Brahim AVDYLI:

 

EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT-

 

SHPALIME PËR EVROPËN E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT, PREJ GJENEZËS E DERI MË SOT (I)

 

Duke pas parasysh artikujt e shumtë të shtypit tonë dhe të rrjetit elektronik që “fshikulloi” në veçanti shqiptarët e Gadishullit Ilirik, dhe duke i lexuar dhe sistemuar, duke i shkoqitur e duke i vlerësuar apo duke i parë me syrin kritik disa prej tyre, e gjejmë të pashmangshme kthimin edhe njëherë me një shkrim të veçantë në drejtim të tyre, se çka është Evropa. Kjo është arsyeja e parë e vështrimit polemik dhe njëkohësisht domosdoshmëria e vështrimit kritik, pas disa viteve të kësaj çështjeje. Ne shqiptarët i shohim me syrin e mashtruar të Evropës. Kush e di dhe kush nuk e di se çka është Evropa? Ne bëjmë prova për ta thënë se çka është Evropa e Bashkuar.

Evropa e Bashkuar është bashkim i shteteve të veçanta të kontinentit të Evropës në bazë të përcaktimit apo deklarimit të vullnetit popullor të lirë për këtë bashkësi. Vjen si rrjedhojë në përcaktimet e deklarimet e këtyre popujve dhe zgjedhja e organeve të udhëheqjes në nivel të kontinentit apo të shteteve që e kanë pranuar këtë bashkësi. Kuvendi për tërë Evropën  ka një histori të gjatë historike, por ne po e fillojmë me mbledhjen e parë të Këshillit të Evropës, me 10 gusht 1949, që është më i vjetri Kuvend parlamentar pluralist e demokratik me përbërje ndërkombëtare dhe deputet të zgjedhur në mënyrë demokratike për tërë Evropën. Evropa e Bashkuar përbëhet nga Këshilli i Evropës, i cili me statut i ka dy organe, apo të themi më mirë dy njësi strukturore, të cilat janë Komiteti i Ministrave, i përbërë nga ministrat e punëve të jashtëm të këtyre shteteve, të cilat janë anëtare të Këshillit të Evropës dhe Kuvendit Parlamentar, përfaqësues i forcave politike të shteteve anëtare.[1]

Këshilli i Evropës numëron sot të gjitha shtetet anëtare dhe ka për qëllim statutar realizimin e një uniteti gjithnjë më të madh të anëtarëve të tij përmes debateve, marrëveshjeve dhe aksioneve të përbashkëta. Vetëm shtetet të cilat i plotësojnë kushtet e anëtarësimit mund të bëhen anëtarë të saj. Në radhë të parë këto kushte janë demokracia pluraliste, politika globale dhe regjionale e sigurisë, ligji dhe drejtësia, sistemi i sigurimit social, si dhe respektimi i të drejtave të njeriut[2], etj. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja janë vëzhgues të Këshillit të Evropës, ndërsa procesi i anëtarësimit fillon së pari me një lutje të shtetit që do të futet në Evropë drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, i cili, ia dërgon këtë lutje Komitetit të Ministrave me qëllim studimi. Ky i fundit e konsulton Kuvendin Parlamentar, i cili e shikon a i ka plotësuar kushtet e parapara me aktet e saj për anëtarësim. Fjala vjen për shembull në vendin e ngjarjes; hulumtimit të përgjithshëm të tij, madje prej komisioneve parlamentare si dhe të komisioneve informative, të formuara nga anëtarët e Komisionit; Gjyqit evropian apo ndërkombëtar, si dhe vetë të Gjyqit për të Drejtat e Njeriut. [3] Shqiptarëve, me të dy republikat që i ka bërë, iu është premtuar një gjë e tillë, por kjo çështje zvarritet e zvarritet, pa caktim.   

Unë nuk i shoh shqiptarët si një popull, por si komb, dhe jo si një popull i ndarë nëpër 5 shtete artificiale rreth e përqark, por si një komb i veçantë, i cili, pas mija vitesh luftë pandërprerë për mbijetesë, ka mbetur si një grusht i vogël në këtë bashkësi. Është një komb i vetëm prej gjenezës së hershme të botës, por bota e avancuar nuk na sheh, d.m.th. nuk na njeh.

