Brahim Ibish AVDYLI:

 

 

PALEOLITIKU I PARË

DHE EVOLUIMI I NJERIUT

NËPËR EVROPË (II)

 

(Nga mediat elektronike dhe veprat)

 

 

Ndër të para njeriu filloi të shkëmbejë gjërat e tij me objekte të tjera, jo me të holla, në kuptimin “të jap e të marr”. Pra, kanë filluar t`i këmbejnë mallin me mall. Ata banorë kanë qenë banorë të vendbanimeve të komuniteteve të fshatit dhe me kalimin e kohës u krijuan edhe qytete të tëra. Si valutë e parë u prezantua paraja. Më vonë erdhi edhe shpikja e shkrimit.[1]

Nga shkencat e hershme të njerëzimit kërkojmë vazhdimisht të gjëjmë se cilat janë shkollat e asistuara apo cilat mësime janë përcjellur në gjeneratat e reja. Me kohën, qenë caktuar banorët në pozicione të ndryshme për të organizuar bashkëjetesën. Së pari ishte e para apo i pari i fisit, më i vjetri e më i dituri. Kjo dërgoi pashmangshmërisht në betejat e hidhura për pushtet, ndikim dhe famë. Etnitë filluan gradualisht të luftojnë me njëra-tjetrën dhe njeriu vazhdimisht ka evoluar, ka ndryshuar. Prasagjithash, aftësitë e tij ia kanë mundësuar të zbuluojë e të shpikë apo të krijojë mundësi të madha për një jetë më të mirë se sa në brezat parapake. Ndonjëherë, me këto prova, kanë shkaktuar dëme të mëdha apo shkatërrime të mëdha. [2]

Por, ne po e shpjegojnë njëherë çka është antropologjia dhe me çka merret ajo. "Mësimi për njerëzit" apo “Shkenca për Njeriun” është emri që i përfshinë tri shkolla shumë të ndryshme të mendimit: shkencat natyrore; shencat humane dhe shkencat filozofike.

1) Shkencat natyrore, janë shkencat në të cilën merret në studim njeriu, me krijimin, zhvillimin e llojin e diferencave të tij me gjallesat e tjera dhe kafshët; pra llojet e njeriut dhe gjallesat e tjera, por edhe me bimë, madje i krahason këto specie me anën morfologjike dhe fiziologjike të tyre;

2) Shkencat humane, janë shkencat në të cilën kjo disiplinë priret që të shqyrtojë diferencat e ndryshimet e kombeve të tjera dhe mënyrat e jetesës, skemat e kulturore; apo i krahasojnë njërën kulturë me kulturën tjetër, duke përfshirë të gjitha fushat e kulturës dhe shoqërisë. Ajo priret të merret me sociologjinë, psikologjinë sociale, etnologjinë, historinë, arkeologjinë dhe etnologjinë, përveç këtyre edhe me gjuhësinë;

3) Shkenca filozofike, është shkenca e cila i grumbullon majat e të gjitha rezultateve; të hulumtimeve; dhe i reflekton dëto discilina të studimit me mësime të përgjithshme të shkencave. Në fakt, kjo shkencë është kryesorja e shkencanve, i paraprinë këto mësime të të gjitha shkencave.[3]

 

Motive të shpellave nëntokësore 40 000 vite para Krishtit nëpër Evropë, si në Gadishullin Ilirik... Këtu janë në shpellën Chauvet të Francës...

 

Antropologjia është shkenca e njeriut, mësimi për origjinën e tij dhe të prejardhjes së tij. Anthropos, në greqishten e vjetër, νθρωπος, do të thotë “njeriu”; dhe “logie”- mendje, informim i saktë, logjike; pra “anthropologie” do të thotë “mësim për njeriun”.

