ARMIQTË MË TË RREZIKSHËM GJATË

RËNIES SË PERANDORISË BIZANTINE

 

PJESA E KATËRT

 

- Në shenjë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

 

"FEJA E SHQIPARIT ËSHTË SHQIPTARIA"

                 (VASO PASHË SHKODRANI)

Rasti më i volitshëm për J. J. Norwich do të kishte qenë që në tërë kohën e luftimeve bizantine të mos e “harronte” faktorin shqiptar, i cili po detyrohej që “të nxirrej” nga “vdekja e sigurtë” në këtë mizori luftimesh fetare në të tri kontinentet, krahas tre armiqëve tanë më të mëdhenj kombëtar në sferën gjithëpërfshirëse, të cilët fshiheshin nën rrobat fetare: 1) kryesisht greqinë, e cila thirrej në “megal-idenë” e Greqisë së re, që nuk ishte e njëjta me “grekët e vjetër”, të cilët, dihej, se qenë ilirë dhe grekë, d.m.th. epirotët; 2) rusët që përpëliteshin në luftë me bizantët si “rrebelues” dhe “kryengritës”, e cila më vonë do ti merrte nën politikën “pansllaviste” të ashtuquajturit “sllavë të jugut”, që nuk qenë “sllavë” të vërtetë dhe as “terërësisht identik” me ata që i kanë “kualifikur” rusët me dipolmacinë e tyre dhe i futen në luftë kundër Perandorisë Osmane, por që kishin një dallim të madh me kroatët, të cilët e kishin pranuar fenë katolike romake, prandaj nuk u futen nën këtë “politikë”, që marrin pjesë bullgarët, serbët dhe malazeztë; 3) otomanët, me fenë kundërshtare, islamizmin sunit, në filim të veçuar nga islamizmi sheit, të cilën me luftë e marrin nën Muavinë e Bagdatit të Sirisë, kundërshtarit të Alisë dhe të Pejgamerit Muhamed, gjë që nuk e thonë osmanët tekstualisht. Perandoria Osmane bëri sikur i “bashkoi” të dy krahët, në të cilët sheitët dhe dervishlerët qenë kudo në ballë të luftës. Duke qenë më afër Perandorisë Bizantine, ata i mësuan të gjitha format dhe metodat apo mundësitë e qeverisjes së shtetit, që ishte bërë shtet militant, duke sjellur në vetvete disa veti të pandryshuara të sekteve të krishtera.

Për t`i shpjeguar këto gjëra, po nisemi nga periudha e shekullit të XV. Në këtë kohë janë bërë kthesa të mëdha në historinë e shoqërisë njerëzore. Në radhë të parë është shkatërruar Perandoria Bizantine (1453), e cila ka qenë në të vërtetë e iliro-shqiptarëve; e helleno-grekëve; dhe e trako-vllehëve, ndër të cilët hellenët, por edhe trakasit kanë qenë të përzier me pakica shqiptare, greke dhe turke, respektivisht me bullgarët dhe grekët, ndërsa, ndër ta, epiri, ishte tërësisht iliro-shqiptar.

Mbi këto themele ngritet godina e Perandorisë Osmane. Shkatërrimi i kësaj force shkaktoi fundin e Kohës së Madhe dhe fillimin e Kohës së Re, e cila nënkupton kryesist fillimin e periudhës së Humanizmit dhe të Renesanncës.[1] Në këtë periudhë kombi ilir “bie nga skena” apo “përfundoi” dhe filloi të afirmohej si “komb shqiptar” më shumë se të quhet komb ilir çfarë në të vërtetë pa diskutim që ishte, pra një bashkësi e qëndrueshme njerëzish, e formuar në bazë të karakteristikave të gjuhës që e fliste; të territorit që e zinte për t`i shpëtuar çdo sulmi të jashtën, çfare e solli të rrudhej sa i përket shtrirjes territoriale, në të cilat u detyrua të merrte pjesë; të veprimtarisë ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore dhe të formimit psiqik e filozofik. Si kategori e këtillë, kombi shqiptar, si komb i pavarur, i dalur nga kombi ilir, i cili është shkrirë paralelisht në njësitë adminstative të popujve që u krijuan me territoret e tij, e dha kontributin e vet në zhvillimin e Humanizmit dhe të Renesancës në Evropë.

