Brahim AVDYLI:

 

 

EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT-

 

SHPALIME PËR EVROPËN E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT, PREJ GJENEZËS E DERI MË SOT (II)

 

Veprën e tij e fillon Henric L. Wuermeling me një kërkim të gjetjes së bazave të vjetra të Evropës. Ai e nis kërkimin prej Zeusit, prej Zotit të Madh, që është pellazg hyjnor, pra Shqiptar, dhe i cili e sjell, apo e rrëmben apo e grabitë me fjalë Princeshën Evropa dhe lundron për në qytetin e përjetshëm, d.m.th. të amshuar, pra në Kretë, d.m.th. në Bashkimin Evropian.

Ai e fillon një punë të tillë me një mit, me kualifikimet e besimit njerëzor dhe merr para vetes një mori veprash të Gjermanisë e të Kontinentit të Evropës dhe të Botës, që i vë në listë të librave. Ne, e dimë këtë listë.

Po e marrim një vepër tjetër, mitet më të famshme të lashtësisë, të Gerold Dommermuth-Gutrich[1], të përkthyer në gjuhën shqipe me licencë nga gazeta “Shekulli”, e cila paraqet një vepër të veçantë të 50 miteve më të njohura të lashtësisë. Nuk thuhet asgjë mbi prejardhjen kombëtare, por ato paraqiten si “mite të lashtësisë greke”, që nënkupton Greqinë.

Kur të thuash “të lashtësisë greke”, ne detyrohemi të gjurmojmë prejardhjen e këtij cilësimi. Etnonimi “grek” është sajuar prej kombit të madh pellazg, i cili është marrë nga sistemi matriarkat dhe nuk e shprehë etnonimin grek, por sajimin e tij artificial. Ithtarët e sistemit matriarkat ishin “adhuruesit e kultit të Greëve”, d.m.th. “gratë plaka”, grave plaka, që rrjedhë nga Graia, Gruja në gjuhën e mbetur gjallë të gjuhës së sotme shqipe, ndonëse e ka ndërruar nëpër luftëra formën e shkrimit. Prej tyre e ka prejardhjen fjala greke “Graicos”.

Ky kult matriarkal u zëvendësua nga të sapoardhurit e tjerë në atë vend, pra sot në Greqi, me kultin e “Hellos”, e cila është zanafillë e dytë e “grekëve”, pos mitit të Helenit, birit të Deukalionit. Edhe këtë duhet ta dimë...

Greët (Gratë) ishin tri veta, të cilat e shikonin fallin me tre pëllumba, dhe ngjyra e flokëve të tyre ishte sikur ngjyra e pëllumbave. 

 
 

Kulmi i këtyre gjërave është se pa dashur u është dhënë nga romakët emri “grekë” atyre që kanë ardhur të “graicot” apo “graieci” dhe i kanë përzier me këtë të ardhurit nga një fis nga kombi i madh pellazg, që fliste këtë gjuhë, sot gjuhën shqipe, i cili vinte nga Epiri, tokë shqiptare. Ata e përhapën etnonimin e tyre të rrejshëm apo të gabuar vazhdimisht “grek”.[2]

Krijimi i nxitur i arkeologëve, pa ditur se çka po krijonin, krijimin e “Lenearit B”, pa asnjë përqasje me dialektin e sotëm gegë, që është një dialekt i vjetër i Shqipërisë së Veriut dhe të Kosovës, dhe është gjuha më e afërt me greqishten e lashtë, e zëvendësuan me prova të prekshme të folmen e këtij qytetërimi, me qytetërimin e “grekëve”, “graikove” të lashtë, pra të pellazgëve. [3]

 

Asnjë vepër e tërë Evropës dhe botës, të shkruara dhe të botuara po kështu, nën shtytjen e “grekëve” dinakë, që ngrihen lartë me mundin e të tjerëve, popuj të shtrirë për dhé, të lindur prej Zotit të Madh, që të punojnë pa fjalë, nuk është shkruar për të vërtetën shkencore të zanafillës së Kontinentit të Evropës. Madje askush nuk ka guxuar të pohojë se poemat epike, që merren si veprat e para të shkrimit letrar të botës dhe të Evropës kanë qenë rapsodi pellazge të traditës gojore, të devijuara, të shndërruara dhe të manipuluara nga pushtuesit “grekë” dhe heronjtë e tyre, si Akili, Uliksi (Odiseu), Agamemnoni, Priami, Heleni, Parisi, Hektori, Kasandra apo Enea, etj., që i kanë përdorur që ti shërbenin kauzës së pushtuesve helenë, nuk kanë qenë “grekë”, por edhe ata pellazgë.[4] 

