Brahim (Ibish) AVDYLI:

 

 

EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT-

 

SHPALIME PËR EVROPËN E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT, PREJ GJENEZËS E DERI MË SOT

 

(Pjesa e XIII)


 

Sa i përket bërthamës së parë njerëzore të racës së bardhë, mund të themi se ajo ka mbetur në njëren anë nga mohimet e ekzistimit të pellazgëve deri te konsiderata e theksuar se pellazgët janë themeluesit e parë të kësaj race, që disa shencëtarë na e quajnë edhe “raca evropiane”.

Deri më tani, në bazë të zbulimit dhe gjetjeve tona, qendra e parë e zhvillimit të botës njerëzore është në Azi, në Lindjen e Afërt, pikërisht në Mesopotami, në mes të dy lumejve të njohur, Tigri e Eufrati. Në ndërkohë, studiusi i zhvillimit të geneve, amerikani Allen Wilson, bëri bujë të madhe kur konstatoi që “Eva ka ardhur prej Afrikës, para 200`000 vjetëve”.[1] Dhe ne, pa marrë pasysh se a ishte e vërtetë kjo thënie e tij, do të ndalemi përsëri në çështjen tonë të madhe.

As territori i Ilirisë nuk është me të vërtetë "atdheu i parë i shqiptarërve".[2] Para se të thirreshin "skipatarë", ishin pellazgë, arban, arbër, arnaut, arbërsh, avranit, etj. Shkonin e vinin nëpër Lindjen e Afërt të Azisë, Afrikës Veriore dhe në pjesën dërmuese të Evropës. Ka pasur kurdoherë lufta të rrebta e dyndje. Janë krijuar nga pellazgët kombe të tjera, si grekët e vjetër (që nuk janë aspak të sotmit!), latinët e më vonë italianët, gjermanët, françezët, etj. sido që e ka vazhduar jetën pellazgia e kërcënuar në kulm, duke u mbuluar nën emra të ndryshëm. Ata nuk e quanin veten "skipatar", sepse ishin të racës Ariane.

Pra, nuk do të themi se a është Eva "e ardhur prej Afrikës" apo jo, por do të merremi me zanafillën e njerëzimit. Do të merremi me "qendrën e botës"...

Fotografi e marrë nga interneti http://www.mezopotmya.com-Numër 1

Disa shkencëtar thonë se "qendra e botës" është Mesopotamia, kur është zhvilluar njerëzimi me të madhe, në Lindjen e Afërt, jo në Afrikë dhe kurrsesi në Egjypt. Kjo do të thotë se shkencëtarët e ndryshëm sillen rreth e përqark sa i përket gjenezës së mbarë njerëzimit. Hipotezat e tyre janë hipoteza të pa fund, që vinë njëra pas tjetrës dhe askush nuk e thotë se ishin pellazgët, pra arbërit, pra ilirët, njerëzit e parë të zhvilluar.

Ka shkencëtarë të shumtë që ngulin këmbë se sankskritishtja është çelësi i artë i gjuhës shqipe apo "nëna e parë e gjuhës shqipe",[3] gjë që nuk është e drejtë, sepse sankskrishtja ka marradhënie birësie nga pellazgishtja, që është nëna e sanskritishtes.[4] Ndër të tjera, do ti kthehemi edhe çështjes së Albania Aziatika, të cilën albanologu shqiptarë, Prof. Dr. Kristo Frashëri e lë mënjanë,[5] ndërsa të tjerët thonë se Albania Aziatika "është vendbanimi i parë i shqiptarëve të sotëm", gjë që nuk është asgjë tjetër pos tërhjeqja e analogjisë së emrave të prijësve, të vendeve apo të lumejve të Matit të Shqipërisë, siç i kishte mbledhur shkencëtari austriak Johan George von Hahn dhe e lë të pazgjidhur "enigmën e Albanisë kaukaziane".[6]

Por, do ti kthehemi kësaj çështje më vonë, sikurse do ti kthehemi çështjes së Babilonisë dhe gjuhës hitite dher sankskrishte. Gjuha e përbashkët për tërë njerëzimin ishte gjuha pellazge, me fjalët njërrokëshe, sepse vetvetiu historia e lindjes dhe e zhvillimit të gjuhëve të njerëzimit është e lidhur me zhvillimin e mbarë shoqërisë njerëzore.

