar kjo botë bashkëkohore. Pra, Luani nuk qanë kot! Poezia moderne dhe lirika nuk kanë perënduar! Luani qanë, sepse kjo botë që ti e quan botë moderne ka shkuar përtej të mundshmes dhe është shthurur dhe janë thyer të gjitha ligjet e natyrës e të botës. Luani në natyrë nuk qanë, por artistikisht vendoset të qajë. E pse?! Luani qanë sepse e tërë bota perëndimore po shkon drejt fundit.

 

-  Kjo është kotësi e vetëkuptueshme, vaji i juaji që nuk ekziston në botën moderne. Vaji i Luanit është qesharak. Luani nuk qanë. Kjo botë moderne është e materializuar dhe e civilizuar deri në skaj. Shihet se ju nuk e njihni sa duhet poezinë moderne.

 

 

-  Unë jam i kualifikuar dy-tri herë për poezinë moderne dhe jap ligjërata në universitetet më të njohura të këtij vendi, në qendër të Evropës. Por, ky nuk është objekt i temës sonë. Temë e polemikës sonë është lirika, të shihet se a ka vdekur ajo apo është e gjallë. Për këtë e kam marrë një poezi të njohur të poezisë moderne.

 

-  Ju e keni marrë një poezi, por unë po e marr poetucin, që s’e njeh asnjë njeri. Po e marr Kryepersonazhin e këtushëm!

 

-  Po ky është poet i mirë, more!... Po, ç`thoni ju!? Ai është i vendosur për këtë, sepse do ta vrasë veten. A e dini ju pse e vret veten? Hëë! Sepse atë nuk e pranon as kombi i tij, as shoqëria, as familja, pa lëre më... Sepse atë nuk e pranon njerëzimi e as kombet e tjera! E kush e kupton poezinë? Kush e kupton atë? Dhe, ju më thoni se paska vdekur lirika...

 

-  Ai është njeri i mjerë!...

 

-  I mjerë?... Po thoni i mjerë?

 

-  Po, po i mjerë! Ai është dëm për atë vend, që s’e pranon bota! Vendi i tij është një oazë e mjerimit...

 

-  Janë shpifësit të tillë, jo bota! Poetin e njeh bota. Por, kjo botë që e quani, janë udhëheqësit e saj dhe nuk shohin më larg se përtej hundës së tyre. Ata nuk lejojnë të krijohet atdheu i lirë i poetit. Të marrim nga historia tokën autoktone, që sot e banojnë ata, do të na del se atdheu i tyre është pesë fish më i madh se kjo provincë, ndërsa bashkë me Evropën, shumë më e madhe se ky shtet. Ai vend që shpallet si shtet, e mbanë vetëm emrin e armiqve të shumtë kombëtarë. Poeti e ndjen veten të zhgënjyer, e këtë e thotë me vargje dhe e ndjen veten shumë keq! Kjo është një vetëvrasje në ndërgjegje, në radhë të parë, e pastaj, vinë vrasjet e tjera. Këtu ka shumë vrasje! Ju nuk i kuptoni këto vrasje të shumëfishta…

 

-  Pse t’i kuptoj unë këto vrasje që jepen simbolikisht? E kuptoj këtë që dihet, vetëvrasjen! Por, vetë, nuk pranoj një gjë të tillë! Madje, nuk e njoh atë njeri as si poet, sepse poetët modernë janë kryesisht abstraktë. Shkarravitësi i ynë nuk ka kurrfarë abstraksioni…

 

-  Lere ti abstraksionin, që e quan poezi! As vetë nuk e kupton, sepse kryesisht është një poezi abstrakte. Ty, fantazia, të lejohet. Shkruan andej e këndej. Dhe, e quan vetë poetin se është shkarravitës! Por, le të shohim më parë, çka është poezia? çka është poeti? çka është kjo vetëvrasje? A është krejt simbolike, apo më e gjerë?... 

