Brahim AVDYLI: Polemikë me Teoder Pangallos-in:

 

 

 

SI MUND TË QUHEN ARVANITASIT

KUSHËRINJ TË SHQIPTARËVE,

PËRDERISA GJYSHI PANGALLOS

I SHKRUANTE MBRETIT TË SHQIPËRISË SHQIP, ME SHKRONJA ARVANITASE GREKE…

 

 

 

Megjithëse ka kaluar kohë prej majit e deri më tani dhe isha i zënë me punë, por edhe me vdekje të jashtëzakonshme, e konsideroj mjaft të rëndësishme që të them për herë të parë para opinionit të gjërë botëror e shqiptar disa fjalët të mia origjinale në lidhje me arvanitasit e shqiptarët. Në radhë të parë do t`ua jap një përgjegje të mirë, sado që nuk do t`u flejë në shpirtë edhe shqiptarëve.

Duke pasë lexuar me interes të veçantë intervistën e Teodor Pangallos, i cili 32 vjet i ka bëre si deputet, si ish-Kryeministër apo ish-Ministër i Politikës së Jashtme të Greqisë, shprehet drejtë për drejtë për „klasën politike“ shqiptare dhe tjetër, në emisionin „Përballë“, kur ndjehet krenar që të jetë arvanitas, dhe flet për „marrëdhëniet historike në mes të dy vendeve“, Greqisë e Shqipërisë, madje ipet edhe në internet, [1], të cilën e çmoj se është krenar dhe është arvanitas. E çmoj edhe personalitetin e tij të përgjithshën dhe ate politik, pa e vlerësuar çka është de facto „politika“; ndër të parat aftësinë e tij dhe gjeturinë që të jetë një faktor në vitet `80 dhe`90 të Bashimit Europian, gjegjësisht pro e contra NATOS, retorika antieuropiane, të daljes nga TPE; të jetë një faktor i vendit të tij mbi ekonominë dhe bisnesit, të ketë lidhje me interesin e vet; raportin e gjallë ndaj të drejtave elementare të atyre që jetojnë në Europë; dhe për DEMOKRACINË.

 

 

 

Asnjë nga thëniet e tij nuk na nxitë në këtë polemikë, sado që disa mund të jenë nga pak të diskutueshme, por ajo që na nxitë në një polemikë është një çështje sekondare për lexuesit e kësaj interviste, e cila nuk është „sekondare“, por vendimtare: grekët dhe shqiptarët na dalin si „dy popuj“„ndryshëm“, e në të vërtetë nuk janë „dy popuj“, por dy ndarje administative të të njëtit komb.

Kombi është një qenësi e madhe shkencore dhe e dimë ne si është. Një komb mund të jetojë në disa ndarje administrative: p.sh. në Turqi, në Bullgari, në Maqedoninë Jugore, në Greqi, në Shqipëri, në Maqedoninë Veriore; në Serbi; në Sangjakun e Serbisë e të Malit të Zi, në Mal të Zi e në Kosovë, etj.. Ata janë i njëjti komb, pellazgo-iliro-shqiptarët, dhe të gjithë e flasin gjuhën shqipe.

„Nëse grekët kanë kusherinj, ata janë shqiptarët“- thotë Teodor Pangallos. Lexuesit nuk e dinë se Teodor Pangallos dëshiron që të largojë shqiptarët për një këmbë më tutje, madje i quan „dy popuj“. Pse i quan „dy popuj“? Sepse ata flasin dy gjuhë „të tjera“, e njëra nga këto „dy gjuhë“, është „gjuha arvanitase“ me shkronja fenikase-greke e fjalë të gjuhës së mirëfilltë shqipe. Pra, ndërrojnë shkronjat, jo gjuha, me disa parashtesa, prapaparashtesa, e shtesa!...

 

 

Athina e vjetër shqiptare, një foto nga kryeqyteti i Greqisë...

