Brahim Ibish AVDYLI:

 

 

A EKZISTON KOMBI “GREK

DHE KUSH E KA KRIJUAR

KËTË SHTET

 

(Pjesët e tretë)

 

 

 

Emri Alba dhe ai albanë ose albanesi dëshmon se dardanët dhe etruskët e Italisë me dardanët dhe toskët e Shqipërisë, si me të gjithë shqiptarët e Shqipërisë; Epirit; Maqedhonisë (për të mos e përsëritur Maqedoninë); Kosovës; Malit të Zi, Sangjakut e shqiptarët e Kosovës Verilindore të Serbisë ( për të mos e përsëritur “Lugina e PBM”) janë vëllezër të një gjaku, pa mos i harruar të gjithë shqiptarët në Botë. Ata i kanë edhe vëllezërit e tyre, të rinj e të vjetër nëpër Azi të Vogël; nëpër Afrikën Veriore dhe në Amerikë, posaçërist në SHBA. Këtu kanë qenë dikur Dardanët e vjetër; Brigët apo Frigët; Sumerët; Hititët dhe të tjerë pellazgo-yllir.

Itali dhe në tërë Gadishullin Ilirik (Ballkanin e sotshëm) kanë kaluar këndej mjaftë dardanë, që ishin larguar prej vendit të vjetër, pas rrënimeve të shumfishta e të luftës disa vjeçare të Trojës. “Është e vërtetë –thotë Malte-Bruni sipas Xhuseppe Krispit- se disa studiues pohojnë që shpërngulja e Eneas është një përrallë, por ja që shpërngulja e trojanëve dhe dardanëve mund të jetë një fakt historik”.[1]

Eneu është dali i Ankzit, nipi i Istrefit, stërnipi i Isarakut dhe urnipash i Trojit, djalit të Dardanit, dhe këtë po e përsëritim siç e kemi pasur në shkrimin parapak.

 

 

 

 

 

  Një gurëgdhendje me Luanët, në Ylli-Frigji apo Brigi, marrë nga ilirida-online.com;

 

Emrat gjeografikë të Frigjisë dhe Troadës ose Trojës, edhe sot mund të shpjegohen prej gjuhës shqipe. Koribantët ose kuretët kaluan në Kretë dhe ia vunë emrin malit ku jetonin ata, emrin Ida, duke ia dhënë të njëtin emër, që e kishte emrin e maleve në Troadë apo në Trojë, pra në Ylli-Frigji. Kjo do të thotë se ishin si ne. Ndërsa tërë ishullin e quanin Kretë, sikur të thuashe thjeshtë Kuretë. Kuretët ishin banorët, ndërsa Kreta ishte vendi i tyre. Ky nuk ishte dhe nuk është “emër fenikas”, porse kështu ishte shënuar vetëm në saje të kuretëve. Pra aty ku banonin kuretet, quhej Kreta. Ndërsa emri Ilion, në të folurën shqipe nënkupton “vend i ngritur”, në drejtim të Yllit ose Illit, të shkruar me një “l”. Vendi i qytetit ishte vendosur lartë, mbi kodra- si na dëshmon për këtë Malte-Brun, në vëllimin e tij të 6, të Kreut 199, faqe 253.[2] Te pjesa paraprake e kemi thënë se dorët janë me zanafillë ilire/yllire, si yllirët e Frigjisë, që ndonjëherë i shënojmë frigjë e ndonjëherë brigë, të cilët siç e tregon kjo fjalë, e mbanin Yllin si të shenjtë, sepse “nga Ylli kishin zbritur mbi tokë”.

Më vonë, nëpër histori, e deformuan këtë emër ata që nuk e kuptonin këtë fjalë dhe nuk e dinin çka do të thoshte. Ka qindra interpretime dhe shpeshherë “ll” nuk e shqiptonin, prandaj e shënuan “l” në vend të “ll”, si p.sh. Iliria, që duhej të ishte Ylliria. Aty banonin ata të cilët kanë pasur konsideratë se kanë zbritur në tokë nga Ylli, i cili mirret si “i shenjtë”. Pra, jo Iliria, por Ylliria dhe kuptohet pse Diellin, si yllin më të vogël dhe fenomenal për jetën e tyre dhe të të gjithë njerëzve, e kishin si “të shenjtë”, simbolin e parë të cilin e respektonin, e besonin, jo si fénë, sikurse e kishin poashtu të gjithë pellazgo-yllirët (pellazgo-ilirët), dhe Zotin e madh të tyre.