Për këtë po u drejtohemi burimeve angleze. Kombi shqiptar është formuar para pushtimeve turko-osmane dhe para Betejës së Parë të Kosovës (1389)[2]. Personeli i Institucionit ENDERUN, që ndahej në Enderun Mektebi, që përfshinte shkollën e Pallatit të Sarajit, dhe thjeshtë ENDERUN, që përfshinte oborrëtarët dhe personelin e lartë të Sarajit e të Perandorisë Osmane, si psh. Sadriazemët (Zëvëndës-sulltani, Kryeministrat) dhe vezirët (ministrat, bejbelerët, qeveritarët me të mëdhenj te administratës së Perandorisë Osmane), ejaleteve (provincave), sanxhakbejlerëve (perfektëve), të sanxhaqeve (të perfekturave), të profesorëve të Universitetit, dhe sidomos të Univerisetit të Pallatit të Sarajit, ishin në përqindje të madhe me kombësi shqiptare (kavmi Arnaut) dhe boshnjake (iliro-bogumile)[3]. Këtu qëndron arësyeja e vetme e “zvogëlimit”ilirëve, të cilët vinë duke “u ndarë” nga feja e re e osmanëve, islamizmi, që kishte karakter ideologjik fetar dhe militant në tërë Perandorinë Romake e Bizantine. Selia e Vatikanit të Perandorisë Romake dhe Kosnstantinopoja e Perandorisë Bizantine i kundërshtojnë me greko-ilirët në mes, për shkak të fesë e cila ndahet në tri kandet e saj fetare: romak, ortodoks dhe islamist, pa i zënë në gojë ilirët. Krishterët turk u quajtën “GOGË”, “MAGOGË”, “JEXHUXH” e “MEXHUXH, prej të cilëve AVARËT e kanë prejardhjen, dhe nga të cilët janë vendosur në rrethinën e Smederevës, prej të cilit e ka prejardhjen e vet populli SERB (jo “kombi serb”), që nën te filloi të quhej populli ilir, triball e rrasian, të cilët u adoptuan në skizmatikët serbë (të kuptohemi, jo-komb); ndërsa, në Bullgari lindi nën ndikimin e “Kur`anit” rryma e re krishtere-monoteiste, e quajtur BOGUMILIZËM, që do të thotë në sllavisht “të dashurit e Zotit” (bog-u-mil), dhe këtë rrymë e përqafuan edhe vise tjera të Perandorisë Bizantine, d.m.th. viset e Ilirisë, të Maqedonisë, të Kosovës apo Dardanisë, thjeshtë RRASISË, gjatë përpjekjeve për ta mbajtur nën sundimin e saj sundimtarët rrasian apo triballë; dhe në fund, të viseve të Shqipërisë, të Bosnjës, të cilët quheshin ilir-bogumilë. Iliro-bogumilët e pranuan si fe zyrtare bogumilizmin, kështu që ishte e afërt me muhamedanizmin (apo islamizmin), të cilën menjëherë e përqafuan gjatë rënies së tyre në sundimin osman[4].

