TREGIMI I DYTË I PËRGADITUR PËR PËRKTHIM NË BOTIMET E GJUHËVE TË HUAJA DHE NË GJUHËN SHQIPE.

______________________________________________________________________________
Brahim (Ibish) AVDYLI:
______________________________________________________________________________
HIJENAT E DHUNËS [1])
(Një ngjarje, që të lë pa fjalë)
______________________________________________________________________________
1.
Atë ditë ishin lëshuar ordia e pushtetit në një shtëpi të mbetur tej fshatit, që sapo nuk ishte rrëzuar nga reparimet e brezave të ri, të një familjeje në listën e atyre që mund ta shënonin me ngjyrë të kuqe, si armik i pushtetit, dhe fëmijvë të vegjël. Atyre nuk kishin çka t`u bëjnë, pos ndonjë shuplakë të nxehtë kah të silleshin, se gjoja, të tillët, po i pengonin.
Nuk ishin lëshuar për atë shtëpi, e cila ndoshta mund të rrëzohej, as për fëmijët e vegjël, të cilëve ua gjënin nga një arësye për t`i rrahur, e as për burrin e dikurshëm, shtatëmadh e fjalëpak.
Në fakt, të ndjerin e kishin mbytur në ushtri, por kur e sollën kufomën e mbyllur me hekur, nuk mund ta qelnin arkivolin për ta parë. Syrin nuk e kishin hequr nga nusja e tij, sepse ishte mjaft e bukur dhe sorkadhe.
Tani i kishte dy fëmijë, një djalë e një vajzë. Gruaja e re ishte një pikë e dobët. Familja ishte pa krah pune. Pa e ditur askush, erdhi në këtë çast dita e zezë. Do t`i lëshoheshin të gjitha ligat kësaj familje të shkretë...
Normalisht, kjo anë kishte edhe disa lakej të vet, që nuk kishin gjë më të madhe se t`i vardiseshim me rend kësaj luleje, që ishte si perri, por tani e varfër e me fëmijë nëpër këmbë. Falë prej Zotit, e kishin mbrojtur disa pleq të urtë e ndonjë djalë i rrallë nga fshati, që i ndihmuan për gjërat kryesore.
Edhe shtëpia e saj ishte e harrnuar si një thes i madh, me ndonjë gozhdë apo copanicë druri apo dërrase. Burri i saj, ndonëse ishte bir i mirë i një babe, të kaluar nëpër luftërave të shumta, nuk pati aq kohë të mendojë për meremetimin e shtëpisë.
Fjalët i kishte si ari, të nxjerra nga vuajtja, nga rinia e djegur pa baba, e edhe pa nënë, sepse e la të ri edhe ajo, në këtë botë.
Ky burrë kishte shkuar me një ofshamë të madhe në atë botë, sepse, kur i erdhi thirrja për të shkuar “ushtar” i armikut, ia merrte mendja se nuk do të kthehet pa ndonjë të ligë. I kishte parë disa ëndërra, para dhe pas thirrjes, të gjithëfarë lloji. Ishte ndeshur me një grumbul të hijenash, që e ndiçnin nëpër hapësirë. Ishte pa armë e pa asgjë, madje pa ndonjë gjë të mbrojtjes. Duhej që të ikte, sepse ata i ishin lëshuar prapa. E ndiçnin si të çmendur për mish njeriu. Ishte ambient i ëndërrave, pa ndonjë shteg.
Gruaje e tij ishte zgjuar bashkë me britërimat e papritura të tij. E bashkë me ta, ndonjëherë edhe fëmijët. Ai, përpiqej vazhdimisht të ikte nga ata, ose do ta shkatërronin. Disi, i kishte lënë gruan e fëmijët në një shpellë dhe vet kishte ikur prej andej. E dinte se pas tyre, ecnin ordia me uniforma shteti, të armatosur deri në dhëmbë. Ai ishte një fajtor pa faj, sepse qe djalë i babait, që kishte guxuar t`i luftonte. E kishte vetëm “faj”, sepse rritej si bir i tij, pa i bërë askujt ndonjë të ligë. Pak fliste, vetën kur duhej të fliste, madje për gjëra të rëndomta. Prindërit e patën lënë që herët me një zhurukamë të madhe e të papritur. Okupuesi serbo-sllavë ishte kthyer edhe njëherë me tam-tumet e zhurmëta si çlirimtarë dhe prej aty po e mbante pushtetin, me shqiptarë të ligj. Nëpër këtë stuhi ishte rritur, me pak miq të babait, të cilët e mbajtën me dhembje dhe të gjallë, sepse tani ishin pleq. Pleqtë, që dinin më shumë, nuk mund të punonin si të rinjtë. Kështu, zhdarravitej puna...

Hijenat janë kafshët më të urrejtura dhe më të trishta, të cilat e pinë gjakun e kufomave apo e gllabërojnë prenë, edhe në qoftë se është më e fuqishme, sepse i sillen rrotull deri sa ta zëjnë e ta rrëzojnë përdhé. Ato, gjithmonë shkojnë në kopé…
Megjithëse u mundua që ta shtyjë këtë afat të ushtrisë, assesi nuk pati gjasa që të shtyente këtë afat. Afati i ushtrisë jugosllave ishte afat i vdekjes edhe për te. Me lot në sy u nda prej familjes së tij, e me lot në sy i la edhe të familjes së vet. Pa asnjë plan nuk ecte jeta, por me sa e sa vështirësi ishte edhe kjo çështje. Ai shkoi edhe prej jetës, sipas planit fatkeq të pushtetit okupues serbo-sllav, i cilli i planifikonte këto vdekje pas vdekjeve në familjet e mira të popullit, që ende kishte mbetur gjallë, nëpër një damar të pastërt të tyre, mes për mes katranit të zi të armiqve. Për armiq i llogariste edhe të dalurit dipi: shqipfolësit. Ata i kishte ushqyer pushteti, i mësonte po ai pushtet me të liga dhe detyrimisht ia zinin të parët pritën! Kjo i erdhi në mend edhe lules së tij, gruas së ve, Luljeta Ukë Keqmalit[2], me kalamanj, të cilët i silleshin nëpër këmbë, e ajo detyrohej gjithmonë të kërkonte ndihmë te pak miqtë e burrit të vet, sepse nuk kishte gjëra e të holla.
Edhe pse ajo u thoshte se do t`ua kthejë kur të ketë mundësi, nuk i kushtonin rëndësi fjalëve të saj dhe ngapak i ndihmonin që të nxjerrë tym edhe nëpër oxhakun e tyre.
Kur do të rriteshin kalamajtë, prindërit, ndoshta nuk do të ishin gjallë...
2.
Pushteti serbo-sllav, me shqiptarë të zinj, e kishin planifikuar botën e tyre të ndjenjave. Hallkat e ndjenjave lidheshin ku nuk e merrje me mend. Ata e studionin më parë një grua të re, vejushë, se sa e merrte vesh ajo.
Një ditë, papriturazi, erdhi një burrë i pashëm, prej Bardhaniqit, një fshat shumë i largët nga fshati i tyre, Bokërrina, të cilin nuk e kishte njohur dhe as nuk e dinte se kush është ai prej atij fshati, por i tha se është mik pas miku dhe e kishte një thes të mbushur me rroba e sende të reja për fëmijtë e saj, edhe pak sheqerka. Sillte të fala të njëfarë Mal Deli Berishës, e sipas tij, dhe “ai duhej të ishte i njohur në këtë anë”, siç po e parashtronte.
Kërkoj leje të hyntë në atë shtëpi. Dikur, ia hapi derën dhe e dërgoi qunin më të madh të thirrte Bacalokun[3], prej fshatit, dhe t`i tregonte atij se kishte ardhur një i panjohur në shtëpi, e duhej të ishte patjetër edhe ai aty, sepse i kishte sjellur disa të fala për fëmijët, por ajo nuk e dinte se kush është. Rreth shtëpisë silleshin plot çakenj të tjerë dhe ajo i vërente, por e mbyllte portën e oborrit të saj dhe nuk e lëshonte asnjë të hyjë, vetëm pleqtë, plakat e Bacalokun.
Sa të dilte nga shtëpija, i pështjelloheshin edhe ata, por ajo e njihte veten dhe dinte si të qante përpara rrugën e saj. Fëmijët e saj, kur përpiqeshin ndaj këtyre qafirëve të mbanin ndonjë qëndrim me dhembje, ajo, me të butë prej zemrës, i këshillonte në mënyrën e vet më të mirë.
Pa vonuar, erdhi Bacaloku dhe plaka e tij, me disa molla dhe e solli kafen, sepse e dinte se Luljeta nuk kishte kokër kafeje në shtëpi të saj.
Bacaloku erdhi, por i zënë në fytyrë, sapo hyri në atë strofull. Edhe fëmijët rrinin largë e nuk afroheshin.
E pa plaku se ishte i bukur dhe deri diku i të njëjtës moshë me djalin e mikut të tij, Ramë Shkurtit, Besnik Ramë Shkurti[4], e bëri çmos të që ulej pa e turbulluar mendjen dhe sipas traditës. Luljeta bëri çmos që ta rehatojë me ndonjë jastak. Ndër të parat i tregoj plakut për ardhjen e të panjohurit si dhe për thesin apo shirokun, sepse ishte thes i madh, të cilin e kishte lënë pranë atij, deri sa të arrinte Bacaloku. Nuk e kishte kontrolluar fare.