 

Në kurrizin tonë janë krijuar disa shtete, me tokën tonë, me mallin tonë të rrëmbyer, ne me. Të ashtuquajturat “shtete” gënjejnë fuqishëm, më së pari me “historinë” e formimit të tyre. Botës i duhen njëmijë vite studim për ti parë këto gjëra, të mbushura me të pavërteta. Disa nga këto shtete të reja apo edhe të vjetra kualifikohen si shtete “multinacionale”, si p.sh. Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Më parë, janë krijuar Greqia dhe Serbia, me tokat shqiptare që i mbajnë gjithnjë me dhunë shfarosëse e politikë të pandërprerë, pra nën vete. Askujt nuk ia vrasin veshin të vërtetat e hidhura, që fshihen në petkat e feve të ndryshme të Evropës. Feja vihet mbi kombin. Madje, ajo është kryesore.

Edhe sot e kësaj dite po luftohet për çështje fetare, por duke anashkaluar kombin shqiptarë, të ndarë, të përçarë, të luftuar deri në fund të fjalës.[4]

Feja islamike e ka përfshirë një pjesë të denjë të kombit shqiptar. Edhe sot ajo mobilizohet, duke i mashtruar kryesisht të rinjtë që nuk dinë me tepër sa ato që i dëgjojnë përmes feve, dhe shkojnë për të vdekur për shembull në Siri. Përmes feve populli i pa ngritur shqiptar politizohet. Kjo gjë i shkon më së miri për shtat armiqve tanë të mëdhenj, në radhë të parë Turqisë, etj., sikurse armiqve tjerë të mëdhenj, Bullgarisë, Greqisë e Serbisë, për të ngritur gishtin e tyre ndaj shqiptarëve, “ja, a e dini kush janë këta shqiptarë, që do ti pranoni”.

Sadri Ramabaja ka të drejtë të theksojë edhe njëherë Senekën, me thënien e tij për fenë. “Fenë vegjëlia e beson. Të diturit e përbuzim. E të pushtetshmit e përdorin”. Erdogani është një përfaqësues i islamizmit politik që e ka të plotë fuqinë që i jep shteti dhe pushteti, duke mos i përfillur normat demokratike.[5] Demokracia evropiane nuk i ka kaluar aspektet e veta fetare, në mes të Kishës Katolike të Romës dhe Kishës Ortodoksëve të Lindjes, pra mes të Patrikanës së Vatikanit dhe të Patrikanës Ekumene. Shqiptarët, të ndarë e të përçarë nën 5 shtete fqinjë dhe feve të shumta nga çdonjëri kënd i botës; të vrarë; të shtypur, të gënjyer e të çnjerëzuar deri në fund; pa ndonjë zgjim të sërishëm të vetëdijes kombëtare, as pas kaq vitesh luftë në të gjitha anët për ekzistencë, mbesin në bredhje të kotë mes të dy ekstremeve. Madje, edhe Vatikanit, Spanjës, etj., që nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, si një vend multinacional, dhe vetë Kardinalit Walter Kasper i jepet mundësia të flasë në emër të Këshillit Papnor pas vizitës së tij te Kisha Ortodokse Ruse e të Patriarkut Aleksei, se “Kosova është djep i Kishës Ortodokse Serbe”, që është një prej kualifikimeve të gabuara të Selisë së Shenjtë dhe të Unitetit të Krishterë me seli në Vatikan. Kjo është  shenjë se Vatikani nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj në lidhje me Kosovën. [6]

Evropa e Bashkuar e ka domethënien e vet prej shqiptarëve dhe gjenezës së tyre, mirëpo kjo u mjegullohet dendur nga filozofia artificiale e shndërruar në “shkencë” nga armiqtë e përbetuar kundër nesh. Ata mbijetojnë me tokat tona; pasurinë tonë të rrëmbyer me pahir; dhe duke na marrë neve si opsion të domosdoshëm të mbijetesës së tyre.

