Brahim Ibish AVDYLI:

 

 

A EKZISTON KOMBI “GREK”

DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET

 

(Pjesët e katërt)

 

 

Sa i përket gjuhës shqipe, po e marrim një shkencëtar të mirëfilltë të përkushtuar mbi pellazgët dhe shqiptarët, e ai është Spiro Konda, i cili, gjithë jetën, në mbarim të veprës së tij, thotë se gjuha shqipe është gjuhë japetike dhe shqiptarët që e flasin atë janë një nga popujt japetikë. Deri sa gjuha shqipe është vazhdimi i gjuhës pellazgjike dhe shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve, atëherë gjuha pellazgjike bënë pjesë në bashkëfisërinë (homoethinë) japetike. Në lidhje me këte, shqiptarët që flasin këtë gjuhë janë një popull jo semitik dhe japetik. Shqiptarët janë një popull i stërlashtë, një nga popujt më të vjetër të Gadishulit Ilirik (jo Ballkanik!), një popull shumë më i vjetër paragrek dhe konkretisht pasardhës i pellagëve.[1]

 

Spiro Konda, “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, koperina e veprës së tij.

 

Përsa u përket racave të botës, e dimë mirëfilli se bota është e ndarë në 3 raca: 1) raca e bardhë; 2) raca e verdhë; dhe 3) raca e zezë. Ndërsa raca e katërt, raca e kuqe, është zhdukur nga fundosja e Atlandtidës. Më tëpër, nuk po them.

Raca e verdhë është në botën e Lindjes; raca e zezë janë zezakët e Afrikës, ndërsa raca e bardhë, boreanë, borealë, arianë apo siç ua thonë shkencëtarët “raca indo-gjermane” apo “indo-evropianë” është raca e parë, e cila, në kualifikimet e fundit, në radhë të parë i përzien gjuhët dhe racat. Kur disa shkencëtarë i thonë “raca e bardhë”, në vend se të thonë “raca ariane”, dëshirojnë që të mos e përmendin këtë të fundit, sepse shqiptarët e gjermanët do të ngriteshim më lartë.

Pikësëpari “grekët” apo “helenët” duan që t`i zhdukin, mundësisht sa më shumë ose pjesërisht, edhe pse kështu nuk i ka mësuar as Zoti i Madh, sado që i duron të gjitha shpërfilljet e tyre ndaj shqiptarëve dhe të shpikin me përralla e mitologji, me gjuhë, të cilën arritën që t`a zhvillojnë nga rrënja e fjalëve pellazgo-shqipe.

Të gjithë “shkencëtarët” apo pseudoshkectarët nga e tërë bota i kanë ngjallur ata. Si me një magji i kanë lënë të sillen vërdallë ndaj gënjeshtrave të tyre. Janë edhe me miliarda e miliarda shpenzime të bëra me botimet e tyre të hartave dhe të librave të shumtë. Në Evropë sillen rreth “racës së helenëve” dhe të “grekërve”, të cilët na lënë pa gojë duke i shfletuar këto libra, madje të përkthyera shqip, si p.sh.: Littleton, C. Scott: "Das grosse Buch der Mythologie", Christian Verlag, München 2003; Vollmer, Wilhelm: "Wörterbuch der Mythologie", Area Verlag GmbH, Erftstadt 2004; Graber-Haider, Anton & Marx, Helma: "Das Buch der Mythen aller Zeiten und Völker", Marix Verlag GmbH, Weisbaden 2005; Time-Live Bücher, Grup Autorësh, "Wie damals lebten im griechenland der Antike", AFR, German language edition, Hamburg 1998; Dommermuth-Gutrich, Gerold: “Mitet më të famshmet e lashtësisë”, emri origjinal i veprës “50 mitet klasike”, Spektër/Botimet MAX, Tiranë 2006; Philip, Neil: „Mythen &Legenden-Ürsprung, Bedeutung, und Bilderwelt von über 50 Mythen aus aller Welt“, Mondo-Verlag AG, Vevey/CH 1999; Littleton, C. Scott: "Das grosse Buch der Mytho-logie", Christian Verlag, München 2003; Karaouzou, Dr. Semni: "Nationalmuseum-Illustrierter Führer durch das Museum", Ekdotike Atheanon S.A., Athen 1979; Christopher, Weidner A.: "Enzyklopädie der Mythologie-Die geheimnisvolle Welt der antiken Griechen, Germanen und Kelten", Tosa Verlag GmbH, Fränkisch-Crumbach 2015; Wawro, Dr. Geoffrey: "Atlas der Weltgeschichte, von 10`000 vor Christus bis heute", Ullmann Publishing GmbH, China 2013; Gööck, Roland: "Menschen die die Welt veränderten", Berlin-Darmstadt-Wien, pa vit botimi; Wuermeling, Heinric L.: "Auf der Suche nach Europa/Zeitreise durch die Geschichte", Langern Müller, Munchen 2005; Leisering, Dr. Waler: “Historisscher Weltatlas”, e 102-ta botim i kësaj veprës nga Marixverlag, sipas botimit të parë të kësaj vepre nga Cornelsen Verlag, Berlin 1997; etj. etj. dhe qindra të tjera, që nuk kam mundësi t`i përmendi me këtë rast.

