ARMIQTË MË TË RREZIKSHËM

GJATË RËNIES SË PERANDORISË

BIZANTINE- (VIII) 

 

 

“FEJA E SHQIPARIT ËSHTË SHQIPTARIA”

                                                                      

                                     (VASO PASHË SHKODRANI)

 

“NE NUK JEMI TË veçantë. E DASHUROJMË VËRTETË VENDIN TONË, POR AKOMA MË SHUMË DASHUROJMË TË VËRTETËN DHE DREJTËSINË”

 

                                     (VASO PASHË SHKODRANI)

 

 

Kur i marrim nëpër duart tona veprat e shumta, nuk do mend se së pari na vijnë të ashtuquajturat vepra "shkencore", të cilat pas shumë vuajtjesh do ta kuptojmë se ato e kanë si qëllim të mirëfilltë të na mashtrojnë dhe shumë më larg mundësisht të na dërgojnë. Qindra “shkencëtarë” të botës, të cilët vijnë nga shtetet perëndimore, u jepet mundësia të na "bindin" me atë që ua përsëritin pseudoshkencëtarët e krahut greko-sllavë dhe romakë. Kështu na e vjedhin kohën dhe nuk do të kemi mundësi të gjejmë rrugën drejtë çështjes shqiptare. Pseudoshkenca ka rrjedhur me kohë nga duart "greke", të cilët, në shumë libra të tyre, qoftë në ato të ashtuquajturve "shkencëtar grekë" dhe "shkencëtar" shqipfolës, që banojnë në tokat e mbetura autoktone shqiptare, duket se na mashtrojnë. “E vërteta” për ne është tërë ajo që thonë ata. Ne, nuk e shohim “të vërtetën” me sytë tanë të verbuar dhe nuk mendojmë më drejtë me trurin të shpërlarë.

Pseudoshkencëtarët grekë, rus e sllavë, me të gjitha veprat e tyre që kanë, e shtrojnë këtë punë, qoftë në disa vepra të Britanisë së Madhe, të Francës, të Italisë, të Spanjës e të vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo kudo qoftë. T`u thuash atyre se nuk ka pasur Greqi të grekëve, se këto që thonë për veten e tyre janë gënjeshtra të mirëfillta apo të pavërteta, etj., të thonë se “ilirët nuk kanë pasardhës”, se nuk e shohin në “mugëtirën e viteve”, se “ilirët nuk kanë gjuhë të tyre”, etj. etj,  që janë dukuri e “përgjumjes” së qëllimtë të këtyre “shkencëtarëve” me porosi apo e mugëtirës shkencore të diktuar nga serbo-grekët, nga të cilat disa “e marrin” titullin “akademik”, madje edhe në Kosovë, si p.sh. zvicerani Oliver Jens Schmitt.[1] Për të tillët vjen në shprehje thënia gjeniale e shkencëtarit madhor shqiptar, Dhimitër Pilika, që thotë më se i lodhur nga puna e tij e pashkëputur mbi pellazgët, iliret dhe trashëgimtarët të tyre, bijtë e vetëm- shqiptarët: "I verbër nuk është ai që nuk sheh, por ai që nuk dëshiron të shikojë!"[2] Sepse, si thotë ai,"Grekët, si armiq e varrmihës të pellazgëve, nuk mund të trashëgojnë asnjë lidhje gjenetike me pellazgët... Trashëgimia origjinale, e papërlyer, e gjithëmbarshme dhe intensive e pellazgëve, ndeshet ekskluzivisht, si faktor i brendshëm, vetëm në trojet shqiptare...”[3] Dhe, më konkretisht, kur thotë: "Shqiptarët janë pasardhësit e pellazgëve, popullit më të moçëm të Evropës... Pellazgë, ilirë, arbër, albanë, shqiptarë, janë pesë emra të ndryshëm, por që bartin të njëjtën vijimësi etnike, gjuhësore, kulturore, historikisht të pandërprerë..." [4]

 