 

Turma brohorit dhe vjen e bëhet më e madhe. Ajo duartroket fuqishëm.

 

-  Ti, po më plasaritë, po më copëton, po më çformëson! Nuk e kuptoj absolutisht, se për çka e ke fjalën. Le ta dëgjojmë të vërtetën!

 

-  Le ta dëgjojmë pra!...

 

 

   Turma duartroket fuqishëm. Dalëngadalë pushon dhe ngritët perdja.

 

 

 

INTERMECO

 

 

Një njollë e bardhë tymi e mbush hapësirën e skenës. Ajo të jep përshtypjen sikur do të zhvillohet ngjarja e ardhshme në qiell. Duket çdo gjë në skenë rreth e përqark e bardhë, me ca rreze të forta dielli.

 

Pastaj, në mes të skenës duket i ulur në një foltronë të madhe të artë Zoti i Madh, me pamje të dukshme, i veshur me rrobe të bardha në trup dhe i mbështjellë mirë, pa asnjë shenjë nacionale.

 

Flokët i ka të zgjatura deri mbi supe e tutje, mustaqe të bardha e të trasha dhe mjekrën poashtu të gjatë e të rritur teposhtë, sikur të një plaku të vjetër.

Pranë foltronës, në anën e majtë, poshtë, te këmbët, qëndron shqiponja, që jep përshtypjen që është e gjallë. Në dorën e majtë, e mban një shkop të gjatë bastuni, që shkon lartë mbi kohë. Në kokë të bastunit duket e gdhendur koka e shqiponjës.

 

Afrohet ngadalë një Ndihmës-Zoti, i ri, me petka të gjata pëlhure, si ai, dhe pas krahëve të tij, në lëshim, i rrinë krahët e gjatë fluturues.

 

NDIHMËSZOTI

 

Në qoftë se më jep leje, shumë i nderuari Zot i Madh, do të pyes diçka të veçantë. Djaloshi dhe poeti i mirënjohur, Florian Meta, ka një metodë krejtësisht tjetër. Ajo duket për dike absurde, për dike e pakapshme dhe për dike tjetër një sjellje foshnjarake. Sipas mendimit tim, ajo sillet në mes të autokracisë dhe socializmit.

 

ZOTI I MADH

 

Te veprimet e poetit nuk bëhet fjalë për autokraci e as për socializëm. Të dy sistemet nisen prej njeriut. I pari kthehet në diktaturë, por edhe socializmi. Do të lëvizin në emër të përgjithshëm prej një njeriu, që mendon për tërë njerëzimin. Kthehet rreth e rrotull individit, i cili, i fillon që të dy sistemet. Aty është e meta kryesore: çdo gjë lëvizë me vetëdije prej një grushti të vegjël njerëzish. Bëhen sikur e dinë më tepër se i tërë njerëzimi këtë punë dhe e rrotullojnë për interesat e klasës së vet. E sundojnë njerëzimin nën individin. Prore përleshen apo e dërgojnë në luftëra të pafund të çështjeve. Këto luftëra duken të mëdha, por për mua janë të vogla. Njerëzimi u desh ta kuptojë një gjë të tillë gjatë këtyre viteve.

 

NDIHMËSZOTI

 

Më lejo të Ju pyes, çka janë këto luftëra, të cilat thirren të mëdha, por në të vërtetë janë luftëra lokale? Pse janë luftëra lokale, derisa vdesin për to qindra mija njerëz? Secila palë duket se u ka Juve në gojë!

