Brahim Ibish AVDYLI:

 

 

MAQEDONIA NË VORBULLËN

E FQINJËVE ANTISHQIPTARË

 

(Pjesa e II-të)


 

"Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë, vini dike të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë, kombi do të harrojë çfarë është dhe çfarë qe".

 

 

Thënie e marrë nga gazetari Amerikan, Edward R. Marrow, dhe libri i tij, "A nation of sheep will beget a guvernment of wolves", cituar nga vepra e njohur "Maqedonia shqiptare-në dritën e teksteve dhe dokumentareve historike", Vëllimi i I-rë, Tringa Design, Tetovë 2009, faqe 7.


 

3. Disa fjalë nga shkrimet si ndërlidhje të kësaj që po e themi

 

Shkencat bashkëkohore, e në radhë të parë shkencat e historisë, e arkeologjisë, e linguistikës, e antropologjisë dhe etnografisë dëshmojnë në mënyrë të pakundër-shtueshme se shqiptarët janë të vetmit trashëgimtarë të drejtëpërdrejtë të pellazgëve hyjnorë. Gjuha, doket, zakonet e shqiptarëve të sotëm janë zakonet, doket e gjuha që e përdornin vetë pellazgët. Trualli i tanishëm i shqiptarëve është trualli i vetëm i pellazgëve, nga të cilat nuk kanë arritur të zhdukeshin tërësisht; ai ishte djepi i pellazgëve, nëpër shekujt e stuhishëm. De fakto, atdheun e kishte shumë më të madh, sepse ky atdhe ishte në Evropë, në Afrikën Veriore, në Azinë e Vogël e deri në Indi. Tani, këtë vend tonin nuk e marrin parasysh ata që na i kanë zënë këto troje dhe flasin gjuhë të tjera, pra nuk na njohin ne, shqiptarët. Në të mirë të konstatimit tonë shkruajnë edhe librat e shenjtë, Bibla dhe Kur`ani. [1]

Fisi i Ilirisë, Paeonet

Perandoria Bizantineështë e krijuar dhe udhëhequr prej pellazgo-ilirëve. Ajo është shkruar përmes gjuhës së folur pellazgjiko-ilire-shqipe, në formën e shpikur të shkrimit të greqishtes së vjetër, sepse atëherë ishte shkruar ajo si e para gjuhë në gadishullin ILIRIK. Grekët e ardhur në pakicë kishin mjete të mjaftueshme që të finaconin këtë shkrim, ndërsa pellazgët nuk i kishin këto mjete.

Disa shkencëtar e ngatërrojnë greqishten e vjetër me greqishten e re, me njëra tjetrën, që nuk janë identike. Shkrimi i greqishtës së vjetër është pellazgishtja e vjeter me alfabetin grek, ndërsa greqishtja e re nuk është greqishtja e vjetër.

Rreth vitit 1000 ajo u përzie, kur doli gjuha greke e re dhe enciklopedia, e cila është një fjalor i madh greqisht, i quajtur Sounda, si kombinim i fjalorit gjuhësor me enciklopedinë[2], që kishte për qëllim të vetëm të sjellte të ashtuquajturit grekë, që në fakt nuk ishin "grekë" por një pakicë, në kokë të Perandorisë Bizantine, atje ku synonin të arrijnë, e prej nga ku do të diktonin edhe rrëzimimin perandorak, sepse kishin mjaft dredhi në kokë e jo fuqi në trup.

Deri në këtë kohë Greqia nuk mund të fliste si e ka bërë "zakon" të thotë se gjoja "ishte më kryesorja", sepse as gjuhën e saj nuk e kishte tërësisht "të lejuar", ndonëse merrej vetëm me fenë ortodokse, por ishte latinishtja si gjuhë zyrtare shtetërore bizantine, ndërsa populli fliste gjuhën e vet pellazgo-ilire-shqipe.


Viset shqiptare nën Turqinë, të njohur si komb

Këtu mund të fusim vërejtjet miqësore të Ridvan Musliut, i cili thotë se në tërë Gadishillin Ilirik ka qenë vetëm bjë komb, që ka folur kudo gjuhën SHQIPE dhe "legjendat" për "dyndjet sllave e greke" nuk janë të vërteta, sepse ato kanë marr hov me 1751, kur kanë ardhur mbi trojet tona me urdhërin e mbrojtjen e Carit të Rusisë, për të përhapur fenë ortodokse dhe për të asimiluar banorët shqiptarë, në bashkërënditje të aksioneve të Perandorisë Bizantine dhe me lejen deri-diku të saj.[3] Nuk ka qenë kombi "serb", por ka qenë feja ortodokse ajo që i ka nxitur në mënyrë shtazarake, sepse këtë gjë e kanë marrur prej grekërve të rinj.