Ka edhe të tjerë shqiptarë, si disa albanologë të shquar, që mbesin peng të literaturës së lexuar greke, italiane, sllave, ruse, angleze, e spanjolle, si psh.: Baku, Pasho: “Enciklopedia universale e ilustruar”, Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë 2011; Brinja, Eva: "Antikiteti-Hellenët janë ilirë të zbritur në Egje", Ilar, Tiranë 2005; Dhrama, Doc. Todi: "Fjalor i mitologjisë", Biblioteka Linguistikë, Rilindja Prishtinë 1988; etj., e nuk po i përmendi të tjerët, sepse kjo është mjaft, por, ka edhe pjesërisht, sidonos me fenikasit e Kadmin, që i nxjerrin “si pellazgë”, edhe pse e dinë se ata nuk janë të tillë, psh.: d`Angely, Robert: "Enigma- nga pellazgët te shqiptarët", Botimet Toena, Tiranë 1998; Eltari, Ali: "Pëllazët, krijuesit e qytetërimit botëror", Grand Prind, Tiranë 2008; Cenollari, Ilir; "Profecitë e Zotit të Tomorit", Jonalda, Tiranë 2010; Imeri, Besnik: "Epiri, një histori pellazgo-shqiptare", Botim i autorit, Tiranë 2013, etj., të cilët e kanë “pranuar” së fundi se “alfabeti i Kadmit” është në favorin e shqiptarëve, sepse “ka qenë i martuar me iliren” dhe pse “djalit të Evropës ia ka dhënë emrin Ilir”, që nuk është prapë e vërtetë, sepse Yllirët, Illyrët dhe Ilirët janë shumë më të vjetër se Ilirët e Gadishullit Ilirik apo Ballkanit edhe pse emërtimi i djalit të Evropës, vajzës së Harmonisë, është prej genealogjise familjare të Kadmit dhe nuk kanë “filluar” prej tij Yllirët/Ilirët, në përgjithësi, si komb.

Njohja e ilirëve nga ana e jonë nuk është kryer, sepse ajo është nisur nga veprat e shkruara paraprakisht greke, romake, sllave e materialet e tyre arkeologjike, pa e njohur fare gjuhën, se cilën gjuhë e kanë folur ata. Ne po e marrim një nga këta, sepse ka bërë çmos që të dalë në shesh ajo që ai e ka ditur për ilirët, duke e marrë parasysh se kanë jetuar në Gadishullin Ilirik dhe tërë territorin e Ilirisë, Aleksandër Stipçeviq, komplet me veprën e veçantë të tij apo në bibliografinë e këtyre veprave arkeologjike, historike, linguistike, etj. por edhe ballkanologike.[2]

Deri më tani janë përpjekur edhe shqiptarët me albanologët e tanë të na i japin autorët antikë, por prapë janë ndalur pa ndonjë vështrim kritik dhe pa ndonjë botim kritik të autorëve antikë[3], kështu që tekstet nuk janë komplete, nuk e kanë as tërë aparaturën shkecore, etj. dhe vepra është e mangët dhe e vogël për ilirologjinë.