 

ZOTI I MADH

 

Po, po, vetëm se të gjitha këto luftëra kanë qenë fetare. Thonë se kanë qenë nacionalçlirimtare, por nuk kanë qenë, vërtet, luftëra nacionale! Të gjithë e përfolën kombin, por asnjë komb nuk e ka zgjidhur këtë çështje përfundimisht. Pra, kanë qenë luftëra fetare. Nuha shkoi prej Dodonës së Epirit nëpër Turqi për në malin Ararat dhe në Tebë të Egjiptit. Ky është trekëndëshi i parë për mua, që u zhvillua edhe anasjelltas. Nga ai dalin tre emra për mua, që u bënë bazë për 300 emra të tjerë. Këtë e pasuan tri fetë. Njerëzimi po vritet për këto besime. Ato e kanë gjenezën prej Epirit pellazg. Gjermanët më thonë Gott, në vend se të më thonë Zot, disa më quajnë Zeus, grekët më quajnë Cojs, ndërsa latinët më quajnë Di-o, duke menduar se unë Di dhe më kthyen në Jupiter...

 

NDHMËSZOTI

 

O Zot i Gjithëfuqishëm, grekët, më duket se nuk të quajnë Cojs!!!

 

ZOTI I MADH

 

Le të më quajnë si të duan! Cojs, Zeus apo Zojsi, nuk ka fare rëndësi! Vendi im është këtu, në Dodonë! Dushku i Lisit fshikullon sa herë dua të pëshpërit diçka nëpër male deri te njerëzit e mi! Vetëtimat e mia i qajnë edhe rrasat e shkëmbinjve, deri në Shkëlzen! Lëri ti grekët mënjanë, sepse koha do t`ua zhveshë pse gënjejnë botën me emra të vjedhur e të ndryshuar në gjuhën e tyre artificiale, edhe duke shpifur mija forma të denigrimit tim seksual! Zoti nuk është kukull që t`i vishen qindra dashuri të paqena! Le t`u kthehen pellazgëve hyjnorë e të shkundin pluhurin e hedhur mbi mua, të më zbulojnë nga errësira ku më kanë futur me qëllim!... Atëherë, do të shohin se jam Zot i Gjithëfuqishëm, i Gjithëdijshëm dhe i Gjithëmëshirshëm!

 

NDIHMËSZOTI

 

Më fal, o Zot Madh i Gjithëdijshëm dhe i Gjithëmëshirshëm! Më fal! Popujt e ndryshëm mund të të quajnë me emra të ndryshëm, sipas gjuhëve që përdorin. Unë i njoh ata! Më fal! Do të vijë koha kur bien përdhé shpjegimet tendencioze! Ti je Zot i Madh e i Gjithëfuqishëm!...

 

ZOTI I MADH

 

„Më fal, më fal, më fal“-më thua ti! Je i falur, edhe pse me pak hidhërim të fola. Gjuhët ua kam dërguar sipas interesave që kanë grupet e caktuara nëpër ato regjione. Ato i mbajnë si mjete të komunikimit midis njerëzve të caktuar. Të parët e mi kanë folur një gjuhë të vetme, shqipen, si kjo shqipe që mbaj kudo pranë vetes. (Dhe bën me dorë nga Shqipja, që e mban pranë vetes. Ajo e kthen kokën drejt tij dhe i hap krahët lartë, si përgjigje apo si gatishmëri.) Nuk e kuptojnë këtë gjuhë më komplete! Që nga kohërat më të lashta antike e quanin gjuhë barbare, edhe pse ishte gjuha e jonë, gjuhë e zotave. A mund të quhet gjuhë barbare gjuha e zotave? Jo, pra. Dodona ishte në Epir dhe Epiri ishte pjesë e Ilirisë. Ndonjëherë, më barazonin me Diellin, sepse Dielli ka qenë burim i jetës, ndonëse ishte ylli më i vogël. Ilirët e kishin simbol të veçantë. Prandaj, ylli, hëna dhe dielli ishin simbole të përhershme. Ylli dhe Hëna qenë stemë e shtetit Ilir. I Pari, Parisi, e më vonë e quajtën Aleksandër, po këto i mbante në Plisin e bardhë, boreanë, për predikimet e besimit. Lëri ti këto gjëra, sepse do të vjen koha kur do ta gjejnë vendin e tyre në besimin dhe rrëfimin e Zotave! Prej jush ka filluar kultura dhe tradita dhe një ditë prapë te ju do të kthehet!...

