Brahim AVDYLI:

 

EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT-

 

SHPALIME PËR EVROPËN E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT, PREJ GJENEZËS E DERI MË SOT (III)

 

 

Pak më konkretisht, e jo kurrsesi më mirë, e kemi këtë të shpjeguar përmes vizatimit latin-romak apo i freskës së z. Giulio Romano (1499-1546), “Zotat e Olimpit”, ku, autori i veprës Neil Philipe, e fillon këtë rrëfim te “vendi i grekëve”, si përshtatje prej emrit “Griechenland”, pa e marrë parasysh se kush ka jetuar atje dhe prej kujt e kanë marrë këtë emër. Ai thotë se “Zotat e grekëve të vjetër kanë jetuar në kodrën e Olimpit, më e larta kodër e vendit të grekëve”. [1]

Kur thotë se “Zotat e grekëve” gënjen shumë, sepse nuk janë vetëm Zota “të grekëve”, por, para se gjithash të atyre që kanë jetuar atje. Ndërsa kur thotë tekstualisht se janë “Zota të grekëve të lashtë”, gënjeshtra bëhet katërçipërisht e rëndë, sikurse gënjeshtrat e atyre që shkruajnë për “zanafillën e botës”, në qoftë se e ka fjalën për “grekët”, sepse ata nuk janë aq “të lashtë”.

Pranë Olimpit ka qenë njëri qytet i Dodonës, emrin e të cilit e kam përdorur edhe si emër simbolik për librin e dytë poetik, i cili, u detyrua të presë dhjetë vjet për t`a parë dritën e Diellit, ashtu e përgjysmuar. Shumë autorë të Evropës dhe të Botës shkruan për Dodonën-origjinën e botës njerëzore, dhe gati të gjithë u gënjyen prej gënjeshtarëve më të mëdhenj të historisë së njerëzimit, të ashtuquajturve grekë e sllavë dhe të tjerë, që e gënjyen botën.

Ne po i zgjedhim disa vepra, pikërisht ato që nuk kanë dashur ti shohim.

Në radhë të parë, po e vazhdojmë me zotin Philip. Z. Philip thotë se “më vonë kanë menduar njerëzit se Olimpi ka qenë vend i Zotave përmbi retë. Zotat e grekëve, sikur njerëzit, dashuronin dhe grindeshin dhe kapeshin si t`ua dojë kokrra e qejfit në frerët e fatit. Zoti i madh, më lartë, ishte Zeusi (Jupiteri romak), sundimtar i Qiellit dhe Tokës. Përveç tij kishte edhe shumë zota dhe gjysmë zota. Më të rëndësishmit kanë qenë dymbëdhjetë: Afërdita (Venus), Apolli ose Apolloni (Apollo), Aresi (Mars), Artemisi (Diana), Athina (Minerva), Dhimitra (Ceres), Dionisi (Bacckus), Hefraisti (Vulkanus), Hera apo Era (Juno), Hermesi (Merkuri), Hestia apo Hesti (Vesta) dhe Posejdoni (Neptun). Hadi, vëllai i Zeusit, qeveriste nëntokën. Zotat e Olimpit shkëputen nga brezi i parë i zotave. Gaia (Nëna Dhé) ka qenë e para Zotneshë. Ajo lindi të hijesuar Qiellin me yje- Uranin (Uranos), prej Vranit, me ré (shpj. i im) dhe nga bashkimi e të dyve lindi brezi i Titanëve.

Titanët shfuqizohen në udhëheqjen e Kronit (Kronos, sipas N. Filipit dhe Saturnit sipas romakëve) dhe kanë qenë përsëri të zhveshur prej bijve të tyre, të udhëhequr e të shtyrë prej Zeusit, birit të Kronit”.[2]

 

Kroni ka qenë i martuar me motrën e tij, Renë (Retë) Rhea, që e lindë Zeusin nëpër terrin e natës dhe ia dha nënës Gaia për kujdesje. Kur u rritë Zeusi i drejtoi vëllezërit e motrat e tij në luftë kundër titanëve, ata e munden brezin e vjetër dhe i dogjën në Tartaros (në Tartar). “Grekët kishin mjaft mite mbi krijimin e botës”, thoshte Neil Philipi (Neil Filipi), në faqen vijuese.[3]