 

Elementi që i dallon arvanitasit, pra arbërit, që banojnë në shtetin e krijuar artificialisht me emrin e sotshëm “Greqi”, është fakti se ata flasin dhe këndojnë brenda rrethit familjar, por ata nuk dinë të shkruajnë apo nuk e kanë mësuar ta shkruajnë gjuhën shqipe nëpër shkolla, sepse ishte e ndaluar. Në fakt, ka qenë një prej formave të ideologjisë së "megal idesë" së Greqisë (ideja e madhe e shkatërrimit të shqiptarëve!), d.m.th. gjenocidit e persekutimit të shqiptarëve, në këto anë.[2] 

Iliro-shqiptari në ato anë kurr nuk flet gjuhën shqipe, por gjuhën artificiale greke, sepse frigohet mos e sheh ndokush dhe e quajnë “barbarë”. Gratë shqiptare në viset e mëdha të Atikës edhe ato flasin greqisht nëpër rrugë, kur mendojnë se i vërejnë të huajt. Terrori fizik e psikologjik vazhdon edhe për ata që flasin shqip në shtetin e tyre“helen”, pra Greqi.[3] “Kombi grek” është një kombi i paqenë, është një komb i klonuar. 

Besnik Imeri thot:“kombi helen nuk është një komb real i mbështetur mbi racën helene, e cila nuk eksiston, pasi raca e helenëve gjatë gjithë kohërave në shtyllen kurrizore dhe trupin e shëndetshëm të saj ka qenë pellazgo-arbanitaso-shqiptare, prandaj helenët janë më shumë një komb virtual, se sa real...[4] Arvanitasit nuk janë një “komb” tjetër, nuk janë një “popull” tjetër, por janë një popullatë e ndarë prej kombit shqiptaro-ilir e pellazg, me gjuhën shqipe, me alfabetin tjetërArvanitasit janë shqiptarë nga kombi pellazgo-ilir!... 

Të thonë se janë të ndarë prej vëllezërve të tyre nga populli i njëjtë i Shqipërisë, do të thotë se kjo është vetëm në shërbim të ligë të shpopullimit të mirëfilltë shqiptar. Popullata arvanitare është mbi 2`000`000 në ndarjen administrative e të quajtur me emrin “Greqi”, e cila ia ndanë rrugën e bashkimit shpirtëror etnik të shqiptarëve në mes të Shqipërisë e të Turqisë.

Duke e regjistruar këtë popullatë shqiptare në Turqi, erdhëm në përfundimin e përgjithshëm, se atje janë 9`800`000 shqiptarë dhe 2`000`000 të tjerë pellazg, të cilët i thirrin “llaz”, e gjuhën e flasin të pastër shqipe, pa bastardime të shumta të së ashtuquajturës “Akademi Shkencore e Shqipërsisë”, e cila fare nuk e meriton këtë titull. Edhe ajo, është një “pjesë e shpërbërjes”...

 

 

Një hartë e romakëve e marrë nga faqja e Enkel Muços në FB dhe pak e prerë,ku nuk ka Greqi...

 

Po i lëmë mënjanë të gjitha konkluzat e intervistës së dhënë si bosht real të këtij komunikimi, të cilat janë mjaft domethënëse dhe të qarta, e po i kthehemi konkluzës artificiale “arvanitas” me gjuhën shqipe e shkronja të tjera, e të cilin Teodor Pangallos dëshiron të na largojë “një këmbë më tutje”, pa e marrë në shqyrtim dallimin e “grekëve të vjetër” dhe të “grekëve të ri”, pasi u krijuan shtetet, të cilët shkencëtarët e mëdhenj si Jakob Philipp Fallmerayer dinë të mos i bashkojnë, përderisa “grekët e vjetër” janë pellazgo-shqiptarë, ndërsa këta “të rinjtë” janë të përzier me të Lindjes. T`i thirrë vëllezërit e një gjaku si “kushërinj”, ai i ka “harruar” thëniet shkencore të vërteta. Deri në gjysmën e dytë të shekullit XIX e kanë folur të gjithë gjuhën shqipe me një dialekt tjetër. Gjaku nuk bëhet uj. Por, po të analizonim gjakun tonë andej e këndej kufinjve, d.m.th. DNE-në, do të gjëjmë se janë i njëjti, prej gjenezës sonë e deri më sot...

 

Jakob Philipp Fallmerayer-nga faqja e mikut tim- Florim Kuçit...