Edhe Atlasi i historisë së botës, i hartuar nga një kuadër i autorëve të njohur të prirë dhe të udhëhequr nga historiani Dr. Geoffrey Wawro, të botuar nga ana e “Millenium House”, Pty Ltd. 2008, u gjënë vend të parë në botë Athinës, Spartës, Romës, Arabisë dhe Indisë, krahas tërë Evropës dhe Botës, me Kinën nëpër histori dhe fillimin e botës e lë në errësirë. Ai fillon me regjionet e Irakut dhe Egjiptit, që janë 3000 vjet para Krishtit, të cilën njerëzimi e quan “djep të qytetërimit”, sikurse shumë të tjerë, që e quajnë kështu. [5] Harrohen shkrimet e vjetra të botës, që vinë prej Evropës, të ruajtura në muzetë e saj. Sikur fillon ajo, pa e shqyrtuar origjinën e domethënien e tyre.

Ne po e shqyrtojmë emërtimin “atlas”, sepse është fjala e parë. At-las do të thotë rrëfimi që , apo e la pas ati ynë i madh për botën. Vjen nga fjala shqipe, pra arbërore, avranitase dhe është mjaft domethënëse. Rrëfimi i atit që ua brezave trashëgim botën, si është bota. Ndërsa, fjala “miti” shpjegohet më mirë në veprën tjetër “Miten dhe legjenden”, të botuar nga Neil Philip, me 50 mitet nga e gjithë bota, në të cilën thuhet se mitet janë “rrëfime, histori dhe legjendë”, të cilat, sipas mundësisë së besimit të njeriut “fillon prej Egjiptit”, [6] me Zotin e Krijimit, që është atje “Re-Atum” apo “Ra-Atum”, siç thotë Xh. Katapano.

 

Kjo lidhet me fjalën dhe veprimin, të dëshmuar prej analizuesve të këtyre miteve, qofshin prej besimtarëve, prej antropologëve, etnologëve, psikologëve, ose kritikëve të letërsisë së lashtë e të re, që kanë shpjegimin e vetëm përmes ilirishtes/shqipes. Xhuzepe Katapano e fillon prej themelimit të botës e deri te alfabeti fonetik egjyptian. Autor i hieroglifëve fonetike të Egjyptit ishte THOTI, “i dituri i të diturve”, që shqiptonte fjalët krijuese të gjithësisë, dhe që ishte i pranishëm gjatë shqyrtimit të “peshës së zemrës”, në praninë e Perëndeshës Maat, apo Mát, pra Perëndeshës së Drejtësisë.[7] Një karakteristikë e kupës qiellore është SFINKSI, emblema në gur e një race që e nderonte DRITËN, si gjënë më të afërt me ZOTIN, adhurueses së DIELLIT, që është raca e vjetër boreale ilire, pra pellazgët, d.m.th. shqiptarët, pra kaukazianët dhe shqiptarët e rajonit aziatik në mes të Detit të Zi dhe Detit Aziatik; baskët e Spanjës; Amitët dhe Semitët e Afrikës dhe Azisë; indoevropianët e Azisë dhe të Evropës, etj.

THOTI nuk ishte një egjiptian i vërtetë, por boreal, pellazgo-ilir, shqipfolës, krijues i doktrinës DRITË, shfaqja e të cilës është DIELLI, simbol i ZOTIT NJË, ATUM ose TEM, që në kuptimin e tyre të drejtpërdrejtë në shqipen e sotme, do të thotë në këtë mënyrë:

1)   AT=at=baba; U=unë; M=, mëmë;

2)    T=tatë=baba; E=e; M==mëmë.[8]

Unë jam TEMI, i vetmi NJË, arsyeja e jetës, Burimi i Vetëm i çdo ekzistence[9], ndërsa RA është emërtimi i asaj që vjen nga lart, në njëjtën formë me fjalën shqipe, me rënë nga lartë, me të cilën RE është e njëjta fjalë. [10] E vërteta është rikthyese si drita e Diellit, apo siç thoshte Jezu Krishti, “unë jam ringjallja dhe jeta, ai që beson tek unë, edhe sikur të jetë i vdekur do të jetojë, dhe cilido që është i gjallë dhe beson tek unë, nuk do të vdesë kurrë.” [11]

