Brahim AVDYLI:

 

 

 

DIOPTRIA SHQIPE NË PESË DRAMA

(Pjesa e ndarë I)

 

(Shkrimi i gjashtë që e lexova nga Agron Iliriani)

 

 

 

1.-Parafjala

 

Njerëzit si unë, i quajnë KRIJUES. E krijoj diçka të veçantë, në këtë burg të mesdheshëm, nga diçka e cila nuk duket, duke e zëvendësuar me një gjë tjetër, të cilat shihen, ndëgjohen e kuptohen. Është aftësi e veçantë dhe e ndjeshme, njerëzore dhe moderne, të cilat i quajnë ART, apo ART I SHTATË, që është në të vërtetë shkrimi, piktura, grafika, apo teatri, filmi e muzika, etj.

Po ua them edhe njëherë se jam krijues, e këta që më rrahin e janë të kyqur në një sistem kundër meje; kundër artit tim; ata janë kundërshtarët e mi, të shumtë e të mëdhenj, prej forcës së tyre, e jo nga mendja e lindur.

Krijuesit vrapojnë përpara epokave apo me epokat. Mendojnë për të gjitha kohët: për të kaluarën, në të cilën nuk i punon mendja si duhet njeriut apo nuk i shkon mendja njeriut; për të djeshmen, të cilën shumë vetë nga njerëzit e kanë harruar me të sotmen e preokupuar dhunshëm, apo të udhëhequr verbër nga e sotmja, etj.; për të sotmen, që duhet ta kalojnë siç është më së miri, pa e dëmtuar të ardhmen, por disa janë të trulluar nga e sotmja e manipuluar, e nuk e dinë çka bëjnë. Absolutisht nuk mendojnë çfarë detyre kanë marrë prej Zotit, para se të linden, e sillen si të drogiruar apo të verbër.

 

Të ardhmen, të gjithë njerëzit e ëndërrojnë, por nuk e dinë si do të jetë ajo.

 

 

Secili njeri apo si pjesë e një sistemi përpiqet ta inkorporojë siç do ai, apo siç pajtohen njerëzit në një sistem. Disa nga ata, duke i ditur gabimet e bëra në të kaluarën, më të mëdha e të pafalshme, edhe të së djeshmes e të sotmes, bëjnë çmos që mos të përsëritet ajo epokë apo një kohë e dëmshme.

Njerëzit nuk kanë kohë të preokupohen me të kaluarën, madje aspak me të kaluarën e mesme dhe të largët, sepse janë të preokupuar me të sotmen, madje verbërisht me të sotmen, e cila kalon përtej kufirit që e ndanë të ardhmen dhe reflektohet në të ardhmen e afërt, të mesme dhe të largëta. Njerëzit priren nga vizionet e tyre dhe ashtu përpiqen që ta bëjnë të ardhmen.

Pa e njohur mirë të kaluarën, të djeshmen e të sotmen, madje sa më mirë që të jetë e mundshme, të mbushur plot energji, mendoj se nuk mund të bësh asgjë. Kjo energji e cila shpeshherë shkon kot e shpenzohet gabimisht, nuk kanë mundësi më të mira “t`ia qëllojnë të ardhmes”. Përpiqen që ta ndërtojnë sa më mirë për vete, për të afërmit, farefisit e sistemit. Ata që janë të vetëdijshëm e mendojnë me vizione për të ardhmen, për brezat e ardhshëm, mbeten jashtë sistemit të realizimit apo nuk kanë gjasa të realizimit të së ardhmes.

Këtu e kanë vendin për fjalët e tyre krijuesit e vërtetë së të ardhmes, që janë brezat e të së nesërmes, të shkruara apo të pashkruara. Ata, në të gjitha anët janë të ndjekur nga miq e armiq, madje të mëdhenj e të vegjël.

Sytë e imagjinatës i dëgjojmë aty apo atje ku dy sytë e ballit nuk punojnë.