Gjuha, si një veprimtari e gjallë dhe e krijuar nga vetë populli, gjatë shumë e shumë shekujve, është një proces gjithmonë në zhvillim e sipër, që edhe mund të përcillet nëpër brezat që pasojnë.

Ky proces ka në vete disa etapa:

a)    Gjuha njërrokëshe, izoluese apo monosilabike;

b)   Gjuha angluninative, apdo anglutimi i (ose përgjitja e) fjalëve;

c)    Gjuha flektive. [7]

Komunikimi i parë ka qenë i ngjashëm me belbëzimin e fëmijve. Me anën e bashkimit të tingujve janë formuluar emërtimet e para dhe janë krijuar emrat e personave; lidhjet e farefisnive; emërtime veprimesh; emra vendesh; emra të tjerë ushqimesh, si psh. kafshësh të egra, etj.; emra lumejsh; emra malesh, etj. dhe kjo është faza e parë e komunikimit të njerëzve, të arritur përmes fjalëve të para njërrokëshe, e cila përbën fondin bazë të komunikimit. Kështu, përpjekja e vazhdueshme njerëzore për vetë perfesksionimin e gjuhës së tyre njërrokëshe ka ardhur si një proces i pandërprerë, duke i evituar gradualisht keqkuptimet dhe pasigurinë nga trajtat e ngurosura. Dhe, kështu erdhi edhe etapa e dytë e gjuhës njerëzore, që është etapa e aglutimit (e përngjitjes).[8]

Fotografi e marrë nga interneti http://www.mezopotmya.com-Numër 2

Po e marrin një shembull nga gjuha pellazge (pellazgjike) dhe po e analizojmë procesin e formimit të fjalëve nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe. Folja vdes në trajtën pellazge ka qenë në trajtën fillestare “des”, e cila është themeluar nga dy fjalët njërrokëshe “de-es”.

Fjala e parë e gjuhës pellazge “de” përqaset me fjalën shqipe “dhé”, ndërsa fjala e dytë e fjalës pellazge “es” përqaset me fjalën shqipe “është”. Kuptimi i kësaj fjale është “në dhé është/dhé është”.[9]

Helenët e shkathët, që e quanin veten “mendjendriturit” e lashtësisë, që nuk ishin “grekët” e sotëm, arritën të zbulonin mekanizmat gjuhësore, parashtesat, prapashtesat, mbaresat dhe vetë shkrimin e gjuhës, pra shkonjat, kaligrafinë, dhe i merrnin rrënjët nga gjuha pellazge e etapës së dytë, të aglutimit, e cila ishte mëma e të gjitha gjuhëve me “ie”, që është quajtur me të padrejtë “gjuha indo-europiane”, në shenjë të procesit të komunikimit njerëzor deri aty sa të quhet gjuhë flektive.[10] Duke shfrytëzuar besimin e pellazgëve të shenjtë dhe durimin e madh shekullor në shpirtat e tyre të sinqertë, të cilët nuk mund të pranonin të gënjenin dhe qenë të pafashëm e të sinqertë, grekët e mëvonshëm gënjenin vazhdimisht dhe paburrërisht, deri në thënien e Herodotit se “gjuha pellazgëve ishte një gjuhë barbare”.

Gjuha pellazge nuk ishte ende gjuhë flektive, ndërsa gjuha greke ishte bërë tashmë gjuhë flektive, dhe Herodoti që jetonte në shekullin e V para erës së re, e quante gjuhën pellazge “gjuhë barbare”, sepse ishte në një etapë më të ulët zhvillimi. Ai dëshironte nga “greqizmi” i tij ta lë mënjanë gjuhën pellazge, prej të cilës kishim marrur çdo gjë të mundshme, prej krijimit të botës së bashku me mitologjitë e rrëfimet për botën e sipërme, të zotrave, paralelisht me rrënjët e fjalëve, emërtimet, etj. të cilës “ia kishte marrë stafetën”, duke u bërë gjuhë e shkruar, gjuhë kulture, gjuhë zyrtare dhe e qeverisjes. Gjuha pellazge mbeti edhe më tutje si gjuhë e folur paralelisht me gjuhën zyrtare, ndonëse e kishin lënë mënjanë si “gjuhë barbare”, që nuk ishte “gjuhë e shkruar”, gjë që do të sillte rrudhjen e vazhdueshme të saj, sikurse të popullit që fliste atë gjuhë dhe të mbetej gjallë së fundi nëpër malet e larta të Shqipërisë.

