P.S.: Ky tekst nuk është i korigjuar mirë, por është i saktë nga dërgimi!

Disa intelektualë duke biseduar për Memorandumin, në Kopshtin e Restorantit Villa Natura, të Dardanisë, në Prishtinë...

-Kombeve të Bashkuara:

-Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara;

-BE-së dhe Instancave të saj;

-Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit të saj;

-NATO-s dhe OSBE-së;

-Presidenteve e Presidentëve; Kancelareve e Kryeministrave të të gjitha shteteve Perëndimore;

-Të gjitha Organeve Botërore;

-Instancave të tjera ndërkombëtare dhe kombëtare;

 

-dhe Opinionit Botëror dhe Shqiptare

 

 

MEMORANDUM

 

 

Të nderuarat Zonja;

Të nderuarit Zotërinj;

 

 

Duke e përcjellur në këtë vit kthesën e madhe destruktive të politikës në Kosovë, në krah të armiqve tanë shekullorë, njërin ndër ta të serbëve, dhe të indinjuar nga instancat e “zgjedhura” jo legjitime dhe jo me votat e shumicës së popullit të Republikës së Kosovës, ne i llogarisim të gjitha etnitë e kësaj hapësire, jo vetëm kombin shqiptarë, i cili është 80 % i këtij populli.

Nuk kemi tjetër mundësi pos që t`i bëjmë të njohura qëndrimet tona të akumuluara prej politikës së sotme destruktve dhe aktuale në Kosovë dhe t`ua bëjmë të ditura se Shteti i Kosovës është shtet i pavarur, i lirë e demokratik, me këta kufij që i ka trashëguar:

1.                     Nga Kushtetuta e vitit 1974, si element konstituiv federativ;

2.             Nga Kushtetuta e Kosovës, e 7.9.1990, e amendamuar konform Referendumit të 26-30 shtatorit 1991 për "shtetin sovran e të pavarur të Kosovës"; në të cilin Referendumi për shqiptarët e Kosovës prej 77.8% votoi "për" (po) 99.8%, në kufijtë që kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974.

3.                     Vendimet e Badinterit mbi Paktin e Varshavës;

4.                     Gjykata Ndërkombëtare e Strasburg-ut dhe vendimet e saj;

5.                     Pakoja e Ahtisarit mbi Kosovën;

6.                     Akti i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008;

7.        Neni 1, pika 3, e Kushtetutës së Republikës së Kosovës e ka përcaktuar se ajo nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti tjetër ose pjese të ndonjë shteti tjetër. Neni 2, pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës e përkufizon se "sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm. Ai mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe Ligj".

8.                     Në fund, pranimi i Komisionit Ndërkombëtar si shtetit i pavarur, i lirë dhe sovran…

Që nga lashtësia e këtej, shihet e dokumentohet Kosova vetëm si mbijetesë kryesisht shqiptare.

Ajo me aktet e saja kombëtare e ndërkombëtare nxirret si një vatër e vazhdimësisë së qytetërimit të lashtë iliro-dardan dhe e zhvillimit të kulturës së saj, në radhë të parë të zhvillimit të gjuhës shqipe nëpërmes të iliro-dardanëve dhe gjuhëve të tjera të pakicave kombëtare.

Në bazë të këtyre akteve juridiko-kushtetuese dhe ndërkombëtare Kosova është e njohur me kufijtë ekzistues dhe vetë pranimi i saj si shtet i pavarur dhe sovran është në tërësinë e sotme territoriale të saj.

 

Në saje të globalizimit si ideologji dhe strategji ndërkombëtare është ngritur statusi i autonomisë në statusin e pavarësisë, e cila ishte prej Luftës së II-të botërore për t`u bërë.

 

Pjesa më madhe e Komisionit të instancës së Intelektualëve Shqiptarë të Kosovës

(të thënë shkurtimisht: ISHK-së).

 

Çdo cenim territorial i sovranitetit të Kosovës bie ndesh me rrugën e saj historike e në kundërshtim ndërkombëtar të theksuar më lartë. Kjo bie ndesh edhe me vullnetin e përgjithshëm tonin disavjeçar për pavarësinë e Kosovës.

Është populli i Kosovës ai që është i palëvizshëm. Shteti Kosovës është mbi individin, e individi nuk ka imunitet dhe të drejtë të cenojë të drejtën e sovranit mbi të drejtën e interesit të përgjithshëm shoqëror të Republikës së Kosovës; të drejtën e pronës, pra të tokës, që është e shenjtë dhe e garantuar me konventa ndërkombëtare.

