Libri politik

 

MËRGATA SHQIPTARE E ZVICRËS

DHE ROLI I SAJ

 

Studime,

skica autobiografike

dhe akte  ndërkombëtare

 

Shtëpia Botuese :

BREZI `81 

Prishtinë, 2011

 

 

 

 

 

„Vështruar së brendshmi, vitet 1997-1998 kanë qenë nga më regresivet në historinë e Kosovës… Përkeqësimi i krizës në Kosovë ngriti tensionin Rajonal dhe ndërkombëtar“…

 

Prof. Dr. Lisen Bashkurti,

„Kombet e Bashkuara dhe Rendi i Ri Botëror“,

GEER, Tiranë 2010, faqe 276-277.

 

„Zhvillimet politike në Kosovë mbas viteve `90 vetë e theksuan këtë lidhje midis Kosovës dhe Evpropës. Prania dhe kontributi i vendeve Evropiane individualisht apo i Bashkimit Evropian në tërësi ishte i një rëndësie të madhe për zhvillimet politike në Kosovë, për përballimin e krizës së rëndë të periudhës `90-`99, për angazhimin e strukturave evropiane dhe euroatlantike në kulmin e krizës së pranverës 1999 dhe vendosjen e Kosovës nën administrimin civil e ushtarak ndërkombëtar“…

 

Prof. Dr. Lisen Bashkurti,

„Evropa, Ballkani dhe sfida e Kosovës“,

GEER, Tiranë 2006, faqe 59.

 

 

„Sistemet politike kombëtare dhe ndërkombëtare janë të ndikuara gjithnjë nga fuqitë ose nga fuqia determinante në arenën politike botërore, në kohë paqe e lulëzimi ose në kohë lufte e krizash… Ndërmjet zgjidhjeve politike ndërkombëtare dhe siste-meve politike kombëtare ka një lidhje dhe ndërvarshmëri shumë të dukshme“…

 

Prof. Dr. Lisen Bashkurti,

„Kombet e Bashkuara dhe Rendi i Ri Botëror“,

GEER, Tiranë 2010, faqe 51

 

 

HYRJE

 

Çështja e mërgatës shqiptare është një kapitull shumë i gjerë, i cili nuk ka mundësi të përmblidhet në një punim. Mund të them se një kapitull më i dhimbshëm i dramës shqiptare, posaçërisht në shekujt XIX dhe XX, si dhe fillimin e shekullit XXI, është mërgata shqiptare, e cila është krijuar në Zvicër. Ne mund ta dallojmë mërgatën e vjetër, që nuk e dimë saktësisht kohën dhe prejardhjen e saj dhe mërgatës së re, e cila ka zënë vend kohët e fundit dhe dallohet prej të vjetrës, sepse ka qenë më tepër e preokupuar me çështjen kombëtare.

Sa për ilustrim, do të përmendim mërgatat më të vjetra, si ajo e Turqisë, Rumanisë, Italisë, Ukrainës, Rusisë, Egjiptit, Afrikës, Arabisë, Afganistanit, Filipineve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pak të Amerikës Latine, Australisë, etj. të cilat janë shumë të vjetra. Po të ndalemi në disa vende të Evropës, Bashkimit Evropian dhe të Zvicrës, e shohim se ajo ka luajtur një rol madh dhe më intensiv në çështjen ndërkombëtare, sidomos në periudhën e ndërkombëtarizimit të Zvicrës në arenën e madhe diplomatike, përkundër pengesave politike nga bashkëpunimi i dendur me armiqtë tanë. Mërgatat e tjera, si psh. në Belgjikë, Austri, Itali, Suedi, Norvegji, Holandë, Danimarkë, më pak në Francë, Spanjë e të tjera, kanë vepruar në vazhdim në përputhje të mërgatës shqiptare të Zvicrës, e cila ka bërë kryesisht kokën e mërgatës botërore.

Mërgatës sonë shqiptare të Amerikës (në SHBA), ku gjeni ynë ka qenë kurdoherë i lidhur ngushtë me çështjen shqiptare, që nga Abraham Linkoln, Vilsoni e këtej dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në politikën ndërkombëtare, duke marrë shpesh flamurin e çështjes shqiptare apo duke shkruar mirë për te, si psh. Geog Fred Wiliams,[1] apo duke dërguar flamurin e parë shqiptar në hënë, më 1971[2]. Shqiptarët janë ngritur lart në sistemin shtetëror dhe ushtarak të Amerikës, duke e dhëne shpirtin e tyre në përplasjet e Amerikës nëpër botë për idealet e veta të mëdha ndërkombëtare. Ata kanë dhënë një kontribut të veçantë e të rrallë në historinë dhe politikën ndërkombëtare, kanë ngritur emrin e tyre së bashku me emrin Amerikë në vargun e përpjekjeve të mëdha botërore.

Sado që në SHBA, e cila ka luajtur kreun e politikës ndërkombëtare dhe në të cilën jetojnë afër 2 milionë shqiptarë, nuk do të futemi në këtë temë, për të mos thënë se kam marrë pjesë të veçantë në promovimin e librit të Vehbi Bajramit, gazetar i rregullt i shtypit dhe tani bashkëpronar i gazetës „Illiria“ në Amerikë, për librin e tij „Shqiptarë e Amerikës“[3], që është një përpjekje për të dhënë të gjallë aty mërgatën shqiptare. Do të kthehemi në mërgatën më aktive dhe më dramatike të shqiptarëve në botë, në Zvicër, në të cilën kam jetuar me dhembjet e mia poetike dhe jam njohur si shkrimtar i pavarur shqiptar, duke u futur më në fund në Shoqatën e Shkrimtarëve të Zvicrës, që quhet AdS.

Këtu, janë krijuar organizatat e para politike pas luftërave ballkanike, si p.sh. „Balli Kombëtar“; „Besa Kombëtare“ dhe bashkë me te „Besëlidhja Demokratike Kombëtare Shqiptare“; „Lëvizja Nacional-çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve Shqiptare në Jugosllavi“; „Grupi Marksist-Leninist i Kosovës“; „Partia Komuniste Marksist Leniniste e Shqiptarëve të Jugosllavisë“; „Lëvizja për Republikën Socialiste të Shqiptarëve në Jugosllavi“, e më vonë „Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës“ apo „Lëvizja Popullore e Kosovës“; „Komiteti i Kosovës për Informim e Opinionit Botëror“, e më vonë „Ministria e Informatave të Republikës së Kosovës“; „Komiteti Antikomunist Tanshqiptar“, i shprehur përmes „Komitetit Nacional Shqiptar“ në Zvicër; „Organizata Revolucionare Shqiptare“, dhe më vonë „Partia Revolucionare Shqiptare“; „Lëvizja Kombëtare për çlirimin e Kosovës“..., deri në degët partiake të Kosovës, Kosovës Lindore, Maqedonisë, Malit të Zi dhe të Shqipërisë, si psh.: „Lidhja Demokratike e Kosovës“; „Partia Demokristiane e Kosovës“, më vonë, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës“; „Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar“ (PUKSH dhe UNIKOMB[4]), që drejtohej nga Kryesia Qendrore Koordinuese dhe krijuan partinë e përbashkët, por që jetoi pakë), „Unioni Demokristian Shqiptar“ (e cila jetoj shkurtimisht), „Lëvizja e Bashkuar e Kosovës“, „Lidhja Demokratike e Dardanisë“, etj.