Nga fiset barbare janë dyndur në Ballkan kryesisht fiset turke nga shekulli VI e deri në shekullin XIII, si p.sh. avarët (avatarët), bullgarët, vllehtë, kumanët, peçenegët, oguzët, magjarët (hungarezët), etj. Kështu që serbët i përkisnin kryesisht fisit avarë dhe nuk ishin sllavë, pra në asnjë burim historik “të ardhurit” nuk i kemi të identifikuar në Ballkan si fis sllav. Padyshim se para turqëve quhej Gadishulli Ilirik dhe në emërtimet e para të tij, e tërë siujdhesa apo gadishulli dhe kontinenti quhej Hemi.[5] Toponimin gjeografik “Ballkan”, siç e kemi thënë më parë, e kanë lënë të ardhurit turq, avarë dhe bullgarë. Ndërsa në Himalaje gjendët edhe sot një lokalitet me emrin e pandryshuar Serbistan, kurse në Sanxhakun e Smederevës është identifikuar në shekullin e XVI mikrotoponimimi Turçin dhe Turska Reka. Kjo do të thotë se ata kanë qenë një fis turk. Madje, jo vetëm serbët por edhe kroatët kanë qenë të identifikuar me fisin avar, jo sllav. Numri i tyre ishte i vogël dhe nuk i kishte karakteristikat e etnikumit të tyre në Ballkan. Ai u shkri me fiset autoktone të pellazgëve, ilirëve, dardanëve, triballëve dhe mezëve, etj.[6], kështu që ne e pranojmë se deri në shpalljen e tyre si “komb”, në gjysmen e dytë të shekullit XIX, nuk kanë qenë komb, dhe nuk kanë pasur “prejardhje sllave”, siç pohon kështu zoti Schevill[7], krahas shumë fallsifikatorëve të historisë ruse, serbe e sllave.

Studiusit nuk dinë të dallojnë shencëtarët prej pseudoshkencëtarëve. Ata nuk dinë mirë as dallimet në mes të feve dhe kombeve. E drejta e besimit është e drejta e çdo njeriu të besojë në cilën do besim apo fe në botën moderne, dhe në qoftë se nuk do të besojë mund të qëndrojë i pa fe apo pagan, që është keqpërdorur shumë në mesjetë, aq sa i drejtoi shumë popuj të botës në luftë kundër njëri tjetrit. Disa popuj humbën, u tjetërsuan. Kombi ilir po zvetërohej. Prej tij u formua gradualisht kombi shqiptar.

Nga perandorët ilirë të Perandorisë Bizantine të Lindjes janë perandorët Konstandini i Madh, Konstandini i II, Konstanci, Konstanci i II, Magnenci, Juliani, Joviani, Vallensi, Valentiniani i I, Teodosi i Madh, Graciani, Valentiniani i II, Arkadia, Honoria, Teodosi i II, Valentiniani i III, Markiani, Leoni i I, Julian Neposi, Romul Augustusi, Zenoni, Anastasia i I (ose Anastasi i I), Justini i I, Justiniani i I i Madh, Justini i II, Tiberi i I Kostandini, Mavriki[8], etj. herën e parë, prej vitit 330 deri ë vitin 602, që përbëjnë gjurmën e parë të perandorëve ilir. Këtë fakt të posaçëm të studiusve të historiografisë kanë “mundësi” që ta lënë “pa parë” ata që duan të zbresin në duart e pseudohistorisë.

Për fat të keq, dhe pikërisht në këtë vepër, e bën edhe Norwich. Kjo nuk na habit, sepse botohet në kudrin e qindra vepra të reja të ashtuquajturve “shkencëtarë” të anglisë apo të përëndimit, që bazohen vetëm në “shkrimet” e armiqve tanë. Pra, tani po kthehemi në fillim, se J. J. Norwich nuk i sheh me të vërtetë ilirët, të cilët nuk quhen më “ilirë”, por shqiptarë, albanë, arbër, avranitas, etj. emra këta të rinj të përdorur nga të huajtë dhe nga princërit shqiptar, ndoshta vetëm për të mbuluar gjurmë dhe për të mbetur gjallë.

