Nga përurimi i veprës sime

 

“SONDAZHE PËR KOSOVËN

 

DHE KUFIRIN E SAJ”

 

 

 

Gjatë tërë manifestimit ishte i organizuar nga Shoqata e Intelektualëve “JAKOVA” një film dokumentar të fotografve të autorit, pa thënie të veçantë, por që ndërlidheshin me profilin krijues dhe veprën...

 

 

 

Ndër të tjera, ishte e dhënë edhe kjo fotografi. Në mesin e tyre isha unë. Kjo është Akademia Alternative Shkencore <<Rrënjët tona>>, në të cilin merrnin pjesë shumë shkencëtarë. Manifestimi është mbajtur me 9-12 maj të vitit 2019, në Tiranë, Shqipëri, në Muzeun Kombëtar Shqiptar, dhe është quajtur "Kuvendin Ndërkombëtar-Vazhdimësia historiko-gjuhësore dhe etnokulturore e shqiptarëve përmes mijëvjeçarëve”...

 

 

 

 

Kjo është një hartë origjinale, në të cilën nuk janë askund serbët, grekët e turqit, dhe as Gadishulli Ballkanik. Ajo është një hartë e madhe e vitit 1455, e punuar gjatë kohës së Gjergj Kastriotit-Skenderbeu, në Itali. Harta është komentuar thekshëm nga ekspertët e Shqipërisë dhe e ka trazuar tërë botën e sotme shkencore, si dëshmi e gjallë e tokave albane.

 

E njëjta hatë, e vogël, është e dhënë në internet, nëpër gazeta elektronike, apo në FB (Facebook), etj. Ajo botohet edhe në këtë vepër, për herë të parë...

 

 

Përurimi (promovimi) i veprës "Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj" është mbajtur me 10 gusht 2019, në Parkun Kulturor “Ali Podrimja”, pranë Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”, në Komunën e Gjakovës, në prani të disa qytetarëve, ndër të cilët, përveç Poema Jeronim Rogova, që e udhëhoqi përurimin shkencoro-publicistik të veprës me fjalët e saj, meritojnë të mos harrohen recensionet:

 

-Prof. Mr. Muhamet D. Rogovës, „Kosova-dhembje e shpirtit për Atdhetarët“, recensionit të parë të veprës sime, të cilën e keni në faqen tonë, dhe njëkohësisht veprimtar edhe i Shoqatës së Intelektualëve "Jakova" dhe Nënkryetar i Instancës së Pavarur "ISHK"-së;

 

-Kryetarit të Klubit Letrar, “Gjon Nikollë Kazazi” e Gjakovës, Prof. Mr. Muharrem Kurti, “Profili krijues i Brahim Avdylit”, në klubin e të cilit jam anëtar, prej themelimit

 

Po i japim edhe disa fotografi të këtij përurimi.

 

Vepra „Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj“, rreth 400 faqe, C5, është plot me shkrime shkencore, publicistike, i analizave, dokumetenve, e fotokopjeve të akteve etj., të cilën e kualifikuan shkurtimisht mjaft veta si “vepër e thuktë publicistike”, nga tokat shqiptare, në të cilën folën në mënyrë të përkryer disa personalitete të veçanta:

 

a). Kryetari i LSHKASH të Gjemanisë, me seli në Wuppertal të Gjerma-nisë, Pal Sokoli, i cili, në mënyrë të veçantë e lidhi këtë vepër të madhe me dy shpërblimet e dhëna për vepra të poezisë sime lirike, ndër shumë shpërblime të tjera të poezisë, pra Shpërblimin e Tretë „Azem Shkreli“, në vitin 2013, për veprën „Qielli i paprekur“ dhe Shpërblimin më të mirë të poezisë për mërgatën shqiptare, „Azem Shkreli“, për veprën „Arena e dhembjeve“, me 3 qershor 2018, të cilat i shpërndau Pal Sokoli, si Kryetar i LSHKASH së Gjemanisë, megjithë se-siç theksoi ai, nuk ia ndanë këtë çmim as Ministria e Kulturës së Kosovës, në të cilën kishte konkuruar më parë autori. Kjo gjë ishte një shenjë e veçantë!...