Mendja e tyre fluturon në të gjitha kohërat, edhe në të gjitha galaktikat e në Universum, të cilin e identifikojnë me Zotin e Madh, krijuesin e vërtetë të të gjitha gjërave të natyrës. Nisemi prej tokës ku jetojmë e deri te yjet më të largët, të cilët na i kapë syri, me shenjat e rrugët e yjeve, të cilët na i zmadhon teleskopi, apo planetet tjera, rrugën e qumështit, grupet e yjeve më të afërta e të largëta, etj. Bota e gjithësisë është prej dritave të mëdha e të vogla, të cilat përpihen prej gropave më të thella të hijeve, nga njëra në tjetrën...

 

2.-GJITHMONË NA PARAPRIJNË YJET, NË TOKË E NË UJ

 

Të vjetrit e thonë një anekdotë të urtë, brez pas brezi: “Secili njeri që futet në dhomë e ka yllin e vet, në ballë. Duhet që ta dijsh se cilin yli e ka në ballë dhe ku e ka vendin që të ulet. Kur nuk do t`ia dijë askush vendin e vet, e hjekin nga balli dhe e fusin nën gju. Kush është i aftë, do t`ia gjëjë një vend të përshtashëm.”

 

Kjo gjë është mëse e vërtetë: vendin tonë në mes të burrave na bëjnë yjet.

 

 

Nëse i mbyllim të dy sytë e kësaj bote, pa e marrë parasyshë a është dritë apo errësirë, lëshohemi e bindemi me besim të botës tjetër, jashta qenies sonë biologjike. Mbrenda shpirtit tonë me të cilën kemi ardhur në këtë jetë, e këto janë mendja, zemra e shpirti, neve na hapet një dritë, e cila shkon duke u rritur deri në qartësi, duke i marrë përmasat e asaj të cilën dëshirojmë që ta shohim. Disa thonë, është fuqia e mbrendshme dhe syri i tretë.

Ndoshta të gjithë nuk e provojnë syrin e tretë dhe pak kujt i flenë në mendje kjo çështje. Le të mos e provojnë! E thashë vetë kështu. Qeniet njerëzore për mua janë energji, materie të energjive, të bëra kryesisht nga të katër materiet, të cilat i shohim: tokës, ujit, ajrit e zjarrit. E pesta mbetet një enigmë: shpirti. Nuk futet as nga njeriu apo qenia njerëzore më e ditur, p.sh. në asnjë spital të mirë të njerëzve dhe në asnjë tempull të Zotit. Të gjithë janë njerëz dhe shpirti i takon Universit, Zotit më të madh për ne, jo medicinës e as fesë.

Pra, të pestën nuk e pranon askund shkenca. Disa rrethe thonë diçka tjetër. Ajo nuk është materiale. E materiale është edhe energjia, e cila ndërlidhet në mija forma. Vetëdija e jonë nuk e kapë. Ato që nuk na i kapë mendja, si të qena dhe identifikuese, identifikohet me dhuntitë e Zotit të Madh, sepse ai na e fali frymën kur filluam që ta ndjejmë veten të gjallë, p.sh. në bark të nënës për të lindur. Dashuria është dashuria polivalente e universit tonë.

 

Nëjse. Nuk jam filozof i vërtetë, por populli më ka thënë se jam i mençur, se di, se unë DI, që do të thotë se më ka vlerësuar me veti të Ditës dhe të Dijes, me dy germa, që shkëlqejnë midis njerëzve, me një veti të madhe të njeriut. Jam njeri dhe jam një prej tyre. Kam lindur sikur të gjithë, prej prindërve të mi, me vullnetin e madh të Universit, i cili identifikohet me Zotin e Madh.

 

 

Kur shkel këmba e jonë në tokë, kthehen sytë nga qielli i gjërë dhe i paanë. Ai që është më i pari që e shohim është DI-ELLI. E ndava këtë fjalë për të parë se çka do t`iu them. Përdoret vetëdija, çka fillon të DI njeriu, që është shkëlqimi i Diellit, ylli më i afër i tokës, burimi i nxehtësisë, ai djeg dhe ndriçon. Është pjesë e dritës që agon, kur ka dritë. Ne e DI-më se dita ndryshon nga nata, por ato janë të lidhura me njëra tjetrën. Aty ku është ditë, në anën tjetër të tokës është natë dhe hëna e merr hua dritën nga dielli në anën tjetër, për t`i kryer funksionet e veta në tjetrën anë. Si top është globusi i tokës sonë.

