Brahim AVDYLI:

 

 

EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT-

 

SHPALIME PËR EVROPËN E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT, PREJ GJENEZËS E DERI MË SOT (IV)

 

Duke dashur të përkrahë shtjellimin e mëtutjeshëm të punimeve të mia, Ridvan Muslija ka deklaruar për çështjen pellazgo-ilire, pra shqiptare, se, “te gjithë heronjt e lashtësise me plis në kokë, të gjithë shkrimet e vjetra lexohen e marrin kuptim vetëm nga gjuha shqipe, edhe alfabeti që quhet grek është pellazgo–iIir”.[1] Këtë gjë duhet ta njohë opinioni botëror dhe evropian. Evropa nuk duhet të lejojë shkencëtarët dhe teoricienët e vet të rrëshqasin me sy të mbyllur në kthetrat e gënjeshtrave greko-sllave apo tjetër, por të shohë kontributin e vjetër e të dokumentuar pellazgo-ilir, pra shqiptar, nëpër gurë,  statuja, mbishkrime, etj., për kulturën e përgjithshme të njerëzimit dhe të Evropës, sikurse të mendimeve të mitologjisë, të Zotave dhe të besimeve. Gjeneza e krijimit të Evropës dhe e Bashkimit Evropian nuk mund të shkojë nëpër duart e gënjeshtarëve grekë, të cilët përpiqen pa pushim të paraqesin si “argumente të krijimit” të botës kulturën dhe trashëgiminë e vjetër si “botë greke”, sepse qenkan të lëna me alfabetin “e tyre”, e të cilat nuk mund të deshifrohen nga gjuha greke. Ata nuk mund të “gënjejnë” tërë botën, sepse gjuha shqipe ka mbetur gjallë prej shekujve dhe mund të deshifrojë këto mbishkrime të vjetra, që janë kudo të lëna trashëgim nga pellazgo-ilirët, pra shqiptarët. Vetëm forma e shkrimit është "e grekëzuar" dhe kjo gjë mund të shpjegohet, sepse i kanë paraprirë të njëjtat rrethana. 

“Flasin vërtetë gurët, edhe dokumentet... por është e nevojshme që edhe ne ta ngrijmë zërin lart, të dëgjojë Evropa, për këtë gjë duhet që edhe shtetet, akademitë, televizionet e mjetet e informimit të punojnë shume më tepër”- thotë Ridvan Muslija.[2] “Padrejtësisht, në të gjitha tekstet e autorëve të lashtë emri "helenë" është zëvendësuar me emrin "grek", që është mashtrimi më i madh i së vërtetës historike. Siç pohojnë studiuesit shqiptar, për pellazgët emri "grek" nuk njihej jo vetëm në lashtësi (përveç emrit të një fisi që emigroi në gadishullin Apenin), as në shekullin e 19-të, kur e vizituan evropianët jugun e Ballkanit”- thotë Fatbardha Demi.

“Studimet shqiptare”-thotë ajo në vazhdim-“nuk botohen në gjuhë të huaj dhe nuk zënë vend në faqet e internetit në këto gjuhë...” [3]

 