I panjohuri tha se janë plaçka për fëmijë dhe gjëra të tjera. Ka edhe pak sheqerka për të vegjëlit. E kishin dërguar me porosi “të vetët”, prej fshatit të largët. E merrnin me mend se ata qenë të hollë nga gjendja e përgjithshme e tyre dhe kishte ardhur vetëm që t`i ndihmojë. Pra, ishte hera e parë që kishte ardhur në atë fshat. Plaku, pasi e muar veten, iu drejtua të ardhurit:
“Ma tha djali kur mbërrini, se ishe prej fshatit Bardhaniq, sepse asnjëherë nuk ia ka hapur askujt derën kjo grua e mirë e plot me halle. Qebesa, tani, jam plakur, e nuk i njoh të rinjët, e disa më kanë rrjedhur prej mendjes, sidomos të fshatrave pak më të largëta. Ti më qet në vijë, me fjalët tuaja...”
“Axhë, unë jam djali i Selim Tahirit, prej Bardhaniqi. Më quajnë, Hasan. Pra Hasan Selim Tahiri. E i kam sjellë edhe të falat e Mal Deli Berishës, një mik i mikit të fshatit tuaj, e ja harrova emrin atij, por vjen koha e më kujtohet. Më kanë folur për autoritetin e Ramë Shkurtit, në këto anë. Më vjen shumë keq, se edhe djali i tij Besnik Rama, u mbyt në ushtrinë jugosllave. Normalisht, e thonë se ka qenë armik i tyre, por ne nuk e marrim kështu... I kemi mbledhë këto rrobe për fëmijë dhe për gruan, se e dimë se nuk kanë... Pak sheqera i kam, e po ua jap këtyre fëmijve...” – dhe filloi të i nxjerrë prej thesit.
Në fillim, ata rezistuan, edhe pse si fëmijë i mashtronte pamja e jashtme e tyre. Nuk kishin provuar asnjëherë bonbona të paketuar e disa napole-tanka. Më në fund, ata i muarën. Pamjen e tyre të zymtë nuk e ndërronin. Nëna e tyre, e zënë keqas në këtë ngushtim të madh nga ana e pushshtetit dhe e shkatërruar ashtu, nuk e dinte se si përshtillej puna e të ardhurit. Zemra po i qante ngaherë për fatin dhe pafatin e tyre, por sidomos të fëmijve. Ndërkohë, plaka i solli kafet e pjekura. Shkëmbin për kafe e solli gruaja e re, me bukurinë e vet të rrallë, por që dallohej një vijë e trashë e dhembjeve mes për mes bukurisë. As nuk ishte e lyer si nuset, e as nuk ishte e veshur tjetër, pos si grua e mirë fshatare, nga moshat e pjekura. Fytyra i lëshonte një rreze të fuqishme, të cilën, edhe njerëzit normal e kishin vënë re, por kjo rreze e bukurisë ishte kryqëzuar papritur nga një goditje e madhe. Shkëmbin e vendosi në mes të dyve. Skuqej e zbehej në çdo çast dhe shikonte poshtë.
“Badhaniqi është largë prej këtuhit. Ti ke ardhë në këmbë, e të kthehesh është vonë. Por të luti, që të kesh kohë të shojmë tek ne. Kemi vend, në odë burrash. E nesër, kthehesh...” – filloi Bacaloku.
“Edhe pse është vonë, kthehem! Mos më lut, pashë nderin! Këmbë kam ardhur e këmbë do të kthehem, trup këtyre maleve të larta. Për mua, nuk ka aspak problem!” – u shpreh ai dhe dukej se i shikonte si i qetë. Sapo kishte ardhur, i kishte parë të gjitha, prej oborrit e deri në shtëpi. Vetëm odën e fjetjes, nuk e kishte parë. Syrin e kishte vjedhës. As guaja e re, Luljeta, nuk po fliste e as fëmijët! Njëherë dëgjonin e shikonin, por zemra po i bluante gjëra të tjera. Mendohej ajo që t`ia qëllojë pikërisht këtij rasti. Nuk i bënte përshtypje pamja e bukur e këtij “Hasani”, e as fjalët e tij të përgaditura mirë, por po i përzihej tërë ditën një ëndërr e tmerrshme, e cila e kishte zgjuar disa herë natën paraprake, me ato fytyra të zeza e uniforma të shtetit e milicisë, që e kishin rrethuar. Në ëndërr, i kishte parë të zbrisnim nga malet. Pastaj, ishin edhe të armatosur. Nuk e dinte se a e kishte parë më parë të vinte një djalë i ri apo një njeri pa uniformë. Kjo, nuk i kujtohej. Ëndërren e parë e kishte harrruar, por pjesërisht edhe të dytën. I kishte mbetur vetëm ajo e treta: milicët e ushtarët me uniforma e të ngjeshur me armë, që e kishin zënë. Ky djalë, kishte ardhur pikërisht andej, nga malet, dhe thotë se andej prapë do të shkojë. Kjo ishte në përputhje me ëndërren e saj. Pse andej të vinte e të mos e përdorte rrugën e ultë, kah shkojnë e vinë të gjithë njerëzit. Ajo nuk i kishte sytë e gjatë, të shihte nga malet? Pas maleve largë ishin njëqind udhë, por andaj nuk kishte ardhur askush dhe asnjëherë, vetëm i ndjeri Ramë Shkurti.
Plaku u zu ngushtë me fjalët e të ardhurit. Edhe ai po përpiqej t`ia qëlloj:
“Ti, ke ardhë prej së largu, e të kthehesh këmbë nëpër mbrëmje e të zë nata nëpër male, nuk bën. Këtu, në këtë shtëpi, nuk ka vend, e tek ne ka vend sa të duash. Musafiri i kësaj shtëpie është edhe mysafir i joni” – u shpreh plaku.
“E di, e di, qebesa! Zoti u dhashtë të mira, e pas kësaj radhe u ardhshim veq për të mirë! Nuk e di çka do të mendoni, sepse ndoshta pamja ime e re dhe vitale ua thotë ndonjë gjë të pazakonshme, e po e them se të isha me atë mendje të praptë do të isha fshehur dikund në çuba, por unë nuk jam i praptë e foli me tërë mendjen. Mos e merrni tragjikisht! Do të shkoj, siç kam ardhur! Pa kurrfarë probleme! Ju, mos i harroni as të falat e Mal Berishës!” – tha ai, dhe u ndal pikërisht në këtë pikë. Nuk mendoi se rruga që do të bënte maleve e për t’u kthyer në vendin e tij, po ua zgjonte atyre kërshërinë.
Plaku, i mbante në mendje këto gjëra. Do të rrinte deri vonë, me plakën e tij. Atë natë, do të qe edhe në këtë shtëpi, si një siguri. Ai ishte i mënçur, por nuk kishte dëgjuar asnjëherë, me të gjitha lidhjet e veta, për “Mal Berishën”, e ndoshta është një emër i rrejshëm, sikurse emri i të ardhurit “Hasan Selim Tahiri”. Për të birin e “Selim Tahirit”, asnjëherë dhe asnjë fjalë nuk kishte dëgjuar, edhe pse i njihte pak nga pak ata të Bardhaniqit.
Selima dhe Tahira kishte kudo! Nuk ishin “të panjohur” këta emra. Në qoftë se i premtonte koha deri nesër, ai do të dërgonte një njeri deri në Bardhaniq dhe do të hulumtonte për “Hasan Selim Tahirin” e për “Malë Deli Berishën”. Pastaj, do të ketë mundësi që të njoftojë edhe të renë e të të ndjerit të dhimbshëm të tij, Ramë Shkurtit. Do ta pyes edhe të renë e vejë, a do të rrinte tërë atë natë me plakën e tij pa fjetur, sepse kishte frigë a mos po kthehet prap ai “bukurosh”, me ndonjë qëllim të keq.
Bukuria ndonjëherë nuk flet për karakterin e njerëzve. Por fjalët, sytë, sjellja, edhe rruga, etj., e të gjitha i përcilleshin. Ky djalë nuk i kishte sytë pa petë! Ata i lëvizte herë andej e herë këndej.
A mos kishte ardhur vetëm për të blerë me sy, prej nga përgaditej ndonjë e keqe pas tij. Dikur, pasi i pinë ngadalë kafet e tyre, e pyeti djaloshin:
“Ndoshta ndoj copë buke e ndoj trohë djathi ta kishim dhënë edhe ne, po shtëpija jonë është largë pak, ... e për zonjën e kësaj shtëpie, nuk e di a ka bukë e djath, se nesër kisha për t`ia larë, për Zotën, në qoftë se t`i jep! Malit përpjetë, pa dritë e natën, nuk është aq mirë e pa frigë! Këndej, ka ndonjë ujk, a lartë, ndoj arushë. Nuk i dihet natës! Nata është e pabesë! E terri e bën të veten! Nuk ecet pa dritë, qebesa!” – i shkrepi plaku, pa primtas.
