Koment i përgjithshëm

për daljen e revistës „Qëndresa“,

në veten e tretë:

 

Revista „QËNDRESA“ ka dalur herën e parë nga Shoqata Kulturore Shqiptare „ATDHEU“ në Zürich të Zvicrës, si emër i futur për herë të parë në gjuhën shqipe nga Naim Frashëri dhe si emërtim i parë për revistë nga Emin Duraku, e cila, u themelua si shoqatë kulturore “e të gjithë kurbetçarëve shqiptarë“ nga trojet autoktone të shqiptarëve nga ish-Jugosllavia, siç e kishte një rrymë të LNçKVSHJ-së Jusuf Gervalla, anëtar i të cilës ishte edhe Brahim AVDYLI, ku mendonte të përmbledhë në fokus të gjitha rrymat politike shqiptare nga krahu i majtë deri në krahun e djathtë.

 

Megjithëse u përpoqën të bllokojnë Shoqatën Kulturore Shqiptare dhe fondin financiar të saj nga ana e Sekretarit të Shoqatës dhe Arkatarit të Shoqatës, ajo e vazhdoi punën e saj. Ata u imponuan me të gjitha shantazhet e tyre nga bllokimi i kontos deri në provat e atentateve. Në këtë periudhë zhvillohet procedura e lagimit të Drejtorit dhe Kryeredaktorit të saj nga Zvicra me vendim Federativ nga Kantoni i Zürich-ut. Shoqata kishte në fillim një anëtarësi të madhe pasive për tërë territorin shtetëror të Zvicrës, por që ishin në anëtarësi të rregullt në partitë politike nga trojet shqiptare, si psh. LPK, LDK, PDSH, PSHDK, UNIKOMBI, etj. Në këto kushte arriti të dalë numri i parë i Revistës „QËNDRESA“, në shtator të vitit 1990, si revistë shoqërore letrare e artit dhe kulturës. Ajo arriti të revidojë edhe Programin, Statutin dhe Kryesinë e Shoqatës.

 

Programi i revistës ishte të ngjallë, të mbledhë e të nxitë bashkatdhetarët krijues dhe mendimtarët e shpërndarë e të lënë në mëshirën e rrugëve të gurbetit në një hapësirë të lirë të shprehjes e të guximit. Revista „Qëndresa“ parashihte të bëhej tribunë e lirë në duart e mërgimtarëve e të akumullonte të gjitha potencialet përparimtare, kreative dhe fizike për të realizuar aspiratat shumëshekullore të kombit shqiptar për të gjitha trojet e tjera në Jugosllavi, sado që në Kosovë e kishin „shpallur“ ish-krahinën autonome socialiste të Kosovës si „republikë“ dhe i përfillnin ndarjet administative të shtetit RSFJ me tokën shqiptare. Ata merreshin vetëm me lirinë demokratike të qytetarëve dhe „harronin“ lirinë kombëtare të tyre, ndonëse kjo fjalë konsumohej pa vend. Që në numrin e parë Revista „Qëndresa“ e kishte inkuadruar zërin e vet në rrjedhat e mendimit gjithëshqiptar dhe bëri thirrje të mirëfilltë për krijimin e Lëvizjes Kombëtare Mbarëshqiptare dhe për një rezistencë të organizuar gjithëshqiptare kundër pushtuesve serbo-sllavë, duke i materializuar thirrjet e saj... 

 

Fillimisht si Redaksi kishte këta persona: Kryeredaktor dhe Redaktor përgjegjës, Brahim AVDYLI; Redaksia: Naim KELMENDI, Sadri RAMABAJA, Diamant ABRASHI dhe Faton TOPALLI; Korrektura: Naim KELMENDI; Ilustrimet: Sokol RRAGAMI.

 

Më vonë në Redaksi vinë edhe këta persona: Nexhat MALOKU; Safet SADIKU; Mehmet VELIU; Bardhyl META; Mahmut IBRAHIMI; Kamber THAQI, etj. Bashkëpunëtor të rregullt apo në Redaksi: Demokrat ANASTASI; Myrvete DRESHAJ, Bedri ISLAMI; Shefqet CANHASI; Fehmi KELMENDI; Sylë UKSHINI; Lulëzim ETEMAJ; Nezir MYRTA; Samir HAJDARI; Nijazi ALIU; Dhimitër SHTËMBARI; Naim DISTAFA; Xhevat MAJ; Shaban MEHMETI, Abdi BALLA; etj. Sekretar(e) i/e numrit: Donika KELMENDI apo Naim DISTAFA…

 

Numri i saj i dytë arriti të dalë në dhjetor të vitit 1990. Anëtari i larguar vetë nga Redaksia është Faton Topalli.  Anëtari i futur vullnetarisht është Bardhyl Metaj, i cili është nip i Ibrahim Rugovës. Ai e mbanëte krahun e djathtë, përkundër Sadri Ramabajës, që mbanëte atëherë krahun e majtë. Puna e redaksisë vazhdoi me kontradikta të shumta ne mes dy rrymave, deri në pafundësi. Në shenjë të kësaj, doli numri i tretë (3) në mars të vitit 1991, që drejtori dhe kryeredaktori i saj u detyrua të zëvendësoi ndonjë punë të ndonjërit...