Pra, e tërë historia e përpjekjeve të pandërprera dhe e luftës së vazhdueshme nëpër shekuj është përpkjekje e pashkëputur për ta bërë si “gjuhë të vdekur”,[11] siç bëri edhe gjuha latine, pas gjuhës greke, që ishte e para. Gjuha greke dhe gjuha latine janë gjuhë kundërshtare, siç ishin popujt sllavë, në radhë të parë të ashtuquajturit "serbë", që u krijuan në baza fetare ortodokse. Në vitet 870-880, pasi qe ndarë në dy pjesë të mëdha Perandoria Bizantine, në Perandorinë Bizatine të Perëndimit, me besimin e krishterë katolik, me Romën, si qendër të madhe; e Perandorinë Bizantine të Lindjes, të cilën e udhëheqëshin në pjesën dërmuese ilirët, por, ndërkohë Serbia, Maqedonia dhe Greqia bëjnë pjesë nën urdhërin ortodoks dhe njohin supremacinë e Kostandinapojës[12]. Duke e parë rënien e kësaj Perandorie me 1204, gjatë procesit të rënies së Konstanitopojës dhe në fillim të rënies së kësaj Perandorie, që do përfundon të martën me 29 maj 1453,[13] të ashtuquajturit "serbë", nën udhëheqjen e Stafan Dushanit, të bërë me shqiponje dhe të krishterë ortodokse, zapuan vendet e udhëhequra nga ilirët.[14] Atëbotë, erdhi në shprehje parolla "sk-ip-at-ar", veçanërisht rreth vitit 1308, nga Berati, për tu mbrojtur nga pushtuesit serb. Popullata serbe ishte e përzier. Kishte shumë ilir që flitshin gjuhën sllave, të shpallur nga Cirili dhe Metodi, që në shekullin e IX. Por, gjuha shqipe kishte mbetur gjallë, në malet e larta e të varfura të Shqipërisë, prej gjuhës pellazge, e cila ishte “gjuhë mëmë” për të gjitha gjuhët që karakterizoheshin me “ie”, e të cilat quhen pra gabimisht "gjuhë indo-evropiane".

Lidhur me këto gjuhë, mund të theni si vijon:

1) Dëshmi, legjenda, tradita, fjalë, monumente për pellazgët ne kemi që nga Gadishulli Iberik e deri në Indi, kurse nuk kemi për Indoevropianët.

2) Teoria indo-evropiane është pjellë e fantazisë shkencore që u mbështetë në bashkësinë e rrënjeve gjuhësore, që nga Evropa e deri në Indi. Kjo bashkësi e rrënjëve shpjegohet më së miri me teorinë pellazgjike.

3) Djepi i indo-evropianëve apo indo-gjermanëve përcaktohej me bindje të plotë në brigjet e lumejve Gang dhe Indhos, gjatë shekullit të kaluar. Më vonë u trasformua në Kaukaz, në Pamir, dhe tani, në fund ndërroi vend në Evropë.

4) Përmenden fakte për spostimet e indo-evropiane, me pretendimin se ato do të pranoheshin nga historianët. Përmenden me këtë rast vogëlsira hipotetike dhe fantastke, hollësira dhe data, me bindjen se ishte fjala për "dokumente të pakundërshtueshme".

5) Ata gjuhëtarë që e mbrojtën këtë teori përmendin fjalorë të plotë rrënjësh indo-evropiane, e cila, në fillim u kosiderua si gjë hipotetike, por më vonë ato marrin edhe tendenca "të pakundërshtueshme"...

Siç shihet, është e gabuar këtu nxerrja e konklutioneve nga hipotezat indo-evropiane. Nga Evropa e deri në Indi, e edhe më gjërë se kjo linjë, ekziston një bashkësi elementesh.[15]

Është e qartë se pellazgjishtja është gjuha me e vjetër dhe vitale prej të cilës kanë rrjedhur të gjitha gjuhët. Gjuhët nuk thuhet se prej kah rrjedhin ato. Në kualifikimin e gjuhëve quhen si gjuhë indo-europiane apo gjuhë indo-gjermane, sado që nuk ka gjuhë të veçantë pikërisht indo-europiane apo indo-gjermane e cila flitet apo është folur më përpara gjatë historisë së njerëzimit. Gjuha shqipe merr pjesë në këtë familje dhe është pranuar si "gjuhë e parë", por duket "e pazhvilluar" dhe kjo nuk është e vërtetë.