Në botë, dhe në majft vende të Europës, është e kuptueshme se këtu është fjala për një shkencë. Antropologjia shkencore apo fizike e konsideron të themeluar qenien njerëzore prej evolucionit e këndej, pra duke ndjekur mirëfilli teorinë e evolucionit nga Charles Darwini, si një qenie biologjike.[4]

Ne po i kthehemi edhe njëherë revistave të papara, si revistës gjeografike të Gjermanisë, me redaksinë e saj në Hamburg, numrit të qershorit 2009,[5] në të cilën tregohet për kërkimet adekuate arkeologjike të Gjermanisë jugore, në Schwäbische Alb, të cilën nuk e ka sqaruar askush deri më tani se prej kah i rrjedh emri Alb dhe se çka do të thotë A-L-B, në të cilën është gjetur një figurë, krahas shumë të tjerave, figura magjike e një gruaje, që mendohet se ishte gruaja, për të cilën ishin “të lidhur” të gjithë, pra e besonin gruan.

Shkencëtarët ia japin emrin romak “Venus”, e cila te “grekët” e vjetër ajo quhej “Vesta”, që do të thotë “Gruaja”, gjinia, femër. “Venusi” nuk është aq banale, nga respekti i të gjithëve për të, e veçanërisht i atyre të cilët e kanë gëdhendur, ndërsa ajo mund të ishte “Vatra shqipe” dhe Vatra shqipe nuk ishte tërësisht “Vesta” greke. Sidoqoftë, ajo ishte zotneshë e shtëpisë. Figura “Venus” e tregonte këtë gjë, madje me anën e saj gjenitale. Vatra shqipe e paraqiste femrën të mbuluar, sepse për zotneshën kishin respekt. [6]

Nga mitologjia po e marrim se çka do të thotë Vestia. Ajo është vatër, me zjarr të ndezur, për të zier, pjekur e ngrohur të gjithë, si në shtëpinë e tyre, e cila është vetë natyra, shpirti e zemra e fiseve pellazgo-ilirëve, apo siç e thotë autori Wilhelm Vollmer se janë:

“Gemüter der alten pelasgischen Volksstämme”, që është më e thella njohuri, dije e të vërtetës pellazge.[7]

 

 

Shkenca e jonë e origjinës njerëzore fatkeqësisht ka mbetur ende në mes të kthetrave “greko-romake” dhe nuk del prej tyre, pavarësisht se historia na thotë diçka tjetër, por ne nuk po lidhemi aktualisht në këtë pikë, vetëm se po ndërlidhemi në emrin e vendit “A-L-B”, i cili nuk i përsëritë Alpet, por emrin origjinal. Ne po nisemi tekstualisht prej kopjuesve të dytë, romako-latinëve, dhe do të kuptojmë ngjashmërinë me ALBA-LONGA, pranë Romës, e cila e vendosë më tutje këtë çështje që nga themelimi i saj prej Trojës (e shënuar gabimisht “Troy”) origjinën e dytë të Albanëve të shpërngulur nga dheu i tyre i parë.

Ne themi edhe sot: trojet tona, trolli, trualli, vatra, etj. dhe kjo është në Gadishullin ILIRIK, nga ana tjetër e Adriatikut, prej Romës, sot Kosova.

Shkencëtarët gjermanë kanë konstatuar edhe vjetërsinë e tyre, përveç asaj se është në ALB, pra Schwäbischen Alb, e cila zë një hapësirë të Gjermanisë jugore, malet e larta mbi Danub, të cilës i thonë vendasit Donau. Njëqind herë e kam vizituar këtë hapësirë mbi Ulm (është i ulet, poshtë, në rrafsh, pra Ulm-që ulet më poshtë), sikurse më lartë se Ulmi është Stuttgarti, i cili lidhet me gjuhën shqipe, të qytetit të maleve Alb, të rrethuar me gardh (gart), pra me “murin rrethues” të qytetit, sikurse në Zvicër, që po e marrim edhe një qytet, Winterthur, i cili është “i thurur” me gardh (gart) dhe të gjitha janë të shpjeguara përmes gjuhës shqipe.

Të mos më akuzojnë përsëri njerëzit që nuk mendojnë aq larg “ti po e bënë edhe njëherë tërë Evropën shqiptare”, por ndalem në kohën e këtyre gjetjeve arkeologjike, në Schwäbische ALB, të cilat i kanë lënë të vendosura me saktësi shkencëtaret rreth 40`000 vjet p.e.s. e këtej.[8]

 

Pamja e jashtme e shpellës Fels, Achtal, në malet Schwäbische ALB...