 

NDIHMËSZOTI

 

Po, po, e kuptova! Më fal, o Zoti i Madh i Gjithëfuqishëm! Më fal!...

 

ZOTI I MADH

 

E di, e di! Mos kërko falje! Në çdo popull i kam dërguar ndihmësit e mi njerëzorë! Ata i përcjellin tek Ju, sipas rajoneve të veta të dijes. Nganjëherë kanë mungesa të caktuara të dijes. Ndihmësit e mi njerëzorë i përcjellin dhe i përgjojnë njerëzit, sa të munden! Prandaj, ty të përvidhen fjalët e tyre! Unë të kuptoj se çka do të thuash ti, në të shumtën e rasteve. Ndonjëherë kërkon falje, sepse e di mirëfilli këtë gjë...

 

NDIHMËSZOTI

 

Atëherë, më lejo, o i madhi Zot, të qofshim falë, që të pyes edhe njëherë, ku është sot demokracia?

 

ZOTI I MADH

 

Jo, asnjëherë nuk kemi pasur demokraci të mirëfilltë te popujt, edhe pse këtë e kanë nxjerrë në krye të opsioneve të veta sociale. Demokrat është vështirë të jesh! Duhet të dish t`i udhëheqësh njerëzit nga larg, nga distanca, por jo t`u prish, sepse ua prishë rregullin dhe ua shkurton krahët, i detyron pavetëdije të veprojnë siç të shohin ty, si shembull. Në qoftë se janë kushtet e atilla, sa të zbresim ne, zotat e tyre, nga qielli në tokë, e cila është mjeruar e tëra, atëherë mjerimi do të kishte marrë fund dhe jeta kishte për të ndryshuar... Por, për këtë ende nuk është koha! Aspak!...

 

NDIHMËSZOTI

 

I gjithëdijshmi Zot i madh, më lejo të Ju pyes, si janë sjelljet e njeriut të mirë, poetit të mirëfilltë, në lidhje me demokracinë? Ai është i veçantë, sidomos në sjellje me njerëzit e tjerë...

 

ZOTI I MADH

 

Po, po, e di se është i veçantë në sjelljet e tij. Të themi se është një shpikje e re për njerëzit. Nuk është sikur njerëzit e tjerë, të cilët dinë të korruptohen me ndjesinë e lartë të gënjeshtrës. Ai po përpiqet të japë demokracinë në vepër, por kjo nuk i shitet aq mirë tek njerëzit e tij, madje edhe te bashkëkombësit. Mua më vjen keq për këtë. Tani, u desh që ta provojmë në një dimension të veçantë. Do t`i shohim këto rezultate dhe do të flasim!

 

NDIHMËSZOTI

 

A mos do të thotë, o Zot i Gjithëfuqishëm, se kjo është pak më kontroverse, d.m.th. që nuk përputhet, sado që tentojmë, p.sh. demokracinë në Greqinë apo Pelazgjinë e vjetër dhe demokracinë bashkëkohore?

 

ZOTI I MADH

 

Le ta shohin si duan njerëzit. Ua jap shansin kësaj radhe. Le të gjykojnë sa dinë të vlerësojnë! Më vonë, do të vijë koha e do të kemi arsye edhe ne!

 

NDIHMËSZOTI

 

Të marrim edhe njëherë poetin Florian Meta. Vetëvrasja e tij është vrasje simbolike. Nuk është vetëm një vetëvrasje, por vrasje e ndërgjegjes. Ajo është vrasje indirekte e koncepteve, dijes apo mosdijes së njerëzimit, etj. Kur nuk mund t’i vrasë një grup, një klikë, një kastë, një klasë, një popull të tërë, sepse nuk ka pjesëmarrës të tjerë të këtij ideali dhe nuk dëshiron të marrë barrën e fajit të tyre mbi kurriz, ai bën vetëdijshëm vrasjen e vetvetes!...