Dielli është perëndia, ai që lind e perëndon i kuq si gjaku, është HYJNIU, të cilën e identifikojme me Zotin e Madh.

Këtu është një pjesë e të vërtetës. Po e marrim vesh në njëren anë dhe po e analizojmë fjalën arabe për Zotin e Madh, e cila shkruhet arabisht “Al`lah”. Për të shpjeguar këtë fjalë, e cila ndahet me apostrof, kuptojmë se kjo fjalë është e krijuar prej dy fjalëve: All+Ilah, Al`lah=Zoti, Perëndia, dhe e ka këtë përmbajtje: all=ngjyrë e kuqe si e gjakut; Ilah=Hyjnia apo Perëndia, pra Zoti i njerëzimit, si Dielli, kur lindë e perëndon.

Shkurt e shqip, a doni edhe ndonjë tjetër shpjegim?!

Gjuha arabe është krijuar prej gjuhës pellazge dhe nuk është aspak më e shenjtë se gjuha shqipe, të cilëve u kanë thënë Yllir dhe e kanë hyjnizuar Yllin-Diell. Ai është perëndia i parë i gjinisë njerëzore dhe prejardhjen e ka pikërisht nga albanët, pjell tokë pune, që i thonë p(j)ell-ar, që e shqiptojnë pellazg, dhe nuk ua pret medja se ajo është në gjuhën shqipe, te Yllirët.

Universi është perëndia sunduse për njeriun e Dielli është perëndia i parë që e shihte njerëzimi. Në çdo vend të botës dhe të Evropës Dielli-Yll, Hyjniu-ZOT, Dielli-Hyjni, kur lind e perëndon, kuq si gjaku, i ka simbolet e veta.

 

Edhe kur nuk shohim mirë në tokë, rolin prijetar, prap i mbesin qiellit plot me yje, që xixëllojnë, disa më pakë e disa më shumë, sepse qielli nuk ka fund, i mbushur me galaktika, errësirë, gropa fyti të errët që përbirohen në mes vetes e prap dalin yje, rrugë yjesh, hapësira të zeza, pika më të imta të dritës andej e këndej, të cilat përfundojnë kush e di ku, deri në pafudësinë e tyre. Syri i ynë nuk ka mundësi të shohë këto rrugë me miliona vjet drite, e largë prej njëra tjetrës. Njerëzit e ditur dinë që t`i shënojnë në letër, duke i rritur me teleskopa. Prandaj ata quhen se dinë nga dija njerëzore, pra janë pjesë e DI-turisë.

 

 

Ti marrim të parët, që janë HYLLIR, sepse janë udhëhequr nga YJET, sepse janë prirë nga YJET nëpër detra, pra janë nga ne: pellazgo-ilirët.

Të mos e harrojmë as Hënën, e cila ndriçon në anën tjetër të botës sonë, me dritën e Diellit. Hëna lind kur dielli perëndon. Ato, së bashku, ndihmohen nga njëra-tjetra. Dielli ndriçon gjatë ditës tek ne, ndërsa gjatë natës e merr hëna dritën nga Dielli në anë tjetër të tokës. Dihet se Dielli gjithmonë ndriçon.

Yjet shihen gjatë natës e dielli, yji më afër tokës, ua merr me shkëlqimin e tij, sa që sytë tanë nuk i shohin deri në mbrëmje apo nëpër natë.

Të mos e harrojmë rolin e Hënës në jeten e bimëve, të gjallesave, të shtazëve, të cilat janë qark i energjisë së kësaj bote, e edhe i gjarpërinjëve të nëntokës...

Nuk po shkruaj më tepër. Jam i lodhur shumë, i cfilitur nga rrahjet. Nuk e do më tepër fuqia e ime. Po shkruaj me gjakun tim. Neve na prijnë yjet përpara, nëse dimë që të ecim gjurmëve të tyre. Çdo gjë e kuptojnë edhe kur nuk shihet. I kemi shënuar për këte me shkallë të rrotullimit, kur mësuam të shkruajmë. Orientoheshim kudo në katër drejtimet e botës: Jug e Veri, Lindje e Perëndim. Në fillim, përmes Yjeve, në tokë dhe në detra, pastaj busollës. Ua dhamë emrat planeteve, qiellit e tokës, mendimeve tona. Jemi më të vjetrit e kësaj bote!...