Kroni, është fjalë shqipe, madje gegërisht, që në toskërishte do me thënë Krua, dhe është burimi i parë i botës, që fillon me shqipen e vjetër, sado që grekët e kanë ndërruar në Kronos, e cila nuk ia ndërron fjalës origjinën shqipe. Ajo është shtrembëruar vetëm pak, sa për të thënë. Mandej Rea, Retë, Renë janë trajta të njëjtës origjinë të fjalëve shqipe, që d.m.th. “e reja që ka marrë kroni”, pra “është martuar Kroni”. Shqiptarët edhe sot e ruajnë këtë origjinë fjalësh të paprekur, madje në shprehjet popullore për krijimin e lumenjve prej burimit, edhe të krojeve ku janë zhdukur vajzat tona, apo ku ato e gjejnë përfundimisht partnerin e tyre jetësor. Te “krojet” dalin për këtë qëllim, të mbushin ujë dhe të njohin njerëz ose humbin gjurmë.

Rea është nëna e Zeusit, Za i fortë, Zânë,  pikërisht po të njëjtën gjë që e ka përmendur biografi i Pitagorës, kur shkruan për Zeusin[4], i cili e ka gjithashtu emrin prej prejardhjes pellazgo-shqipe të fjalëve, Za, Zan, Zana, të cilat janë më shumë gegërishte, që në toskërishte apo në shqipe është Zë, Zëri dhe Zot apo Zanë, që shprehin Zërin e vjetër të Zotit, zotit pellazg, ilir, arbër apo shqiptar. Ai dëgjohet nëpër pëshpëritjet e fletëve të dushkut, pra në pëshpëritjet e “lisit të shenjtë”, dhe prej kësaj e ka prejardhjen fjala pellazgo-shqipe “dru” prej të cilës e kanë edhe keltët, apo “druidët”[5], të cilët kanë lëvizur prej Thrakës (Trakës), dhe ne po e përmendim këtu një vepër të re, vetëm për këtë qëllim, sepse ajo do të diskutohet që prej fillimit. Vepra quhet “Djepi i njerëzimit/Në gjurmë të paraardhësve tanë”, pjesa “Keltët-gjurmim në botën e Druidëve”.[6]

Zanat edhe sot janë njësoj sikur hyjneshat, sikur orët e Zotit, dhe ora e mat kohën. Kjo fjalë në Egjipt na del me emrin e Zotit “ORO”, që e ka prejardhjen e nga gjuha pellazgo-shqipe. Në kjo rrjedhë edhe emërtimi i greqishtes nga gjuha origjinale pellazgo-shqipe “oreadat”, që rrjedhë nga e njëjta fjalë.

Druidët e thonë “fjalën kelte”, ndërsa grekët e thonë fjalën e vjetër “drya” dhe “dryade”[7], dhe që të dyja shpjegohen përmes fjalëve shqipe nga fjala “dru”.

Të mos e harrojmë fjalën Homerit për Zeusin, hyjnisë së parë të Dodonës së Sellëve, që e kemi thënë në pjesën e parë. Këtu do të merremi me disa libra që kthjellin origjinën e tij, përveç atyre që i kemi shqyrtuar në shkrimet e mia. Në radhë të parë po e marrim edhe librin e Ilir Cenollarit, shkrimtar, historian, eseistë e publicist nga Temani i Beratit, “Profecitë e Zotit të Tomorit”, të nxjerrë të botuar nga Janalda, që është një studim i denjë historik.[8]

