Lexues të nderuar!

Ky tregim, sikurse edhe tregimet tjera, po përmirësohen edhe njëherë para botimit.

 

Ju kërkoj ndjesë!...

 

 

Brahim Ibish AVDYLI:

 

 

 

PËRMENDORJA E GJALLË E KUJTIMEVE

 

 

 

                   -Sokol Idriz Metës, [1]

                   në shenjë përkujtimi!

 

 

 

(sikur novelë, me nota autobiografike)

 

 

 

 

Më ranë lotët e parë, deri në fund të mjekrrës. U shkëputa pak nga ajo ëndërr e natës dhe u treta nëpër vargjet e kësaj elegjie. Po, po, elegji ishte, por kush do ta këndoj, sepse edhe gurët e lisat, kalldrëmi dhe qytetet ishin dridhur nga dhembjet e mija! Dhembja nuk po më lë askund të qetë!

 

MALLI PËR TË PAKTHYEREN

 

 

-Elegji mërgimi

 

 

Më dogji malli, o Zot, për arën time

-e fjalë nuk gjëj prej dhembjes;

lumin poshtë saj dhe shelgjet e bleruara

-e fjalë nuk gjëj prej dhembjes;

cicërimën e zogut mbi rremb të qershisë

-e fjalë nuk gjëj prej dhembjes;

për lojën time dikur mbi lule shëngjergji

-e fjalë nuk gjëj prej dhembjes;

malli më dogj për zërat e fëmijve oborrit

-e fjalë nuk gjëj prej dhembjes;

qortimin e thekshëm të babait, lavrës së pllugut

-e fjalë nuk gjëj prej dhembjes;

përkëdheljet e harruara të nënës, që në fëmijëri

-e fjalë nuk gjëj prej dhembjes;

për gocën e ëndërrave të mia, që kur nuk erdhi

-e fjalë nuk gjëj prej dhembjes;

për lugjet, kodrat, fushat, pyjet e vendlindjes

-e fjalë nuk gjëj prej dhembjes;

për çdo pëllëmbë të dheut, zallit e gurëve

-e fjalë nuk gjëj prej dhembjes;

për sythin e pranverës, barin e dushkun e ri

-e fjalë nuk gjëj prej dhembjes;

për tundimin e rrezes së parë, atje, mbi shtrojë

-e fjalë nuk gjëj prej dhembjes;

për bubullimat e papritura të reve, ditës

-e fjalë nuk gjëj prej dhembjes;

për tingujt e Radio-Prishtinës, shqip, me çifteli

-e fjalë nuk gjëj prej dhembjes;

për lojën e paktë me top, në fund të livadhit

-e fjalë nuk gjëj prej dhembjes;

për dashurinë prindërore, që prore më mungoi

-e fjalë nuk gjëj prej dhembjes;

për opingat e llastikta dhe baltën e tyre

-e fjalë nuk gjëj prej dhembjes;

për buzëqeshjen e sinqertë, tretur kaherë

-e fjalë nuk gjëj prej dhembjes;

për kullat e veçanta, dallëndyshet nën strehë

-e fjalë nuk gjëj prej dhembjes;

për ata që shkuan dhe kurrë s`do t`i shoh

-e fjalë nuk gjëj prej dhembjes;

për zërin e tyre, fjalën, përshëndetjen e ngrohtë

-e fjalë nuk gjëj prej dhembjes;

për vrapin rinor që u shkreh përtej kodrash

-e fjalë nuk gjëj prej dhembjes;

për perëndimin magjik të diellit, mbi Shkelzen

-e fjalë nuk gjëj prej dhembjes...

 

për kthimin e sërishëm të çdo gjëje në jetë

-e fjalë nuk gjëj prej dhembjes;

për dëshirën time të vdes vetëm në Kosovë

-e fjalë nuk gjëj prej dhembjes;

për pamundësinë që të lind atje, përsëri

-e fjalë nuk gjëj prej dhembjes!...

 

                      *****

 

Përcëlloni pra, përcëlloni, o etjet e mia

duke vrapuar pas një fëmije në kujtesë

me ato pamje të pashuara dashurishë

që shkrumb m`i bëri koha nëpër damarë,

 

e pafuqishme është dora për të mbajtur pishën

që e ndriçon luginën e strukur të dëshirave

nëpër ato rrugë kah lëvizi mosha ime...

