SHPËRBLIMI I ARRITUR I LSHAKSH-së, NË GJERMANI

 

 

 

Libri i lirikave poetike, “ARENA E DHEMBJEVE”, sikurse libri paraprak, “SHTEGTIMI I LIRISË”, merrnin pjesë për shpërblim të Ministrisë së Kulturës së Republikës së Kosovës.

Sikurse ajo e para, edhe kjo e dyta, mbeti në harresë.

Kjo vepër, papriturazi, për të fundit herë, e mori SHPËRBLIMIN KRIJUES TË JURISË, në Konkursim Letrar „AZEM SHKRELI“, të LSHAKSH-së së Gjermanisë.

Merrja pjesë në Konkursin Letrar të LSHAKSH-së në Gjermani, të cilin e udhëheqë qe disa vite me radhë me pietet z. Pal Sokoli, në Wuppertal të Gjermanisë.

Si gjithmonë, marr pjese në këto tubime e manifestime, në Ennepetal, pranë Hagen-it, me 3 qershor 2018.

E lexova poezinë lirike "Zogu që prore digjet" për publikun që po rritet me pasardhësit dhe artin shqiptar në këtë pjesë të mërgatës.

Këtë manifestim shpërblyes dhe letrar "Azem Shkreli", e hijeshonte djali i nderuar i shkimtarit Azem Shkreli, ndjesë pastë, z. Valon Shkreli; ndërsa manifestimin e udhëhiqte poetja Pranvera Gjoni, së bashku me Kryetarin e LSHAKSH-së, z. Pal Sokoli...