Evropa e Bashkuar nuk sheh me sytë e mjegulluar prej kujt e ka gjenezën kjo ide dhe e marrin prej Kretës, pa e ditur se ajo e ka fjalën për këtë popull. Populli shqiptar është populli i parë i antikës së hershme të Evropës. Ai nuk është quajtur kështu, në kohët më të vjetra. Arbër janë quajtur shqiptarët prej pellazgëve të tyre hyjnorë. Kjo gjë d.m.th. se ilirët e kanë prej tyre prejardhjen, dhe prej ilirëve e kanë prejardhjen shqiptarët.

Pse këta i lidhin me “Greqinë”? Dihet, atëbotë nuk ka ekzistuar “Greqia”. Ajo është themeluar kryesisht nga Franca, Anglia dhe Rusia. Asnjëherë nuk ka ekzistuar kombi “grek”, por shqiptarë të Greqisë, d.m.th. arbër të Greqisë, si rajon i tërë verior i Greqisë së sotme dhe Epirit. Ta marrin si shembull sa të duan veprën e parë të shkuar letrare të Homerit dhe të thonë se ai ka qenë i “kombit grek”, dhe të ndërlidhen keq me “Greqinë”, kur dihet se edhe vetë Uliksi (d.m.th. Odiseo) e ka mbajtur plisin e bardhë (borealë). [7] Në të vërtetë, Greqinë “e themeluan” fuqitë e mëdha, ndër të parët Franca, Anglia dhe Rusia, në bashkëpunim me fanariotët dhe Kishën Ortodokse, në shekullin e 19.[8]

Dihet nga shkencëtarët e mirëfilltë se gjuha shqipe ka pasur edhe një formë të parë të shkrimit, të ashtuquajturën shkrim me alfabetin antik, të cilën shkencëtarët e botës së avancuar e thërrasin “alfabeti grek”, që nuk është “alfabet grek”, por alfabet i pellazgjishtes, që ka mbetur gjallë përmes shqipes. Ky është quajtur më vonë “epirotas”, sepse epirotët kanë qenë më të njohurit nga pellazgët, edhe nëpër luftërat e tyre të shumta. Alfabeti pellazgo-epirotas ka pasur formën e parë të shkrimit, nga e djathta në të majtë, si arabishtja, shkrimin bustrofedik, që dokumentohet me dhjeta shkrime të vjetra antike. Shkencëtarët albanologë vinë pas shkencëtarëve të Evropës, të cilët, ripërtypin pa dijen e tyre “shkencore”. Ne nuk kemi kohë të merremi me ta, por merreni shkrimin tim, “Armiqtë e rrezikshëm gjatë rënies së Perandorisë Bizantine, 1-8”, deri sa të kem kohë të shkruaj për gjuhën e parë shqipo-epirote. Evropa thotë se ishin helenët që futen dhe përshtatën alfabetin fenikas dhe ndërtuan me te alfabetin e parë të Evropës. Kush e përdori alfabetin fenikas? Pra, ishin pellazgët të përzier me pakica të vetat dhe të Afrikës (Libisë). Më të parët qenë pellazgët këtë alfabet, më parë se kushdo tjetër në Evropë.

Janë germat e para të shkrimit të Linearit B, që datohet prej Mikenës, që datohet rreth 16-12 p.e.s dhe rrasen e Lemnit, që datohet si e shekullit të 7 p.e.s, që janë përdorur në shkrimin bustrofedik  dhe përbëjnë germat e para  të përdorura në Evropë. Alfabeti pellazg ka shërbyer si bazë për ndërtimin e alfabeteve helene dhe latine, ashtu si shërbeu kultura dhe gjuha pellazge[9].