Njeriun tonë e gjen kudo, prej stallës e deri në krye të firmave; nga punëtori pa shkollë e deri te një doktor i shkencave; nga firmat e shumta të mërgatës apo agjencitë e fluturimit e deri në studimet e rregullta të universiteteve. Një numër jo i vogël kanë lindur nga martesat e përziera me zvicerane, të cilët kanë mbetur të jetojnë në vendet e nënave të tyre. Sipas statistikave të mëvonshme, rreth 30 % të familjeve në Kosovë kanë qasje në dërgesa financiare nga mërgata, të cilat shprehen në blerjen e mallrave për konsumin, ndërsa sot jetojnë 49 % të donatorëve në Gjermani, 24 % jetojnë në Zvicër. Pjesa më e madhe e rinisë sonë posedon diplomë të shkollimit të detyrueshëm; mandej radhiten shumica me shkollim profesional, ndërsa një numër jo aq i vogël ka arritur të shkollohet në shkolla të larta dhe në fakultete të ndryshme. [5]

Jo të vogla janë firmat që ka krijuar shqiptari në këtë vend të shquar në botë, si psh. „Prishtina Travell“, „Prishtina Hollding“, „Reisebüro Prishtina“, „Air Prishtina“, „Kosova Reisen“, „Turist Kosova“, „Shqiponja Travell“, „Liria Reisen“, „Valentina Reisen“, „Flamurtari Travell“, „Malësia Reisen“, „Union Travell“ „Sharr Express“, „Veleshta Reisen“, „Rraci Reisen“ etj. restorantet e shumta, agjencitë, firmat e ndërtimtarisë, shitoret e shitjes, rrojtoret për meshkuj dhe femra, deri te gazetat dhe revistat më në zë: „Demokracija“, „Qëndresa“[6], „Rilindja“, „Bashkimi“, „Bota Sot“, „Zëri i Kosovës“, „Euro-Zëri“, „Zëri i Ditës“, „Koha“, „Fakti Internacional dhe Ditor“, „Java Shqiptare“, „çlirimi“, „Bota shqiptare“, „Pasqyra“, „Top Kultura“, „Spektri“, „Fokusi“, „Albusuisse“, „Tung“, etj.

Mërgata shqiptare është e vjetër. Aty e ka selinë e vet. Aty ka luajtur rol ndërkombëtar mjaft të fuqishëm.

Këtu është shkolluar dhe martuar me zvicerane shkrimtari i njohur shqiptar Anton Zako çajupi (1866-1930); këtu u shqua si diplomat i përkryer në diplomacinë ndërkombëtare, në Lidhjen e Kombeve, në Gjenevë, Fan Stilian Noli (1882-1965), si figurë udhëheqëse në politikën shqiptare, ndërsa Bajram Curri e ka takuar në Zvicër, në vitin 1912, Vilsonin e madh të Amerikës.

Mërgata shqiptare në Zvicër është e madhe. Ne po i rrekemi këtij studimi për herë të parë...



[1] Georg Fred Wiliams, Shqiptarët, 15 States Street, Boston, Mass, 1914. Cituar sipas: Prof. Dr. Skender Rizajt, E drejta hisorike e shqiptarëve për vetvendosje, Qendra e Mendimit Pozitiv, Prishtinë, 2005.

[2] Ramiz Lushaj, Kosova me elementet e parë të pavarësisë, Dardania, Tiranë, 2007.

[3] Vehbi Bajrami, Shqiptarët e Amerikës, Albanian Publishing, New-York, 2003.

[4] Arkivi i UNIKOMB-it, te Kryesuesi i saj, Brahim Avdyli., Postfach 1270, 8640, Rapperswil, Zvicër.

[5] Rexhep Rifati, „Sa shqiptarë nga Kosova ka mërgata jonë“, Bisedë me Dr. Amir Haxhikadrija, „Tung“ /CH, 1 korrik 2009, Nr. 12/2009.

[6] Organ i pavarur mbarëshqiptar, Botues dhe Kryeredaktor Brahim Avdyli, Zvicër 1990-1995.

 

 

Gjurmët e para shqiptare

 

Populli shqiptar është i vetmi popull që ka një numër aq të madh pjesëtarësh jashtë vendit. Ai kufizohet rreth e përqark me tokat e veta autoktone përgjatë tërë kufirit të tij gjeografik, respektivisht, të kufijve të të dy shteteve kombëtare shqiptare, nga të cilat, Republika e Kosovës është krijuar shumë vonë.

Shkupi ka qenë kryeqytet i vilajeteve shqiptare. Dikur qyteti që zinte pjesën më të madhe të shqiptarëve. Tani, qyteti më i madh i botës është Stambolli, ku jetojnë afërsisht 2.500.000 shqiptarë në Stamboll e në rrethinë, ndërsa në Turqi jetojnë rreth 6 milionë shqiptarë...

Pellazgët, stërgjyshërit e lashtë të shqiptarëve dhe baballarët e fiseve ilire, prej të cilëve e dimë se ne e kemi prejardhjen tonë, shtriheshin në të gjitha shtetet. Gjuha e vjetër pellazge është gjuha-nënë për të gjitha gjuhët e familjes indo-evropiane. Shtresat e popullit pellazg (ilir) gjenden nga Mesopotamia deri në shtetet skandinave.

Rastet e përsëritura të Greqisë, të Maqedonisë, të Serbisë, të Malit të Zi etj., që kanë zënë tokat tona me popullatën e asimiluar për të keç dhe nuk njihen si Epiri jugor (Greqi), Manastiri dhe shumë treva nga Maqedonia, mjaft treva nën Malin e Zi, nën Serbinë, si Nishi, Novi-Pazari (Tregu i Ri), Tivari etj., janë denbabaden vise pellazge, ilire apo shqiptare. E tillë ka qenë shumë më parë Mesopotamia, Siria, Egjipti, Anadolli, Turqia, Kaukazi, Bullgaria, Rumania, Greqia, Italia, Gadishulli Ballkanik, deri në Istër, etj. Deti Jon (Deti i Jonë) edhe sot e kësaj dite ka domethënie të vetme në gjuhën pellazge, ilire, shqipe.

Ka mijëra fakte historike të ekzistencës gjeneratë pas gjenerate, të shpërndarjes masive nëpër botë. Doket dhe zakonet e tyre janë pellazgjike, kurse djepi në të cilin sot shtrihet populli shqiptar është djepi i vërtetë i pellazgëve. Gjuha e tij është gjuha e vjetër e pellazgëve, ndonëse tani ka marrë kualitet të ri shqiptar, sepse përjetëson periudhën e ringjalljes së përjetësisë. Shkencat bashkëkohore, si psh.: historia, arkeologjia, linguistika, antropologjia etj., dëshmojnë në mënyrë të padiskutueshme se shqiptarët janë pikërisht të vetmit trashëgimtarë të pellazgëve të vjetër dhe hyjnorë. Ne e njohim atë si pellazgë, si etruskë, si ilir dhe si shqiptarë[1]. Rrënja e jonë e vjetër është pellazge.

Populli shqiptar është njëri prej popujve më të lashtë evropianë, gjithmonë është një popull liridashës, me ndenja të kulluara të Atdheut e të Kombit, të luftës së pashkëputur të mbijetesës. Ai ka ikur nga lufta deri në momentet e fundit që të mos e rrezikojë askënd. Në pjesën e epërme, nëpër territoret malësore të Alpeve shqiptare, ku jetonin nga gjeneza e lashtë e njerëzimit, sipas mitologjisë gegët, gigantët, gjigantët e mëdhenj të malësorëve të sotëm shqiptarë, ndërsa në pjesën e poshtme, në jug dhe nëpër bregdetin shqiptar jetonin toskët, toskanët, vëllezërit e gegëve, që sot janë zgjeruar së bashku nëpër botë.

Sot janë mbi 16 milionë shqiptarë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Kroaci, Greqi, Turqi dhe Evropë, etj. Nga trojet etnike shqiptare janë shpërngulur vazhdimisht shqiptarët, sa nuk kemi mundësi të llogarisim numrin e saktë të qenies së tyre pellazge, ilire, etruske. Është luftë për ekzistencë më të mirë të pellazgëve, ilirëve, shqiptarëve; për të ikur nga vdekjet vrastare të armiqve të shumtë.

Në Zvicër jetojnë mija shqiptarë nga trojet ish-jugosllave dhe Shqipëria, ndërsa pjesa dërmuese e tyre janë nga Kosova, nga të cilët, 100.000 e kanë marrë shtetësinë e Zvicrës. Në pikëpamje të të dhënave mbi shtetësinë nga trojet shqiptare dhe shtetësinë e shteteve të tjera, dokumentohen 270.000 deri në 300.000 vetë. Sipas ISEAL janë 270.000 shqiptarë.

Ne i njohim ata nga listat e telefonit në shtetin e Zvicrës, nga zakonet dhe gjuha, nga fjalët në gjuhën shqipe. Të gjithë e ngrisin, e ruajnë dhe e mbajnë shqiponjën me dy krerë, si simbolin kombëtar të shqiptarëve që bashkohet nga dy pjesët mitologjike, gegët dhe toskët, krahas atyre të shteteve në të cilat janë ndodhur.