Harta e Gadishullit Ilirik dhe Italik me popujt e vjetër iliro-pellazg

Këtë e nxjerrë në tërësi vepra e njohur e Sami Frashërit, “Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç`do të bëhet", ku ndër të tjera thotë: "Prindërit tanë të vjetër u quajtën arbën,...të cilën ne toskët, pas zakonit tonë të bëjmë nr, e kthyem në arbër, si e përdorim edhe sot... Këtë fjalë romakët e kanë kthyer në alban, duke i dhënë edhe vendit tonë emrin Albania, si e thonë edhe sot evropianët. Grekët e pastajmë na thanë arvanitas, duke kthyer prapë l-në në r dhe nga kjo fjalë e grekëve turqit e kanë bërë fjalën arnaut, si na quajnë edhe sot... Kombi i tërë ka marrë emrin shqiptar e vendi ynë Shqipëri, fjalë të bëra prej shqipes, zogut të bekuar të Hyjit,...(që) e kishim edhe në flamur."[5]

Këto janë të vërteta të vërtetuara shkencore. Nuk ka diskutim. Çdo gjë tjetër është spekulim. Dhe spekulimet nuk kanë fund. Ne po i kthehemi edhe njëherë shkencës sonë, të dimë se çfarë është e drejtë e çfarë nuk është e drejtë.

Po e marr një fakt nga shkrimet e lashta dhe po flasim për civilizimin e lashtë pellazgjik, pra shqiptar, prej pellazgëve hyjnorë, që kanë qenë ilirë e shqiptarë dhe kanë folur gjuhën shqipe. Ata sikur janë “zhdukur” papritur dhe janë “mbështjellë” me mjegull të dendur nga “grekët” e mëvonshëm, të cilët nuk ekzistonin atëherë, sepse nuk e kishin okupuar ende “Greqinë” me gjithë “megalidenë” e tyre të “famshme” gjenocidiale. Homeri e thotë ketë, në njëfarë mënyre, edhe nëpër ndryshimet e dhunshme të redaksive të para, sepse ishte i verbër dhe nuk kishte mundësi të përcjellë ato që i bënte me qëllim redaksia e kësaj kohe: "Zeus, o Zot i Gjithëfuqishëm, o princ dodonas, ti, o Zeus pellazg, perëndi e kahershme që sundon mbi Dodonë, në këtë vend të ashpër të Sellëve..."[6] kur i drejtohet Zotit, ashtu si e quanin atëherë Zotin e Madh, që ishte dodonas dhe sundonte në Dodonë, në ballë të Sellëve.Dihet se Sellët kanë qenë një fis nga shumë fiset e Epirit historik, pra shqiptarë, sepse e kanë bartur në vete Plisin e bardhë, si Uliksi (Odiseo) apo si thotë vetë edhe Xhuseppe Katapano. Ndër të tjera, ai thotë se “i kam hequr Thotit maskën shumëmijëvjeçare të ibisit dhe i kam kthyer fytyrën e vërtetë: fytyrën boreale (të bardhë, shënimi im) të Ilirit (Ilir është i njëvlershëm me Shqiptar, domethënë bir i LIRISË dhe i DRITËS. Në vërtetë,  ilir në shqip do të thotë i lirë, dhe shqiptar do të thotë bir i shqiponjës; dhe ju të gjithë e dini se shqiponja, zog i lartësive të mëdha, simbolizon që prej së pari dritën).[7]

Këtu na bashkëngjitet edhe studimi disavjeçar i Arif Matit mbi origjinën e kombit shqiptar dhe gjuhës së tij, të dhënë në veprën e veçantë voluminoze “Shqipëria, Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”[8] apo vepra të tjera të gjuhës shqipe. Në këtë studim Arif Mati shpjegon se pellazgët nuk janë zhdukur fare si një popull, por janë asimiluar, tjetërsuar dhe mbijetuar deri në ditët e sotme, domethënë tek popullsia e kombit arbër. [9] Emrat Arbër-Arbëresh-Alban mishërojnë historinë zanafillore të gjithë Evropës.[10]