 

Ekziston një SFINKS etrusk, me kokë të femrës, trup të luanit e krahë të shqiponjës, simbol boreo-ilir; dhe një SFINKS hitit, një popull që njësohet me popullin trojan dhe etrusk, me kokë të femrës, e lumtur në pavdekësi, për dallim nga SFINSKI i Gizës, që e ka një kokë burri, që dallojnë në parimin e gjinisë, njëra palë e ka anën femërore e tjetra atë mashkullore, pra matriarkatit dhe patriarkatit, që dallojnë edhe për kohën e ndërtimeve.[12] Sipas arbërishtes apo shqipes moderne, i pari i shtetit, faraoni, do të thotë fara e jonë, fisi (fara= fara; onë= e jonë), Faraoni ishte mbreti i parë që mbretëronte apo qeveriste njerëzit e Nilit, dhe i dërguari i parë prej Zotit, përfaqësues i tij në tokë, ndërsa “Kryetar i Kryesisë së Shtetit”, një mëkëmbës i Faraonit, pra Kryetar i Qeverisë është Zát, që në të njëjtën kohë kishte detyrën e priftit më të lartë të shtetit. Faraoni emëronte Këshillin e të Dhjetëve, i ngjashëm me kabinetin e qeverisë në shtetet demokratike, me dekret mbretëror, të quajtur UDJA, etimoni i së cilës është, pa asnjë dyshim, fjala e shqipes dhe e arbërishtes, UDHË-A, që do të thotë pikërisht: rregull, normë, ligj, komunikim,  arsye, drejtësi. UDJA është ligji në kuptimin më të gjerë. Si thotë Katapano, ”Shkenca, në kuptimin më të gjerë dhe më të qartë të fjalës, kërkon ndjeshmëri të lartë intelektuale, plot vëmendje ndaj bashkëlidhjeve të disiplinave më të larmishme.

Popujt kurrsesi  nuk kanë mbetur në vend...” [13]

Në Egjipt, në Mesopotami, në Palestinë, në Lindjen e Afërt, Anadollin e gjerë, si dhe në rajonet e tjera të botës e gjejmë kudo farën tonë, iliro-pellazgëve të vjetër, ilirët, trojanët, etrusket, hititët, dhe më vonë romakët, etj.

Kur të merret shqyrtimi gjeografik i prejardhjes së Evropës, në rrafshin e saj mitologjik, sillet në Kontinentin e Afrikës. Më përpara grekëve, fenikasit janë vendosur në brigjet siriane, kanë zotuar zonat lindore të Mesdheut. Fenikasit ishin semitë që rridhnin nga Kanaenët e famshëm të Biblës, të cilët grekët i quajtën “fenikas”. Bibla nuk e njeh këtë emër dhe përmend vetëm emrin e “Kanaanëve”.[14] Legjendat e EUROPËS dhe KADMOSIT zbulohen në rresht pas rreshti, sikurse emrat e tjerë të mitologjisë, që shpjegohen në saje të shqipes së sotme, Zeusi, Akili, Afërdita, Apolloni, Artemisa/Artemida, Hera/Hëna/Ndera, Hadi/Hades, Ari/Aresi/I Pari, Athina/Thina/E thëna, etj.

Pjesa më e madhe e këtyre emrave kanë zanafillë pellazge, pra prej Pellazgëve hyjnorë, siç na bënë të ditur Homeri[15], duke shpjeguar e dhënë në radhë të parë origjinën e Zeusit prej DODONËS pellazge, pra EPIROTASE, në vendin e ashpër të SELLËVE, fis iliro-pellazgë, pra e themi ne- SHQIPTARË.