 

Shkencëtarët e kanë bërë një provë të jetës sociale të parahistorisë dhe e kanë ndërthurur jetën e përgjithshme të asaj kohe, të kohës së pale-ontologjisë, të cilat lidhen edhe me historinë e filozofinë. Mjerisht, më duhet të them se shencëtarët notojnë nëpër mugëtirën e historiografisë evropiane dhe botërore. Kjo mugëtirë është mbjellur që në parahistori.

T`ua shpjegojmë evropianëve një fjalë popullore, të cilën asnjëherë nuk e kanë dëgjuar prej kombit shqipfolës, çka do të thotë evropa (europa) me fjalë të “protogjuhës” deri më sot, të gjuhës shqipe: e-u-ropa, rash copa, u këputa, më këputi puna, p.sh. nëpër lumej të gjatë, si danubi, deri në skaj të tij. Folja shqipe “rrjepë=ia rjepë lëkurën” është shqipe dhe prej saj rrjedhë “u ropa”, “më ra lëkura” duke u munduar, dhe nga kjo ka kuptim “e-u-ropa”. “E” është pasthirrmë.

Kadmi, që e ka qenë fenikas, nuk e ka ditur këtë gjë dhe ne nuk ia shohim për të madhe, sado që i ka “krijuar” edhe gjenealogjinë...

Duhet që të mos rrësqasim nëpër mugëtirën e shekujve. Mugetira është mugëtirë, e drita është e qartë. Kulturat “greke” e “romake”, janë kultura të krijuara me forcë dhe këto “kultura”, të mbjella në vazhdimësi, nuk kanë pasur asnjë qëllim tjetër, pos të shkatërrojnë kultrën paraprake, kulturën e vërtetë iliro-pellazge, pra kulturën e atyre që dinin “për herë të parë”, të cilët e konsideronin veten se kanë “zbritur prej qiellit”.

Le të mos mendojnë kësisoji shkencëtarët e Evropës, por le të mendojnë ate që e flet populli i vuajtur. Mos të nisen prej “fjalëve të shkruara”, prej atyre që kishin të holla, letër e laps; të shkruajnë me alfabetin e fenikasit Kadmi, siç dëshironin, prej të ashtuquajturës “greqi”, e jo me fjalorin “graeci” të shqipes iliriane, prej Dodonës, në vatrën tonë, në matriarkat, zotnesha e shtëpisë. Mu për këtë shkencëtarët i thonë zotneshës së shtëpisë “venus”, por ajo është “vatra”, “gratë tona”, në gjuhën shqipe, e as “vesta” greke. Aq më pak, të mos thonë se “i pari njeri ka ardhur prej Afrikës në Evropë rreth 40`000 vite p.e.s., sepse Homo Neanderthaler ka qenë në Evropën Jugore, të Mesme, Lindore e Paraazi (Turqinë Veri-Perëndimore) që nga vitet 270`000 vjet p.e.s. e këtej, nëpër këto vise. [9]

Kjo gjë është mëse e vërtetë!

Por, ta kujtojmë këtu Arif Matin, i cili na e përkujton Gadishullin Ilirik, megjithëse i thotë me të padrejtë “Ballkan”, pa e ditur se të parët e njerëzimit e kanë quajtur tërë gadishullin dhe kontinentin “Hemi”,[10] pastaj Gadishulli MAIA,[11] sepse të gjithë ishin iliro-pellazgë apo Yllir, e do të thotë se njeriu i parë është shpërdarë prej këtu, në Evropë; në Azi, deri në Indi dhe Afrikën Veriore d.m.th. prej Irakut verior e këndej.

Vatra e paleontologisë është në rajonin e gjërë të Ballkanit dhe nuk është më poshtë, apo në Afrikën e Ekuatorit. Kjo është më se e vërtetë, por dijetarët që kanë mundësi që t`a nënvlerësojnë, e nënvlerësojnë apo e hedhin tërësisht poshtë, ose nxjerrin në publicitet hipoteza të tjera. Shkurt e shqip: ekuatori dhe rreth i tij është zona më e nxehtë e Afrikës. Aty, nuk mund të krijohet njeriu, nuk ka evolucion të majmunëve.