Fatbardha Demi në shtëpinë Arif Matit, me të shoqen

Ndër shumë mendimtarë shqiptarë janë jo të paktë ata që nisen gabimisht prej trajtave të etnonimit, qoftë shkencëtari Eqrem çabej apo më i riu ndër ta, Aristotel Mici. Veprat e tyre, “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes” dhe “Prejardhja e emrit shqiptar/Etnonimi shqiptar” [11] janë nisur me veprat e pseudoshkencëtarëve apo nuk e kanë ditur mirëfilli se kur "fillon" historia të studiohet. Vetëm literaturën që e përdorin sikur shumë të tjerë shqiptarë, mjafton ti shohim se janë pre e atyre që quhen “shkenca”. Prej gabimit të parit, Eqrem çabej, rezulton gabimi i të dytit, Aristotel Micit. Të dytë nisen prej të njëjtave gabime. Shqiptarët sikur nuk kanë ekzistuar më përpara. Të dytë lidhen me Shuflajn, me vetëdije apo pavetëdije. I pari, tani nuk është më i gjallë në mesin tonë, ndërsa i fundit, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qindra shkencëtarë shqiptar shtrihen në mes të tyre. Po ua tregojmë me këtë rast një vepër të veçantë të Prof. Dr. Leonard Priftit, e cila i konteston të gjitha spekulimet e Shuflajt[12] dhe të tjera. Mos të harrojmë me këtë rast se jemi SHQIPTARË. Kush nuk e njeh gjuhën e parë iliro-pellazge, SHQIPEN, nuk e njeh as veten e tij. Nuk do mend se kështu nuk duan të na njohin armiqtë tanë të mëdhenj, grekët, bullgarët, serbët, osmano-turqit dhe popujt që atyre u ndihmojnë. Këta armiq nisen prej pseudo-faktit, sikur jemi krijuar pas atyre si komb. Mos të harrojmë se njohuria e jonë niset e vazhdon në rreth. Rrethi natë-ditë kalon prej pavetëdijes në vetëdije dhe anasjelltas. Robëria 500 vjeçare e Perandorisë Osmane me errësirë i ka mbyllur qepallat tona. E harrojmë faktin e pamohuar se shqipja është shkruar më parë, por në formën bustrofedike, nga e djathta në të majtë. Ajo që e pranojmë si fakt i “shkrimit” të parë të gjuhës shqipe niset nga Formula e pagëzimit, më 1462, nga Pal Engjëlli. Tani gjuha shqipe shkruhet nga e majta në të djathtë. E para është gjuha iliro-pellazge, ndërsa kjo e dyta është shqipja. Edhe njëherë po ua kujtojmë thënien fondamentale të Gaius Plinius Sekundus, se “ilirët kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e parë e morën nga Ilirët”. Shkrimi etrusk, që është i të njëjtës origjinë me ne, po ashtu shkruhet nga e djathta në të majtë, si iliro-pellazgjishtja. Shkencëtarët tanë nuk e pranojnë shkrimin e parë të gjuhës shqipe. Harresa është rritur nga kryedjalli, me emrin e vërtetë Iblisi. Njerëzit tanë kanë rënë nën ndikimin fetar të islamizmit apo ata të botës të prirë nga feja e krishterizmit. Të mos harrojmë këtë fakt nga fakti tjetër i rikrijimit të së ashtuquajturave kombe apo “nacione” nga mesi i shekujve 18 e 19. A e kanë domethënien e vërtetë çka është kombi e çka është “nacioni”? Pse kanë dashur të copëtojnë kombin e parë në këtë botë- kombin shqiptar dhe ta pajtojnë me “faktet” që i kanë “dhënë” armiqtë tanë të përbetuar, përpara se ti pranojnë prej nesh. Dihet se gjendja jonë e mjeruar ishte e atillë: ne qenë para vdekjes. Ndërsa, popujt e kombet tjera ishin themeluar. Shkencëtari Eqrem çabej e thotë në librin që e kemi përmendë: “ky qëndrim i ndërmjemë midis Perëndimit e Lindjes, i bashkuar me ruajtjen e ngulur të natyrës së vet etnike, i ka gdhendur Shqipërisë (kupto: Shtetit Shqiptar, të rikrijuar më vonë) fytyrën e saj të veçantë... Kjo shprehet në krejt natyrën e jetesës, në historinë dhe historinë kishtare, në zakone dhe në poezi popullore dhe artistike të popullit shqiptar. Duhet shënuar me këtë rast se Shqipëria ka qenë e orientuar më tepër nga Perëndimi se sa nga fqinjët e saj...”[13]

