Ky studim
është pjesë e veprës së parë të vrojtimeve, sugjerimeve, persiatjeve, reçensave, studimeve, dhe të një eseu,
të botës shpirtërore nëpër krijimet tona-I.
Si kjo vepër, do të botohen edhe dy vepra të tjera...

Brahim (Ibish) AVDYLI:
XHEVAHIRET E NJË SHPIRTI TË TRAZUAR
DHE ÇËSHTJE TË TJERA HISTORIKE
Përkitazi me librin poetik të Kujtim Matelit,
„Qetësojmë shpirtin e trazuar“, EMAL, Tiranë 2017,
dhe çështje tjera të historisë.
(Studim letrar dhe historik)

I.
Kujtim Matelin e kujtojmë që moti, qoftë nga librat e Dodonës, qoftë nga poezitë e tij, qoftë nga gazeta përmetare “Dëshnica”. Si intelektual i veçantë e shohim të priret nga ndjenjat e larta, nga dashuria e pakufishme për Atdheun, për historinë tonë dhe identitetin e spikatur që shqiptarët e kanë formuar ndër shekuj. Për këto këndon papushim, midis dy maleve të larta të Shqipërisë: Tomorrit hyjnor dhe Trebeshinës, që i ka shkruar dy vepra për Dodonën, si dy sinonime të vërteta orientuese për gjallërim dhe mbijetesë.
Do të jetë i mirëpritur veçanërisht për këto dy libra të tij, për Dodonën e parë, në Dëshnicë të Përmetit, sepse i kam edhe disa libra, prej të cilave 55 artikuj i kam të botuara, por të cilat do të korigjohen, sepse janë ndryshuar. Ndryshimi i tyre vie në saje të zhvillimit të shkencave. Me librat për Dodonën Kujtim Mateli e ka zënë një vend të veçantë.[1]
Kësaj here po e shqyrtojmë si krijues letrar e luftëtar nëpër shkrime, si një shpirt i trazuar, i lindur dhe i rritur në Epirin Verior. Është shpirt i vuajtur nëpër stuhitë e mëdha të botës, edhe pa nënën e tij. Vetë i kam përjetur deri diku të njëjtat gjëra, por në formën tjetër: kohë të gjatë pa familjen time, e cila me është shkatërruar nga dhuna e okuptarëve „serbë“ dhe „europianë“.
Me këto shkrime të tij, ai lufton me të ashtuquajturën „Greqi“, e cila është okupatore e Epirit Jugor, ndërsa nuk e njeh Dardaninë, tërë ate që e kam përjetuar „Nën hijen e Alpeve“,[2] në pjesën e epërme të shqipes së folur, që kemi luftuar prej fillimt me okuptorën e dytë, të ashtuquajturën „Serbi“.
Kujtim Mateli nuk e njeh sa duhet gjuhën e shkruar shqipe, por e njeh gjuhën „pellazgishte“, e cila na është gjuha shqipe, e shkuar me alfabetin pellazgjik. Ai nuk e di aspak se gegët e kishin alfabetin e parë, pesë-gjashtë mijë vite para lindjes së Krishtit, të cilët „serbët“ e vonshëm, që prej gjysmës së dytë të shekullit XVIII „ekzistojnë“. Serbët po e falsifikojnë alfabetin tonë të parë, që thirret me të madhe „alfabeti i Vinçës“, duke e mbyllur në arkivat e tyre. Dihet se trekëndëshi NISH-SHKUP-SOFJE është trekëndëshi i parë i gjuhës shqipe dhe ai ka qenë iliro-gegërishte, e jo vetëm iliro-pellazgjik. Mija vite të tëra kanë kaluar në këtë formë të heshtjes sonë. Jemi dhënë pas gjërave të tjera, nuk do mend.
Ky alfabet nuk është shkruar me albabetin pellazgjik, sikurse nuk është shkruar as gjuha sumerike, 2000 vite më vonë se sa gjuha e vjetër e shkruar me të ashtuquajturin „alfabetin e Vinçës“. Nuk është faji i autorit, i shkruar në këtë libër me tërë shpirt, por është përballimi i shqiptarëve të Dardanisë, me mija vite dhe rezultat i dëshmive të veçanta, të zhdukura me dhunë!
Këto gjëra të veçanta me gjuhën shqipe do të mbuloheshin përgjithmonë, po të heshtnim ne! Vuajtjet tona të mëdha e kanë një histori të veten.
Po e shtojmë për lexuesit e mirë se ky studim është studim letrar dhe një rivendosje e mirë e historisë sonë të vjetër…

II.
Po i kthehemi veprës në shqyrtim „Qetësojmë shpirtin e trazuar“, EMAL, Tiranë 2017, të cilën do ta trajtojmë në tërësi. Siç e thotë në parathënien e tij, të botuar në kokë të kësaj vepre, Ilir Cenollari, të cilin e kujtoj mirë nga libri historik dhe analitik, i lexuar dhe i futur nëpër shkrimet e përmedura shkencore, si fusnota, prej veprës së tij, „Profecitë Zotit të Tomorrit“, Jonalda, pa vend të botimit, 2010, kjo vepër „është poezi epike dhe lirike“, dhe ka të drejtë. Na jepen në tërë veprën ndjenja të qarta të forcës së fjalës, bukurisë e hijeshisë artistike, plot me qartësi të thënieve poetike e shkëlqim të vargjeve.
Kur tretesh nga jeta e vështirë dhe problematike, duke e korigjuar ata që e rrahin gjoksin pa qenë, sikur janë ABECEJA e jonë, para nesh e mbi neve, si me dhunë të dukjes nga listat „e shkruara“ me dhunë e aspak me të drejtën historike, të atyre që kanë qenë një komb i madh në botë, atëherë leximi këtyre vargjeve të kapshme, por të thukta e kundrejt jetës së armiqëve të pandalur as sot e kësaj dite kundër të drejtës së vërtetë, si të ashtuquajturit grekë, janë qetësim i shpirtit tonë, të trazuar mu ashtu siç e mbanë vetë titulli i kësaj vepre. Vërtetë, duhet të zotojë vetveten autori i kësaj vepre!
Siç na e thotë Cenollari, në fund të parathënies:
„Nga ky qerthul natyror që krijohet midis dy maleve të shenjtë, poeti i drejtohet çdo qytetari të botës që do ta dojë më shumë planetin Tokë dhe të mendojë për çdo ditë e çdo orë, sepse e ardhmja e pasardhësve tanë është e lidhur pazgjidhshmërisht me Tokën-Mëmë.“
Pjesa e parë e poezive “Ndiq udhën e pikave të vesës“ fillon me poezinë “Tani është koha”. Kjo poezi është një përballje e realitetit të sotëm me atë që disa persona, me duart e tyre misterioze “I fshehën të vërtetat nën gurin e rëndë“, siç do të thoshte poeti. Ata hiqeshin si “shenjtorë” dhe hidhnin farën e përçarjes. Me këto poezi të ciklit të parë, autori na shpie në vite të largëta, ku ndien dëshirën përvëluese të brezave, ndjenjat e forta e përpjekjet e përsëritura për ta thënë me forcë të vërtetën. Gjatë kësaj përcjelljeje e kësaj përplasjeje, brenda kornizave të meditimit na del e nesërmja, që duhet të jetë padyshim më e bukur dhe më e drejtë, se sa kjo që e kemi.
Brezat pasojnë njëri-tjetrin. Fëmija rritet e pret të shohë të nesërmen drejt e në sy. Jeta kërkon që të dilet përtej vetmisë, të bëhesh pjesë e jetës, e cila kërkon nga gjithsecili t‘a duam më shumë njeri-tjetrin dhe t`i flasim njëri-tjetrit me gjuhën e së vërtetës. Poeti u këndon me vëretje politikanëve të kohës së tij. Të jenë më afër shqetësimeve të popullit, të sakrifikohen për të drejtën dhe të vërtetën, të mos heshtin kur këtë e kërkojnë interesat e larta të atdheut dhe shoqërisë.
Poezia e Kujtim Matelit e mbanë brenda vetes epikën dhe lirikën e shqetësuar, të cilat shkrihen me njëra-tjetrën, prej poezive meditative deri te motivi popullor, nëpër pjesën vijuese “Duke ndjekur gjurmët e një ylli”, “Në kornizën e fatit”, “Në verilindje të Atdheut”, “Trëndafilla në kurorën e lirisë”, dhe “Brigjeve të Vardarit”. Na rrubullaksohet kështu përafërsisht „treshja e Atdheut“, në të tri format, shqiptaria.

Pjesa e III-të, “Në kornizën e fatit”, pas vjershës përkujtimore për nënën, përcillet me “Kujtim vjeshte”, kur dhe zogu sikur po hesht, për të vazhduar me motivin popullor, duke dashur të afrojë vetë poezinë e tij me vjershërimin e këngës. Në pjesën e IV, në “Verilindjen e Atdheut”, e cila fillon me orakullin e Prishtinës dhe vazhdon me vargje, deri te poezia “Të qoftë me dritë udha, Kosovë”. Pastaj, cikli i V-të, “Trëndafila në kurorën e lirisë”, me mjaft poezi atdhedashëse, për të vazhduar me pjesën e fundit, “Brigjeve të Vardarit”, për mua brigjeve të Bardharit, sepse kam qenë vetë deri te “Gurrat e Bardha”, prej nga rrjedhë Bardhari. Në këtë cikël fillon poezia për Shkupin dhe eseja “Mrekulli shqiptare në qendër të Shkupit”, për të cilën do të flasim në fund të këtij studimi. Edhe njëherë, shkurt, po i kthehemi poezive.