Nuk kanë dallime në gjuhë, sado që një kuadër „shkencëtarësh“ të rekrutuar nga agjenturat sllave në Ballkan përpiqet t’ia bëjnë „të njohur“ popullit shqiptar se paska „2 gjuhë“. Populli shqiptar flet shqip, prandaj e quajnë shqiptar. Në gjuhën gjermane e quajnë Albaner, sepse flet Albanisch, ndërsa në gjuhën angleze Albanian. Emrin e tyre e kanë trashëguar nga shqiponja dhe flasin shqip, që do të thotë se janë „bij të shqiponjës“. A-ja ka rrjedhur nga shkrimi i parë më i vjetër (hyjnor), Alfabeti Fonetik Egjiptian, në Egjipt (Ain-shqiponjë[2]). Në gjitha këto vende kemi shumë emra vendesh, malesh dhe qyteteve që lidhen me kulturën ilire dhe shqiptarët. Shqiponjës i thonë në gjermanisht Adler.



[1] Niko Stylos, Historia e shenjtë e avranitasve/Dokumente parahistorike, Prishtinë, 2004; Edwin Jacques, Shqiptarët / Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme (I e II), SHB „Kartë e pendë“, Istambul (Turqi) 1996, apo botimi i Tiranës, i përbledhur në një botim, 1997.

[2] Xhusepe Katapano, Thot-i fliste shqip, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007, faqe 208.

 

Mërgata e jonë shqiptare, qoftë e vjetra ekonomike, qoftë ajo politike, ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e mendimit shqiptar. Në periudha të caktuara historike, kjo mërgatë ia ka dhënë krahun me të madhe çështjes kombëtare dhe lëvizjes së brendshme politike. Ajo kurdoherë ka qenë zëdhënëse e interesave rajonale kombëtare dhe sociale.

Mërgata shqiptare, në përgjithësi, ka kaluar nëpër faza të ndryshme të zhvillimit të vet. Ajo ka pasur dallime të mëdha kualitative e kuantitative, në qëndrime dhe në pikëpamje, sikurse në format e organizimit të vet. Mund të themi se atë e ka ushqyer ndjenja e pashuar për t’i dalë në ndihmë popullit të vuajtur, përpjekjes shumëvjeçare për çlirim dhe vetorganizim nga dhuna e hapur e pushtuesve sllavë të tokave të veta autoktone dhe për të ndihmuar zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare. [1]

Të emigruarit janë larguar nga atdheu i tyre për shkaqe politike dhe ekonomike dhe janë vendosur përkohësisht apo përgjithmonë në vendet e huaja. Emigrimi i shqiptarëve, i shkaktuar nga diskriminimi i hapur i armiqve tanë kombëtar shekuj me radhë, nga varfëria e trashëguar ndër vite të tëra apo izolimi i rreptë njerëzor, social dhe qytetar, nuk është ndalur deri në ditët tona. Emigrimi i shqiptarëve përbën dramën e madhe sociale dhe politike në vitet më të errëta. Shqiptari ka qenë i detyruar të shkojë në mërgim me dhembjet e tij të paqetësuara. Një pjesë e tyre u detyrua të shkojë për të siguruar bukën e gojës larg familjes së tij, duke qarë me lot gjatë tërë jetës së tij, shpesh i vetëm në mërgim.

Jo rrallë, ky emigrim i dhembshëm, përmes qindra-mija të vrarëve, fëmijë, gra e burra, duke ikur të ndjekur nga dhunuesit e tokës së tyre të shtrenjtë, për të mos u kthyer kurrë për të gjallë brenda tokave stërgjyshore, e ka përbërë politikën antishqiptare të fqinjëve shovinistë dhe ka përmbushur elaboratet e zbrazjes së tokave tona.

Fjala „diasporë“ është përdorur gabimisht në shtypin tonë. Mërgata shqiptare shprehë njerëzit e emigruar në dheun e huaj. Nga e kaluara e largët mitologjike, e gjejmë gjenezën e shtrirjes së shqiptarëve në Zvicër. Që atëherë ajo nënkuptonte udhëtimin në këmbë, gati gjysmë jetës. Ndërsa me kalë, pak më pak. Nga e kaluara mitologjike e shqiptarëve të vjetër-pellazgët, e gjejmë se Argusi, që kishte sy shumë të bukur dhe ishte bujk shumë i mirë, por të afërmit ia zunë inat për shkak të syve të kaltër në të shkruar, u largua shumë larg nga shtëpia. Si duket, ai kishte mbërri në Argau të Zvicrës. Jo vetëm emri i Kantonit Argau, që mund të na shpjegojë këtë, por emri i lumit Aare, që trupon kantonin, shpjegohet përmes shqipes. Dy pikat mbi e-në i kanë humbur gjatë shekujve. A-ara-u shpjegon tokën e punës, arën. Ndërsa kantoni, sipas hipotezës, që më parë të ketë qenë moçal apo liqen, do të jetë tharë. Por, popullata nuk e njeh Argusin, si themelues.

Në këtë shtet, ku ka ardhur si pushtues dhe ka jetuar fryma e parë iliro-romake, është ruajtur deri sot simbolika ilire, ndonëse nuk mund të thuhet dhe nuk mund të pranohet si simbolikë e pushtuesve, po si simbolikë e vendit në të cilën ndodhet, pa dhënë ndonjë lidhje të kaluarës me të sotmen. Mjafton të shëtisim në këtë shtet dhe të takojmë qindra herë shqiponjën, që ka ngjashmërinë me shqiponjën tonë, pa dhënë ndonjë shenjë politike. Siç dihet, shqiponja takohet herët në historinë tonë, që në kohën e Skënderbeut e më parë, dhe ka ngjashmëri me shqiponjën e austriakëve, me dy kokë; të Argaut dhe të Habsburgëve, me një kokë.



[1] „Askush nuk guxon të pranojë zgjidhje parciale të çështjes shqiptare“, Intervistë e anatemuar me Brahim Avdylin, të bërë nga Safet Sadiku, në dhjetor 1991, botuar në gazetën „Kombi“, Nr. 5 (25), Tiranë, mars, 1992.

 

Në Rapperswil, të St. Galles, familja Kurti (Curti) shohim se ka dhenë në disa breza udhëheqës në komunën e Rapperswil-it dhe të Konfederatës së Zvicres. Fshati Jahkurti është në Shqipërinë e veriut, ndërsa familjet Kurti ndodhen në Smolicë të Kosovës. Prej aty, kanë kaluar në Itali. Familja Curti e ka origjinën shqiptare. E vetmja trashëgimtare e familjes Curti është Elvira, në të cilën a-ja është mbaresë shqipe për emrat e gjinisë femërore. Ky është emër tipik i gjuhës shqipe. Familja Burri e shpërndarë në tërë Zvicrën është po ashtu mbiemër shqiptar. E tillë është edhe mbiemri Rasi apo Rrasi në Basel apo në Turgau, në Erlenbach apo në Wängi. Ka dhe emra të tjerë, që sot tingëllojnë shqip…

Shkojmë më tutje në Thurgau, në Graubünden, në Schaffhausen dhe gjëjmë qindra shembuj të jetesës sonë mijë-vjeçare. Në Graubynden, që nga koha e pushtimeve romake flitet retoromanishtja (reto-romanisch), dhe është gjuhë e përzier me vendasit. Ilirët dallojnë nga mënyra e jetesës baritore, me bagëti dhe bujqësi. Ata kanë qenë bujq të përkryer dhe veçanërisht mbajtës të bagëtive. Kulturën e tyre e kanë shpërndarë kudo. Gegët dhe toskët janë vëllezër. Nga toskët, që ishin pellazgë, ilirë, shqiptarë, është themeluar në Itali Toskana dhe nga fjalët toskë/tuskë kanë rrjedhur fjalët: toscs, tuscans, etruscans/etruskët. Jul Cesari, ishte me origjinë pellazge të prejardhur nga Troja, që ishte qytet pellazg (ilirë), siç ishte tërë Turqia e sotme (trojet tona, edhe sot ka domethënie shqiptare). Ai ishte më i suksesshmi ndër prijësit e Romës dhe të gjitha viset pellazge (etruske) të Italisë.

