BRENDA SHPIRTIT

MË DIGJET NJË ZJARR

 

 

 

“Gjithëmonë kam një frigë që do t’i humbas njerëzit që i dua!...

Por, ndonjëherë dua të di nëse dikush ka frigë se do të më humbas mua!!...”

 

(E marrë nga interneti dhe pa autor; e përpunuar prej meje, si autor; me domethënien e përkryer e me lot për faqe, me  të cilat plotësisht identifikohen!

 

E njëjta gjë, e pazakonshme, më ndodhë edhe mua!...)

 

 

 

1.

 

Sa herë më digjet nga një zjarr në ndërdije dhe flakama e këtij zjarri më përcëlon e më zgjon si të flakëruar. Nuk mund të qetësohem tërë ditën e të jem në njëfarë dore “i ulur poshtë”, apo “i ikur nga fortunat”, i tërhequr nga vorbulli i tyre, për të mos e parë me sytë e mi jetën. Ato duar të zjarrta, më lidhin e më mbajnë të shtrënguar që të jetoj për ta, janë plot me mall e plot me dhembje, por aq të forta. Ato janë gjenerata e tretë.

Qindra herë më rropullojnë nëpër kujtesë. Më mbushem syt plot me lot! Jam i vjetër që ta quaj vetveten qamalan apo edhe fëmijë i madh, se burrë nuk jam tërësisht e si burrë mbahem; as grua dhe me veti të tyre nuk jam, edhe pse 17 vite e më tepër i bëj të gjitha punët e gruas në skuten time, për ta kompenzuar mungesën e saj, sepse ajo mungon; apo ndonjë gjë tjetër.

Nuk jam aspak me devijime morale, por stërnipi i të lavdëruarit Avdyl Ali Vesel VULËS! Kurdoherë kam qenë i rezervuar dhe i larguar nga njerëzit; pedant, me rrobe të vjetra; i lirë; sovran; krijues; ndonjëherë rrebel kur e do puna; i qetë nëpër suferinat më të mëdha të jetës; i dalur si fëmijë jashtë nga shtëpia. Heret dola nëpër dherat e largëta të botës, herë me bukë e herë pa bukë, duke iu ruajtur shumë dhunës së egër të viteve të mia nën sundimin e demonit apo djallit, serbit, turkut, rusit e grekut, në përplasje ndonjëherë të të papara, përherë i saktë dhe i vërtetë. E kam fituar përshtypjen se nga dhuna buron drejtëpërdrejt padrejtësia.

 Po e ndërpres pak, sepse vazhdova që ta shkruaj këtu autobiografinë time. Në të vërtetë, vetë i kam rritur fëmijët, sidomos të dalit tim të madh, e edhe djalit të vogël, ndonëse nuk ishin në banesën time. Padyshim kanë dalur prej meje në banesa të tjera, pa më thënë asnjë fjalë për këtë gjë, ndonëse baballarët e nënallarët e tyre nuk janë çdoherë në harmoni e të pajtuara as me mua. Ndonjëherë më luftojnë mu në ndjenjat e sinqerta e më lënë vetëm me fotografitë e rritjes së fëmijve, nën vetminë e plotë mu në banesën time, si “burg”, një dhomëshe e gjysmë.

 

 

Kjo është hapësirë tepër e ngushtë për diapazonin e mendimeve të mia, flakë të gjalla; të zjarrit të madh të ndjenjave, të shpirtit që vlon e përdredhet deri në pafundësi; të makinerisë gjigante të dashurisë, për fëmijët e fëmijve të mi! Janë qindra duar që më lidhen nëpër zemër; duar të vogla, rreth e për rreth të qafës, trupit e ndjenjave dhe ashtu qajnë. Saktësisht nuk mund ta di përse më lidhen kështu, por nuk më lëshojnë.

Nuk pata asnjë mundësi që t’ua plotësoj ato që baballarët e nënallarët e tyre i kanë pamundësuar. Janë gjenerata e tretë, parimi i tretë i dialektikës, zingjirë të varur në qafë e në duar, apo edhe në këmbët e mia, me qindra vizatimet e tyre, të bëra në banesën time-burg. I mësoja ata që të notojnë, e të tjera, derisa makineria gjigante e njerëzimit i dërgoi larg prej ëndërrave tona njerëzore. I degëdisin më tutje, të shkapërdedhur prej meje!...

Gjenerata e dytë e dialektikës janë bijtë e mi dhe vajza. Ligjet e dialektikës i kemi nxjerrë ne, por të mëdhenjtë e njerëzimit, që janë kundër neve, madje me luftë të ftohtë-akull, “të njeriut ujk-për njeriun”, dinastia e madhe në kokë të njërëzimit, e dhunës mbi ne, na skllavëron deri në vitet e fundit me goditje të rrebëta. Janë pikërisht si serbët apo rusët, e tani i ka kopjuar e tërë bota. Ne, na i hedhë këto gjëra të vlershme mbi kurriz; na i prishë familjet; na shkëputë prej tyre; na plandosë, e të goditur për dhé!

Nuk i kuptoj tërësisht se çka janë këto krijesa magjike e të dëshmuara rrebtë edhe prej viteve, shekujve, mileniumeve, si demonët e mëdhenj; por i dalloj si të pashkëputur tri thënie të cilat i thonë tre burra të vërtetë të njerëzimit, madje i kanë thënë me kohë këto fjalë:

 

1. Victor Adolphe Malte-Brun:

 

“Gjuha e ilirëve të lashtë, ose i shqiptarëve të sotëm është një gjuhë e veçantë, prejardhja e së cilës shkon deri në lashtësinë e thellë e madje në një kohë kur filluan të formoheshin secila në sferën e saj edhe gjuhët greqishte, latinishte, iberishte, keltishte, sllavishte, teutonishte dhe gotishte.”

 

2. Tony Blair:

 

“Lufta kundër Serbëve nuk është më vetëm një konflikt ushtarak. Kjo është një betejë në mes të mirës dhe të keqes, në mes të qytetërimit dhe barbarizmit.”