 

ZOTI I MADH

 

Kjo është poenta kryesore e dramës së këtij poeti… Ai, nuk është i mjerë, sepse ka vetëdije të mrekullueshme dhe zemër të madhe të dashurisë për njerëzimin, për të cilin po vuan. Por, nuk ka krahë që të fluturojë! Është Njeri i madh, i urtë dhe i vetmuar! Ishte një vrasje e madhe që do ta bënte ky poet, por, nuk ishte fare e drejtë ta bëjë ashtu i vetmuar dhe në pikë të natës! Njerëzimi nuk do ta kuptonte! Ai duhet ta bënte me tekst të shpallur që përpara, më konkretisht, se për çka e vret vetveten, sepse nuk është një njeri i rëndomtë dhe nuk do të zhdukej, ashtu pa fjalë.

 

NDIHMËSZOTI:

 

Zoti i Madh, më lejoni të ndalem pak në këtë çështje! Po e përsëris një gjë tepër speciale! Ju, Zoti i Madh i Gjithëdijshëm, thatë se poeti dhe shkrimtari i njohur, Florian Meta, ka një zemër të madhe të dashurisë për njerëzimin, i cili po vuan që prej fillimit të njerëzimit e deri më sot, apo do të vuaj edhe në të ardhmen. Nëse na lejohet dhe e themi të vërtetën, mendojmë se njerëzimi e ka vënë si qëllim në përkushtimet fetare sakrificën njerëzore dhe flijimin njerëzor për zbutjen Tuaj. Kur e them zbutjen Tuaj kam parasysh të vërtetën, se njerëzimi nuk e di se jeni i Gjithëmëshirshëm. Ai po sakrifikon dhe vetësakrifikohet, po zhytet gjithnjë e më shumë në vrasjet pambarim, pra në krime, në mënyrë që të zbuteni!

 

ZOTI I MADH

 

Hhee! (Qeshet dhe kreh mjekrën me dorë. Pastaj flet.) Shiko! Rastësisht më duket se e keni kapur!... T`u deshën dhjetëmijë e ca vjet për të kuptuar gjënë më fundamentale! Pra, dashuria ka qenë kurdoherë dhe është gjëja kryesore për tërë njerëzimin! Jo sakrifica, flijimi i njerëzve të ndryshëm, klikave, klasave, popujve dhe kombeve përmes vrasjes e shkatërrimit të tyre, që në të vërtetë është krim! Unë ua fal shpirtin njerëzve e ata ua marrin! Shoqëria njerëzore është mbushur me krime, që prej fillimit e deri më sot. Ato janë krime individuale dhe kolektive.

 

NDIHMËSZOTI

Zoti i Madh i Gjithëfuqishëm, a është kryqëzimi i njerëzve të veçantë, pra flijimi viktimizues pa dëshirën e tyre, p.sh. Manuelit, të cilën njerëzimi filloi ta quante me simpati Je Zeusi, e më vonë e quajtën Jezusi? Sipas kryqit ku e kryqëzuan kundërshtarët, ia bënë edhe mbiemër.

 

ZOTI I MADH

 