Banorët e kantonit të Shvicit (Schwitz, nga i ka ardhur emri Zvicrës, Schwizerland, që do me thënë vendi i banorëve të Shvicit, e më vonë u quajt Schweiz) kanë ngjashmëri të dukshme me malësorët e Shqipërisë.

Në do të fillojmë gjetjen e mërgimtarëve shqiptar nga viti 1400 e këtej. Fillimi i Federatës Zvicerane fillon nga viti 1291, nga Betimi i Rytlit, ku kantonet malor të Urit, Shvicit dhe Untervaldenit krijojnë një federatë. Më vonë, i bashkohen kantonet e tjera, si psh. Lucerni (1332), Cyrihu (1351), Glarusi dhe Cugu (1352), Berni (1353), Friburgu dhe Soloturni (1481) etj. Në vitin 1513 vendet e Zvicrës kërkojnë një identitet të tyre. Në të gjitha simbolet kombëtare shihet shqiponja me dy krerë.

Me 1 gusht 1291 merret si gurthemel për krijimin e shtetit të Zvicrës.

 

 

 

Uniteti i kombit shqiptar

dhe përçarja sistematike e tij

 

 Periudha pas viteve `90 e këtej dhe thirrjet e padëgjuara për unitetin kombëtar, në vend të divergjecave politike do të jetë edhe objekt i këtij shqyrtimi. Në mërgatën tonë është bërë një presion i pandalur që të depolitizohet struktura e saj organizative dhe të shuajë çdo aktivitet kombëtar, të tërhiqet brenda vetes dhe të mos interesohet për asgjë. Në mos u bëftë tjetër, atëherë le të bëhet njëfarë „festimi“ i ngjarjeve rajonale që janë „mëvetësuar me shumë mund“, pra të vrapojë nëpër rrugë me ordhinë e këtyre festimeve spontane, duke harruar me qëllim mbledhjen e kombit shqiptar për një shtet kombëtar. Kur është fjala për një „organizim më të mirë“ të të gjithë mërgimtarëve tanë në Zvicër, Gjermani apo gjetiu, në rend të parë bëhet fjalë se është nevoja për „të ulur gjakun“ dhe për t’u „qetësuar tërësisht“, pa e thënë që është në pyetje depolitizimi i shqiptarëve në tërësi.

Pa e shqyrtuar a përdoret kjo fjalë me vend apo jo, po e shpjegojmë se depolitizimi i mërgatës nënkupton neutralizimin e saj politik dhe shkarkimin nga interesimet e saj politike në atë shkallë sa të mos instrumentalizohet në asnjë subjekt me qëllime të vogla kombëtare dhe të reagojë ftohtë në raport me gjendjen e krijuar në Atdhe, në Ballkan apo në Botë, pa ndonjë interesim kundrejt çështjes kombëtare. Nuk do mend se pasivizimi i mërgatës do të thotë automatikisht prerje e krahëve të lëvizjes kombëtare gjithëshqiptar dhe izolim tërësor material të saj. Këputja e këmbëve në mërgatën shqiptare, veçanërisht në Zvicër, do të thotë heshtje dhe izolim tërësor të saj. Kjo është një „vetëvrasje“ apo një „vrasje“ mendore dhe shpirtërore e mërgatës sonë, e cila është shumicë në Zvicër dhe në Evropë, që të jetë në gjendje të kryejë veprime në të gjitha pikat e botës ku ndodhet, në dobi të përpjekjes për një rimëkëmbje të përgjithshme kombëtare.

Të jesh jashtë „dy shteteve“, Shqipërisë dhe Kosovës, që i kemi bërë apo që po i bëjmë, do të thotë të mos kesh struktura të mjaftueshme në disa drejtime, për të mos thënë se atyre u ka hyrë „në gjak“ ndjenja private e daljes në të holla dhe e korruptimit, se sa „realizimi i çështjes kombëtare“, gjë që në radhë të parë kjo u ka interesuar armiqve tanë kombëtar që të sistemohen në relacion ndërkombëtar me „shtetet“ që nuk do ti kishin pa shfrytëzimin e faktorit kohë, pa shfrytëzimin e faktorit njerëzor dhe të shqiptarëve, si me shërbëtorët e pavetëdijshëm apo të vetëdijshëm shqipfolës në relacionin ndërkombëtar. Janë pikërisht ata që kanë pasur frikë të madhe nga populli shqiptar se mos i „zgjohet ndërgjegjja“, dhe „t’i shlyejë“ nga hartat politike të kohës këto shtete, sado që thërrisnin për këtë punë mjaft personalitete shqiptare dhe se mos po mobilizohej ai në një lëvizje të vërtetë kombëtare mbarëshqiptare. Këtyre armiqve iu interesonte „lidhja e duarve“ të shqiptarëve me „reformat politike“ për të gjitha shtrirjet administrative të ndarjeve tona dhe mosrealizimi i kombit shqiptar në një shtet nacional me të gjitha potencialet që kishte, si në aspekt të numrit njerëzor, territorit kompakt dhe mundësisë eventuale të mobilizimit të këtyre faktorëve dhe shfrytëzimit të materialeve financiare dhe teknike.

Në radhë të parë, mërgata më e madhe ishte në Zvicër nga tërë Evropa, ku ajo i ka rreth 300.000 banorë; ndërsa 250.000 në Gjermani; 100.000 në Belgjikë e Holandë; 50.000 në Suedi; 80.000 në Norvegji, Finlandë dhe Danimarkë; 50.000 në Austri; 30.000çeki dhe Sllovaki; 100.000 në Francë; 150.000 në Itali, pa i përfshirë mërgatat më të vjetra shqiptare, si psh. në Turqi, në Rumani, në Bullgari, në Kroaci dhe Slloveni, që numëroheshin disa miliona shqiptarë. Nga kjo pikëpamje e krahasonim më të madhe mërgatën në SHBA, sepse ajo e kishte rolin e madh në politikën botërore, sado që Evropa pothuajse ishte bashkuar.

Duke përfshirë këtu potencialin e vetëdijshëm të mërgatës së Evropës për çështjen kombëtare dhe njerëzore, në radhë të parë të Zvicrës, që bënte ajkën e mërgatës shqiptare në përgjithësi, dhe prezencën afër të strukturave politike botërore, si psh të OKB, KSBE, EU, kjo mërgatë ia „kushtoi“ armiqve tanë kombëtar, Jugosllavisë, Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Rusisë „tërë mundin“ që të bëjnë çmos të shpërbëjnë kombin shqiptar në Ballkan dhe për ta lidhur përfundimisht në reformat politike të rajoneve territoriale administrative nga vinin, përmes njerëzve të tyre të shumtë shqipfolës, qoftë vetë „politikanëve“ të shumtë shqiptarë.

Dihet, që në fillim ka dalë „politika e re“ e territoreve të ish-Jugosllavisë me tri reformat: reformat politike, ekonomike dhe sociale, në të cilën ka marrë pjesë edhe pala shqiptare pikërisht me këto çështje, pa e cekur askund në programet e veta zgjidhjen e çështjes nacionale, bashkimin dhe çlirimin e kombit. „E kur shtetet sllave të Ballkanit u pranuan vice versa edhe po konsolidoheshin në shtete, ata e thelluan dhunën ende më shumë ndaj popullit“[1] shqiptar. Ata donin me çdo kusht ta zhduknin dhe ta zhbinin nga trojet e tyre, sikur është në territor të huaj, përderisa ai nuk merrej me çështjen nacionale dhe mbetej të vërtitej andej-këndej nëpër Ballkan, i preokupuar me çështjen njerëzore, sociale dhe demografike.[2] Pra, UDB-ja Jugosllave përçante sistemakisht popullin shqiptar.