Poeti thonë në fillim të kësaj përmbledhje:
„Në shekullin e fundit të Mijëvjeçarit që shkoi
Na u mjegulluan udhët, Zoti i ynë…
E nesërmja s’do të jetë më e mirë se e sotmja
Gjersa politika e trojeve tona ecën symbylltazi,
duke u besuar të tjerëve me sinqeritetin tonë…
Është koha të ringrejmë veveten.“
( „Tani është koha“, faqet 8-9. )
Këtu fillon rruga e veçantë e vargjeve, në të cilën shqetësohen rrjeshtat. Vijnë poezitë „Vite të largëta“, „Çaste meditimi“, „Mbaj vesh“, „Porosi nënë“, „Brenda kësaj kornize“, „Gjatë përcjelljesh“, „E nesërmja“, „Përtej rrethit të vetmisë“, deri te poezia tjetër, që do të citojmë, plot me vargje që të thërrasin në një botë të veçantë meditimesh, në të cilat ndihesh vet në rreth vetmie.
Në poezinë vijuese, Kujtim Mateli na thotë:
„Pesë mijë vjet histori shqiptare,
Nga brezi në brez mbi kujtesën kolektive erdhi ngarkuar…
Po pse Dodonës, me shtigje drite,
T’i afrohen e kanë vështirë?!“
( „Të strukur nga e vërteta“, faqe 18. )
E kujtojmë në këtë rast sa kam hequr prej vitit 1983 deri në vitin 1992, kur e kam botuar përmbledhjen time të denoncimit serbo-jugoslav dhe duart e tyre të zgjatura edhe nëpër shqiptarë të Kosovës, të më dënojnë me dhunë të heshtjes, që e titullova „Kur zgjohet Dodona“, sepse në ëndërrat krijuese dhe me plot shqetësin i dëgjoja dikur fëmijët e saj duke lozur shqip pranë Dodonës së parë. „Kur zgjohet Dodona“ është poezia ime me tri pjesë. Jug e Veri ngriheshin në këmbë, ndërsa për „Lisin e Jetës“, që gjendet në Tomorr, ia kam kushtur edhe në veprën poetike, „Qielli i paprekur“ mjaft poezi të tilla, që është i vetmi qiell i paprekur nga pinjollët e politikës antishqiptare.
Kur duhet që të shqyrtojmë këtë vepër, e jo veprat e tjera të këtij autori, siç e thamë në fillim, janë 5 cikle dhe një ese: I) „Ndiq udhën e pikave të vesës“, II) „Duke ndjekur gjurmët e një ylli“, III) „Në kornizën e fatit“, IV) „Në verilindje të Atdheut“, V) „Trëndafilla në kurorën e lirisë“, V) „Brigjeve të Vardarit“, dhe në këtë cikull na vjen një ese i mirë, „Mrekulli shqiptare në qendër të Shkupit“. Pa i marrë parasysh se si janë shkruar këto gjëra, e mbi historinë, na del se nga poeti që fluturon si një frymë e zgjedhur; na e sheh dhe i këndon plot me dhembje epike dhe lirike truallit shpitëror shqiptar, që na i bashkon me zërin e hollë të këngës, në radhë të parë truallin e AT-DHEUT, mbi kufijtë e dhunshëm serbo-greko-bugllaro-sllavë, të ardhur me dhunë mbi SHQIPTARIN dhe truallin e tij.
Ky përkushtim i tij me poezi lirike dhe epike, me gjuhë të zgjedhur të fjalëve, na e nxjerr një vepër të mirë, që duhet t’i përkushtohemi me tërë qenien dhe duhet që ta analizojmë në tërësi.
Në ciklin e parë, sikurse poezia e parë, „Tani është koha“, të cilën e kemi analizuar, edhe poezitë e fundit të ciklit të parë, „Heshtje që vrasin“ dhe poezia „Ati ynë qiellor“, janë poezi më të arrira. Dy poezitë e mbrama janë poezitë në fund të ciklit të parë. Heshtjet që vrasin qenien e kombit të vërtetë shqiptar, janë ato heshtje që nuk guxon të flitet, por poeti madhështor flet. Ai nuk guxon që të heshtë! Është më se i ndërgjegjshëm! Janë heshtjet e rekomanduara nga armiqtë tanë, jashtë e brenda qenies sonë, që të mbyllin gjojën për pjesët e ndara në listën e të zhdukur të racës sonë, me zemër në Tiranë dhe me kokën në Prishtinë. Sepse:
„Duke heshtur për ta dhe për veten,
U gjenden jashtë oborrit të gjuhës stërgjyshore.“
( „Heshtje që vrasin“, faqe 21. )

Janë të gjithë të bashkuar me dhunë, edhe të ashtuquajturit „shqiptarë“, që i mbyllin sytë nga e vërteta.
I kam vënë vetë disa shkrime shkencore në shtypin gjithëshqiptar, sidomos për Maqedoninë shqiptare; për Çamerinë; për „Greqinë“ e pa ekzistuar si emër; për „Armiqtë më të rrezikshëm gjatë rënies së Perandorisë Bizantine“; për Kosovën dhe për parahistorinë e gjuhës sonë simblolike, gjuhës shqipe, etj., rreth 55 shkrime shkencore. [3]
Na i kthehet Zotit të madh qiellor, që është shqiptar, pa këta djem zuzarë, brenda e jashtë kombit, të cilët janë kundër Zotit tonë të Madh, kundër hyjnisë së vërtetë të njerëzimit, sepse e lanë në harresë gjysëm-zotin tonë, si njeri, POLIFEMIN, të thirruar si Çiklopi, shumë më të gjatë se sa njeriu, me syrin e tretë në ballë, nga i cili është gjetur skeleti në shpellën e Spiles, mbi Vlorë, e për të cilin kurdoherë kam shkruar nëpër gazetat shqiptare (jo zyrtare!) elektronike dhe në profilin tim të facebook-ut:
<<Me lindjen e djemve të tij, ndahet periudha e Zotrave dhe fillon periudha e Njerëzve. Për njerëzit trupmadh, kanë shkruar mjaft burra, edhe shqiptarë, dhe nuk e dijnë se tek ata ndahet periudha e njerëzve. Njëri nga ata, ka qenë Polifemi, me syrin e tretë, në kafkë. Kufoma e Polifemit është gjetur nga dy arkelogët italianë, në Shpellën e Spiles, te Vlora, në Shqipëri.
Sado që të themi se Zoti, Krijuesi i Botës, “ka futuruar prapë në qiell”, ne e mbajmë ende në kokë Plisin e Bardhë/Qeleshen, te Gegët e Toskët, dy ndarje të madhe të Kombit të Madh, iliro-arbër (alban), por që kanë qenë vëllezër gjithmonë!...>>
Poeti na shënjon me vargjet poetike të tij, si më poshtë:
„Për ty lulja e puthë tokën dhe mbushë me aromë të kaltrin qiell,
Për ty bari e puth tokën e rritet më shumë…
E keqja nuk është si më parë, po ende merr frymë,
Herë-herë na kërcënon nga aty ku është strukur…
„Gjethja e puthë tokën dhe pyelli u mbulua me fletë,
Gjithësia ndali frymën dhe nisi një mesazh për në tokë,
Të përulemi, Ati ynë, për gjithçka që bëmë në jetë,
Shëmbëlltyren nuk e arritëm dot.“
( „Ati ynë qiellor“, faqe 22. )
Pra, shëmbëlltyrën e të madhit AT (Ati, baba i jonë i madh!) nuk e kemi arritur asnjëherë, sepse jemi të dënuar që të jetojmë në tokë, ku na ndjekin përherë shëmtitë e dhunës së Luciferrit, ferrit kryesor, në fund të tokës, i cili i lëshon tri hise nga pjella e vet, që ngjallen e flasin shqip kundër nesh!
Në fillim të cikleve, janë edhe ilustrime me tush, të dhëna bukur, siç e do poezia që lexohet nga moshat e ndryshme. E para, që e hap cilin e dytë, „Duke e ndjekur gjurmët e një ylli“, porse më i vogli prej yjeve është Dielli, e të gjithë duhet të ndjekin këto gjurmë, sikur thotë poeti, është përkushtimi për Rilindasin e zjarrtë, sikur duhet të jenë të gjithë shqiptarët, për Naim Beu Frashërin, „More Naim Shqipëria“, sepse pa te nuk do të merrte frymë aspak Shqipëria, e largë saj të poetit, në Stamboll, ku kanë jetuar prej miliona vitesh shqiptarët, edhe sot, madje që përpara Perandorisë Bizantine.