Por, për avarët, zoti Norwich e shkruan të vërtetën. Ai flet për paraqi-tjen e parë të avarëve, gatë kryqëzatës së parë. Është periudha e udhëheqjes së Perandorit Justini i II, me 14 nëntor 565, kur kishte hyrë në luftë të veçantë me avarët. Me avarët ishte i zënë keqas me luftë gjatë viteve 565-566. Norwich thekson se avarët ishin “një popullsi me prejardhje tartare, që kishte dalë prej disa vitesh në përëndim”, dhe se ato fise “kishin dëpërtuar në Dalmaci, në vitin 568, duke mbjellë kudo shkatërrim”.[9] Justini i II ishte në vitin 571 i shkepur me luftë në të gjitha anët, deri në Persi, me 571, dhe këtë e shfrytëzonin fiset avare, kështu që ai e pranoi paqen me ta pas tri vitesh luftë dhe pagoi shumë, rreth 80`000 monedha argjenti, vetëm që të mund të luftonte me armenët. “Në skenën e historisë qenë shfaqur turqët që kishin pushtuar një kështjelllë bizantne në Krime", pa harruar sllavët, sipas Norwichit, ”se një hordhi e madhe, ndoshta 100`000, kishin pushtuar Trakën dhe Ilirinë, më 447”[10], gjë që për ne është diskutabile, sepse në Trakë kishin ardhur disa herë fiset mongole, avare, sllave dhe skandinave për të luftuar me Perandorinë Bizantine. Këto ishin vitet e fundit të Perandorit Justini i II, i cili vdes në vitin 578, në një mizëri luftërash. Udhëheqja e tij “nuk kaloi aspak e qetë”- thotë me të drejtë Norwich.[11] Pas tij, Perandori Mauric, nuk pranoj të paguaj si këmbim për 12`000 robërve të gjallë nga avarët, më 599, “të cilët më pas i vranë të gjithë”[12] pa përjashtim, sepse nuk kishte nga t`ia mbajë, dhe e la pokështu me vështirësi të mëdha një ushtri përtej Danubit, në zonat e egra barbare, që të kalojnë dimrin. Për këtë shkak ushtarët e Perandorisë Bizantine u hidhëruan dhe u dëshpruan me vendimin tragjik të Mavrikut. Këtë disponim e shfrytëzoi greku në përgënjështrimet e tij dhe ata e zgjodhën “perandor” të tyre Fokën, një grek dinak dhe i pashpirtë, i cili, i pasuar nga idhëtarët e tij, shkoi dhe masakroi pa shpirt të 4 djemtë e tij dhe së mbrami Mauricin (Maurikun) vetë.

Ky ishte filimi i shekullit të VII-të kur “sllavët dhe avarët” filluan të bëjnë dyndjen e tyre në gadishullin e ashtuquajtur Ballkanik dhe Foka, në vitin 608, kishte nisur edhe një fushatë të spastrimit kundër evrejve[13], të cilët kishin bërë një numër të madh në Greqi. Me 3 tetor të vitit 610 hyri më në fund Herakli në Bririn e Artë dhe e likuidoi Fokën të lidhur në zingjirë, ndërsa “avarët dhe sllavët kishim pushtuar Ballkanin”.[14]

Ishte 11 shkurti i vitit 641 kur vdiç Perandori Herakli, i cili, sipas J. J. Norwich, “Herakli i dha goditjen vendimtare traditës së lashtë”, duke e bërë greqishten “gjuhë të popullit dhe të kishës” dhe duke i zëvendësuar titujt romak “imperator”, “cesar” dhe “augustus” me fjalën greke “basilius”[15], gjë që ishte një vendim paragrek dhe një gabim trashanik që bëhej në të gjithë Perandorinë Bizantine dhe shënonte kthesën e madhe progreke që filloi. Këtu fillon ndarja e parë e Perandorisë Bizantine, e thirri për herë të parë Kishën Ortodokse, i vuri të gjitha pasuritë e kishave dhe të manastireve në pasurinë e shtetit dhe futi edhe kulturën progreke të qeverisjes administrative. Mbas vdekes së tij zuri fill dinastia Herakli (641-711), e cila vendosi linjat progreke të qeverisjes së shtetit, admistratës e fesë dhe futjen e gjuhës greke në gjuhë zyrtare apo promovimin e fjalorit dhe enciklopedisë “Sounda”, që vie në vitin 1000, rreth 359 vite pas qeverisjes së Herakliut.  