 

 

3. Jacques Chirac:

 

“Serbët janë një popull pa ligje dhe pa fe dhe ata janë një komb i banditëve dhe terroristëve.”

 

 

 

2.

 

A i dini ju këto thënie? Qindra herë i kam vendosur edhe në porfilin tim të Facebook-ut apo në Web-faqen time, me artikuj të ndryshëm, sepse si një botë e qytetëruar konsideroheni dhe duhet që t’i dini.

Unë jam ilir i vërtetë, prej të parëve tanë të lashtë. Me serbët e serbofilët, të shpërndarë nëpër botë, madje në vendet më kyqe, të gjithë “të mëdhenj”, që i bëjnë si “ligje” thëniet e tyre të pavërteta dhe të padenja, apo të përkuljes e shkatërrimit tonë nëpër ta e të gjitha vendet e tjera, nën maskat e shumta të tyre. Prapa tyre i kanë stapat autokratike të vdekjes në duar për ne, madje prej kohësh. Edhe Zvicra po këto i mbanë nëpër duar, në stafin e shkruar fshehtazi “të ligjit”. Prore i mbajnë nëpër duar e dhembjen na e lëshojnë çdo herë për shqiptarët! Ne jemi para tyre, por për ta kjo nuk ka vlerë. Serbët janë shumë çka për ta, e neve na lëjnë si të pavlerë!...

Të gjitha këto shtete të cilat merren si të zhvilluara, janë të destinuara për shkatërrim, zvoglim, me gjuhë e me thënie për kohërat, pa e ditur se kjo gjë është ligji i parë i djajve të mëdhenj, deri në përfundimin e tyre. Janë sipas “ligjit të pashkruar”, dhe po t’i shikoni nga aspektet gjuhësore, enden nëpër gjuhët konvertuale e konceptuale, jo gjuhën simbolike, siç është gjuha shqipe. Këtë gjuhë as nuk e njohin! Po deshët, lexoni punimet shkencore: “Gjuha simbolike shqipe dhe gjuhët e tjera konvertuale, I, II, III”. Po të duani, e gjëni shkencëtarin e njohur zvicrranë, Maxsimilian Lambertz, i cili e thotë një thënie të madhe, të konceptuar edhe nga unë, si të parën:

 

-“Historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm atëherë kur do të marrin pjesë në shkrim shqiptarët”

 

Unë po marr pjesë, qe sa vite, edhe pse më pamundësuan “doktoraturën” në të gjitha universitetet shqiptare, që prej vitit 2005, pas atentatit të 9 mbi mua, me një pension invalidor të 10 përpekjeve të atetanteve.

 

Në fakt, Zvicra e ka për ne ligjin kryesor të padhembjes së të mëdhenjëve të vet, kur “i pari brez e ka vdekjen; i dyti e ka pandrekun, e vetëm i treti brez e mbërrin bukën”. Parollë më fashizoide nuk ka se sa kjo gjë, të cilën nuk e përfillin as këtu, të gjithë sa merren me ne, të ardhur këtu. I kanë sunduar edhe këtu “partitë popullore” dhe djathtiste, të egra apo të ulta, pra gjysëm fashizoide. Ato e përfillnin ligjin e rrebtë e autokratik. Na quhej “e drejta multipluraliste”, por që e kishte nga një të madh të tyre, si p.sh. Blocher, që sundonte me para të mëdha, prej kapitalisti. Tani, po ndërrohet skena...

 

 

Nejse! Zvicrranët nuk e dinë as prejardhjen e tyre të vërtetë, e lidhen me serbët, sllavët, me grekët, me turqit, e kush e di tjetër, ndërsa në çdo qytet të madh, por edhe nëpër shtëpitë e tyre, nëpër portat kryesore të qyteteve të mëdha e mbajnë aty e këtu shqiponjën tonë dykrerëshe, e thonë se është e grekëve, latinëve, autriakëve, e dreç i madh, e di se prej ku apo nga e sjellin të drejtën vërdallë, ndërsa neve na injorojnë shumë e na distancojnë tepër, deri në fund të fjalëve. Ata i harrojnë dy mendimtarë e albanologë të vërtetë:

 

1. Plinin Plak, që është i pari dhe duhet të mbahet në mend, sepse ka jetuar prej vitit 23 e deri në vitin 79 pas Lindjes së Krishtit:

 

„Ilirët e kanë krijuar alfabetin e parë dhe romakët e morën shkrimin prej tyre.“

 

2. Albanologun Gottfried Wilhelm Leibnitz:

 

„Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe!“

 

Më tëpër nuk na duhet, pos të theksojmë një nga më të mirët shqiptar të kohëve postmoderme, shkrimtarin botëror, Ismail Kadarenë, i cili, si autor e si shkrimtarë i dhjetra veprave të para dallon prej veprave të fundit. Atëherë sundonte “Partia e Punës”, e sot në piedestal e mbanë kohën demokratike:

 

“Gjuha shqipe në Evropë është e vetmja gjuhë e ndaluar me ligj për shekuj të tërë. Nuk ka një gjuhë tjetër indoevropiane që është e ndaluar si shqipja dhe kjo ende nuk është shpjeguar nga historiografia shqiptare.”

 

 

 

3.

 

Të gjithë çka duan sllavët, serbët, bullgaro-maqedonët, turqit, arabet, etj. që i fshehin pas vetes simbolet e vërteta të ilirëve të lashtë dhe gjuhën e tyre, gjuhën mëmë të të gjitha gjuhëve, sidomos flamurin kombëtar, me dy ngjyra, kuq si gjaku, si sakrificë e njeriut në shenjë të mbrojtjes së njeriut për hirë të zotërave, dhe shqiponja dy krerëshe e zezë është e vendosur, të cilat na i kanë paçkitur shumica e popujve të botës, e edhe Zvicra e Rapperswili, por në radhë të parë është OKB-ja, e cila më mirë i ka vendosur sllavët e rusët. Ajo nuk e di shqipen apo letrat tona i kthen pas, sepse ato letra “duhet t’i përshtatim” në gjuhët zyrtare. Njëra nga ato, zyrtarisht është gjuha ruse, por edhe arabishtja pranohet më përpara se gjuha e jonë, gjuha mëmë, të cilët e kanë prejardhjen prej nesh e mundohen që të na shpërpjesëtojnë totalisht si komb, që ishin një nga kombet më të mëdha në botën e gjërë pos indianëve, e të gjitha gjuhët në tri kontinentet (Evropë, Azinë e Vogël dhe Amerikë); mos të na njohin që përpara.