A flasin shqip njëmbëdhjetë milion banorë të këtij vendi apo le të zgjohen përqartë me ëndërra të para ditën për diell me mësimet e dhunshme turko-islame, pa e njohur të vërtetën, le të na thonë këtë gjë brezat e të sotmes apo të ardhshmes. Poeti, me përkushtim, ndër të tjera ia thurë këto vargje:
„Fjala jote u bë dritë,
Që të zbutej robëria,
Fjala jote u bë udhë,
Ku do të ecte Shqipëria…
Në Përmet, vendlindjen tënde,
Je kudo, je midis nesh,
Tek vështrimi i një nëne,
Tek një foshnje që buzëqesh.“
( „More Naim Shqipëria“, faqet 24-26. )

Nëpër këto poezi të ciklit të dytë poeti e ndjekë vërtetë rrugën e një ylli për të rënë nëpër obritat e pa fund të këngës, e cila i ka mbetur njeriut në tokë, përpara vajtimit të tij, pse është ndarë prej Zotit të Madh, deri në lulet e çdo gjëje të vogël e të mëdha të jetës së tij mbi tokë. Poeti është i ndërgjegjshëm dhe e sheh mirë ambientin, në mbrëmje, i pafjetur e syqelur, pas mesnate, sidomos Diellin, etj., që vështrojnë brenda vetes, që të njohin edhe botën.
Kur i vështron më të voglat, më të bukurat, lulet, por edhe gjethet, e deri te Zoti ynë, te Yllirët, YLLI dhe DIELLI, atëherë di çka shkuan poeti, edhe lamtumirën, i fundit nga datëlindja e rralë e tij:
„Mbi muret e kujtesës…
Kur u shënua përvjetori i datëlindjes sime.“
( „Në përvjetorin e datëlindjes“, faqe 34-35.)
Në të vërtetë, këto përkushtime e vargje poetike janë shkruar plotë me dhembje, si thuhet në vjershën me titull „Dhimbje“, faqet 30-31.
Mbetet të përcilet pjesa e tretë, „Në kornizën e fatit“. Fati është linja jetësore e njeriut! Jashta fatit nuk ndodhet asnjë gjë, pos linjës natyrale të ndodhive. Ke lindur prej babes dhe nënës, që janë dy prej „zotrave tuaj“ në botën e përkohshme, krahas Zotit të Madh, që nuk mundet të krahasohet me te. Në këtë spektër është nëna e pazëvendësueshme, e cila na lind, na rritë, na përcjell gjithë jetën e saj sa të jetë e gjallë midis nesh, me dhembje të pakryer të një nëne. E dhembja e saj është e pazëvendësueshëm, kur të lë dashuria e nënës, pa pritur:
„Në degë kajsie troket në mesnatë
Me aromë lulesh kish mbushur dhomën maj,
Po mua nëna më kish vdekur
Gjoksi vajtonte dhimbjen e saj...“
( „Nënës“, faqe 42. )
Kjo dhëmbje e një nëne i mbështjellë të gjitha kërkesat njerëzore, diku më dhembshëm e diku më pak. Dhembja e poetit shprehet mirëfilli:
„Pa diell kisha mbetur në këtë kënd të botës…
Në cep të krevatit si në një djep të humbur,
Dhimbje rëndë kruspull më mban…“
( Po aty, faqe 42. )
Në këtë poezi i përjetëson me dhembje të thellë e dramatike apo është për poetin më tragjike e sublime, aq sa nëna përshkruhet me rrjeshta të thjeshtë e të rrjedhshëm qenia qiellore në poezinë e veçantë për te. Fytyra engjëllore kudo e përcjellë të birin e saj:
„Zgjata krahët…, por isha vonuar,
I gjeta vetëm lotin lëndinës së blertë,
Si perëndeshë vazhdonte udhën qiellore,
Me brengën e nënës për fëmijët e vet.“
( Po aty, faqe 43. )
Kujtimi kalon natyrshëm për një vjeshtë, në „Kujtime vjeshte“. Në këtë vijë, do të dalë motivi popullor i një vjershe të veçantë të dashurisë, me petale të thukta të jetës, e cila e mbyllë këtë cikël në korniza të veçanta. Atë e lë dashura e nënës, por e merr dashuria e gruas, të dyja të së njëjtës gjini:
„Muzgu kaltërosh
Të gjën në dritare,
Hëna vjen vërdallë,
Të ulet në male...“
( „Dale, djalo, dale /motiv popullor“, faqe 46. )
Nuk e di se a do të lexoj një këngë popullore labe, me vargje lirike, apo një poezi të bukur e të thjeshtë si merrmë, djalo, merrmë, se jam rritur tashmë:
„Një ditë kur mëngjesi,
Akoma s‘ kish ardhë,
Ti vije drejtë stanit,
Me një bluzë të bardhë…“
( E njëta poezi, faqe 48. )
Nuk ka vargje të tjera në këtë cikël. Sikur do të thotë Kujtim Mateli, se një femër të sjellë në jetë, dhe është Nëna, ndërsa tjetra të përcjellë në jetë, me plot bij e bija, dhe kjo është Gruaja. Ato kanë shpirt të badhë!

Të dya, janë gratë. Me to kalohet në vendlindjen e Atdheut, me një vizatim të bukur të dashurisë vëllazërore, sepse të gjithë njerëzit na lindin e jetojnë apo udhëhiqen nga dashuria polivalente për vendin e lënë trashëgim, nga prindërit (Nëna dhe Baba), nga përmasart e tjera të dashurisë së ATDHEUT, të dashurisë patriotike, e vendit të lënë trashëgim prej atit të parë, pra si porosi prej prindërve, siç na e shpjegon edhe vet poeti, në një shënim të vet plotësues, në vendlindjen e parë të poetit kombëtar, Naim Beu Frashërit, në Frashër të Përmetit. Prej fëmijërisë e njoh Frashërin e Përmetin, legjendarët e tij të pavdekshëm, pa e vizituar asnjëherë. Autori shkruan:
„… unë dhe poeti Ylli S. Hoxhaj, në komunikim me njeri-tjetrin, na lindi ideja që t’i thurnim një poezi-odë, për ta nderuar mikun e ardhur nga Prishtina deri në Frashërin e largët, vendlindjen e Naimit. Kjo poezi u lexua nga unë në Frashër, më 25 maj 2016, megjithëse akademiku i nderuar (Rexhep Qosja) për arësye shëndetësore nuk mundi të vinte…“
Pa marrë parasysh çka është akademiku Rexhep Qosja apo çka duhet të kishte bërë për atdheun e tij, pa „pajtimin“ në mes të arbërorëve, sepse nuk është „serbia“ dhe as „greqia“, por shqiptaria; as çfarë mendimi kam për te dhe as për të ashtuquajturën „akademik“ dhe veprimtarinë e tij, po e them se poetëve u prinë „Orakulli i Prishtinës“, e cila u kushtohet festivalit poetik rreth Drinit. Por është Orakulli i Dodonës, i cili na prinë në çdo gjë jetësore, si Hyjniu, në shenjat e dukshme të „Lisit të Jetës“ së shenjtë, me sinjalet qiellore, nga Tomorri, me këshilla e profeci:
„Faltorja e kombit mbushur plot,
Përpara tyre qindra pyetje.
Del nga kuvendi një orakull
Që niset në dy parlamente.
Ecin poetët udhës së Drinit
Që mbanë simbolet: i Bardhë, i Zi,
Secilit pyetës i shkon përgjigjja,
Edhe këshillë dhe profeci.“
( „Orakulli i Prishtinës“, faqe 51. ),
sepse kalojnë mijëvjeçarët e kësaj drite hyjnore dhe na e dërgojnë në një „Kuvend me Perëndinë“, që është kulmi i të gjitha kuvendeve, i të gjitha dhembjeve, i të gjitha profecive tona, bij të një ëngulli të madh prej Dodone, të cilat tërë bota i ka në vetvete, por nuk ndalen të mendojnë se bijtë e saj janë shqiptarë. Shumicën e botës e ka përfshirë rryma demoniane dhe nuk na lë ndonjë mundësi që të zgjidhim mirëfilli çështjen kombëtare të kthejmë sytë nga Zoti i ynë i Madh, në një Kuvend të Perëndive.
Shpirti i madh i poetit është porse i trazuar. Ai detyrohet që t’i drejtohet Perëndeshës, e cila është e para nga perëndeshat e dhimshme, grua e vendit të tij, Shqipërisë, në Veri-Perëndim, kushtuar poetes së talentuar, mikes së përkushtuar dhe politikanes së matur Flora Brovina, e cila, na simbolizon të gjitha nënat e motrat tona në këtë pjesë të Atdheut.
Në kultin e veçantë të bukurisë niset nga Skenderaj i Drenicës, ku tri gra ishin tri perëndeshat. Numri tre është numri themelor i perëndive: Një është Zoti i Madh dhe dy nga kjo botë, prindërit tanë.
Kjo gjë duhet të jetë edhe në shkencat filozofike. Është centrifuga magnetike e globit, e cila na mbanë vertikalisht, ndërsa poetja simbolizon perëndeshën e Dodonës, në jetën e përkohshme:
„Midis poetëve shpërthim prilli,
Ç’të porosit toka dardane?
