DISA FJALË PËR SHPËRBLIMIN

 

BARDI III, I LIDHJES SË SHKRIMTARËVE TË KOSOVËS

 

 

________________________________________________________________

 

 

Në Akademinë Letrare „Esat Mekuli“, të shpallur në Prishtinë, nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, nga Kryetari Prof. Dr. Shyqri Gallica dhe Nënkryetarja, Albina Idrizi, mora pjesë me 17 dhjetor 2021Aty e lexova poezinë e mëposhtme:

 

 

Brahim (Ibish) AVDYLI:

 

 

(PËR TAKIMIN LETRAR „ESAD MEKULI“, 2021)

 

 

POLIFONIA SIMBOLIKE E FATIT

 

 

-Mikut Abdyl Kadolli

 

Polifonia na shpërthen në disa qenie të fatit,

herë dalim në tregun e gjelbërt të barnishteve

sepse koka na ushton prej mallit të përlotur

 

e nuk e dimë a mos po tallet ironikisht Arkadia

derisa përplasemi me dhembjet e lindjes së Kohës së Re

shpupurisim në të gjithë xhepat e shpirtave

mos po e gjëjmë rastësisht shpëtimin e ëndërrave,

 

pastaj ngritemi përpjetëzave deri në Kodër të Diellit

këmishat tona të zjarrta t’i harrnojmë nëpër rreze

e të thurim një këngë të thuktë drite

në pelerinën e ndritshme,

 

vargu i fundit duhet të na presë

derisa të kthehet fitimtare syri i shqiponjave të Lirisë

nga kodrat e fjalës nëpër bjeshkët e Sharrit të vuajtjeve,

ai e kishte të papërkulur vargun e krismave

ne duhet të uleshim pak në restorantin e mallit

për dritën e madhe që do të vinte...

 

Atëherë na vie për rreth polifonia simbolike e fatit

i dëgjojmë me kujdes zemrat tona të zanoreve

nuk ka fjalë pa zanore në bulbëzimet e pranverave

as simbolikë pa shkrepëtimet e zërave.

 

E pra, e paske vendosur të na lësh

të na plakesh pak prillin e dhembjeve tona

e të shëndrohesh në YLL-

 

në shkrepëtimin e pavdekshem të gjithësisë!

 

 

Shërbimi i Jurisë, në krye të të cilit ishte Nezir Prokshi, duke na lajmëruar për shpërblimet, tregoi se Juria e kishte vendosur të më nderojë me BARDI III.

 

Kryetari Prof. Dr. Shyqri Galica dhe Nënkryetarja Albina Idrizi ma dhanë këtë shpërblim. Pa e korigjuar më shumë, po e vendosi edhe në këtë Web-faqe.

 

 

Të them të drejtën, e kisha mik Abdyl Kadollin dhe e kisha hartuar këtë poezi të mirëfilltë për të ndjerin, me të cilin prej kohësh na lidhte poezia dhe fjala...