“Bullgarët, një bashkësi fisesh luftarake dhe pagane, në vitin 680”, siç vëren dhe thekson me të drejtë Norwich, pa u futur në etnitetin e perandorit, të cilit, i dështoi ekspedita detare me humbje të konsiderueshme dhe i nxiti bullgarët të kapërcenin për herë të parë kufirin këndej Danubit, të cilin e kërcënonin vazhdimisht më parë,[16] dhe të krijojnë shtetin bullgarë, me pak kufij të tjerë nga kufijtë që i ka sot Bullgaria. T`a lexojmë e t`a kuptojmë edhe njëherë këtë fjali, do të shohim se nuk ishte fjala për fiset sllave. Ishte fjala për fiset luftarake të mongolëve dhe avarëve, etj.

Deri në vitin 711, kur u vra Justiniani i II- Rinotmet dhe u mbyt djali i tij 6 vjeçar, Tibeti, në mënyrën më mizore, nuk ka pasur askund serbë. Ky është shekulli i VIII. Pra, kjo është një e dhënë konkrete.

Justiniani i II- Ritnomet herën e dytë edhi në pushtet, madje edhe kësaj radhe me ndihmën e bullgarëve dhe të sllavëve, dhe kjo tregoi se shthurja kishte zënë vend nga Leonci, në vitin 695, me Tiberin e III, sidomos me Filipin Bardones dhe Teodosin e III, kur e mori pushtetin Leoni i II-Izaurik. Kjo tregon se të gjithë këta ”perandorë” përfunduan në krime, siç e kishin marrë në krye “pushtetin” dhe se kjo ua kishte nxjerrë në sipërfaqe të zezat e tyre. Anastasi i II e kishte shumë të papërshtatshme situatën me saraçenët, të cilët e rrënuan nga pushteti, por çuditërisht ai e kishte emëruar strateg të zonës anadolliake Leonin e III. Kështu që në saje të kësaj, erdhi si Perandor, në vitin 717, me emrin Leoni III- Izmir, që nuk mund ta dimë përse quhej “Izmir”, por që ishte fshatar nga anadolli dhe qëndroi deri në vitin 741.

Ikonoklastia, që filloi në vitin 711, por që zgjati deri në vitin 802, ishte një periudhë e pakëndshme për Perandorinë Bizantine. Ajo do të thoshte “shkatërrim i imazhit”, që shkatërronte ikonat e caktuara të Perandorisë Bizantine dhe në skenën fetare i kushtohej “më shumë lidhjeve me islamistët, që nuk e pranonte kurrsesi, se hyjnia kishte një pamje të caktuar”.[17]

Duhet të theksojmë se përveç ikonoklastëve, dy murgët evrej Cirili dhe Metodi, kishin dështuar në misionin e tyre për “krijimin e gjuhës sllave”, në pranverë të vitit 864. Ky është shekulli i IX. Deri atëherë nuk kishte në mbarë Ballkanin serbë. Të mos harrojnë se në Moravi, në atë kohë, nuk e kuptonin sllavishten. Aq më pak nuk kishte serbë. Në qoftë se “duan”“theksojnë” pseudohistorianët rusë, serbo-sllavë të kohëve të vona në bazë të “shkencës” së re gjeografike, në cilën “hartuesit” e hartave të para të asaj kohe i kanë bërë me “bindjen” e tyre të mëvonshme, le ta dinë se kanë bërë lajthitjen e tyre të veçantë, që do të thotë shtyrje me çdo kusht të “historisë” disa shekuj më përpara dhe “shkenca” e tyre është vetëm pseudohistoria.