Të keqit vargun bëja shpatë,
Të mirit bëja këngë e valle.“
( „Perëndeshë e vendit tim…“, faqe 53. )

Vargjet janë të thukta e të shkruara me profecinë e Zotrave, të shprehura thjeshtë, si shpërthen prilli, që shpërthen edhe pranverën e vargjeve. Nga ky prizëm më kujtohet tingulli magjik i poetit, sikur akt i popullit të vet, që shkëlqen si bilbili i trojeve të veta. Ndonëse poezia i kushtohet Akademik Rexhep Qosjes, i cili është përfshirë nga aktualiteti politik e kombëtar i tij, pa i parë këtu alternativat pro e cotra të tij, atij i është dhënë tuitulli i tyre, „Qytetar Nderi i Përmetit“, pikërisht në Frashër, me datën 25 maj 2016.
Sipas Kujtim Matelit, i lejohet qëndresa dhe ia lë porosinë e bashkimit të të gjitha trojeve të dheut tonë, të Atit të lashtë, e cila na shpjegohet edhe në shënimin e veçantë të këtij autori. Nuk po vazhdoj më tutje…
Dy poezitë, „Perëndeshë e vendit tijm“ dhe „Bilbili i trojeve tona“, janë poezi simbolike të këtij libri poezish epiko-lirike dhe odesh të Atdheut, që përcillet edhe me një ese, në fund të librit, sa askush nuk e kupton më mirë profecinë e Zotit të Madh, Ze-us (Zë+ushtimë). Prej odës vie kulmi i shprehjeve poetike në Veri-Lindje dhe në Veri-Perëndimor të Atdheut tonë; Jug-Lindje e në Jug-Perëndimor, e cila sipas nesh, e ka më tepër se gjysëm të teritorit të saj jasht Shqipërisë, në Jug e në Veri. „Të qoftë me dritë udha, Kosovë“ ishte vend i ngjarjeve kyqe të Lidhjes së Prizrenit, të trimnisë së trimave të rrallë të Kosovës, si Idriz Seferi, Isa Boletini, më parë të Ismail Qemalit; të Sylejman Vokshit dhe Ymer Prizrenit; të madhit Abdyl Bej Frashërit, nga Përmeti i Shqipërisë, vëllau i madh i Naim Beut dhe i Sami Bej Frashërit, të cilëve rruga e dijes dhe rruga e lirisë, e barësisë dhe vëllazërisë u ishte bërë shekuj me radhë e vetmja udhë me premisa të dijes.
Ndër qindra vite qenë kthyer në rrugë të tregëtisë, në bankete të turpshme të shtriganive të botës, duke e përfshirë ndenjën e madhe të demokracisë, që ishte e vetmja rrugë që e kishte shtruar Epiri dhe e lënë si rrugë të vetme për tërë botën; e kishte shndërruar në një rrugë të dehjes, të shtriganive më të ulta të njerëzimit, të dehjes, etj. Neve, bijve të Shqipes, fare nuk na njihnin:
„Ra mbi TY më tepër errësirë se ç’ra në shekujt e mesjetës,
Më tepër se acar se ç‘ bie në Pol ku nuk banojnë njerëz.
Po ti i kishe ndërtuar shtëpitë me portën në drejtim të diellit,
Shpresën e vendose nga shekujt që vinin,
Ëndërrën ia lë fillimit të këtij shekulli,
Besimi yt e kapërceu kornizën e kohës.“
( „Të qoftë me dritë udha, Kosovë“, faqe 61. )
Në Kosovë merrnin frymë dhe u rrit demokracia, e vërteta u bë e saktë për të gjithë ne, njerëzve të shqiptarisë, nëpër zotrat e Epirit të vjetër, sepse qenë kurdoherë për demokraci e liri të vërtetë, nëpër Dardaninë e vjetër, ku ëndërra na mirrte jetë, ndërsa të gjithë të tjerët na pengonin në këtë drejtim. Dardania dhe Epiri ishin të dy krihët që mbanin Shqipen në fluturim; dy krihët e shtrirë të lirisë me sakrificën e madhe të zotrave, si ngjyrë e kuqe të therrorisimit e sakrificës, në një flamur të ndjenjave të kulluara, të flamurit kombëtar. Ato e mbronin gjithmonë Shqipërinë! Në ëndërren e tmerrshme të torturave shpirtërore ndaj serbëve dhe të tjerëve, sllavo-greko-botërore, i ndjeja gjallë fëmijtë tanë të Dodonës, që loznin e buzëqeshnin SHQIP dhe e përtërinin DIELLIN E SHPRESAVE. Poeti e thotë në fund të kësaj poezie:
„Tani i pafsh ëndrrat e bardha, Kosovë!
Mos harro që portën e shtëpisë
Ta mbash përjetë në drejtim të diellit,
Lëri mbas shpine ngricat që vijnë nga Poli ku s’banojnë njerëz,
Mbaje hapur dritaren të fryejnë errërat e lirisë,
Të thajnë mykun që zunë odat e tua në këto vite errësire.
Ke vetëm pak vjet që merr frymë lirie,
Ke vetëm pak vjet që të shohim me fytyrë drite,
Ke pak, fare pak, që ke hyrë në udhë demokracie.“
( Po aty, faqe 62. )
Pas saj, fillon të lulëzonin „Trëndafila me kurorën e lirisë“, pjesa e pestë e librit poetik. Kujtimi është kujtesa me „Aromën e shenjtë të Lirisë“ (vargu i fundit i poezisë, „Ndryshe do të isha“, faqe 64). Duhet ta kuptojmë se i kam ruajtur xhevahiret e vuatjeve të një shpirti binjak. I kam pasur idol nga shpirti i shenjë i Abdyl Frashërit, nga Naim Frashëri e librat e shumta të tij, nga Sami Frashëri dhe varrezat e tij në Stamboll, të cilat i kërkonin të gjithë intelektualët, por nuk e shihnin ata deri sa shkova vetë për ta gjetur vorrin e eshtërave të tij. Prandaj, në këtë libër të veçantë të Kujtim Matelit, kisha për ta lexuar me lot të përkryer të qenies shpirtërore!...
III.
Në të vërtetë, i shoh të gjitha ato që nuk i numron autori. Në këtë cikël i ka të radhitura këto poezi: „Ndryshe do të isha“; „Pesha e dhembjes“; „Dëshmorit Hysen Këri“; „Islam Anxhaku në këngë“, në katër pjesë, i cili kishte qenë pjesëmarrës në të gjitha ngjarjet historike dhe betejat prej vitit 1910, në të cilin edhe stërgjyshi im, me të dy djemtë, Sejd (Zog) Avdylin dhe Ali Avdylin, ka luftuar edhe në Shkup, në vitet 1910-1911-1912, deri atëherë Kryeqytet i Dardanisë. Islam Anxhaku mbetet në këngë deri në çlirimin e vendit, me 29 nëntor 1944. Ne, na kishte skllavëruar Serbo-Jugo-Sllavia e tradhëtija. Ai është dekoruar me Medaljen e Trimërisë, të Kujtimit e të Çlirimit, ndërsa stërgjyshi im, me të dy djemtë e tij, i pat shkelur për vdekje tradhëtija kombëtare, shovinizmi i thellë apo hegje-monizmi serbo-malazez e shqiptarçiq; ate na e vërtetojnë këta trëndafila të përkryer të këngës se gjallë për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tij, ndërsa stërgjyshin tonë e mbullon dhembja shekullore e humbjes së tij ndër „luftëtarët“ e luftës së spiujve e të Serbëve, të cilët gufojnë mbi trojet tona, me emrat e tyre.
Dy faqe i ka secila medalje. Asnjëherë nuk janë njësoj! Njëra është pro dhe tjetra është e kundërt. Njera e sheh lirinë, e tjera skllavërinë. Kjo gjë nuk shpjegohet në këtë libër dhe nuk është shkruar prej asnjë poeti tjetër.
Pas tyre, vjen lirika epike, apo epiko-lirike, mjaft e gjatë, e cila e përmbyll këtë cikël vargjesh, „Ai ecte me diellin e lirisë“, e cila u përkushtohet të gjithë shqiptarëve që i pritën me armë në dorë pushtuesit nazistë e fashistë, por nuk përfshihen të tjerët, që e pritën me armë zjarri tradhëtinë e vendit të vet, si Shaban Polluza, Mehmet Gradicës, Avdyl Ali Veselit, e të tjerëve…
I mbami vjen cikli „Brigjeve të Vardarit“, i cili është një mikse i një poezie „Fisikëri shkupiane“, me tri theksime: „Shkupi ynë, mendje çelur“; „Shkupi ynë, mbushur me poet“; dhe „Kurorë e dritës hyjnore, Shkupi ynë“. Ky cikël do të përmbyllet me një ese: „Mrekulli shqiptare në qendër të Shkupit“.