 

Emri i vendit EPIUR është shtrembëruar në EPIR, që do të thoshte “I pirë, i dehur nga vena”, greqisht OINEU/OINEA, që sot në të folmen popullore greke (demotike) atë do ta quanin ATVERA (Ati i verës) dhe emri vendit EPIR (greqisht ISPIROS), vije prej kësaj, që evropianët perëndimorë e quajnë EPIRUS, ku për shkak të eufonisë e ka ndërruar vendin e U-së me R-në. Nga shkrimtarët grekë na është i njohur se Oineu ishte mbret i ETOLISË[16], e cila kishte si kryeqytet Kalidonën, d.m.th. “Kalin e dhënë”.[17] Epiri e ka rrjedhën e vet prej djalit të dytë të Euritemës dhe Testit, pranë Ifiklisë, Evipin.[18] Oineun apo Atin, që ndryshe i thonë Atunis, apo Kalorësin e Parë, e gjejmë edhe në Dhiatën e Vjetër, kur ati i tij, Abrahami (Brahimi) shkoi ta flijojë djalin e tij, Isakun, që frikohej shumë dhe e quanin Friksi, që është i njëjti person me Isaakun, dhe rrjedhimisht me Oineun apo Atin. Vërtetimin e kësaj e gjejmë edhe te Diodori, se Isaaku apo Friksi, i biri Nefelit, është Kalorësi i Parë. [19] Në vazen etruske, na ndërrohet pak emri “AEKAS” nga “OIENEA” në “IKSION” dhe me shndërrimin e dyfishte prej “AE” në “OE” dhe të “KS” në “S”, ajo bëhet “FSHIONAS”, që ka kuptimin se “ishte i jonëve apo i iliadëve të parë”, dhe prej kësaj apo këtyre e ka marrë edhe emrin domethënës “Iliada” e Homerit, sikurse “Odisea”, d.m.th. Uliksit, që ne, në mermer, i shohin me plis të bardhë (borealë) të shqiptarëve, edhe sot.

Friksi ishte i njëti me Isaakun, Oieneut, apo Atit të parë, që ishte burrë i Tiros, dhe ishte me emrin KRITEA (KRITHEA), që në avranitase/arbër/shqipe do të thotë në KRYE TË FISIT, KRYE apo PATRIK (i provuar), në radhë të parë si farëmbjellës, si djalë bujku, që mbolli dhe e korri me elb e grurë atë tokë, që mund të mësojmë nga Dhiata e Vjetër, Gjeneza.[20]

“Fjalorin” e Marko Boçarit e gjejmë se KRITEA në të folmen avranitase, pra arbërore apo shqipe i thonë ELBË.[21] Atin e parë, Patrikun, në avranitase e quajnë LULE. Emrin LULE e kanë e greqizuar e shtrembëruar në LULOS. Po ta marrim parasysh tingullin L të dialektit toskë dhe J të dialektit gegë do të kemi emrin JULE. Ky personalitet JULE, JULIE (JIULIE) apo PIKO, apo NANA ose OINEA është një nga dymbëdhjetë hyjnitë olimpike dhe njerëzit e hyjnizuar e quajnë ARI (I PARI), por edhe DIA, dhe me te emërtohet KORRIKU sipas latinishtes JULI. [22] Ari, greqisht Aresi, është I PARI, Elinas (Helenas), që do me thënë I ARTI apo Nakoja. Nakoja dhe Sharria janë djem të Jonit, apo si e gjejmë karakterizimin “ishte më i devotshmi i njerëzve”.[23]

 

Nga tekstet e ruajtura nëpër të tërë hapësirën mesdhetare është teksti i Mumjes së Zagrebit dhe teksti i Dodekadeltos (dymbëdhjetë pllakave)Grottinos së Kretës, me përmbajtje historike, llamarinë ari të Pi(y)rgit, që janë gjetur në Pirgi të Toskanës (Itali), nga zonja Falconi, ndihmesë e profesorit etrusk Massimo Pallotino. Dy janë të shkruara në etruskishte dhe e treta  është e shkruar në kartagjenase (cartagenése), gjuhë të cilën evropianët e quajnë gjuhë punike, dhe ruhen në Muzeumin Kombëtar të Romës, në Villa Giulia, që konsiderohen se janë themeluar në fillimet e shekullit 5-të p.e.s.[24]

Kjo pllakë e artë i është kushtuar mbesës së IONIT (Jonit), në grafi (shkrim) që fillon nga ana e djathë, pra “E jona”, “Tanët”, dhe kartagjenasit hyjneshës i thonë Tánit (Távit). E para është shkruar me alfabetin jonik, i dyti me alfabet dorik. Tirenasit janë një nga tre fiset etruske, etruskët janë jonike, dhe jonët një nga të shumtët fise pellazgjike.[25] Pra, mbishkrimet e Grottinos së Kretës janë të shkruara me dorë, në dorike, dhe ruhen pikërisht në Evropë.