 

b) I dyti është shkrimtari, publicisti dhe kritiku letrar Prend Buzhala, i cili, çështjet shkimore dhe shkencore të mia, si shkrimtar, shkencëtar e publicist shqiptar, i vendosë në një vijë tjetër, të prerjes diakronike dhe anakronike, të cilat i shpjegoi mirë, përveç meritave si poet e si mendi-mtar, të cilat i ka bëra sa vite me radhë, edhe me shkrime, në dy veprat e tij. Ai, me të vërtetë çështjen shqiptare e vendosi më drejtë, sepse politikanët tanë duan që t`ia japin serbëve pjesë të tokës sonë, 20 vite pas luftës, e ne nuk kemi çka të bëjmë më tepër, pos të fshikullojmë këto akte të turpshme të politikës sonë…

 

c) I treti vie në radhë Prof. Dr Astrit Memia, nga Tropoja dhe Tirana, i cili foli shumë mirë, edhe për njohjen e miqësinë e vërtetë që kishte me mua, që para 22 e sa viteve, madje ishte përcjellës në studimet pas diplome në Shkencat Politike, Marradhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, në të cilat ka qenë edhe mentor i temës së magjistaturës sime, i theksoi të gjitha shkrimet e tija të veçanta në këtë vepër të thuktë, por edhe shkencore, të përmbledhura në kumtesën „Dardania e vjetër dhe Kosova“, të botuar edhe në „Librin e Referateve“, libri i parë (1), nga “Kuvendi Ndërkombëtar- Vazhdimësia historiko-gjuhësore dhe etnokultu-rore e shqiptarëve, përmes mijëvjeçarëve, <<Rrënjët tona>>”, e të cilën e ka edhe ky libër. Këto fotografi të veçanta, i pamë në filmin dokumetar, të bëra në Kuvendin Ndërkombëtar, të mbajtur sivjet, në Tiranë, me 9 deri më 12 Maj 2019. Prandaj, siç e tha Prof. Dr. Astrit Memia, për veprimtarinë dhe veprën e autorit Brahim Avdyli, e meriton të promovohet (të përurohet) në secilen pjesë të territorëve shqipfolëse, psh. në Prishtinë, Tiranë, e gjetiu, edhe në diasporë (pra, në mërgatë), nga e cila i tregoi edhe zëvendësit e tij, në një organizatë të gjërë nëpër botë, deri në Suedi.

 

Ajo çka theksoi Prof. Dr. Astrit Memia, në dy fakulete, në Tetovë e në Tiranë, mbeti fjalë e veçantë e këtij përurimi. Edhe të tjerë folën, si psh. Prof. Dr. Ruzhdi Sefa dhe Akademiku Shkelzen Rexha, të cilët ishin poashtu edhe organizatorë. Merrnin pjesë krijues e intelektualë nga Gjakova, Klina e nga mërgata...

 

 

 

Fjala e ime përfundimtare:

 

 

„Ju përshëndes, të gjithëve, sa jeni mbledhur këtu, në këtë shesh, … e cila është një ditë e veçantë!…

 

Në radhë të parë i përshëndes posaçërisht udhëheqësit e këtij përurimi (promovimi):

 

- e përshëndes Shoqatën e Intelektualëve „JAKOVA“ dhe Kryetarin e saj, Prof. Dr. Ruzhdi Sefa;

 

- e përshëndes Klubin Letrar „GJON N. KAZAZI“ dhe Kryetarin tonë Prof. Muharrem Kurti;

 

- folësit e denjë të këtij përurimi, në radhë të parë Mr. Muhamet Rogovën;

 

- Kryetarin e LSHKASH-së Gjermanisë, z. Pal Sokoli;

 

- shkrimtarin, publicistin dhe kritikun letrar Prend Ndue Buzhala;

 

- mentorin tim në temën e magjistraturës, Prof. Dr. Astrit Memia, nga Tropoja dhe Tirana;

 

- dhe moderatorën tonë, zonjushën Poema (Jeronim) Rogova.

 

Për të mos e zgjatur, do t`i thoja shkurt dy gjëra, të cilat mendoj se nuk janë vënë, sa duhet, në sy:

 

E para:

 

-Kurdoherë kam qenë dhe jam përgjithësisht kombëtar dhe nuk jam aspak i vetëquajtur „kombëtar“, sepse „kombëtarja“ përdoret nga ata që duan të gënjejnë masën e keqpërdorur, veçanërisht nga shumica e njerëzve të politikës;

 

E dyta:

 

-A e dini çka do të thotë „politika parciale“ dhe „politika integrale“?

 

Po ua shpjegoj me pak fjalë këtë çështje:

 

a) Politika parciale rrjedhë prej fjalës „parcellë“, p.sh. kur ndahet toka dhe kopshti, etj., në pjesë më të vogla; e kur bëhet më e vogël apo copa copa, humbë energjia e jonë; shkapërderdhet forca; pra, nuk ka fuqi!