Djaloshit i shkoi njëfarë buzëqeshje, si ironi, dhe këte e kapën nusja e re e Besnikut dhe plaku i mençur. I këmbyen edhe shiqimet. Nusja u trondit me atë qeshje. Pse qeshi ashtu? Nga ato fjalë të plakut nuk kishte asgjë të ligë e as për qeshjen e tij. Nuk ishte një qeshje qesharake, por ironike.
Mali ishte mal, e çka ishte ajo qeshje?! Jo të gjithë njerëzit dinin t`i dallonin edhe këto qeshje. Djaloshi ishte i ri dhe i pashëm dhe nuk do të qe mësuar maleve të larta të Bokërrinës. Ato male, ishin të pashkelura. Do të kishte diçka, atje, në male të bokës, prandaj u qesh ironikisht. Të kishte diçka me vete, nuk do të merrte bukën. Ndoshta, i ka fshehur në male apo ka ardhur me dikend.

Paraushtarakët dhe ushtarakët serbo-jugo-sllavë, nëpër rrugën e malit…
“Udhëtarët që bien e shkojnë këtyre maleve të Bokës sonë deri në shtëpi tënden, pa dritë e pa bukë, nuk bënë! Rrugës së fshatit, për një orë, do të ishe në xhade. Nuk e di a ka ndonjë kerr apo autobus, por është më mirë, se sa maleve!” – ia shprehu prap plaku këto forma të njohura të rrugës për ta.
Djaloshi, e vërejti se ka të bëjë me një plak të spovuar e të mençur. I shkoi mendja se më mirë do të ishte t`ua merrte bukën, por të udhëtosh nëpër fshat deri në shtëpi të plakut, nuk do t`i delte mirë me ata që e dinin si ecë puna. U zbehë dhe u skuq njëkohëshist. Pastaj, t`u thoshte atyre me të cilët pat ardhur e do t’u raportonte, se “shkoi deri në fshat, të merrte bukën, do t`i dilte mjaft punë se kush ishte ai; pse kishte shkuar tek ai; a ishte plak me sherr, apo jo...”, etj., do t’u dilte mjaft punë!
Këto, nuk i kishte numruar!
Nusje e re dhe e bukur, nuk fliste, po e shikonte ndonjëherë. E pa se edhe ajo, që ishte si e kishte të shkruar, ishte e hollë edhe prej mendjes. Djaloshi e vërejti se po i afroheshin që t`a zbulojnë. Prandaj nuk duhet që të jepte shkas më shumë, për komunikim me ta. U ngrit, me izëm të tyre:
“Faleminderit prej jush e për këtë pritje! Tani, unë duhet të shkoj! Po u përshëndes, të gjithëve! Malet nuk më frigojnë e ka dritë sa të duash, për ate që di të ecë maleve edhe natën! Këtu kthehuni e mos dilni, ju lutem!” – dhe e zgjati dorën e tij, por plaku u ngrit me vështirësi. Ai, plaka e tij, gruaja e re dhe djali i saj, dolën së bashku. E para u ndal nusja:
“Unë dhe djali po kthehemi këtu. Te qoftë rruga e mbarë! Faleminderit për ato gjëra që i solle! Të fala ka edhe familja e juaj! Mirupafshim!... Bacaloku, të përcjell deri në rrugë!” – dhe ia zuri dorën djalit të vet, me dorë të djathtë.
Ai, deshi të kthehet, por kur e pau si ajo ia zgjati dhe e zuri për dorë djalin e vet, prap i shkuan buzët e tija në të qeshurën ironike. Po të falej me te, do t`ia shtrëngonte dorën. Aty, do të kishte vërejtur se si do të ndjente dorën e saj. Kur hyri, nuk u fal, por edhe kur u përshëndet, ndalej larg. E pa se ajo nuk ishte e gatshme të njohë dikend të ri e të bukur, si ay. E kishte dhënë besen te burri i vet, të cilën nuk do ta thente, edhe pse ia mori pushteti edhe burrin e saj, duke e lënë me fëmijë jetima, pa krah pune, pa miq të ri. E griti dorën përpjetë dhe u përshëndet me fjalë të zgjedhura.
Plaku e shikoi të tërin, por qeshja e tij ironike përsëri ia zgjoi dyshimet për atë djalë. Nuk kishte kohë tjetër, pos ta përshëndetke me të mirë e si duhet. E shikoj edhe me sy, duke u ngjitur malit. Ai djalosh u ngrit kodrës përpjetë pikërisht ku ngriteshin të rijtë e lazdruar të fshatit, për ta soditur gruan e re, me paqavuret e tyre. Duke u kthyer pas, po e lëvizte kokën. Nusja e re e Besnikut, e mërrolur në merzitjet e veta, iu drejtua plakut, se çka kishte dhe pse e luante ashtu kokën, duke u kthyer oborrit.
“Hee!... Ky farë djali, nuk e di a është në te, apo jashta saj. Edhe e qeshura e tij është pak sa me djegësim, por edhe rruga kah u ngjit në male, është pikërisht ajo rrugë e rrugaqëve të fshatit tonë!... Mbrëmja është, e ai ngjitet maleve!... As kjo nuk është shumë me vend!... A mos do të pres deri sa të bëhet vonë, e të kthehet, me ndonjë rrugaç!... A ia pave sytë, o plaka ime?!... I kishte sytë çarkaloz!... Për të vjedhura nuk po tutem, se nuk ka çka të vjedhë, por për ndonjë gjë të ligë, po dyshoj!...” - i përmbledhi të gjitha këto, deri te vendi i tij e derisa u ul.
Plaka e tij po i përcillte të gjitha fjalët me denga e nuk fliste, sepse ishte mësuar me kohë. Nusjes së re të Besnikut, vendi vend nuk po i zihej dhe ishte e mërzitur. Djaloshi dhe vajza e tij, ishin edhe ata të menduar e të merzitur. I përgëdheli pak dhe u kthye andej, kah ishte plaku.
“Mirë i ke vërejtjet tuaja, por unë i kam fëmijët këtu, e nuk kam çka të flas. Tri herë kam parë ëndërr mbrëmë, por, pasi di kam harruar dy të parat dhe nuk i kapë aspak mendja. Por, të fundit e ruaj dhe jam paksa <e lodhur>...” – deshi të shtojë “e mërzitur”, por nuk ia nxorri goja, sepse fëmijët i kishte aty, që po e shikonin. Tërë ditën, i ishte dhënë në përgëdhelje të fëmijve të saj, nga ëndërrat e tmerrshme.
Djali i saj, vetëm sa nuk po ia plaste vajit, por edhe vajza e vogël ishte në atë gjendje. E ndjenin si fëmijë atë dhembje të madhe në shpirtin e nënës së tyre. Ishte njësoj si kloçka me zogj, në pllajë të zhveshur. Nuk kishte as ku t`i fshihte nga të gjitha sulmet e as me çka t`i ushqente e t`i rriste. Nëna, me zemër të mirë, ishte shëndrruar në shkëmb, përball errërave.
Plaku e plaka po e shikonin me dhembje të madhe, sepse hija e zezë e pushtetit i kishte mbyllur edhe ata në kullat e tyre, si edhe shumë të tjerë. Nusja e re thoshte se atë natë e kishte parë një ëndërr të gjatë e të merzitshme, prandaj kuptohej se përse na ishte e mëzitur, tërë ditën. Ishte kohë e ligë koha e hijenave të serbo-jugo-sllavisë.
Edhe Bacaloku po i shikonte fëmijët. Sikur fëmijët po përpiqeshin që të zënë atë hije të pashpjeguar, me sytë zemrën e shpirtin e pastërt të tyre. Koha ishte kthyer së prapti, i kishte shkokluar edhe zogjtë.
“Mençuria do të gjëjë njëfarë shpehje, siç e do rasti!” – shtoi dikur plaku. –“Njëmijë fjalë vinë në mendje, e trokasin sikur në një derë! Disave u çelet një rrugë e re, e disave u lëshohet deti me dallgë! Në paç mendjen e hollë, të gjitha i pleçnon, në vete, e nuk i thua të gjitha! Çdo dert e çdo sëmundje e ka nga një ilaç të vetin. Gruaja e mençme, është sikur diell me rreze dhe nëpër të gjitha këto përplasje të dallgëve e di që ta gjëjë zgjidhjen e vet!”
Të gjithë e shikonin me sy të qelur dhe me ankth të dijes. Ishin fjalë simbolike të plakut. Luljetës iu zdrit shpirti dhe i buroj nga zemra urimi:
“Të lumtë goja, o Bacalok, se mi largove ato mendime të zymta! Ma dhé edhe njëfarë mundësie që të bëj njëfarë zgjidhje, ndaj këtyre dallgëve! I falem Zotit te Madh, që një shpesë po ma dërgon nëpër këto gjëra të liga!” – tha edhe nusja me zë, prej qenies së brendshme. Pak u kthjellua dhe buzëqeshi.