Emri i shkrimit “dorik” rrjedhë prej fjalës “dorë”, në gjuhën e sotme shqipe, sepse të shkruhet nga njeriu shkruhet me anë të dorës. Prandaj, quhet “dorik”. Dhe, nëse ka filluar  prej Kretës, e ka fillimin prej arbërve, jo prej grekëve.

Emri Italia ka mbetur sipas së folmes së vjetër tirene, pra me gjuhën e vjetër të Tirenejve të lashtë, që ishte një fis i lashtë i pellazgëve apo i shqiptarëve të sotëm,  I TALË, do me thënë vendi i Talit (Tauros, Talos).[26]

Etruskën (Toskën), a Etrunjëtën e ka folur edhe Prometheu apo Thalin a Talin, nga e cila e ka marrë emrin ITALIA, i quajtur edhe Tauro, që në folmen e sotme shqipe i thonë KA, e gjejmë edhe emrin e Kadmi Milisit. Për-më-theu, që është fjalë shqipe për Prometeun, është i njëjti me mësuesin e Akilit, Finikun, i njohur më shumë si Centauri Kiron, si dhe Kadmi Milisin apo Thali Milisin. Ai vajzë të tij e kishte Semelin. Kadm (Kadëm) Milisi është Heleni i parë, dhe ndërmori kohë të shkruaj historinë “Ndërtimi i Milisit dhe i gjithë Jonisë”, që është zhdukur, në katër vëllime. Grekët e mëvonshëm thonë se ai ka jetuar në mesin e shekullit të gjashtë (VI) para erës sonë, por ne ia shtojmë edhe një mijëvjeçar, sepse duhet ti afrohet të vërtetës. Ata thonë se Fenikasit i gjetën (i shpikën) shkronjat, ndërsa Kadmi i solli në Greqi. Kadmi është Finiku, pra Prometeu, babai i Semelës dhe vetë Thali apo Tali.  

Këtu duhet të tipizojmë historinë e shkrimit, se këtu është fjala për shpikje të shenjave dhe jo aspak për shkronjash, shpikja e të cilave është Athinaja, Altea e quajtur kështu nga etolët, me ç`rast i gjejmë fjalët “SENENË A THE”, karakterizimin e shkronjave, që do të thotë “shënova apo gdhenda alfën” apo “e emërtova alfën”. Shenjat janë paraqitjet e ndryshme që shqiptohen si tingulli i parë i asaj që do të shqiptohet dhe kjo është baza e alfabetit fonetik.

 

Shpikës i këtyre shenjave është Danai, që ishte gjysh i Thalit apo Kadmit, apo Prometheut (Prometeut) apo Finikut. Ato i bëri në Laka të Demonit, në Libi, ku ishte mbret, i të emërtuarës ndryshe FINIKISË. Shenjat apo shenjat e alfës (alfabetit) të Danait janë ruajtur në diskun e Festosë. Nga që shenjat e Danait ishin shenja të grafisë hieratike (priftërore), Thali apo Prometeu bëri shkrimin e popullit dhe për te gjejmë të dhëna edhe në pasqyrën etruske, ku e kemi Talin (Thalin) me vajzën e tij Turan (Semelës) me të vëllanë e dhëndërin e tij.[27]

Diku i Festit, që ka shpëtuar nga zhdukja dhe ruhet është alfabeti fonetik prej Ermit të Parë, nga Egjipti, që rrinë me Apolonin, nga e ashtuquajtura Greqi dhe ka në rrobën e tij simbolin e alfabetit, që dihet se është Ermi i Parë, por të dhënat gjeologjike janë zhdukur. Çdo simbol është figurë-shkronjë dhe është mbështetur alfabeti sllav, i ashtuquajtur alfabeti i gllagolicës. [28] Shenjat i kanë shfrytëzuar më vonë Çirili dhe Metodi për të hartuar alfabetin e gllagolicës për liturgjinë fetare sllave në kishat ortodokse, të cilat, edhe shumë vonë janë quajtur kisha serbe.[29]

 