Ne nuk kemi tani për tani asgjë tjetër pos dy burimeve të vjetra nga gjuha pellazgjike: emërtimet e vjetra të vendbanimeve, maleve, lumejve, e të tjera, nga të cilat mund të ruhen përgjithësisht elementet gjuhësore të gjuhës emërtuese; dhe mbishkrimet e vjetra, të gjetura, të gjitha të shkruara në gjuhën latine.[16] E para ishte gjuha e shkruar greke, që ka vazhduar të mbetet e gjallë me disa përpjekje të vazhduara për t`u ndryshuar nga gjuha paraprake- gjuha pellazge; ndërsa e dyta, gjuha latine që nuk flitet më dhe është e vdekur.


Dy fotografi: e para, e marrë nga interneti http://www.mezopotmya.com

dhe e dyta, vepra e Aristidh Kolës, "Gjuha e perëndive"...

Zatën, kjo është një nga arësyet që mjaft studius të fushave të ndryshme nuk rrestin ti bëjnë shkrimet e vjetra në punën e përditshme objekt studimi, sado që vështirë bota shkencore i pranon këta autorë si studius të mirëfilltë. Pakkush ka shkuar në shkencë aq largë nëpër parahistori. Dhe, ndonjëri e le në errësirë njerëzimin e gjërë me hipoteza apo nën ndikimin e feve dhe asnjëri pothuajse nga të huajtë e merr seriozisht gjuhën pellazgeNë familjen e madhe të gjuhëve, të cilën, ne mund të themi me plot gojën se janë të kualifikuara të gjitha me “ie”, rezulton fakti i pamohuar se pellagishtja është mëmë e të gjitha gjuhëve, gjuhë e racës së bardhë, të racës ariane.[17]

Se të gjitha gjuhët me "ie" e kanë prejardhjen nga e njëjta gjuhë e shpjegon një nga shkencëtarët prej të cilëve po e fillojmë, W. Xhons (1746-1794), sado që nuk e dimë aktualisht veprën e tij në të cilën është kjo thënie e tij, i cili thotë: "Gjuha sanskrishte, greqishtja e vjetër, latinishja, gotishtja, dhe persishtja e vjetër, kanë afri njëra me tjetrën dhe se e kanë një gjuhë... prej së cilës e kanë prej ardhjen të gjitha". [18] Fanz Boppi mendonte se sankskrishtja ishte mëmë e të gjitha gjuhëve, por më vonë e ndryshoj dhe e quajti një "protogjuhë"Të dhënat për vjetërsinë e këtyre gjuhëve flasin për një gjeneracion periodik të pellazgjishtes. Gjeneracioni i parë rezulton të jetë ai i gjuhës hitite, i cili datohet 4000 vjetë p.e.r, pastaj ai i sankskrishtes rreth 3000 vjet p.e.r., i greqishtes 1500 vjet p.e.r., i latinishtes 500 vjet p.e.r., dhe në kohë të vona i gjuhëve të tjera, deri aty nga shekulli XIII-XIV, kur edhe riciklon gjuhën shqipe dhe pushon ekzistencën e saj" [19] gjuha pellazge.

Populli hipotetik indo-evropianë nuk erdhi nga India në Evropë, por ai shkoi nga Evropa në Indi dhe lëvizi që këtej. Pellazgët, që mbërriten në Indi dhe katër anët e botës, i cili mund të quhet "një popull i zgjedhur i racës njerëzore", krijoi e hapi qytetërimin njerëzor këtu e 10`000 vite më parë.[20] Kjo është rrjedhja e gjuhëve të vjetra prej gjuhës pellazge dhe shqipe, që i kanë degët kryesore të mbarë familjes "indo-evropiane" dhe të cilat kanë rrjedhur nga i njëti trug.