Njerëzimi e quajti nga simpatia dhe respekti për mua Je Zeusi. Ai e kishte emrin Manuel. Kundërshtarët e kryqëzuan pa respekt, si eliminim. Ai ishte pagani fundit dhe solli revolucionin në shoqërinë njerëzore pa luftë dhe me paqe. Pushtetarët që deshën popullin ta lënë në gjumë e kryqëzuan dhe e lanë kryqëzimin si formë të fesë. Përmes fesë e vunë popullin në gjumë. Pushtetarët nuk e donin një popull që mendonte dhe qarkullonte. Kështu që kryqëzimin e bënë në emër të fesë. Ata që janë kryqëzuar absolutisht nuk e kanë dashur. Kundërshtarët krimin e kryqëzimin e bënë shëmbëlltyrë, madje fetare. Për këtë njerëzimi dinte që herët. Kryqëzimin e kishin simbol edhe gjatë kryqëzimit të Bakut, para lindjes së Krishtit. Librat fetare, qoftë Dhiata e Vjetër, Bibla, Tevrati, Ziburi e Ku`rani janë të mbushura me spekulimet e grupeve që i kanë shkruar prej fillimit të njerëzimit e deri me sot. Ato nuk kanë asgjë të vërtetë për krijimin e njerëzimit. Pushtetarët i kanë porositur shkruesit e veçantë të rrëfimeve fetare, të cilët shkruajnë në stilin lexo dhe mos dysho! Të ashtuquajturat katastrofa dhe përmbytje, nuk kanë qenë katastrofa për të gjitha kontinentet. Ata, kështu e kanë bërë ndërrimin e emrave sipas mundësive apo kulturave të popujve në të cilën janë paraqitur dhe luftojnë edhe sot për çështje të feve. Përpiqen kush e di me sa mjete që i kanë krijuar të dominojnë apo t`i zhdukin popujt më të vegjël, thua se këto janë çështje themelore të tyre…

 

NDIHMËSZOTI:

 

Më fal o Zot i Madh i Universit, izraelitët apo jahuditë thonë pa turp për veten e tyre se janë bijë të Zotit  dhe i diskriminojnë të tjerët.

 

ZOTI I MADH

 

Ashtu është! Popujt e tjerë thonë gjithashtu!… (I zë me dorë mustaqet dhe i lëmon për mjekër. Sikur mendon.) Shiko! Po të kemi parasysh se Ilirët kanë qenë ajka e lëndës udhëheqëse në popujt rreth e rrotull, pa e thënë asnjë fjalë për veten e tyre, kjo mjafton të kuptojmë se nuk janë izraelitët ata që udhëheqin botën, por janë ilirët, ndonëse nuk duken si të tillë. Izraelitët janë shpërndarë në mbarë botën dhe kanë jetuar prore me kombin iliro-pellazg. Jerusalemi është vendi i tyre i vonshëm. Në Turqinë e sotme e kanë gjetur një civilizim të përparshëm, që ka vlera të një shoqërie të ngritur, por të vendosur mbi krimet e pasurinë. Po të kemi parasysh se ata kanë jetuar më parë në territorin e këtij kombi të madh iliro-pellazg dhe të kemi parasysh se ata kanë ditur të pasurohen si komb, atëherë e dimë pse ata kanë mundësi të veprojnë nga prapavija dhe të paraqiten sikur ata e dinë të vërtetën e krijimit të njerëzimit. Fetë nuk e pranojnë aspak teorinë e evolucionit të njeriut. Pasuria vendoset me padrejtësi shoqërore. Shtetet e fuqishme kanë plot padrejtësi e krime të pafalshme dhe kombet, kur e plotësojnë listën e tyre me gjakderdhje, atëherë, ne, nuk kemi asnjë mundësi që t`i falim. Ato shkatërrohen. Po ta shikosh historinë, kombe të tëra janë zhdukur.

 

NDIHMËSZOTI

 

E përse janë zhdukur kështu kombe të tëra të njerëzimit, o Zot i Madh i Gjithëdijshëm e Gjithëmëshirshëm?

 

ZOTI I MADH

 

Sepse nuk e kanë pasur dashurinë si linjë të besimit, të cilën kurdoherë ua kam stimuluar. Iliro-pellazgët e mi kanë ditur të vuajnë për drejtësinë, për përuljen, për dashurinë e plotë të fjalës, për mikpritjen, për besën, për idealin. Unë përpiqem që ta evitoj dëmtimin e pa tjetërsuar të klikave, të kastave, të shoqërisë dhe kombeve të njerëzimit, që e mbjellin krimin në vend të dashurisë. Ua dërgoj ndonjëherë ndonjë problem që të kuptojnë se ku kanë arritur, ua dërgoj problemet e klimës, të ujërave të mëdha, djegien masive të maleve apo të fushave, uraganin, etj, etj. E vërteta është se ata nuk e kuptojnë një gjë të tillë. Pra, nuk e mbjellin midis popujve dashurinë, por urrejtjen, shpifjen, vrasjen e krimin!