Ato janë të krijuar ata prej nesh, jo ne prej tyre. Por ne kemi vuajtur gjithmonë nën dinastitë e vdekjes.

Ata na i kanë vjedhur kudo rrënjët e fjalëve me gjuhët e tyre konvertuale, pra embrionet e morfemave, të cilat janë të krijuara nga forma konceptuale dhe rrotullimi i shkronjave (rrotacioni), apo rrotullimi i pjesëve të rrënjëve të fjalëve të tyre. E pjesët më të vogla na i deshifron vetëm gjuha shqipe.

Kjo gjë e tregon se të tjerat janë krijuar si gjuhë konvertuale e konceptuale prej SHQIPES. “Con” dhe “Vert”, do të thotë se fjalët e tyre e gjëjnë vlerën duke i krahasuar me gjuhën amë, gjuhën para tyre, e nuk ka gjuha indo-evropiane, por shqipja e vjetër. Ajo është gjuhë simbolike; ndërsa gjuhët konceptuale janë artificiale e të gabuara, si sa i përket etimologjisë së tyre, që bazohen në deshifrimin e rënjëve, të marra hua nga shqipja. Etimologjia e tyre noton nëpër ujëra shterpë. Nuk e dinë as ata që llogariten si etimologë!...

Shkurtë, na shtypin, na rrahin, nga rrethojnë me të papara; na izolojnë me të papritura e të befta! Aq më tepër, “shkencëtarët” tanë na i blejnë me të holla, disa nga institucionet e shkencave, të cilët i pëshpëristin ato që i thonë vetë ata paraprakisht. Kjo gjë nuk është e drejtë, as drejtësi. Çka blehet te ne me të holla, është dhunë e shkencës apo dhunë e shoqërisë!

Pra, paraja shkon te djalli e bijtë e djallit, te sllavoviçët, të serboviçët, te grekoviçët e turkoviqët, madje edhe te disa bullgaroviçët e malaziasit, rreth e më rreth nesh, në të ashtuquajturën “Greqi”, “Makedonia Verore”, “Serbia”, “Mali i Zi”, e kudo nëpër botë; duke ngrënë plot me jargë të gjitha ato që i zënë me dorën e tyre të praptë dhe i kapin, e duke na e zvogëlluar tokën, sa të dukemi se jemi kopje e tyre, jo origjinal, që kemi qarkulluar vonë!...

 Një poemë për familjet e shkatëruara e të luftuara, të cilat i kam përjetuar kaherë, e kam shkuar që herët, pas ndjekjeve nga ana e Policisë Kantonale të Kantonit të Zürich-ut, por kjo nuk është i vetmi shkrim dhe nga ndjekjet edhe të popullit zvicrranë nëpër kantonet e tjera të Zvicrës, madje edhe të Kantonit të St. Gallenit, kur shtatë vjetë me radhë isha i internuar politik, pa e dhënë publikisht asnjëherë këtë gjë, e që zgjati nëntë vjet me radhë, por edhe pastaj, madje nga rrethet e popullatës që më ndjeknin kurdoherë me qentë e mëdhenj, apo edhe kohët e fundit më bien nga pas me motocikleta, duke u kthyer nëpër rrugë nga malet e Pfäffikonit, për në Rapperswil.

 

 

Kjo është e vërtetë e thuktë! Të bien nga pas pa i parë, kjo është dhunë e përkryer e të panjerëzve. Vetëm tradhëtari të bjen nga pas, e jo përballë. Kështu e kanë bërë edhe shqiptarët ndaj meje! Ky djalë i Zvicrës më ka rënë 3 herë radhazi. E nuk është i vetmi, por i ka dy të tjerë fashizoid!...

Po kthehemi, nga të tjerat, te dy poemat e mia paraprake. Poema “Skicë për një dramë familjare”, është poema që ua kushtoj të gjitha familjeve, që pushtetet gjakatare dhe veglat e tyre ua kanë prishur lumturinë. Ndër to, është edhe familja jonë. Ndërsa poemën tjetër, “Një letër e shukur”, ua kam kushtuar fëmijëve të mi, për të cilën nuk pushoi asnjëherë pa e thënë, edhe pse nuk di se cili e ka vështruar nëpër recensionet e tyre:

 

“...shpirti im...

 

Një lavër e dënuar

me metamorfoza të dhunshme

paska qenë:

 

kurrë i pajtuar

me dhunën, padrejtësinë,

 

kurrë plotësisht

ngadhnjimtar me lirinë!...”

 

(Brahim AVDYLI, “Klithje nga fundi i ferrit”, Onufri, Tiranë 1997.)

 

Janë një ushtime e zërit të mbrendshëm që jehon. Asnjëherë nuk mund të pajtohem me dhunën e padrejtësitë e mëdha! Kurrë!...

 

4.

 

Mua, edhe loterinë ma pamundësuan me të gjitha format e befta të tyre, sepse po të bëja të holla siç e mendoja nuk do të ngriteshin gjithë këta lakenj të tyre mbi popullin tim, të cilin e doja pakrahasimisht, pa marrë parasysh se cili e “udhëheqte”. Po e përmendi vetëm një gjë, pa e marrur në shqyrtim: vite me radhë mu rrokën të gjithë apo të gjitha “parapsikogët” gënjeshtarë, me të holla e për gjoja “fitimin tim”, e cila u pa qartë deri pas 30 viteve. Ata po më gënjenin, duke e shfrytëzuar sinqeritetin tim pak sa naiv, pa u marrë unë me gënjeshtrat drejtë asnjërit dhe askujt!