Por të shohim njëherë çka thonë ata për arbëreshët/albanët. Në tekstet e veçanta shohim se arbënia (arbëria) është emër vendi, toponim dhe etnonim. Stërgjyshërit e shqiptarëve e quanin veten Arbër/Arbën dhe vendin e tyre e quanin Arbëri. Të huajt sipas gjuhës së tyre e kanë quajtur dhe vazhdojnë ta quajnë sot shqiptarin me trajta fjalësh: italisht, quhet albanese; frëngjisht albanais; anglisht albanian; greqisht arvanitas; sllavisht arbanas; turqisht arnaut, etj. Po ashtu edhe për  emërtimin e vendbanimit të shqiptarëve nga të huajtë është mbajtur si bazë rrënja e toponimit të vjetër. Kjo duket po të marrim  si shembuj trajtat e disa  gjuhëve të huaj si në italisht Albania, frëngjisht Albanie, anglisht Albania, greqisht Arvania, turqisht Arnautllik, serbisht Albanija. [14] Emri i vjetër i vendbanimit të shqiptarëve ka qenë shumë i ngulitur edhe në shekujt e Mesjetës, si p.sh. Dheu i Arbërit, Principatat e Arbërit, etj. Gjergj Merula, në historinë e tij të shkurtër me rastin e botimit të veprës së Marin Barletit (Marin Bardhit), “Rrethimi i Shkodrës”, kështu thotë tekstualisht: “Turku... vendosi të sulmonte atë pjesë të Maqedonisë, që gjendet buzë Adriatikut e që sot quhet Arbëri”. [15] Simboli i shqiponjës në fushën e kuqe të flamurit fillon që në kohët e vjetra para Krishtit, vazhdon në Mesjetë dhe mbërrin në kohët e reja moderne.[16] Qysh në shekullin e dytë Pas Krishtit, biografi i antikitetit Plutarku, në veprën e tij “Jetë Paralele” tregon për Pirron e Epirit se kur ushtarët e glorifikonin pas betejës së Heraklesë (280 PK) duke e quajtur atë “Shqiponjë”, ai u përgjigjet: “...si të mos jem i tillë, kur ju jeni flatrat e mia që më ngrini aq lartë!”[17]

Adhurimi i stërgjyshërve tanë për figurën e shpendit të shqiponjës është e përhershme, cila u kthye në simbol emblematik. Pashko Vasa (Vaso Pashë Shkodrani) shkruan: “Që prej fjalëve që i thanë ushtarët Pirros, e prej fjalëve që u përgjigj Pirroja, na ka mbetur neve emni shqiptarët, e dheu i ynë i thonë Shqypni, e gjuhës ynë i thonë shqype”[18] (Shqypni dhe shqype do të thotë në dialektin gegë Shqipëri dhe shqipe).    

Shenjat e flamurit me shqiponjë duhet ti kërkojmë edhe në Principatën e Arbërit dhe Despotatin e Epirit, sikurse i kemi nxjerrë ato nga paratë e vjetra të Perandorit romak GETA me shqiponjën me dy krerë, që sipas mitologjisë simbolizon SHQIPONJËN, në shek. II dhe bëhet fjalë për DARDANINË e parë (të TROJËS), apo edhe varrosjen e mbretërve me shqiponjën me dy krerë, sikurse e kemi botuar fotografinë dhe stemën e Paleologëve, që dihet se janë të familjes perandorake epirote shqiptare. Nga fundi i shekullit XII, Progoni (1190-1199) do të sundonte dhe do të qeveriste principatën e Arbërit me të gjithë atributet e një prijësi me vulën e flamurin e tij.[19] Pothuajse tre dekada më vonë, Andrea Muzaka II i mundi bullgarët te Mali i Peristerit (është viti 1372) dhe në ndihmë të tij vjen Princi Gjon Muzaka, i cili në Memorien e vet shkruan më 1510 se “Perandori i Kostandinopojës u kënaq shumë që zoti Andrea Muzaka kishte pasur një fitore të tillë, meqë kishte larguar nga muret e Adrianopolit armikun e tij më të madh... I përmenduri Perandor urdhëroi që t`i jepnin atij stemën, d.m.th. shqiponjën me dy krerë... i dha edhe një titull despotat... Në të cilin ishte përvijuar me gurë xhevahiri shqiponja që thamë”.[20] Këto që i thamë dhe mjaft të tjera tregojnë qartë lidhjen shpirtërore të parëve tanë që nga shekulli i II e deri më sot me  simbolin e Shqiponjës. E adhurojnë në këtë jetë dhe në amshim. Duket sikur edhe të vdekur janë mbajtës të Flamurit, mbajtës të shqipes; pra janë shqiptarë të vërtetë për jetë të jetëve.[21]   