Për këtë punë të madhe na thanë që në fillim se jeni YLLOR...

 

3. PSE DHE KUR U DIFERECUAN GJUHËT

 

Patjetër duhet të kthehemi edhe njëherë në fillim. Le të “thonë” çka të duan me gjuhën e stupcave, goditjeve e intrigave, të mbrapshtit e botës. Para vdekjes sime do ti them edhe këto gjëra. Pra, duhet të kthehemi në fillim.

Për t`u kthyer në fillim, duhet të themi se popullata e madhe iliro-pellazge, që janë albanët (Yllorët, Yllirianët, apo Ilirët), kanë qenë popullata e parë.

Shkencëtarët le të thonë çka të duan. Nuk i ndalë kush! Le të shkruajnë e botojnë çka të duan. Le të thonë sa të duan se “grekët e filluan botën”. Por, a do t`i rezistojnë kohës, sepse koha i demanton. E vërteta dhe e drejta janë ato që rezistojnë nëpër kohë, sado që do t`u thehet gopi atyre që përpiqen për ato.

Le të thonë çka të duan të tjerët me fuqi, me dhunë, me intriga, me kërbaç, me mbytjen tonë të padurueshme, por ne do ta themi të vërtetën.

Me një fjalë: kanë qenë ALBANËT, ata të cilët e kanë shkruar Alfa+Beta, siç i thonë sot. Po nisemi nga shkrimet e para indo-evropiane apo indo-gjermane, ku nisen prej gjuhës së parë, gjuhës mëmë, e të tjerat lidhen me këtë gjuhë, se gjuhë tjetër indo-evropiane nuk ka pasur, pos gjuhës shqipe.

 

I themi GJUHA SHQIPE, sepse shpendi SHQIPJA ka qenë lajmëtari i ZOTIT dhe kemi qenë të lidhur me këtë shpend, sot e deri në fillim.

 

Bibla e vjetër-dhjata e vjetër-me përmasa 640x510, e ruajtur nga antikiteti...

 

Gjuha e fillimit dhe gjuha e parë e njerëzimit është gjuha shqipe, atëherë e shkruar me shkurtesa, në pllaka me shkrim “kuneiform” (shkruaj me formën e kunjave), pra sumere (Shumë Erë), në Babiloni. Me një shkurtesë është thënë: KI. E. NGIR, që do të thotë:  tokë e ngrirë, e nginjur, e ngopur, e begatë, pra e pasur, siç ishte Babilonia. Provat e saja ndodhen 3-4 miliardë kopje të “Biblës”, në shumë gjuhë të botës.

Bibla” është përkthyer mbi 2000 e sa gjuhë të botës dhe e mbanë provën sumere të “zanafillës/genesis”, “Eposi i krijimit”, paragrafi 6:4, prova e parë, në gjuhën SHQIPE. Pa marrë parasysh se çka shkruhet në “Bibël”, na e dëshmon se gjuha e parë e shkruar në botë ka qenë gjuha shqipe. Është “kthimi në fillim”, pra “Malakthim”, e përsëritur në “Bibël”, pjesa e parë e 39 librave të “Dhiatës së Vjetër”. A duhet argument më i madh? Jo, pra...

Derisa po përpiqej njerëzimi të ndërtonin kullën e Babelit, për të arritur Zotin, për ta parë edhe njëherë, e flitshin një gjuhë, gjuhën e parë të botës, gjuhën mëmë-shqipen. Zoti e parandaloi këtë punë dhe lindën gjuhët e botës, që të mos kuptoheshin me njëri-tjetrin, apo nga njëra-tjetra.

Popullata pellazgo-ilire ka qenë KRIJUES, jo kopjues, tip i veçantë njeriu, me moral e me BESË. Vetëm në gjuhën shqipe ka kuptim kjo fjalë. Në asnjë gjuhë të botës nuk mund të përkthehet. Ne duhet të kuptojmë zotin BESA, për të cilën është gjetur statuja e parë në Egjipt dhe ruhet në Kodrën Albani, pranë Romës, në Gadishullin Italik, e Kodra Albani është poashtu shqiptare.