Më e gjalla ishte mërgata shqiptare në emigrim, sidomos në Zvicër, prej nga kishte mundësi optimale të aktivizohej, ku i bëhej thirrje për „çështjen kombëtare“ dhe „zgjidhjen e drejtë të saj“, sado këto fjalë i morën për t’i përfolur dhe t’i keqkuptuar ata të cilët ishin të shitur nga partitë politike të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, të Malit të Zi dhe të vetë Kosovës Lindore. Prandaj, depolitizimi i mërgatës shqiptare fshehë qëllime antishqiptare të theksuara dhe nënkuptonte çarmatosjen përfundimtare të potencialit fizik shqiptar nëpër botë, i cili, për arsye të emigrimit dhe gjenocidit permanent nacional shekuj me radhë të armiqve tonë kombëtar apo të një politike të gabuar në vitet `90 e këtej të kreut pacifist është shpërndarë kudo nëpër botë, nën një kontingjent të jashtëzakonshëm, madje në Alaskë e Filipine, ndër të cilat më ishin më të hidhëta lajmet në gjuhën shqipe të atyre vendeve.

Ky kontingjent i shkapërderdhur dhe i vënë në letargji të filozofisë së „durimit“ dhe „zgjidhjen paqësore“, apo të luftënxitësve në organizma rajonale të blloqeve administrative, si. psh. UçK e Kosovës, UçPBM, UçK e Maqedonisë,[3] nuk mund t`i dalë në ndihmë çështjes së vet kombëtare. Kjo ka qenë qëllimi i vetëm i faktorit antishqiptarë, në radhë të parë copëtimi rajonal organizativ në raport të ndarjes administrative të ish-Jugosllavisë, dhe padyshim që është armiku më i madh i kombit shqiptar.

Mërgata shqiptare kështu do të jetë heterogjene sa i përket formës së organizimit dhe të mos jetë asnjëherë kompakte dhe e fuqishme për të vepruar ndryshe nga ato që i rekomandohen "nga poshtë", nga „baza“, nga vendet prej të cilave vinin. Rrjedhim logjik i organizimit të ndarë të kombit shqiptar nëpër subjekte të ndryshme politike, që do të thotë se krijohen për të njëjtin problem partitë e shumta nga ndarjet administrative, sipas shtrirjes së kombit shqiptar, përafërsisht për të njëjtat „opsione politike“, dhe regjistrimi legal i tyre pranë zyrave të regjistrimit të ish-Jugosllavisë dhe të Shqipërisë, si. psh. PD-ja, LKD-ja, PPD, PDSH-ja, PVD-ja në Kosovën Lindore, PVD-ja në Malin e Zi dhe shoqatat atdhetare për çamërinë, etj., është kryekëput një mosunifikim politik për çështjen kombëtare gjithëshqiptare. Kjo vlen me deklarimin “parimor“ të tyre se „nuk ka lëvizje të kufijve“ me dhunë në disfavorin e jetës aktuale të kombit shqiptar në Ballkan, dhe veçanërisht në Konferencës së Londrës mbi ish-Jugosllavisë, në vitin 1992, me çka u „ndanë“ përfundimisht territoret shqiptare në mes Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Greqisë dhe Shqipërisë, me prezencën e vetë shqiptarëve dhe me pajtimin e pavetëdijshëm të tyre, një politikë që ia rezultoi kombit shqiptar jetën nën pesë shtete, sado që bota si devizë demokratike kishte shtetin integral për një komb të vetëm, që nuk u përmbush në asnjë mënyrë te kombi shqiptar.

Kështu kombit shqiptar po i mbetet „e pazgjidhur“ çështja e tij dhe po ngriten në arenën ndërkombëtare 5 shtete të tjera, të ndërtuara me territoret e përfituara shqiptare dhe mundin e djegur shqiptar për qindra vite më tutje. Kolaboracionistët indirektë me armiqtë kombëtarë i shfrytëzojnë lehtë potencialet e veta në shenjë të shfrytëzimit të mërgatës shqiptare deri në pikë të fundit, veçanërisht në Zvicër, ku ishte kreu i mërgatës shqiptare në Evropë. Dhe, kur ta kërkojë këtë interesi i veçante i tyre, kanë mundësinë për ta pasivizuar atë dhe për t`a zhgënjyer në përpjekjet e tjera, aq sa të mbetet pa vullnet në kërkimin e formave tjera të veprimit.

Paraqitja e „çështjes gjithëshqiptare“ ka ardhur si shprehje e „çështjes kombëtare“ për rajonet e shtrirjes së shqiptarëve për këto njësi, si çështje e Kosovës, me kufijtë e KSA të Kosovës; si çështje të shqiptarëve të Maqedonisë, si çështje të shqiptarëve të Kosovës Lindore; si çështje të shqiptarëve të Malit të Zi, të gjitha këto çështje nga territori i ish-Jugosllavisë, pa e futur në këtë organizim çështjen e çamërisë, se lere më të Shqipërisë, që në radhë të parë e ka „rrëzimin“ përfundimtar të „komunizmit“ në këtë rajon, që dërgoi disa herë në përleshjet e PD me ithtarët e PS dhe „rivendosjen e demokracisë“, duke e lënë njëherë e përgjithmonë „bashkimin e shqiptarëve me Shqipërinë“. Pra, automatikisht, çështja gjithëshqiptare nuk vie në shprehje të zgjidhet. Më parë janë „zgjidhjet“ përfundimtare të regjimit „komunist“ të Shqipërisë dhe të „pajtimit“ apo të „rivendosjes së demokracisë“ në kohën më kritike për Kosovën. Këtu vinë shprehjet „Evropa nuk lejon bashkimin“ e shqiptarëve, se „KSBE-ja dhe Helsinku janë kundër ndërrimit të kufijve me dhunë“, dhe se „BE-ja nuk lejon luftë në trollin e vet.“[4] Kështu „Kosova është për t’u pavarësuar nga Serbia, është për shtet sovran, neutral dhe të pavarur“.[5] Atëherë, lufta për çlirimin e Kosovës hoqi dorë nga Kosova me të gjitha viset shqiptare në Jugosllavi, që në programin e tyre e kishte LPK-ja dhe LKçK-ja, por nuk e kishte partia më e madhe e këtij rajoni, LDK-ja dhe partitë satelite të saj, si psh. PSHDK-ja. „Organizimi i dobët politik solli ndarjen edhe të formave të tjera politike e shtetërore. Mbi këtë u organizuan referendumet dhe zgjedhjet e veçanta, një për shqiptarët në Kosovën e ngushtë, një për ata në shtetin maqedon, një për shqiptarët në Kosovën lindore dhe, krejtësisht tjetër për ata nën Mal të Zi“.[6] Territori që ishte më parë „më i pandarë“ në ish-Jugosllavi u vu në shërbim të këtyre shteteve sllave, si psh. Serbisë, Maqedonisë (FYROM) dhe Malit të Zi, të cilat bënin çmos për të shkatërruar popullin shqiptar në këtë zonë.

Është e vërtetë se puna kryesore zhvillohet në Atdhe, por të mos harrojmë se puna më e madhe është në kulturë. Aty ku jeton populli shqiptar, mundësojnë që të bëhet puna me kulturën, në radhë të parë. Autorët dhe përfaqësuesit e kësaj linje burgosen e dënohen në mënyre të paskrupullt. Kulturës kombëtare të këtyre trevave u nevojitet një territor i lirë, pa përkufizime e ndalime politike, pa burgosje dhe dënime të përhershme të tyre. Në saje të punës së tyre, me gjithë dënimet e paskrupullta, ata e kishin mbajtur gjallë trashëgiminë kombëtare, historinë e kombit tonë në shekuj me radhë për liri. Në raport me këtë vinë shkencat ushtarake dhe shkencat politike. Teoricienët e këtyre shkencave thonë se nuk ka rregulla fikse. Ato janë disiplinat më befasuese që zhvillohen e ndryshojnë në raport me shumë faktorë të parashikuar e të paparashikuar. Pikërisht në saje të kësaj arrijnë të janë shkenca dhe të sjellin risi në përpjekjen e popujve për mbijetesë, për përparim të përgjithshëm. Sado i „dijshëm“ të merret populli shqiptar i këtyre trevave, që ka jetuar shekuj me radhë i papajtuar dhe në konfrontim të përhershëm me „komunizmin“ serbo-maqedono-malazez apo me „socializmin vetëqeverisës“, u hutua nga përpjekja e reformimit „demokratik“, duke harruar çështjen kombëtare. Edhe mërgata shqiptare ka qenë kryesisht e manipuluar, e përçarë, e hutuar, veçanërisht kur i është imponuar ndërrimi i ngjyrave politike në skenat rajonale, sipas ndarjeve gjeografike të shteteve nga kanë ardhur. Duke u ndihmuar „të pavarësohen“, nuk e ka parë se kështu po ua bënte shërbimin më të madh kombëtar armiqve dhe nuk është përfshirë për zgjidhjen e drejtë të çështjes gjithëshqiptare, pra nuk ka mundur të shohë dhe të mbrojë integritetin territorial të tokave të veta autoktone shqiptare dhe as të zhvillojë vetadministrimin për të gjitha shtrirjet gjeografike, sado që ua kemi thënë këtë punë, madje në një intervistë të veçantë në Shqipëri.[7] Mënyra e organizimit të mërgatës përgjithësisht e në veçanti kësaj zvicerane, nëpër degë e nëndegë partiake të partive të ndarjeve gjeografike të armiqve tanë kombëtarë; nëpër qindra shoqata mërgimtarësh; nëpër qindra klane, grupacione e miniorganizmash, nëpër shtrirjen gjeografike të Evropës dhe të Amerikës, e ka penguar mjaft krijimin adekuat të shqiptarëve dhe ka pamundësuar zgjidhjen e çështjes kombëtare. Ky organizim i mërgatës shqiptare ka polarizuar në kontradikta të dukshme dhe ka pasivizuar një pjesë jo të vogël të mërgimtarëve duke i zhgënjyer në përditshmëritë politike gjithëshqiptare.

