
Brahim (Ibish) AVDYLI:
HUMBJA E SHPRESËS SË URTË
(Elegji e humbjes së madhe)
Kur ti më mungon, pjella ime e durimit të veçantisë
nëpër duart e fuqishme të një dufi të beftë të rrotullimit
pa i ditur goditjet e fshehta të martesës sate dredharake,
mu zhduke befasisht më i madhi djalë i dhembjes së rritës
e më mbetën fëmijët e përgëdhelur me ajrin e vargjeve të tretura
çdo gjë nis me vizëllimet e kahershme në hapësirat e humbura
të vetëvrasjes së kohës nëpër sukat e trembura të shpateve
që fshihen thellë diku, nëpër humbetirat e mallit!...

Kur ti më mungon, thellë nëpër grellat e maleve të tretjes
qaj me lot nga qielli i ngushtë përplasjeve të mia të pa shpjegim
duan që të më shuhen lotët e vargjeve lisave të mendimeve
se nuk e gjëj asnjë përgjegje të shprehur fjalëve të zhdukura
e më zhdukesh pa shenjë nëpër dëshprimin tënd të pamatur
sikur të kemi të gjithë faj e faji është shkatërrim i papritur për ne
me fjalët e tua, sepse nuk dihen nga qenia e tyre e trishtë!...
Si të humba, shpresa e vetme e gjallnisë së rritës sonë kokëlartë
në këtë dhé të papajtuar asnjëherë me fillet e luftës së mendimeve
për të pritur së bashku ditën e madhe të fajësisë së armiqve tanë
e heqjen dorë nga gjenocidet e mbledhura ndër dhunat e fjalëve
ishte kurora e betejave të pazakonshme, e cila do kthehej në dritë
e prisja nga ti buzëqeshjen e ngazëlluar për ditët tona të shpresave
e gjeneratat e rritës t`i dërgosh nëpër rrezet e vonuara të rrezatimit,
thashë se unë dhe ti jemi dy pika të matjes së ditëve të harruara
ndër këngët e lotëve të rreshura vite me radhë qiellit të dhembjes!...

Kur të pashë me dhembje të ecësh ndaj gjerneratave tjera pa sens
thashë se gjenerata e tretë do të jetë negacioni i negacionit të rritës
dhe i shpërdaja çastet e urta të bekimeve të pjellës suaj të shpresës
deri në kodrat e pikëllimeve të dhembjes të ngrira në bjeshkët e fatit
i verbët i shëtisja sytë e ajur në një kujtim të mbijetuar të fëmijërisë
pas zërave foshnjarake e lozanjare të pafatit të bjerrur nga dështimi
e nuk e dëgjoja thirrjen atërore të zgjimit nga sirenat e kota të fjalëve
derisa të bënë Sizif të dhembjes së shkëmbit të humbjes së madhe...
Çka të bënim për ty, që copëtoheshe skutave të ngarendjes së thellë
askush nuk po i kuptonte thirrjet tona
të shkatërruara arterjeve të zemrës
e do të na linin kohë të gjatë të plasnim humbetirave të humbjeve
aty nuk do ta merrnin aspak plasjen e dyanëshme të shpirtave tanë
fëmijët janë simbolikë e pakapshme për multinacionalitetin e brishtë
nëpër fjalët e gërditura të demokracisë së pështjelluar në pikëpyetje
e me këte i mësuam sa shpirtra i ka fjala e përdalur e natës sterrë
pa gjumë e pa qetësi, në fluturudhën e orbitave të dhembjes sonë...

Asnjëherë nuk dëgjon ti e nuk i kemi thirrjet tua të mendimit
ngjyrën e idhtë të tyre ta kemi në shportat e pritjes tepër të gjatë
e tani e kuptojmë se pjella jote e ruajtur prore nga përdaljet e kohës
po i afrohet jashtëqitjeve të sirenave gjykatare të kohës së brishtë
e të gjithëve na goditje me shqelmat e bezdisjes së ngurtë të harrimit
por janë pjella e jote e dhembjes me mungesat e tyre të viteve,
na presim që të dëgjojmë prore ulurimën e fjalës sate të artë-
mos qofsh humbje e madhe e shpresave tona të urta!...