Në lashtësi ekzistonin dy alfabete, alfabeti i klerikëve dhe tregtarëve, pra ato u përkisnin gjuhëve priftërore dhe popullore. Penda e Mullirit me ujë dhe shtjellësin e mullirit me erë, pra qerthullin, që duhej të ishin dy nga shumë shpikjet teknike të Thalit (Talit) a Prometheut, atëherë mund të themi se mullinjtë, mullinjtë, termilët, milisët apo miliejtë janë nga jonishtja, dhe fillon nga mullinjtë me erë, sipas fjalëve “të erë milles” apo “të erë mullitë”. Në të folmen  avranitase i thonë “mulli” millos-it, dhe “mulli t`er`s apo t`er mulli. [30]

Pellazgët janë ata që me kanal të nëndheshëm hodhën ujërat e Nilit në të quajturat sot Fushëthella të Mallkimit apo Gropa të Demonit, e thirrur nga të ashtuquajturit “grekë”, pra nga “graicos”, nga grekët e lashtë, që janë pellazgë, pra iliro-pellazgë lakedemonos, kur e ndalën ujin.

Lakodemonët e kanë shkurtuar në Libi, të cilën judejtë, që janë një fis tjetër i hititëve, aty e emëruan Parajsën. Kariasit nuk paguanin të Minosi haraq, i cili ishte bashkëmbret, pra greqisht “Amfianakta” dhe shumë e quajnë Iovati, që e shkruar më saktë është Iobati dhe i shkruar edhe më saktë është Iobeti, alias Karait apo Ikaros.[31]

Nga Dhiata e vjetër, kur mësojmë emrin Ismail, bir i Abrahamit (që i thonë te shqiptarët Brahim), me shërbëtoren egjiptase Agar të Sarës, i cili banonte përballë të gjithë farefisit të tij, kemi fjalën kare, në kuptimin përballë. Atë fjalë e gjëjmë edhe sot te avranitasit (pra çamët) në fjalën e përbërë karshi (karësi, kur si), që do të thotë përballë, para syve. Në Dhiatën e Vjetër e nënkupton vendin përballë Greqisë, d.m.th. Azinë e Vogël.

Ikari për rrjedhojë është nga Laka e Demonit, është ikanak lakedemonas, në vendin përballë Greqisë, të quajtur edhe për këte Karia, që siç është e njohur është në Azinë e Vogël, apo Anadoli apo Ilidë (Ilidhë), do me thënë në anën ku del dielli, anën ku lind dielli.[32]

Për kariasit, të ardhurit prej Kretës, e kemi të dhënën se shumë herë i kanë quajtur Lelegë (le le jes), prej të folmes pellazgjike, ndërsa të gjithë pellazgët i kanë quajtur prej fjalëve të ngjitura “pjellaz je” dhe “të lindurës tokë”, “pjellë bardhë”, pra “boreanë” ose “borealë”, prej fjalës “borë”, që kishte në malet e larta të Tomorit dhe Tomarit, ku e kishte selinë e shenjtë Dodona e Zeusit të Madh; dhe athinasit e parë të Athinës, pjesëtarë të familjeve të rëndësishme besonin në Zeusin Karias, d.m.th Dias. Salmoneu është quajtur Ikaro dhe Kara të vetëquajtur Dias (Zeus) dhe ai është Ikarios dhe Thalis. Bijat e tij kanë qenë vajzat e famshme të Karait apo Ikarios, apo Amfianaktas, a Sarpedonit a Thalit, pra bijat e Thiestit, që në Athinë i quanin me emrin e përbashkët Kariatide dhe atyre u është kushtuar një nga dy tempujt e Akropolit të famshëm të Athinës. [33]

Edhe autori Henric L. Wuermeling, në veprën e tij “Një kërkim kah Evropa/ udhëtim kohe nëpër histori”, kapitullin e dytë e ka Athinën, si “vend i shfaqjes” apo “ekspozim i teatrit” dhe “vend i demokracisë” [34],  por Athinën nuk e “njeh” mirëfilli dhe shumë gjëra ia ka vendosur shtrembtë...