Me gjithë se janë bërë përpjekje të caktuara për zgjidhjen e çështjes kombëtare, ne nuk kemi arritur që të realizojmë aspiratat kombëtare. Ky potencial fizik, njerëzor, intelektual e patriotik është shkapërderdhur në një strukturë të ngarkuar organizative të mërgatës sonë në degë e nëndegë partish rajonale dhe një mori miniorganizmash tjera. Në vijë e tillë e organizimit me qëllime „të njëanshme partiake“ është themeluar „Lidhja Shqiptare në Botë“, me vëllezërit Kuzhnini nga Zagrebi, që është paraqitur me emrin e dytë në gjuhën angleze „Albanian World Federation“, që do të thotë „Federata Botërore Shqiptare“, dhe ia ka zënë rrugën krijimit të „federatës gjithëshqiptare“, duke mos më lënë të flasë.

Puna nën një platformë mbarëshqiptare do të thotë që edhe mërgimtarët shqiptarë, pra në Zvicër, të tejkalojnë pengesat e brendshme dhe kontradiktat të çfarëdo natyre. Kemi gëzuar një shtet të vogël, Shqipërinë, por ajo ka mbetur gjallë nëpër shekuj; kemi nxjerrë Kosovën si shtet të dytë shqiptar, nëpër njëmijë vuajtjet tona; është ruajtur vet, Maqedonia, përkundër luftës sonë kohëshkurtër; ndërsa Mali i Zi dhe Kosova Lindore nuk kanë lëshuar asnjë milimetër, për të mos thënë se çamëria ka mbetur e varfër prej popullatës shqiptare të saj. Të gjitha këto mbijetojnë nën polarizimet politike e partiake, nën polarizimet rajonale dhe fetare, nga problemet e shumta sociale e qytetare. Rrugën drejt lirisë, barazisë, përparimit dhe unitetit kombëtar e kemi pasur pjesërisht të hapur, respektivisht, në raport gjithëshqiptare e kemi të mbyllur tërësisht, në pjesën e saj kryesore, me dorën tonë si popull. Ndër të gjitha këto shtete kemi një varg çështjesh të tjera.

Krahas këtyre vie organizimi i mërgatës shqiptare në Evropë, sidomos në Zvicër. Është folur e shkruar mjaft për një riorganizim të mërgatës, në të dy anët kontradiktor të të njëjtit segment dhe në një formë për depolitizimin dhe mobilizimin, sikurse për lobin si në Amerikë, i njëjtë me „Lobin shqiptaro-amerikan“, ku shqiptarët vijnë në instancat e larta shtetërore duke folur më mirë anglisht se amerikanët, e ndonjë fjalë e kanë ruajtur shqip, gjë që do të thotë se Lobi i ndihmon asimilimit të shqiptarëve në vendet ku ndodhen dhe nuk e zgjidhë çështjen tonë gjithëkombëtare. Organizimi kësisoj në mërgatën shqiptare në Zvicër i ka polarizuar mërgimtarët tanë dhe ka pasivizuar një pjesë jo të vogël të tyre, nga të cilët më së shumti ka të zhgënjyer nga përditshmëria politike. Shkalla e organizimit në mërgatë varet nga forma adekuate e organizimit. Shprehja e mundësive vjen nga mënyra e veprimit tonë si kolektivitet në drejtim të zgjidhjes graduale të çështjes kombëtare. E kam potencuar disa herë se një organizim çfarë e kemi pasur deri sot, pengon kultivimin e një klime të punës mbarëshqiptare. Mënyra e derisotme e organizimit ka dëmtuar rëndë unitetin tonë të brendshëm dhe ka instrumentalizuar njëanshmëritë politike.

Turma e të rinjve tanë në mërgatën shqiptare në Perëndim ka marrë një shkollim të shumëfishtë në universitet e vendit në të cilin jetojnë ata, me një tërheqje të sforcuar drejtë asimilimit gjuhësor dhe në drejtim të politikës shtetërore. Në këto vende vie në shprehje ngritja e shumëfishtë e numrit të lokaleve, të restoranteve, të klubeve të natës dhe masmediave të shumta të financuara indirekt nga dora e armiqve tanë. Ato bëjnë punën shkatërruese, krahas muzikës së shumëllojshme, që rininë e sjellin në letargji të përgjithshme. Depolitizimi, nuk ka fakte të tjera që duhet të përfillen…

 


[1]Muhamet Kelmendi, Realiteti dhe perspektivat e çështjes kombëtare, „Zëri i Kosovës“, Zvicër, 1996.

[2] Shih: Dr. Hivzi Islamit, Kosova dhe shqiptarët/çështje demografike, Pena, Prishtinë, 1990.

[3] Shih: Ushtria çlimtare e Kosovës/Dokumente dhe artikuj, „Zëri i Kosovës“, Aarau/CH, shkurt 1998; „Ushtima e maleve“, Gazetë e pavarur e Kosovës Lindore, 2000-2001; Mair Iseni, Zhvillimet në Maqedoni dhe lindja e Ushtrisë çlirimtare Kombëtare, çabej, Tetovë 2002.

[4] Muhamet Kelmendi, vep. e cit., f. 15.

[5] Gazeta „Rilindja“, maj-shtator 1995.

[6] M. Kelmendi, po aty, f. 40.

[7] „Një popull që nuk di të mbrojë me xhelozi të drejtat e veta, historia i bëhet njerkë dhe e harron përgjithmonë“, Intervistë me veprimtarin e çështjes Kombëtare dhe poetin nga Kosova, z Brahim Avdyli, ASD, Tiranë, 12 dhjetor dhe 15 dhjetor 1995.

 

Çështja jonë strategjike

dhe veprimi ynë politik

  

 

Në këtë pjesë do t’i japim rëndësi të madhe çështjes strategjike që ka diktuar politika parciale shqiptare dhe çështjes strategjike gjithëshqiptare që është dashur të ketë rëndësi të madhe në mërgatën shqiptare të Zvicrës. Ajo ka pasur një rend tjetër. Parcializmi nënkupton organizimin tjetër (jo global) kombëtar. Ai është shprehur sipas ndarjeve administrative territoriale të kombit shqiptar. Ka paraqitur kryesisht kërkesat politike, reformat dhe jo zgjidhjen e çështjes kombëtare të popullatës shqiptare autoktone nëpër territoret ku është ndodhur. Kjo është një pjesë e vogël e çështjes „kombëtare“, që kur të shpërndahet nëpër shtrirjet e tij nëpër Ballkan e nxjerr çështjen e tij „të përpjesëtuar“ në shumë zëra të ndryshëm, që nuk kanë lidhje direkte me njëri-tjetrin.