“Kur ta kesh një plak, me diell në ballë, secila grua e rob për rreth të tij e kanë nga një pikë drite! Kjo të ngjallë, të mbanë me shpresa!” – e shoqëroi plaka mendimin me mendim, dhe Luljeta e dinte se ajo ishte grua e mençur, pranë një paku të mençur. U ngritë shpejtë dhe duke bërë diçka, ajo shtoi:
“Një grua e mençur, o nana Fatë[5], siç je edhe ti, di ta mbajë shtëpinë e burrit, edhe kur nuk i ka këto mundësi! Qebesa, të kam si nënën time! E nuk i kam mundësitë që t`i kthej, as mundin e as gjërat, por i lutem një Zoti të Madh, ta shpërblejë edhe ty me parajsë, sikurse Bacalokut!... Me ardhë në këtë kohë e me ta dhënë një ndihmë, nuk mund të thuhet ndihmë, por dritën në dorë kur të humb shkrepsja, nuk ka formë të tjetër që mund të quhet <ndihmë>. Ajo është sikur me ta zbritë në shtëpi një dritë prej qiellit!! Zoti i Madh ua ktheftë me të mirat e tij!... Tani, po shikoj se si të bëhem gati për darkë! Një kafshore me bukë e me djath, do ta ndajmë së bashku! Do të rrini, deri vonë, e nuk ka nevojë të luash prej vendit!..."
"... Jo, jo! Rri ulur atje, pashë nderin, nëna Fate! Vetë e di si bëhet buka e mos u lodh! Kur t`u jepni fëmijve pak shpresa të ngjallura me dritë, është sikur t`u japësh atyre fatin e madh në dorë!”
“Zoti të provon me çdo gjë, në këtë jetë! Por, njeriu e ka zgjidhjen afër, për çdo punë të provave. Në qoftë se është i mençur, i mirë, me shpirtin e pastërt e me besim te Zoti, ai i gjënë zgjidhjet e mira kurdoherë e në çdo çast!” – u tha Bacaloku, duke pirë duhan, në atë kohë. Lulja ishte ndalur vetëm që të ndëgjojë e t`i shkruaj në mendje ato fjalë. Këto këshilla i mungonin kaherë. Në shtëpi të tyre, ishte kthyer edhe një herë e drejta, me dhembje të madhe.
“Po de, mirë e the!” – ia miratoi edhe plaka e tij, nëna Fatë. – “Jeta është e vështirë, por nëpër secilën situatë e bën nga një zgjidhje! Nuk ka tas pa vegë!”
“Ju lumtë goja! I keni thënë gjëra të rralla e tepër të nevojshme! Kjo shtëpi, ka nevojë për këso mendimesh! Do t`i ruajmë me nder!” – tha Luljeta dhe iu kthye punëve të saj. Edhe fëmijët ishin ngjallur. Kishin filluar t`i hanë disa sheqerka. Djali, Bacalokut e nënës Fatë, ua kishte zgjatur sheqerkat e tij, që të zgjedhin e të merrnin edhe ata.
Nëna Fatë nuk pinte duhan, por për të mos t`ia kthejë atij mospranimin e vet, e mori një bonbonë dhe e puthi djalin në shenjë faleminderimi. Edhe vajza e vogël u lëshua drejtë saj, me të dy duart e hapura. Sa bukur!
Të gjithë qeshën me te, nga dielli në fund të shpirtit të saj. Edhe Luljeta u gjallërua për ata e për fëmijët. U ktheu së shpejti darkë.
Po bëhej mjaft vonë. Si duket, nuk ka kthim nga malet...

Në vend të personazhes sonë, një foto e gruas së bukur dhe sorkadhe, e mbiquajtur në këtë tregim Luljeta Ukë Keqmali...
3.
Sapo e kaloi shtegun e malit, mbi kodër të shtëpise së tyre, i huaji po e hante vetveten, me mendimet e ngjalluara atje.
Ai, për pak sa ra në grackë të pritësve. Nuk e dinte më parë se si ishte ai plak, për te i çuditshëm, dhe ajo grua, sepse nuk doli ashtu siç e kishte llogaritur, me të gjitha shënimet e tij.
Plakun e atjeshëm, e nderonin me një emër përgëdhelës, “Bacaloku”, dhe ai nuk e kishte parë asnjëherë. Gruaja ishte e bukur dhe shumë më e mençur, më tepër se sa i kishin treguar ndokush.
Edhe qeshja e tij, ishte pak sa ironike, sepse mundohej që të jetë tjetër nga e ndodhura e tij e vërtetë, dhe gati sa nuk e tradhëtoi. Diçka ishte marrë vesh, por sa ishte marrë vesh prej tij nuk e dinte.
Në radhë të parë, gruaja nuk e kishte ndeshur dorën e saj me te, as kur shkoi mbrenda, e as kur u përshëndet me te, sepse do ta kishte provuar a i thehej dorës së tij, apo jo...
Me mendime të tilla, duke i kaluar edhe drunjtë e ultë të bokës, por edhe dëllinjat që po ia ngushtonin rrugën në mes drunjëve të bungut, shkoi te pritësit e tjerë, në gadishmëri e nëpër fjalë me zë të ultë.
“Si të shkoi puna?” – e pyeti menjëherë Kryemilici, që ishte serb, por fliste mirë shqip. “Na u vonove pak!” – i tha ai.
“Më vonoi puna, sepse ajo kuçka e thiut e thirri një mik të tyre, që unë nuk e njihja! Vironi, ishte shumë i mençur, por plak. E quanin <Bacalok>... Më duket se është Cen Sadiku, prej Bokërrine [6], por nuk kam pasur fat të kem të dhëna të mjaftuara të tij.” – u shpreh ai, deri sa kërkoi vend që të ulej.
“Aha!... Duhet të dimë më shumë edhe për ate... Mandej, si kalove?” – e pyeti ai, deri sa të tjerët e dëgjonin bashkëpunëtorin e tyre.
“Detyra është detyrë, Simiç! Mendoj se nuk jam dalluar! Por, ajo kuçka e thiut as nuk qeshi, e as nuk flitke. Madje, as dorën nuk ma zgjati!... Kam dyshim se plaku do të dërgojë njeriun e vet në Bardhaniq për të pyetur për Malë Berishën, por edhe për mua, me atë emër që e dhashë! Hëë! Ai nuk e di se edhe emri im është tjetër! Por, nesje! Edhe atë plakun e familjen e tij duhet shënuar me të kuqe, në bllok! Nuk e di se si do të na dalë puna!...”
Shoku Simiçi e nxorri bllokun nga xhepi i pantollonave pas tij, të vogël si të hetuesve; me stilografin shumëngjyrësh dhe shënoi me ngjyrë të kuqe disa të dhëna nga i ardhuri:
“Do me thënë se ti nuk paske pasë si të lësh punën vjerrë, për sonte, apo?”
“Jo, jo! Do t`ia bëjmë ndryshe! Sonte, rri ai plaku, deri vonë! E unë, nuk kam gjasa të lë punën vegzë, e as të shkoj tjetër herë, sepse e pat puna. Por, do ta bëjmë me ty, Simiç, planin e dytë!” – i foli punëtori civil i milicisë, që ishte i njohur në atë qark të popullatës, si “bashkëpunëtor i milicisë”.
Simiçi u mendua pak dhe u ngrit me përpikëri. U drejtua te zëvendësi i tij, Zorani. Nuk e dinte si t`i tregoi se gjuha e tyre ishte gjuhë artificiale “serbe”. Këtë nuk e dinte pothuajse askush. Ajo nuk ishte gjuhë tjetër, pos gjuhës së kopjuar, e nëpër disa ndërrime nga gjuha e parë shqipe të germave në një gjuhë tjetër artificiale, pra sllavo-çirilice, e të shkruhej me këtë alfabet, dhe që asnjë njeri nuk guxonte “të lodroje” mendjen me mendimet e kthejllta, se “ajo është gjë e vjedhur”, si çdo gjë tjetër nga serbo-sllavet. Jo, kurrsesi! Ata qenë rrebtësisht të programuar nga “shteti” i tyre, në radhë të parë të krijuar artificialisht nga tokat e servëve të parë, ilirëve dhe vllamëve, me një grusht të ardhur rrotull nga Irani, nëpër Karpate.
Zoranit i tha të jepte bukë dhe pleskavica apo nëse donte edhe disa “zdenka”, djath i paluar në një paqetë, ashtu, copa-copa, sikurse të tjerat, sepse kjo ishte me rëndësi për ate. Kishte me vete edhe vênë të kuqe për Palush Mickën, që ishte emri i tij i vërtetë, e jo “Hasan Selim Tahiri”, apo “i panjohuri nga Bardhaniqi”, sepse kështu e pat kryesisht të përgaditur rolin e e marrë mbi vete. Nuk ishte prej andej nga e kishte dhënë nëpër bisedat me zonjën e shtëpisë, por katolik nga rrethi i Prishtinës.
Duhet të uleshin të vetëm, pak më largë, dhe do t’i shoshitnin gjërat së bashku, e më vonë do t`u thuhej edhe të tjerëve, madje edhe rrugës për në kryeqendër, me tre gjipat e fshehur.
E gjetën një vend më largë, sa nuk u ndihej aspak zëri, ia dha bukën dhe lëshoi bllokun e shënimeve pranë vetes, të hapë shishen e venës, derisa ai të hajë bukë e të fryente barkun. I uritur, nuk do t`ia qëllojë fjalës.