 

Kombi shqiptar nuk ka fuqi dhe forcë, kur i nevojitet më të tepërmi. Kujtone thënën e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, për thuprat.

 

(Pikërisht kështu deshën armiqtë tanë më të urryer, rreth e rreth neve, duke na e lënë çështjen tonë në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, e të tjera, pjesëve që nuk u ndihet zëri, në Serbi, në Malin e Zi, në Çamëri, etj.)

 

b) KAM QENË DHE JAM KURDOHERË NË LINJËN (VIJËN) E ZGJIDHJES INTEGRALE TË ÇËSHTJES SONË KOMBËTARE.

 

-A e dini çka është linja (vija) integrale?

 

Integralja nënkupton zgjidhjen e drejtë të tërë çështjes kombëtare shqiptare, për të gjitha trojet tona aktuale, ku bukës i thonë „bukë“ dhe ujit „ujë“.

 

Kjo gjë do të thotë grumbullimi i forcës sonë në forma të tjera, jo me luftë, siç është bashkimi qoftë edhe ekonomik. Bashkimi krijon fuqinë e forcën tonë në radhën e kombeve të tjera, në botë e në BE. Forca rezulton me lirinë e vërtetë, jo lirinë e rrejshme, siç na ndodhë neve me popujt e tjerë apo fqinjët tanë, më së pari me të ashtuquajturit „serbë“…

 

Në rezyme apo në summary, shqip dhe anglisht, i keni të shpjeguara edhe këto gjëra, pra kush janë armiqtë tanë, serbët, etj.

 

Lexone librin, ku do ta gjëni, në shitje, psh. në Gjakovë, në libraritë „Nobel“ dhe „Brovina“, si kudo në Kosovë.

 

Nuk po flas më tepër dhe për veprën time. Sot është publike, si vepër e juaja, e të gjithëve që e lexojnë!

 

-Leximi është dije dhe dija i gjënë zgjidhjet!

 

Këto gjëra që i shpjeguam sot, i kemi shpjeguar pak nga pak qe 20 e sa vite më parë. Ato janë kudo apo në gazetat tona elektronike…

 

-Lexone dhe mësone! Lexoni e kuptoni!!

 

 Kjo është thënie e librave të shenjta, por edhe e juaja; është thënie mëse e sinqertë dhe mëse e vërtetë!!!

 

-Leximi është dituri! Kush lexon, nuk humbë!...

 

Pra, u faleminderoj të gjithëve! Faleminderit!...

 

 

 

Lart janë disa fotografi, së bashku me disa krijues e miq të mi, pas përurimit të veprës së caktuar. Ndërsa, në fund është edhe një fotografi me anëtarët e familjes së Prof. Mr. Muhamet Rogovës: gruas, djalit, resë, mbesave dhe nipit të tij-tri gjenerata nga familja. Kam dalur pak me krenari, por njëkohësisht me dhembje, si kujtim i veçantë!…

 

 

Për ditën e Bajramit (sepse, në mbrëmje ishte nata e Bajramit, e megjithate, në shenjë të saj, ne arritëm që ta bëjmë përurimin e veprës sonë), të nesërmen, në mëngjesin e hershëm, me dy djemtë e vëllezërve të tij, shkuam së pari të bëjmë Bajram te Profesori dhe na priti me shumë respekt e me shumë miradi, sepse nuk e harruam as në këtë ditë!...

 

 

 

Kësaj here, po e jap një fotografi të botuar në libër, krahas disa të tjerave. Në dhomën e pritjes së vjetër të dhëndërit tonë, më i riu dhe më i dhimbshëm, Brahim Avdyl Kuçi, nga Juniku (sepse shtëpia e vjetër është shkatërruar, e ndërtuar e reja), e shohim se nën kopertinën e Revistës Mbarëshqiptare "Qëndresa", e nëntorit 1994,  të vjerrur më lartë, pushon vëllau im i dytë, Komandanti i Morinës, Sadri Avdyli, „Baca i Maleve“, në ballë të oxhakut.

 

Kjo fotografi është marrur nga dosja e azilit të Brahim Kuçit, në Zvicër, e cila e dokumenton rrugën e tretë të deportimit të revistave të mia „Malësi-Junik-Deçanë-Pejë“. Një gjë të tillë nuk e dëshmojnë as marrësit dhe as opinioni ynë, e disa të tjerë janë të mbytur...

 

Në fund, po e japin këtë revistë, Nr. 14, Nëntor 1994, që të dihet…