I tërë organizimi i politikës vendore të vendeve ku jeton shekuj me radhë kombi i ndarë dhe i shtypur shqiptar nuk e shtron zgjidhjen e çështjes kombëtare, pra bashkimin e kombit shqiptar në një shtet kombëtar, por shtron në radhë të parë liritë njerëzore si pikësynim kryesor të demokracisë dhe ndihmon atë që të marrë në duart e veta (sadopak) pushtetin rajonal e shtetëror në rajonin gjeografik ku jeton. Pak më shumë kjo çështje u ngrit në Kosovë si „krahinë“ me po ata kufij që kishte, për tu bërë „shtet i pavarur“. Nuk kishte politikë globale gjithëkombëtare dhe kërkesa tjera të ngjashme, por njëfarë „pajtimi frymor“ global, gjë që nuk vie në shprehje të theksohet fuqishëm dhe të lihet në duart e „krerëve“ partiak të „partisë së punës“ dhe të „partisë revolucionare“, që do të luftohen rreptë prej shqiptarëve.

Duke e parë këtë politikë destruktive, bëra përpjekje të dërgoj një „letër të hapur“ Dagllas Hërdit, e cila, me bllokadën e përkthyesve, shkoi vetëm në gjuhën shqipe. Me 22 korrik të vitit 1992, përmes Konsullatës së Britanisë së madhe në Cyrih, i kam shkruar këtë letër Dagllas Hërdit, Ministër i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe dhe kryesues i mbledhjes së fundit ministrore të Bashkësisë Evropiane për Jugosllavinë, në Londër, Britani e Madhe. Pos tjerash, e konsideroja si jo-përparimtare qëndrimin e Bashkësisë Evropiane për mos ndryshimin e kufijve dhe për të mos njohur sovranitetin e kombit shqiptar në të gjitha trojet autoktone shqiptare. Kërkova që të ndërhynte Dagllas Hërdi në instancat e larta të BE-së, të KSBE-së, të OKB-së dhe në rrethet demokratike të Evropës që të përkrahnin të drejtat legjitime të shqiptarëve dhe të mos përkrahej pala gjakatare serbe, sepse ndryshe nuk do të kishte asnjë kuptim „paqja dhe integrimi evropian“, pa u zgjidhur çështja shqiptare, aty ku e kishte ndarë vetë Evropa.

Njëra ndër këto përpjekje ishte përpjekja e zonjës Lolita Poda, Spiegelhofstrasse 50, 8007 Zürich, për të përkthyer në gjermanisht. Me 26 gusht të vitit 1992 u detyrova të dërgoj kopjen shqipe Konferencës së Londrës, drejtuar Sekretarit Gjeneral të OKB-së, Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të dyja në faks; Këshillit të Sigurimit dhe të Bashkëpunimit Evropian, në Pragë dhe në Helsinki; Parlamentit të Evropës, Bashkësisë Ekonomike Evropiane, me faks, në Bruksel dhe në Londër, të cilën ia kisha dërguar për përkthim Sabit Aliut-Rohr, Gartenstrasse 1, 5002 Rupperswil /AG, pas pranimit të tij për ta përkthyer në gjermanisht dhe sabotimit të dërgimit të përkthimit, që e „vlerësonte“ se „letra nuk përputhej me politikën aktuale shqiptare të Kosovës“, dhe se ka „konsultuar një personalitet të madh të Kosovës“, gjë që nuk kishte fare të drejtë të „konsultohet“ me „dikë“, por duhej t‘a përkthente me kohë dhe të shlyente obligimin e marrë përsipër.[1] Përkthimi i tij nuk kishte të bëjë me përmbajtjen. Përkthyesit shqiptarë ishin përkthyes analfabet të politikës ditore shqiptare sipas ndarjeve parciale të shtrirjes së këtij populli.

Me po të njëjtën datë, me 26.08.1992, ia kam dërguar një letër të hapur Sekretarit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara, Shkëlqesisë së tij-z. Butros Ghali, së bashku me pjesëmarrësit e Parlamentit të Evropës; Bashkësisë Ekonomike Evropiane; KSBE-së dhe të gjithë pjesëmarrësve të Konferencës Ndërkombëtare të Londrës, në gjuhën shqipe, në të cilën, pasi kisha shtruar lojërat e paskrupullta të „Kryetarit“ të Jugosllavisë, farmacistit Milan Paniq, nga Amerika, që ishte një marionetë e Millosheviqit dhe Dobrica Qosiqit, sikurse e forcave reaksionare të botës, kisha bërë thirrje mjaft të argumentuar që ky personalitet i madh i Kombeve të Bashkuara të ndërhynte në Konferencën e Paqes, në Londër, që do të mbahej atë ditë, pra me 26.8.1992, dhe të shpëtonte popullin shqiptar nga ndarjet nëpër parcelat administrativo-politike nën serbët, maqedonët e malazezët.

Gjenocidi i vazhdueshëm sllav mbi shqiptaret në Kosovë, Maqedoni e në Mal të Zi jo vetëm se nuk kishte pushuar, por po e pamundësonte integrimin e qetë kombëtar (gjithëshqiptar) krahas integrimit kontinental të Evropës. Lejimi dhe bashkimi i qetë i të gjitha trevave shqiptare nën një shtet të vetëm në Ballkan do të thoshte të njohë sovranitetin e popujve të shtypur e të ndarë padrejtësisht në Konferencës së Londrës, me 1913, dhe të Parisit më vonë. Nevojitej të ndërhynte në mënyrë institucionale Organizata e Kombeve të Bashkuara, në krye të politikës botërore, që të mundësonte bashkimin e tij. Kjo nuk kishte të bënte me kurrfarë dialogu më armiqtë tanë më të rreptë në Beograd, sepse kështu do të përkrahej politika diskriminuese ditore e Beogradit.

Duke përkrahur luftërat çlirimtare të popujve të shtypur do të përkrahej kampi i lirisë në botë. Pa realizimin e bashkimit kombëtar gjithëshqiptar nuk do të kishte aspak kuptim paqja, demokracia dhe integrimi kontinental. Akti final i sovranitetit të popujve është realizimi i vetëvendosjes, dhe vetëvendosja e të gjithë shqiptarëve ishte zgjidhja e çështjes kombëtare, që nënkuptonte bashkimin kombëtar gjithëshqiptarë. Kjo, me të vërtetë, nuk ndodhi. Në Konferencën Ndërkombëtare mbi ish-Jugosllavinë, në Londër, u pranuan si „shtete të pavarura“ të gjitha republikat që kishte atëherë Jugosllavia, ndërsa të gjitha pjesët shqiptare nën Jugosllavinë u llogaritën si „minoritet“ me të drejtat kulturore, njerëzore e qytetare në kuadrin e shteteve ku ndodheshin. Në këtë vijë vepruan OKB-ja, KSBE-ja dhe BEE-ja.

Ishte pra koha që mërgimtarët shqiptar të Zvicrës të kuptonin rëndësinë e momentit kohor. Nuk ishte koha që vetëm të protestojnë, t’i bënin thirrje botës që „flinte“ rehat, por të bëheshin gati vetë që të ndërhynin me forcën e vet për t’u dalë zot tokave shqiptare dhe të drejtave të mohuara shtetërore. Në këtë formë të mobilizimit gjithëshqiptar u vura në krye të punës, si i autorizuar i Kryesisë Qendrore Koordinuese të Partisë së Unitetit Shqiptar, prej mbledhjeve deri në demonstratën e LPK-së, më 1.10.1994, në Gjenevë, para selisë së OKB-së, në të cilat theksoja se „do të krijojmë një lëvizje të fortë kompakte kombëtare mbarëshqiptare“, sepse është koha „që lufta jonë të marrë formën e një lufte më të organizuar, më aktive, në nivel kombëtar, anë e mbanë ku frymon e jeton ndër shekuj populli ynë“.[2]

Në këtë vij dërgohen edhe disa letra të hapura, peticione dhe memorandume të autorit, LPK-së, LDK-së, UNIKOMB-it, PSHDK-së, etj. të cilat kanë një vijë kontradiktore, por ndërlidhen në të drejtat njerëzore e qytetare nga rajoni i Kosovës dhe trojet prej të cilave ishin. Ndër këto, vlen të përmendet letra e dërguar në Schweizerische Bundesräte, Bundeshaus West, 3000 Bern, më 3.10.1996, paralelisht me tri gazetat zvicerane më të njohurat, në „Tages Anzeiger“, „Die Ostschweiz“ dhe „St.Galler Tagblatt“, në cilën theksohej gjermanisht zgjidhja e çështjes shqiptare, para njohjes së Jugosllavisë së kryesuar nga një diktator komunist, një kriminel ordiner, i quajtur Millosheviq, i cili ka inicuar vrasjen e qindra civilëve shqiptarë nga duart e milicisë shtetërore serbe. Atë vit e kishte Zvicra kryesinë e KSBE-së, ndërsa në terrorin e saj vepronte OKB-ja, pa e lënë anash BE-në. Qendra e politikës botërore ishte aty. Kryetar i Ministrisë së Jashtme të Konfederatës Zvicerane ishte Flavio Cotti, Këshilltar Federal dhe Kryetar i KSBE-së. Ky ishte momenti i vetëm në politikën ndërkombëtare.