  

Jeta e inskenuar në shpellë, duke punuar e jetuar në harmoni...

 

Po, le t`i kthehemi prapë çështjes sonë. Maria Malina, një gjurmuese e Akademisë së Shkencave të Heidelbergut, e autorizuar për gërmimet e Uni- versitetit të Tübingenit, e ka gjetur vetë Venusin, e cila u prinë zbulimeve të tjera në këtë zonë, në shpellën katër metra e gjysmë nën tokë. Në radhë të parë e shqyrtuan a është figurë antropomorfike apo jo dhe nuk e dinin qartë se ajo ishte zotnesha e njeriut të parë para patriarkatit, pra e materiarkatit, e cila nuk ishte as “greke” e as “romake”, por thjeshtë iliro-pellazge, madje të kohës më të hershme. Periudhat “greke” nuk janë të “graeci-ve, por iliro-pellazgëve, e cila është periudha parë dhe më e ngritur. E dyta, nuk është as “romake”, por iliro-romake. Të dyja, kishin të njëtën gjuhë, si gjuhë mëmë, ndërsa prej saj i krijuan gjuhët e tjera. Me të padrejtë i thonë protogjuhë”, sepse është e vetmja gjuhë e cila na i shpjegon toponimet, antroponimet, emrat, popujt e vendet, dhe mjaft gjëra të pashpjeguara deri më sot. Këtë gjë na e thonë shkencëtarët më në famë të botës dhe disa albanologë, të cilët nuk po i përmendim, por po i themi gjërat më mirë e më kuptueshëm.

Gjuha shqipe do të ishte gjuha e parë prej të cilës do t`i emëronte figurat e gjetura, jo gjuha latine, që është futur si “gjuhë e shkencës”. Gjuha latine dhe e ashtuquajtura “gjuhë greke”, janë të dyja bija të shqipes.

Sa i përket vjetërsisë së të gjitha figurave, të dhëna në faqen 44,[12] vlenë të theksojmë se pjesa dërmuese e këtyre figurave të zbuluara gjatë diskutimeve janë dhënë si të vjetra 35`000 vite p.e.s.

Njerëzit Sapiens shihen se janë më të qelët nga fotografitë tona, pra janë të racës evropiane apo ariane.

  

Figura të gjetura aty dhe ndër të tjera është Venusi, d.m.th i gruas apo Zotnesha e matriarkatit për familje-nëna dhe Vatra...

 

Këto figura, të zbuluara në shpellën Fels, në Achtal, të Schwäbischen Alb kanë shije të madhe për estetikë, sikurse të gjitha figurat e vizatimet apo skulpturat iliro-pellazge, pra dëshmojnë për zotnimin e tyre. Dihet se Yllirët i kishin në duar e tyre edhe Alpet e larta, Gjermaninë, Austrinë e Zvicrën, të cilët nuk i studiojmë tani për tani. Ata ishin këndej e përtej Danubit.

Paleologët, antropologët e shkencëtarët, për mendimin tim, e kanë përfshi-rë gabimisht Afrikën-kontinentin e nxehtë, sikur ajo e ka pasur “qenien e parë”, por kjo gjë nuk është e saktë, sepse Afrika është vërtetë një kontinent me i nxehtë, ndërsa po të marrim e ta vërejmë tokën, e shohin Evropën plot me gjelbërim. Historia e evolucionit të parë, sado kudo, nuk është e saktë.

Neandertaler (kështu e quajnë njeriun e gjetur në ALB), sikurse të gjithë Homo Sapiens, popullata e këtij kontinenti, të cilët e përbëjnë njeriun e parë të Evropës (Europës), të quajtur “Uhreinwohner”, pra banuesit e parë, kanë qenë 270`000 vite e deri në vitin 40`000 p.e.s. Në këtë kohë, pra 40`000 vite p.e.s., është koha kur kanë depërtuar njerëzit prej Afrikës veriore nëpër Azinë e VogëlEvropë. Prandaj, në Europë, ka patur prej vitieve 270`000 vite p.e.s. e deri më 40`000 vite p.e.s. njerëz në evolucion.