E kam një reçesë për veprën e Vlera Ejupit, Profesoreshë në Fakultetin e Evropës Juglindore, për Letërsinë Moderne dhe Postmoderne Angleze, „Pakti me Djallin“, Konica Press, Shkup, 2011, të cilin e kam marrë dhuratë nga Muhamet Hoxhajt, por edhe një shkrim shkencor ku përmendet Bardhari, jo Vardari, sepse kështu e quajnë ata që nuk duan ta thonë „B“-në si B, por e rrotullojnë në „V“, sepse janë okuptatorë prej Bullgarisë; pastaj „DH“ nuk u shqipton gjuha, sepse është diftongj SHQIP dhe i pandarë.
Shkupi ka qenë Kryeqytet i Dardanisë, por poeti përpiqet të bashkojë me poezi dhe eseun me Epirin. Kanë qenë dy republika, të cilat e kanë shpëtuar Shqipërinë. Janë dy krihët e SHQIPONJËS, gegë dhe toskë.
Në poezinë „Fisnikëri shkupiane“ thuhet me pak vargje kështu:
„Fjala e mençur pritet prej teje,
Shqiptarët e morën maturinë,
Politikanët guximin dhe urtësinë,
Poetët frymëzimin…“
( „Fisnikëri shkupiane“, faqe 83. )

Kujtim Mateli do t’i thotë këto gjëra të mira që duhet t’i zotërojnë të gjithë njerëzit nga Shkupi, që e përmbante fjalorin e parë para alfabetit pellazgjik, i cili fshifet nën kthetrat sllavo-ortodokse dhe thuhet se janë „shkronjat serbe të Vinçës“, por është alfabeti kozmik, apo alfabeti arban, apo siç e quajnë të huajt, „alfabeti alban“, me tri qendrat e SHQIPES: SHKUP-NISH-SOFJE. Sofjanët janë pjesë e privilegjuar i njerëzve popullorë, ngritur nëpër Dardani. Populli i odave të Dardanisë u jep ndershmëri. Këtë gjë nuk e vëren askush dhe as që llogaritet. Disa që e shohin, thonë „kanë qenë prej Sofjes“. E ata të gjithë e mbajnë plisin e bardhë mbi kokë dhe janë nëpër 12 fiset e shqiptarisë, gegë e toskë. E njëmbëdhjeta kokë e madhe e kristaltë është e mbretit të parë të shqiptarëve, Hylli, viti 1225 para erës sonë.[4]
Njeriu nuk guxon të gënjejë, sepse vetëm atëherë përfillet prej demonëve, si „serbët“, serpente, apo „shkjau“, i ndarë më dysh.
IV.
Pikësë pari më duhet të them një gjë, e të mos hidhërohen prej meje kur e ndëgjojnë. Ata duhet të shikojnë të gjitha shkrimet e mia shkencore se gegët (Gygët, Gigantët apo Titanët) kanë qenë 5000 vjet përpara toskëve, të cilët thirren „pellazgë“, sidomos në Epirin e vjetër, që ishte në Jug të Shqipërisë dhe në Veri të Greqisë. Duhet ta vënë re nga vepra e Hesiodit, „Teogonia“, të zënit fill të botës, në të cilën përshkruhet lufta që zhvillonin Titanët kundër Uranosit, dhe është Qielli.
Në të vërtetë, në mitologji është një ditë baras me vite të tëra. Koha ka kuptim tjetër, sepse ajo ka filluar të matet pas vrasjes nga djali i Epirit të vjetër, të cilit thirret Odise, por është shqip UDHËSI, nga ndjenjat e përziera prej djallit, vrasja pa faj e POLIFEMIT, apo CIKLOPIT, nga tri kodrat e Çikës, në Himarë. E lavdërojnë shumë shqiptarët, por ai e bën gabimin e shtatë të Zotit të Madh dhe e merr dënimin e tij që të shtegtojë të gjithë jetën e tij. Tradhëtia dënohet kurdoherë si tradhëti, jo për lavdi!
Kështu, Kroni që e mundi Uranin, Zeusi u hakmorr dhe e mundi Kronin. Kroni ishte gegë dhe Zeusi lindi në Epir. Në njëfarë dore, ai ishte si Odiseu. Hekatorët quheshim gjigantët, Gygantes, Gyga, sot gegët. Ata e morën në këtë luftë anën e Titanëve, sepse ishin të parët e tyre.
Gegët jetonin në tokë shumë kohë më përpara dhe te Homeri na dalin si „të vdekshëm“. Janë njerëz, e Polifemi ishte gjysëm Zot, me syrin e tretë, dhjetë fish më i madh se sa njeriu i sotëm.
Dhjetë vjet përshkruhen luftërat e tyre ndër mitologji dhe unë i posedoj tri libra të mëdha të mitologjive, por ato janë 10 000 vjet „lufte“, që janë njëfarë përpjekje e konkurimi, cili do të jetë kryesor, sepse kryesorët kanë qenë në Egjypt, të cilën ne po e marrim përgjysmë, 5000 vjet përplasje. Ata ishin vëllezër të mirë, si sot e kësaj dite. E tregon këtë gjë shqiponja me dy krerë, të barabartë e në krye të botës, të lidhur së bashku, në flamur.
Me këtë dua të them se nuk kanë qenë „pellazgët“, por kanë qenë arbanët, prej të cilëve janë ndarë arabët (ar-ban, gegërisht; ar-ab, në Azinë e vogël dhe Afrikën veriore), që toskët i quajnë ar-bër dhe të huajt i quajnë „albanë“, të gjithë janë Yll-ir/ylli i ri. All/El/Il/Yll janë NJË! Arabët i thonë „All“ yllit, që konsiderohet për Hyjni, në „Al’lah“ (all+ilah=al’lah).
Po e marrin njërin më të spikaturit e Shqipërisë, të cilit nuk i kushtojnë aq „rëndësi“, e të cilin shumë e vlerësoj si shkencëtar, Dr. Kastirot Melyshi, i cili thot tekstualisht nëshkrimet e tij:
-"<Orët dhe Zanat>, me të cilat bisedonim edhe ne, të cilat i besonin malsorët ilirë, gjithnjë të gjendura tek Kroni (i Ati i Zeusit), asistuan dhe pritën lindjen e Zeusit! ...
Çka do të thotë se ilirët ishin para pellazgëve dhe perëndive të tyre ...“
Ne, nuk e kemi „origjinën“ prej „pellazgëve (prej së largëti; „pre larg“ është gegërishte!), në Egjypt, 25‘000-5000-800 p.e.s (libri i parë i botuar me alfabet pellazg e fenikas, që sot thirret si „paragrek“, e greqishtja është themeluar në vitin 1000 të erës sonë) si gjuhë, prej yllit të ri, yllirian, e jo „illyrian“.

Ylli quhet edhe një fis i vjetër në Greqinë e sotme, por kjo nuk ia jep të gjithëve emërtimin e vet të quhen „YLLI I RI“, por paranjerëzit, YLLIRIANËT, sepse bota e vjetër u shkatërrrua nga lëvizjet e tokës, ndërrojnë vendin e tyre paralelet dhe meridianet, për shembull, krijohet oqeani Atlantik dhe Atlanta futen në tokë dhe krijohet në vend të ATLANTËS „Syri i Saharës“, e cila vlenë sot për të gjithë atronautët, si orentim i tyre nëpër hapësirë.
Aq më parë prej pellazgëve nuk lindin „pellazgët e rinj“. Është vetëm një titull për shqiptarët, sepse edhe ata kanë qenë ilirë. Nuk janë komb tjetër, por një komb i madh. „Pellazgë“ është vetëm një emërtim teknokratik. Homeri, këngëtar i lashtë, i quan „pellazgët hyjnorë“ dhe e respektojnë për vargjet poetike e të vërteta. Shumë shkencëtar të tjerë, edhe Sami Frashëri, prej Frashërit të Përmetit, u thotë pellazgë të shenjtë. Asnjëri nuk i shpjegon shkecorisht se si është dalur në histori emri i tyre dhe cili ka qenë misioni i tyre botëror. Pra, nuk e kishin si mision çështjen e origjinës, por çështjen e besimit dhe hyjnorë, prej zotrave, tek të gjitha popullatat nëpër botë.
Le te mi vjedhin prap këto emërtime dhe shpjegime shumë „shkencëtar“, por popullata e ardhur prej qiellit e të zbritur në tokë, si njeri, si orientim në Atlantë të Marokos dhe Algerisë, jo te Atlantida, në mes të Anglisë, Islandës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e janë Yllirët/Ilirët, jo pellazgët, pra prej YLLIT TË RI, YLLIRIANË, ana ku kanë zbritur e jetuar njerëzit.
I pari ynë ka qenë ILIRI, jo pellazgët, sepse „pellazgët“ janë quajtur prej EPIRIT, me emrin e tyre teknokratik, edhe nëse i tërë shteti i madh prej Azisë së Vogël, Kontinentin e Europës dhe Veriut të Afrikës është quajtur „PELAGONIA“. Banorët e veçantë të Republikës së Dardanisë janë ilirët, njëra republikë e veçantë e SHQIPTARISË, krahas Republikës së Epirit. Në Dardani kanë qenë faktor GEGËT dhe në Epir kanë qenë TOSKËT.