Edhe Wikipedia, duke shkruar gjerësisht për Evropën, në gjuhën shqipe, bazohet në “National Geographic”, “Havard reference” dhe në veprën e Olaf Petersen, “Early Physics and Astronomy: A Historikal Introduction”, [4] në të cilat e hedhë “Greqinë antike” si “një nga vendimtarët e thellë të qytetërimit perëndimor”-sikur konsiderojnë themeluesit dhe përkthyesit e Wikipedias,[5] sepse unë nuk e konsideroj si argument konkret historik. Duhet të jetë Pellazgia e lashtë dhe jo “Greqia antike”. Ajo duhet të jetë shumë më e gjerë se sa që paraqitet në atë faqe, me origjinën e lashtë të Evropës, me popullin e saj të parë, pellazgët hyjnorë, pra shqiptarët, dhe më konkretisht shqiptarët e sotëm; Epirin e lashtë, që e zë në gojë edhe Homeri, në veprën madhore të shkruar “Iliada”, në Dodonën, qytetin e parë pellazgo-shqiptar, “dimërkeqe”-që thotë ai, pra në Tomor të Shqipërisë, Epirin verior të Shqipërisë së Jugut, e pastaj, mund të zë gojë qytetin e dytë në Tomar të Janinës, Epirin jugor, Greqinë verio-perëndimore, që e ka grabitur me dhunë e dredhi Greqia e sotme dhe fuqitë e mëdha të Evropës prej Shqipërisë jugore... Kështu do të dalë në “qytetin shtet”- si e jep gabimisht Wikipedia “të poliseve grekëfolëse”[6], që luajti rol në krijimin e personaliteteve, sepse edhe ato janë pellazge. Emri “grek” iu dha të gjithë popujve të Greqisë, pa u pyetur për etninë dhe u quajt automatikisht “popullsi greke”, me rastin e krijimit artificial të tyre nga ana e  Francës, Anglisë dhe Rusisë, edhe pse nuk ka pasur kurrë “komb grek”, por popull pellazgo-ilir, d.m.th. shqiptarë, të shtrirë në tri kontinentet e botës, Evropë, Azi dhe Afrikë. Kështu, emri “grek” iu dha padrejtësisht popullit të varfër e të ndjekur shekuj me radhë nëpër gjenocidet e shumta, të ndarë të copëtuar nëpër të gjithë fqinjët rreth nesh, të etur për gjak të pafajshëm: grekëve të mëvonshëm, serbëve të mëvonshëm, bullgarëve të mëvonshëm, sllavëve të mëvonshëm, etj., që ditën të vrasin pamëshirë shekuj me radhë me shpatë, thikë, sopatë, e armë në duart e veta fëmijët tanë të pambrojtur, gratë, pleqtë, se lere më burrat, përpos që kanë gënjyer tërë botën.   

Ne po e marrin me këtë rast një argument nga Sheradin Berisha, të botuar në Pashtriku, nga Misha Glenny, i cili thotë se “vite më përpara, koncepti i shtetit grek nuk ka ekzistuar kurrë. Grekët nuk e dinin kush ishin.”[7]Ndërsa, po nga Sheradin Berisha, në të njëjtin shkrim, po e marrim citatin e Roger Just-it, një antropolog i njohur i botës, kur thotë se “shumë nga <<grekët>> e shekullit XIX, që sapo kishin fituar pavarësinë nga Turqia, jo vetëm që nuk e quanin veten helen (pra, po e citojmë sipas Sheradin Berishës, sepse grekët mësuan këtë gjë nga fanariotët dhe Kisha Ortodokse Greke), dhe as që flisnin greqisht, por flisnin në gjuhën shqipe, vllahe dhe sllave”.[8] E dimë se kjo gjë e fundit, pra gjuha sllave, ka mbetur prej themeluesve të parë, nga Çirili dhe Metodi, të thënë prej tyre “për nevojat liturgjike ortodokse”, pra artificialisht, në territorin e Gadishullit Ilirik, që “shkencëtarët” e mëvonshëm të shekujve 18-të e 19-të e këndej dinë ta shkëmbejnë me emrin urrejtës “Ballkan”, por nuk është folur më parë, në tërë gadishullin[9].

 

 

