Brahim Ibish AVDYLI:

 

 

 

SHËNIMI PARAPRAK

 

Kjo poemë, e dërguar më parë te disa revista apo gazeta elektronike, të cilat nuk e di nëse e kanë botuar apo jo, siç ka qenë atëherë (sepse po ta dija se është botuar, do ta thoja këtu, por nuk kam pasur mundësi që ta di!), po e them se tani është më e përpunuar dhe tërësisht e rishkruar. Ajo është e shtuar në disa pjesë, në bazë të atdheut tonë shpirtëror dhe atij “që e bëjnë” kundërshtarët tanë, në bashkëpunim të faktorëve ndërkombëtar apo armiqëve më të përbetuar kundër nesh, me të cilët bashkëpunojnë disa veta të politikës shqiptare, pra në Republikën e Kosovës; në Republikën e Maqedonisë Veriore; në Republikën e Shqipërisë; në Republikën e Serbisë, që është një armik i përbetuar i shqiptarëve nga baza fetare ortodokse; në Mal të Zi, pjesërisht, dhe të mos flasim për “Republikës së Çamërisë”, të cilën nuk e lejon që të ndihet zëri i saj, Republika hegjemoniste e Greqisë...

 

U desh të pres sa t`u shihen kthetrat kundër çështjes së përgjithshme kombëtare, ata që kanë qenë të mbuluar me velon “kombëtare” e ndërkombëtare, sa të mos iu duken fare shenjat!

 

Në këtë rast, nuk jam me shprehje i prirur nga kritika e vërtetë letrare, e sidomos ndaj krijimeve të mia, por, kjo poemë është e marrur nga tri kënde. Dy kënde shihen në këtë poemë. Shikoni titullin dhe përmbajtjen, të futur në thonjëza. Janë vargje indirekte dhe mjaft e thuktë, por direkte apo më e thjeshtë, si shkrim...

 

Këtë vit, do të futet për botim edhe në një libër poemash.

 

Do të jetë botimi i parë, i kësaj poeme...

 

 

 

 

ÇFARË VARGJESH DO TË SHKRUANTE

SHPËTIMTARI YNË, PO TË ISHTE POET

 

 

1.

 

“Vargjet e mia

janë tretur zhgënjimesh

për kozmetikë fjalësh

nuk patën kohë,

 

ju mund ti quani lirisht antipoezi

blasfermi, heretizëm

apo kundërshtim,

 

janë vargje të dhembjes së madhe

hapen e mbyllen

krihët e hapësirës,

 

e të vërtetën

troç e kam thënë-

zbukurimet janë të huaja për to,

 

shkrihen në vetvete

plot me pikëllim!...

 

2.

 

Ndoshta

i mblidhni buzët

sikur nuk u pëlqejnë

ndeheni të ndrydhur e të zhgënjyer

me vargjet e mia,

 

ato e hanë vetveten dhe rrëfyesin

si mulliri kur sillet pa blojë, në të thatë-

 

mjaft na u ndrydhë fati

nëpër duart e padukshme,

 

diku djajtë janë fshehur

përtej Akerontit!...

 

3.

 

Mos e ktheni kokën anash

të pëshpërisni-

sytë i mbyllni para të vërtetës

 

athua, qenka gatuar njeriu

anët i ka pështjelluar për së mbrapshti

e nuk e dinë çka thonë

librat e shenjtë,

 

prej fillimit të Biblës

Kaini e vranë të vëllanë, Habilin

shkakun e paskan futur të ligat e bukura

të krijuara nga dhembja

duke shkulur brinjtë,

 

për shembull, thonë,

Eva është krijuar nga Adami

e mendjen e ka briskë të hollë,

 

mund ta bindë njeriun

ta hajë mollen e sherrit

në pemën e jetës

 

e jeta t`i ngjajë jetës sonë!...

 

4.

 

Mua, zemra më pëlcet

kur u shoh të shtrirë,

 

kur u shoh

të varfër, të mjerë e të përçarë

të futur mes dhembjesh

të lidhur

në agoni,

 

a e dini

se prore na shtërngon kjo përplasje

i riu të vjetrin; i varfëri të pasurin

nga e qenia e shporrë,

 

e padrejta

sikur sundoka tërë botën,

 

e kështu

jeta përsëritet

prej gjenezës së njeriut

 

e pikës zero të krijimit!...

 

 

 

5.

 

Çudi,

i shoh genet tuaja

kudo e kanë paudhësinë,

 

vëllau vëllanë nuk e do

motra motrën nuk e sheh me sy,

 

njeriu i fsheh

ndjenjat përtej hijes

fjala i shtoka djallëzitë

në vend të së drejtës jetike,

 

liria na qenka fjalë e palirisë

pavarësia është vetë robëria

me petka të rrejshme të lirisë,

 

në vend të dritës është verbëria

në vend të natës është djalli vetë

që sakaton çdo gjë që mundet

në poret më të imta

 

e qetësi nuk ka,

 

globi tkurret

e ngrehet në pafundësi

orën në zemër për ta ndalur,

 

e vdes për asgjë

kur s`e pret!...