Stipçeviqi niset gabimisht nga legjendat e lashta greke, sipas Apolodorit, kur thotë se Illirios, kryefisi i fisit ilir është i pari i Kadmit dhe i shoqës së tij Harmonisë.[4] Këtu e bën gabimin fatal të tij si historiograf, sepse nuk duhet të fillohet historia e një fisi, populli, etnie e kombi mbi gjenealogjinë familjare, qoftë edhe të mbretërve, e aspak nga mitologjia dhe legjendat greke, të cilat janë të rrejshme.

Ndër të tjera ai e vë në gojë një shpjegim naiv të arkeologut Ćiro Truhelka se emri ilir mund të shpjegohet me fjalën e thjeshtë të gjuhës shqipe “i lirë”.[5] Nuk e ka vënë re se edhe Frigët dhe të tjerët që kanë qenë deri në Babiloni, e kanë pasur Yllin si gjënë më të shtrenjtë. Dhe e kemi shpjeguar në pjesën tonë të dytë të këtij shkrimi se në Azinë Vogël janë quajtur yllirët-frigë dhe se emri dardan ka lidhje indirekte me stërgjyshin Ilit, themelues të Ilionit, dhe se ilirët janë vazhduesit e gjakut tonë nga Azia e Vogël.[6] Brigët apo Frigët janë me gjak pellazgo-ilir dhe fjala e parë e tyre është “Bekos”, pra hiqet “os” greke dhe mbetet BEKË apo BUKË, siç thonë mjaft dijetarë të lashtësisë. Emri ILION ka në rrënjë emrin YLL.[7] Parësore del rrënja YLL apo IL dhe ILL. Dardanët ezistojnë në disa vend të Mesdheut dhe kanë tipare të ndryshme. Ndoshta poema epike e Homerit e ka pasur emrin e saj “Ylliada” dhe jo “Iliada”. Edhe pse nuk përmenden yllirët/illirët, d.m.th. se ata apostrofohen, atyre iu kushtohet kjo poemë epike, pra njerëzve të denjë të Yllit.

 

Ganymedi, djali i Trojit, nipi i Eriktonit, stërnipi i Dardanit, duke lozur me shqiponjën.

 

Pellazgo-yllirët, apo pellazgo-ilirët, dhe albanët apo shqiptarët e kanë patur pranë vetes së tyre shqiponjën, si lajmëtaren e Zotit, prej Ganymedit, birit të Trojit, nipit të Eriktonit dhe stënipin e Dardanit. Ilirët na dalin prej Azisë së Vogël, e jo tjetërkund.

Pellazgët ishin hyjnorë, siç e kemi thënë në pjesën e tretë të këtij shkrimi. Hyun e rrespektojmë si Yllin, Diellin e Hënes. Dodona ishte qytet i shenjtë. Ylliria apo Hylliria i thonin tërë vendit të tyre, në bazë të folmëve dialektore. Por, do ta shohim më mirë në shkrimet e tjera. Do t`u kthehemi edhe njëherë “grekëve” të njohur, të cilët kanë ditur më mirë se sa të tjerët të shfrytëzojnë mosgadishmërinë për luftë, si bij të Zotit, të rreshtuar e të besuar rreth qendrës së besimit të Zotit, e cila ka qenë Dodona. “Lufta” më e madhe bëhet për punë në arë, për të hapur një arë të re, për ushqim të mirë të bijve tanë të shëndosh e të mirë, të lindur prej dheut, prej Dhé-metr(a)-ës, e cila është nëna e korr-ik-ut, sepse ne i korrnim të mirat prej arës dhe jemi arianë. P.sh. zjarrin e luftës e duronim tre fish, për të cilën e ulnin kokën para armikut, që do të thotë se tri herë ecnim nëpër dhembje e provikime, e të katërtën duhet të ngriteshim në këmbë; të jemi të luftës apo që dinim t`a bëjmë edhe luftën.