 

Unë nuk po lëshohen më tepër në këtë „ndarje“ të të njëjtit popull e komb, por ajo që po „i ndanë“ në mes vete shqiptaro-ilirët dhe të të ashtuquajturit „grekë“, përpos fesë, është klasa e lartë skllavo-pronare prej antikës e këtej, sepse pjesët e vërteta të kombit të vetë i kanë quajtur „barbarë“, përderisa ata e shkruanin të njëjtën gjuhë me shkronja fenikase të Kadmit. Pa marrë para-sysh se disa shkencëtar, dhe njëri nga këta e mbrojnë Kadnin (Cadmy-n) në veprën “Kodi i gjuhës shqipe -Etimologji”,[5] Mili Butka (Aleksandër Hasanas), me me plot fakte të mira, sado që ai ishte i racës së zezë, por i martuar me iliren Harmoninë, siç shprehet Xhuzepe Katapano, dinastitë e vjetra të Egjiptit ishin me origjinë pellazgo-ilire dhe shqipja ishte folur rreth 12`000 vite para lindjes së Krishtit. Thoti e përpiloi alfabetin e vjetër, të cilën ai e fliste, dhe prej të cilit u formuan të gjitha alfabetet e botës.[6] Nga kjo del e qartë se edhe gjuha që shkruajnë ata nuk është „gjuha greke“, por gjuha shqipe me shkronja të tjera. Ka dallim ajo që e quajnë “shkencëtarët” <gjuha e vjetër greke> me <gjuhën e re greke>. Gjuha e re me tipare „greke“, për herë të parë ka filluar të shkruhet rreth vitit 1000 të erës sonë, jo më herët, kur konsiderohej se është „botuar“ për herë të parë „Sounda“, një fjalor shumë i madhe me kombinim të enciklopedisë „greke“ dhe fjalorit gjuhësor, për të qenë në shërbim të atyre të cilët filluan t`a bazojnë “diturinë” e tyre me “lashtësinë e jetës klasike”. Askund nuk shënohej „greke“, sepse fare nuk kishte aspak „grekë“ dhe përplasej vetën në kulturën e krishterë ortodokse.[7] Shkaba me dy krena ishte gjatë tërë kohës simboli i perandorisë bizantine. Mili Butka (Aleksandër Hasanas) e shpjegon se bizantinët thirreshin: shqiponja=biz-and=vend i shqipes (bijtë e Zotit). Ajo ishte tërë kohës së lashtësisë së vjetër; në botën bizantine-mesjetare= simbol i fuqisë së pushtetit; emblemë e shumë shtëpive dinastike dhe aristokratike, të cilët, e përdorën kryesisht shqiponjën, si simbol të tyre.[8] Prandaj, nuk mund të na quajnë “kushërinj”, sepse kushërinj i kemi galët dhe keltët, ndërsa arvanitasit janë pjesë e pandarë e kombit iliro-pellazgë.

 

 

Gustave Glotz me një fjalë të vërtetë, nga faqja e Arjan Dinos, në FB...

 

Për ta shpjeguar më parë fjalën “barbar”, të cilën na e kanë hedhur si fjalë ofenduese, po i referohemi së pari Mili Butkës, i cili e njeh mirë gjuhën greke dhe e merr prej greqishtes ta shpjegojë “barbarei”, e cila do të thotë: “i bardhë”, “i moçëm”, “i vjetër”, “prej të parëve”, “stërgjyshi i jonë”, “barbat”, dhe kjo gjë në të vërtetë e shpjegon edhe emrin e Pellazgut, si bir i poleoktonit, të lindur nga Toka, vendali, nga toka amë, në trojet e veta.[9]

Pra, e futen me “greqishten e re”, dhe pas vitit 1821, me sarkazmë këtë fjalë. Në fakt, ky nuk është “kriter i themelimit të një kombi”; nuk i ndërron genet e nuk e ndërron gjakun.

Jemi NJË: alban, arban, arbër, arbëresh, arvanitas, arnaut. Kështu na quajnë të tjerët. Tani, veten e quajmë “shqipëtar”.