  

 

Një gjë po e them: kur i fitova në Gjermani rreth 40 milion marka, që ishin 20 milion euro, dhe doli në televizion aty për aty Klaus Kinkel (1936-2019), i cili atëherë ishte Ministër Federal i Punëve të Jashtme, prej vitit 1992 e deri më 1998, dhe e nxorri raportuesen e lotos prej punës, te ARD-ja; i zhvleftësoi tre numra të lotos, nga numrat që i dha raportuesja, edhe supernumrin, e fituesi ra menjëherë prej fuqie, që isha unë. Ministri Federal i Punëve të Jashtme të Gjermanisë i dha tre numra të tjerë nga Lotoja, e atëherë nuk më ranë as edhe 150.- marka gjermane apo 75.- Euro.

Kjo ishte befasia më e madhe e rrotullimive të mia! Kohë të tërë i blova në vetvete këto vuajtje! Kush ishte dhe kush qëndronte brenda lojërave të prishta të sustimit tim në arenën ndërkombëtare?! A ishte vetëm regresioni politokratik, që e sundonte botën, apo ishte më i gjërë?! Cili apo cila nuk dëshironte që të fitoj?!...

Këte, nuk e dija. Vrapoja pas njerëzve të mi e për të drejtat e tyre, madje edhe të vëllait të tretë. Lumturia ime ishte shkatërruar ka herë, jo vetëm në lidhjet e familjes, por edhe të bijve të mi dhe nipave e mbesave.

Ata duhet që të “shpopullohen” nga raca e tyre e veçantë, e që edhe vet janë racë ariane, por nuk e zënë këte në gojë; që të shpërngulen nga familja e tyre e sidomos nga gjyshërit, sepse janë gjenerata e tretë e dialektikës; që të mendojnë si ata të vendit ku kanë lindur, e jo si unë; të jenë “multidimensional”, e “të duan” së pari serbët dhe sllavët; pastaj turqit, greket dhe iranianët; të mendojnë “globalisht” edhe fëmijët, siç e do shumica e vendit të tyre, dhe nuk e duan shkencën e vërtetë të krijimit të të mbarë njerëzimit, mbi tokën e gjallë; prej KRIJUESIT TË VËRTETË, jo i zotrave që i ka krijuar njeriu përmes feve!

Me forcohej gjithnjë mendimi i vuajtjeve të mia me këto forca, të cilën kurrsesi nuk e pranoja si “të vërtetë” dhe e luftoja pakrahasimisht, sepse ky vend po elaborohej gjithnjë e më shumë si “vend i Djallit”, se sa një “vend i Zotit”, në kuptimin negativ të fjalës. Qoftë në paravijë apo në pozitat e vijës kryesore, ndonjëherë fliste legalisht, por në format e “ligjëshme” të asaj që i thonin “demokracia direkte”, e që nuk ishte demokraci e vërtetë e popullit, por liria e atyre që loznin si dreç i vërtetë, me ngjyra të befta të demokracisë policore, i cili fshihej sa më shumë e të cilët qenë reakcion i madh i tyre.

Pra, policia ndërhynte direkt në rrethanat e demokracisë, e kur të kapë në dorë të veten me reklamimet e veçanta të polit tjetër, bëhet sikur e dëshiron kështu demokracia, dhe ti fluturon në “rrotë të së ëmës”, edhe prej shtetit. Asnjë letër të mirë; asnjë punë të vetme; asnjë lloj ndihme apo sponzorizimi nuk ke si ta marrësh, as prej instancave të këtij shteti, pa ua dhënë policia shenjat positive.

Shatëdhjetë për qind e popullatës bashkëpunojnë me të gjitha lidhjet, edhe me shpiunazhe, dhe nuk e di kush të merr në qafë!

Por, pjesa më e vetëdjshme e këtij vendi, elaboron së bashku me mua, që të bëhet një jatak i Zotrave, një vatër e denjë e shpirtave të mirë; i dashurisë se madhe e vëllazërore të të gjithë popujve, pra multinacionale, pa i injoruar fillestarët, shqiptarët, që bëjnë pjesë ndër ta, madje vetë janë prej vëllait të parë, Ilirit; prej vëllait të dytë, Galit, dhe prej vëllait të tretë, Keltit, tre bijtë e Polifemit e të Galateas, që e ka pasur edhe një shtet në emrin e të shoqes së Polifemit në të ashtuquajturën “Turqi”, Gallatea, truallin e mirë të ilirëve të lashtë, në Azinë e Vogël, ku ishte Troja (trojet tona) apo Smirna.

E Smirna është një vend i tillë afër Komunës së Vitisë, në Dardanine e vjetër, në Republikën e re të Kosovës, që është e njëjta paraprake me Izmirin e Turqisë. Po kujt t’ia thëm këto gjëra! Askush nuk i dëgjon!

Madje, kur përplasesha ndër përpjekje të mëdha e të mirëfillta për demokracinë e gjerë, i mblidhja edhe djemtë e vajzat e drogiruara dhe të lënë krejtësisht të braktisur/a për vdekje, ose njerëz pa strehim, sa kisha mundësi për t’i gjetur ata, pas punës në restaurant. I dërgoja direkt në Sozialwerke Pfarer Sieber, në Hohlstrasse 192, CH-8004 Zürich, i cili gjeti vend në Parlamentin Zvicran, d.m.th. “Das Schweizer Parlament”, por mua më harroi krejtësisht, sepse isha i huaj dhe i ndjekur edhe prej Policisë së Kantonit të Zürichut, madje edhe për shkak të Shoqatës Kulturore Shqiptare “ATDHEU” dhe të revistës (mbarë) shqiptare “Qëndresa”, në Zürich. Shqipëria nuk erdhi në shprehje aspak për t’u bërë e ribashkuar, ngaqë duhet të paguajnë dëmshpërblime, për shqiptarët!...

  

 

Më mirë dua të shkëputem prej këtyre duarve të padushme dhe të shkoj turravrap e në rrotë të së ëmës, duke pëshpëritur dhe duke folur me vetvete, deri në sharje. Iku i vetëm, te lisat e mëdhenj, mbi Pfäffikon/SZ, në pyll të thellë, ku rifillon cikli i shkëputjeve dhe i përlotjeve të mirëfillta, edhe për djalin e madh, Skifterin, që u burgos në Zvicër dhe Pranverës së tij e timen, që më la si gjol të gjallë mbi territor.