 

Revista kishte një program të ri. Organizimi dhe dalja e kësaj tribune me emrin simbolik „Qëndresa“ kishte për qëllim të akumullojë dhe të aktivizojë të gjitha potencialet përparimtare intelektuale, kreative dhe fizike të kombit shqiptar kudo që ndodhej ai. Ajo del në një kohë tepër kritike, pamvarësisht se i mbijetonte 3 provat e atentateve mbi Brahim AVDYLIN , që nuk shkroi për to asnjë rrjesht ndonjë organ shqiptar apo zvicëran. Policia Kantonale e Zürichut bënte çmos për ta larguar nga Zvicra me vendime kantonale e federale. Por Revista „Qëndresa“ mbante një program gjithëshqiptar, që pengohej, shantazhohej dhe bllokohej nga ata që i nxiste direkt apo indirekt aparatura shtetërore e Jugosllavisë, Kosovës dhe e Shqipërisë.

 

Në numrat e saj të parregullt shkruanin përveç Adem DEMAQIT, Jusuf GËRVALLËS; Rexhep QOSJES; Ajet HAXHIUT; Sylejman KRASNIQIT, Xhevahir SPAHIUT, Hamit ALIAJT; dhe Besnik MUSTAFAJT, etj, që nxirreshin me botime të botuara më parë, bashkëpunonin ndër të tjerë: Ahmet KELMENDI; Kadri REXHA; Shefqet CANHASI; Behram HOTI; Avdullah KONUSHEVCI; Marenglen VERLI; Vinçenc Golletti-BAFFA; Ibrahim GASHI; Agim CERGA; Lefter NASI; Zamir Q. SHTYLLA; Dhimitër SHTËMBARI; Jozef RADI; Thimjo DHASKALI; Saime (Bule) ZEKA; Donika KELMENDI; Brahim AVDYLI; Naim KELMENDI; Emin AZEMI; Nezir MYRTAJ; Gjokë DABAJ; Fadil LEPAJA; Zef KAKOCA; Sadri RAMABAJA; Isuf SHERIFI; Hamza HALABAKU; Diamant ABRASHI; Isak GUTA; Sokol RRAGAMI; Samir HAJDARI; Shefqet DIBRANI; Shane MUDAJ; Hajredin VELIU; Nijazi SULçA; Shemsi MAKOLLI; Valdet AVDIU; Halit NAXHAKU; Ida SPAHIU; Miradije IBRAHIMI; Kamber THAQI; Mahmut IBRAHIMI; Safet SADIKU; Nexhat MALOKU; Fehmi KELMENDI; Mehmet BREZNICA; Ferdinand LLAHOLLI; Shefqet KRONI; Lulëzim ETEMEJ; Florim CUCULLI; Zhaneta MANE; Januz KRASNIQI; Qenan HAMDIU; Bujar SKENDO; Zafir BERISHA; Nexhbedin SYLA; Halil PËRGEGA; Bujar SALIHU; Shaqir AHMETI; Bardh OSOJA; Fatmir MALOKU; Agim DAUTI; Fikret ALIU; Sokol MALA; Zeqir XHEPA; Sahit BERISHA; Agron GODANCI; Mentor THAQI; Rruzdi MEHMETI dhe Bukurije SADIKU, etj.

 

Iniciator i botimit të revistës ka qenë Brahim AVDYLI, i cili e ka drejtuar ate. Por, përkundër luhatjeve në të djathtë dhe në të majtë, pas provave të atentateve, u detyrua ta shpërndajë Shoqatën Kulturore Shqiptare „ATDHEU“ nga diktatet dhe partitë, por edhe Redaksinë, të bërë kryesisht me paratë e veta, pavarësisht nga ndonjë subvencion apo ndihme të ndonjë numri, të cilat ishin shumë pak nga donatorët.

 

Adresa e Redaksisë: SHKBT „QËNDRESA“, Postfach 117, CH-8059 ZÜRICH.