Ndërsa Perandoria Bizantine ka qenë e përfshirë nga teokracia ashtuquajtur “greke” që kishte filluar të forcohej dhe të bëhej më kryesorja. Teokracia është doktrinë fetare sipas së cilës pushteti politik e civil drejtohen nga pushteti fetar e ushtrohet nga persona, kasta dhe institucione fetare, ku kombësia e humbë vlerën e saj e identifikohet kryesisht vetëm me fenë. Në teokracinë fetare të krishterimit ortodoks me vetë Patrikanën Ekumene të Konstandinopojës, kur filloi të bëhet me të atillë që na e morën inat pse ne e udhëheqnim Perandorinë Bizantine, udhëhiqej nga perandorë, të cilët gjykonin nën mendimet fetare, se sa në përkatësinë e tyre kombëtare.[10] Kjo është faza e fundit e Bizantinëve.

Gradualisht, me një identifikim fetar, u krijuan të ashtuquajturit “Grekët e rinj”, sipas “graeco”, “grait” dhe “gratë”, etj., të marrë nga lashtësia e Dodonës ilire. Gjuha greke, enciklopedia dhe fjalori i tyre filloi të përhapej kudo. Shkollat dhe fakulteti i Kosntandinopojës ishin bërë të njohur me literaturën e shkruar veçanërsht në këtë gjuhë. Çdo gjë “e shpikin” ne, edhe gjuhët i ndërrojmë; edhe veshjet i ndërrojmë; edhe çdo gjë që është e mundur; madje edhe antishqiptarë “të ditur” i kemi në vetvete; etj. por gjakun nuk mund ta ndërrojmë!

Të mbështetemi në shkencat e historisë, të gjuhësisë, të shkencave të tjera e jo në pseudoshkencat apo në libra të gënjeshtarëve, të cilët i kam mbushur anë e kënd bibliotekat me „libra“ të tyre, do të shohim në radhë të parë se shtetet që dinë të gënjejnë për „themelimin“ e tyre vite përpara me radhë dhe i quajnë me emra të tjerë, e ashtuquajtuara „Rusi“ dhe platforma sllave, pra skllave, e ka zanafillen prej gjysmës së dytë të shekullit të XVI-të, kur janë përkthyer të gjitha veprat kishtare të fesë së krishterë ortodokse, e cila udhëheqej dikur nga Konstandinopoja. Shekuj më parë kishte hyrë feja e tretë islame, përmes të Perandorisë Osmane, deri në Gadishullin Ilirik, e cila shprehej më shumë me luftë të rrebtë, kthimit me dhunë në fenë islame, se sa me “fjalë të shenjta”.

 

 

 

Mësimet kishtare ortodokse i ka përkthyer tekstualisht Mihael Artioti, një iliro-shqiptar, por kundër vetvetes,[11] duke u nisur nga të folurat bogomile dhe paratene, me të cilën shprehej gjuha kishtare prej Qirilit dhe Metodit, të dy prifterinj të orientuar hebrej nga Selaniku, që në shekullin e IX.[12]

Sllavët e krijuan kështu unitetin e tyre kishtarë të lindjes dhe strategjinë e vërtetë „pravosllave“, të cilat janë të kulluara antishqiptare.[13] Kur t`i mbledhim shifrat e iliro-shqiptarëve në Gadishullin Ilirik, me ata të Turqisë, do të na e japin shifrën reale të shqiptarëve, të cilët, po të ishin të vetëdijshëm, të shkolluar, të denjë, me sytë pishë, do të ishin të mjaftueshëm të përballeshin me antishqiptarët, prej të cilëve “serbët” nga e ashtuquajtura “Serbi”, e cila është “sllavi” (skllavi), pra shërbëtorë, e jo komb me gënjeshtra, do të duhej të zhdukej sa hap e mbyll sytë, përtej Kinës apo Iranit, prej nga kanë ardhur që nga Herakliti (610-641); për herë të parë avarët (VII), pastaj skllavët (IX). [14]