Unë isha Kryesues i UNIKOMB-it, përfaqësues i Zvicrës, shkrimtar shqiptar në azil dhe anëtar i Komisionit Organizativ të Kuvendit Kombëtar Gjithëshqiptar të Bashkimit. Prandaj, e pashë si të vetmin çast që të ndërhyjë në KSBE-në, në OKB dhe në BE-në, në mënyrë që të korrigjoheshin gabimet ndërkombëtare ndaj popullit të ndarë, të shtypur dhe të vrarë në të gjitha territoret autoktone shqiptare në Ballkan. Kërkoja që vendet e botës dhe të Evropës të kishin mirësinë në drejtim të përkrahjes së popullit shqiptar.

Kombi shqiptar nuk kishte territor të bashkuar. Nëse nuk do ta përkrahnin partitë që kanë „pushtet“ në Kosovë e gjetiu, atëherë do të detyrohem të merrja kahjen e opozitës dhe të vendosja për integritetin territorial kombëtar shqiptar.[3] Populli shqiptar nga territoret administrativo-politike shqiptare nuk e përkrahu sa duhet linjën politike kombëtare gjithëshqiptare... Pa pretenduar se do të mund të përfshihen në këtë shqyrtim gjërat që janë thënë qindra herë[4] po prekim (aq sa guxojmë të prekim) disa aspekte strategjike të realizimit praktik të bashkimit.

Mbretëron mendimi se hapi i parë i realizimit praktik të interesave tona kombëtare do të ishte hartimi i një programi kombëtar mbarëshqiptar, i cili do të ishte vija e demarkacionit për të gjitha partitë apo subjektet institucionale, shtetërore dhe diplomatike shqiptare. Kjo ishte një kërkesë ultimative frymore, pasi prej kohësh, për të mos thënë prej shekujsh, ndjehet nevoja e një programi të tillë kombëtar, politik, ideologjik, strategjik mbarëshqiptar, për të fiksuar gjërat më të rëndësishme të gjallërimit të tij si komb, krahas kombeve tjera të cilat e dinim mirë se çfarë i pret dhe çka duhet të ndërmarrin për të mbrojtur identitetin, integritetin dhe interesat e tyre kombëtare. Një program i tillë nuk do të hartohej me diktimin e parë, pasi kjo gjë është vështirë të bëhet për natyrën tonë, porse do të vijëzoheshin, të paktën, linjat kryesore.

Në radhë të parë, strategjia jonë do të ndahej në tri periudha të realizimit:

a) afatshkurtër;

b) afatmesme, dhe

c) afatgjatë.

Në të tri periudhat do të përcaktohej se cilat pjesë të detyrës sonë konkrete do të zhvillohen, me cilat mjete, me cilat forca dhe sa mund të zgjatë kjo përpjekje, pra do të fiksohej limiti i tyre kohor. Unë mendoja se të tri fazat do të përmbusheshin me një bashkëpunim të tërësishëm të shteteve tona, Shqipërisë dhe Kosovës, bashkë me Republikën e Maqedonisë, Malit të Zi apo të Kosovës Lindore dhe të çamërisë, sa mund të lejojnë ato.

Ndër të parat varet nga jetësimi i Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur, të shkëputur nga çdo influencë serbe. Paralelisht duhet të përdorim çdo formë taktike të punës, veçanërisht duke përfshirë mundësitë diplomatike.

Hapja e kufijve ekzistues brenda Bashkimit Evropian dhe lëshimi ynë në tregti të përgjithshme apo në jetesë të përbashkët, duhet të rezultojë kushtimisht në sajë të qëndrimeve tona mbarëshqiptare. Kjo duhet të fiksohet aty ku përkon e drejta jonë historike, politike, etnografike dhe kombëtare, e sendërtuar pa iluzione, vetëm në saje të forcës së integruar mbarëshqiptare. Më pak duhet të flasim dhe shumë të punojmë, por duhet të ruhemi nga „hapja e kufijve“ pa mbrojtjen esenciale dhe serioze nëpër të gjitha parcelat autoktone ku jeton populli shqiptar. Lëshimi i tij pa kriter në tregtinë me sllavo-ortodoksët, do të thotë lëshim në duart e zhytura thellë në politikën antishqiptare, gjë që këtij populli do t’i kushtonte qindra vite me radhë humbje në të gjitha anët.

Kam pasur rastin të mësoj se disa rrethe të caktuara politike, në emër të parametrave të tyre të brendshëm, e shtrembërojnë ndonjëherë termin "hapje e kufijve" me termin "heqje të kufijve" për t‘a barazuar me politikën integruese kontinentale. Me këtë gjë është manevruar në politikën ditore „gjithëshqiptare“, sa për të mbuluar kohë të gjatë „heqjen e kufijve“ me vendosjen e kufijve edhe më të rreptë, mes për mes të tokave tona. Greqia ka ngelur pa prekur, vetëm me ndonjë demonstratë të të gjithë shqiptarëve, të ardhur kryesisht nga Turqia, ndërsa Maqedonia (FYROM) hyri në histori me flamurin ilir, por në anën e bullgarëve, që nuk duan të përfillin as atë luftë ndërpopullore që është bërë.

Kosova ka mbajtur të fortë kufirin me tokat shqiptare, por me serbët nuk mund të mbajë as sot e kësaj ditë „kufirin“ në Mitrovicë, sado që e ka „Kosovën Lindore“ të lënë në anën tjetër të saj, pa e zgjidhur çështjen e Kosovës në tërësi. Për Kosovën Lindore ishte krijuar UçPMB-ja, por ajo nuk kishte ndihmë nga Shqipëria.

Me këtë dëshiroj të vendos një vijë të trashë distancimi. Ajo e fshehte një lojë të dëmshme me çështjen shqiptare dhe kjo ka të bëjë me tendencat e njohura të imperializmit botëror për integrimin e Evropës. Përkraha që Evropa ia jep qoftë unifikimit demokristian të kontinentit (duke favorizuar influencën katolike dhe ortodokse të Lindjes); qoftë unifikimit pseudosocialist (të paktën, të zonave lindore të Evropës), duke ndikuar që shtetet ish-socialiste të krijojnë linjat e bashkëpunimit e të bashkëjetesës, është si alternativë e integrimit të mëvonshëm në shkallë kontinentale.

Ky bashkëpunim e la pa zgjidhur çështjen kombëtare gjithëshqiptare. Kombi shqiptar nuk ka vullnet, nuk ka interes, nuk ka arsye historike as jetike të hapë kufijtë pa kriter me armiqtë shekullorë fqinjë. Bashkimi i tij do të zhvillohet jo si rezultat i faktorëve partiak apo ideologjik, as në kuadrin e platformave imperialiste, pa marrë parasysh ngjyrën, por si rezultat i patjetërsueshëm i faktorit të vet.

 


[1] Shih: „Dokumente dhe fakte“, f. 34, revista „Qëndresa“ nr. 8/9 (janar-shkurt) 1994 dhe arkivi personal.

[2] Fjala përshëndetëse e Brahim Avdylit në demostratën e LPK-së së 01.11.1994, Arkivi Personal.

[3] Shih letrën e Brahim Avdylit, drejtues i Komisionit Organizativ të Kuvendit Kombëtar Gjithëshqiptar i Bashkimit, në drejtim të „Schweizerische Bundesräte/Bundeshaus West, 3000 Bern“, arkivi personal i autorit.

[4] Brahim Avdyli: „Si mund të lëvizë përpara çështja jonë kombëtare“, Qëndresa, 30 Gusht 1995, nr. 3/4 1995.