Ka edhe shembuj të tjerë të shkencave, të cilat, nëse shkencëtari do t`i verifikojë, do ta bëjë me mund për t`i ngritur këto teza në teori shkencore apo për t`i rrëzuar përfundimisht nga tryeza e punës si pseudohistori.

Kështu mund të “ngritet” me qëllim pseudohistoria greke, ruse e serbo-sllave. Atëherë mund të flitet për “ithëtarët e kishave sllave”, që filluan të grumbullojnë gradualisht besimtarët krishterë ortodoksë në kishat e tyre ortodokse, që quhen “kisha sllave”, sepse e përdornin për liturgjinë e tyre fetare gjuhën sllave, që patën nxjerrë Cirili dhe Metodi, për t`u dalluar nga krishtërimi latin i Romës.

I ashtuquajturi “populli serbë”, që kanë qenë më tepër turq avarë se sa të ashtuquajturit “sllavë”, por që e kanë përdorur gjuhën liturgjike sllave në kishat otodokse dhe kanë ndërruar gjuhë dhe janë idetifikuar si “sllavë”, janë vendosur së bashku me pjesëtarë të fiseve të tjera, në jug të Danubit, në rrethinën e Smederevës, si kategori sociale, siç na bënë të ditur Prof. Dr. Skender Rizaj, të cilët, gjuhën e kishave që e përdorën ortodoksët serb në shekullin e XVII e quajtën “gjuha serbe”, sepse ajo gjuhë e kishave është krijuar nga klerikët ortodoksë-skizmatikë të Patrikanës së Pejës, dhe të cilët, qysh në shekullin e XV e “kishin pranuar vasaletetin e Sulltanit” [18], ndërsa në shekullin e XII “e kishin pranuar autoritetin bizantin.[19] Nuk është quajtur komb, sepse ka qenë në numër shumë të vogël në krahasim me fiset e tjera që i ka sjellur me vete dhe as me kategoritë etnike të boshnjakëve, iliro-dardanëve, pra shqiptarëve, të vllehëve, etj., se nuk kishte elemente etnike. Pra, nga Vatikani është pranuar “Dioqesa e Serbisë” në shekullin e XVII dhe “gjuha kishëtare serbe” në shekullin e XVIII,[20] të nxjerrur nga gjuha specifike e ashtuquajtur “gjuha sllave”, nga Cirili dhe Metodi.

Idhëtarët e kishës së krishterë ortodokse që shkonte siç i thonin atëbotë “populli serbë” në Patrikanën e Pejës, të cilët ishin më shumë shqiptare se sa “serbë”, Papati i kishte quajtur “serbë”, pa marrë parasysh se ishin me rrobe kombëtare shqiptare (shiko një fotografi të asaj kohe), ndërsa shqiptarët që ishin idhëtarë të kishës së krishterë të Romës me Papatin në krye, i quante Albanë, për ti distancuar nga të parët, që i quante “serbë”, dhe po kështu i quante “grekë” të gjithë idhëtarët e kishës së krishterë ortodose greke që lidheshin me Patrikanën ekumene të Stambollit,[21] ndonëse kishte edhe të etnive të tjera, pellazgë, ilirë, epirot, pra shqiptarë.  

Me këto fakte, nuk kanë arësye Norwich, Camerun, Schevill, dhe të tjerë, që “të besojnë” verbëtazi në të dhënat false të hartave që janë krijuar më vonë për shekujt 11, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 18, apo duke iu referuar “njohurive” të mbledhura nga pseudoshkencëtarët e shumtë sllavo-ortodoksë dhe të “dalin” me “kombin serb”, sikur ka qenë që atëherë i “formuar”, në vend se ta pranojnë “popullin serb”, që nuk e ka sinjifikuar etninë “serbe”, por etnitë e ndyshme që e kanë përbërë “popullin serb”. Kombi serb është krijuar në gjysmën e dytë të shekullit të XIX, me Vuk Karaxhiqin, dhe jo më parë. J. J. Norwich e përmendë për herë të parë “Serbinë”, kur “Maqedonia, Greqia dhe Serbia, bënin pjesë nën urdhërin ortodoks dhe njohën supremacinë e Kostantinopojës”,[22] që nuk e prezentonte “kombin serb”, por popullin serb, të etiketuar kështu nga Vatikani. Pra, është koha e viteve 870-877, koha kur Focia i syrgjynosur u kthye pas vdekjes së Ignacit në postin e tij dhe mori titullin e Patriarkut, pra e njohu edhe nga papa Jovani i VII, dhe koha kur në mërgim kishte filluar “shfaqja e beftë e besimit ortodoks”, megjithëse “Cirili dhe Metodi duhet të pranoin humbjen” në Moravi.[23]