Ne i rilexuam më parë shpjegimet shkencore të Sami Frashërit dhe kemi edhe shkencëtar të vërtetë të mbarë botës. Gabimi më trashanik është bërë në faktin e vetëm se “Greqia” është vendosur gabimisht në qendër të gjitha studimeve shkencore dhe gjuhësore. Grekët merren padrejtësisht si origjinë e Evropës Pellazgjike, e cila patjetër është tërësisht shqiptare, dhe të cilën këta “shkencëtarë” të shekullit 18-të e 19-të, madje edhe shqipfolës, nuk “guxojnë” ta përmendin kombin shqiptar dhe ua veshin këtë pseudo-fakt “grekëve”. Grekët nuk kanë ekzistuar atëbotë dhe nga Homeri kurrë nuk janë cituar helenët si popull apo si komb.[22] Pra, nuk ka ekzistuar Greqia e vjetër, por vetëm ka ekzistuar Epiri  (shiko hartën e këtushme).

Shkencëtarja e njohur shqiptare, Fatbardha Demi, duke e përfillur veprën e mirënjohur të Doktoraturës së historianit Arif Mati (Aref Mathieu), i cili, në Universitetin e Sorbonës mbrojti me sukses të mirëfilltë shkencor temën “Kërkime mbi pellazgët, origjinën e civilizimit grek”, me 3 janar 2012, si Doktor në shkencën e historisë së Antikitetit (Greqia parahelenike) pa marrë parasysh fërkimin që ia bëjnë këtij shkencëtari pseudoshkencëtarët dhe “akademikët” shqiptar, por edhe ata zyrtarë, na vjen për mbarë të marrim fjalët e kësaj shkencëtare, e cila thotë: “Është koha të mësohet nga brezi i ri e vërteta historike dhe jo sajesat politike, të autorëve të lashtë e të ditëve tona. Për këtë qëllim është e domosdoshme të rishikohet skema e trajtimit të lashtësisë, nga ana e historiografisë evropiane dhe botërore”.[23]

Koha e krijimit të shteteve-kombe zë fill në fillimin e shekullit të 18-të e 19-të duke dashur ta forcojnë shtetin, pa e njohur apo definuar mirë çka është kombi dhe çka është “nacioni”, se lere më skemën e ndjekur për hartimin e historisë së lashtë, e cila bie ndesh me faktet historike.[24] Pra, një pjesë e këtyre studiuesve i hedh poshtë studimet e mirëfillta shqiptare dhe pellazge në mosnjohjen e tërësishme të antropologjisë, të arkeologjisë, të gjeografisë, të etimologjisë, të gjuhësisë, të toponimisë, etj., dhe i gjykojnë për qëllimet ekskluzive politike.[25] Kështu, historia e kohëve të lashta është hartuar nga materialet e mbledhura nga folkloristët e ndryshëm, gjuhëtarët, arkeologët, historianët dhe intelektualët e fushave të ndryshme, edhe atyre politike, që shpeshherë nuk e thonë të vërtetën, apo nuk ja qëllojnë. Ajo mësohet në të gjitha nivelet e shkollave për popujt Evropian e më gjerë.