 

NDIHMËSZOTI

 

Fetë e krijuara, përveç spekulimeve, në vend të dashurisë e kanë sakrificën e të tjerëve dhe vriten sa kohë me njëra-tjetrën, në emrin e fesë. Secila thotë për veten sikur janë të vetmit të dërguar prej Jush në Tokë, o Zot i Madh i Gjithëfuqishëm. Sa është e vërtetë kjo gjë?

 

ZOTI I MADH

 

Aspak! Unë i kam lindur të gjithë popujt e botës, kombet, gjuhët e kulturat e ndryshme, në tërë rruzullin tokësor. Për shembull, serbët janë krijuar vonë artificialisht, kah mesi i shekullit XIX, megjithëse thonë sikur janë krijuar në shekullin e VII e VIII me të gjitha gënjeshtrat e tyre të përgjithshme. Ata fenë e kanë plaçkitur prej duarve të ilirëve, sepse ajo kishte menduar një shoqëri multietnike, që ata e udhëhiqnin dhe kishin për tërë njerëzimin fenë e tyre ortodokse, të lyer e ngjyer së fundit me rrenat greke dhe të bërë me gjuhën e tyre artificiale apo të zëvendësuar edhe me gjuhën sllave. Duke e parë se pa marrjen e fesë ortodokse nga duart ilire nuk do të kishin mundësi që të shkatërrojnë këtë perandori dhe këtë komb, grekët i porositën dy jahuditë e Greqisë, të shkolluar mirë me këtë fe, në Konstantinopol, sot Stamboll, çirilin dhe Metodin, që të shpikin gjuhën sllave, të dedikuar për liturgjinë fetare që bëhej në kishat ortodokse, e cila u bë gradualisht gjuhë e popujve të ashtuquajtur sllavë: bullgarë, rusë, serbë, malazezë, etj., të cilët ishin banues të Gadishullit Ilirik, e nuk kishin një gjuhë të vetme. Në qoftë se i pyet, të thonë se janë të dërguar prej meje. Ende mendojnë padrejtësisht dhe padrejtësisht duan të shpien në fund këtë lodër të rrezikshme, për ata dhe të tjerët përreth, sado që e kam reduktuar tani kuotën e lindjes te kombet sulmuese dhe ua kam ngritur këtë kuotë te kombi i Florian Metës…

 

NDIHMËSZOTI

 

Më fal o i Gjithëmëshirshmi Zot, a do ta kuptonin një individ, p.sh. z. Florian Meta, miliarda njerëz të kombeve të botës?

 

ZOTI I MADH

 

Jo, jo! Nuk do të merrej pothuajse askush me këtë njeri, sado që ndonjë studiues nga krahu i tij do të përpiqej ta nxjerrë në shesh. Ai, me vetëvrasjen e tij, përpiqet të godasë kundërkombet përreth dhe të nxjerrë të vërtetën. Është një vrasje shumëdimensionale, por ama e bërë nga një njeri! Sigurisht se kombet nuk do të merreshin me këtë vrasje.

 

NDIHMËSZOTI

 

Kombi i tij është në një gjendje të mjerueshme. Të gjitha kombet përreth janë të mëkëmbura. E luftojnë përreth e për brenda, në të gjitha mënyrat. Është rizgjuar vonë dhe nuk shihet se ai ka perspektivë, kur është ndarë e përçarë copa-copa dhe është rikrijuar me cilësitë e armiqve të tij…

 

ZOTI I MADH

 