Gjuha pellazge apo epirotase, ka dhënë një kontribut të veçantë në kulturën e vjetër parahistorike Evropiane dhe të shkrimit të gjuhës së sotme shqipe. Gjuha pellazgo-shqipe është zhvilluar më tej nga ilirët, dardanët, makedonët, epirotët, etruskët, thrakët, për të arritur deri në ditët tona.[10]

Pseudoshkencëtarët grekë rus e sllavë që përbëjnë Evropën e Bashkuar, e rendisin me veprat të shumta qoftë në disa vepra të Britanisë së Madhe, të Francës, të Italisë, të Spanjës e të vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo kudo qoftë dhe vënë në gjumë shkencëtarët e botës me përrallisjet e tyre. T`u thuash se nuk ka pasur aspak “Greqi të grekëve”, se këto që thonë për veten e tyre janë gënjeshtra të mirëfillta apo të pavërteta, etj., ata të përsërisin në pafundësi fjalët e gënjeshtarëve më të mëdhenj, se “ilirët nuk kanë pasardhës”, se “ilirët nuk kanë gjuhë të tyre”, etj. etj, dhe nuk të dëgjojnë fare. Kjo është një dukuri e “përgjumjes” së qëllimtë të këtyre “shkencëtarëve” me porosi.

 Ne po ua sjellim edhe njëherë këtyre “shkencëtarëve” dhe opinionit botëror thënien  e Nermin Vlora-Falaskit, e cila thotë se “Gjuha shqipe nuk u helenizua, megjithëse përdori shkrimin grek për shumë shekuj; nuk u latinizma mbas zaptimit të Romës me 168 para Krishtit; nuk u sllavizma si tek fqinjët e tjerë, kur Sllavët zbritën në jug...; nuk u turqizua gjatë 5 shekujve të zaptimit Otoman”;[11]dhe thënien gjeniale të shkencëtarit madhor shqiptar, Dhimitër Pilika, që thotë se "I verbër nuk është ai që nuk sheh, por ai që nuk dëshiron të shikojë!"[12] Ai thotë: "Grekët, si armiq e varrmihës të pellazgëve, nuk mund të trashëgojnë asnjë lidhje gjenetike me pellazgët... Trashëgimia origjinale, e papërlyer, e gjithëmbarshme dhe intensive e pellazgëve, ndeshet ekskluzivisht, si faktor i brendshëm, vetëm në trojet shqiptare...”[13] Më konkretisht se: "Shqiptarët janë pasardhësit e pellazgëve, popullit më të moçëm të Evropës... Pellazgë, ilirë, arbër, albanë, shqiptarë, janë pesë emra të ndryshëm, por që bartin të njëjtën vijimësi etnike, gjuhësore, kulturore, historikisht të pandërprerë..." [14] Dhe, askush nga kjo botë, nga shkencëtarët e politikanët apo intelektualët e botës dhe të Evropës nuk e shohin origjinën e Evropës.

Në Evropë kanë qenë pellazgët të shpërndarë kudo dhe i vetmi popull para themelimit të ndarjeve të saj në forca të caktuara të shteteve. Fillimisht Evropa ka qenë pellazge dhe ajo u flijua që në shekujt e18-të e 19-të.[15] Themelimi i “kombeve” ka ardhur prej gjysmës së shekullit 18 e 19, kur ajo bën prova për ta “harruar” kombin arbër, pra kombin shqiptar të vonuar në këtë drejtim, që ishte i shpërfillur dhe i shkatërruar që nga romakët me ilirët brenda tyre e nga bizantinët me iliro-shqiptarët brenda tyre. Nuk duan ta kuptojnë se pellazgët kanë qenë të vetmit banues të Evropës. Të pashkëputur nga ata janë ilirët, që ishte shtet i madh i Evropës dhe pashmangshmërisht trashëgimtarët e tyre, bijtë e vetëm të tyre- shqiptarët. Shqiptaro-pellazgët janë arbërit, që grekët na i quajnë avranitas; romakët albanë; turqit arnautë dhe sllavët albanci.

 

Për ta shpjeguar më mirë, që në fillim, po i marrim prej antikës dy libra të veçanta; të parën, nga një grup autorësh, “Si jetonim atëherë-në Greqinë antike” [16], dhe në tjetrën, Henric L. Wuermeling, “Një kërkim kah Evropa/ udhëtim kohe nëpër histori”,[17]. Ato përbëjnë kulmin e këtyre “shkencave” dhe na ndihmojnë që ta kapim që në gjenezë këtë çështje. Në të vërtetë, ato na e mundësojmë të shohim këtë padrejtësi të madhe që po na e bën sot Evropa. Pikërisht, e ndërlidhin me shumë vepra “shkencore”, që nuk kanë fund.