Individët, që pavarësisht se gjenden në “institucionet” e caktuara shtetërore, edhe nëse kanë aftësi të kufizuara profesionale, kishte me qenë e rrugës që të kërkojnë zgjidhje nga institucionet shtetërore e profesionale për zgjidhjen e problemeve të caktuara, të cilat janë në interesin e përgjithshëm shoqëror të shtetit të Kosovës, duke mos e cenuar të drejtën e sovranit dhe tërësisë territoriale të Kosovës, e cila është pronë e shenjtë e sovranitetit.

Sovrani i shtetit të Kosovës është populli i Kosovës, të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim të etnisë, besimit, gjinisë e kulturës.

Populli ka të drejtë që ta kthejë sovranitetin e vet, përkatësisht t`ua merr të drejtën e përfaqësimit në çdo kohë, kur vlerëson se i janë tradhtuar interesat e veta të sovranitetit e integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Këtë të drejtë e jep edhe doktrina e ish-presidentit amerikan Abraham Linkoln (1861-1864), e cila duhet të jetë shembul positiv dhe të respektohet nga e tërë bota demokratike.

Kosova është shtet juridiko-kushtetues parlamentar, e jo presidencial apo centralist. Çështja e lëvizjes së kufirit është jashtë kushtetuese. Çdo lloj “marrëveshje” me Serbinë, të ndikuar nga politika e Rusisë, qoftë edhe me një përkrahje të individëve ndërkombëtar është jo ligjore dhe jo demokratike. Ajo është një humbje e madhe për ne, është humbje materiale, është një çështje tërësisht e dëmshme, me pasoja të rrezikshme për tërë botën perëndimore.

Dialogu me Republikën e Serbisë në drejtim të shtetit dhe cenimit të kufijve të Kosovës nuk do të mund të fillohet e të kryhet pas tetëmbëdhjetë (18) viteve përpjekje për realizim të sovranitetit e pavarësisë së Republikës së Kosovës, aq më pak “i prirë” prej një individi jo legjitim. Legjitimiteti nuk vije prej popullit të Kosovës, për të cilën kanë marrë pjesë në zgjedhje vetëm 45% të popullit të Kosovës, pra më pak se gjysma. E për të qenë kështu legjitim duhet të marrin pjesë mbi 51% e zgjedhësve. Kjo qeveri duhet të kthehej në rizgjedhje dhe të pranojë humbjen e saj. Rreth 55% e popullit nuk doli në rizgjedhje.

Ndërkaq, Serbia paraprakisht duhet që ta pranojë Republikën e Kosovës:

- si shtet sovran e të pavarur, me kufijtë e sajë të sotëm ekzistues;

- të paguhen dëmet e luftës të cilat i ka shkaktuar popullit shqiptar, pronës së tij e pronës shoqërore;

- t'i kthejë të zhdukurit e të pagjeturit shqiptarë nga Kosova;

- t'i kthejë pensionet e kontributet e punëtorëve të cilët kanë punuar deri në masat e dhunshme të Serbisë;

- të kërkojë falje për krimet e bëra ndaj shqiptarëve,

- pastaj do të ketë ndoshta mundësi që të hyhet në negociata përmes ndonjë komisioni të veçantë të të dy shteteve, me ndërmjetësimin ndërkombëtar, pasi të bëjë demilitarizimin e Republikës së Sanxhakut, Preshevës, Bujanoc dhe Medvegjes; njohjen e të drejtës për vetëvendosje, mu sipas konventave ndërkombëtare për këtë çështje.

Çfarëdo Marrëveshje eventuale e Presidentit të Kosovës, me 11 nëntor 2018, apo kurdoherë tjetër, e cila e cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës nuk do të pranohet nga shqiptarët; do të shpallet si akt tradhtie ndaj popullit shqiptar, qytetarëve e shtetasve të Republikës së Kosovës dhe do të mbrohet sovraniteti e integriteti territorial i Republikës së Kosovës, me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe Ligj (Neni 2, pika 2, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës).

Është obligim i joni t`ua bëjmë me dije JUVE, të nderuar/a Zonja e Zotërinj të Botës demokratike, që keni mundësi të ndaloni këtë lojë agresive të, Serbisë, Rusisë, me tokat tona.