Këtu na e matë Evropa dhe Bota pulsin tonë si komb i vetëm dhe që përpara popullatave të tjera nëpër shtete të tyre. Greqia, Rusia dhe Serbia kane qenë dhe janë të lidhura me njëra tjetrën kundër shqiptarëve, sado që kanë ndonjë “luftë verbale” në mesin e tyre, pasi edhe një shef i diplomacisë greke, ministri i jashtëm i Greqisë, Kotzias, deklaron se tashmë po i vie fundi “kur mbyllej një sy”, të cilën e konsideron “diplomaci”.[15] Arbërit e konvertuar me gjuhën shqipe të shkruar prej alfabetit të fenikasit Kadmi, janë arvanitasit. Teodor Pangallos i thotë me një fjalë “gjuhë arvanitishte”, sepse nuk është e tillë, por një dialekt i shqipes i shkruar me alfabetin fenikas të Kadmit, e cila quhet me të padrejtë “gjuha greke”. [16] Për të vërtetuar njëherë të vërtetën kohore e të mirëfilltë të të gjitha mileniumeve, po i marr fjalët e Teodor Pangallosit, i cili thotë:

Gjyshi im kishte korrespondencë me Zogun, Mbretin e Shqipërisë duke shkruar në shqip me gërma kapitale greke dhe e kuptonin njëri-tjetrin. Zogu nuk është konsideruar një njeri shumë inteligjent dhe gjyshi im do të gjykohet nga historia, por këtë gjë e bëri. Arvanitika sot që është ende gjallë në zona të largëta dhe tek më të vjetrit mund të dëgjosh rrëfenja në gjuhën arvanite dhe mund të gjesh transkripte ose në gërma latine ose në gërma greke, shumë më parë se alfabeti latin. Kemi një histori të përbashkët që është një histori europiane. Dhe duhet ta “shesim” këtë histori duke shfrytëzuar gjithë mundësitë që ofron sot kultura…”. [17] Kjo është mëse e qartë. Nuk do koment.

 

 

 

Ka edhe shumë gjëra të bukura te intervista e Teoder Pangallos, të cilat nuk po i përmendim. Ato, do të lexohen e do të diskutohen. E vërteta mbetet e vërtetë, nuk do mend. Arnautët e Turqisë nuk e shkruajnë ende gjuhën e vet shqipe, sepse shkollat janë rrebtësisht të ndaluara. Edhe një shkollë e tillë ishte hapur nga Erdogani, por edhe ai e kishte ndaluar mbas një jave. Arnautët e Turqisë e kanë mësuar fenë islame nëpër medrese dhe shkolla fetare.

Bashkimi territorial me ta është ende i ndaluar. Ata nuk janë të vetëdijshëm për gabimin shekullor të tyre. Janë trima, por të verbuar me fé. Normalisht, të dinin gjuhën shqipe me shkrim e me gojë e të ishin të vetëdijshëm për çështjen madhore kombëtare, të 9`800`000 arnautë do të luanin rolin më të madh për bashkimin shpirtëror e fizik të shqiptarëve në Lindje e Perëndim.

Rolin më të mirë do të duhej ta luanin pa dyshim arvanitasit e Greqisë. Ata duhet të ishin të riedukuar me frymën e gjallë të kombit të vet shqiptar. Edhe në parahistori i kanë shumë shqiponja me dy krerë, si përshëndetje, për toskët e gegët, në skulptura, piktura të vjetra, pjesët e veçanta të arkeologjisë. Këshu ka ndoshur me të vërtetë në lashtësinë e lashtë pellazge-iliro-shqiptare.

Arvanitasit duhet të ringjallen në ndjenjat e tyre kombëtare shqiptare. Ata duhet të vetëdijë-sohen, veçanërisht në shkrimin e tyre fenikas dhe të mos t`a quajnë “shkrim grek”. Fenikasit janë të ardhur nga Egjipti dhe kanë bërë çmos që ta pështjellojnë çështjen pellazge në të ashtuquajturës “Greqi”. Ka ardhur koha që arvanitasit t`a konsiderojnë veten si shqiptarë dhe të flakin shkronjat fenikase të Kadmit për shkronjat latine të shqipes. Kështu do të luanin një rol pozitiv në pastrimin e gjuhës shqipe të dialektit të Greqisë, që Pangallos e quan “arvanitishte”. Dialekti është dialekt dhe nuk mund të quhet “gjuhë”.