 

Përgaditjen teknike dhe ballinën e bënte kryesisht Kryeredaktori, meqë këtë punë nuk e merrte përsipër askush tjetër…

 

Tematika dhe problemet e gazetës apo revistës ishte riorganizimi i ri gjithëshqiptar duke e patur si bazë të vetme Partinë e Unitetit Kombëtar Shqiptar në të dy anët e tokave shqiptare, në Shqipëri dhe në Kosovë; duke mbledhur përmes saj edhe shqiptarët në çameri dhe në tërë botën, në Evropë dhe në Turqi. Këto probleme jetike të vetat, Revista „Qëndresa“ bëri përpjekje të kyqë anëtarësinë dhe simptatizantët e saj në trojet autoktone të ish-jugoslavisë, sidomos organizimin e luftës çlirimtare gjithëshqiptare...

 

Shtrirja e audiencës: Revista, megjithëse u nxorr dy herë nga agjensitë e përhapjes dhe të shitjes në Evropë, botohej në tirazhin minimal 3000 dhe maksimal 5000 ekzemplarë.

Ajo shpërdahej nga këto firma:

 

1) në Zvicër: Schmidt Otto AG, St. Jakobs-strasse 200, CH-4052 Basel dhe më vonë në Kiosk AG/Valora Schweiz AG, Hofackerstrasse 40, CH-4132 Muttenz;

2) në Gjermani dhe në Evropën qendrore e përëndimore: W.E. Saarbach GmbH, Hans-Bäckler-Strasse 19, D-50354 Hürth-Hermühleim;

3) në Austri: Morava Pressenvertrieb Ges. m.bH, Postfach 159, A-1011 Wien;

4) në Shqipëri: shpërdahej disa numra për shitje, por ajo falej te shpërndarësit;

5) në Kosovë: dërgohej ilegalisht, në lidhje të fshehtë përmes autobusave. Edhe atje, me gjithë shpenzimet e botuesit, për dërgesë kompenzohej nga Kryeredaktori; 

6) në Francë: shitej pjesërisht në Librarinë e Parisit, që ishte e njohur për literaturë shqipe. Asnjëherë nuk mori ndonjë llogari prej saj…

 

A e di dikush që ta llogaritë sa punë e rëndë e sa shpenzime kishte kjo nxerrje e revistës ndaj botuesit dhe kryeredaktorit, përveç shantazheve nga brenda dhe jashtë?!... 

 

 

Disa publikime të Brahim AVDYLIT, në "QËNDRESA":

 

1.  “Demokracia, demagogjia dhe republika pa liri”, “Qëndresa”, Zvicër, Shtator 1990.

2.  “Grupacionet, intrigat dhe mediokracia politike”, “Qëndresa”, Zvicër, Dhjetor 1990.

3.  “Mbi lëvizjen përparimtare shqiptare dhe çlirimin kombëtar”, “Qëndresa”, Zvicër, Mars 1991 (me pseudonimin Flamur Kuqi).

4.  çështja shqiptare dhe realiteti ynë”, “Qëndresa”, Zvicër, Shtator 1991.

5.  “Shpëtimi dhe bashkimi kombëtar, detyre dhe nevojë urgjente”, “Qëndresa”, Zvicër, Mars 1992.

6.  “Ora e fundit për opcionin e fundit”, “Kombi”, Tiranë, 12 Gusht 1992.

7.  “Nëpër udhëkryqet e Lindjes dhe Përëndimit”, Revista “Zëri”, Prishtinë, Dhjetor 1992.

8.  “Filozofia e durimit dhe tiparet e përgjithshme të një demagogjie”, “Zëri i Kosovës”, Zvicër, 1 janar 1993; “Qëndresa”, Zvicër, Janar-Shkurt 1993.

9.  çlirimi dhe bashkimi i kombit-imperativi më i lartë për të gjithë shqiptarët”, “Qëndresa”, Shtator-Tetor 1993.

10.  Dhuna mendore dhe paturpësia e shkaktarëve të saj”, Qëndresa”, Maj-Qershor 1994.

11.  “Kosovës nuk i kërcënohet lufta, por robëria”, Polemikë, “Qëndresa”, Zvicër, Nëntor 1994.

12.  “Tri faqet e një paradoksi”, “Qëndresa”, Zvicër Janar-Shurt 1994 (me pseudonimin Ilir Sokoli).

13.  „Si mund të lëvizë përpara çështja jonë kombëtare“, Qëndresa, Zvicër, Gusht 1995.

14.  “Depolitizim apo mobilizim i mërgatës shqiptare”, “Qëndresa”, Zvicër, Gusht 1995. (me pseudonimin Ilir Sokoli)...

 

 

Kjo është shkurtimisht pasqyra e nxjerrjes dhe shpërdarjes së revistës (mbarë)shqiptare...