“Historia më e lashtë e Shqipërisë-thotë ai, grumbullohet, përmblidhet, vërtitet,  rrotullohet rreth Tomorit hyjnor, rreth malit-Zot, dhe aty gjen kulmet e saj,  shkëlqimin e lavdisë, shenjtërinë dhe madhështinë... Nga kreshta e Tomorit, mund të shohësh larg e thellë...Perëndia i ka përcaktuar fatin e mbrojtësit të jetës dhe të natyrës, të qiejve dhe të pyjeve, të burimeve dhe të të mbjellave, të gjësë së gjallë dhe të njerëzisë... Vështrimi i tij i perëndishëm endej tej e përtej, anembanë, poshtë e sipër, larg e afër, në qiell dhe në tokë... Zoti i Tomorit kish lindur para Budës, Krishtit dhe Muhametit. Zoti i Tomorit kish lindur me krijimin e botës, me ngjizjen e vetë malit... Dhitë e egra kërcejnë shkrepave të thepisura, luani i Tomorit zgjohet e kreshpërohet dhe struket shkurreve të dendura, lisat falltarë fëshfërijnë profecinë e shenjtë...”.[9]

Njerëzit sikur thonë, “të priftë e mbara, të mbroftë i Miri”. Emri Tomorit lidhet e buron prej “Tomureve” të Zeusit, vullneti i të cilit shprehej maje lisit, të cilat sipas autorëve të lashtë nënkupton “të dhënat”, “mendimet”, “parashikimet”, “urdhrat”, “ligjet”, “profecitë”, “këshillat” dhe priftëreshat që shërbenin pranë orakujve të Zeusit i interpretojnë me gjuhën e lisave të shenjtë.

Me emrin “malet e Dodonës” ekzistojnë dy male, Tomori i Berat-Skraparit dhe Tomari i Janinës,[10] dhe që të dyja bëjnë pjesë në Epir. Shikone edhe njëherë këtë fotografi timen të botuar në punimet e mia.

Janë tre autorët kryesorë shqiptarë që e ndajnë Dodonën:

1) Perikli Ikonomi, në veprën e tij shumëvjeçarë, që e lë vetëm në Shqipëri;   

2) Niko Stylos, përmes veprave të vjetra, që veçanërisht e quan në Greqi;

3) Ilir Cenollari, që e merr Dodonën në tërësi, në malet e larta të Epirit.

Këtu mundë të lidhen edhe shumë autorë apo historianë të vjetër e të rinj, si. p.sh. Dhimitri Pilika[11] , Fiqiret Barbullushi[12] , Resmi Osmani[13], apo edhe disa artikuj shkencorë të Fatbardha Demit, e në veçanti 3 artikujt e saj[14], Avdi Ibrahimi[15], Isuf Bajrami, Ridvan Muslija, etj., etj...

Më të denja kanë mbetur edhe këto vepra:

1)   Arif Mati, me veprat e tij të pamohuara, ”Mikenët=Pellazgët/Greqia ose zgjidhja e një enigme” dhe “Shqipëria-Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”;

2)   Luis Beonlew, me veprën e tij, “Greqia përpara grekëve”; dhe

3)   Dhimitri Pilika, me veprën "Pellazgët, origjina jonë e mohuar",etj.

 