 

Tani, jam kthyer në një trung të shkëputur

që kalbet nga mijëra kafshime dhembjesh

në gjollin e përbaltur të kujtimeve të hidhura!

 

 

Vjenë (Wien), 1995

 

 

Oooiiiiii! Ooooiii!... Më bien lotët, qurk e qurk, nëpër sytë e pështjelluar. Kjo ishte një dhembje prej njëmijë e një dhembje, tërësisht e veçantë, e cila do të më shkrumonte gjatë tërë jetës sime, pikërisht nëpër damarë, dhe do të më bëhej mu si një trung i shkëputur dhembjesh!

 Përderisa më ishte i ndaluar vendi im, vendlidja ime, e Atdheu i pa bërë- sikur dëshironte zemra, mendja e shpirti për ta parë të bërë njëherë, të lirë prej të gjithë djajve të mbitokës, në të gjitha anët, dhe me engjujt e shtruar kudo për dhé, për vdekje, por edhe në Shqipëri, ku ishin sforcuar armiqtë e bredshëm, të orientuar kah sllavo-komunizmi; madje në pjesët që thirreshin me emra të çuditshëm, e qante përtej tragjedisë lulëkuqja ime! Anë e përtej- kisha udhëtuar nëpër Evropë: në Bremen, Hambug, Bruksel e këndej, deri në Vjenë! I kisha rënë anë e përtej tërë Zvicrës, tërë Italisë e Shqipërisë, etj. Nuk arrija dot ta qetësoj shpirtin tim, brenda kësaj bote...

 

 

Kanuni i Lekë Dukagjinit, vepër postume, përmbledhje e kodifikuar prej At Shtjefën Konstantin Gjeçov, historian, etnograf, pedagog, poet, përkthyes, mbledhës i folklorit, etj., botuar nga Variety, Prishtinë 1995.

 

 

Dy përkushtimet e Sokol Metës, të veprës së dhënë e revistës Dardania, nga Vijena, me 11.05.1995, në përvjetor të garave tona të shkollave fillore dhe të veprimtarisë sonë, të rritura e të futura në katrorë, prej meje...

 

 

Shtëpia muze e At Shtjefën Konstantin Gjeçov. Gjeçovi u lind në Janjevë të Kosovës...

 

 

Babai im, ndjesë pastë, Ibish Sadri Avdyli, edhe pse ishte i sëmuar, pak kohë para vdekjes, kërkoi t`ia bëja këtë fotografi, me kërrutë në këmbë, te muri. Hera e fundit, që u ngritë në këmbë...

 

 

Fotografi e mxjerrur nga varri i tij, dhe e vendosur në biografitë e shumta, dritë pastë!...

 

 

Babaloku në mes, unë-në krah të majtë tij dhe daja Arif, prej Amerike, në të djathtë...

 

 

Ekstrakt i sulmit ish-jugosllavo-policor mbi grupin e studentëve në Prishtinë...

 

 

Libri i Profesor Muhamet D. Rogovës, "Kujtime nga burgu", Shoqata e Intelektualëve "JAKOVA", Gjakovë 2008.

 

 

 

Gjatë luftës së UÇK-së, Sadri Ibish Avdyli, pseudonimi "Baca i Maleve", në qitje, me muratajë, në Koshare/Kosovë...

 

 

 

7.

 

Atë ditë, kur ndërroi jetë Ylltari, ishte ditë e veçantë me diell, por shumë melankolike. U zgjova herët nga një ëndërr e posaçme, si e para. Por e pashë Ylltarin përpara Diellit, me kokë të ulur mbi mua.

“Zgjohu, vëlla! Me lejen tënde, po ikë nga kjo jetë, se mjaft qëndrova!” – më tha, derisa po i hapja sytë, prapë në ëndërr, jo i zgjuar.

“Pse po ikë nga kjo jetë ore vëlla dhe ku po shkonë?” – e pyeta, ashtu, si rëndomë, deri sa të kthjellesha.

“Po kaloj në jetën e përjetshme, sepse i kam larë të gjitha vuajtjet” – vazhdoi prapë, por nuk e kuptova tërësisht.

“Të gjitha vuajtjet?!! A e sheh se si po vuajnë të gjithë njerëzit tanë?!” – ia ktheva edhe njëherë Ylltarit, në të njëjtën ëndërr.