Kot i shikoj fotografitë e mia me fëmijtë e tij dhe fëmijtë e tjerë, që më pikin si lot në zemër. Kam kaluar me ta shumë kohë. Me lot nëpër faqet e mija e zbuloj gjendjen time të panjohur deri më tani, nëpër disa fotografi të telefonave, edhe “të përmbysur” apo të prishur nga uji. Këto janë shkaqet që më bëjnë një fëmijë të vjetër, plot mall!...

Ndonjeherë sikur takohem edhe me kitrrat e më bëhen sikur janë fëmijët e djalit tim të parë, tre fëmijtë, nga të tri anët e botës! Herë më flasin ata, sikur në filmat e fëmijve, të cilat vetëm unë i dëgjoj e vetëm unë në pyell çast pas çasti jam me ta. Para syve më del shtëpia ime, që është rrënuar tërësisht dhe djegur, me libra, fotografi e shënime të mia, në arkivin nëntokësor, edhe pse e kam ndihmuar prap të ndërtohet shtëpia e re, që e pata rindëruar njëherë kur u ndërtua ajo, në dy kate. Atë shtëpi e ka marrë vëllai im i dytë, sepse “i vetmi paska luftuar prej familjes sonë”, edhe pse nuk e dinë se e kisha kyqur në radhët e UÇK-së, për çka e pyetin edhe ata që kaluan kufirin me ndihmën e luftëravë të Morinës, ndër ta Emrush Xhemaili, vëllau i Mustafë Xhemailit; pastaj kur thotë se “pushka e tij është dëgjuar në Amerikë”, nuk e zë fare në gojë se unë e pata thirrur për ta puthur në ballë Petër Prifti, sekretari 16 vjet i Panfederatës Shqiptare “VATRA” dhe Fan Stilian Nolit, në SHBA, dhe unë isha i vetëm me te, në Hotel Grand Prishtina. Pronari i shtëpisë të tre vëllezërit na përzuri nga shtëpia e bahqja, sikur vetëm atij “i takonte”.

Ai ka të drejtë të përzë të gjithë, sepse paska “luftuar” vetëm ai! E unë kam mbetur pa asgjë dhe i arratisur, pa shtëpi e as truall, pa bashqe, madje edhe truallin e vjetër ia ka falur të korruptuarit të UDB-së dhe djalit të ikur nga fqinji hajdut, duke u martuar me babën tij të UDB-së. Nuk mora asgjë! Dihet se atë truall të vjetër të Avdyl Ali Vesel VULËS e kisha unë, prej babës, dhe ishte THESAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE!

Le ta dijë këtë punë!

Mirë e ka vëllai im i dytë! Nuk po merrem me këtë çështje! Ndonjëherë më dalin parasyve vetëm qindra vizatime të fëmijëve, ku e kanë vizatuar etjen e pashur dhe ëndërren e tyre të bukur, e cila u ka mbetur peng në zemrat fëmijërore, që ta kenë nga një shtëpi, së bashku me të tjerët, sikur nuk e dinë absolutisht se asnjëherë se nuk do të kenë më një shtëpi, poashtu si unë, të cilën nuk e kam. Reakcioni botëror është tepër i madh dhe mjaft i shkapërderdhur, qoftë te popujt e vegjël e të ndarë, si “Kosovo”, një pullë e vogël në Globus, pa krah, pos me truallin amë, që bashkëpunon kryesisht me serb e serbofilë, me grekë e grekofilë, me turq e tukofilë, dhe të tjerë!...

 

 

Të isha dhënë pas lavireve, do të kisha bërë tërë ate që duan armiqtë dhe djajtë, por kurrë nuk ia kam kthyer kurrizin familjes së gjërë, edhe pasi u ndava përfundimisht nga ish-gruaja, prej vitit 2013, sepse ajo gjithmonë e përsëritke luftën e saj me mua, siç e mësonte “Baba She(rr)h”, që ishte spiun i denjë i UDB-së (Sigurimi i Mbrendshëm i Shtetit, që ishte i kontrolluar nga Serbia!), e për këtë shkak ishte i caktuar si Shef i Mbrojtjes së Përgjithshme Popullore të Komunës së Gjakovës; e nga “she(rr)lerë” apo hoxhallaroviça të shumtë, që thonë tek ne të gjithë ate që dëshiron Serbia, madje nën gjuhën e panjohur “ar(r)abishte”; ose të tjerë, nga familja e saj, vëllezërit dhe motrat, kushëriret dhe kusherinjtë e saj, që kanë dalur kaherë jashta Kosovës e më luftojnë tani edhe mua.

Ata janë kryesisht kundër meje, me gjithëçka!...

Ju e keni prapë një kapitull të tërë në dorëshkrim “Autobiografia”, e mund t’u them, shikone kapitullin e veçantë të martesës sime, qoftë me dredhat e pushtetit shqiptaro-serb të Kosovës, që në vitin 1981 e këtej.

Kjo gjë është një temë e veçantë. Erdha që ta lëshoj të fejuarën e ta liroj, e ata më martuan me magji të forta! Çudi e madhe është kjo gjë!...

 

6.

 

Kurr nuk ia kam ndëgjuar drejtë meje nga goja e saj fjalën “të dua” dhe asnjëherë nuk kam pasur një çindarkë prej djemve të mi.

Përkundrazi. Për nipat e mi e mbesat e mia kurdoherë ua kam dhënë nga një shumë të vogël, të cilat për pensionin tim të vogël ishin mjaft të mëdha, sidomos për fëmijtë e djalit tim të madh. Ai, djali im i parë, që është përjashtuar pa ligj nga Zvicra e babën e tij, MUA, nuk e njeh, sepse ia dërgonte të hollat vëllain tim të dytë pa më dëgjuar aspak mua, përkundër thënieve të vazhduara, sidomos të më injorojë, e së paku duhet që ta dijë kush i merr të hollat, se jam baba i tij...