Në radhë të parë ajo fillon nga shekulli i 18 e 19. Për t`u përfaqësuar me një histori, duhej të gjendej pasuria kulturore dhe origjina e trashëguar. Veprat e Homerit, të figurave të politikës dhe kulturës më në zë, të Greqisë së Lashtë dhe Perandorisë Romake, përbënin materialin mësimor edukativ evropian dhe ishin përfaqësuesit e vetëm të lashtësisë. [26] Askush nuk e sjellë ndërmend se kush është Homeri; çka është Greqia; sa janë “grekë” dhe sa janë shqiptarë; sa janë prej tyre Perandor të Perandorisë Romake; prej nga e  ka prejardhjen gjuha romake-latinishtja, gjuhë artificiale, etj., dhe të gjithë rrëshqasin në pseudo-shkencë me dije apo mosdije.

Një gjë është e sigurt: se pellazgët dhe etruskët kuptoheshin midis tyre. Sintaksa dhe struktura e gjuhës etruske rigjendet në shqipen e sotme, prej mija vitesh. Toponimet dhe antroponimet e gjetura më shumë se kudo nëpër të gjithë territorin e Evropës shpjegohen sipas kësaj gjuhe. Gjuha shqipe nuk u helenizua, megjithëse përdori shkrimin grek për shumë shekuj; nuk u latinizma mbas zaptimit të Romës me 168 para Krishtit; nuk u sllavizma si tek fqinjët e tjerë, kur Sllavët zbritën në jug...; nuk u turqizua gjatë pesë shekujve të zaptimit Otoman. [27]

Nëse trashëgimi Pellazgo-Iliro­-Etruskë ishte zhbërë nga Romakët ai diti të lulëzoi përsëri në tokën TOSKE të Etruskëve, duke ndriçuar botën Rilindase me ato mendje madhështore si gjenia botërore Leonardo Do Vinçi, një burrshteti si Nicolò Machiavelli, një eksplorator si Amerigo Vespucci, një artist i mrekullueshëm si Michelangelo, një shkencëtar i ndriçuar si Galileo, e shumë të tjerë. [28]

Në tekstet mësimore historia fillon me “pushtimin” e Kontinentit Evropian me fiseve të përziera nga Azia, Azia e Vogël dhe Azia e Largët. Të dhënat arkeologjike dhe historia dëshmojnë se Gadishulli Ilirik para ardhje së këtyre fiseve ka qenë i banuar me fise të ndryshme ilire, të cilat, pas qindra vitesh janë “indo-evropianizuar”, siç e thonë shkencëtarët. Sulmet e popullsive të huaja, të cilët ishin në kërkim të vendeve të begata dhe të përshtatshme klimës, nga Veriu dhe Lindja, e shkatërruan “Evropën Pellazgjike”. Kështu do të tretet dhe historia e vërtetë dhjeta-mijë vjeçare e Evropës Pellazgjike dhe do të ndërtohet me makinacione të veçanta Historia e Lashtësisë dymijë vjeçare e  Evropës Indo-Evropiane, e cila studiohet deri më sot. De fakto, nuk ka pasur pushtim të Evropës nga Azia, përpara atij të Hunëve, të Alainëve, të Avarëve, në shekullin e 4/5-të, të bullgarëve në shekullin e 6/7-të, të magjarëve (hungarezëve) në shekullin e 9-të pas Krishtit. [29] Evropa Pellazgjike u flijua në shekujt 18/19-të.[30]

Në pseudo-shkencë rrëshqasin mjaft shkencëtar eminentë të botës. Kjo gjë ndodhë edhe me autorët tanë Andrea Cameron, Ferdinand Schevill dhe John Julius Norvisch,[31] të cilët nuk dalin prej devijimeve të një pas njëshme. Në bazë të këtyre devijimeve ata i ndërtojnë edhe hartat e tyre. Kështu bien ndesh me faktet historike dhe bien pre e devijime.

Rëndësia e studimit të shkencëtarit Aref Mathieu (Arif Matit) qëndron jo vetëm te vlerësimi i trashëgimisë së përgjithshme të lënë si trashëgim prej pellazgëve hyjnorë, por lidhet me origjinën e gjuhës së kombit shqiptar, e cila është trajtuar gjerësisht në veprën e njohur të këtij shkencëtari „Shqipëria, Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”[32], që mjaft gjuhëtarë e quajnë gjuhë epirote gjuhën shqipe, si p.sh. Frang Bardhit, në “Fjalorin latino-epirotas”, të botuar në Romë, më 1635.