 

Autori në krye të demostratave të 30 majit 1981 para OKB-së, me trakë të kuqe në dorën e majtë (Jo Bardhosh Gërvalla, se autori e njeh vetveten!...)

 

Presidenti nuk mund të nënshkruajë protokoll bisedimi Kosovë e Serbi, sepse hedhja e nënshkrimit të Presidentit të Republikës së Kosovës është kundër pavarësisë territoriale dhe të sovranitetit të saj.

 

Ne jemi të mendimit se tri qytetet e Kosovës Lindore në Serbi duhet të bëjnë autonominë e vet, të shpallur me referendum, me të drejtën e vetëvendosjes, sipas konventave ndërkombëtare. Rezoluta nr. 637 (VII), e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, e miratuar më 16.12.1952 thekson se: “E drejta e vetëvendosjes së popujve dhe kombeve është parakusht për respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të njeriut”. Njëkohësisht, Rezoluta nr. 1514 (XV), e së njëjtës instancë ndërkombëtare, e datës 14.12.1960, Neni 1, përcakton se “Integrimi i një territori etnik duhet të jetë rezultat i shprehjes së vullnetit të lirë të popujve të atij territori”. Në bazë të Nenit 2, të së njëjtes Rezolutë tektualisht thuhet se “Të gjithë popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes përmes të cilit mund të përcaktojnë lirisht statusin e tyre politik, për të vazhduar zhvillimin e tyre ekonomik, kulturor dhe shoqëror”. Kështu i kemi disa rezoluta të OKB-së që e fiksojnë të drejtën e vetvendosjes dhe të drejtat e tjera, të cilat Republika e Serbisë nuk i ka respektuar aspak për Sanxhakun, Preshevën, Bujanocin e Medvegjen, sikurse edhe për Vojvodinën.

 

 

Salla e Asamblesë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara-photoshopped-1024x434...

 

Nuk është absolutisht e drejtë dhe e arsyeshme të këmbehen tokat shqiptare të Kosovës Veriore, me plot minerale e pasuri të tjera, me një pjesë të tokave tjera shqiptare nën Serbi, të cilat janë të kolonizuara dhe të diskriminuara deri në fund nga Serbia. Ne, edhe njëherë e ngritim zërin përpara JUSH kundër kësaj padrejtësie.

Faza finale e këtij “procesi” ka përfunduar në vitin 2008 kur është shpallur pavarësia, dhe askush nuk ka të drejtë të zhbëjë këtë pavarësi, as të kontaktojë personalitetet e dyshimta të Moskës e Serbisë. Subjektet politike nuk guxojnë të kërkojnë e as të nxjerrin as “rezoluta” të përkrahjes së kompromisit.

E drejta e sovranit është e drejtë e pamohueshme dhe demokratike, e cila, mundë të shprehet edhe përmes referendumit. Për çdo pëllëmbë të tokës së tij vendos populli i tij, me vullnetin e tij, dhe jo individët. Populli është ai që nuk ia njeh dhe nuk i pranon aktet e veprimet individuale dhe centraliste, të cilat bien në kundërshtim me interesat e përgjithshme të popullit sovran të Shtetit të Kosovës, me kufijtë që ka sot.

“Referendumi në Parlament”, është mjegulla e dytë që ia hedhin para duarve në Kuvend, e jo para popullit demokratik. Referendumi është bazë e zgjidhjeve tuaja, kur nuk zgjidhet nga të njëjtat instanca. Fraksioni ndahet nga e njëjta parti dhe e nxjerrë në popull, krijohet trupa e veçantë për referendumin.

Referendumi nuk guxon të ketë forma centraliste dhe të jetë me dyshim të bazuar centraliste nga individ të caktuar, por duhet të jetë me burim nga baza e nga populli, me shprehje të arsyeshme demokratike, e cila nuk i cenon në asnjë mënyrë, e as të shkelur me korrupsion, interesin e përgjithshëm shoqërorë, të tërësisë territoriale të Kosovës dhe sovranitetin e tij si shtet i pavarur dhe demokratik, i njohur nga shtetet demokratike dhe i pranuar nga organizatat e Gjykata Ndërkombëtare.