Kjo është koha kur fiset të ashtuquajtura “sllave” po e përdornin si gjuhë liturgjike “sllavishten” e Cirilit dhe Metodit dhe po e përqafonin fenë e krishterë ortodokse në pjesët Lindore. Ata gradualisht po i krijonin edhe njësitë administrative territoriale përmes bisimit të tij krishterë të Lindjes apo të Përëndimit. Kroacia ka mbetur nën besimin e krishterë latin të Romës, derisa Serbia ka dëpërtuar nën besimin e krishterë të Lindjes me Patrikanën ekumene të Kostantinopojës.

Deri në vitet 976-1025, kur udhëheq në krye të Perandorisë Bizantine “shfarosësi i bullgarëve”, i cili kishte luftë me sllavët dhe rusët, por nuk kishte luftë me “serbët”, që ishin edhe iliro-shqiptarët dhe tokat e tyre.  

Në këtë periudhë përmendet teokracia e tmerrshme bizantine, të llojit të vet grek, përmend italianët dhe gjermanët, por nuk i zë në gojë shqiptarët. Lufta bëhet në trojet tona dhe shqiptarët, pra në mes Perandorisë Bizantine me palët e tjera.

Ne jemi të shpërdarë në të gjitha palët.

 


[1] Prof. Dr. Skender Rizaj, "Shqiptarët dhe serbët në Kosovë", Zëri, Prishtinë 1991, faqe 56-57

[2] Formerly an independent nation, the Albanian were concuerad by the Turcs in 1389.

[3] Vepra e përmendur e Prof. Dr. S. Rizajt, faqe 57-58.

[4] Po ay, faqe 46-47.

[5] Besnik Imeri, „Epiri, një histori pellazgo-shqiptare“, Tiranë 2012, faqe 7 dhe 14.

[6] Prof. Dr. Skender Riza, „E drejta historike e shqiptarëve për vetvendosje“, QMP, Prishtinë 2005, në fusnotë, faqet 25-26.

[7] Shiko vepren e Fedinand Schevillit, "Ballkani-Historia dhe qytetërimi", Eugen, Tiranë 2002.

[8] Avdullah Bytyqi, "Njerëzit e mëdhenj me prejardhje shqiptare", Prishtinë 2009,  Faqe 47-53

[9] John Julius Norwich, "Bizanti, shkëlqimi dhe rënia e një perandorie (330-1453)", Eugen, Tiranë 2005, faqe 86.

[10] Po aty, faqe 87.

[11] Po aty, faqe 87.

[12] Po aty, faqe 88.

[13] Po aty, faqe 89.

[14] Po aty, faqe 90.

[15] Po aty, faqe 97.

[16] Po aty, faqe 101.

[17] Po aty, faqe 110.

[18] Prof. Dr. Skender Rizaj,"Shqiptarët dhe serbët në Kosovë", Zëri, Prishtinë 1991, faqe 93.

[19] Averil Camerun, "Bizantinët", Dituria", Tiranë 2008, faqe 87.

[20] Vepra e Prof. Dr. S. Rizaj, po aty, faqe 93.

[21] Po aty, e njëjta faqe, në fillim, faqe  93.

[22] J. J. Norwich, vepra e cituar më parë, faqe 148.

[23] Po aty, faqe 148.