Figurat e gjetura në shpellën Fels, Achtal, në malet Schwäbischen ALB janë të vitit 40`000 p.e.s. e deri në 30`000 vite p.e.s. Dhe kjo gjë nuk korrespondon mirë me ardhjen e njeriut prej Afrikës, e cila, jo vetëm për vitet, por edhe për evolucionin e njeriut, e cila mbetet mëse e diskutueshme. Pra, nuk është e vërtetë se “njeriu ka ardhur prej Afrikës”, por ai ka lëvizur me vështirësi prej Afrikës dhe Evropa e ka pasur një popullatë të tërë deri në Azinë e largët dhe në Amerikë, por jo rreth ekuatorit.

Për këtë dëshmojnë faktet tona; zbulimet, të cilat po shtohen nga dita në ditë; figurat; vizatimet, në shpella të Euro-Azisë, të cilat janë të përmbushura me kulturën e lashtë, si psh. Shpella Chauvet, në Francë, që është një vizatim në gur, rreth 40`000 vite p.e.s e deri në 30`000 vite p.e.s.; ndërsa “Venus von Willendorf” është 32`000 vite p.e.s.[13]

 

Flöte apo fylli i gjetur në Shpellën e Schwäbisches Alb, mbi Ulm të Gjermanisë...

 

Profesori Conrad, siç thuhet në këtë punim, e lëviz kokën e tij para se të merrte një vendim të prerë, mbasi nuk kanë aq të dhëna të mjaftueshme të kësaj kohe dhe Njeriu i Neandertaler, në Alb, nuk e kishte takuar Njeriun e Alpeve, të cilat ishin më të larta dhe të mbuluara me borë. Konradi, sipas kaligafisë së sotme të shqipes, i udhëheqte të gjitha gërmimet e Institutit të Hulumtimeve të Vjetra e të Reja të Historisë, në kuadër të Universitetit të Typingenit (Tübingen). [14] Ai i sheh zhvillimet e bëra se ato i takojnë kohës së mesme të vjetër të historisë së njeriut. Tashmë, ai i ka gjurmët e Njeriut Neandertaler, të cilat janë dërguar për vërtetim shkencor e historik, por në radhë të parë i ka gjurmët e jetës në këtë shpellë dhe gjëra të tjera.[15]

Janë të gabuara supozimet e arkelogut Steven Mithen prej Universitetit Reading, i cili e lidhë me Afrikën, sepse ai kishte filluar shtegëtimin e tij drejt kontinentit të Evropës, madje prej vitit 150`000 vite p.e.s., por për këto të dhëna të tij nuk mund të sqarojmë dhe as të dhënat e tij nuk e sqarojnë mirë këtë çështje, sepse vet Njeriu Neandertaler dhe Njeriu Sapiens kishin mendime kreative, që në vitet 40`000-32`000 p.e.s. kështu që të dhënat e tij me Kapelën (Chapels), kur thotë “kapelët”, si kapakët e dritareve, na dalin përfundimisht “mendime të paqarta”, pra, trup e tërthorazi.[16]

Në këtë epokë kishte të zhvilluara interesa për gjëra të bukura dhe shumë intelegjente. Homo Sapiens ishte bërë Homo Sapiens Sapiens shekuj më përpara. Ai ishte kreativ dhe kishte kohë më tepër se Homo Neandertaler.