Ka, ka perspektivë dhe unë po ta them këtë, sado që dihet se ka përpëlitje të mëdha në perspektivën e këtij kombi. Pjesëtarët e këtij kombi detyrohen të zhdukin çdo gjë prej vetes, vetëm e vetëm që të kenë mundësi të jenë pak më të mëkëmbur dhe të mbërrijnë te pikat kyçe dhe te paratë. Po detyrohen prej papunësisë në vendlindje të shkojë kudo, madje në Grënadë, Islandë, Brazil, apo në Arabi dhe Australi, etj., ku kushtet klimatike janë tërësisht të ndryshme, përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duhet të mësojë mirë gjuhët e popujve të këtushëm, me dhimbje të madhe e të vërtetë, sepse e kujtojnë përherë vendlindjen e vet, sado që fëmijët nuk flasin gjuhën amtare, por e dinë prejardhjen e etërve të tyre. Unë i nxjerr përherë në emigrim, megjithëse i rëndoj me këto emigrime të vazhdueshme, paraprakisht zemrat dhe xhepat e tyre. Mërgimi ishte i shumëllojshëm. Perandoria Osmane dha pesëqind vjet robëri e dhunë të përgjithshme për këtë komb për ta zhdukur e zhveshur tërësisht nga kombësia. Ajo e detyronte rininë mashkullore të emigrojnë 7 deri në 30 vjet apo deri në vdekje si ushtarë. Mërgimi ka mbetur në këngë të dhimbshme dhe të përvuajtshme. Ajo është plagë shoqërore, sikurse të gjitha plagët e tjera të shoqërisë. Nuk do të flas më tepër për gjendjen aktuale të këtij kombi, sepse perspektiva e shikuar prej meje, do të thotë diçka tjetër. Pellazgo-ilirët e kanë kaluar tërë natën zgjuar për të pritur ditën e nesërme, lindjen e Diellit, burimin e jetës! Atij i falen edhe sot!

 

NDIHMËSZOTI

 

Më fal, o i Lumi Zot, kjo është kohë moderne...

 

ZOTI I MADH

 

Po të ndërpres automatikisht dhe pikërisht për kohën moderne, që zure në gojë. Koha moderne është një kohë që luftërat vinë më të ftohta e betejave speciale, që zhvillojnë njerëzit specialistë, qoftë edhe me vetveten, si p.sh. Florian Meta! Njerëzit specialë kanë edhe talentë të llojllojshme. Por, ato nuk janë vetëm të ftohta. Ja se ç`po ndodhë, për shembull, aktualisht në Afganistan, në Pakistan, në Azi, në Azinë e Vogël dhe në kreun e Afrikës! Sigurisht se unë i kuptoj më mirë, me të dy sytë e mbyllur dhe me vesh në lesh! Sa çel e mbyll sytë, jam në zemrat e secilit, si një puhizë e leshtë dhe i kuptoj ato që i kanë menduar gjithë jetën e tyre, vetëm për një sekondë! A do më tepër të dish?

 

NDIHMËSZOTI

 

Jo, jo, o Zot i Gjithëfuqishëm, jo! Kjo është e tëra!...

 

ZOTI I MADH

 

Atëherë, mirë. E mbyllim këtë bisedë të gjatë, sepse kam edhe shumë punë! E di, do të duhet të kalojë një periudhë e gjatë, për mua mjaft e shkurtër, një mijë, dy mijë apo tre mijë vjetësh dhe atëherë njerëzimi do të kuptojë mirëfilli diçka!

 

NDIHMËSZOTI

 

(Përkulet.) Më fal, o Zoti i Madh i Gjithëfuqishëm, se të mora pak kohë me pyetje të pazakonshme!

 

Zoti i Madh

 

(Ngrihet prej vendit, duke ia vënë njërën dorë mbi krah dhe me tjetrën e mban bastunin e gjatë deri mbi kokë, me kokën e shqiponjës.) S`ka gjë o biri im! Unë po shkoj në punë të tjera, sepse mbaroi koha jonë e caktuar. Pra, mirë u pafshim!

 

NDIHMËSZOTI

 

(Ngrihet.) Mirë u pafshim!...

 

 

 

 

Bie perdja.