Është pellazgishtja ajo që ka lidhje me gjuhën shumere dhe aty kuptohet se merret rrënja e racës së bardhë ariane. Fjala "arianë" ndërtohet nga dy fjalë "ari" dhe "anë". Po e përsëritim një thënie klasike që barazohet me dëlirësinë e shpirtërave dhe të zemrave, bardhësinë e papërlyer të dëborës, në shenjë të së cilës e mbajnë mbi kokë plisin e bardhë apo bardhësinë.

Kjo racë ka zbritur nga Evropa nëpër Lindjen e Afërt të Azisë, emri i të cilit shpjegon etionimin arianë, që i përkasin këtj lloji të lashtë të ilirishtesh, të folmen e ilirëve, pra gjuhës shqipe:

1) Ar-i=ar; i artë;

2) Arë=të korra, elb; grurë;

3) Anë= ana e të korrave; ana që jetojnë arianët...

Kjo gjë shpjegon dy gjëra: ngjyren e flokëve, verdhësinë e ngjyrës kah ngjyra e trëndafilit, e zbehtë dhe e praruar, me prirje prej të zeshkësh dhe drejtë te e zeshkëta; dhe vendbanimin e tyre apo të korrave të grurit prej të cilave nxirret buka e përdithshme, që është aq e nevojshme për jetën sa edhe drita e bardhë, e natyrshme drejtë vibrimeve të valëve të dritës, sa i pikësynimit të natyrshëm të njeriut-mirësisë.[21]

Ndërsa fjala ILIR, dhe i lirë, që është marrë prej Egjyptit të lashtë të Thotit, e nënkupton kuptimin e parë të lirisë dhe dritës, duke i barazuar me shqiponjën, zogut të lartësive të mëdha, që simbolizon urdhërat e Zotit dhe dritën.[22]

Iliri ka qenë gjithmonë i lirë, me fytyrën boreale dhe plisin e bardhë në kokë. Ai e ka ditur sikur ka zbritur prej yllit Sirius dhe yllin e diellin i ka pasur prore simbole të vetat dhe ndonjëherë e ka patur si stemë shtetërore yllin dhe hënen. Iliria e vonshme është vendi i ilirëve, stemën e të cilëve e ka marrur Turqia.

Është "një udhëtim i praptë" i tërë botës për të zhdukur parakombin e madh pellazg. Shumë specialistë të sotëm e jepin si djep të hershëm dhe të ngjizjes së gjuhës se parë, gjuhës shumere, në Lindjen e Afërme. Shkrimi i kësaj gjuhe, kunieform, na flet ne për një gjuhë tepër të hershme, para gjuhës hitite dhe sankskrishtes. Është e njohur struktura njërrokëshe e kësaj gjuhe shumere, që është i njëjtë me strukturën njërrokëshe të gjuhës pellazge, përmes pllakave me shkrim kunieform dhe deshifrimit të tyre, sado që është vështirë të bëhet ky deshifrim. Në vijë të parë, mund të bëhet një krahasim përmes emërtimeve në mes të pellazgjistes dhe gjuhës shumere (sumere).

Emërtimi mund të bëhet me anë të gjuhës pellazge. Po e vërtetojmë në radhë të parë fjalën shumer, e cila përbëhet nga dy fjalë pellazge: s-um, që do të thotë sum. Fala e parë s=nuk dhe fjala e dytë um=humb/zhduket, do të thotë "nuk humbet/nuk zhduket". Ndërsa, fjala sumer duhet të ketë pasur fjalën sum=er. Fjala sum mund të merret edhe si fjalë pellazge (sum=shumë). Fjala e dytë er është përsëri fjalë pellazge erdh, nga er=erdh. Teritori i shumerëve ka qenë midis lumejve Tigër dhe Eufrat. [23]

Nga deshifrimi i pllakave të shumta me shkrim kunieform, na dalin mjaft të dhëna të vlershme mbi luginat e lumejve Tigër dhe Eufrat, që kanë qenë shumë të begata e pjellore. Këtë begati e pjellori e ka ndihmuar edhe rrjeti i përsosur kanalizimeve. Rrjetet e kanalizimeve provojnë se këtu është zhvilluar bujqësia.

Dundje të mëdha erdhën nga shkretirat e Sirisë përgjatë luginës së Eufratit, ndërsa asirianët kanë ardhur nga Kaukazi dhe vendosen përgjatë lumit Tigri.