Bullgarëtishin një popullsi e origjinës turke, dhe ishte shfaqur në radhë të parë në sferën e Perandorisë Bizantine në shekullin e shtatë dhe ishte shkrirë e përzier me popullatën skllave, që po thuhet se janë "popullsi sllave", por kanë qenë pjesë e dhënë si skllevër, në fund të shekullit të shtatë, si kategori sociale e këtij rajoni. Nga kjo origjinë e tyre e ka origjinën "Perandoria e I-rë Bullgare", me kryeqytet në Pliska, në perëndim të Varnes së sotme, duke e përdorur greqishten (e vjetër, po e themi ne, sepse kjo është e vërtetë) në mbishkrimet e saj.

Bullgaria ishte një kërcënim i madh për Perandorinë Bizantine nën sundimin e Krumit dhe Simeonit, megjithëse nga vitet 860 Bullgaria ishte kristianizuar me krishterimin katolik të Vatikanit dhe vetëm në fund të shekullit të IX kishin futur misionarët bizantinë, dy vëllezërit Qirili dhe Metodi, dy murgjër hebrej, alfabetin sllavonik për përkthimin e Biblës dhe për shërbimet liturgjike. Kjo nuk ka qenë gjuhë e popullit apo gjuhë e kombit dhe ndikimi bizantin në Bullgari nuk ishte aq i fortë. Në fillim të shekullit të X-të ishte vendosur kryeqyteti në Presllav.[4]pjesa e parë.

 Lufta e ikonave apo ikonoklazma kishte filluar që në shekullin e VIII-të, në kuadrin e Perandorisë Bizantine. Përmes të kësaj lufte Greqia e vjetër dhe ajo e re që po krijohej, i detyronte pellazgo-ilirët apo shqiptarët të shkëpusnin të gjitha lidhjet e tyre me Papën/Papatin dhe Romën, si dhe po e kërkonte vendosjen e kishës ilire nën vartësinë e Kostantinopojës, e cila po udhëhiqej pjesërisht nga grekët e vjetër apo skllavët e rehabitilizuar, të cilëve arrinte “që t`ua mbushte kokën” se çka duhet të bënin grekët e ri.

“Kombin grek” e themeluan tri shtete të mëdha, e këto ishin: Franca, Anglia dhe Rusia dhe bashkëpunuan me fanariotët dhe Kishën Ortodokse të Fanarit, në Konstantinopojë, në shekullin XIX, sepse nuk ishte më parë shteti grek dhe kjo ishte produkt i këtyre shteteve më të mëdha se ne, dhe ne kemi qenë plaçkë edhe në Kongresin e Berlinit, më 1878.

Fanariotët kanë qenë shtresë intelektuale e përbërë nga etnitë e ndryshme të Gadishullit ILIRIK dhe që e përdornin gjuhën e Kishës Ortodokse për arsim. Kjo ishte pikërisht shtresa multinacoinale edhe etnike e cila u bë bërthama ideologjike e “shtetit të ri” që më vonë do të krijohej dhe që e “vodhi” dinakërisht nga kultura paraprake “helenizmin” nacionalist, për t`u bërë një “shtet i ri”, që nuk ishte si “greqia e vjetër”, por shtet që quhet “Greqi”.[5] Në pjesën më të madhe të saj banoheshin nga shqiptarët, avranitasit, që luftuan për çlirimin e tyre edhe nga perandoria Osmane, pas marrjes së së Perandorisë Bizantine.

Pikërisht kjo luftë u shfrytëzua nga ana e klerit ortodoksë dhe fuqitë e mëdha për të krijuar një shtet të pavarur, që quhet “Greqi”.

Grekët e sotëm janë një popullsi e përzier sllave, “sepse në detajet e popullit të krishterë të Greqisë së sotme nuk rrjedhë asnjë pikë e vetme gjaku të pastërt helen”. Tani atje “jeton një fis i ri i vëllazëruar me fisin e madh të sllavëve”. “Fisi i hellenëve është asgjësuar në Evropë”- konsideron Jakob Falmaier, në librin e tij “Historia e gadishullit të Moresë gjatë mesjetës”, të dhënë si këshillë nga Ridvan Muslia, sepse ne e vërtetojmë se janë avranitasit e Dodonës së vjetër dhe Epirit, që janë quajtur dikur edhe “helenë”. “Sllavët skithikë, arnautët ilirë, fëmijët e vendeve veriore, të një gjaku me serbët, bullgarët, dalmatët e moskovitët (ruset) janë ata që sot i quajmë helenë”.[6]