Në veprën e parë, “Si jetonim atëherë-në Greqinë antike”, do ta shohim vendin e lindjes së demokracisë, Greqinë e vjetër antike dhe Athinën. Në Greqinë e vjetër, sikurse në Athinë, dhe nëpër të gjitha veprat prej themelimit e nëpër librat e shumtë të mitologjisë, të cilat nuk ka nevojë ti numëroj, grekët dhe bota e quajnë veten si “themelues” dhe botën në të cilën i prijnë se është “botë greke”. Ata, në të vërtetë janë arbër, por aty nuk njihen si të tillë, por si “mite greke”. Mitet kryesore të kësaj periudhe, prej Olimpit e deri te Olimpia dhe Aleksandri i Maqedonisë, bir shqiptareje, që e kam nxjerrë në Facebook, me zbulimin e testamentit të tij,  “unë jam ilir”[18], në të cilën ai i drejtohet popullit të Shkodrës, që e ka bërë studiuesja e shquar italiane, Lucia Nadin. Zeusi dhe Hera; Athina dhe Posejdoni; Apolloni, Artemisi, Aresi dhe Afërdita; Hermesi, Dhemitri (Demetrea), Persefona dhe Hadi; Shkolla dhe Medicina; gjeneza e Demokracisë; Athina dhe Sparta; Agamemnoni, Herakli dhe Akili; Odiseu dhe Platoni; etj., të gjithë janë pellazgë të vjetër dhe arbër, por kurrsesi nuk janë të “kombit grekë”, sado që shihen e shiten e studiohen si “grekë”.

Mjafton ti shikojmë veprat, si, p.sh. “Pellazgët e pasardhësit e tyre”, të Eduard Shnaider[19]; “Greqia përpara Grekëve” të Luis Beonlew[20]; "Enigma- nga pellazgët te shqiptarët", të Robert d`Angelys[21]; "Iliriciteti i maqedonëve dhe i epirotëve", të Arsim Spahiut[22]; “Pellazgët, ilirët, etruskët, shqiptarët” të Nermin Vlora-Falaskit[23]; “Shqipëria-Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen” dhe “Mikenët=Pellazgët/Greqia ose zgjidhja e një enigme” të Arif Matit[24]; “Epiri, një histori pellazgo-shqiptare”, të Besnik Imerit[25]; “Roli pellazgo-ilir në forminin e kombeve dhe gjuhëve evropiane”, të Elena Kocaqit[26]; etj., sidomos dy veprat e Niko Sylos, “Historia e shenjtë e arvanitasve”, dhe “Etruskishte-Toskerishte” [27], të cilat, në mënyrën më shembullore na i deshifrojnë emrat e vjetër “grekë” sipas “mitologjisë greke”, prej librave të vjetra, sepse janë arbër, arvanitase, etruske, ilire, pra shqiptare, ndonëse qarkullojnë edhe sot si “greke”.

Nëpër duart e grekëve flet edhe Evropa, sepse kjo hyn e del nëpër armiqtë më të mëdhenj që kemi gjatë historisë përplot me luftëra të shumanshme, në radhë të parë, të Grekëve, të Bullgarëve, të Serbëve, të Rusëve, të Turqve, të Sllavo-Makedonëve, të Malazezëve; të Romakëve; etj. dhe të tjerëve, që na rrethojnë me gënjeshtrat e tyre. Janë me qindra vepra që mund të radhiten këtu, madje edhe “shkencëtarët” shqiptarë. Ne nuk kemi kohë të merremi me to.

Evropa e merr emrin nga Kreta, në të ashtuquajturën “Greqi”. Kreta është teatër i madh i botës. Askush nuk e vranë mendjen se edhe atje është kombi shqiptar, se këtë komb e “njeh” bota që prej vitit 1462 e këtej, por jo më parë. Kanë dëgjuar të flitej “një gjuhë barbare” në këtë truall, që është shqipja, por nuk e vrasin mendjen se kombi “arbër” është pikërisht ky komb, pra kombi i sotëm shqiptar, që ka jetuar prej pellazgëve hyjnorë. Ata janë të shpërndarë nëpër Evropë dhe janë të transformuar në popujt e ndryshëm të saj.