Perikli Ikonomi, në studimin jetësor historik të tij, “Dodona pelazgjike dhe Tomori i Zotit të Pelazgëve”, sipas Vepror Hasanit[16], i cili ka qenë i shkyçur pa mëshirë nga rrjedhat e kohës. Ikonomi ia kushton jetën Tomorit të Shqipërisë, Zotit të Pellazgëve dhe Dodonës së shenjtë. Siç thotë autori i shkrimit, ai kishte mbetur i rrethuar prej një heshtje të madhe, që i mbulonte të gjithë, sidomos atë, pas kërkimit tërë jetën e tij të “orakullit të Dodonës”. [17] Tomori për te ishte monumenti më i madh kombëtar i Shqipërisë dhe për atë nuk kthente veshin as edhe njëherë regjimi i Shqipërisë së lirë, sado që atë e shtyri tërë jetën në kërkim të gjitha rrethanave historike për Tomorin e Shqipërisë. “Nëse Olimpi- si thotë Ikonomi-mali i përmendur i Greqisë së vjetër, sot ka rëndësi historike, ca në shumë Tomori i Shqipërisë duhet të jetë më i përmendur si selia parahistorike e Perëndive të vjetra të stërgjyshërve tanë Pellazgo-Ilyrianë dhe duhet të ketë një rëndësi më shkëlqyese për kohën e vjetër... A nuk e dini ju se shënimet historike të Herodotit, Hesiodit, Pliniusit, Pindarit, Plutarkut, Dionys Perigjitiut, Athanas Stragjiritit, Dydimosit, Eustathit dhe shënimet gjeografike të Strabonit, Skymnos Hiosit, të Meletios e Barthelemyt e largojnë nga Janina vetiu Dodonën dhe e sjellin këtej në veri të Toskërisë... d.m.th. në Tomorin e Shqipërisë së lirë.” Ai thoshte “Shqipëri e lirë”, për t`u thënë pushtetarëve mos kini frikë përderisa jetoni në një vend të lirë, brenda Shqipërisë, sepse ai i kishte studiuar tetë vite me radhë mirë këto vepra dhe e dinte shumë mirë gjuhen greke gjatë mbarimit të shkollës dhe studime në atë gjuhë. “Të studiohen mirë ato shënime si dhe shënimet e gojëdhënat si mjet argumentesh, atëherë mund të merret vesh më mirë e vërteta përkatëse, që deri sot ende nuk është ndriçuar plotësisht... Mali Tomor e ka trashëguar vetë emrin e tij dhe sa nuk e thotë që unë jam Tomori i Zotit të pellazgëve... Besa, sikur të kishte pasur gojë do të  gjëmonte fort kundër atyre që e përbuznin dhe kërkojnë t`i humbasin vleftën e madhe historike.[18] "Grekët, si armiq e varrmihës të pellazgëve, nuk mund të trashëgojnë asnjë lidhje gjenetike me pellazgët... Trashëgimia origjinale, e papërlyer, e gjithëmbarshme dhe intensive e pellazgëve, ndeshet ekskluzivisht, si faktor i brendshëm, vetëm në trojet shqiptare..."-thotë Dhimitri Pillika.[4] Studiusi i heshtur i Orakullit të Dodonës, Zotit të saj, orakujve dhe zanave, mbeti Perikli Ikonomi.

Si bazë e merrte thënien e parë e të shtypur prej Homerit, në veprën e tij “Iliada”, kur Akili (Aqilehti), për ta përshëndetur Zeusin (Zotin) e Pellazgëve, në formë lutjeje i drejtohej: “O Zot, mbret Dodonas pellazgjik, që banon në ato vende të largëta e sundon mbi Dodonën dimërkeqe...” dhe vetëm Tomori kishte një dimër të keq dhe të ashpër. Ikonomi e kishte provuar gjatë viteve të jetës së tij, në kërkim të vendit hyjnor të pellazgëve. Fjala greke, që përmendej nga Homerit “dhisqimeros”, në shqip do të thoshte “dimërkeqe”. Ajo zinte plotësisht vend në malet e Tomorit të Shqipërisë dhe rrethinat e saj, me atë klimë të ashpër e të ftoftë. “Atje bën një dimër i keq. Dëbora e mbanë malin të mbuluar pothuajse gjithë vitin. Mbi atë mal fryn një erë e ftohtë si akullimë. Është një tmerr i vërtetë. Atje gjen dëborë të pashkrirë kurrë ndonjëherë. Dëbora është shekullore. Banorët e atjeshëm thonë se mali ushton e gjëmon herë pas here. Ushtima e tij është e tmerrshme dhe përhapet si jehonë, madje thonë se ai gjëmon edhe për së kthjellti. Në këto raste dridhet i gjithë vendi. Kjo është arsyeja që njerëzit në atë vend betohen: Për atë mal që vret në të kthjellët”.[19] Edhe te gegët thuhet sot një mallkim i tillë, “të vraftë reja për së kthjellti”, që e lidhë rênë (kujto Rea, Retë, Rênë, Retë) me vdekjen “papritur”, për së kthjellti, që do të thotë se Zoti i Madh e dërgon rênë dhe vetëtimën kur të duhet, prej së kthjellti. Ai është Zot i Gjithëfuqishëm dhe ka mundësi të bëjë një gjë të tillë. Dodona e parë është në Tomor, jo në Janinë, ku nuk ka një dimër të tillë dhe as fjalë të tilla. Zeusi është Zot, jo Cojsi dhe lidhet me fjalët e parë shqipe “ZOT”, që vjen nga fjala shqipe. Populli i ynë, edhe sot thotë: “ky njeri është i zoti”, ose “i zoti je”, “si zotëri”, pra “si Zoti”, etj. dhe këto fjalë lidhen me Zotin dhe vetëm me gjuhën shqipe.