Koncepti “grek” në antikitet nuk ka ekzistuar fare. Historia e vërtetë do të duhej rishkruar. Historia Botërore nuk mund të shkruhet me gënjeshtra të rusëve, të turqëve, të grekëve, të sllavëve dhe serbo-malaziasve. Ata dhe të tjerë i kanë mbushur plot e përplot me libra të shumtë të gënjeshtarëve.[18]

 

 

Fridrich Maximilian Müller, nga faqja e Bashkimit të Shqiptarëve, për gjuhën shqipe...

 

Enkel Muça e thotë një sentencë logjike, por të hidhur: Greqia u mbars kur ra Bizanti, u poll kur kapitulloi Perandoria Osmane nga Europa, lulëzoi kur Shqipëria udhëhiqej nga ideologjia komuniste, jeton me morfinën e Berlinit dhe do vdesë nga gjuha (Abetarja) shqipe !!!” [19] Pra, arvanitët nuk do të vdesin, por do të këndellen e t`i kthejnë sytë nga e kaluara; do të zgjohen përsëri nga gënjeshtra “greke”; do të mësojnë shkrimin latin për shqipen e tyre nën shkronjat fenikase qëllimkëqija e të prapta; do t`i shlirohen shqipes krihtë e do të fluturojë e lirë nëpër mileniume e nëpër hapësira të shëndritshme. Shkurt, do të fluturojë gjithmonë pranë Zeusit, të cilit i themi Zë (Ze)+ushtimë (U),-hiqe prej saj “s” dhe na mbetet ZEU-shqip...

Është e pamundur që të mos e marrim këtu edhe Arjan Dinon, i cili poashtu në profilin e tij të FB thotë tekstualisht për pellazgo-ilirët:

“Është për t`u habitur indiferenca e hulumtuesve, studiuesve, historianëve, arkeologëve dhe gjuhëtarëve shqiptarë të shek. të XX gjatë regjimit komunist, por edhe në 28 vjet pas 1990 e këtej, të cilët në asnjë vepër apo libër të tyre nuk kanë mundur (apo nuk kanë dashur, e them vetë, B.A.) të bëjnë dot lidhjen gjenetike, që pellazgët dhe Ilirët kanë të njëjtin identitet me shqiptarët e sotëm dhe kanë folur të njejtën gjuhë me ata... Akademia e shkencave të Shqipërise vazhdon të mbetet në linjën e vjetër pro-sllave dhe identitetin e rremë grek !!!”[20]

Grekët e “helenët” askush nuk i përmend nga historianët e antikitetit. Janë “më të padushëm” pas rënies së Perandorisë Bizantine. Europa dhe Rusia, me një pretoktorat të tyre, e krijuan të ashtuquajturën “Greqi”, për të mundësuar ndarjen e dy kontinenteve, Azisë dhe Europës, me nga një besim të vetin: islam dhe të krishterë. Në Euro-Azi kanë banuar ilirët, arbërit e arbanitet.[21]

Kështu, të shtuquajturit “grekë” na i grabitën tokat tona shqiptare, Epirin, Atikën, Maqedonin e vjetër, Pelloponezin, etj., për t`i shpopulluar.

Kjo gjë nuk është absolutisht e drejtë, kjo gjë nuk është e saktë! Dihet!...

Nëse dikush e di “gjuhën fenikase të Kadmit”, le t`ia përkthejë këto faqe e t`ia japë në “greqisht” Teodor Pangallos, që t`i lexoj e t`i futë në jetë.

Ai, ia patë hapur e lejuar Epirit shkollën shqipe, por menjëherë këto shkolla i pat ndaluar fanatizmi dhe shovinizmi gjenocidesk “grek”...

Është pra koha të orientohemi tekstualisht më drejtë dhe të mos gabojmë!...

 

 

____________________________________

 

[ 1] Shikoni intervistën e Thedor Pangallos, të dhënë tekstualisht në gazetën elektronike, “Autoktoni-Një Komb”, http://www.autochtonous.njekomb.com/23823/, „Ish-ministri grek Pangallos: Krenar që jam arvanitas. Nëse grekët kanë kushërinj, ata janë shqiptarët“.