Të pesë thëniet vijuese po i marrim prej emisioneve të Çamërisë të dhënë me datën 5.06.2011,[10] nga një shkrim i dhënë në internet i Lidhjes Çame, nga Maximilian Lambertz“Historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm atëherë kur do të marrin pjesë në shkrim shqiptarët”; të Wadham Paecock: “Njerëzit që marshuan në Babiloni, Persi dhe Indi kanë qenë paraardhësit e shqiptarëve”; të Apollodonit“Pellazgët, populli i zgjeruar të njerëzimit të botës së vjetër, ka jo vetëm në kohët e vjetra të Anteut përmbi Heladën, por të gjysmës së gadishullit të gjithëmbarshëm Hem”, pra emërtimi i parë e Gadishullit Ilirik, të dhënë në veprën e tij[11]; dhe Instituti Kanadez“Selia primitive e Arianëve para shpërndarjes së tyre ishte Evropa... Pellazgët e vjetër, që mbijetojë në shqiptarët e sotëm, janë pasardhës të aksioneve primitive ariane”;[12] dhe, së fundit, thënien nga Straboni: “Epiri, vendi i Pirros, një rajon me lugina të thella, të egra, dhe pjesërisht pjellore, kishte qenë dikur e banuar nga pellazgët.[13] Këtu ishte Dodona, metropol fetar i pellazgëve në epokën homerike[14]ku ka ekzistuar “hyjnia supreme” (Zoti i Madh, Zeusi), që e qeveriste qiellin e tokën, dhe është nderuar me emrin kombëtar <<besë e pellazgëve>>, “Zeus Pelasgikon”, Zeusi (apo Zoti) i  pellazgëve.[15]

Tomor ishte faltorja e tij, që quhej Dodona, qytet i parë në shkëmb (si do ta gjurmojmë në vijim të këtij shkrimi), në Shqipëri, dhe nuk quhemi kot “Shqipëria”, d.m.th. vendi ku sundon shqiponja dhe flitet gjuha shqipe, sepse shqipen, pra shqiponjën “e kishim edhe në flamur”.[16]

Në fakt, kjo gjë e paraqet gjenezën e njëzimit dhe besimit të parë të mbarë njerëzimit, që e quajnë “mitologji”, siç thotë Sami Frashëri[17]; ndërsa më parë e kishim perëndeshën Sellena prej Dodonës së parë, nga mali Tomor i Shqipërisë dhe kulti i Dodonës është aktual për tërë njerëzimin, veçanërisht për shqiptarët, dhe vetë për autorin e këtij shkrimi, sepse kulti i Tomorit u shndërrua në kultin e malit, ku e ka selinë besimi i njerëzimit, zotat dhe zotreshat, Zoti i Madh, Zeusi, perëndia i lashte i shqiptarëve, jo grekëve.

“Shqiptarët e moçëm, -shkruan poeti ynë kombëtar Naim Frashëri, sipas komentimit të Ridvan Muslisë[18], -besojnë Hyjninë, dhe në mal të Tomorit ishte faltorja e tij, që quhej Dodonë”. Në Dodonë është trekëndëshi i Bermudes, që e kam dhënë në shkrimet e mija si “trekëndëshi i Noas”, d.m.th. Nuhës, që është pellazg, pra i Epirit, jo grek, por shqiptar. Kemi qindra emra të tillë.

Unë, nga Gjon Vuksani po e marrë një fotografi të Bermudës, nëse mund të dallohet trekëndëshi i Noas.