Për këtë ne i kemi hapur duart për të gjithë ata që vinë si vizitor, në votrën tonë, edhe pse ata jane sjellur “të lirshëm”; kanë gënjyer e kanë marrë çka u duhet; por ne i kemi kundërshtuar të gjithë ata që nuk e kanë folur të vërtetën, pra ata që e kanë thënë gënjeshtrën, madje me forcë, si gënjeshtrat e fenikasve, sepse fenikasit e kanë lëshuar njëherë at-dhé-un e tyre, prandaj mund të gënjejnë.

Kush e lëshon atdheun e tyre, mëson të gënjejë. Fenikasit e kanë lëshuar atdheun e tyre; kanë ardhur në dhé tjetër, dhe e kanë lëshur at-dhé-un, ku të ka lënë babai, pra ati. Sikut të ishin fis pellazgo-ilir, të cilët kanë dalur prej tokës sonë dhe paskan kaluar nëpër Feniki dhe Egjipt, ata e kanë lakuar rrugën dhe janë mësuar me këto të dhëna, sepse kalojnë nëpër popullata tjera, që i kanë dijet e veta, tjetër nga ajo që e kanë. Duhet të mësosh që të gënjesh për të kaluar jetën tënde; për ta bërë jetën tënde pa pasur ferkime shkatërruese. Edhe nëse fenikasit e kane pasur jetën e tyre diku në gadishullin ilirik apo haemus (duhet që të kesh të hashë, po e analizojmë në një formen tonë thënien e parë të “Ballkanit”), atëherë atyre duhet t`u kenë mbetur gjurmët e para të qenies së tyre dhe këto gjurmë na dërgojnë vetëm në Feniki.

 

Dhemetra, e dhënë nga mikja ime Shqipe Hoxha, nga Prizreni.

 

Prandaj këto gjurmë na e thonë tjetër gjë: se pellazgët e pellazgo-ilirët kanë qenë zotërues të deteve dhe kanë ditur të ndërrojnë mall me mall, nëpër tërë Europën, Azi të Vogël e Afrikë Veriore. Ata kanë komunikuar me popuj të tjerë. Kanë shkuar dhe kanë ardhur nëpër detra. Pra, janë ndihmuar nga Yjet, nëpër det.

Alfabeti fenikas nuk është me origjinë pellazge, siç thotë “ilirida-online” dhe qindra të tjerë shkencëtarë, por është semito-egjyptian, ndërsa gjuha shqipe më të cilën kanë folur Yllirët, Illyret dhe shqiptarët bëjnë pjesë në bashkëfisërinë japetike, është gjuhë japetike, jo semitike, shumë më përpara tyre. Pra, alfabeti i Kadmit, që është semito-fenikas, e ka “zëvedësuar” alfabetin pellazgo-ilir edhe me dhunë e me gënjeshtra, që është dokumentuar deri në Linearin A e B, por i fundosur me tërë periudhën 1200-800 p.e.s., sepse e dimë me ndërgjegje, se Albanët janë quajtur ata të cilët kanë mundur të shpikin fillimisht al- fa-be-tin e parë, pra Al-B(e)-anë, që kanë mundur të “banë” A e B, etj. d.m.th. shkrimin, ushtruesit e shkrimit të parë.

Me këtë rast po e marrin një fjalë të mikut dhe shkencëtarit Prof. Dr. Rexhep Doçit, i cili e shprehë mendimin e tij se disa antroponime, patronime, ojkonime, oronime, hidronime, etj. kryesisht të dialektit gegë se sa toskë gjasojnë me fjalë të vjetra apo me onome të lashta, çështje kjo e cila ka mbetur deri më tani e pa krahasuar, pra e diskutueshme, por në ardhmen mund të na befasojnë për të mirë të historisë e të gjuhës shqipe.[8] Provat e mia janë të parat për befasinë, jo vetëm për vete, por edhe për shkencëtarët e huaj të botës, që nuk e njohin gjuhën shqipe.