Dhe, Jakop Falmeier, në vitet 1831-1834, gjatë qëndrimit në Greqi e hasi vërtetësinë dhe karakterin shqiptar të popullsisë së Atikës dhe të Beotisë, të cilën e shprehi edhe në letrën e saj të datës 11 shkurt 1834, ku thotë se “e tërë Atika është e poulluar nga njerëz shqipfolës dhe në kryqytet gjejmë njerëz që dinë greqishten vetëm se u nevojitet. Në Beoti, përjashtuar tre lokalitete, vihet re e njëjta gjendje”. [7]Ndërsa, vetëm dy vjet pas kësaj del edhe vëllimi i dytë i veprës “Historia e gadishullit të Moresë gjatë mesjetës”, ku autori na e sjellë informacionin edhe për shqiptarizimin e Greqisë, ku dy të tretat e Moresë kanë qenë të populluara me shqiptarë dhe Atikën na e quan “Shqipëria e Re”. Çështja greke ndahet në dy pjesë të veçanta, në pjesën shqiptare dhe në ate sllavo-ortodokse, sepse vetëm në një zonë të vogël të Greqisë së vjetër u flitka sllavishtja, si gjuhë amtare. Elementi sllavë është asimiluar nga grekërit bizantinë. [8]

Ndër të tjera, po e sjellim prezentimin e librit të shkrimtarit grek, Niko Dhimu, “Fatkeqësia të jesh grek”, të botuar e ribotuar 32 herë në disa gjuhë të botës, nga Arben Llalla, në të cilin theksohen karakteristikat e Greqisë së vjetër, që ka qenë e banuar nga ilirët dhe jo grekët e sotëm, të cilët e popullojnë në pjesën dërmuese shqiptarët, që janë ilirët e dikurshëm, gjë që është e vërtetuar shkencorisht, dhe të ardhurit apo të ndërruarit gjatë viteve, janë sllavët, turqit, hebrejtë, arabët e vllahët. Siç deklaron shkrimtari Niko Dhimu, grekët e sotshëm nuk janë “grekërit e lashtë”, siç kanë qenë, që pretendonte historiani gjerman në shekullin e XVII-të, Johann Winckelmann, i cili krijoi vizionin mashtrues se Greqia e lashtë kanë qenë e populluar nga njerëz të bukur, me flokë të verdhë e të gjatë e njerëz të zgjuar. Ky përfytyrim i veçantë i Johann Wickelmann-it ka lidhje me ilirët, të cilët i kishin këto karakteristika, jo me grekërit e sotëm. [9]

  



Niko Dhimu: "Fatkeqësia të jesh grekë"

Në kuadrin e Perandorisë Bizantine, të cilin e kishte organizuar udhëheqja e tij shtetërore, pellazgo-ilirët, frymën e shtetit e kishte kristinianizmin, që më vonë është ndarë në krishterë ortodoksë dhe në krishterë katolikë; i pari në Lindje dhe i dyti në Perëndim. Të mos harrojmë se kur u shfaqën për herë të parë Turqit në Azinë e Vogël, bizatinët edhe ata i kanë quajtur “grekët e rinj”, nga urrejtja e tyre ndaj kristianizmit dhe perandorisë Bizantine. Grekët e vjetër, të nxitur nga grekët e rinj e rritën presionin mbi pellazgo-ilirët apo të thënë më ngushtë shqiptarëve, në të gjithë Perandorinë Bizantine, duke marrë masa të mëdha, sepse ishin edhe ata që e favorizonin elementin sllav.

Grekërit e vjetër, që kanë qenë ilirët dallojnë nga grekërit e ri. Emri “grek” ka qenë në fazën e fundit diçka më shumë se një sharje poshtëronjëse.[10]

Si pasojë e kësaj çështje, grekët e rinj ia dhanë bullgarëve fenë ortodokse, kur i premtuan ata se do të bëhëshin ortodoks të bindur, pas fillimit të shekullit të X. As vllahët nuk janë bullgarë apo popull tjetër në Maqedoni, Greqi e Shqipëri, sado që këtë “punë” disa shqipfolës e të shitur, duan që t`a shpikin edhe “një komb” brenda tokave ilire, sikurse ky mish-mash ende nuk ka “përfundim”.

Vllehët janë një konglomerat i përzier i dardano-iliro-shqiptarëve me pakicën e turqëve të romanizuar, vetëm në pikëpamje gjuhëhore[11] dhe në tokat shqiptare e flet gjuhën shqipe. Vetëm në Greqi luan rrol kur nxirret në pah antishqiptarizmi, dhe kjo nxirret në shesh prej grekofonëve, sepse vllehtë janë punëtorë e nuk janë grekofilë, as që marrin pjesë në konsevatorizmin grek.