Në të dy pjeset ku kanë banuar ata, kanë qenë vetëm iliro-shqiptarët. Nuk kanë pasur kohë të rrahin gjoksin e tyre se „janë të tillë“, prej Ylli të Ri, e ardhur në tokë për të punuar, dhe puna është mbajtur kryesore. Të tjerët i kanë mbiemruar „ar-ban“, arbër. Mos e merrni emrin „pellazgë“, si emrin e baballarëve tanë, sepse nuk është „origjina e jonë e madhe“, por ajo shkruhet gjithmonë e pashkëputur: iliro-pellazgët e Epirit!
Në dashi ju i shkurtoni vitet prej 25‘ 000 vite p.e.s. në 25 vite, por kjo nuk është e saktë; e nëse duani, bënjani si „islamistët“. Përveç se gënjejnë me të madhe, „kijametin“ e sjellin te dera. „Kijameti“ është shkatërrimi i botës dhe është „pasi shkatërrohet kjo botë“. [5] Toka shkatërrohet kur përfudon centrifuga magnetike dhe pas hargjimit të diellit, pas miliarda vitesh, [6] me shkencë, jo me mitologji e as me fé, që është DIELLI, YLLI MË I VOGËL DHE KRYESORI, që simbolizon „Zotin e Madh“.
„Al’llah“ emërojnë arabët Zotin e Madh, prej dy fjalëve që ndahen me një apostof: „all=kuq si gjaku“; „ilah=hyjniu i botës, si dielli kur lind e perëndon“. Emri i tyre, si arab, është teknokratik. Ai është krijuar prej emërtimit ARBAN (ar-ban) në rrotullimin e gërmave, në ARAB (ar-ab) Arbanët e kanë punën kryesore, që është si AR, ndërsa Arabet e shesin punën e tyre si AR.
Ne, iliro-shqiptarët, jemi të mbushur me emra teknokratik e artificial…

V.
Në fakt, po i kthehmi teorisë së vetme të shkencave letrare. Njëren nga këto, e më të mirën, teorisë së Linda Hutcheon[7], që e kam më të freskët.
Duke e shqyrtuar në tërësi veprën poetike të vargjeve të këndimit lirik, që janë shumë të përdoruara në poezinë shqipe, e ndonjëherë të tejkaluara edhe nëpër poezitë epike, e cila tradicionalisht ka mjaft poetë të traditës së lashtë shqiptare apo moderne, të cilën e ngrejnë në artin poetik në nivelin e kësaj gjinie, thënia kryesore e qetësimit të një shpirti kaherë të trazuar, sidomos nga armiqtë e mëdhenj fqinjë të Greqisë, është metafision historik i shqipëtarve të Epirit Verior.
Epiri Jugor ka mbetur përherë nën kthetrat hegjemoniste greke, e cila jo vetëm se ua ka ndërruar çdo ditë me dhunë shekullore idenë kombëtare, por ua ka ndërruar këtë edhe përmes paraqitjes masovikisht të fesë islame, madje shpopullimin e madh të saj dhe dërgimin e tyre në Turqi. Vendi (Epiri Jugor e Verior) është mbushur me emra „grek“…
Poeti nuk flet direkt për këtë dimension, as që ka ndonjë temë poetike të kësaj popullate shqiptare të Çamërisë, por ne i marrim me mend edhe këto tema, sepse metafiksioni historik i drejtohet Greqisë. Na e sjellë edhe njëherë në mendje teoricienën e madhe amerikane të letërsisë postmaderne, e cila sa i përket metafiksionit hisoriografik thotë kështu:
„Metafiksioni historiografik në mënyrë të vetëdijshme na sjell në mendje se ndonëse ngjarjet zhvillohen në të shkuarën reale empirike, ne i emërzojmë dhe i konsiderojmë ato ngjarje historike…“ [8]
Ngulitja artistike (fiksioni) ka lindur që me lindjen e tij, në qoftë se nuk e bëjmë të dukshme këtë ngulitje përmes ndonjë teme. Autori ka lindur vetë në temelet e shqyrtuara të Dodonës së vjetër shqiptare, ndërdija e lartë është e grafitur nga shtresat e pikëpamjes së hegjemonizmit e të vetë shovinizmit të tërbuar antishqiptar, të së ashtuquajturës „Greqi“. Dodona nuk ka qenë greke, por shqiptare. Greqia e bënë të pamundurën nëpër botë dhe e bartë vetë këtë nënshshtresë të ndërdijes. Kur e lexojmë tekstin, duhet moedemos ta paramendojmë ndërdijen e parashtruesit të tekstit. Iliro-pellazgjiko-shqiptarizmi na del përkudër ngjarjeve të kaluarës reale empirike të Greqisë. Ajo pushton botën me gënjeshtrat e saja të mëdha e prediktimeve okupuese të mëtutjeshme të territorit apo të qenies shqiptare.
Në eseun e tij është futur Shkupi, i cili është Kryeqyteti i Dardanisë, jo i Maqedonisë së vjetër, e cila ishte gllabëruar moti nga Greqia dhe shitet si greke, llomotit greqisht ajo deri sa e ndërroj ajo emrin e saj në „Maqedonia Veriore“, e cila futet në listën e shtetit sllavo-makedon, sepse Maqedonia e vjetër nuk është as „greke“, as sllavo-turke, por është shqiptare.
Në Maqedoninë Veriore ka lindur Nënë Tereza, alias Shën Theresa, jo e Filipit të II-të, as e Aleksadrit të Madh, që ishin edhe ata iliro-shqiptarë të Trakës, e cila ngjitej me Maqedoninë e vjetër dhe me Epirin. Nëna Tereza është e Dardanisë, vendi tjetër që do të mbajë lartë SHQIPËRINË.
Nga këto të vërteta historike, e kujtoj fjalën e Oscar Wilde, në krye të këtij kapitulli, të cilin Linda Hutcheon e kujton:
„Borgji ynë i vetëm ndaj historisë është të shkruajmë sërish.“ [9]
Nuk ka ekzituar „Greqia“, „Serbia“, „Sllavo-Makedonia“ , etj., e „njohjes“ së sheteve të tyre nga Bota e Bashkësia Ndërkombëtare (me 1821-1827 njihet „Greqia“; me 1878, njihet „Principata e Serbisë“, kur merr fund Perandoria Osmane dhe mbahet Kongresi i Berlinit, por u krijua edhe Lidhja e Prizrenit, për shpëtimin e kombit shqiptar nga luftat e rrebta të armiqve fitues). Geqia e shpiku „kombin arvanitas“ dhe „gjuhën arvanitase“, si „gjuhë të vetme“, por arvanitasit janë një pjesë e trasformuar nga kombi iliro-shqiptar dhe gjuha që e shkruajnë ata me „shkronja greke“ është nëndialekt i gjuhës së folur shqipe.
Tradhëtija ndaj gjuhës është tradhëtia më e madhe nëpër histori. Ajo është e shkruar dhe është tradhëti! Duhet ta dënojnë më parë veten për aq sa kanë bërë me vetëdije apo pavetëdije ndaj shekujve kundër shqiptarëve tradhëtinë e vërtetë shekullore! Në qoftë se nuk e kanë bërë me vetëdije këtë pjesë të tradhëtisë, ata duhet ta dënojnë për këtë gjë më së pari spekullatorët „grekë“, prej 800 vite p.e.s. e deri më sot.
Këtu kanë punë shumë. Duhet t’i përvishen unanimisht dhe masovisht, pastaj kjo gjë duhet të dëshmohet bindshëm ndër kohë me fakte dhe artefakte, e jo ta fusin nëpër duart e „shkencëtarëve“ të botës e „shkencëtarëve“ të vet „gjuhën arvanitase“ në listen e gjuhëve „indo-gjermane“, që të gjitha janë skandal i tërë botës.

Tradhëtia ndaj një kombi të caktuar është në radhë të parë gjuha që shkruhet me një alfabet tjetër. Kombi duhet të flet në radhë të parë një gjuhë e të merret vesh nëpërmes të kësaj gjuhe.
Nga këto gjuhë të futura në saje të forcës së caktuar, e ajo vie në radhë të parë nga parapsikologjia në psikogji të njeriut të caktuar, nga zgjuarsia demoniake e atyre që e njohin rolin e mendjes te njeriu dhe përdorin shtesa e prapashtesa, të futura dhumshëm. Me një alfabet tjetër është shkruar e ashtuquajtura „gjuhë arvanitase“. Nuk ka „gjuhë avranitase“, por gjuhë të vjetër shqipe, të shkruar me alfabete të tjera. Në këtë tradhëti nga kombi i madh yllir/ilir/arban janë shumë.