Ndërsa, për emrin e Kronit, që është shqip, Fatbardha Demi mendon se ai “vjen nga emri KREU që shpjegon pozitën e tij në shoqërinë e lashte si <<mbret bari>> dhe si Zot i parë (Zeusi, i riu apo i dyti). Ky fakt pasqyrohet edhe në lashtësinë egjiptiane, ku për mbretin apo Perëndinë hënore Horus, i cili edhe përfaqësohej nga shqiponja, për te thuhet <<Horusi i vjetër>> dhe ekzistonte edhe <<Horusi i ri>>”[19]që ishte pellazg, ilir dhe shqiptar, në Egjiptin e lashtë, të cilën e merr Evropa si shtet i bashkuar për “zanafillë” të saj, duke harruar gjurmët e kontinentit. Të shqyrtohet edhe faqja e internetit “Wikipedia”, do të gjëjmë se njerëzit e parë të Evropës, janë gjetur në Evropë 1 Milion e 800`000 vjet para kësaj kohe, pra në “parahistori”, dhe “terri Evropian”, që mbetet pa u shpjeguar dhe nuk trajtohet mirë. “Terri Evropian” u quajt edhe “Koha e Migrimeve”. Ndër më të dalluarat janë emigrimet apo luftërat për vendin në hapësirën e Evropës të Ostrogotëve (Ostrogothët shkruan aty, dhe nuk e bën një ngjashmëri në mes fjalës pellazgo-shqipe ZOT dhe fjalës trakase-gjermane GOT, por i shkruan gabimisht <<gothët>>. Kjo do të thotë “ata që e besonin Zotin nga Lindja”, ku “Ost” është Lindja. Janë fis pellazg dhe kanë ndërlidhje me pellazgo-shqiptarët, në historinë e lashtë dhe të vonë. Ky shpjegim që po e jap këtu, vlen edhe për të tjerat.); Visigotëve; Gotëve; Saksonëve; Vandalëve; Frankëve; Anglëve dhe Hunëve; pak më vonë, Vikingëve dhe Normanëve. Në këtë periudhë janë zhdukur qindra vepra të shkruara më parë dhe shumë pak shkrime kanë mbijetuar në letërsi, filozofi, mendime e matematikë, etj. Të gjitha këto janë zhdukur nga Evropa. Perandoria Romake shohim se bie nën kontrollin e klaneve Kelte, Sllave dhe Gjermanike. [20]

Sllavët themeluan në Evropën e Mesme dhe Lindore domenët e veta dhe prej aty sulmojnë brez pas brezi, së bashku me Hunët e vjetër, baballarët e Mongolëve dhe “Grekët” artificial, pa i lënë anash nga kthetrat e përfitimit me dredhi Keltët e vjetër, pjesërisht baballarët e Spanjollëve, etj. Sllavët, edhe pse lindën mjaft vonë në historinë e kontinentit të Evropës, duke marrë pas vetes të gjithë ata që mundi t`i privojë, të gjitha pakicat e popujve për rreth që u gënjyen, sepse në radhë të parë i ka gënjyer me fenë ortodokse, të cilën e ka grabitur nga duart e kombit pellazgo-ilirë, d.m.th. shqiptarë dhe shqip-folës, duke e vendosur përpara “sentencën” udhëheqëse të tyre se ata “janë të zgjedhur prej Zotit”, prandaj “janë ortodoksë”, që nuk është në përputhje me të vërtetën. Sllavët janë bazuar mija vite mbi gënjeshtrat. Serbët e kanë alfabetin gllagolik, të bërë për herë të parë nga Çirili dhe Metodi, të cilën e kanë bërë duke shfrytëzuar diskun e Festit, të shkruar nga Çakalli, apo Ermi, si alfabet fonetik i ardhur prej Egjiptit dhe nga disa me të padrejtë quhet “alfabeti i parë Evrpoian”. [21] 

Alfabeti i parë Evropian quhet edhe alfabeti i Kretës, alfabeti hieroglif, që është baza e alfabetit të më vonshëm helen, grek që e quajnë sot, sepse ai kishte atëherë shkrimin “grek”, ndërsa fjalët i ka pellazgo-shqipe, që Evropa vazhdon ta injorojë se ka lidhje me gegët e shqiptarëve të sotëm, më shumë se me “grekët”. Të folmen e sotme gegë të gjuhës së sotme shqipe e quan si të folme “barbare”, ashtu si tentojnë ta quajnë të ashtuquajturit “grekë”, sot si dikur, dhe këmbejnë linearët e vjetër në linearët e dytë dhe të tretë, për t`u larguar më shumë nga zbulimi i mijëvjeçarëve.