Albanët kanë shkuar për të jetuar në Lindje e Perëndim dhe kanë ardhur prej andej. Sot në Çipro ruhet varreza në formë të vezës. Është popull paqësor e tolerant, mjaft punëtorë, prodhues dhe mikpritës. Kudo kanë qenë të ndarë në 26 fise: 13 janë Gegë e 13 Toskë, e bëjnë 26 fise. Albanët e Kaukazit ishin të ndarë në 26 fise (popullata), të cilat e flitshin dialektin e tyre.

Shkencëtarët nuk bashkohen absolutisht me ne. Por, le të mos bashkohen. E vërteta është një gjuhë e pasaçme plot me fakte.

Njëherë për njëherë, këtu mbaron puna. Krijuesi i botës ka qenë krijuesi i parë. Dhe një krijues jam edhe unë. A e dini çka do të thotë kjo fjalë e veçantë? Sigurisht. Ajo, në vetvete është e thjeshtë, por ka fshehtësi. Fshehtësia e parë është krijimi i botës sonë. Njeriu i tokës është qenie e vogël në krahasim me qiellin dhe nuk mund të fluturojë, sado që ka dëshirë që të fluturojë. Njëra prej tjetrës ka fshehtësi dhe fshehtësia është shumë e vjetër. Por disa fshehtësi do t`ua jap edhe unë kësaj radhe.

 

Në të vërtetë, në librin e shenjtë të Biblës nga Dhjata e Vjetër thuhet se tërë toka ka pasur një gjuhë, me fjalë të njëjta. Ashtu na e pohon edhe Kurani,  libri i shenjtë i islamizmit, se kjo gjuhë ka qenë gjuhë mbarënjerëzore. Kjo ishte e gjuha hyjnore e profetëve, të cilën mjaft shkencëtarë e kanë titulluar "gjuha nënë", dhe kjo ishte gjuha e pellazgëve, ilirishtja, shqipja e moçme.

 

 

Gjuha shqipe ka patur dhe ka një logjikë tjetër nga të gjitha gjuhët indo-evropiane. Logjika e saj është e thjeshtë. Shqiptari flet sikurse flitshin të parët e tij, nga gjërat që sheh, prej tokës e deri te qielli, prej gjërave të thjeshta e fjalë njërrokëshe, deri te fjalia apo periudha e fjalive. Atyre u thonin të tjerët se janë “barbarë”, meqë përpiqeshin që të shkojnë në klasat sklavopronare e me ato gjuhë artificiale; të cilët përpiqeshin t`i bejnë më të paditur, më të pacivilizuar, sepse ata jetonin në tokë, shtriheshin e uleshin për dhé, flisnin drejtpërdrejtë.

Më të pasurit u bënë sklavopronar; i shitshin njerëzit e tjerë si sklav; kishin kohë të mendoheshin para se të flitshin. Kur flitshin, më së pari i lëshonin “vagonat” një nga një të shkojnë përpara; i dinin sa do të jenë, e në fund të tyre ishte vendosur edhe “lokomotiva”. Kjo ishte logjikë e re e të folurit.

Civilizimi është i tokës, jo i qiellit. Njerëzit janë të tokës. Të tjerët le të flasin çka të donë. Nuk është e vërtetë se kemi ardhur nga Babilonia. Kemi shkuar në Babiloni dhe Indi, e anasjelltas, prej Gadishullit Ilirik. Ndahet rraca evropiane e raca aziatike. Në të vërtetë, raca evropiane është raca ariane. Kuptoni ari-ane, ana e atyrë që janë si ari, ngjyrë ari. Thjeshtë: trup e shqip!...

Kultura njerëzore ka shkuar, ka rrjedhur, është ngritur më lartë, këndellur nga egërsira, e cila është te mbarë njerëzimi, ku më pak e ku më shumë, këtu-brenda nesh, pra shtazarakja. Ata që lidhen me tokën, ka toka me tepër ndikim te ata. Ata që lidhen me qiellin, janë më të lehtë e më të mirë. Mbrenda tokës, në thellësi, rri Kryedemoni, kundërshtari i Zotit të Madh, Krijuesit të botës, ndërsa qielli është me dritë, Diell dhe selia e gjërë e Zotrave.