“Nuk e di pse unë e preva kështu fillin e jetes suaj e dola këndej! Shkurt, kalova nga bota e atyshme! Më ishte mërzitur e tëra! Me ta thënë të drejtën, nga ajo botë, u zhgënjeva tërësisht!!” – buzëqeshi me durim, por pak ironike.

“Ah, nuk e marr vesh, tërë çështjen! Nga bota e këtushme, dole andej, pra vdiçe, dhe të tjera... Çfarë kam unë në këtë çështje?” – e pyeta, thjeshtë.

“Që të tregoj ty, sepse tani po e kryen edhe një detyrë!” – shtoi, shkurt.

“Cilën detyrë?! Çka duhet të bëj unë?!” – i thashë, si seriozisht.

“Mos u merzit, o burrë! Ti, shëndosh! E lëshova jetën tuaj e jam në jetën e përhershme! Zgjohu, të thashë! Pije një kafe e nxito dhe merre një aeroplan! Eja në Kosovë e mbledhi burrat për të pamën tonë! Pa ardhur ti, me ata që i ke në listë, nuk më kryhet e pamja! Unë, kam ikur, përtej jetës!” – shtoi ai, me të gjithë theksin e fjalëve. Tani, më ishte e qartë! Ai, kishte vdekur nga kjo jetë! U kthjella dhe isha zgjuar. Po dridhesha. Më theksonin, të dy veshët.

-E bëftë Zoti i Madh mirë! Ylltari, paska vdekur! I paftë shpirti dritë! Kështu e paska jeta! – thashë me vete, derisa po e pija kafen. Më rrjedhën disa lotë! Por, mu kujtua prapë ëndërra që e pashë. U vesha menjëherë. Për sot, nuk mund të shkoja, por për nesër, jam me kohë.

Veturën e kisha lënë në vendlindje e do ta marr e të tretën ditë; i mbledhi shokët e tij e të mitë, për pamje dhe arrij që të shkoj pa u kryer e pamja.

Gjatë gjithë rrugës i kujtoja të gjithë sa kanë vdekur nga kjo jetë tokësore dhe kishin me mua një lidhje shpirtërore. Përfundimi i vuajtjeve të tyre më thirrte në një farë forme. Unë mund të mos isha i pajtuar me të gjithë çka e kanë thënë ata në jetën e përditshme, por, marrë në përgjegjësi, isha i lidhur dhe i obliguar të jem në vdekjen e tyre, në qoftë se nuk kanë vdekur në luftë, sepse isha nxjerrë nga radhët e luftës që përpara, madje me pabesi! Nëse kam kohë, do t`ua shpjegoj.

Edhe lindja dhe vdekja ime nga kjo jetë, sikur detyrat e mia të caktuara, e kanë të njëtin synim. Jemi sikur një trajektore dhe vetë kjo trajektore e ka një pikë fillimi e një pikë përfundimi...

Nejse! Nuk po ua rrëfej të gjitha. Asnjëherë, nuk mund të thuhen të gjitha! Madje, nuk dihen të gjitha për njerëzit e caktuar, për rrethanat e caktuara, as për detyrat tona, të marrur prej Zotit të Gjithësisë!

 

 

Faksimile e një kartoline me zarfë të postës së Sokol Metës, të dërguar nga Kallavaji i Botushës te unë, në Rapperswil të Zvicrës, e ruajtur nga unë, e sistemuar në akte të miat dhe e futur në katrore.

 

 

Njerëzit e kësaj bote, nuk janë të gjithë të ardhur prej një vendi dhe nuk flasin njësoj; nuk rrjeshtohen njësoj; nuk e kanë të njëtin qëllim të jetës, etj. Të shumtën, kur u lindën të gjithë nëpër dhembje, e kanë harruar pjesërisht apo tërësisht ate çka u ka caktuar energjia e madhe kozmike!...

Udhëtova të nesërmen për në Kosovë. E mora makinën prej Morine, kur vëllezërit më thanë se duhet të shkoja sot për të pamë me 30 veta të fshatit, por nuk shkova, sepse ata do t`i dërgonte vëllau i im i dytë.

Kisha ardhur për të pame, me të tjerë. I mora 5 veta, të caktuar prej të ndjerit simbolikisht. Fshati duhej t`i thoshte Jetonit e Skender Metës, se vëllau i madh, do të vijë nesër, me shokë të Yllarit, për të pame. Ka ardhur sot nga Zvicra.