Palush Mickja po mendohej me vete, ndërsa ai po e pinte një cigare Drina. Ishin cigare të mira e të pastërta nga katrani, por ai asnjëherë nuk i kishte filluar. Në të vërtetë, nuk e pinte. Nuk e di se si erdhi mirë që ta provojë një cigare, nën hënën e madhe, që kishte filluar të ndritë. Kishte rënë mbrëmja dhe pat filluar nata. Nuk e dinte se si do ta shlyente atë gruan e vejë, shumë të bukur, madje mjaft të rrallë. Edhe pse nuk i dha asnjë gjasë që të krijonte “njëfarë lidhje” me te; “një dashuriçkë”, sepse edhe ai ishte “më i zgjedhur” se sa që merrej me mend, mu ashtu siç e patën mësuar “të mëdhenjtë”, në zyre të milicisë, por “e njana e dreçit”, që thoshte vetë, po i shpurdhte ende në zemër. Nuk e dinte ç’të bëjë me djalin e vajzën e mitur, e as me atë grua.
Fëmijët, ishin si nëna e vet: plot ndjenja; plot me ëndërra të fëmijve fatkeq; plot me bukuri; si ëngjuj, e të pafuqishëm të përballojnë jetën e prishtë. Të gjitha këto, po i silleshin vazhdimisht në mendje. Ato, nga brenda, po e hanin. Edhe bukën e la të papërfunduar.
Nuk e dinte se si e la kështu oreksi. Çuf-çuf e ngrehte duhanin. Simiçi po e veneronte gjatë gjithë kohës.
Palush Micja po i shikonte përherë cigaret e Shokut Simiçi dhe e la bukën e butë e të grynjët pa e përfunduar, në vend se të shikojë bukën. Simiçi ishte spovuar me të gjitha llojet e femrave, ndërsa Palushi jo...
“Merre, merre një cigare dhe provoje, sepse po të duhet!” – i tha atij Simiçi, duke ia zgjatur dorën. “Ne, kemi kohë!” – përforcoi ai.
Palushi e dërgoi menjëherë dorën e tij dhe e mori një cigare, pasi vetullat i lëvizi poshtë e lartë, si për të shprehur bindjen e tij, por të paqartë. Dikur, pasi ngrehu disa herë, edhe me të kollurat e para, u shprehë:
“Nuk e di se si do të bëhet me njanën e dreçit! Është shkëmb i fortë dhe do të rrëzohej me “të pa qef”[7], por... më dhimbsen ata dy fëmijë të saj!... Janë si nëna e vet! Dy engjuj të pafuqi!!” - dhe e uli kokën poshtë këmbëve, pa fjalë. E Simiçit i shkoj buza në gas, si njeri që e dinte se si është puna. Pastaj, iu shpreh pas pak, sa e pleçnoj punës e tij e të milicisë:
“Bushtra është bushtër, për mua dhe të tjerët. Rrotullohet edhe ajo, madje çahet si pjepna, sepse është grua e burrit të keq, grua e keqe, e një familje të zëzë! Me fëmijë, nuk ka problem. Ata largohen, edhe nëse kundërshtojnë. E, për ty, më vjen pak keq, se ende paske zëmër të prekshme... Hëëë! Shkove si <vojvodë>, e dole si kec!” – dhe qeshi, me ironi.
“Nuk ka gjasa të shkoj tjetër ditë, pos i maskuar e me milicë të tjerë...”
“Pse, a ka gjasa të bësh diçka, vetëm që ta kapësh?!” – ia shtoi papritur ai.
“Jo, jo, joo! Detyra është detyrë! Nuk do mend kjo punë. Ashtu është, siç e thatë ju, shoku Kryekomandant. Ajo, nuk më jep asnjë mundësi tjeter, përveç dhunës!” – iu kundërvu menjëherë Palush Mickja, duke i kuptuar pyetjet provokative të tij. Ai nuk e dinte se a do t`ia delte përtej, me një kryemilic të rryer, apo jo. Kjo ishte hera e parë me një bushtër, e cila ishte e bukur.

Hëna e dalur në qiell, pas mbrëmjes, me dritë edhe ndër male, e cila i ngjallë e i ndriçon ëndërrat e njeriut të mirë, por edhe njerëzve të ligjë…
U ndal të mendohej. Piu edhe një cigare dhe duke e rrufitur me të shpejtë, sikur po i mirrej mendja. Kryekomondanti e shikoj vëngër dhe e pau se ai po dridhej në atë sprovë të provës së vet.
Dikur, e kuptoj se aty po i dështonte një njeri dhe po luhatej. Kishte pak nga shqiptarët, që qenë të denjë për të bëmat e tyre, por pat shpresuar se ky burrë nuk do të sillej kështu.
Po të mos kishte qenë ai, si kryesori, që e di se ku i vjerrë shpresat e veta, aty, ku duhet dhe si duhet për serbët, nuk do t`i përmbushej as plani i tij e as i popullit të vet, pra e instacave shtetërore. Shtoi ngadalë:
“Hëm!... Sikur të mos kisha qenë Kryekomandat i kësaj milicije të shtetit tim, do të thosha se do të provoja a je me tërë qenien tënde, në këtë vorbull... Por, si duket, je humbë me mendje, tek një bushtër!!...”
Djaloshi, Palush Mickja po e shikonte me çudi të veten e me një vorbull fjalësh, të cilat nuk i dilnin nga goja. Në sytë e ngulur turbullt nga fytyra e kryekomandatit të vet, ai po e vërente se në qenien e vet po luftonin dy anë të një qenie me njëri-tjetrin, pra qenë dy Palusha. Njëri Palush i thoshte: “Bëje, si thotë Kryekomandanti!”; dhe tjetri, po e ngrihte përvajshmërisht kokën lartë e të papërkulur, me sytë e skuqur : “Mos, mos, o burrë i dheut! Ata fëmijë, nuk kanë faj! Nëna e tyre, është grua! Grua, dhe shumë e bukur! A nuk do ta zgjidhje ti, po të të pranonte ajo?!... Ti, Palush, punon ku po punon, e le të bëhet çka të dojë, në daç të shkoj puna në rrotë të së ëmës!... Por ti, do ta merrje për grua një rob të tillë!!... Mos bëj, siç do të bëjë Kryekomandanti!!...”
Por, Palushi, midis këtyre, mezi e nxori përgjigjen nga vetja:
“Shoku Simiç!... Kur do ta dija unë se është grua e ballistit, djalit të ballistit të madh, do të thoja se nuk duhet hequr dorë prej qëllimeve të shtetit, sepse ata janë kundër pushtetit tonë, brez pas brezi! Por, a ka ndikuar gruaja në qëllimet e ballistit apo jo, duhet provuar! Fëmijët, janë të vegjël! Ata, nuk kanë faj!... Për mendimin tim, nuk do të dëshiroja që fëmijët e saj dhe kjo grua të kenë shkak të ankohen!...” – dhe Simiçi ia ndërpreu:
“Nuk ka asnjë arsye të ankohet kjo bushtër me veprimet tona, sepse ankesat e saj janë pa shkak! Aty është strofulli i gjarpërit, e gjarperinjt e vegjël i ngjajnë gjarpërit të madh, kur të rriten! Po t`i lëmë, do të na kafshojnë edhe ata, aty ku nuk ta merr mendja!”
“Gjarpëri ishte gjyshi, dhe bir i gjarpërit ishte edhe i biri! Ne, të dytë i kemi dërguar në ferr! Por, nipi i tyre nuk ka faj!...”
“Nipi i ngjanë gjyshit, kur të rritet!”
“Kur thashë se <ankohen>, thashë se ankohen te Zoti!”
“Ty, të lufton vetja! Zoti nuk ka punë këtu, por shteti!”
“Atëherë, bëja si të duash! Unë, nuk të përzihem!” – shtoi Palushi dhe pushoi. E dinte se pushteti nuk përzihet me fenë e krishterë, e aq më pak me fenë katolike të krishterë, dhe jo ortodokse.
Feja e krishterë katolike, në të cilën bënte pjesë edhe Palushi, pa marrë parasysh se ishte në mes tyre lufta dhe pas lufta, por këtu nuk përzihej feja. I thoshin se me serbët qenë “të një me feje”, por ate çka e thoshte feja e krishterë katolike nuk e përfillte feja ortodokse serbe. Kishte edhe ortodoksë shqiptarë, por ata ishin të tjerë nga serbët ortodoksë. Serbët, kur e donte puna, thirreshin në fenë e krishterë dhe kjo ishte ortodoksia e ndarë, por kur e donte ndryshe shteti serbo-sllav, ata dilnin jashtë fesë së vet. Ec e biru në fije! Herë lidheshin me fenë, e herë zgjidheshin prej saj...
“Atëherë, puna e jote ka mbaruar këtu! Tani, është edhe koha të ngritemi! Ti, nuk ke punë në këtë çështje!... Do ta shkruaj një raport të mirë, mos ke merak! Nuk i them, këto tuajat, shokëve të mi!... A e more vesh?!”
“Në rregull është! Nuk kam çka të them tjetër!” – shtoi edhe Palushi, duke u ngritur. Kryekomandanti ishte i rrebtë dhe e dinte këtë punë. E nuk mund ta kundërshtonte. Ecte ngadalë, pas tij, si reja pas reve të zeza...
4.