Shkaqet e lindjes së shkrimit janë shkaqet e ngritjes së njeriut. Kjo ka të bëjë me shkaqet e vetëdijësimit të njeriut, me ngritjen e tij drejtë dijes, që ne i themi se “DI”, dhe ai që DI është i thjeshtë, nuk ka të holla. Këtu jepen edhe shkaqet e lindjes së shkrimit, sepse sklavopronari ishte më i pasur e ndikoi te shkrimi, pra kishte më tepër të holla e jo karakter, burrëri e besë. Ai që e shet njeriun, zbehet nga karakteri, nuk ka aspak karakter e besë. E tradhëton për të holla njeriun dhe është tradhëtar. Ai që tradhëton kombin është tradhëtar i trefishtë.

Më tepër nuk do të shkruaj për lindjen e shkrimit. Njeriu që DI e ka lindur shkrimin. Nuk kishte rrugë kah të shkojë, pos të ndalet te ai që kishte të holla me shumë se ai e që ishte me reputacion. Babai im, ndjesë pastë, thoshte me ironi për të hollat, se mos ta dinte se në cilën fabrikë të letrës ishin prerë, do thoshte se vet Zoti qenë. E dinte se është letër, por pa te nuk bëhej punë. Asgjë nuk lejohej të qarkullojë pa të holla. Ishte bërë paraja një institucion i tërë dhe të gjithë sa ishin në superstrukturë fitonin prej saj. Nuk kishte “marr e sjellë” prej kur se ishte bërë paraja. Edhe shteti ishte në krye të këtij institucioni.

Dija shkon e zhvillohet shkallë shkallë, mbrasht e marë, drejtë e shtrembët, deri në përdorimin e dhunës, pa shkak, si këtu, në mestokë. Ata që nuk janë në dakord me qëllimet e shtetit të caktuar, asgjësohen apo tjetërsohen në një tjetër popullsi, e shtetësia tjetër vie në shprehje kur detyrohet që të mërgojë apo kur mundet të emigrojë, p.sh. në një shtet tjetër.

Jeta lëviz më shpejtë në hapësirë se sa mbi tokë. Në hapësire, në qiell, Zotat nuk deshën që njerëzimi të dije aq shumë, sepse atëherë do të kapej me ta.

Në radhë të parë, për ta penguar këtë grindje me Zotat, Zoti i Madh na ndjeki kudo me fshehtësi; e diferencoi dijen tonë dhe e shpërndau ate nëpër gjuhët e botës, që po largoheshin nga njëra tjera me përpunim të fjalëve me parashtesa, shtesa e prapashtesa, duke marrë prej gjuhës mëmë ato që u përshtateshin me tëpër. Njerëzit që po largoheshin nga gjuha mëmë, gjuha shqipe, bëhëshim që të mos e kuptonin njëri tjetrin. U nevojiteshin edhe përkthyes në mes tyre. Pra, diferencimi ka ardhur përmes gjuhëve. Ne e kemi ruajtur besnikërisht gjuhën e parë, gjuhën mëmë, gjuhën shqipe.

Gjuha shqipe është një thesar i rrallë e plot me shkëlqim, sado të mallkuarit sikur thonë “kjo gjuhë është kopje e gjuhëve tjera”; “ka marrë nga gjuhët e tjera 90%, si psh. nga greqishtja, latinishtja, sllavishtja, turqishtja”, dhe tani na del edhe “serbishtja”, për çka nuk ështe e vërtetë, sepse janë gjuhë shumë të vona. Gjuha shqipe është gjuhë e trashëgimisë së kulturës botërore dhe i obligon të gjithë brezat nga gjeneza e deri sot të trashëgojnë brez pas brezi këtë gjuhë e ta ruajnë si të paprekur. Ta zhvillojnë më tutje, sado që armiqtë të shumtë shpifin pa fund, edhe në qoftë se janë shqipfolës, kopila të tyre, mbrenda kombit tonë.

E mbajmë kudo të pandalur e në asnjë kohë PLISIN e BARDHË, QELESHEN, nga leshi i dhenëve, gjysmën e vezës, djalë mbas djali, si shenjë të KRIJUESIT.

Për këto arësye jemi detyruar të vetizolohemi, madje kohë të gjatë, në malet e fushat tona, si bij të p(j)ell-arëve, pra pellazgëve e shqiptarëve...