Për mendimin tim, emërtimet e kombit dallojnë prej toponimenve për sa i përket vendit, p.sh. pellazgo-ilirët janë të dhënë në territorin e sotëm të Greqisë, Thrakisë, të Azisë së Vogël apo Turqisë së sotme, e në anën tjetër të Maqedonisë dhe të Ilirisë. Emërtimet e kombit ndryshojnë sipas regjioneve, vendeve etj. ndërsa emërtimet e kombit të lashtë historik, është Yllir. Vendin e tij të lashtë e ka në Azinë e Vogël, deri në Babiloni (Babyloni) e tërë Evropën, dhe se ka patur si detyrë të parë krijimin e alfabeteve të lashta, prandaj thirren albanë, që bëjnë a-në, pra alfabetin.

Në vend të „i“ duhet të jetë «y», pra Ylliria dhe jo Illyria, sepse nga Ylliria kuptojmë se ka lidhje me Yllin, ndërsa me Illy, nuk kuptojmë asgjë, pos „i lirë“, dhe e dimë se Yllirët nuk kanë qenë asnjëherë të lirë; përskaj tyre e rreth e rrotull u kanë ardhur luftërat, madje prej “grekëve”; romakëve; sllavëve dhe të ashtuquajturve „turq“.

Ne duhët të heqim këto manevrime dinake, njëren pas tjetës; të shohim pak dritë më të mirë, sepse ky është “viti i gjarpërit”, siç thonë kinezët, e zgjatë 1000 vite. Në qoftë se jemi në gjumë, që është gjysmë-vdekje, do të vdesin tërësisht; në qoftë se zgjohemi, pa flamur e sisteme kombëtare, por si bij të vërtetë të Zotit, atëherë do të jemi gjithmonë të drejtë e me dritë të madhe të shkencave, mbi ne, si bij të Yllit, të Qiellit, të Galaktikës së Dritës, të urtë e të mençur!... Do të na falë edhe Zoti i Madh, sepse na ka dhënë dënim prej Babylonisë, i cili nuk është ndarë brez pas brezi. Të ashtuquajturit „grek“ apo „helenë“ na e futën minën e parë në bazat e shkencës; na e mbuluan prej vitit 1200 p.e.s. deri në vitin 800 p.e.s. historinë e Yllit, me errësirë të plotë; e deri në vitin 1000 të e.s. me gjuhën artificiale fenikase; me bazat prore të fillimit te shkencave, të gjitha në rrotullim të vazhdueshëm.

Për të tjerat mina, që janë edhe dy mina, mina sllave dhe turke, do të flasim më vonë. Vetëm, më madhja minë në të gjitha minat është mina turke, që na la vërdallë të sillemi me haremet e perandorëve të fëlliqur, me gra të grabitura me dhunë; duke na e shpifur nëpër gjumë „jam turk“-un e tyre. Nuk e lejonë të mësohet as sot gjuha shqipe, nga 6`800`000 shqiptar nëpër Turqi, e duke na vrarë pa skaj, që prej kur se na ka pushtuar, me dhunë, luftë e me gjak, perandoria Osmane. Dihet se Turqia është krijuar vonë, shumë shekuj më vonë, këtë e dimë shumë mirë…

 

Gadishulli Ilirik, të dhënë sipas punimit tim “Maqedonia në vorbullën e fqinjëve antishqiptarë”, Pjesa e VI-shtë, në gusht të vitit 2015.

 

Ndoshta janë romakët që na e kane futur në kokë „illyrien“, por ata kështu nuk e kanë as në fjalor. Në fjalorin e gjuhës gjermane e të shqipes e gjëjmë këtë fjalë në trajtën dëftore, emërtimin mashkullor „Illyrier“, që do të thotë „Ilir“, deri në trajtën asnjënëse „illyrisch“, që do të thotë „illyrishte-, ja“.[9] Ta shkruanim „Iliriku“ do të ishte shumë e kuptueshëme, sepse nuk ka mundësi në shumë gjuhë të shkruhet „y“ në origjinal, por „i“; prandaj „iliriku“ është vendi i ilirëve; e jo „illyrien“, sepse është gabim gjuhësor, pasi „Y“ –ja është rrotulluar pa vend dhe nuk na e thotë se vendi në fjalë është „vendi i ilirëve“, njerëzve të lirë.