Siç ishin përgaditur pushtetarët e besueshëm, kjo nuk dihej. Në njëfarë mënyre, ishte kjo “top sekret”. Ata qenë ngritur në një “shtet” militant e të pa shpresë, i cili nuk zgjedhte mjete dhe i zbatonin pandërprerë e sistematikisht prej kohës së themelimit të këtij shteti nga “Perandoria Otomane”, dhe prej kësaj kohë ata njiheshin për shkatërrimin e kombit shqiptar, që nuk ishin si “serbët”, sepse emri ishte vjedhur nga vet servët, fis ilir, i cili kishte banuar këtë trevë e në fushën e Panonisë, por ultrafashistët, të mbiquajtur “serbo-jugo-sllav”, të cilët ishin një pjesë prijetare e të aparaturës së pushtetit të tillë ushtarako-policor, të ardhur këtu prej fundit të Iranit, fillimisht me leje të perandorëve Bizantinë, përmes maleve të larta të Karpateve, të besuar fort mirë në platformën shkombëtarizuese të popullatës vendase shqiptare, në tokat e dikurshme të Mbretërisë së Dardanisë, të cilën fare nuk e njihnin, apo nuk dëshironin që ta njihnin dhe gënjenin në çdo thënie të tyre, si sa i përket gjenealogjisë e historisë, edhe pse ishin totalisht të ndryshuara prej tyre. Sa i përkiste origjinës sonë, nuk na thuhej “te kombit të madh iliro-albanë”, por “popullata shiftare”. Ata gënjenin edhe sa i përkiste krijimit të popullatës së vet. Popullata “serbe” ishte popullata e përzier nga mbeturinat e popujve tjetër e të vllehëve, ndërsa kombi iliro-shqiptar ishte prej gjenezës së vjetër të kombeve, që prej egjyptit të Thotit, 25.000 vite para Krishtit, e ata nuk i kishin më tepër se dy-tre shekuj. “Serbët”, të cilët nuk mund të quheshin në këtë konstrukt të vjedhur nga historia e më parshme e fisit të njohur ilir “servia”, e ndryshuan me “serbët”, dhe ishin të spovuar me të gjitha gjërat e vjedhura prej historisë së mëparshme, edhe për krijimin e tyre, si “komb”. I mbajtën nën dhunë të tjerët dhe bënë përpjekje sistematike për t`i shkatërruar iliro-shqiptarët. Merrnin edhe gjëra jetësore prej tyre, por edhe territore të mëdha të okupuara, duke e ushqyer botën me gënjeshtra!...
Ne nuk jemi këtu për krijimin e “kombeve”, por për ardhjen e tyre në atë familje të shkatërruar dy herë, që nga Lufta e parë Botërore dhe nga Lufta e dytë Botërore, por edhe gjatë pasluftës së fundit, që ishte shumë e mbushur me viktima të zgjedhura mirë, e edhe gjatë shërbimit me dhunë nën APJ-në (Armata Popullore e Jugosllavisë), të lënë në mizerje të skajshme, si familja e Besnik e Ramë Shkurit, të vrarë nga Jugosllavia, apo e Cen Sadikut, i njohur si “Bacaloku”, prej Bokërrine, tani, vejusha e re dhe bukur, Luljeta, me të dy fëmijët e saj jetima, të zgjedhur e të vuajtur.
Tri ditë i patën shkuar milicisë së shtetit të madh apo ushtrisë, së bashku me paraushtarakët “serb-sllav”, që të përgaditen paraprakisht me të gjitha shënimet dhe cakun e orën ku do të mbërrinin, e nuk ishin me të vërtetë “paraushtarakë”, por ultrafashistë të njohur.
Një numër i vogël i tyre ishte nga të parët iranian, para qindra vitesh, por origjinën nuk e kishin vënë në gojë. Historia na mbetet histori. Nuk ka gjë se si e mbulon këtë çështje. Gënjeshtrat shtetërore “serbo-jugosllave” ishin të mëdha për tërë botën. Irani e kishte përafërsisht edhe sot të njëjtën shtrirje gjeografike, si “Jugosllavia”. Shqiptarët nuk ishin i të njëjtës origjinë me sllavët. Koka e tyre i dalonte me serbët. Shqiptarët e kishin kafkën hiperbrakicefale, e jo sllavët.
Ata, gjuhën e morën nga të dy vëllezërit evrej, në fund të shekullit të IX-të, Çirili e Metodi. Fillimisht i përkthyen psallmet katolike në këtë gjuhë të shpikur, si ortodokse. Në radhë të parë i bënë për fenë e re skllave, të cilën, ata që u krijuan me dhunë e dalëngadalë, duke i mbledhur shtresat e ndara nga popujt e tjerë; e shkurtojnë emrin nga “skllavët”, në “sllav”. Me qindra dredhi, e shtyjnë përpara edhe “krijimin” e tyre. Gënjeshtrat janë gënjeshtra, por ato shiten si “të vërteta”. Bota, kështu i pranon. E thuaju në qoftë se ke aq mundësi, sepse ata asgjë nuk dëgjojnë, sidomos kur nuk u përputhet me interesin e tyre. Asgjë nuk harrojnë për të keq dhe presin ditën kur tu vije për shtati, që vjellim gjak e vrer nga shqiptarët.
Në qoftë se keni mundësi që të ndërlidhim këtu “përkufizimet fetare”, ata qenë “në shërbim të Krydemonit”, e të përkushtuar rreptësisht e me tërë qenien kundër Zotit të Madh, sikurse brendia e thellë e Tokës...
Pa ardhur mirë mëngjesi, nëpër errësirë, e rrethuan shtëpinë e Besnik e Ramë Shkurtit; i hodhën një copë mishi të helmuar qenit që lehte me të madhe, e i cili pas sa minutash cofi dhe u futem brenda shtëpisë. I zunë në krevat, Luljetën dhe dy fëmijët e saj. I zgjuan dhe nuk i lanë që të qanin me zë, edhe pse filluan të bërtasin. E panë se e keqja ishte ngjeshur me dhunë e me forcë tek ata, që ishin me uniformë shtetërore ushtarake dhe policore.

Këtu është një skuadër e ushtrisë e paramilitarëve serbë, gjatë ushtrimit të dhunës, terrorit e gjenocidit në Kosovë, të daluara në një vijë, pas një aksioni të tyre antinjerëzor...
Së pari, bënë përpjekje të qetësojnë fëmijët, por ata qanin vazhdimisht, sado që u dhanë pak sheqera, të cilët aspak nuk i prekën, e për të mbuluar gjurmët i ndanë në fillim prej të ëmës së tyre dhe i nxuarën në gjip ushtarak, të cilit i pat urdhëruar Komandanti i Baterisë Ushtarake, Kapetani i Klasit të Parë, Zorica Miliç, që t`i falim fëmijët, sepse do të qenë një urdhër i dhënë edhe nga Komandati i Milicisë, Zadar Simiç. I këshilloj ata që t`i merrnin me të mirë dhe të ndahen, sikur i kishte lajmëruar më parë në dy pjesë, e njëra pjesë duhet që të rrethonte shtëpinë e atij qen-plakut ballist, Cen Sadiku, në qendër të fshatit, e t`i lenin fëmijët tek plaka e tij, derisa ta merrnin plakun të lidhur dhe ta lenin në gjip, derisa t’u ipej ndonjë urdhër tjetër. Po kështu bënë edhe ata. Papritë e pa menduar rrethuan shtëpinë e Cen Sadikut, u futën në shtëpi; e muarën me ndonjë kondak, sa për të thënë, sepse ishte edhe plak e do të vdiste nga goditjet, e nuk kishin kend të mirrnin në pyetje.
Ndërsa Luljetën e kishin lidhur me dorë prapa dhe e sollën në dhomë të pritjes, ashtu mund të quhej ajo dhomë, sepse nuk ishte aq e mirë dhe e madhe, ku qëndronte aparatura udhëqëse, pos Nënkapitenit, që pat shkuar me trupen e tij, në fshat. Ajo, dinte t`i dallojë usharakët, paraushtarakët dhe milicët, por nuk i dinte mirë gradat e tyre. Fytyrat i kishin të urrejtura. Po e shikonin nën sy, e veçanërisht paramilitarët apo paraushtarakët.
Njëri ishte civil, por i zi, sikur të qe jevgjit. Ai iu drejtua asaj në shqip:
“Çka kërkoi këtu ballisti i Bardhaniqit, i poshtri e i mbrapshti ballist, Hasan Selim Tahiri?! Pse nuk e ke lajmëruar milicinë?!” – dhe ia dha një flakareshë të madhe, sa qyrrat i stëpikën mënjanë dhe gjaku i rrodhi nga hundët.
Ajo qe sjellur përpara tyre, në gjunjë e me duar të lidhura pas vetes, nuk ishte mundësi që të fshinte hundët dhe gjakun. E shikoi me urrejtje civilin dhe të gjithë të tjerët. E shikoj vëngër civilin dhe iu shprehë me urrejtje:
“Ku mi keni lënë fëmijët?! A?! Ku mi keni lënë?!...”
Tjetri, papritë e pandaluar ia dha një flakareshë edhe më të madhe, në anën tjetër, dhe u përkul që t`i thotë ngadalë sqarimin e mëposhtëm:
“Është çështja e jonë ku i kemi fëmijët!! Nuk u përgjigje në pyetjen e bërë nga unë! A ka nevojë ty që të pyes edhe njëherë?!...”