 

Ikonomi thotë sipas Hasanit se “Hesiodi, në librin e tij (VII, 16) dhe Straboni në veprën e tij (VII, 19) e përmendin qytetin Sella të Sellopisë si vend të tempullit të Dodonës dhe tregojnë se Sellopija është vend plot dhera (ara, tokë) pjellore në drithëra, me plot livadhe të mira për kullotje, ku ka tufa të mëdhenj dhensh e me shumicë, ka tufa qensh e lopësh nga ata që i përdredhin ose i heqin zvarrë këmbët, kur ecin; ku banojnë dhe burra të pasur shumë me dhen (do me thënë dhenarë, pronar të dhenve, të pasur me bagëti) dhe të pasur në gjë të trashë (qe dhe lopë) dhe në kullotje (mushara). Thonë se të parët kenë qenë loparë (vuvotë), sipas skolastiut Traqin. Te Hesiodi përmendet se Dodona gjendet në anën e përtejme, larg në kufirin e Epirit (të Toskërisë). Kjo, do me thënë se është ana e këtejme dhe bëhet fjalë për fushën pjellore të Myzeqesë dhe jo për fushën e Janinës. Fusha e Janinës, të gjithë ata që e kanë parë e dinë mirë se ajo është një fushëz e vogël, fort e ngushtë, një luginë që nuk i përshtatet as thënies së Hesiodit, as të Dionisyt, as të Theusiatit dhe as të Strabonit, të cilët flasin për një  fushë me gjerësi e pjellori të famshme në drithëra, për kullota bagëtish, për ara dhe livadhe të shumta, për fushë me tufë bagëtish, për fushë me tufë delesh e lopësh. Fusha e Janinës nuk e kishte këtë mundësi, as për dhenarë me tufa dhensh të shumtë dhe as për të gjithë të tjerat, që përmend Hesiodi, Straboni dhe të tjerë”.[20]

“Kush nuk e di që krijimi i dy kolonive greke, Apollonia (Pojani) dhe Epidamma (Durrësi) nuk erdhi si rezultat i pjellorisë së fushës së Myzeqesë, por tregtia erdhi që nga shekulli i 6-të para Krishtit”-thotë Perikliu. Nga fjalët e tij të mëparshme, e dimë se buajt e Myzeqesë i përkasin një race të vjetër shqiptare. Aty, në fshatin Sheqishtë, nën gërmadhat e fshatit Navosellë, pranë Fierit, është gjetur një statujë bualli prej guri arduazi të errët, e cila na dëshmon për këtë.[21]

Studiues të tërë janë përpjekur që qytetin e Dodonës nga Dodona e Sellës, ta identifikojë Sellën me fshatin Sul të Janinës, së bashku me fshatin Lopësia, Lopçi apo Loparë; ndërsa malin Ksirovuno apo Uliçka me Malin e Tomorit, por nuk kanë arritur t`ia dalin kësaj pune. As gërmimet e shumta arkeologjike, të bërë nga Evropianët e të tjerë nuk kanë mundur ta identifikojnë një gjë të tillë.

Arsyeja më e thjeshtë që i demanton ata është logjika se vendi ku ka qenë Dodona e parë e shikonte detin, kurse nga vendet e përmendura nuk duket deti. Aravantinoi, pasi studioi shënimet e historianëve të tjerë, të vjetër, theksoi vendimin se Tomori ishte mali i Ksirovunit, ndërsa fshati Kastrica ishte qyteti i  Dodonës, por në epilogun e broshurës së tij të botuar në Janinë në vitin 1859 ai pohon se nuk ka argumente dhe prova të plota se vendi i Dodonës në cilën krahinë ishte. Qyteti Sella i Dodonës nuk ka dyshim se është Sulova e Skraparit dhe se Sellopia është fusha e gjërë e Myzeqesë, si pohonte Perikli Ikonomi. “Të gjitha rrugët çojnë atje. Mollossi, në veprën e tij, volumi i I, faqe 122, thotë se qyteti Enissa dhe Ella (apo Sella, shtojmë ne, sipas emrit të saj) kanë qenë qytete të Orestiadës (Orestiadhës) së Epirit (të Toskërisë)- ashtu si e thotë Ikonomi, sipas artikullit të Vepror Hasanit. [22]