Me makinën time, të nesërmen u nisëm prej Gjakove, me pesë veta. Ishin, Koordinatori i Grupit Politik, në Gjakovë, miku im, profesori Muhamet D. Rogova, përveç meje, sepse me veturën time vinin, dhe profesori Muharrem Kurti, miku ynë dhe djali i axhës së ish- Prof. Bajram Kurtit, nga Prizreni; dy të tjerë, intelektual dhe miq nga Gjakova. Arrimë gati në mes dite. I pari hyri Muhamet Rogova. E kishte për detyrë t`ua shprehte të gjithëve ngushllimet tona të sinqerta dhe veçanërisht vëllait të vogël, tani burrë i rritur, Mentorit; një prej dajallarëve të tij dhe Skender Metës, djalit të axhës, i cili ishte mjaft i njohur, sepse punonte në Policinë e re të Kosovës.

Një i caktuar prej tyre, për korrektësi, do t`ua thoshte emrat e atyre që ishin caktuar “për Kryeshëndosh”. Muhameti dhe Muharremi ishin më të sprovuar nga të gjitha pamjet shqiptare, të të gjitha religjioneve e të të gjitha komunave, nëpër Kosovë. Vendin e dytë ia lëshuam një intelektuali, të cilin ata nuk e njihnin. Ishte Prof. Dr. Atdhe Bardhi, i cili kishte prejardhje nga fshati i Korenicës, lindë e rritur në qytetin e Gjakovës.

E pamja ishte si pamja më e rregullt dhe me shumë burra; ishte shenjë e ditur e të pames, siç mbahet e pamja e burrit para shkreptimit të moteve të liga, të zymtë, por me krenari. Kështu e kishte pasur “të shkruar” të jetojë.

Pasi u krye rendi i parë i të pames dhe pyetjet rend e vi e të gjithë neve, sepse kishim edhe të njohur të tjerë që na njihnin, Muhameti e mbajti një fjalim të denjë që prej fjalëve të Koordinatorit të Grupit Politik të Gjakovës dhe dënimit të tij, për vuajtjet e tij të veçanta deri në këtë ditë. Edhe veprat e tija për dënimet, si p.sh. “Kujtime nga burgu”, i njihnin mirë.

Ia dhanë fjalën dikujt tjetër, sepse e kishin për mallë të na i dëgjojnë fjalët e tjera, sepse Muhameti kishte folur dhe mua më kishin të njohur, por ishin kurreshtar të dëgjojnë edhe ndonjë fjalë nga intelektualët e tjerë. Për fat, në atë orë, kishim kohë, sepse në të pamet tona, nuk të ipej rasti ta zgjatje.

-Po e marr fjalën, me këtë rast, meqë kemi edhe pak kohë! – tha Profesor Dr. Atdhe Bardhi. –Ne, jemi pesë intelektualët dhe e kemi me borgj të flasin! Njëherit, po ua shprehi përsëri ngushllimet tona më të sinqerta, për vdekjen e Ylltarit! Shpirti i paftë vetëm drite e juve Zoti u lashtë shëndosh! Nuk e di sa më njihni, ndonjëri po. Prof. Muhamet Kurtit, po i kërkoj falje, se e mora fjalën që të flas, e ndoshta ka pasur diçka të tregojë. P.sh. Profesor Muharremi është jo vetëm prej Smolice, por edhe profesor në Gjimnazin “Hajdar Dushi”; Kryetar i Klubit Letrar të Gjakovës “Gjon Nikollë Kazazi”, me rrethinë; shkimtar dhe i njohur si mik i të dyve: Profesor Muhametit e Brahim Avdylit. Ka qenë më parë siç e dëgjuam nga ana e juaj fshati Morinë për të pame dhe vëllai i tij u ka treguar se do të vijë për të pamë Brahimi me intelektualë, por nuk e di se a keni patur rast që të dini edhe një gjë: një mik i veçantë i Brahim Avdylit ishte djali i axhës së Muharremit, Magistër Brajram Kurti. Kur vdiç Bajram Kurti, kemi shkuar për të parë me zotin Brahim dhe Ylltarin, në Prizren. Kjo ka qenë edhe rasti që na na zgjedhi pikërisht neve, ju, Zoti u lashtë shëndosh!