Tani, ka ardhur koha që të përfundojmë atje ku secili e ka merituar, largë prej meje, dhe ku e vendosë për secilin Zoti i Madh. Mua më mbeten lotët! Edhe nga larg, dëgjohem me nipat e mbesat. Kurr nuk i harroj! Mendoj se gratë janë vendimtare te burrat! Ka gra që bëjnë çmos për ta shkatërruar burrin e vet, siç është rasti i mikut tim të ndjerë Din Mehmeti, dhe ka gra që bëjnë çmos për ta ngritur jashtëzakonisht burrin e vet, pas dhembjeve të tyre nga pushteti për ta shkatërruar, madje nëpër kanale të qytetit, mu siç është rasti i Besim Bokshit, shkencëtar i mirëfilltë, të dytë nga Gjakova.

Edhe unë jam nga Malësia e Gjakovës, por nuk po flas pa të vërtetën. Jam betuar nga mosha 7 vjeçare para Zotit të Madh se do ta them të vërtetën, me aq sa mundem, e do ta mbrojë të drejtën, aq sa guxoj që ta mbrojë, me një kusht: që të ma dhurojë inspirimin, por këtë ma dha e qetësim asnjëherë!...

  

 

Duke qarë Patrioti e Goca për mua, kur vëllau i dytë ishte pa asnjë arësye kundër meje, e Skifteri e mbanëte anën e tij, por nipi e mbesa digjeshin për mua!

 

I kam provuar të gjitha në jetë, duke u përplasur e duke rënë nga njëra në tjetrën! Nga martesa e dhunshme në vitin 1981 e deri sot, më 2022, janë të gjitha përplasjet e kundërthëniet e mia me rezistencë, me qëndresë, mbi 40 vite. E njërin nga këta, që ma rekomandoi vëllai im i tretë, atëherë në asyl, që po banonte në skaj të malit të Wolleraut, që Komuna e Pfäffikonit, me lutjet e mia, ia kishte blerë të gjitha të reja: lugtë, enët e rrobet e krevatit, etj. E kisha një mik të vërtetë që më ka ndihmuar, Cesar Huber, i cili ishte i dyti pas Markus Bühler, në Komunën e Pfäffikonit për Asyl, që lidhet edhe me fenë, deri në Wollerau. “Kulla e Bukurisë” e shpjegon këtë komune, por duke e lidhur edhe me çështjen kombëtare shqiptare. Lidhen të dyja. Ajo është poezi e thuktë dhe e korigjuar pak në librin tim të botuar “Aureolat e dritës”, të dhënë më parë në Yoo Tube, nga aktorja vlonjate Matilda Avduli, madje me fotografi.

Lexone dhe shikone! Nisesha këmbë nga Rapperswilli e nëpër malin mbi Freienbach, e ana e lartë e udhës, e cila është rreth malit, e shkoja përmbi vneshtë gati 3-4 orë njëra rrugë, sa Gjakova prej Morine. Po e them se nuk kisha të holla për të paguar trenin. E kisha mësuar që herët këtë punë dhe udhëtoja këmbë, kur nuk kisha të holla. E duhet që ta vizitoja vëllain tim, sepse ishte në asyl, me fëmijë, të cilët i doja pa pushim.

Kush ishte “Kryetar i Alevive të mbarë Ballkanit”, tani po ua tregoj. Ai ishte SEYD SHEIH NAKI HORASAN DEDE. Është i vetmi që thirret “turqeli” në Gjakovë dhe i shkolluar si “kryetar i Alevive” pikërisht në Rumaninë “e Ballkanit”. Rumania ishte një shtet i krishterë ortodokse e më afër zemrës e mbanëte Serbinë se sa shqiptarët. Rusia e kishte poashtu fenë ortodokse si bazë universale të A-së e Z-së politike. Numrat e tij në kartëpostale, që më ishte dhënë më fillim nga Veseli, e ka njërin telefon në NEW-YORK e dy të tjerë në GJAKOVË. Të bashkohesha në një rrymë me te, kjo nuk bënte!...

Kur isha ngushtë prej të gjithëve, desha që ta vizitoja në Gjakovë e nuk ishte aty.Në dhomën e teqes së tij, e kishte një fotografi të madhe me Klaus Kinkel, dhe të dytë ishin miq të ngushtë, me dorët e hedhura në qafë njëri-tjetrit, pikërisht në atë kohë. Ishte vonë kur e kuptova.

U befasova dhe po dridhesha me të madhe, një herë me vëllaun tim, i cili prej fëmijërisë më kopjonte e deshi që të shitej kudo më i pari, madje me fyell, me çifteli apo me vallëzim e me këngë, e mua këto mi kishin ndaluar rreptësisht baba dhe Haziz Uka; tjetri ishte “turqelia” i Gjakovës, alieviti, me të tjerë qervisha të zonës sonë. Aty po më luante dredhia!

Vetëm një gjë po e themi: as në një formë nuk e kemi një të mirë prej islamizmit, i cili ka ardhur dhe është futur me dhunë ndër shqiptarë, së pari me sundim otoman, e ka mbetur pas këtij pushtimi të ndarë nën 5 shtete. Këto janë Greqia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Kosova dhe Mali i Zi, të ndara nga Shqipëria, e cila nuk qeveriset prej shqiptarëve të vërtetë, por nga të shiturit te agjensitë e mëdha kundër shqiptarëve, e më të mëdhatë janë Turqia, Greqia e Serbia. Serbia nuk është aspak “e kënaqur” me ato që ka zhvatur prej shqiptarëve, duke i shpopulluar ata e vrarë ndër gjenocide.

Por ajo do të bëjë Shqipërinë “vatra serbe e tërë Ballkanit”, mundësisht “pa shqiptar të vërtetë”, por vetëm në një komb “musliman”, sepse të parët e tyre lidhen me Iranin. Ai është poashtu shtet artificial i disa kombeve, por të njëjtën formë e ka të ish-jugo-sllavisë.