As sllavo-makedonët, që nuk janë kryeput sllavë dhe këtë edhe sot tekstualisht e pohojnë,[12] p.sh. si ka reaguar Ministria e Jashtme e Maqedonisë pranë Senatit Amerikan, të SHBA-së, me 17 shtator 2015, sepse kështu i kishte kualifikuar tërë popullsinë maqedonase si “popullsi sllave”.

 

4. Bullgaro-maqedonët në Maqedoninë e sotme

 

Bullgaro-maqedonët apo sllavo-maqedonët, e për të mos thënë “maqedonët”, janë njëlloj si "sllavët", sepse Maqedonia e vjetër është pellazgo-ilire dhe shqiptare.

Dihet se sllavët janë plagiatorë të historisë dhe pushtuesit e tokës së huaj. Ata ikin nga kjo gjë me mjeshtri dhe nuk e thonë pothuajse rrallë të vërtetën. Në këtë kuadër, janë edhe bullgarët, që gënjejnë dhe janë, apo kanë qenë të rrebtë ndaj shqiptarëve. Ata ishin dhe janë të pashpirtë dhe alergjikë ndaj çdo gjëje shqiptare, shqipfolëse, me flamurin tonë, kuq e zi. E zeza dhe e kuqja ndikon shumë për ta, sepse nuk und ta shohin me sy, dhe po këtë gjë “ua mësojnë” të gjithë të tjerëve, që janë vënë në rresht pas tyre, dhe që prijnë rusët.

 

Platforma sllave e ka zanafillën e vet që në shekullin e XVI-të. E ashtuquajtura “Rusi” atëherë i ka përkthyer veprat kishtare të Perandorisë Bizantine. Përkthyesi kryesor i tyre ka qenë Mihail Artioti, me origjinë shqiptare.

Kështu, sllavët e atjeshën e krijuan unitetin kishëtar dhe strategjinë e tyre, dhe në shekullin e XIX dolën me platformën për formimin e shteteve kombëtare.[13]

Këtu nis edhe krijimi i shteteve sllave, i Rusisë, etj. i shteve të sllavëve të jugut. Sllavët, në kokë të tyre Rusinë, qenë vërtetë të pa shpirt ndaj nesh.

Sllavo-makedonët duket se janë “të lidhur” me Bullgarinë. Me Bullgarinë i kanë linjat ideologjike dhe gjuhën e përbashët, me disa ndryshime të vogla, pasi e kanë nxerrë këtë gjuhë nga gjuha liturgjike e Qirilit dhe Metodit dhe ata janë shfaqur shumë vonë, si banues të këtyre hapësirave, që flasin sllavisht.

Por, po i kthehemi përsëri bullgarëve. Rreth vitit 867 të kësaj kohe, ata për herë të parë e pushtuan Ohrin.

Emri i këtij qyteti të lashtë, po të jemi sadopakë shfletues të historisë sonë të vjetër, që megjithate nuk humbë asgjë nëpër tërë historinë, sado që bullgarët janë ardhacakët dhe vjedhësit e parë, emri e vjetër është “Lychnidus”, që do të thotë se është “qytet i dritës” ose “gur i çmuar që lëshon dritë”,[14] dhe banonin edhe Enkelejt, që janë një fis i denjë i kësaj ane.



Kështjella e Enkelejve mbi Ohër – Maqedoni

Kështjella e tyre quhej “Kështjella e Enkelejve”.[15] Ohri ishte qendër e veçantë për Imperatorinë Bullgare dhe ishte një qendër po aq e fortë, saqë të njëtit kur e morën këtë qytet, e kthyen në kryeqytet. Prej vitit 990 e deri në vitin 1018 ishte edhe qendër e Patriarkatit Bullgar.[16]

Nga shkrimet e ndryshme ne e njohim “Kështjellën e Samuilit”, por nuk na vie ndër mend emri i lashtë i “Kështjellës së Enkelejve”, sepse kjo kështjellë ishte zgjedhur nga Car Samuil i Bullgarisë si kryeqytet, mirëpo ajo ishte edhe më parë, që prej shekullit të IV para erës sonë, deri në ditët tona, para ardhjes së sllavëve në këto anë. Ajo përmendet si “Kështjellë e Samuilit” edhe nga vetë Livy, qysh në vitin 209 para epokës së re, gjatë mbretërimit të Filipit të II-të të Maqedonisë, që ishte ilir dhe fliste shqip, rreth 1097 vjet më përpara, [17] kur erdhën Bullgarët.