“Me lindë, lindin të gjitha kurvat, por pa e ngrënë këte (dhe bëri me dorë në shenjë të kurvarit për gjenitalet e mashkullit!), nuk keni mundësi për të pjellë! Fare e keqe! Jeni edhe ju, të gjitha, shiftari! Le të shkoni andej kah keni ardhur! Dreçi u marrtë!!” – iu kërcenua Komandanti i Paraushtarakëve, i gatshëm për çdo gjë, madje edhe për rrahje i stërvitur, sepse kishte etje të madhe të lëshohej papritë mbi atë bushtër, që e quante ashtu, nga urrejtja prej Luftës së Parë Botërore. E kishte okupuar vendin më të zgjedhur gjyshi i vet, në një kullë të mirë në Rrafshin e gjërë të Dukagjinit, por kah fundi i kësaj Lufte qe detyruar që ta lëshojë prap vendin e marrur prej “shiftari” dhe të kthehej nga kishte ardhur. E ai ishte rritur prej këngëve antishqiptare.
Për këtë, një ëndërr e kishte të pashuar që të shponte dikend me singitë serbo-ruso-iraniane. Ai nuk e kuptonte ate që thoshte me gënjeshtër, sikur ata paskan ardhur prej Shqipërisë e në Kosovë dhe nuk e merrte me mend se ka ekzistuar aty Mbretëria e Dardanisë.
Kryekomandandi i Milicisë, shoku Simiç, bëri me dorë nga Kryekomandanti i Paraushtarëve që të mbahej në këto sjellje të tij, dhe iu drejtua gruas së re, me fjalët e tij të matura:
“Na kemi informata të vërtetuara për të gjithë juve; për Besnikun tuaj, për vjehrrin Ramë Shkurti; për Cen Sadikun e të tjerët; për ballistin Hasan Selim Tahirin e Bardhaniqit, të cilin e keni pranuar në konak! Nuk e dimë se çka mund të bënte një grua vejë, por e marrim me mend se ajo është pa burrë dhe i dimë çka i duhet kësaj gruaje, krahas ushqimit e pijes, veshjes e mbathjes, etj... Duhet të përgjigjesh në pyetje të Hetuesit të Milicisë, shoku Mensur Gashiç, që e di mirë shqipen! Ai është rritur këtu. Duhet që t`i përgjigjesh! A kuptove?!”
Ajo, e shikoj këtë serb, që ishte Komandant i Milicisë, e nuk i besoj aspak, sepse tridhjet dredhat i dintë. Edhe paraushtarakun e njohu për më të keqen, që mund të mblidhej në ata serbo-sllav. Ndërsa Hetuesin e Milicisë, që ishte i zi, si jevgjitët e tjerë të Kosovës, e njihte prej kohësh. Ata, mezi e pritnin satë merrnin njëfarë profili të pushtetit, që të lëshoheshin me të ligat. Në Kosovë, ishin të parët që do t`i bashkangjiteshin në kohë të liga. Ndër ta kishte ndonjë të mirë, të cilët vuanin, por nuk lëshoheshin me të ligën. Komandantin e APJ-së, nuk e njihte, por ai ishte serioz dhe i zymtë.
“Ju jeni pushtet e ndihmoheni prej paraushtarakëve, armatës e milicisë dhe unë jam grua krenare e Besnik Ramë Shkurtit! Bëni çka të duani me mua! Jam duar lidhur, e nuk jam burrë, sepse asgjë mos të kisha, një palë duar do t`i ngritja kundër jush! E të mi ndodhë ndonjë gjë fëmijve të mi nuk e di çka do të kisha bërë! Po nuk keni arësye që të më sjellni rrotull për atë burracak të Bardhaniqit, sepse nuk ishte prej Bardhaniqit, e as nuk kishte atje të tillë, e në fshatrat për rreth, ndonjë <Hasan Selim Tahiri>. Aq më pak, nuk ia kam hapur derën atij pa e thirrë në konak Cen Sadikun!... E dija se nuk është i saktë dhe prej Bardhaniqit. Por, sjelljet i kishte si tuajat! Kur gënjen, nuk i rrinë sytë me një vend! Qenin tim, Balin, e mbytët ju, me helm! Tash, bëni çka të doni, sepse unë kam faj që jam e re dhe e bukur; vajzë e edukuar e patriote e Ukë Keqmalit, të Thanajve[8], por kam fat të keq se kemi rënë nën okupimin tuaj të vendit! Dhe, ti, morre burrec serbo-sllav, mbaje në mend, se nuk kem ardhur prej Shqipërie, por jemi të lindur den-baba-den në tokën tonë!!” – ia shprehu urrejtjen të gjithëve zëri i saj që po dëgjohej qartë, por ushtarakët dhe paraudshtarakët ia lëshun me shqelma grushta të gjithë, duke e sharë, dhe i ranë edhe me kondak pushke disa herë, derisa Zadar Simiçi dhe Zorica Miliç i ndalën. Ata i kishin prishur të gjitha planet e tyre.
“E kemi krijuar Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë, e edhe në Kosovo kemi luftuar, me të gjtha mjetet, pa marrë pasysh se një pjesë ishte me Ballin tuaj Kombëtar! Bijtë e tyre, edhe sot na prishin pak punë. Më fal, po të them ty, sepse këta të mitë, por jo nën komandën time, u ngutën. Do me thënë se plani im u prish. Por, nuk ka asgjë të keqe, ndërron forma, por nuk ndërron ligji. Janë hetusit, milicia dhe gjyqi. Nuk ke mundësi të mira për jetesë, sepse t`i kishim përmirësuar këto kushte!” – dhe ua bëri me dorë milicëve të tjerë, që ta merrnin në duar të vetat e ta dërgonin në vendin e thënë më parë, pa e shrytëzuar e pa e dëmtuar, në kuptimin moral.
Asaj gruaje, të rënë përmbys, i nevojitej edhe njëfarë mjekimi, por kishte kush të merrej me to. Ajo na qe larë në gjak dhe plagët do t`i lidheshin.
“Zadare, po e ndërrojmë planin!” – ia qartësoi Kapedani i Klasit të Parë, Zorica Miliç. “Duhet që ta dërgoni te mjeku! Kështu, nuk bëhet më punë. Me milicinë, e keni planin e tretë. Unë, po ndahem!” – dhe u ngrit ai dhe urdhëroi Ushtarakët dhe Paraushtarakët. Ende nuk ia kishte arritur koha e tyre.
Milictë kishin urdhër të merrnin kuçkën e ta shpinin në gjip të madh e të mbuluar. Në milici e sollën edhe mjekun e tyre. Ajo i kishte tri bri të thyera. Ia lidhën së bashku me vredat e tjera. Cen Sadikun e kishin marrë në tjetrën anë poashtu në hetime, e kishin rrahur me shuplaka e grushta, por më së voni e patën lëshuar. Ai i kishte në shtëpi të veten jetimët e Luljetës, e cila, deshi apo nuk deshi, e dërguan në një spital të armatës dhe me roje që po ndërroheshin. Atje, duart i kishte të lidhura për krevat, përderisa nuk ia zgjidhnin për të marrë barnat ose për të ngrënë racionin e bukës, që ishte për të shtruarit, jo fot e mirë apo me mish derri. Pas spitalit, mbeti afër tre muaj në paraburgin, pastaj një vit e gjysmë qëndroi në burg...
Kësaj çështje i rashë trup, sepse shumë nga qytetarët e mi u ka rënë të provojnë e të njohin ndjekjen, arrestimin, keqtrajtimin, madje pa pasur asnjë provë për veprimtari balliste, neoballiste, politike, shqiptare e patriotike, deri në demostratat paqësore kundër metodave të njohura të Jugollavisë.
Ne, nuk kishim asgjë të përbashkët me “serbo-sllavët” antishqiptarë...

Prapë hijenat dhe korbat, duke e ngrënë së bashku kadavrën, që nënkuton sjelljen e rrebtë e të urrejtur të milicisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë, gjatë ushtrimit të dhunës, terrorit e gjenocidit…
5.
Tani, në këtë rrëfim, që mund të jetë një tregim aq realist dhe aq modern, duke mos i shikuar konturat e shkrimit, por të bashkëkohësisë së shkrimit. Kjo gjë nuk na tregon çka heqin e përjetojnë Cen Sadiku e Luljeta Ukë Keqmali, në hetuesi dhe në burg, apo fëmijët e saj të dhimbshëm, pa babanë e nënën e tyre dhe nën përkujdesjen e Nënës Fatë dhe të Cen Sadikut, apo me fëmijërinë e shkatërruar prej fillimet e deri në fund të jetës së tyre. Djali i vogël i saj, Jetoni [9], Jeton Besnik Shkurti, me lot në sy, i dha shpresë nënës së tij në brugun serbo-sllav, që nuk ishte shpresë, por ngashërimë e fëmiut, i cili do të rritej si burrë, i mbetur pa dorën e babës së mbytur në ushtri e pa nënën e mbyllur në bug, nga shëmtia e rrebtë serbo-jugo-sllave, nën përkujdesjen e mikut të vjetër të tyre, Cen Sadiku.