Në Greqinë e vjetër, që sot quhet “Greqi e grekëve”, të ashtuquajturit “grekë” nuk e njohin gjuhën e vjetër “greke”, të cilën bëjnë përpjekje disa herë për ta reformuar. Shkrimi Lineari B i Mikenës është i deshifruar me gjuhën pellazgo-shqipe. Shkrimi i gjuhës shqipe do të përmblidhej prej hallkave të para:

 

1)   Shkrimit të Lenearit A të Kretës, para shekullit të 16 p.e.s, pra ende e pa  deshifruar, që mund të deshifrohet nëpërmes të dialektit gegë;

2)   Shkrimit të Linearit B të Mikenës, shekujt 16-12 p.e.s., pra që mund të deshifrohet nga shqiptarët e sotëm dhe dialektit gegë;

3)   Shkrimi në rrasën e Lemnit, shekulli 10-7 p.e.s.;

4)   Poemat epike të Homerit, shekulli i 8 p.e.s.;

5)   Mozaiku i Mesaplikut, Vlorë, në shekujt 6-4 p.e.s.;

6)   Shkrimet në mjaft rrasa varresh, të gjetura në Durrës, Apolloni, Butrint, Itali, etj. të shekujve 4 p.e.s. dhe fillimit të erës së re (lindjes së Krishtit);

7)   Deri tani, Formula e pagëzimit, nga viti 1462;

8)   Pra, gjuha shqipe, e rishkruar në formën e dytë, pas errësirës së madhe të robërisë dhe paditurisë.(28)

 

Dija dhe padija sillen në rreth, si akrepat e orës. Nata e robërisë së rëndë ka zgjatur mbi 500 vite të robërisë turke. Njerëzit, tani, në mesnatë, flasin ashtu si dëshirojnë armiqtë tanë. Edhe ata “shohin” me sytë e huaj.

Shpirti i Evropës ik përtej reales dhe nëpër duart e përgjakura të turqve, të grekëve, të serbëve, të sllavo-makedonëve, të malaziasve, të rusëve, etj., nëpër duart e pjellës bastarde, rreth e përqark shqiptarëve.

Specifikat e Evropës në Bashkimin Evropian mbesin jashtë përgjigjeve tona.

Kur mendojmë ne si definohet “Evropa”, vendet e ndryshme të kontinentit Evropë, rreth e më rreth Detit Mesdhe dhe Detit të Zi dëshirojnë të futen në trashëgiminë e Evropës, të cilën nuk e njohin.

As Spanjën, Portugalinë, Francën, Anglinë, Shtetet e Beneluksit, etj. nuk i njohin sa duhet, me ato që dëshirojnë ato, duke i shtypur tendencat e zgjimit me forcën e vet të Baskëve dhe të Irlandës.

Këtu, do të përpiqemi të japim një përgjigje të vonë, në vazhdimësi...

 

_____________________________

 

[1] Kuvendi Parlamemtar i Këshillit të Evropës, Këshilli i botimeve Evropiane, Tiranë, 1999, faqe 2.

[2] Shiko librat e Daniel Thürer&Daiel Ledergerber, „Regional- und Sicherheitspolitische Aspekte Europas“, Schulthes Polygraphischer Verlag AG, Zürich 1995; Bashkim Zahiti, „E drejta Evropiane“, Btim i dytë i zgjeruar dhe i përmirësuar, Universität Eberhard, Tübingen 2003; Abdullah Ahmeti, „Lëvizjet e popullatës në Bashkimin Europian dhe koordinimi i përbashkët i sistemeve të sigurimit social“, Botim i autorit, Tetovë 2009... 

[3] Shih më gjërë „Kuvendi parlamentar i Këshillit të Europës“, faqe 3.

[4] Shiko artikujt e Arbër Xhaferit, „Religjioni, politika, shqiptarët“, 15.08.2013, nga http://www.koha.mk, apo ato të Sadri Ramabajës „Faktorizimi i Shqiptarëve-parakusht i integrimit në BE“, dhe „Islamizmi politik dhe demokracia“, 20 dhjetor 2013 e 6 janar 2014, në http://www.pashtriku.org; apo qidra artikujve të tjerë.