Ne, nuk jemi “të lirë” por Yjet na kanë udhëhequr, edhe nëpër detëra, duke qenë „zot të detrave“. Paraprakisht pellazgët dhe pellazgët-ilirët, apo siç e kanë quajtur veten e tyre „Yllirians“, kanë lundruar nëpër ujëra, d.m.th. tri pjesë ujë e një pjesë tokë, e janë udhëhequr prej yjeve, sepse në det apo oqeane është dashur të orintoheshin.

Bindi është perëndia ilire japode e ujit-thotë Shqipe Hoxha.”Bindi është perëndi i vjetër ilire e rrjedhave të ujit në përgjitjhësi dhe ai është përfaqësuar si një njeri i lirë, me një timon apo Trident në të djathë”. Ai është më i afërt me hyjin Vidiaus, thekson ajo, po aty, në një faqe të internetit.[10]

Prof. Muharrema Abazaj detyrohet këtu që ta rehabilitojë të vërtetën shkencore të historisë, në bazë të historisë së shkruar, edhe pse në subkoshiencë ai e dinte se po bënte kështu një kompromis të çështjes, e menjëherë e shpjegon me të njëjtën nivel shkencor. Gjuha “greke” ishte bërë më përpara gjuhë fleksibile, por ai nuk e dallonte gjuhën e shkruar “greke”, të cilën e quanin paraprakisht shqiptarët, duke u bazuar nga anglo-amerikanët, gjermanët e të huajt e tjerë, duke mos e logaritur që më parë se nuk ka ekzistuar “kombi grek”, as gjuha e tij, por gjuha artificiale fenikase. Ajo duhet të quhet gjuha artificiale fenikase, si gjuha e parë e shkruar, por jo “gjuha greke”, sepse e flitshin “artificialët”, që janë “hellenët”, por nuk ishin “komb”.

Pra, Muharrem Abazaj, në veprën e tij "Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip", që thotë se aftësinë fleksibile e ka fituar gjuha greke, sikurse pas saj edhe latinishtja, e gjuha greke fillon që nga shekulli i VIII-të, sado që ka dalur nga pellazgishtja[11], duke u kthyer te e thëna diskriminuese e Heroditit, i cili thotë se “gjuha e pellazëge ishte një gjuhë barbare”.[12] “Në kohën e Herodotit, por edhe para tij, në territorin e Greqisë së Lashtë (që nuk është e njëjta me shtetin Grek, pas vitit 1927 apo 1921-29, që ka ditur “të shfrytëzojë” luftën avranitase për qëllime “hellenistike”, apo që përpara saj, kur ajo ka dalur me Fjalorin “Sounda”, në vitin 1000 të e.s., të “grekërve të rinj”, sepse nuk është e njëjta me “Greqinë e Lashtë”, të cilat ndahen me njëra-tjetrën![13]) fliteshin dy gjuhë: pellazgishtja dhe greqishtja e vjetër (për mua, fenikishtja, jo greqishtja!). Greqishtja <<ia mori stafetën>> pellazgishtes, ngaqë ajo u bë gjuhë e shkruar, gjuhë e kulturës dhe e qeverisjes, gjuhë zyrtare (për mendimin tim ajo ka qenë “gjuhe teknike”, pra artificiale, sepse “gjuhë zyrtare” mund të quhet kur bëhet shteti i saj me ligje, pas vitit 1927-1929; apo fillimin “e zyrtarizimit” do t`a logarisim prej kohës kur u futën “grekët e rinj”, që ishin në disa nacionalitete të vogla dhe të përziera, në vitin 1000 të e.s.) kur pellazgishtja mbeti vetëm si gjuhë e folur, gjë kjo që solli rrudhjen e vazhduaeshme të saj, deri sa arriti të quhej <<gjuhë e vdekur”>>,[14] megjithëse unë e di dhe e them se gjuha pellazgo-shqipe ka vazhduar të flitet deri në shekullin XIX nëpër Greqi apo Helladë, siç e quan ajo veten e saj, d.m.th. përgjatë 3 mileniumeve, kur arvanitët pushojnë të flasin gjuhën shqipe.