Pra këtu shihet e vërteta historike se jo vetëm Bullgarët, por edhe të huajt e të tjerë dhe nga e tërë Evropa gënjejnë me të madhe, në pikat më kyqe të kthesave historike, në shërbim të gjarpërinjëve që kanë ardhur në këtë botë prej djallit: të turqëve, të grekëve, të rusëve, të bullgarëve, të serbëve, të sllavo-maqedonëve e të sllavo-malaziasve, për të gënjyer shqiptarët, sikur nuk kanë ekzistuar më parë; për t`ua grabitur të vërtetën historike; për t`ua grabitur në formën më të mirë e me gjenocide çnjerëzore ndaj shqiptarëve, burra, pleq, gra e fëmijë, edhe të mirat materiale, tokë, pasuri e katandi; e nuk u vie ndër mend se kombi shqiptarë i ka edhe të atillë bij të vet, që e flasin të vërtetën, që dinë të lexojnë nëpër rrjeshtat e tyre gënjeshtrat skllupe dhe prap të ndërtojnë të vërtetën historike, ndonëse i luftojnë ata përmes vetë shqiptarëve, që folin shqip, por nuk dinë dhe nuk kanë lexuar dy faqe të historisë së mirëfilltë. Banorët e parë të regjionit të Ohrit, pra Lychnidusit nga gjuha latine, me qenë se pranë tij vinte edhe Via Egnatia, që lidhte Kostandinopojën me Romën, ishin dy fiset ilire, Enkelejve dhe Desaratëve. [18]



Kështjella e Enkelejve mbi Ohër – Maqedoni

Pas vdekjes së Samuilit, më 1014, Kështjella e Enkelejve, 500 vite para ardhjes së bullgarëve në vitin 867 (d.m.th. 1367 vite para ardhjes së tyre e ndërrimit të emrit në “Kështjella Samuilit”), është ndërtuar me tulla të shtrira në tre tulla dhe katër rende, të lidhura me llaç gëlqeror. Ajo u muar përsëri nga vetë Perandori Bizantin, Bazili i II-të, që ka udhëhequr në vitet 976 deri më 1025, dhe që është bërë i njohur si Bullgarokonti, shfarosësi i Bullgarëve, sepse ishte i tmerrshëm. Kulmin e zemërimit e nxori Bazili i II-të në betejën vendimtare të Çambalongos, në grykën e ngushtë që të dërgon në rrafnaltën e Strumës nga Serrai, ku ai i zuri në kurthë 15`000 luftëtarë të bullgarëve, d.m.th. në vitin 1014, dhe u quajt me të vërtetë “shfarosësi i bullgarëve”, sepse nga 100 vetë që ua nxirrte sytë, 101-tit ia lënte pa nxjerrë njërin sy, sepse ai dëshironte që të mos e gabonin rrugën dhe të dërgonin bashkëluftëtarët e tjerë, te mbreti i Bullgarsisë.[19]

Në gjysmen e dytë e shekullit të XIV-të, familja e shqiptarit dhe prijësit Andea Gropa, që ishte mbretëruese e regjionit të Ohrit, e rindërtoi dhe e përforcoi vetë Kështjellën e Enkelejve, ndërsa formacionet turke e patën pushtuar edhe njëherë këtë kështjelllë, dhe e morri emrin “Xheladin Beu”, më 1880, që e meremetoi diçka në kështjellë, ndërsa në vitin 1934 mbreti Aleksandër i ish-Jugosllavisë, edhe ai diçka çapuriti, sa për të lënë gjurmët e ardhjes së tij, por origjina e vërtetë nuk i humbi asnjëherë Kështjellës së Ohrit. Ajo ishte Kështjella e Enkelejve.[20]

Kryepeshkopit të Ohrit, Dorotej, në vitin 1466, me të gjithë priftërinjt e tjerë që kishte treguar antiosmanizëm dhe u dërgua në Stamboll, sepse Sulltani deshi të hakmerrej në atë rrethinë që kishte qenë me Andrea Gropën dhe të tjerë, besnik të luftërave të të madhit Skenderbeu (i cili kishte vdekur më 1468). Ai e shpërnguli me dhunë një numër të konsiderueshëm e mjaft të madh të banorëve të Ohrit dhe me rrethinë, së bashku me kryepeshkopin Dorotej.[21]

Por, fiset ilire të Paeonëve banonin në malet e fushat e Maqedonisë së sotme, të themi FYROM. Ata u rriten, u mësuan, dhe zhvilluan shpirtin e tyre, kulturën dhe të mirat e tyre. Ata e shfaqën integritetin e tyre kulturor edhe në prodhimin e monedhave të argjendit, që në shekujt e VI-të e të V-të para erës sonë.