Të dhënat mjaft të rëndësishme vinë nga Bibla. Në pjesën e saj "Zanafilla", thuhet se gjatë dyndjeve të popujve në Lindje, ata arriten në një rrafshinë, në Babiloni, dhe u vendosën atje. Bibla është shkrim i shenjtë dhe pjesët e saj kanë qenë shkruar që më parë. Ajo quhet "Dhiata e Vjetër".

Emërtimi Dhiata është në gjuhën pellazge dhe ajo do të thotë vetëm kështu: Dhi-di=dije, dituri; dhe at= baba dhe a=ashtë, është. Përmbajtja e kësaj fjale është "ashtë dija e etërve", pra rrëfimet që përcillen brez pas brezi.

Nga këto shpjegime del e vërteta se nëpër terrotorin e Babilonisë së lashtë, në vendin e shumerve, ka pasur disa dyndje njerëzish. Aty kanë ardhur shumë njerëz nëpër këto dyndje, që shpjegohet nga gjuha sumere, sum-erë, d.m.th. shumë erdhën. Pra, shumerët krijuan një qytetërim të zhvilluar nëpër rajonet përreth tyre, në Siri, Azi të Vogël, etj.[24]

Dihet se Nuha/Noa ka shkuar me anije nga Epiri në malim Ararat, në Tebë dhe anasjelltas. Kjo shihet edhe nga Trekëndëshi i Bermudës, që e shpjegon udhëtimin e Nuhës/Noas nga Dodona pellazge. Në atë kohë është shkruar edhe Dhiata e vjetër. Bëhet fjalë shumë më herët se 4000 vitet p.e.r.

Pra, gjuha pellazge është mëma e gjuhëve të racës së bardhë evopiane.

 

Do ti përcjellim këto gjëra në vazhdimet tona... 

 


________________________________________________________

[ 1] P.Sh. le t`a marrim librin e dy autorëve, Johann Grolle dhe Mattias Schulz, "Wiege der Menschheit/Unseren Vorfahren auf der Spur", Spiegel-Goldmann, Münschen 1998, faqe 83-85, dhe t`a shikojmë.

[ 2] Psh. shikoni librin e botuar së fundit të Harallamb Kotës, "ILIRIA-Atdheu i parë e shqiptarëve", Shtëpia Botuese MALE, Tiranë 2015.

[ 3] P.sh. shiko librat e Petro Zhejit, "Shqipja dhe sakskritishtja", I e II, botimi i parë me 1996, ndërsa botimi i dytë, Tertiumdatur, Tiranë 2005-2006.

[ 4] Muharrem Abazaj, "Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip", Rofon, Tiranë 2013, faqe 376.

[ 5] Prof. Dr. Kristo Frashëri, "Etnogjeneza e shqiptarëve", Botimet M&B, Tiranë 2013, Kreu i III, faqet 37-49.

[ 6] Shikoni punimin numër 13590, te http://www.lajmeglobale.net, "Ky është vendbanini i parë i shqiptarëve të sotëm".

[ 7] Muharrem Abazaj, "Pellazgët kanë folur e shkruar shqip", faqet 35-36.

[ 8] Po aty, faqe 37.

[ 9] Po aty, faqe 38.

[10] Po aty, faqe 38.

[11] Po aty, faqe 39.

[12] John Julius "Bizanti, shkëlqimi dhe rënia e një perandorie (330-1453)", Eugen, Tiranë 2005, faqe 148.

[13] Po aty, faqe 350.

[14] Muharrem Abazaj, "Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip", faqet 357-358.

[15] Aristidh Kola: "Gjuha e perëndive", Plejad, Tiranë 2003, faqet 12-13.

[16] Muharrem Abazaj, "Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip", faqe 47.

[17] Po aty, faqe 384.

[18] Cituar sipas M.Abazajt, faqe 383.

[19] Po aty, marrë nga Muharrem Abazaj, faqe 384.

[20] Aristidh Kola: "Gjuha e perëndive", faqe 14.

[21] Shiko veprën e Xhuzepe Katapanos, "Thot-i fliste shqip", Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007, faqe 9.

[22] E njëjta vepër, faqe 28.

[23] Muharrem Abazaj, "Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip", faqet 385-386.

[24] Po aty, faqe 387.