-Të lumtë goja, Profesor Bardhi! – iu përgjigjën të gjithë.

-Vazhdo, të lutem, Profesor Bardhi! – i tha, një nga të familjes së të ndjerit, që ishte më i moshur. Të gjithë e dëgjonin! Askush nuk ndëgjohej!

 -Po, po flas, por të gjithë le të më ndëgjojnë! – ia rifilloj Profesori. – Ju, nuk e dini çka do të flas. Intelektualët dinë mjaft mirë, sepse janë të ngritur, si p.sh. Muhamet Rogova, i cili është themelues i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”, por edhe i burgosur me Ylltarin, në vitin 1980 dhe i dënuar në vitin 1981. Me Brahim Avdylin ka qenë gjithmonë i lidhur. Por ajo që do t`ua them është një misele, një rrëfim popullor, sepse të gjithë sa janë lindur e rritur në mesin tuaj, i kanë përcjellur edhe këto misele, si p.sh. Brahim Avdyli.

 

 

Një shkrim i autorit të librave që na i fali, në Morinë të Gjakovës, Prof. Mr. Bajram Kurti, nga Prizreni, në një natë që e bëri me ne, në vedlindjen tonë...

 

 

Po ua shpjegoj shkurtë: Ishte ra mbreti një kohë në vuajtje të mëdha, me sjelljet e djalit të tij. Ai qe trashëgimtar i Mbretit, por nuk e dinte çka do t`ia mësonte tjetër, që do t`ia sjellte atë dije, e cila i mungonte. Kishte frigë se do të gabojë. I kishte treguar aq sa kishte mundur, por mendja e re dhe pa përvojë, nuk e njihte punën ashtu siç do të duhej. Pra, nuk i mbet tjetër e dual një ditë tregu, pa përcjellje, e fund e krye po sillej tregut. Ia zuri syri në fund të tregut, një burrë të vjetër e të thimë, i cili e kishte hjekur plisin nga koka dhe e kishte vendosur në tokë, përmbys, me një fjali: “Bleni çka nuk blehet në treg, në qoftë se keni nevojë për te!” Mbreti e shikoj dy a ti herë e nuk po i binte kurrsesi në fije asaj fraze. Edhe plaku po e shikonte, madje ngultazi mbretin, pa asnjë fjalë. Nuk kishte çka të fletë. Dikur, foli mbreti:

-Ore dai! Çka ke për të shitë, përderisa nuk paske asgjë!

-Larmadhëri, kam për të shitë diçka, në qoftë se keni nevojë për te! – u përgjegj me dije plaku.

-Hëë! – ia priti Mbreti. – Ka nevojë djali i im për diçka, por ti nuk e di çka do të bësh me te, përderisa as unë deri tash nuk kam mujtë me i ra në fije!

-Nëse ka nevojë ai për diçka, do t`i bij në fije unë, kur të thotë djali u juaj, Lartmadhëri! – dhe e uli kokën teposhtë, pa luajtur prej vendi. E kuptoj edhe mbreti se ka të bëjë me një pleqnar të hollë, e jo me një plak.

-Ahaa! Sa të paguaj unë, për këtë pleqësi? – pyeti Mbreti, duke e dërguar dorën te portofoli.

-Jo, jo! Nuk më paguani tash! – i tha plaku, duke e shikur. – Po ngritem, nëse është nevoja, e po shkojmë së bashku. E pyes djalin e ia zgjidhi edhe këtë punë. Pastaj, më le sa të duash, Lartëmadhëri, e unë jam i pajtuar.

I dha shenjë dhe u ngritën. U nisen prej skajit tjetër të tregut. Ne mes të tregut, qe djali i tij, duke shikuar andej e këndej.

-Po çka paske dalur edhe ti, bre djali im i mirë, në këtë ditë tregu, kur të gjitha këto gjëra i ke në sarajet tuaja?! – e pyet dhe u çudit Lartëmadhëria.

-Ah, unë kam dalë për t`i blerë njerëzit, e jo mallin e tyre, baba i im i mirë e i Lartëmadhëruar! – u tha menjëherë djali.

-Nuk shiten njerëzit në treg, po malli i tyre, he mozomakeq![10] – dhe heshti me dhimbje mbreti, ndërsa pleqnari qeshi.