Si na pohon Niko Stylos në veprat e tij, dhe sidomos në veprën “Etruskishte-Toskerishte”, emrin e Elinit, si e kemi të shkruar në shkrimin origjinal ELINI, pra Oineut, apo Nakos, bashkë me të vëllain e tij, Sharria, i cili ka qenë mbret në Atikë dhe “u helenizuan” nga athinasit me pa të drejtë. Nuk ishin helenë nga origjina, por jonë pellazgjik, pra JONAS, dhe nuk ishin grekë (helenë),  por pellazgjik që u helenizuan. Sharria, vëllai i Elinit, e ka zbuluar sharrën, nga nofulla e gjarprit, si një nga shpikjet e tij të mëdha, dhe në gjuhën shqipe i thonë kështu, d.m.th. Sharra, që u ka shërbyer për të sharritë drutë. Grekët e kanë greqizuar në Sarpedon prej Sarpëdhon, pra Sarpë dhona, që ne edhe sot mund të themi Sharpë dhona dhe Sharrë dhona, [35] mirëpo, ky emër nuk është sinonim i Sharrias, sepse Sarpedoni është vëlla i Minosit, të quajturit ndryshe, Nako apo Ati apo Nana.

Jo. Sharria është mbret i Atikës, vëllai Nakos, bir i Jonit apo Jonaut dhe shpikësi i sharrës së druve të ndërtimit.[36]     

 

Në vazhdimësi, do të shohim si do të analizojmë këtë çështje...

 

_______________________

 

  [1]Gerold Dommermuth-Gutrich, “Mitet më të famshmet e lashtësisë”, emri origjinal i veprës “50 mitet klasike”, Spektër/Botimet MAX, Tiranë 2006.

  [2] Shiko Arif Mati (Aref Mathieu), veprën “Mikenët=Pellazgët/Greqia ose zgjidhja e një enigme”, Plejad, Tiranë 2008, faqe 576.

  [3] E njëta vepër, faqe 39.

  [4]E njëta vepër, po aty, faqe 576.

  [5] Atlas der Weltgeschichte, von 10`000 vor Christus bis heute“, H.F.Ullmann, Ullmann Publishing GmbH, Postdam 2013, faqe 21, „Der Anfang“ (Fillimi).

  [6] Neil Philip, „Mythen&Legenden-Ürsprung, Bedeutung, und Bilderwelt von über 50 Mythen aus aller Welt“, Mondo-Verlag AG, Vevey/CH 1999, në „Hyrje“, faqe 6.

  [7] Xhuseppe Katapano, „Thot-i fliste shqip“, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007, faqe 55.

  [8]Po aty, faqet 48-49.

  [9]Po aty, faqe 50.

[10]Po aty, faqja 51.

[11]Po aty, faqe 53, marrë nga Dhjata e Vjetër, Gjoni XI, 23.24, të dhënë shqip nga Arbër Xoxa.  

[12]Shiko shpjegimet në faqet 52 e 53.

[13]Po aty, faqet 56 e 57.

[14]Arif Mati (Aref Mathieu), “Mikenët...”faqe 291.

[15] Homeri, „Iliada“, Kënga XVI, Vargjet 233-234.

[16] Kjo do të thotë se Etolianët janë abër/epirotas, e jo “grekë”. Në atë kohë, nuk ka “grekë”, pos “graicos”.

[17]Niko Stylos, “Etruskishte-Toskerishte”, West Print, Prishtinë 2010, faqe 86.

[18] Po aty,  faqe 87.

[19]Po aty, faqe 111.

[20] Po aty, faqe 112.

[21] Po aty, faqe 113.

[22] Po aty, faqet 123-124.

[23] Po aty, faqe 63, sipas Apollodori, Libri 3. XII.6

[24] Po aty, faqe 55-57.

[25] Po aty, faqe 55.

[26] Po aty, faqe 133,

[27]Po aty, faqet 157-159.

[28] Niko Stylos, „Historia e shenjtë e Avranitasve“, Printig Press, Prishtinë 2004, faqe 112.

[29] Shiko punimet e mia, „Armiqtë më të rrezikshëm gjatë reines së Perandrisë Bizantine”, sidomos pjesën IV.

[30]Niko Stylos, “Etruskishte-Toskerishte”, faqet 160-161.

[31]Shiko faqen e atyshme, 143.

[32]Po aty,faqe 141.

[33]Po aty, shiko faqet 142-143.

[34] Henric L. Wuermeling, „Auf der Suche nach Europa/Zeitreise duch die Geschichte“, Langen Müller, München 2005, faqe 16.

[35] Po aty, faqet 103.

 

[36] Po aty, faqe 105.