Shikoni po deshët shkrimet e mia, me ndonjë gabim, sa të qëndrojë në internet, sepse edhe një vit prishet edhe ajo. Në njëren mund të shifet edhe kjo ndarje e gjuhëve, deri në Kongresin e Manastirit (më 1908):
„Në Greqinë e vjetër, që sot quhet “Greqi e grekëve”, të ashtuquajturit “grekë” nuk e njohin gjuhën e vjetër “greke”, të cilën bëjnë përpjekje disa herë për ta reformuar. Shkrimi Lineari B i Mikenës është i deshifruar me gjuhën pellazgo-shqipe. Shkrimi i gjuhës shqipe do të përmblidhej prej hallkave të para:
1) Shkrimit të Lenearit A të Kretës, para shekullit të 16 p.e.s, pra ende e pa deshifruar, që mund të deshifrohet nëpërmes të dialektit gegë;
2) Shkrimit të Linearit B të Mikenës, shekujt 16-12 p.e.s., pra që mund të deshifrohet nga shqiptarët e sotëm dhe dialektit gegë;
3) Shkrimi në rrasën e Lemnit, shekulli 10-7 p.e.s.;
4) Poemat epike të Homerit, shekulli i 8 p.e.s.;
5) Mozaiku i Mesaplikut, Vlorë, në shekujt 6-4 p.e.s.;
6) Shkrimet në mjaft rrasa varresh, të gjetura në Durrës, Apolloni, Butrint, Itali, etj. të shekujve 4 p.e.s. dhe fillimit të erës së re (lindjes së Krishtit);
7) Deri tani, Formula e pagëzimit, nga viti 1462;
8) Pra, gjuha shqipe, e rishkruar në formën e dytë, pas errësirës së madhe të robërisë dhe paditurisë.” [10]
Në të vërtetë, Europa e merr emrin nga Kreta dhe jeton nën direktivën parapsikologjike të ”pellazgëve hyjnorë”, e cila është SHQIPTARE, jo “greke”! Quhet “pellazge” sepse janë të llogaritur si “hyjnorë”, e kanë ardhur përmes hyjniut, në tokë, që të jetojnë. E mbajnë në kokë qeleshen e plisin e bardhë. Të jesh poet, e ke një prirje hyjnore! Kujtim Mateli është njëri nga miliona njerëz të botës, i lindur dhe i edukuar nën hijen e Dodonës së parë.

VI.
Letërsia merret edhe me historinë e vet. Ajo këndohet prej autorëve në artin letrar, duke e ndjerë borxhin e vet ndaj historisë.
Si një pjestar i denjë nga miliona njerëz me prirje hynore dhe të njohjes së Dodonës së parë, nga Dardania, do të përpiqem nga këto kontura që të jap borxhin tim drejt historisë dhe Epirit. Në një periudhë të dytë, do të vie vala kundërshtare e ideologëve të parë. Ajo shkruan kundër valës së parë.
Vala e tretë, do t’i shqyrton të gjitha. Ne, nuk do të jeni në mesin e tyre, por e dimë se vala e tretë do ta shoshitin në prizmin e vërtetë të historisë, e cila, do të merr ate çka është e mundshme nga të dy peridhuat paraprake.
Me artin letrar merret edhe Kujtim Mateli. Por i rreket një eseu historik, si plotësim, kur nuk mund të flasë me poezi.
Fakti nuk është përmbyllja e veprës me një ese, por fakti historik i hyn çështjes së pazgjidhur drejtë për çështjen kombëtare të shqiptarëve, të cilët flasin e shkruajnë shqip, edhe në harten tonë të kohës, si në kohën e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut. Shkupi është qendër e mrekullisë shqiptare.
Aty janë plot monumente dhe statuja, të cilët, Greqia shtetërore ende i mbanë pezull prej historisë së shkruar nga hegjemonizmi e shovinizmi i kulluar kundrejt shqiptarëve. Madje, i shpikë „shkronjat greke“ për të gjitha lokalet e rrugët kryesore të Epirit Verior dhe i paguan vetë „pis-nis-menët politikaj“, duke i fshehur padrejtësitë shekullore ndaj Epirit Jugor e Çamërisë shqiptare!
Sipas Kujtim Matelit, „Shkupi ka qenë e mbetet një fortesë e përhershme, një lavdi shqiptare ku pena e historianit, etnografit dhe në veçanti e poetëve (këtu, edhe vetë logaritet si i tillë, prandaj me të drejtë i përvishet historisë së Shkupit, si qendër e vetme që do të barazohej me Krujën e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, e cila është një fortesë gjithëshqiptare!) duhet ta plotësojnë në të gjithë dimesionin e saj gjeografik dhe shpirtëror.“ [11]
Është një ese mjaft i veqantë, kur dihet se autori i zoton disa linja të shkrimit, si mësuese e pedagog, si eseist, si poet e studius, si kritikë letrare, etj., dhe ne duhet t’i referohemi. Prandaj e studiojmë mirë e në veçanti.
Alfabeti i parë është alfabeti i fonetik egjyptian, gegërisht, e „Copte“ me zanore, jo pa zanore, si këto që i kemi kopjuar për t’i parë. A-ja ka qenë zanorja e parë. Zanoret janë të parat!
Për të gjykuar më mirë, shikoni veprën e Fredi Balajt, „Gjuha që bota flet dhe simbolika e germave“.[12]
Edhe njëherë duhet ta marrin Linda Hutcheonin, në vazhdim të thënies se saj, në të cilën merret mendimi i teorecianit Hayden Whiteit:
„Historianët duhen të gatshëm të përballen me mendimin se historia, siç është kuptuar tash, është soj i rastit historik, produkt i situatës specifike historike dhe, me pakuptueshmëritë kalimtare që prodhojnë këtë situatë, vetë historia ka mundësi të humbasë statusin e vet autonom dhe të vetëverifikuar të mënyrës së të menduarit.
Ndoshta detyra më e rëndë që do të shtrohet për ta kryer gjenerata bashkëkohore e historianëve do të jetë interpretimi i karakterit të kushtëzuar historik të disiplinës së historisë, duke u udhëhequr nga braktisja e kërkesës së historisë për autonomi në mesin e disiplinave.“ [13]
Zonja Hutcheon na thotë se raportet me historinë zhvillohen pandërprerë kundërshtime e përleshje për të përcaktuar vetë fushën e historisë së vërtetë të saj, si sa u përket mbledhjes, shënimit dhe përshkrimin e vet të ngjarjeve, sikurse për të përballuar edhe strategjinë e tyre. Çështja është si të bëhet më e arrirë e mbledhjes së tyre, pra mënyra më e saktë e mbledhjes.
Nga ky kënd historia nuk vazhdon me fletën në duar. Por ka një lajthitje të veçantë të autorit. Ai thotë:
„Meqedonasit si popull pellazg fliste pellazgishten.“[14]
Kjo nuk është e saktë. Askund nëpër trojet shqiptare dhe trojet e vërteta ilire nuk është folur „pellazgishtja“, por gjuha e vjetër shqipe, e shkruar në një periudhë të caktuar historik me alfabetin pellazgjik, e pas tij është futur alfabeti fenikas i Kadmit. Iliro-shqiptarët e kanë folur gjuhën mëmë-gjuhën e vjetër shqipe dhe duhet që të shkruhet edhe gramatika historike e gjuhës së vjetër shqipe. Edhe nëse janë bijtë e hyjniut, kanë folur shqip!
Janë përdorur disa alfabete artificiale dhe duhet të shkruhet për to; përse janë përdorur ato, çfarë qëllimi kishin; çfarë kanë sjellur të mira e përse, dhe çfarë kanë sjellur të liga dhe përse; në cilat periudha dhe në të cilat regjione janë përdorur apo cilat grupe kanë ndikuar në shoqërinë tonë të gjërë, etj.
Gjuha e vjetër shqipe, që në radhë të parë ka qenë dialekti gegë, është shkruar me alfabet shkrimor kozmik (diellor) e arban, i cili ende nuk është gjetur apo i rikrijuar. Konsiderohet se është alfabeti i Vinçës 5000 vjet p.e.s.
Më i vjetri është alfabeti sumer (të kunjave) apo „malakthim“;, rreth 3000-2000 vite p.e.s.; alfabeti pellazgjik është më vonë,[15] pa i vendosur të tjerat.

Nga kjo pikëpamje, thotë Linda Hutcheon, rruga e vërtetë nuk duhet të ndjejë institucionalizimin e studimeve historike dhe as shkollat letrare, për të privilegjuar apo kufizuar rrugën e të vërtetës. Nga ky prizm, e vërteta historike thotë se nuk ka qenë „populli pellazg“, por ka qenë populli ilir i Epirit, që shkruante fillimisht me „alfabetin pellazgjik“, pastaj me „alfabetin fenikas të Kadmit“, që janë përdorur për të shkruar gjuhën e vjetër shqipe.
Sa u përket thënieve të huaja e historianëve, romak, helenë e botëror, si Justini, Herodoti, Straboni, Artur Vajgal, etj. e shohin Maqedoninë vetëm si „Pellazgji“, si pjesë e Europës të thirrur „pellazgjike“. E kjo është një çështje individuale e tyre. Hipotezat dallojnë nga teoria. Kjo nuk është histori!…
VII.