Ne lidhemi pa vetëdije nëpër Turqi, drejtë për drejti me “babanë e Serbisë”, pra me Iranin, me sunitë e sheitë islamist, deri në Siri, e mendojmë se jemi “të lidhur” vetëm me Arabinë.

Kur Serbia flet, na kujtohet padreku i saj, pa shpirt e deri në vdekje; por me “demokracinë” lidhet me Iranin, me Sirinë, me Palestinezët, të cilët, dihet se janë kryesisht kundër nesh e kundër SHBA-së!...

A doni t’u themi më shumë? Serbia, kur e do, e përkrahë edhe Turqinë, që është një “shtet” artificial dhe i mbanë nëntë milion shqiptarë, por nuk i lë të mësonjë aspak gjuhën shqipe dhe i ndihmon menjëherë Serbisë. Gjithmonë edhe Turqia e ka afër vetes Iranin, prej të cilit një fis i tyre pa aspak karakter ka deportuar përmes Karpateve dhe e ka zënë provincën “servia”, duke e marrë dhe vjedhur çdo gjë nga njerëzit e nga historia, nga dy fiset e gjetura atje: nga vllahët dhe shqiptarët, të shlyer nga shqiptarizmi. Prandaj, na vjen kryeput thënia e Jacques Chirac-ut, Kryetar i Francës, që e ngërthejnë të vërtetën e pa mohuar për të ashtuquajturit “serbë”. Ai, është konglomerat i denjë i të gjitha të zezave! Ju shikone dhe lexone me kujdes veprën time shkencoro-publicistike, “Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”, SHB “Lena Grapfic”, Prishtinë 2019, e “njohur” si “komb” edhe nga Zvicra e nga OKB-ja!

  

 

7.

 

Këto pak gjëra po ua jap njëherë nga “AUTOBIOGRAFIA IME” ime e janë një e vërtetë e hidhur ! Është shumë e shkurtër, por e qartë, sepse përherë më digjet mua nga një zjarr i pashuar në shpirt. Djalin e madh, Skifterin, e vizitova menjëherë në Kosovë dhe e luta që të vie në banesën time me qera, në Fushë-Kosovë. Aty janë edhe të gjitha librat e mi ndër 2000-3000 copa, prej të cilave të miat janë të botuara. Nuk kisha veturë apo kamion për t’i bashkuar me 2000-3000 të tjera në Zvicër, e askund. As shtëpi nuk kam! Për këte nuk i fali para Zotit të Madh ata që kanë përgjegjësi! Më përcëllon zemra pse nuk pranoi që të vie djali im në Fushë Kosovë, sepse e paguaj!

Edhe djemtë e tjerë dhe vajza ime janë bëra NJË me ish-gruan time dhe më shumë po e vërtetojnë veten! Mua më lanë vetëm e në vetmi. Kurrë nuk i kam lënë vetëm ata, edhe pse isha i ndarë. Kam vrapuar 17 vite pas tyre, në çdo drejtim të mundshëm, aq sa kisha mundësi!

Le që nuk më dëgjoi mua djali i parë, Skifteri, e për një gjë i përbehesha në Zotin e Madh që ta hedh lutjen e tin për ta marrë shtetësinë e Zvicrës, sepse nuk mund ta hedhnin prej shtetit të tyre e nuk do ta vrisnin për së gjalli, pa plang e pa shtëpi, por as për advokatë e mbrojtje të tij nuk kisha të holla e nuk mi jepnin, madje askush nga dajët e mi, ku qenë e ku ishin të shpërndarë. Skifteri nuk ma dha fare autorizimin...

Tani, fillova që ta ndjejë të vërtetën e hidhur! Djemtë e parë devijuan. I dyti, u sëmua psiqikisht dhe mendoj se ish-gruaja ime, nga magjitë e saja të mëdha, kishte faj. Sa u ktheva nga Kosova, për tri ditë, ndodhi tragjedia e madhe. Natën e parë e shpëtoi Besiana, të cilën e donte pakrahasimisht, të mos kërcejë nga ballkoni i tyre në katin e pestë dhe të copëtohet në beton. Natën e dytë e theu televionin e madh, të ngjitur në mur, sapo e kishin blerë. Atij i ngatërroheshin disa shpirta të zij, të cilët si rè të dendura e ndjeknin kudo. Sado që isha në lidhje telefonike me Besianën, Gocën e Skifterit, të cilën e kishte mbi vete Skenderi, ndodhi tragjedia. Në vend se t’u bjente të mallkuarve djaj, i ra më të dashurës së vet!...

Tani, ka dalur për fushë edhe vajza ime! Mua më preku rëndë dy herë radhazi dhe u desh që ta heq nga telefoni. E djali i tretë apo fëmija im i katërt po i luan dy rrolet, më shumë nga nëna e vet, sepse ia jep pak të holla dhe e mbanë në banesë, sado që nuk e merr parasysh se në vitin 2008 kam qenë me te nëpër terapi, te “Regionales Beratugszentrum Rapperswil-Jona”, e te mjektë e saj, edhe në UNI-Spital të Zürich-ut.

Pikë së pari nuk dëshironte të zhveshej te zotneshat mjeke, se gjoja po e shikoja unë, që po e dërgoja me mjete të miat e po i përktheja për te.

Ajo ishte “e martuar”, por nuk flente me mua! I jepja çdo gjë, e asgjë nuk merrja prej atyre që punonin. Edhe djalin e ri e pat tërhjekur prej banesës sonë, në banesën e Skifterit.

Asnjëherë nuk ia pashë ndonjë qindarkë, sado që unë e shtrija dorën për të gjithë e për t’u dhënë.

Çdo vit e prisnin pranverën me hithrat e mija, që ua mbledhja nëpër fushë e nëpër seq, pa dorëza, për festimet e saja fetare apo pagane, të “shëngjegjit” të majit, me të gjitha lulat e shelgjet e mbledhura.