-Lartëmadhëri! Unë e gjeta pyetjen dhe po ia jap këtë përgjegje. – tha vetë pleqnari e shikoj një dugajë, me dy kate, për rreth. Shkuan mbrenda dhe u ngritën mbi masën e tregut. I shikoj njerëzit, herë andej e herë këndej.

-Çka pa sheh?! – e pyeti i biri i Mbretit.

-Eja këtu, bre djalë! – iu drejtua atij.

-Çka kam për të parë? – e pyeti djali i tij. Mbreti po shikonte kah ata dhe po i cingërronte veshët. Nuk i tha asgjë djalit.

-Tollovinë po e shikoj! Tollovinë e tregut! – i tha pleqnari.

-Ah! Në fund e në kry, po i sheh njerëzit! – i tha i pakënaqur djali.

-Jo, hedi! Shtine kokën nën krahun time e shikoji vetë! Atëherë, më tregon se çka ke parë! - dhe e hapi krahun e djathtë për kokën e tij.

Djali mendoj, por kur e pa Mbretin që po i shikonte dhe e dinte se ai ishte munduar t`i bijë në fije, e këtu nuk po thotë asnjë fjalë, e pa të arësyshme të ndjekë këtë plak se çka i thoshte të bëjë. E futi kokën dhe u habit, pa masë!

-Fute edhe njëherë apo dy herë, sepse e vërteton mirë këtë nevojë! – i tha prapë pleqnari dhe po e pret përgjegjen e tij.

-Uh-uu-uh! Mahlukat[11] qenkan! Veç ndonjëri është njeri!

-E tani e the vetë dhe po të mësoj edhe diçka: Dy hise prej tyre janë pjellë e dreçit, e një hise prej tyre janë pjellë e Zotit, atij i qofshim falë! Janë në luftë me njëri-tjetrin! Duhet me pasë sy për me ditë! Mozomakeq kush prekë në tokë e shkonë në ferr, e i lumi ai që prek në tokë e shkonë në parajsë! Janë bota tjetër që i ndanë, sikur kjo jetë! A e more vesh, këtë punë? - e pyeti pleqnari.

-Paskna qenë gabim, deri në këtë moment! – iu përgjegj ai.

-Të lumtë, o pleqnar, sepse ia ke dhënë hakun djalit tim, se nuk kam pasë sytë e tu, për t`ia thënë atij. Ai, do të më trashëgojë mua, kur të mbaron koha ime. Eja në saraje, bashkë me ne, e merr prej atyhit ari sa të duash!

Pra, Ylltarit i ka ardhur koha tani të pushojë në parajsë, e ju, Zoti u lashtë shëndosh! Të gjithë sa janë me detyra sot, nuk i kanë të gjitha detyrat e njeriut. <Qysh asht mileti, vie hyqymeti> [12], thotë fjalë e urtë popullore dhe gege. Ylltari dhe ata që i ka pasur ai për obligim t`i ngrehë lartë, nuk janë nëpër detyra të pushtetit. Përvoja popullore është më e fuqishme se dija që merret me shkollë! Ylltari kishte përvojë nga vuajtjet e tij, e nuk e lanë të ngritej, e as t`i ngriste të tjerët për rreth! Pra, po e përmbylli këtë fjalë të gjatë, e pastaj po ngritemi, sepse u mora mjaft kohë. Ylltari nuk kishte bërë fakultet, sepse nuk ia mundësoj fati i mjerë, por kishte dije, e as dijen nuk ia bleu populli e nuk ia la Zoti i Madh! Por, po u them, se ai e ka një përmendore të fjalëve të arta, që miku i tij, Brahim Avdyli, do t`ia ngritë!... Edhe njëherë, Zoti i Madh, juve, të gjithëve, u lashtë shëndosh!...

  

 

-O Zot i Madh u paftë dhe ruajtë! - bërtitën ata që ishin për Kryeshëndosh.

Pastaj, dualën të gjithë për t`i përcjellur e u bënë rrjesht. Po përshëndeten një nga një, me dorën e majtë në zemër e dorë e djathtë faleshin. Grupe të tjera qenë mbledhur përjashtë, sa plot oborri e rruga ishin mbushur. Kishin pritur, deri sa të dilte kjo grupë, prej odës së burrave. Do të futeshin radhë me radhë, për t`ua shprehur ngushllimet.