Herodoti për gratë e paeonëve shkruante se qenë më në zë për vetë bukurinë.[22] Ilirët, duke përqafuar fenë ortodokse gradualisht po shkombëtarizoheshin. Kisha ordodokse greke po bëhej kështu zëdhënsja e vetme e shtetit teokratik bizantinë, që është me tëpër i huaj se sa iliro-pellazg. Autorja nuk flet askund për ilirët, sikurse mjaft vepra të asaj kohe, sepse bizanti ishte që në nisje poliglot dhe kozmopolit,[23] ajo e kishte ideal fenë ortodokse, që e quante “greke”, dhe e donte më shumë se etninë iliro-pellazge.

Bizanti e ka domethënien nga gjuha dhe kultura pellazgo-ilire dhe shqipe, nga fjala biz-ant, që do të thotë "vendi me rrëra buzë detit Bosfor". Më parë Bizanti, më vonë Kostandinopoja, tani Stambolli ndodhet mbi shtate kodra të rërës.[24] Atje qe tërhjekur Konstantini i Madh ilir, themeluesi i Perandorisë Bizantine, pas shumë luftërave e betejave nëpër Evropë, sepse nuk qëndronte me seli në Romë. Përmes pellazgo-ilirëve u futen mbreda grekët, që ishin pakicë, por që shtoheshin me fenë, në radhë të parë të fesë ortodokse, kur u ndanë Lindja e Perëndimi.

Siç thotë vetë Fahri Xharra, “vitet shkojnë, kohërat ndryshojnë dhe një rizgjim kombëtar është mëse i nevojshëm. Ne nuk guxojmë të mbesim peng i të mëshefurit të së vërtetës për ne. Ne duhet historinë tonë ta qesim në pozita më të favorshme, dhe ndriqimi i saj me njohjen e saj, me praninë e saj, me mburrjen tonë për të kaluarën tonë, do të na bënte më të preferuar nga ana e botës së civilizuar, dhe në të njëjtën kohë do t`i thyenim hundët e fqinjëve të cilët na kanë sjellur në këtë gjendje të alivanosjes kolektive shqiptare”.[25]

Pra, në vijë të kësaj po vendosej në radhë të parë gjuha greke si gjuhë kishtare e Kishes Ortodokse. Këtu fillon lufta fetare…


Martiret e parë të krishterimit ortodox ilir, Florusi dhe Laurusi

 

5. Greqia e re dhe karakteristikat e luftërave fetare

 

Pra, Grekët ishin populli parë i perandorisë Bizantine, që hypën në vendet më kyqe të perandorisë kryesisht përmes fesë, me anë të së cilës dëshironin të dominojnë. Fetë i kishin karakteristikat themelore të luftërave të pashkëputura, të cilat vinin nga njëri kënd i kontitenteve deri në kontinentin e Evropës.

Le të marrim një fjalë prej enciklopedistit dhe shkrimtarit Sami Bej Frashëri, Rilindasit të madh, i cili na shpjegon prej shekujve, se “Shqiptari është shqiptar, përpara se të lindë musliman dhe i krishterë” (ortodoks dhe katolik). [26] Ai, fenë e ka gjë sekundare, kjo është pjesë tjetër e bindjes personale, e formës në të cilën na e zgjedhë njeriu si vështrim të botës kur është i madh sa mund të gjykojë. Fetë e ndyshme e marrin me dredhi dhe para se të jetë në gjendje të gjykojë ai, madje si të vogël, dhe nuk e di se njëra apo tjetra janë metoda të ndryshme të gjykimit të njerëzimit.

Njerëzimi e pjellë fenë, dhe të gjitha fetë e kanë një Zot të Madh, të Gjithëfuqishëm, të Gjithëdijshëm dhe të Gjithëmëshirshëm nga kultura e tyre e përgjithshme, sa mund të gjykojë njerëzimi. Atij i japin karakteristika të veçanta, emra të ndryshën, që dallojnë nga njëra fe te tjera fe, dhe këto janë karakteristika njerëzore për Zotin e tyre. Askush nuk e ka parë me sy e me gojë Zotin e Madh dhe secili popull e ka pjellë prej fantazisë se tyre, prej mendjes. Të përkthehen të gjithë emrat e Zotit të madh, janë pothuajse të njëtat atribute të tij. Ai nuk ka thënë se njeriu duhet të vritet për këtë fe apo atë fe, se kjo është më e mira se ajo tjera, por njerëzimi e përcakton një gjë të tillë. Dhe të gjithë e thonë se dikur të gjithë shpirtrat e tyre do të mblidhen para Zotit të Madhe dhe do të vlerësohen në gjykim.