Ne, intelektualët shqiptarë të Kosovës, qytetarët e lirë e të pavarur, shprehim pakënaqësinë tonë të madhe lidhur me cenimin dhe shkeljen e të drejtave tona të shenjta, siç janë jeta, prona, puna, pasuria nëntokësore e mbitokësore, kufiri, sovraniteti e shteti.

Duhet të theksojmë se të parët e shteteve që takohen për këtë çështje, e në radhë të parë Serbia dhe Kosova, duhet të respektojnë e të njohin të drejtat e sovranitetit territorial dhe shtetit të njëra tjetrës me garancinë ndërkombëtare, dhe pasi të njohin njëra tjetrën në mënyrë demokratike, duke respektuar të drejtën e sovranit, edhe përmes shprehjes së lirë të referendumit për çështjen e caktuar, e të cilat nuk janë kundër interesave të përgjithshëm shoqëror të Republikës së Kosovës, atëherë pjesët e tjera të kësaj bisede, do të jenë pjesë e diskutimeve tona, e jo pjesë e kryer e një “marrëveshje” të imponuar. Imponimi është në kundërshtim me Konventat demokratike dhe të interesit të sovranit, pra popullit dhe riokupim i një shteti të sapo formuar. Të gjitha këto mund të nxirren pas kalimit të fazës kalimtare, të kufizuara nga bashkësia ndërkombëtare, për të cilat neve po u lusim në lidhje të të gjitha përcaktimeve të lira e demokratike që i keni, për t`i kufizuar mirë, me kusht që çdo vendim që merret gjatë kësaj faze nuk bie ndesh me aktet dhe konventat ndërkombëtare, të cilat do të nxisnin po kështu konflikte të reja në shtetet e reja dhe të treta, e të cilat kanë vetëm pasoja me përmasa të mëdha, shkatërruese dhe të pa përmirësueshme, sepse të gjitha shtetet, edhe ato të tretat, janë të krijuara e të bëra nga nacionalitete të ndryshme dhe shumë etnike, e jo shtetet një etnike, siç pretendon politika nacionaliste e Serbisë.

 

Një fotografi tjetër e Komisionit të Instancës së ISHK-së, gjatë konsultimit të Memorandumit... 

 

Të dy Luftërat Botërore (I e II) kanë qenë të shkaktuara nga Serbia. Luftën e III-të do ta sjellte pikërisht ajo, edhe me shërbëtorët e politikës së Serbisë e Rusisë, në Kosovë. Aq më tepër, nacionaliteti “serb” nuk ekziston. Ajo është e caktuar vetëm në baza centraliste fetare ortodokse...

E lusim botën e gjallë perëndimore e demokratike të na ndihmojë, në saje të demokracisë së mirëfilltë, në saje të së drejtës së lirë të shprehjes e të marrjes së mendimit demokratik përfundimtar, në raport me çështjet ndërkombëtare , me çështjet politike, me çështjet e shteteve.

Ne, qëllimisht jemi të shkelur nga të tjerët dhe të ndarë në disa pjesë të ish Jugosllavisë, gjegjësisht nën Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni, por në këtë rast dëshirojmë t`i prezantojmë të gjitha viset e Republikës së Kosovës si tërësi e përbashkët territoriale dhe e pa ndashme në mënyrë arbitrare!

Ne nuk jem parti, nuk bëjmë politikë parciale e minore, por jemi të pavarur plotësisht nga partitë dhe destruktiviteti i tyre antidemokratik.

Duke pasur shpresë për ndërmarrjen tuaj konkrete në ndërprerjen e veprimeve të individëve të caktuar dhe politikën destruktive të cilën e bëjnë në Kosovë, Serbi e të Lindjes, jo demokratike, pikërisht në Rusi, presim me padurim ndërmarrjen dhe përgjigjen tuaj.

 

Me respekt të madh:

Për Komisionin e Intelektualëve Shqiparë të Kosovës,

Brahim Ibish AVDYLI

 

 Prishtinë, 7 nëntor 2018.

 

Faksimile e nënshkrimit tim në Memorandumin e dërguar...

Faksimile e nënshkrimeve të tjera të Komisionit të Instancës së ISHK-së në fund të Memorandumit...

P.S.-2: Ky memorandum është dërguar në të gjitha instancat kombëtare dhe ndërkombëtare, opinionit botëror dhe shqiptar, i përcjellur me përkthimin e tërë këtij teksti në gjuhën angleze. Instancat kombëtare dhe mediat tona  janë të penguara e të blokuara nga ky memorandum...