 Në këtë mënyrë u gjet “filli” gjuhësor dhe historik për të lidhur lashtësinë e popujve dhe kombeve të shekujve 18 e 19 me modelin “greko-romak”, nga i cili përpiqeshin të shkëputeshin më vonë, që e nxori në pah e në dritë lidhjen që ka pasur Sanskritishtja me këto gjuhë, shqipe, latine, greke, persiane dhe gjuhën gjermane apo gjuhët gjermanike.[33] Ashtu na del papritur historia e vërtetë e fiseve Ariane, historia e lashtësisë dhe e popujve apo gjuhëve indo-gjermanike, si shprehet Filologu Friedrich von Schlegel.[34]

Në shekujt që pasuan “qendra” e kësaj Evrope nuk është vetëm territori i Kontinentit të  Evropës, por e tërë hapësira e Mesdheut, duke përfshirë edhe territoret e Azisë dhe pjesën veriore të Afrikës. Në shkencë, në politikë, në kulturë të Evropës shkëlqeu sidomos në jugun ballkanik (ilirik), me Athinën dhe Spartën, bregun perëndimor të Azisë së Afërt dhe të gadishullit italik, sidomos të Perandorisë Romake. Modeli Arian është zhvilluar vetëm përgjatë gjysmës së parë të shekullit 19.[35]

Aref Mathieu sjellë fakte se “shqiptarët janë jo vetëm pasardhësit direkt të Ilirëve, por edhe njëkohësisht edhe të një gjinie me vëllezërit e tyre të gjakut Thrakë, Frigjiasit, Getët, Dakët,  Epirotët dhe Maqedonasit, të gjithë të dalë nga  populli i pamatë etnik pellazgjik“.[36] Në periudhën e Rilindjes pati shumë studime të gjuhëtarëve gjerman, por edhe të atyre arbëresh, për gjuhën shqipe,  por qëllimisht ato u lanë jashtë teksteve historike.

Studiuesi arbëresh Xhuzepe Krispi, pohon se “duke gjurmuar origjinën e gjuhës greke, është gjë e bukur të vëresh se ajo të kthen, në pjesën e saj më të madhe, te shqipja, ... gjuha me të cilën flitej në shekuj përpara Homerit”.[37] 

Kjo është çelësi kryesor dhe adekuat i gjuhëve të ashtuquajtura gabimisht “indo-evropiane”, ky është fakti NJË i historisë së lashtë të Evropës; ky është morali i vetëm shkencor dhe i palëkundur ndaj të vërtetës; ky është vendi i drejtësisë historike edhe i kombit më të vjetër shqiptar në Evropë.

Është koha ta gjurmon, ta gjejë dhe ta pranon bota përparimtare!...

__________________________________________________

 

  1) Ndaj këtij shkencëtari e kemi një reagim të mëvoshëm shkencor.

  2) Dhimitri Pilika: "Pellazgët, origjina jonë e mohuar", Botimet Enciklopedike, Tiranë 2005, faqe 254.

  3) Po aty, faqe 293.

  4) Po aty, faqe 430.

  5) Sami Frashëri: "Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç`do të bëhet", Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë 1980, faqe 28-29.

  6) Homeri, "Iliada", Kënga XVI, Vargjet 233-234, botimi i dytë, “Naim Frashëri”, Tiranë 1979.

  7) Xhuseppe Katapano: "Thot-i fliste shqip", Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007, faqe 29.

  8) Kjo vepër do të trajtohet më vonë lidhur me gjuhën pellazgjike dhe gjuhën shqipe.

  9) Fatbardha Demi: „Ka ardhur koha të mësohet e vërteta historike dhe jo sajimet politike”, artikel i dërguar te unë, krahas në shtyp, i shkruar me 25.01.2012, faqe 1.