Pra, këtu qëndron edhe arsyeja e parë e gënjeshtrave dhe gënjeshtarëve të historisë. Ka edhe alfabete të tjera, më të vjetër se alfabeti i Kretës, të cilët janë gjetur në Evropë. Për ne mjafton të themi se alfabeti i Vinçës, i gjetur me kulturën e vjetër parahistorike të Evropës, që paraqesin shkrimin e vjetër evropian  (Old Europe- Evropa e vjetër), ka filluar në mijëvjeçarin e shtatë p. K. dhe është zhdukur 3500 vite p. K.[22]

Vinça e ka marrë emrin sipas lokalitetit Vinça, 14 kilometra largë nga Beogradit të sotëm dhe është vendbanimi më i famshëm neolit në Evropë, fenomen që paraqet zenitin neolit në kontinent.[23]

Kultura e Vinçës është sqaruar shumë pak dhe vetëm sa i zbukurojnë muzetë e Serbisë dhe të Evropës, pasi emri i tyre vjen nga vendi ku janë gjetur, ndonëse kanë pasur vende nëpër Kosovë, si p.sh. Prishtinë, Pejë e Gjakovë, ka janë gjetur mjaft gjësende të shenjta dhe të kësaj kohe dhe ato janë lidhur me çështje fetare, që në atë kohë kanë qenë qendra religioze. Kështu, ndikojnë në krijimtarinë artistike të Evropës se Mesme dhe të asaj Juglindore të kohës së neolitit.[24]

 

Grekët, serbët, sllavët, bullgarët, pa mos i larguar përfundimisht armiqtë tanë nga tryeza e shqyrtimit, edhe anglezët, turqit, spanjollët dhe portugezët, më pak francezët dhe italianët, të gjithë janë vetën një vorbull demonian për shqiptarët. Dihet se Perandoria Bizantine ka rënë në vitin 1453.[25] Në jug të Gadishullit Ilirian, që i thërrasin thjeshtë “Ballkan”, është themeluar Greqia e mëvonshme. Ndërsa një hartë e kësaj kohe, e vitit 1362, na nxjerr në shesh ekzistencën e Epirit, me Thesprotinë, Molosët e Dodonën; Peloponezin; Aleancat e Tebës dhe Thesalinë; ndërsa Greqia është me ngjyrë të kuqe (Atika e Athina).[26] Rrafshimi i këtyre mbretërive dhe e fiseve të lashta të këtyre tokave, që sot po quhen “Greqi”, vie si rezultat e Perandorisë Osmane.

Ne po e shohim këtë hartë dhe po flasim shkurt për plisin apo qeleshen, si veshje kryesore iliro-pellazge. Fjala “Plis” vjen nga fjala e vjetër “Pilos”, [27] që do të thotë kapelë, kapuç në gjuhën iliro-pellazge, ose e kundërta, nga fjala “plis” rrjedhë fjala “pilos”, që është e shkruar. Atëherë, kur gjendet e shkruar fjala “pilos” dihet se gjendja materiale e ilirëve, të lënë pas dore apo të shtypur prej atyre që ishin ngritur me kontributin jetësor, ndërtimor dhe historik të ilirëve, të vinin në vijat kryesore të udhëheqjes, merren me botime që në “Greqinë” e lashtë, e cila atëherë nuk quhej kështu.

Fisi “helen”, ka qenë një “fis” i vogël që është kombinuar nga afrikanët e Evropës dhe fiset pellazge, të cilët filluan të kooptoheshin nga ata që kishin ardhur si emigrues nëpër Iliri dhe falsifikuan emrat, mitet dhe historinë. [28]

Kjo gjë shihet mirëfilli në mitet e para iliro-pellazge të “krijimit të botës”, të “Zotave”, që udhëheqshin botën; të “besimit të njerëzve”, të “mitologjisë” së botës, e cila nuk quhet pellazge apo iliro-pellazge, por quhet “greke”.[29]

Kur i marrim veprat e para letrare të Evropës, “Iliadën”  dhe “Odiseun”, të  Homerit, “i mësojmë” se janë shkruar me alfabetin “grek”, pra “greke”.

