KOMBI ËSHTË MBI TË GJITHA;   

ATDHEU ËSHTË MBI TË GJITHA...

 

 

Atdheun e kemi mbi të gjitha, ndërsa feja është një gjë e dytë dhe sekondare. Nuk ka ndonjë rëndësi se cilit besim personal dhe cilës fé i përkasim! Atdheu na bashkon të gjithëve, me dashurinë Zotit të Madh, pavarësisht se cilës fé i përkasim apo edhe nëse jemi pa ndonjë fé e besim.

 

Një Zot i Madh, i plotëfuqishëm, gjithëdijshëm dhe i gjithëmëshirshëm është Ai që e kupton gjuhën tënde, në të cilën i lutesh e i drejtohesh; Ai që të gjithë popujt e botës i ka krijuar; të gjitha feve dhe pa fé, pa besim, apo a-fetarë. Zoti i Madh nuk flet asnjëherë me njerëzit, prandaj Lindja e quan UNIVERSUM!...

 

Zoti i Madh nuk është një Zot që flet vetëm latinisht, arabisht, greqisht, e sllavisht, etj., sepse ai nuk dëshiron t`ua imponojë një kulturë të huaj; një gjuhë të huaj e një etnitet artificial. Latinishtja, arabishtja, greqishtja e sllavishtja, etj., janë gjuhë artificiale dhe quhen „gjuhë teknike“. Ato e kanë si qëllim të vetëm asmilimin e të gjitha kombësive në një kulturë të caktuar dhe globalizimin e të gjitha etnive!

 

Kjo nuk është e drejtë, kjo nuk është reale; kjo nuk është e mundshme; kjo nuk është aspak njerëzore! Kështu veprojnë fetë e ndryshme t`ia grabisin një besimi tjetër terenin e popujt që i mbanë nën vete; kështu e shpikin një filosofi të menduar mirë e me argumentet që janë të mbërrira për të mençurit, duke i shfrytëzuar të dobëtit; të pambrojturit; të lajthiturit; të mashtruarit dhe të politizuarit, me një Zot të pavërtetë e të rremë, për qëllime të tyre të dominimit!...

 

Fetë janë pjellë e mendjes njerëzore dhe ndërtohet e udhëheqet prej tyre, pra "të gjithëdishmëve“, mendjes së hollë të njeriut. Ajo ndërtohet me gjakderdhje të njeriut të manipulizuar, të politizuar, mbi të drejtat themelore të tyre! Ata vdesin përditë, por nuk e dinë vetë se prej kujt vdesin, sado që e thirrin emrin e Zotit të Madh, në arabisht, greqisht, hebraisht, latinisht e sllavisht…

 

Pra, fetë qenkan politikë e veçantë dhe jo Zoti i Madh! Fetë e paskan si qëllim shpërlarjen e mendjes së njeriut, e jo Zoti i Madh! Ai nuk është arabë, grek, hebraik, latin, sllavë!! Do ta pranojë adhurimin tuaj në cilën do gjuhë që të jetë e mundshme, por nuk do ta pranojë gjakun e derdhur si sakrificë për TE!!!...

 

Ka ardhur koha t`u themi edhe ne shqiptarëve STOP me këto lojëra të përgjakshme! Emri ZOT është SHQIP! Mjafton të adhurojmë Zotin e Madh në gjuhën SHQIPE! Islamizmi nuk është KOMB, as krishterizmi e ortodoksizmi!! Fetë janë çështje të besimit personal të njeriut dhe ai duhet të zgjedhë një besim, kur të bëhet i vetëdijshëm! Nuk ka ndonjë besim që imponohet, madje që në fëmijëri!!!...

 

 

KOMBI ËSHTË MBI TË GJITHA!

ATDHEU ËSHTË MBI TË GJITHA!

 

DHE JETA ËSHTË MBI ÇDO GJË!!!...