[ 2] Shikoni në fund punimin tim „Evropa e Bashkuar dhe Shqiptarët- Shpallime prej gjenezës e deri më sot…(V)“, në faqen provizore: http://www.brahimavdyli.ch/shpalime-p%C3%ABr-evrop%C3%ABn-5/ .

[ 3] Shikoni po deshët veprën e Besnik Imeri,„Epiri, një histori pellazgo-shqiptare“, Botim i autorit, Tiranë 2012, faqet 136-137.

[ 4] Po aty, në këtë vepër të Besnik Ymerit, faqe 139

[ 5] Shikoni librin shkencor të Mili Butkës, „Kodi i Gjuhës Shqipe-Etimologji“, Botimet Magnus, Tiranë 2017.

[ 6] I njëjti libër, faqet 72-73.

[ 7] Shikoni edhe njëherë librin e Avril Camerun, „Bizantinët“, Shtëpia Botuese Dituria, Tiranë 2008, faqet 228-229.

[ 8] Shikoni librin e Mili Butkës, faqe 41.

[ 9] Shikoni librin e Mili Butkës, faqe 79.

[10] Shikoni për më tepër te shkrimi im përmes literaturës së dhënë, „Armiqtë më të rrezikshëm gjatë rënies së perandorisë Bizantine“, e thënë në faqen time provizore: http://www.brahimavdyli.ch/armiqt%C3%AB-tan%C3%AB-2e/ .

[11] Shikoni për më tepër si dëshmi pjesën e shkruar „Maqedonia në vorbullën e fqinjëve antishiptarë-Pjesa II…“,  në faqen provizore http://www.brahimavdyli.ch/maqedonia-shqiptare-2/ .

[12] Për më tepër shikoni arikujt i mi „Serbët, Serbia dhe Shqiptarët“, të cilat janë në përmirësim e sipër. në faqen time provizore: http://www.brahimavdyli.ch/serb%C3%ABt-e-serbia-3/ .

[13] Nëse dëshironi të shikoni shkurt për këtë çështje, shikoni Fahri Xharra, „E vërteta historike-Shqiptaret ortodoks të Maqedonisë“, Botimet Filozofia Urbane, Prishtinë 2013, faqe 24.

[14]  Shikoni po deshët librin historik të John Julius Norwvich, „Bizanti-Shkëlqimi dhe rënia e një perandorie 330-1453“, Shtëpia Botuese Eugen, Tiranë 2005, faqe 90.

[15] Shikoni artikullin e „Maqedonisë Shqiptare“, „Prishet aleanzca Greqi-Rusi, Kotzias: Kaloi koha kur mbyllej një sy“, 23 qershor 2018, në http://maqedoniashqiptare.com/2018/07/prishet-aleanca-greqi-rusi-kotzias-kaloi-koha-kur-mbyllej-nje-sy/ .

[16] Shikoni shkrimin tim „A ekziston kombi „Grek“ dhe kush e ka krijuar këtë shtet-Pjese e nëntë dhe e fundit“, në faqen provizore në http://www.brahimavdyli.ch/a-ekziston-komb-grek-9/ , apo shkrimin e Arben Llallës „Pangallos dikur pranonte: arbërishtja ishte shqipja e vjetër“, te Gazeta 27, “Replikë me Teodor Pangallos”, me 8 nëntor 2016, në http://27.al/pangallos-dikur-pranonte-arberishtja-eshte-shqipja-e-vjeter/ .

[17] Shikoni edhe njëherë intervistën e Theoder Pangallosit, „Ish-ministri grek Pangallos: Krenar që jam arvanitas. Nëse grekët kanë kushërinj, ata janë shqiptarët“, http://www.autochtonous.njekomb.com/23823/ . 

[18] Shikoni po deshët edhe dikutimin e Enkel Muços, në FB, me titullin „Ja përse historia e njerëzimit duhet rishkruar“, 26 prill 2018, në http://www.facebook.com/Enkel Muço.

[19] Po aty, si thënie të tij.

[20] Shikoni deklarimin e Arjan Dinos, me 25 qershor 2018, në FB, http://www.facebook.com/Arjan Dino.

[21] Po në njëtën faqe vëtetohet kjo gjë, me miq të tij, me datën 9 qershor 2018.