 

Ne po e marrim një fotografi të vetme të kombinuar nga statujat, apo pjesë të statujave të gjetura nga gërmimet e vjetra, në të cilën shihet Homeri, Ulisi (Odisea, Olysse, ndoshta nga emërtimi Ulysse); Ari (i Pari, Çarësi, Çam, Parisi, Aleksadri) etj. me Plisa (qeleshja, pilosi, kapuçi) të bardhë si bora (borealë) dhe veshjen deri sot të ruajtur brez pas brezi nga shqiptarët, me krenari, me dhimbje, vuajtje, luftëra e gjenocide të papara nëpër histori, për ti thënë kësaj “Evrope” që është themeluar nga mitet tona, nga Evropa e lashtë prej mitologjisë shqiptare, jo greke, se ne jemi të parët tuaj, dhe një fis i joni kanë qenë arianët, jo grekët tuaj, që ju e falsifikoni historinë dhe zanafillën tuaj, duke u nisur nga rrenat e atyre që janë gënjeshtarë të përkryer, grekët dhe sllavët, duke u bazuar vetëm nëpër rrenat e tyre.

“Peshku qelbet nga koka”, thotë një fjalë e urtë shkodrane, të marrë nga shkrimi i Ridvan Musliut. Homerin e keni këtu me një qeleshe të bardhë (me një plis) dhe Ulysse-un, të cilët përshkruhen mirë se kanë origjinë nga Epiri. Kapuçi i bardhë që e quajnë plis, qeleshe dhe qylah është bërë nga lesh deleje i shkelur dhe është tradicionalisht veshje e denjë e shqiptarëve. Tipi i plisit me maje, ka trajtë kupe me maje të theksuar; ndërsa plisi pa maje, është me trajtë kupe të rrumbullakët, prandaj quhet i rrumbullakët.[30] Të dy plisat i mbajnë shqiptarët, toskë e gegë, vëllezër të një nëne-mëme, amë (amë dhe ati, së bashku në një fjalë, prej egjiptianëve të vjetër, që e merr Evropa si për gjenezën e saj), dhe ne i ruajmë prej kohësh.

Në këtë punim po e marrim edhe një fotografi më të vjetër, që në kohën e Alesandrit të Madh, me të cilin "fillon" historia e Ballkanit[31] dhe Evropës, me Epirin dhe Dodonën. Për këtë çështje nuk e rrahin kokën “shkencëtarët” se ai është bir i shqiptares Olimbia dhe fliste gjuhën shqipe me shokët e tij të ngushtë në suitë apo edhe në jetën e përditshme. Evropa ka financuar me çdo kusht dhe në çdo mënyrë qindra e mija vite me radhë për shkatërrimin e kombit më të vjetër në kontinent, iliro-pellazgëve. Ka qindra argumente, statuja e shkrime të vjetra, të ruajtura deri sot me kujdes, që janë aq shumë, sa do na duhej shekuj të tërë t`i studiojmë e të themi të vërtetën...

Do të shohim më tutje në vazhdimet tona të kësaj teme...

 

________________________________

  [1] Ridvan Muslia, thënie e tij direkte  me 21.02.2014, e thënë për punimet e mia në opinion „Evropa e Bashkuar dhe shqiptarët, I-III“, e ruajtur në arkivin personal të autorit.

  [2] Nëvizim për artikullin „Evropa e Bashkuar dhe shqiptarët-III“, të botuar në opinion publik të Gazetës Ora, me 22.02.2014, e ruajtur në arkivin personal të autorit.

  [3] Fatbardha Demi, historiane dhe shkencëtare shqiptare, në korrespodencën personale me autorin, e ruajtur në arkivin e tij, me datën 22.02.2014.

  [4] Shiko në faqet e shtypura të Wikipedia për Evropën, në pjesën „Antikiteti klasik“„National Geographic“ dhe të veprës së Olaf Petersen, “Early Physics and Astronomy: A Historikal Introduction”, 2nd edition, Cambridge: Cambridge University Press, 1993, http://www.sq.wikipedia.org/wiki/evropa/.

  [5] Shiko, po aty.

  [6] Shiko, po aty.