10) Shikoni shkrimin e Fatbardha Demit, „Tre emrat e gjuhës dhe kombit tonë, mishërojnë historinë zanafillore të Evropës”, i shkruar me 14.04.2012, i botuar në http://www.dituria.se

11) Shiko veprën e Eqrem çabejt: “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes”, çabej, botim i tretë, Tiranë 2006 apo veprën e Aristotel Micit: “Prejardhja e emrit shqiptar/Etnonimi shqiptar”, ese, Worcester MA, 2012, http://www.tribuashqiptare.com

12) Prof. Dr. Leonard Prifti: “Shqiptarët, grekët e serbët/Kundër Shuflajt”, Eugen, Tiranë 2010.

13) Eqrem çabej: “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes”, çabej, Tiranë 2010, faqe 21.

14) Aristotel Mici: “Prejardhja e emrit shqiptar/Etnonimi shqiptar”, ese, Worcester MA, 2012, http://www.tribuashqiptare.com, në PDF, faqe 4.

15) Gjegj Merula: “Lufta e Shkodrës”, shtojcë e librit të Marin Barletit (Marin Bardhit): “Rrethimi i Shkodrës”, Tiranë 1982, faqe 125.

16) Aristotel Mici, vepra e cituar, faqe 10.

17) Plutarch`s Lives, volum III, Boston,1859, faqe 11, e marrë nga vepra e A. Micit, faqe 12.

18) Pashko Vasa, Vepra letrare I (Shqypnia dhe Shqiptarët), “Naim Frashëri”, Tiranë, 1987, faqe 53.

19) Aristotel Mici, vepra e cituar, faqe 14.

20) Gjon Muzaka: “Memoria”, Toena, Tiranë, 1996, faqe 29.

21) Shiko eseun e përmendur të A. Micit, faqe 20.

22) Arif Mati: „Shqipëria, Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”, Plejad, Tiranë 2007, faqe 579.

23) Fatbardha Demi: „Ka ardhur koha...“, shkrimi i cituar, faqe 2.

24) Po aty, faqe 3.

25) Anthropological Journal of European Cultures, 2009-Pelasgic Encounters in the Greek-Albanian Bordeland-Border.Dynamics and Revisions to Ancient Past in Southern Albania. Gilles de Rapper- cituar sipas studimit të Fatbardha Demit : “ Ka ardhur koha… “, faqe 1.

26) Anna-Marie Thiesse: „Krijimi i identiteteve kombëtare“, Prishtinë 2004, faqe 31, cituar sipas autores së përmendur, faqe 2.

27) Nernim Vlora-Falaski: „Pellazgët, ilirët, Etruskët, Shqiptarët”, Faik Konica, Prishtinë, 2004, faqe 52

28) Po aty, faqe 56.

29) Shiko intervisten e dhënë të Arif Matit: „Pellazgët antik ekzistonin dhe ekzistojnë edhe sot nëpërmjet shqiptarëve“, publikuar ngahttp://www.pashtriku.org

30) Po aty, më tutje.

31) Shiko 3 veprat voluminoze të tyre për Bizantinët, Bizanti dhe Ballkanin.

32) Shiko artikullin e Fatbardha Demit, faqe 1, të botuar edhe te http://www.pashtriku.org .

33) Do të përgadisim artikujt për gjuhën pellzgo-shqipe; familjen e gabuar indoevropiane; dhe të rrahim lidhjet e gjuhëve latine, greke dhe persiane me gjuhët anglo-gjermane dhe shqipe, sidomos duke pasur si modele disa nga këto vepra, si p.sh. Petro Zhejit: „Shqipja dhe Sanskritishtja“, I e II, Botimi i dytë, Tiranë, 2005; Luigi Luca Cavalli-Sforca: „Gjenet, popujt dhe gjuhët“, Besa, Tiranë, 2012;Spiro Kondo: "Shqiptarët dhe problemi pellazgjik", Eugen, Tiranë 2011, etj., etj.

34) Shiko artikullin e lartëpërmendur të Fatbardha Demit, faqe 4.

35) Shiko po aty, faqet 5 e 6.

36) Intervista e Arif Matit, e vitit 2007, „Deri më sot nëpër shkolla mësohet një histori e cunguar“, artikulli i cituar i Fatbardha Demit, faqe 7.

37) Xhuzepe Krispi: „Shqipja, nënë e gjuhëve“, 2009, faqe 12, cituar sipas artikullit të F. Demit, faqe 7.