Por, ne po e marrim një shkrimtar të madh, Jose Saramango, nga faqet e njohura të internetit, i cili, me pak fjalë na e thotë se “të gjitha fetë pa përjashtim, nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë kurrë për ti afruar dhe bashkuar njerëzit, por e kundërta, kanë qenë dhe do vazhdojnë të jenë shkaku i vuajtjeve, tragjedive dhe violencës monstruoze fizike dhe mendore, që përbëjnë një nga kapitujt më të errëta të historisë së njerëzimit”.[27] Atëherë, padyshim, na vjen prapë në mendje i madhi Sami Bej Fashëri, kur thotë se “shqiptari e le besën në radhë të dytë dhe e ve kombësinë përpara. Shqiptari, mysliman qoftë, ortodoks qoftë, katolik qoftë, është gjithnjë shqiptar. Besa nuk sjell kurrë ndarje e çarje në mes tyre. Prandaj edhe grindat që ngjajnë në mes të besëve, përherë, edhe në atë Evropë të ndrituar, ato grinda s`dihen në Shqipëri e s`kanë ngjarë kurrë në mes të shqiptarëve”. [28]

Pra, luftërat e Evropës, të Azisë dhe Afrikës kishin vetëm karakter fetar, jo te shqiptarët, por bëheshin në dëmin e tokës sonë dhe njerëzve tanë shqiptarë. Feja e krishterë katolike e Perëndimit luftonte rrebtë me fenë e krishterë ortodokse të Lindjes, dhe që të dyja bashkoheshin në luftë të përbashkët me fenë pagane, ngado që vinte. Shteti militant osman i mori me dredhi nga perandoria Bizantine teknikat e mbrendshme të udhëheqjes shtetërore dhe i shpuri në përsosje më tutje, në drejtim të fitores globale që e mendonte. Ajo e nxorri fenë islame suni, përkundër islamizmit sheii, që ishte e para fe nga Profeti Muhamed.

Ai përfaqësohej nga shahu i Iranit, i cili bashkëpunonte nga pak me kristianizmin katolik, në luftë me islamizmin e osmanëve suni, si fenë gati kryesore të sultanëve osmanë. Në pamje të parë, synimet e islamizmin suni përputheshin me parimet e orodoksismit grekë, sllav, armen, e pastaj edhe të protestanizmit katolik të Martin Luterit, ndërsa kristianizmi katolik i Papatit në Romë dukej sikur i "përputhte" me syimet e islamizmit sheit.

Të gjitha luftërat e asaj periudhe mijëvjeçare kishin karakter fetar, ideologjik. Në këto përleshje qenë përfshirë pellazgo-ilirët apo shqiptarët. Sami Frashëri e kishte fjalën për shqiptarët e mashtruar, të helmuar rëndë nga propaganda fetare, kur thotë se “gjaku që derdhej nga të dy anët, ish gjak shqiptari… Shqiptari e ka derdhur gjakun pa kursim, po e ka derdhur kot; kurrë Shqipëria s`ka fituar nga gjaku i shqiptarëve; gjithnjë të huaj edhe armiq të Shqipërisë kanë fituar nga ai gjak… i derdhur pa mendim”.“Shqiptarët myslimanë kanë punuar për turqit e shqiptarët e krishterë për grekët, për këto dy kombe, të cilat as njëri, as tjetri s`ua dinë të mirën e ua shpërblejnë me të keqe, duke u përpjekur për humbjen e kombit shqiptar”.[29]

Feja muslimane Osmane kthehej kundër feve të tjera të krishterimit ortodoksë të Lindjes dhe krishterimit katolik të Perëndimit. Sipas ligjeve osmane të shekujve të parë raja e krishterë ortodokse kishte pozitë juridike më të lehtë dhe më të mirë se raja muslimane, e cila i linte shtëpitë, familjen, tokën të merrte pjesë në luftërat e pandërprera shekullore, në të tri kontinentet. Dhe, u përfshinë pak a shumë edhe në shtetin militarist osman, që ishte i tmerrshëm.[30]

Shqiptariahumbi nëpër luftërat fetare dhe askush nuk dëshironte të dëgjojë për te, sado që territori i tij dhe pjesët e mashtruara të popullit i përfshiheshin në këto luftëra, pezmi i të cilave zbrazej rrebtë mbi ta dhe trojet e tyre. Pas shumë dredhive të njohura nga brenda e nga jashtë, ka rënë Perandoria Bizantine, më 1453, në vrasjen mizore të tërë familjes arbërore të Perandorit Bizantinë, me të gjithë fëmijët e vegjël, nga dora gjakatare e turqëve osmanë, të udhëhequr nga Sulltan Mehmeti i II-të, pas shumë dredhive të bredshme të grekëve, të sllavëve, të rusëve, etj. Turqit Osmanë edhe sot luftojnë për islamizmin.