  [7] Sheradin Berisha, “Kombin Grek e krijuan Franca, Anglia dhe Rusia”, në http://www.pashtriku.org, citohet vepra e Misha Glenny, “The Balkans, Nocionalism, War and the great powers”, faqe 26.

  [8]Shiko po të njëjtin shkrim të Sheradin Berishës, te http://www.pashtriku.org, duke cituar Roger Just-in.

  [9] Shikoni për këtë çështje më gjerësisht në artikujt “Armiqtë më të rrezikshëm gjatë rënies së Perandorisë Bizantine, I-VIII”, të botuar në revistat e gazetat shqiptare, si dhe në publikimet e internetit. 

[10]Lajm i dhënë nga Lidhja Çame në internet, mbi Programin në media të Çamërisë, ora 1:41, PD, i shtypur në letër, i ruajtur në arkivin tim.

[11]Shiko veprën Apollodorus, Bibl. Lib.III 8, 1.

[12] Proceduara e Institutit Kanadez, që nxirret nga ky Institut, nga volumi i tretë, seria 1886-1887, që është dhënë në programet e përmendura të Çamerisë.

[13]Po i njëjti shkrim, sipas Strabonit, lib. V. 2. 4.

[14] Po i njëti shkrim, sipas Strabonit, lib. VII. 7. 10.

[15] Të komentuar nga Homeri, “Iliada”, XVI, 233.

[16] Duke komentuar dijetarin e madh të Rilindjes, Sami Fashërin, në "Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç`do të bëhet", Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë 1980, për thënien e tij në faqet 28-29.

[17] I njëjti autor, e njëjta vepër, faqe 30-31.

[18] Ridvan Muslija, komentim i dhënë në http://www.facebook.com, në faqen “Ora e bashkimit kombëtar”.

[19] Fatbardha Demi, vazhdimi i korrespodencës së saj, i ruajtur në arkivin personal të autorit.

[20] Shiko në faqen http://www.sq.wikipedia.org/wiki/evropa/

[21] Shiko Niko Stylo, “Historia e shenjtë e arvanitasve”, Printing Press, Prishtinë 2004, faqet 112-113

[22] Shikoni shkrimin tim, “Armiqtë më të rrezikshëm me rastin e rënies së Perandorisë Bizantine, VII”, të publikuar në të gjitha gazetat, revistat e faqet e internetit.

[23] Fahri Xharra, “Antika e mohuar”, Botimet Filozofia Urbane, Prishtinë 2013, faqe 6.

[24] Po aty, faqe 7.

[25] Shiko bibrin e John Julius Norwich-it, "Bizanti, shkëlqimi dhe rënia e një perandorie (330-1453)", Eugen, Tiranë 2005.

[26] Shënime dhe fotografi të marra nga Gjon Vuksani, në facebook.

[27] Shiko shkrimin e Ridvan Muslija, „Plisi apo qeleshja, simbol i identitetit të kombit shqiptar“, te “Ora e bashkimit kombëtar”, te http://www.facebook.com.

[28] Shikoni punimet e mija të botuara e të hedhura nëpër faqet e shumta të internetit, me gjithë literaturen e përdorur për këtë qëllim, me titullin “Armiqtë më të rrezikshëm gjatë rënies së Perandorisë Bizantine, I-VIII” , të dhënë edhe në faqen time http://www.brahimavdyli.ch .

[29] Shikoni veprat voluninoze për mitologjinë, si psh. Wilhelm Vollmer, "Wörterbuch der Mythologie", Area Verlag GmbH, Erftstadt 2004; Anton Graber-Haider & Helma Marx, "Das Buch der Mythen aller Zeiten und Völker", Marix Verlag GmbH, Weisbaden 2005; Scott C. Littleton "Das grosse Buch der Mythologie", Christian Verlag, München 2003, etj. etj.

[30] Ridvan Muslija, „Plisi apo qeleshja, simbol i identitetit të kombit shqiptar“, po aty.

[31] Shiko librin Fedinand Schevill-it: "Ballkani-Historia dhe qytetërimi", Eugen, Tiranë 2002.