[5] Sadri Ramabaja, „Islamizmi politik dhe demokracia“, po aty.

[6] Shikoni artikullin informativ të Kattpress (Qendra Informatike Katolike), i botuar me 5 janar 2014, http://www.orainfo.com, „Vatikani: Kosova, djep i Kishës Katolike Serbe“ (??!) dhe komentet e lexuesve.

[7] Ndër të tjera shiko puimin tim „Armiqtë e rrezikshëm gjatë rënies së Perandorisë Bizantine, VIII“, faqe 3.

[8] Shiko artikullin e hedhur dhe të përsëritur në opinion nga http://www.pashtriku.org, nga literatura e shfrytëzuar Elena Kocaqi-Levanti, „Planet për zhdukjen e shqiptarëve/Si u krijua Serbia e Greqia me trojet shqiptare“, Emal, Tiranë, 2010.

[9] Luftula H. Peza & Liljana Peza, „Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre“, GEER, Tiranë 2009, faqet 9 e 10.

[10] Po aty, faqe 10.

[11] Nernim Vlora-Falaski: „Pellazgët, ilirët, Etruskët, Shqiptarët”, Faik Konica, Prishtinë, 2004, faqe 52

[12] Dhimitri Pilika: "Pellazgët, origjina jonë e mohuar", Botimet Enciklopedike, Tiranë 2005, faqe 254, marrë nga artikulli im “Armiqtë më të rrezikshëm gjatë rënies së Perandorisë Bizantine (VIII)”, po aty.

[13] Po aty, ose Dhimitër Pilika, e njëjta vepër, faqe 293.

[14] Po aty, vepër e përmendur, faqe 430.

[15] Shiko intervistën e Arif Matit dhe punimin tim të përmendur, faqe 9.

[16] Grup autorësh, „Wie sie damals lebten-im Griechenland der antike”, Deutsche Ausgabe, Time-Life Bücher, Amsterdam, 1997.

[17] Henric L. Wuermeling, „Auf der Suche nach Europa/Zeitreise duch die Geschichte“, Langen Müller, München 2005.

[18 Shikone p.sh. http://www.voal-online.ch/indeks.php?mod=article&cat=INTERVISTËPRESS&artikle=40071 apo te “Zgjohu shqiptar-faqe e të gjithë shqiptarëve…”, në http://www.zgjohushqiptar.blogspot.ch .

[19 Eduard Schnaider, “Pellazgët e pasardhësit e tyre”, L.H.P.V.K.A, Tiranë 2009.

[20] Luis Beonlew , “Greqia përpara Grekëve”, Plejad, Tiranë 2008.

[21] Robert d`Angely, "Enigma- Nga pellazgët te shqiptarët", Botmet Toena, Tiranë 1998.

[22] Arsim Spahiu, "Iliriciteti i maqedonëve dhe i epirotëve", Mësonjëtorja, Tiranë 2006.

[23] Nermin Vlora-Falaski, "Pellazgët, ilirët, etrusket, shqiptarët", Faik Konica, Prishtinë 2004,

[24] Aref Mathieu, „“Mikenët=Pellazgët/Greqia ose zgjidhja e një enigme”, Plejad, Tiranë 2008 dhe “Shqipëria-Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”, Plejad, Tiranë 2007.

[25] Besnik Imeri, "Epiri, një histori pellazgo-shqiptare", Botim i autorit, Tiranë 2013

[26] Elena Kocaqi, "Roli i pellazgo-ilir në formimin e kombeve dhe gjuhëve europiane", Emal, Tiranë  2009.

[27] Niko Stylos, “Historia e shenjtë e arvanitasve”, Printing Press, Prishtinë 2004 dhe “Etruskishte-Toskerishte”, West Print, Prishtinë 2010.

[28] Shiko vepën e përmendur, „Dritë e re mbi pellazgët...“, faqe 25-26, dhe burimet që ka përmendur autori, në faqen 27, prej Arif Matit (Aref Mathieu) e deri te Niko Stylos.