
Brahim (Ibish) AVDYLI:
DERISA MA SHTRYDHIN SHPIRTIN NËPËR VARGJE
Resë sime, Besjana (Agron) Rama-Avdyli
që vdiç tragjikisht në ora dy e gjysmë të natës,
e na i la pa nënë dy fëmijët e saj dhe babën e tyre
nëpër duar të shtetit- me dhembje të thellë-
Autori.
Jam shkrumuar nëpër male nga zjarri i pranverës së djegur
desh më plasi zemra e ndrydhur nëpër dihamat e moteve
nuk mund të ndali lotët e kujtimit nëpër pyjet e mia të vetmisë
e thekshëm u lutem ditëve të mia
që t’i bien më tutje lëkurës së regjur të zemrës
mijëra goditje i kam përjetuar nëpër gufimet e vokta të gjakut
infarktet e zemrës janë të huaja për orën e njohjes së përceptimit
kur të gjitha dramat, tragjeditë e komeditë e jetës janë provuar
sa të ngatërrohet e ardhmja e kohës me botën e Dante Aligerit!...

A janë të huaja kullat e dhembjes së madhe që u ngritë befas
dhe më morën rrotull të gjitha cunamet, i shembën prap godinat
i vetëm dhe i gjallë kam mbetur nëpër botën e dalur prej vargut
të gjithë u ndanë prej meje e nuk i kam nxjerrur jashta mendjes
simbolika zbehet në fjalorin e ditëve të mbetura pa traditën e vet
nuk e di a ka më tepër fjalë të teptisura në ujvarën time të vajit
e kujtimet e thella më ngehin përjetimeve të vokta në të dy botët
bota paralele është mbi botën e këtushme dhe vështirë arrihet
trupi është i përkohshëm e zotrat e mundojnë aq sa të munden
zotrat e mëdhenj i gjykojnë si fakt të përdaljes jashtë vetes
e nëpër Yje
të cilat na e shtrydhin portokallim e jetës tërësisht
e nuk mund të ndalen!...
Ti, besën ua kishe dhënë njëherë fëmijëve të dritës që të rriteshin
kur dolët në banesën e fundit nuk e patët si mburojë shpirtin tim
ndoshta shkelët në dërrasë të zezë kobimeve të ëndërrimit tuaj
e biri im nuk e dinte se po e qëllonte ashtu jetën tënde Besjanë,
askush nuk e dëgjoj një britje tuajën në ora dy e gjysmë të natës
e tri ditë mjaftuan vetëm për t’u shlyer ngjyrat e emrit tuaj vetiak
që të mos e njohë dikush pikën e kalimit nga bota e përkoshme
jashtë diapazonit të ekzistencës suaj e përtej jetës së miradisë
sado që pesë minuta iu deshën lodrimit të demonëve të vdekjes!...

Koha e mbështjellë në një memranë të padukshme të kujtimeve
përditë na rrjedhë nga një ujore lotësh prej qiellit të mendimeve
unë nuk e di se kur ndalet zjarri i përpëlitjeve të elegjive tona
për gojën tuaj që nuk lëvizte fare nëpër shkrepëtimat e përplasjes
sepse ia kishe dhënë besën Zotit të Madh për të gjitha vuajtjet,
në dash trishtimin e lotëve shterre e në dash të pamurit në errësire
për mua ishe si vajza ime Fitorja nëpër shkreptimat e këngës
e kurrë nuk mund të ndali lotët për ty, djalin tim e fëmijët tuaj
e fundit është Melodia, të cilën do t’a mbaj nëpër roginat e fjalëve,
ti, shtrydhma shpirtin e mëndafshtë të kësaj regëtime të vajtimit
se brendia e elegjive tona të degdisjes nuk përmbytet ndër valë!...

E marrë nga RTV Fontana, me 17 mars 2022:
“E vrara nga burri në Zvicër u varros në Kosovë, dy familjet s’janë në
gjak. Është varrosur Besjana Rama, 32 vjeçarja që u vra në Zvicër të
shtunën. Ceremonia u zhvilllua në vendlindjen e saj në Shishman të
Gjakovës... Gjatë varrimit, familja e saj u deklaruan se nuk janë në
hasmëri me familjen e të dyshuarit. Ndërsa vrasja u arsyetua me
probleme psiqike të dhëndërit, për të cilat thonë se nuk kishin njohuri
më parë, e as vajza e tyre nuk i’u kishte treguar për ndonjë problem…”