Duhet me këte rast të mos e harrojmë të përmendim se arkeologët i kanë gjetur Bifastët e parë në Evropë, dhe në Kroaci, që datojnë më shumë se sa 160`000 vite p.e.s., në shpellën e Kaprinës, e cila, thënë më shkurt, është epoka paramusteriane apo zona ilire parahistorike, [17] e cila na i vërteton të dhënat tona se kanë qenë të shpërndarë nëpër Evropë gjatë gjithë kësaj kohe parahistorike dhe janë raca evropiane ose ariane. Pra, në këtë periudhë të hershme të zhvillimit të njerëzimi e kemi vështirë ende t`a vërtetojmë këtë konsideratë historike, por e dimë se viti i lindjes së djalit të Evropës, mbesës së Kadmit, të cilën e njohim me emrin Ilir, prej nga thuhet se “e ka marrë emrin <Iliria>”, është tepër e vonshme dhe e pasaktë. Pa marrë parasysh se prej ku e ka prejardhjen Kadmi, po i logaritim deri më sot të dokumentuara këto vite, e dalin 160`000 vite kohë kur kanë ekzistuar parailirët. Krishti, i cili poashtu është i një fisi ilir nga Maqedonia dhe ka jetuar në Izrael e deri në Azinë e Vogël, logaritet viti 0`00 dhe dihet se ai ka qenë paganisti i fundit, ndërsa i pari sklavopronar. Kur flasim sot pa petkat e veshura nga ana e greko-romakëve, e dimë se klasa e parë sklavopronare ka filluar të marrë përgjithësisht jetë, ndonëse ka qenë edhe më përpara. 160`000 vite e deri në këtë kohë quhet periudha pagane, kur janë ndërruar gjërat jetësore kryesisht pa të holla, pra “marr e sjellë” në treg, prej nga e ka marrë emrin e vet Marsej, një qytet i madh në Francë dhe në Evropë, prej etimologjisë, dhe kjo është e shpjeguar përmes shqipes, jo prej një gjuhe tjetër.

  

Evropa-Europa e shikuar nga sateliti,lartë mbi ne, me shkretirat e Afrikës veriore e Azisë së vogël...

 

Ndërsa periudha historike e mesme e vjetër, që në shkencën antike i thonë poleolitiku i mesëm, fillon nga vitet 120`000 dhe mbaron në 35`000 vite p.e.s., prej të cilit fillon poleolitiku i hershëm deri në vitin 10`000 p.e.s. Zhdukja e Njeriut Neandertaler vjen në vitin 35`000 p.e.s., ndërsa në këtë kohë paraqitet edhe Homo Sapiens. Më pas vie periudha e akullnajave, që është një periudhe e rrebtë nëpër Evropës dhe fundi i tyre mirret 10`000 vjet p.e.s., kur njerëzit kanë zbritur nën tokë, nëpër shpella, për ta mundur të ftohtit. Ushqimi kryesor i tyre, pra i popullsisë Evropiane paraprakisht ka qenë lëndët e lisave, lènat, të pasura me amidon.[18]

Ata janë iliro-pellazgët, ose pellgaso-ilirët (pra pellgjet e ujit, dhe kështu i kanë quajtur veten ata që kanë banuar në territorin e Greqisë së sotme, por ka pasur edhe të tjerë, që kanë folur gjuhën e tyre, si protogjuhë, gjuhën shqipe), të cilët janë ushqyer me këto lëndë, sipas autorëve të vjetër të Greqisë.

Iliro-pellazg kanë qenë në radhë të parë të gjithë popujt e një trungu të vetëm e kombëtar, duke i përfshirë në këtë vijë Pellazgët, Ligurët, Lelegët, Karianët, Lisianët, Iberët, Egjeasit, Filistinët, Trojanët, Etruskët, Frigjianët dhe Trako-ilirët,[19] të cilët kanë qenë në tërë zonën danubiane; mesdheun jugor, lindor e verior; teritori i Shqipërisë dhe të gjitha vendet që flasin shqip, përrreth saj; e tërë Evropa e mesme, Franca, Spanja e Portugalia, për të mos hyrë në viset e tjera të emigrimit të përhershëm të trungut etnik. 

 

Harta e madhe e Danubit e marrur nga Mili Butka (Aleksandër Hasanas) për shkaqe të etimologjisë...

 

Keni pasur ratin që të shihni një fjalë kolosale të shkencëtarit Victor Adolphe Malte-Brun (1816-1889), e cila është punuar nga miku im, Florim Kuçi, mbajtës i gazetës elektronike në Linz të Austrisë [20], i cili thotë:

“Gjuha e ilirëve të lashtë ose e shqiptarëve të sotëm, është një gjuhë e veçantë, prejardhja e së cilës shkon deri në lashtësinë e thellë, e madje në një kohë kur filluan të formoheshin secila në sferën e saj, edhe gjuhët greqishte, latinishte, iberishte, keltishte, sllavishte, teutonishte dhe gotishte”.[21] Kjo është mëse e vërtetë dhe fakt.

