
MANIFESTIMI I LSHAKSH-SË, NË GJERMANI
Manifestimi i LSHAKSH-së, në Gjermani, u mbajt për të gjashtëmbëdhjetën herë, në Düsseldorf, me 5 Qershor 2022. Në tubim merrte pjesë një grup i mirë i njerëzve tanë, në prezencën e të madhit bisnismen, Lazim DESTANI.
Shpërblimi i tretë për librin e poezive „AUREOLAT E DRITËS“, mu nda mua prej LSHAKSH-së, në Düsseldorf të Gjermanisë, në sallën e „Wirtschafstclub-it“, në Düsseldorf, një prej firmave të mëdha ndërkombëtare, ku Maitre d’Hotel është Meti AVDIU. Një libër nga gjermanishtja, me lekturë të Laura Schärmelit, ia fala Danil S. Katz, Ph.D., që është një Rabbiner dhe i promovuar i ekonomisë muzikore, pasi mi bëri dy fotografi (13 e 14).
Në emër të komisionit të jurisë, të përbërë nga disa anëtarë, u dha lista e fituesve të konkursit “Azem Shkreli” dhe të LSHAKSH-së, zotria Pal Sokoli, shkrimtar, duke i analizuar vlerat e fituesve të përzgjedhur.
Në emër të „AZEM SHKRELIT“ foli djali i vetëm i tij, zotri Valon Shkreli, ndërsa në emrin e LSHAKSH-së, Kryetari i tanishëm, Dibran Demaku:
- Çmimin “Azem Shkreli”, në poezi, e mori Pranvera Drita Gjoni me vëllimin poetik, “NOMADJA E DRINIT”;
- Çmimin “Azem Shkreli”, në prozë, e mori Dafina Buçinca, me romanin dramatik, “FËMIJË NË LUFTË”;
- Çmimin e LSHAKSH-së, e mora unë, Brahim Avdyli, me vëllimin poetik “AUREOLAT E DRITËS”.
Nga krijimet më parë të papublikuara, që mund të merrnin pjesë në këtë Konkurs të Manifestimit të zvogluar nga arësyet e mira të „virusit të Koronës“, çmimin e Orës Letrare e shpalli zotri Faruk Tasholli:
-monologu “JETA E NJË NËNE…” interpretuar dhimbshurisht nga zonja Zelije Kryeziu-Ramadani, që na bëri disa edhe të qajmë…
Vlenë të theksohet se ky çmin është i treti shpërblim, të cilit i bie që të më jep në vazhdimësi LSHAKSH-ja e Gjermanisë apo çmimi letrar për tërë mërgatën shqiptare „Azem Shkreli“, për tri librat e mija poetike:
1). „Qielli i paprekur“- më 01.06.2013
(të cilën ua fala disa libra, sa i kisha marrur me vete, dhe pak libra të tjerë, si tregimet apo librat e poezive);
2). „Arena e dhembjeve“- më 03.06.2018;
dhe, vepra e tanishme,
3). „Aureolat e Dritës“- më 05.06.2022.
Numri tre është numri i Zotit të Madh. Këtë gjë e vërtetoi LSHAKSH-ja e Gjermanisë. Manifestimin e ndihmoi të udhëhiqet shumë e nderuara, zonja Pranvera Drita Gjoni. Kontributi i saj është i pazëvendësuar!
Reporteri i RTK-1 nuk më dha ndonjë mundësi të komunikoj me shikuesit e mi dhe as që më bëri vend me ndonjë deklaratë për opinionin e Republikës së Kosovës. Në TVK-1 u dha me 12 qershor 2022 një komunikim.
Në të vërtetë, po e plotësoj njëherë me këtë deklaratë, deri sa të shkruhet „AUTOBIOGRAFGIA IME“…





Ky është libri im më i ri, deri tani i botuar (e 21-ta vepër, apo e 11- ta vepër poetike), "Aureolat e dritës", Meshari, Prishtinë 2021, e cila, ndër të tjera, e ka këtë domethënie në kopertinë:
- Fjala “Drita” mund të shkruhet edhe shkronjë të vogël, por edhe me shkronjë të madhe, si metaforë e kësaj përmbledhje. Ndërsa në mes të dy shqiponjave, në kopertinën e djathë e të majtë, është shqiponja në fluturim, si simbolikë e veçantë e të gjithë shiptarëve.
-Në mes të dy shqiponjave, është i vizatuar në një botë shpirtërore "Lisi i Jetës", që duhet ta kujtojmë të gjithë, kudo që jetojmë ne, e të cilin bota e tërë e merr nga Dodona, nën Tomorr, si simbol të veten...