Nuk kishte se si ta ngushëllojë nënën e vet breda në burg, ku jeta e tij dhe e të tjerëve fëmijë ishte sakatuar nga dora e fortë antishqiptare. Këtë fat të pafat i të gjithë fëmijve, e kishte menduar edhe nëna e tij, që ishte sikur një shbëmb i fuqishëm i gruas shqiptare, ndaj të gjitha furtunave e të shumta, me një lule në ballë të shkëmbit njeri.
Luljeta Ukë Keqmali e priti me mjaft ngazëllim të madh vizitën e djalit të saj, Jetonit, dhe përmendoren e gjallë të gurit të shpatit, Cen Sadiku. Por, ate e ngulfati menjëherë dhe u shëndrrua në një metaforë të durimit. Djali i saj ishte rritur prej vuajtjeve, më shumë se duhet, dhe po shëndrrohej në një burrë të bokërrimes së gjallë. Luljeta Ukë Keqmali ua ktheu përtej grillave durimin ndaj këtyre furtunave të përdalura; që ta shikojë në vend të dyve, të babait të mbytur në ushtri dhe nënës së dënuar me burg edhe motrën e tij, Jeta Besnik Shkurtit[10], sepse i ka borgje të prindërve me plisa të bardhë mbi kokë të qëndrojë stoik ndaj stuhive të tjera, që do të vinë. Ajo, së shpejti, do të dalë njëherë nga grillat. Grillat janë formë e jetës së përndjekjes, e nuk është vdekje! Nëna e tyre ka qenë krenare, jo vetën nga babai i këtyre fëmijve, Besnik Ramë Shkurtit, por edhe nga babai i vet, Ukë Keqmali, që ka qenë një ukë i tmerrshëm i armikut, nëpër malet tona.

Në vend të personazhit, djalit të ri Jetoni, në këtë fotografi të trishtë e simbolike është me dhembje të thellë të humbjes të njerëzve të vet...
Ishte e saktë e vërteta e hidhur e gjysmës së të burgosurve, të vrarëve, të fëmijve të sakatuar apo jetima, dhe mos t`i numërojmë edhe të dhunuaret e shumta, midis duarve të ndyta të okupuesve. Këto i bëri pushteti i dhunës, përmes milicisë, ushtisë e paraushtrisë së serbo-jugo-sllavisë, për ta mbajtur gjallë edhe shumë vjet këtë vend, që thonin se “është i tyre”, i cili nuk ishte i tyre, por e kishin mbushur me kopila te vet.
Këtë diametër të dhunës, nuk ka shifër për ta dhënë, as të zhdukurve e të mbyturve, shekuj me radhë...
Gjysma tjetër e popullit të Kosovës ka qenë i modifikuar në rezistencë pas dhunës së përditshme të këtyre hijenave. U ngritën pak nga pak dhe u bënë të gjithë kundërshtarë. Aty i kishin shtëpitë dhe rrënojat e shtëpive të tyre.
Por, një pjesë e konsideruar e populatës shqiptare apo pjesa dërmuese e bijve më të mirë, ikën nga dhuna. Ikja nga dhuna është për frymëmarrje të gjallë, largë nga këto hijena, të cilat vetëm gjakun e ndjekin për ta gëlltitur. Ajo është më e mirë për t`u forcuar e për t`u mbajtur gjallë nga bota, pasi ta kenë rizgjuar ndërgjegjen e fjetur të botës. Kur nuk ka tjetër mundësi, është ikja më e mirë se sa vdekja, si viktimë e pambrojtur e terrorit të paparë.
Terrori është vdekje, e kundër terrorit ka rezistencë të mirëfilltë politike edhe jashtë vendit dhe mbrenda vendit. Dikur, do ta merr vesh edhe bota e gjërë e ajo do të japë përgjigjen e vet.
Ikja nga vendi me zë të ngritur nga padrejtësitë e tilla nuk është pranim i dhunës mbi gjeneratat. Ai është zë i ngritur e i fuqishëm kundër terrorit të përsëritur. Luljeta Ukë Keqmali, është lule-jeta e jetës sonë.
Ajo nuk kishte vend ku të tretet, sepse i kishte fëmijët e dashur të saj, Jetonin dhe Jetën, të cilët do të mbijetojnë. Në të vërtetë, nuk kishte ku të ikte prej dhunës së pandershme të Jugosllavisë.
Uragani i pafatësisë u kthye në fatësi të luftës çlirimtare! Jetoni e Jeta u ngritën si rreze drite të lirisë!...

Lulëkuqet ndër gurë, simbol i të rënëve dëshmorë nga dhuna e gjenocidi i armiqve tanë kombëtar, të serbo-sllavëve…
________________________________________________________
________________________________________________________
[ 1] Po e shpjegojmë këtë fjalë, përafërsisht çka nënkupton ajo: DHUNA është përdorimi i forcës fizike, i shtrëngimit fizik ose psiqik, i mjeteve dhe i metodave më të vrazhda ndaj dikujt për ta detyruar të bëjë diçka jashtë vullnetit e dëshirës së tij, për ta nënshtruar e për ta shtypur dikë, për të kufizuar veprimet e dikujt, etj. Detyrim a shtypje me anë të forcës... (Marrë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, “Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe”, Tiranë 1980, faqe 411).
[ 2] Të gjitha emrat e personazheve janë këtu emra simbolik. Në këtë kuptim, po shpjegohet fillimisht ky emër. Luljeta është luljae jetes. Jeta e jepte një shembull të bukur të saj, në shkëmbinj. Ukë është ujku i maleve tona. Ndërsa mbiemri Keq-mali, mali është i keq, e njerr në shesh fatkeqësinë e saj, të një mali në duar të liga…
[ 3] Bacaloku është poshtu një emër me domethënie simbolike. Do të thotë se ishte si „një Bacë për Loken“, prej prejardhjes sonë, nga nënat. Ai ishte prej vendit, nuk ishte i ardhur. Pra, ishte sinonim i mirë i prejardhjes së kombit shqiptar, dhe qe shprehje e popullit dhe i mençurisë së tij.
[ 4] Edhe këta emra kanë njëfarë domethënie. Të gjitha emrat shprehin veti të personazheve apo kuptime simbolike. Emri i Ramë Shkurtit është emër i rëndomtë shqiptar, por me prejardhje që prej ilirëve e arianëve, para vedave indiane, të cilët më vonë kanë ndikuar në krijimin e gjuhës sankritishte, por nuk e njohin as shkencëtarët e sotëm. Ndërsa „Shkurti“, është i shkurtër, si jeta e tij, që vritet nga armiqtë e vazhdimësisë ariane, këtu, nga serbo-jugo-sllavët. Besniku do të kishte një Besë me idealin e babait të vet; ishte Besë-Nikë, pra Nika, i shtati besnik i Jerusalemit dhe shqiptar, me Jessu Krishtin, sikur Nikolla. Është i dyti brez, që vritet pabesisht…
[ 5] Fati, Fatbardha, Fatimja (Fat-imja), Fatmirja, etj. janë emra ilirik e simbolike, nga qëllimet e tyre, të gjuhës shqipe. Fati është fati i personit, e çdo njeri e ka fatin e tij; Fat-bardha, është fati i bardhë; Fat-imja, nga fati im, do të thotë se fati është i imi (jo emër islam, sepse edhe arabët janë të krijuar prej degës sonë kombëtare ilire dhe sot janë shpërfillur me gjuhën dhe kulturën e tyre!); Fat-mirja, është fati i mirë i personit apo i gjësë së veçantë. „Fati“ është edhe nga ana e deshifrimit etimologjik vetëm një emër tërësisht shqiptar...
[ 6] Edhe emrat e vendeve si „Bokërrina“ dhe „Bardhaniqi“ janë emra simbolik. Bardhaniqi do të thotë se është vendi i bardhë, me fat të mirë; ndërsa Bokërrina ishte një vend i dënuar, ku ndodhin të ligat. Boka është mal, pak a shumë vend pa ujë, pa jetë të mirë, të lëna pa kujdes e me lisa, me drunj të vegjël e dëllinja…
[ 7] „Me të pa qejfsh“ është shprehje e pavullnet për të bërë diçka, të ndonjë gjëje me shtërngim, me dhunë, e dhe me rezistecën e personit, etj., sepse kështu e thonë të tjerët për një gjë, të cilët ata i shërngojnë të tjerët. Kjo gjë do të thotë se gruaja është kundër kësaj, që i thonë „dhunim femre“, e nuk kanë forcë për t’i kudërshtuar...
[ 8] Edhe këta dy emra janë emra simbolikë. Uka është ujku i maleve, këtu i Bokës, kodër pa ujë, po me drunj të shkurtër e të kryqëzuar, dhe i malit të vështirë (Keq-mali), ndërsa „Thanajve“ është vendi i fshatit të lindjes së Luljetës, që tregonte se është prej origjinës së tharbët të thanave, për armikun.
[ 9] Jetoni është gjithashtu emër simbolik dhe emëron djalin, i cili e jeton jetën e vet, siç mund të jetë e mundur, përballë sfidave të mëdha.
[10] Ndërsa Jeta është emri tjetër simbolik i vajzës së tyre, siç isht jeta vet, në këto anë.