Normat fetare të jetës e vdekjes i kanë përfshirë rrebtë me magjitë e tyre nga disa drejtime të fesë islame, por edhe të feve të tjera të kristianizmit ortodoks dhe katolik. Në emrin e feve të tyre, kanë arritur miliona të popujve që ti organizojnë, në luftë kundër njëri tjetrit. Të gjithë thonë se ferri e parajsa vinë pas jetës, por asnjë njeri nuk e ka provuar jetën e dyfishtë, pos me fantazi.

Parajsa dhe ferri lahen në këtë jetë, qoftë edhe me vdekjen e kotë e të pa pritur.

 

Sa keq që nuk e dinë se ku na drejton lufta fetare!...


___________________________________________________________________________

[ 1] Prof. Dr. Skender Rizaj: "E drejta historike shqiptare për vetvendosje", QMP, Prishtinë 2005, faqe 7.

[ 2] Shikoni veprën e Averil Camerun, "Bizantinët", Dituria, Tiranë 2008, faqe 228.

[ 3] Vërejtjet miqësore të Ridvan Musliut, në http://www.facebook.com, në lidhje me këtë shkrim, pjesa e parë.

[ 4] Averil Camerun, "Bizantinët", Dituria", Tiranë 2008, faqe 70.

[ 5] Shikoni ju lutem shkrimin e Sheradin Berishës, në http://www.pashtriku.org, "Kombin grek e krijuan Franca, Anglia e Rusia", në paravijë të së cilës ka qenë literatura e përdorur nga Elena Kocaqi-Levati, "Planet për zhdukjen e shqiptarëve", Tiranë 2010.

[ 6] Ridvan Muslia, në këshillën e tij miqësore, të dhënë përmes http://www.facebook.com, nga libri i Jakob Falmeier (Falmajer), "Historia e gadishullit të Moresë gjatë mesjetës", vëllimi i I-rë, Stuttgard 1830, të cilin nuk e kam pasur.

[ 7] Po aty, marrë me shkrim nga këshilla që ma dërgon Ridvan Muslia.

[ 8] Po aty, me shkrim, nga Ridvan Muslia, të dhënë nga vepra e J. Falmeier, "Historia e gadishullit të Moresë gjatë mesjetës", vëllimi i II-të, Suttgard 1836.

[ 9] Arben Llalla, nga faqja e tij, e dhënë në http://www.facebook.com, e datës 13 qershor 2014.

[10] Shiko veprën e Aristidh Kolës, "Gjuha e perëndive", Plejad, Tiranë 2003, faqe 214.

[11] Prof. Dr. Skender Rizaj: "E drejta historike shqiptare për vetvendosje", faqe 10.

[12] Shiko artikullin "Maqedonasit nuk duan të jenë sllavë", në http://www.pakufije.com/2014/09/22/meqedonasit-nuk-duan-te-jene-sllave/

[13] Fahri Xharra, "E vërteta historike-Shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë", Botimet Filozofia Urbane, Prishtinë 2013, faqe 24.

[14] Shikoni librin e Fahri Xharrës, "E vërteta historike-Shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë", faqe 80.

[15] Po aty, faqe 81.

[16] Po aty, faqe 83-84.

[17] Po aty, faqe 84.

[18] Shikoni në faqen 88.

[19] John Julius Norwich, "Bizanti, shkëlqimi dhe rënia e një perandorie 330-1453", Eugen, Tiranë 2005, faqe 200.

[20] Libri i Fahri Xharrës, "E vërteta historike-Shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë"., faqe 85.

[21] Po aty, faqe 87.

[22] Po aty, faqe 94.

[23] Averil Camerun, "Bizantinët", Dituria, Tiranë 2008, faqe 38, apo në http://brahimavdyli.ch/armiqtë-tanë-2b.

[24] E njëjta vepër e Prof. Dr. Skender Rizajt, "E drejta historike shqiptare për vetvendosje", faqe 9.

[25] Shikoni veprën e Sami Frashërit, "Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç`do të bëhet?", Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë 1980, faqe 59.

[26] Shikoni veprën e Sami Frashërit, "Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç`do të bëhet?", Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë 1980, faqe 59.

[27] Botimi i këtij mendimtari, me fotografi, te Ridvan Muslia, në http://www.facebook.com.

[28] Shikoni këtë vepër të Sami Frashërit, faqe 67.

[29] Shikoni këtë vepër të Sami Frashërit, faqet 50-51.

[30] Shikoni faqen time, http://brahimavdyli.ch/armiqtë-tanë-2a dhe kualifikimin nga Prof. Dr. Skender Rizaj, "Shqiptarët dhe serbët në Kosovë", Zëri, Prishtinë 1991, faqe 45.