Ai vazhdon se Orestët kanë banuar që nga kohët e lashta në gjithë rrethin e Tomorit dhe Beratit. Krahina e mori emrin nga Oresti, biri i Agamemnonit, një nga prijësit e luftës së Trojës. Ai kishte ikur këtej pasi e kishte vrarë nënën e tij, për të jetuar i fshehur në rrethinën e Beratit dhe kjo e mori prej tij emrin Orestiadë, siç pohon edhe Straboni (libri i VII,  kr. VII, 8). Ne nuk po merremi me këtë emër, a është i rëndësishëm apo jo, por po vazhdojmë më tutje.

Me këtë rast nuk na imponohet i njëjti emër, sepse po të kishte marrë tërë krahina e Beratit nga Oresti, ajo nuk do të kishte edhe sot këtë shtrirje në tërë rajonin dhe nuk do ta kishte këtë emër-krahina e Beratit. Pra, këtë “emër” e ka “konstruktuar” kultura greke, që e ka lidhur me emrin e Orestit dhe “ikjen” e tij në krahinën e Beratit, sepse “e ka vrarë nënën e tij”. Logjika shqipe nuk e lejon as sot ta vrasë njeriu “nënën”, sepse ajo e ka sjellë në jetë, por djali e ka traditë që ta hedhë në rrugë, ose ti tregojë “atit”, sepse ajo ka bërë diçka të ligë.

Logjika e gënjeshtarit pra lejon gjithçka. Grekët janë falsifikatorët e historisë. Neve nuk na imponohen “shpikjet” e tyre. Neve na imponohen emërtimet, të cilat i gjurmojmë, për të ardhur te e vërteta. Thëniet greke për Orestiadhët, Orestiadët apo vetë Orestiadë lidhet me Orestiadat, që i kanë paraprirë femrat tona në mitologji, pra Orët, kur kanë sunduar ato dhe kanë pasur për ZOT të vetes zotneshën pellazge, Sellenën, prijëse e Sellëve. Kësaj i paraprinë tërë besimi i vjetër i PAGANIZMIT, që edhe në Egjiptin e lashtë, në të cilin merret me të padrejtë “baza shkencore e krijimit të Evropës”,[23] paraqitet si një rrymë e veçantë, e mbetur moti atje, apo si thonë ata se është “e ardhur prej Greqisë” –SELLENIZMI, e cila ka mbetur deri sot pa shpjegim të mirëfilltë apo adekuat.[24]

SELENIZMI është mit dhe besim i hershëm pellazg e arbër, që është krijuar në tokat shqiptare, me bazë në Shqipëri, ku ndodhet Dodona e besimit pellazg edhe ka përjetuar një shtrirje në të tri kontinentet, sot Evropë, Azi dhe Afrikë. Ajo është shtrirë në gadishullin Arabik para islamizmit me “tre gra”, që atje është quajtur “tre gru”, e cila është fjalë origjinale e gjuhës pellazgo-shqipe dhe është dëshmi e Sellenizmit në mitet e Azisë. Sellena trajtohet si krijuesja e natyrës tokësore, e njohur në gjuhën pellazgo-shqipe Dhé-mitra. Tek pellazgët dhe trevat arbërore Hëna përfaqësohej nga Perëndesha Sellenë[25]

 

Këtë do shohin në ndonjë punim të veçantë dhe në vazhdimet e tjera...

 

_____________________________

  [1] Neil Philip, „Myten&Legjenden-Ursprung, Bedeutung und Bilderwelt von über 50 Mythen aus aller Welt“, faqe 22.