Të gjitha gjuhët kanë dalur nga shqipja; pjesa dërmuese e kombeve dhe etniveEvropës së Bashkuar, janë kryesisht iliro-pellgasët apo iliro-pellazgët, e nëpër disa pjesë kryesisht janë popuj të përzier, por që dallohen përmes kafkës hiperbrakicefale. Shkencëtarët i quajnë parailirë, sepse nuk mund t`i quajnë të gjithë me një emër, as pellazgë e as ilirë.

Kështu i quajnë të parët e iliro-pellazgëve: ilirët, galët dhe keltët. Në të vërtetë, ata ishin Hyllirët/Yllirët/dhe prireshin prej Yjeve...

 

__________________________________

[ 1] Shikoni pjesërisht pjesën „Wie entstanden verschiedene ethnische Gruppen“, të pjesës së 4, „Die Geschichte der Evolution-Teil 4“, të punimit të Britta Pawlakut, në mjetet elektronike, https://www.helles-koepfchen.de/geschichte-der-evolution/cro-magnon-steinzeitmenschen-sesshaftigkeit-und-zivilisation.html .

[ 2] Shikoni pjesërisht të njëjtën pjesë.

[ 3] Shikoni po deshët , „Historisches Lexikon der Schweiz-Anthropologie“, të dhënë në faqen elektronike http://www.hls-dhs-dss.ch/textes/d/D8252.php .

[ 4] Shikoni faqen elektronike Wikipedia Org, „Anthropologie“, në https://de.wikipedia.org/wiki/Anthropologie .

[ 5] Shikoni po deshët këtë numër, qershor 2009, me radaksinë në Am Baumwall 11, D-20459 Hamburg, ose përmes faqes elektronike, http://nationalgeographic.de , faqet 32-57.

[ 6] Shikoni në fund pjesën e tretë „Cilat ishin lojërat e fshirjes së çdo gjëje paraprake të qytetërimit iliro-pellazg-3“, të publikuar në mediat elektonike dhe në faqen time provizore, në http://www.brahimavdyli.ch/periudha-e-lashtë-iliro-pellazge-3/ .

[ 7] Shikoni librin e korigjuar disa herë nga origjinali i vitit 1874, veprën e Wilhelm Vollmer, "Wörterbuch der Mythologie", Area Verlag GmbH, Erftstadt 2004, faqe 685.

[ 8] Shikoni edhe njëherë në revistën „National Geographie-Deutschland“, 1 qershor 2009, faqe 33.

[ 9] Shikoni po deshët pjesën e parë „Paleolitiku i parë dhe evoluconi i njeriut nëpër Evropë (I)-nga mediat elektonike dhe veprat“, i shpërndarë nëpër faqet e internetit dhe gazetat tona elektronike.

[10] Shikoni edhe njëherë veprën e Besnik Imerit, „Epiri, një histori pellazgo-shqiptare/Esse hitorike dhe publicistike“, Pa shtëpi botuese, Tiranë 2012, faqe 14.

[11] Shiko veprës e Mili Butkës (Aleksander Hasanas), „Kodi i gjuhës shqipe/Etimologji“, Magus, Tiranë 2017, faqe 205.

[12] Shikoni revistën e caktuar, „National Geographie-Deutschland“, në faqen 44.

[13] Shikoni po të njëjtën revistë, faqe 45.

[14] Shikoni po këtë faqe, më poshtë.

[15] Shikoni faqen 47, të po kësaj reviste.

[16] Shikoni aty faqen 47.

[17] Shikoni edhe njëherë librin e studimeve historike të Arif Matit, “Mikenët-Pellazgët, Grekët ose zgjidhja e një enigme”, Plejad, Tiranë 2008, te „Parahistoria e Evropës“, faqe 27.

[18] Shikoni edhe njëherë librin e cekur të Arif Matit, po aty, në fund.

[19] Shikoni në fillim të kësaj faqe.

[20] Po deshët, mund të shikoni gazetën elektronike http://www.ikvi.at.

[21] Shikoni fjalën e Victor Adolphe Malte-Brun (1816-1889), të punuar nga Florim Kuçi, të vënë edhe në faqen time të FB, http://www.facebook.com/Brahim Avdyli.