 

Muharrem Abazaj, “Pellazgët kanë folur shqip”, faqja e parë e kopetinës.

 

Nuk mund ta quajnë “gjuhë e vdekur” arvanitasit në trojet e veta, sado që edhe sot bënë përpjekje të mëdha që të na bllokojë para botës së gjërë e në trojet tona, e cila quhet Shqipëri; e cila përpiqet që edhe me fé ortodokse të na ngrehë përmes gjuhës artificiale të saj, greqishten e re, drejtë “helladës” së saj; dhe “i harron” kriteteret që duhet t`i ketë për të qenë “shtet”, pra jo me gjuhën mashtruese “greke”.

Ne bëhemi të verbër nga të gjitha mashtrimet “greke” dhe rrotullohet historia para syve tanë; e lëmë si “të vërtetë” Greqinë, sepse nuk i plotëson aspak kushtet për të ekzistuar; dhe shkojmë të verbër duke e përkrahur Kadmin, sikur “ai e paska dhënë alfabetin e parë të shqipes”, sado që nuk duhet shumë mund e të kuptojmë se ka qenë fenikas, pra jo shqiptarë dhe as pellazg, dhe na ka lënë të notojmë në ujërat e turbullta 3000 vjeçare, pas gënjeshtrave të mrekulluara të tij; gjymë të verbër e gjysmë jerem, e lëmë gjuhën shqipe aty ku e ka lënë këtë gjuhë Kadmi, edhe pse siç thotë me titullin e veprës Prof. Muharrem Abazaj, pellazgët kanë folur shqip.

A mund ta shohim vetveten tonë derisa e shkruajmë “Illyria” në vend se të jetë me të vërtetë Ylliria/Yllirians? A e njohim kështu të vërtetën historike?...

 

Për mendimin tim, jo! E flasim dhe e shkruajmë siç na thonë të tjerët...

 

______________________________________

 

[ 1] Spiro Konda, "Shqiptarët dhe problemi pellazgjik", Tiranë 1964 ose Eugen, Tiranë 2011, faqet 485-486.

 

[ 2] Aleksandër Stipçeviq, „Ilirët-historia, jeta, kultura, simbolet e kultit“, Botimet Toena, Tiranë 2002.

 

[ 3] Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Istituti i Arkeologjisë: „Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, Tiranë 1965 apo te Botimet Toena, Tiranë 2002.

 

[ 4] Aleksandër Stipçeviq, vepra e përmendur, faqe 15.

 

[ 5] Po aty, faqe 16.

 

[ 6] Shiko faqe time provizore http://www.brahimavdyli.ch/a-ekziston-kombi-grek-2/.

 

[ 7] Nëse dëshironi të shikoni veprën e Sulejman Matos, “Në kërkim të rrënjëve”, shikoni në faqen 49 apo faqen 123.

 

[ 8] Prof. Dr. Rexhep Doçi, “Pellazdët (Pellazgët) gjyshër të ilirëve dhe stërgjysher të shqiptarëve”, Lena Grafik, Prishtinë 2016, faqe 19.

 

[ 9] Shikoni në fjalorin, „Sonderausgabe-Langenscheidts Handwörterbuch Albanisch-Deutsch Deutsch-Albanisch“, Langescheidt, Berlin-München-Wien-Zürich-New York 2000, faqe 196.

 

[10] Shikoni te Shqipe Hoxha, në FB, http://www.facebook.com/Shqipe Hoxha, të përsëritur në datën 15 tetor 2016.

 

[11] Muharrem Abazaj, "Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip", Rofon, Tiranë 2013, faqe 34.

 

[12] Po aty, e njëjta vepër, faqe 39.

 

[13] Shikoni në faqen time http://www.brahimavdyli.ch apo në shkrimet e mija, deri sa të botohet si një libër i veçantë.

 

[14] Vepra e përmendur e Muharrem Abazaj, e njëjta faqe, 39.