  [2] Po aty, faqe 22.

  [3] Po aty, faqe 23.

  [4] Shikone veprën e Arif Matit, „Mikenët=Pellazgët/Greqia ose zgjidhja e një enigme”, faqe 578.

  [5] Shiko prej të njëtes vepër, faqet 578-579.

  [6] Johann Groll&Mattias Schulz, „Wiege der Menschheit /Unseren vorfahren auf der Spur“, Spiegel, Vilhelm Goldmann Verlag, München 1998, faqet 166-167, pjesa „Die Kelten- Fahndung in Druidenreich“.

  [7] Arif Mati, e njëta vepër, faqe 570.

  [8] Ilir Cenollari, “Profecitë e Zotit të Tomorit”, Jonalda, pa vend të botimit, në vitin 2010.

  [9] Po aty, faqet 3-5.

[1o] Po aty, faqet 5-6.

[11] Dhimiri Pilika, "Pellazgët, origjina jonë e mohuar", Botimet Enciklopedike, Tiranë 2005

[12] Fiqiret Barbullushi, „Homeri-historia, racizmi“, Botimet „Dita 2000“, Tiranë 2011.

[13] Dr. Resmi Osmani, „Dodona e vërtetë dhe ato të hamendësuarat“, http://kosovarimedia.com, 06 gusht 2012.

[14] Fatbardha Demit, „Rruga e zbulimit të emrit e besimit pellazg dhe i vashës krahë-shqiponjë“ , http://www.pashtriku.org, „Skllavërimi i historiografisë zyrtare“ , http://www.dituria.se, 2 dhjetor 2010; dhe „Shteti i parë <grekë> është themeluar nga shqiptarët“, të dërguar te autori, etj.  

[15] Avdi Ibrahimi, „Zanafilla e rrënjëve tona“, të dërguar te autori.

[1] Artikull i Vepror Hasanit, „Dodona e vjetër pellazgjike jo në Janinë, por në Malin e Tomorit“, http://www.devolli.net, 16 janar 2013.

[16] I njëjti shkrim, në fillim.

[17] Shiko thëniet e tij, të përmendura në shkrimin e Vepror Hasanit, po aty.

[18] Dhimitri Pilika, "Pellazgët, origjina jonë e mohuar", Botimet Enciklopedike, Tiranë 2005, faqe 293.

[19]Po aty, Vepror Hasani, fjalët e Perikli Ikonomit.

[20]Fjalët e Perikli Ikonomit, në artikullin e Vepror Hasanit.

[21]Po aty.

[22]Po aty.

[23]Shiko këtu veprat Henric L. Wuermeling, „Auf der Suche nach Europa/Zeitreise duch die Geschichte“, Langen Müller, München 2005; Grup autorësh, „Wie sie damals lebten-im Griechenland der antike”, Deutsche Ausgabe, Time-Life Bücher, Amsterdam, 1997; Gerold Dommermuth-Gutrich, “Mitet më të famshmet e lashtësisë”, emri origjinal i veprës “50 mitet klasike”, Spektër/Botimet MAX, Tiranë 2006; “Atlas der Weltgeschichte, von 10`000 vor Christus bis heute“, H.F.Ullmann, Ullmann Publishing GmbH, Postdam 2013; Neil Philip, „Mythen&Legenden-Ürsprung, Bedeutung, und Bilderwelt von über 50 Mythen aus aller Welt“, Mondo-Verlag AG, Vevey/CH 1999; dhe Johann Groll&Matthias Schulz, „Wiege der Menschheit /Unseren vorfahren auf der Spur“, Spiegel, Vilhelm Goldmann Verlag, München 1998, etj...

[24]Shiko artikullin e Fatbadha Demit, „Rruga e zbulimit të emrit e besimit pellazg dhe i vashës krahë-shqiponjë“, http://www.pashtriku.org, të dhënë edhe në Simpoziumin e II-të Ndërkombëtar “Pellazgët, gjuha dhe pasardhësit e tyre”, Tiranë, 7-8 Nëntor 2012.

[25]Shiko artikullin e Fatbardha Demit, po aty.