Po e shkëputim edhe një thënie të historianit Pietro Scopola dhe një pjesë nga vepra e Fatbardha Demit, në të cilën e fillon kështu:
„Historiani italian Pietro Scopola shprehet << Të mos krijojmë bindjen se Historia na jep të shkuarën siç ka ndodhur. Historia na jep copëza të së kaluarës, pjesë, dukuri të saj, që është një poçes në vazhdimësi. Ky është një hulumtim gjithmonë i hapur, që duhet ushqyer nëpërmjet ballafaqimit („La verata storica“).>> E drejta e ballafaqimit na krijon mundësinë të shprehim mendimin tonë, për dukuritë dhe tezat e shkuara në këtë shkencë ndër vite apo edhe mbi shekuj...“ [16]
Pa ballafaqime nuk del e vërteta. Duhet rrotulluar shumë e duhet shikuar nga të gjitha anët, pastaj të blluajmë shumë mirë e të njerrim sikur ar.
Këtë të vëtetë e kishte edhe Kujtim Mateli të qartë, sikurse edhe unë i kam thënë disa gjëra gabimisht apo të pavërtetuara, nga ato që i kam lexuar më parë, p.sh. nga studiusit botëror. Duke e patur këtë ndjenje historike dhe poetike, autori na del edhe njëherë përpara qytetërimit, mbrenda dhe jashta qytetërimit njerëzor, me të dhënat nga historia e vjetër.
Edhe nëse i beson si të vërteta, janë hipotezë. Edhe kur i bluan shumë, të shpëton ndonjë llaçkë. Gabimet e njerëzve të caktuar të fusin në gabime të tjera. Justini, i cili mbetet i padiskutur si mendimtar, shkencëtar e jurist i madh nëpër të gjitha kohërat, është ilir, nga Dardania, pranë Shkupit. Është gegë e flet për toskët, në Emathia. Në radhë të parë ai flet për krahinën e Botisë, që ishte poshtë nga Dardania. Pa e deshifruar emërtimin e Emathisë, ai flet për periudhën e Filipit të II dhe Aleksandrit të Madh, që vinë prej këtu e janë të lidhur me farefisin e Olimpias, në Epir. Justini thotë se popullsia ishte pellazge, e jo kombi i tyre. Të së njëtit komb është Thrakia, Dardania, etj. por Epiri e thirrte veten si „pel(l)ar(z)g hyjnorë“.
Duhet ndarë kombin nga populli. Populli mund të ketë prejardhje të etnisë së caktuar. Etnitë mund të shkojnë deri në origjinë. Etnitë mund të jenë të ndryshme, deri në racë. Duke e parë këtë kuptim, ai e ngatërron pa qëllim të tillë. Kujtim Matelin e sheh si reputacion të historisë shqiptare dhe e përdorë popullin pellazg, duke e identifikuar me kombin, e cila nuk mund të shihet „e huaj“, edhe për letërinë, kur nuk e ka këtë premisë.
Historianët e vjetër, si p.sh., Straboni, Herodoti, e më i riu nga ata, Artur Vajgal, kur shkruajnë për Maqedoninë e vjetër, në pjesën dërmuese ajo ishte nën Greqinë e sotme dhe pjesë e liqenit të Prespës, [17] ku gjindeshin alget e liqenit, të cilat quheshin „maket“, e rrjedh emri „Makedonia“. Ajo bashkohej me Epirin, Dardaninë, sikuse me Thrakinë, në anën tjetër. Maqedonia ishte e themeluar si mbretëri, ndërsa „Greqia“ nuk egzistonte fare. Dinastia e parë e Maqedonisë ishte iliro-shqiptare apo iliro-pellgase, ndërsa „Greqia“ nuk figuronte gjëkundi.[18]
Kur të citosh këta historianë duhet që t’i lirosh nga kufizimet e tyre e nga gjuha që nuk e njihnin. Edhe unë kam qenë një pre e këtyre gabimeve. Ende po shqyrtohen premisat e domethënia kohore.
Kur ta citosh hitorinë e vjetër, duhet që të dalësh nga konturat gjeografike të këtyre epokave, për të cilat po flasim. Shkupi është tjetër dhe gjendet në Dardani. Ajo është jashtë Maqedonisë së vjetër. Së fundi, e sjellim në mendje një thënie të Linda Hutcheon:
„Supozojmë se e shkuara ka mundësi të përshkruhet në mënyrë të saktë; por çështja është se si të bëhet kjo në mënyrën më të mirë.“ [19]
Duhet ta shikojnë në tërësi e ta marrin si përkushtim keativ, e keacioni i tejklalon edhe shkencën, në shenjë të motivit shpirtëror të autorit.
Me përmbajtjen e kësaj vepra, e meriton leximin, anë e përtej trojeve tona, anë e përtej trojeve shqiptare.
_____________________________________________
_____________________________________________
[ 1] Kujtim Mateli, „Dodona ndodhet në dëshnicë të Përmetit (I), Studim për vendndodhjen e Dodonës“, EMAL, Tiranë, 2011; dhe „Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit, (II), Studim mbi vendndodhen e Dodonës“, EMAL, Tiranë, 2016.
[ 2] Vepra e parë e imja poetike, e rishkruar dhe e botuar, më 1983, me këtë titull.
[ 3] Shikone po deshët edhe këtë vit faqen time në internet, http://www.brahimavdyli.ch apo librin e madh e publicistik, „Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj“, SHB „Lena Graphic“, Prishtinë 2019.
[ 4] Shikoni librin e historisë, Edwin Jacques, „Shqiptarët-historia e popullit shqiptar nga lashtësiaderi në ditët e sotme“, Kartë e Pendë, Tiranë, 1995, faqe 95 apo shkimin tim, „GJUHA SIMBOLIKE SHQIPE DHE GJUHËT E TJERA KONVERTUALE-2“, në http://www.brahimavdyli.ch/gjuha-simbolike-shqipe-2/, në të cilët janë 12 pllakat e zmeraldit të verdhë në të kuqe (pak si jeshil), të shkruara prej THOT-it, thënës të zotit dhe mbretit të Atlantës e jo Atlantidës prej Egjyptit, 12.000 vjet p.e.s., e cila është sot e korrigjuar.
[ 5] Lexo veprën e autorit të Muhamet Salih Uthejmin, „Besimi i Ehli Sunetit“, Pjesën „Besimi në Diten e Gjykimit“, faqe 43.
[ 6] Nga shkencat duhet të mësoni si janë të gjitha kushtet më të mira të jetesës sone dhe toka si planet, të krijuar para 10‘000 miliarda vitesh. Edhe 10‘000 miliarda vitesh nuk hargjohet dot dielli, ylli më i vogël. Për këtë, mund të studioni shkencat dhe ekologjinë, por edhe atlasat e botës, si është krijuar bota e jonë, p.sh. „Reader’s Digest Weltatlas“, Verlag Das Beste GmbH, Stuttgart-Zürich-Wien, 2004. Pra „xheneti“ islam është gënjeshtër!...
[ 7] Linda Hutcheon, „Poetika e postmodernizmit/Historia-teoria-fiksioni“, Shtëpia Botuese OM, Prishtinë, 2013.
[ 8] Linda Hutscheon, e njëjta vepër, faqe 141.
[ 9] Thënia e Oscar Wilde, në veprën e cituar, faqe 140.
[10] Shikone këtë shkrim të tejkaluar, por do të jenë të përmbledhura në botim të veçantë: „EUROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT-SHPALIME PËR EUROPËN E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT, PREJ GJENEZËS E DERI MË SOT (I)”, http://www.brahimavdyli.ch/shpalime-për-evropën-1/
[11] Një thënie e mirë e autorit Kujtim Mateli, nga vepra e tij, „Qetësojmë shpirtin e trazuar“, shkëputur nga eseu, „Mrekulli shqiptare në qendër të Shkupit“, faqe 84.
[12] Fredi Balaj, „Gjuha që bota flet dhe simbolika e germave“, FRAL 2000, Tiranë, 2017.
[13] Nga e njëjta vepër, e njëta faqe, poshtë.
[14] Nga vepra e cituar e tij, faqe 89.
[15] Sa për të shikuar, po e japin tabelën e alfabeteve të para, të renditura jo me rend dhe duke u bazuar në alfabetin anglez, që është shumë i ri, e sot „botëror“, ndërsa i pari duhet të jetë alfabeti egjyptian.
[16] Fatbardha N. Demi, „Sellenizmi- Besimi që sundon Botën“, vepër historike, Botimet Dudaj, Tiranë 2016, faqe 11.
[17] Shikoni po deshët artikujt shkencorë 1-12 për Maqedoninë Shqiptare, „Maqedonia në vorbullën e fqinjëve antishqiptarë“, të cilët janë korrigjuar sot dhe është ndërprerë më tutje publikimi i tyre, sipas veprave shqiptare, europiane dhe botërore. Por, po deshët, shikone p.sh., në http://www.brahimavdyli.ch/maqedonia-shqiptare-5/.
[18] Shikone me gjithë korrigjimet e mia të mevonshme, artikullin shkencor, „A ekziston Greqia dhe kush e ka krijuar këte shtet“, Pjesa e 6, apo në: http://www.brahimavdyli.ch/a-ekziston-komb-grek-6/
[19] Edhe njëherë Linda Hutcheon, vepra e cituar, faqe paraprake, 138.