Midis kësaj dhembje të madhe të kësaj ane, mua, po më shëndritke fytyra. E kishim përmbledhur edhe një detyrë tonën sot, siç ishte më së miri.

-Na ke zardhur fytyrën, me të gjitha ato fjalë! – i thamë të gjithë në veturë, duke u kthyer për në Gjakovë.

-Mua, ma ke plotësuar një mall të kahershëm me një thënie popullore, në qoftë se arrij që të shkuaj ndonjëherë, një novelë, Profesor Dr. Atdhe Bardhi! – ia përmbylla me gëzim, atë vuajte unikate.

Ylltari nuk kishte lënë as djalë as vajzë, por e kishte një vëlla të zgjuar e plot shtëpinë e tij. Pushteti vjen si do masa, e jo siç do Zoti dhe drejtësia!...

Pushtet i thënçin!...

 

 

_________________________________________

_________________________________________

 

[ 1] Sokol (Idriz) Meta, ishte i dënuar me Mr. Muhamet D. Rogovën, Xajë Nuren, Hysen Kusarin, me 12 gusht të vitit 1981, në Gjykaten e Qarkut në Pejë. I dyti ishte i dënuar me dënim të rënde. Të parët, ishim dënuar me 9 vjet burg politik, ndërsa ai qe dënuar me 6 vjet burg politik. Hysen Kusari me 3 vjet burg politik.

[ 2] Fjalë gege, që e përdorim për ofshamën, veprimin e qenies njerëzore pa zë për psheritimën, fshaj, etj., që nuk shpjegojhet në fjalorin e ASHSH, “Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe”, Tiranë, 1980, por në fjalorin e Mehmet Elezit, “Fjalor i Gjuhës Shqipe/rreth 41.000 fjalë që nuk gjinden në FGJSSH, me shtjellime etimologjike”, Enti Botues “Gjergj Fishta”, Tiranë, 2007, faqe 1395.

[ 3] Të thënieve të masave të popullit, nga turqishtja, “halk”= popull, njerëz, dialekt= gjindja, të përierit, masa.

[ 4] Babalok, e thirrnim babën e nënës sonë, pra të Lokës sonë, e Babagjysh i thonim babës së babes sonë.

[ 5] Ky emër i ka mbetur prej serbo-malaziasve, sepse Ereniku vinte prej Junikut e rritej pa pritur e pa menduar dhe vëshonte edhe tokave për rreth. Shkelzeni i Gashit i ngrihte këndej shumë të reshurat, ndërsa Bjeshkët e Junikut dhe Gjeravica kishin të reshura më tepër se sa të mjaftueshme. Reka e Mirë u thonin fshatrave të Deçanit, deri në Gjakovë. Ereniku i tmerrshëm, ishte këndej e derdhej në Dri. Okuptorët serbo-jugo-sllav e sulmonin Gjakovën me rrethinë, sikuse tërë Rrafshin e Dukagjinit.

[ 6] Nga fjala turke, hasret=mall, i vetëm, si për mall.

[ 7] Qukan, e thërriste populli gotën në formë të dardhes, e cila i zinte dy decilitra raki. Për të mos e ndier lodhjen nga puna, e pinte një qukan me rraki të kumbullave; e në mëngjes e pinte një qukan me raki rrushi. Rakia e rrushit duhet të ishte 5 vjet e më tej më e vjetër. Ajo trashej dhe bëhej si e badha e vesë.

[ 8] Kali-s-trok= ilirishte-shqipe, do të thotë se i ngarkonte në qafë fëmijët, në vend të kalit, që trokëllonte. I merrte kahe-qafe. “S”, në mes, do të thoshte “nuk”. Pra, nuk ishte në trok të kalit, por në trok të atij që merrte mbi vete.

[ 9] Për këtë, mund të shihni një fusnotë në librin e Muhamet D. Rogovës, “Kujtime nga burgu”, Shoqata e Intelektualëve “JAKOVA”, Gjakovë, 7 mars 2008, faqe 13.

[10] Shprehje nga popull i ynë, në këtë rrëfim, me gjuhën e popullit: mos Zot, mos e beni më keq, mo Zot ma keq.

[11] Fjalë e prejardhjes së Lindjes dhe turke: krijesa të tjera, si kafshët, jo njerëz.

[12] Siç është i përcaktuar masa (popullata), vie edhe pushteti, do të thotë kjo fjalë e urtë.