 

6.

 

Sa keq,

e shoh popullin tim

në pasqyren e viteve

që shkelet pa mëshirë,

 

fundi e fillimi

nuk lidhen në mes vetes,

 

nuk është pamja që i nevojitet,

 

ata që e kanë pamjen e njeriut

mendjen e përdalë

e shpirtin sterrë

 

nën vargonjtë e dhunës

e lidhin pa mëshirë,

 

djemtë ua vrasin

vajzat ua dhunojnë

kur mendojnë se vdesin për lirinë

për dashurinë

edhe polivalente,

 

ua vënë në gjumë

ndërgjegjen

sa herë që përpiqen

të trembur të hapin sytë!...

 

7.

 

Vdekja paqësore

u vret me shtat thika,

 

u quan barbarë

njerëz të egër

të dalur nga konturat e botës

 

e ju qesheni me vetveten

edhe pse të parët e rruzullit

pararendësit tuaj

kanë qenë,

 

e për hirë të krijuesit

e mbani plisin e bardhë,

 

yjet i duani

si ëndërrat tuaja

të cilat

ua nxjerrë kryedemoni

përtej qetësisë,

 

dikur

u ngatërrohen

edhe dimensionet

 

e nuk e dini

ku është sirri juaj

apo Siri-usi...

 

8.

 

Nëse do të flisni për Zotin

nuk do të kishit

gënjeshtra fjalësh-

 

e vërteta rrjedhë nëpër teh gjuhe,

 

djallëzia u ka përpirë

ua ka shpërlarë

në tym të hollë shpërndarjesh

dijen tuaj

e vetëdijen,

 

dhe u ka futur nëpër kthesa

të çmontoni vetveten!...

 

 

 

9.

 

Gjithçka që e bëni

është kundër jush,

 

historinë e mbani në mendje

ashtu si duan kundërshtarët,

 

veten mund ta quani

lugat me bishta

por arbër nuk mundeni,

 

i shpikni mendimet e qenies suaj

për shembull

u duket se jeni ngritur vonë

nëpër histori

 

e gjenezën tuaj ua leni armiqëve,

 

secili u duket se është

më afër Krijuesit

të gjitha të vërtetat

ua jepni

me vetëdëshirë,

 

prandaj,

nuk mund ta pranoj shkatërrimin tuaj

dhe mushkëritë e mia

në klithje

i gris pa pushim!...

 

10.

 

Tradhëtinë

nuk e kishit në gjak

as pabesinë-besën e kishit besë

para mikut e dhatë gjithmonë,

 

tashmë është shpërfillur koha

kundër natyrës çdo gjë rrjedhë

sepse natyra

nuk është praktikë e lulëzimit,

 

artificialisht na krijohet

çdo gjë me epruveta,

 

piktura e ardhmërisë

pasqyron me ngjyra të pakuptueshme

potezat e pakujdesisë

e quhet art,

 

ditët na rrjedhin

nëpër mote të liga

 

derisa e kuptojmë

cili luan midis nesh,

 

me dhembje po ua them

kurr nuk e keni kuptuar

cili duhet të jetë Atdheu,

 

edhe kur vdisni

në çdo çast për fjalën

sikur vdisni

për lirinë!

 

11.

 

Po përlotem

e po mendohem-

 

edhe sikur t`ua zbrisja

Diellin në shuplakë

nuk do ta besonit se ju flas me të drejtë,

 

nëse duani të më quani të lajthitur

apo shumëçka tjetër

që nxirret për gojë,

 

e asgjë nuk ka peshë

para fjalës suaj,

 

mund të më quani

magjistar, avanturier

shkatërrues

e antikombëtar

 

apo heretizëm e blasfermi!...

 

12.

 

Mjaft keni

fjalë të liga në gojë

 

shikone vetveten

në pasqyrë,

 

me të palarat tuaja

gënjeshtra

e tradhëti

 

a mund të quhej toka

ku bukës i thonë bukë

e ujit- ujë

atdheu shpirtëror,

 

jashta reales

keni mbetur

edhe në qoftë se me ari

i muloni kokrrat,

 

ndonëse i kemi

shpirtërat prej ari!...

 

13.

 

Tani

kënga e antifestimit

do të këndohej

lirshëm

edhe pa ju,

 

mund të më quani

si të doni,

 

shekujt e ardhshëm

do të përplasen

mbi varret tuaja!...”