 Çudi e madhe është kjo gjë! Si mund të quhesha “i martuar” dhe të mos e kisha gruan në shtrat, madje kohë të gjatë?! Kjo gjë nuk bënte punë, por për mua, bënte “punë”! E mbaja në banesën time formalisht e me dokumente të ruajtura mirë, por pa qenë asnjë minutë me mua. Djalin tim më të madh, Skifterin, e kisha lutur që ta pranojë nënën e saj në banesën e tij të parë, që pat dalur në atë banesë pa më treguar asnjë gjë, sepse nëna nuk lihej në rrugë, e ajo nuk dëshironte të ketë punë me mua...

Kisha pritur kohë të gjatë dhe kam hequr keq sa nuk dihet, derisa dolën në Shqipërinë e Veriut, e t’i sjellë në Zvicër. Edhe pasaportat e Shqipërisë u desh t’ua bëjë falso, sa për të dalur deri në Itali, duke i përcjellur për në Zvicër e futur nëpër doganë. Do t’ua tregoj në një pjesë tjetër ardhjen e tyre në Zvicër dhe peripecitë që i kemi përjetuar.

Pak edhe me forcë u desh t’i heq nga “Qendra për kërkues të azilit” (Amt für Flüchlinge, Zentrum für Asylbewerber Thurhof, 9245 Oberbüren/SG) e të mi sjellin në Eiergasse 7, 8640 Rapperswil, kur për të gjithë e mora një banesë, të cilën u desh t’ia lëshoj Skenderit, kur u martua me Besianën...

 

 

Tani, po e lëmë njëherë këtë temë të veçantë, sepse në temat e tjera të “AUTOBIOGRAFISË SIME, I e II” do të trajtohet edhe kjo çështje. Vendosa që ajo legalisht të ndahet prej meje, duke ia dërguar 4 thirrje e duke i ndihuar vetë asaj pa e shqetësuar, me renë e parë e nipin e mbesat e mia në veturë, në dy gjuhë, shqip e gjermanisht. E katëta ishte më tepër se duhej t’i ketë ftesa. Tri ishtin mjaft! Ato i dërgoheshin nëpërmes Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës në Ministrinë e Punëve të Mbrendëshme të Zvicrës dhe atë ftesë ia dorëzonte gjyqtari i Zvicrës, në Uznach. Pra më tha se ishte më shumë e katërta ftesë.

E luta që të më kuptojë se pse e ftoja aq herë në Gjykatën Supreme të Gjakovës e në rrethana tërësisht legale, që të mund të më tregojë se përse nuk e gjënte të “të rregullt” burrin e vet. Ai e kuptoi këtë çështje. E sillja së bashku me gruan e djalit tim të parë dhe fëmijtë e tyre, deri në Uznach, duke i respektuar të gjithë e duke u blerë ndonjë gjë.

Pse më shtyri që të shkurorëzohemi edhe njëherë, në Gjykatën Supreme të Gjakovës? Sepse, një ditë, pasi e kishte manipulur e orientuar djalin e dytë kundër meje, më tha se e kishte për qëllim të më zë në “zgrip” me policinë Zvicrane. Nëpër shfrimet e saj e nëpër korridor e kuptova se “shkurorëzimi” i saj i parë me mua asaj i qe rekomanduar prej “she(rr)it” të Gjakovës, Ruzhdi Shehut, mikut të gjysmë-dajës sim, Haxhi Ahmetit, të cilin desha që ta vras, po të mos vinte menjëherë Babaloku prej Ponoshecit, sepse e thirra unë. Të gjithë kanë qenë së bashku, kundër meje!

Pa i thënë as gruas sime asgjë, sepse ajo plot gojën e saj e kishte me helm për mua, e shkurorëzova ngadalë e me rregullsi, duke e lënë te bijtë e vet e bija e saj. Tani, edhe e reja ime e dytë, e ndjera Besjana (Agron) Rama-AVDYLI, ka vdekur papritur, nëpër sëmundjen e djalit tim të dytë, natën vonë, dhe na ka zonuar për së dyti, e për të cilën qaj me lot, duke mos pasur asnjë mundësi të bëj ndonjë gjë, as edhe nëpër gjyqe, sepse ishte i ndarë që sa vite të tëra djali im i dytë apo fëmija i tretë, Skender Avdyli.

Fëmijët e tyre i përcolla qe dy muaj, madje djalin e tij, Eldinin, e përcolla anasjelltas në shkollë, prej Jonës (SG) e në Rapperwilit (SG), prej Rappers-wilit (SG) në Jonë (SG), 4 herë apo 6 herë në ditë.

Kjo ishte sipas orarit të shkollës. Pastaj qaja me lot në faqe rrugës, e më shumë në malin e Pfäffikonit (SZ).

Askush nuk më ka ngushëlluar për renë time e të vetmen vajzë të mirë të Agron Ramës, vëllau i të cilës Ali Rama, e ka sjellur kalistrok babain tim të sëmuar prej Shishmionit e në Shqipëri, që e prisja unë, nëpër luftë të rrebtë të serbëve në Kosovë, e në zonën e Morinë-Gjakovës, me më të rrebtat e saja se sa në Drenicë! Askush prej Komunës e prej Policisë së Kantonit nuk më ka ngushëlluar, vetëm mi zgurdullonin sytë, sikur nuk e kuptoja mirë këtë çështje. Në fakt, prej Instancave të dyta të Komunës së Rapperswilit duhet të distancohet vetëm zonja Castillo Ananda, prej “Regionales Beratungs-zentrum Rapperswil-Jona” dhe dy mësueset e Eldinit, të cilat mua më ngushëlluan. Vetëm 3-4 shqiptar nga Zvicra mbetën në listën e vërtetë të ngushëllimit! Te tjerë, nuk vinin në shtëpinë time.

Këtë banesë ma ka irrituar edhe Zoti i Madh, por nuk mund ta lëshoj. Ku të shkoj? Nuk ka banesa dhe nuk më janë dhënë.

Brenda kësaj banese ndjehem shumë keq!...

Si përfundim, po e them prerazi një gjë të hidhur: po të kisha një fuqi galaktike e mbinjerëzore, do ta ktheja kohën së prapti, të ndjeja edhe njëherë atëfarë lumturie të fëmijve, dikur së bashku, tani të mbetur ndarë…

Zemra ime më loton përgjithmonë!...