Alfabeti Pellazgo-Yllir paraqitet në bazë të sistemit diellor, thotë Xhamajl Gashi, me 12 qershor 2010, te Besir Bajrami, në një polemikë të veçantë për kulturën e qytetërimin, për mitologjine e historinë, për simboliken e tyre dhe etimologjinë e fjalëve të lashta. Xhamajl Gashi e thotë me përkushtim cilësimin e tij „Pellazgo-Yllir“, sepse të tillë ishin të parët tanë dhe quheshin Yllir, si p.sh. Brigët-Frigët. Të gjithë e rrespektonin Diellin, i cili është Ylli më vogël, dhe të gjithë e konsideronin veten „të ardhur prej Yllit“, në tokë, midis jetës së përkohshme. Pellazgët ishin hyjnor. Ata quheshin Yllir, apo siç e quanin me gjuhën e vjetër pellazge, Hyllir, dhe vendit ku jetonte ata, që e quanin Hylliria, siç na dëshmon për këtë edhe studiusi i palodhshëm shqiptar, Mili Butka.

Kjo është më se e vërtetë.

Xhamajl Gashi thotë se njerëzit kanë mundësi t`i mbledhin në fillim gjithsejtë 11 pika. E fundit është Hana, që është e simbolizuar në fundin e kësaj prove. Pra, janë paraqitur komplet planetet 9+1+1=11, që do të thotë: të nëntat, plus Diellin dhe Hënen. Alfabetin e parë natyrisht se kanë ditur që t`a bejnë ata. Fjalët e para i kanë folur në tokë. Por, ndër të parat e kanë shikuar qiellin. Nuk do mend se shenja e parë te sumerët, me ngjyrë të verdhë e paraqet në sistemin e Besir Bajramit germën e parë- A.[3] Ajo është Perëndia dhe Gjithësija, siç e përdorën edhe arabët, me A- Allah- perëndia, si dielli kur lind e perëndon, i kuq si gjaku. Kjo është prova e parë e strukturimit të alfabetit të parë, nga sistemi ynë diellor. Kemi edhe prova të tjera…

 

 

Kjo është harta e Evropës, rreth 400 vite p.e.s., e vizatuar, megjithëse deti rus/mare russo nuk është ekzistent, por shkruhet pellazgjia e nuk na ipen fenikasit në të ashtuquajturën "Greqi". Fenikasit janë me ngjyrë të kuqe; ndërsa sllavët me ngjyrë verdhë; keltët dhe baskët me ngjyrë tjetër, edhe pse "gjermanët" janë para kohe...

 

Në të vërtetë, gjuha shqipe është shumë e vjetër. Ajo është folur shumë përpara prej “greqishtes”. Nuk do mend se fillimin e fjalëve të para të saj datojnë më herët, që kur ka filluar njerëzimi të shqiptojë fjalët e para. Siç thotë një dijetarë shqiptar, Ali Eltari (Lapi) në fillim të veprës së tij, “nëse pellazgët nuk do të kishin nisur të flisnin, njerëzit do të vazhdonin të ulurinin pyjeve, në kërkim të ushqimeve”.[4]

Por, “asnjë popull tjetër i botës, në të cilin jetojmë, nuk është aq i panjohur për Evropën Perëndimore për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët. E megjithatë, ai është populli kryesorë i botës së lashtë e të rëndësishme, që çdo historianë do të donte ta njihte; historia e tyre do të plotësonte zabrazti të mëdha në historinë e vjetër e të re të Evropës”- thotë Johan Tuman, sipas Ali Eltarit.[5]

Njeriu i vjetër ishte i lidhur ngushtë për dukuritë e natyrës. Fjalët e tij të para ishin reagim nga këto klithma ose një befasi ndaj tyre. Kështu, këto thirrje, klithma, ulurima, shprehje të ekstazës dhe ndikimit që kishin këto dukuri të natyrës te njeriu do të përcaktonin edhe kuptime të veçanta, dhe pasi kalojnë brez pas brezi, jete në tokë, ato do të bëheshin me të qarta dhe do të shprehin kuptimet e tyre të zëshme.[6]

Pra, gjuha e folur e njeriut, së bashku me të gjithë njerëzit e tjerë për rreth tij ka ndodhur në qendrën e gjithë pellazgëve. “Përhapjen e të gjithë pellazgëve në të gjithë pellgun e Detit Pellazgjik dhe të Detit të Zi e vërtetojnë më së miri rrënojat e kë-shtjellave pellazgjike. Ato kanë mbetur të madhërishme dhe të fuqishme deri në ditët tona, në zona të banuara shkëmbore, si monumente gjigante të papushtueshme”.[7] Dhe, kështu i kuptojmë të “ardhurit” e dhunshëm në trojet tona e pështjellimet që na i bëjnë historisë, madje edhe linguistikës, që janë aktuale.

Në atë periudhë ka filluar gjuha e parë pellazgo-yllire, gjuha e të parëve tanë albanëve, që rrjedhë nga Alba dhe është Para; më vonë e kanë quajtur Alfa, ku B-ja ka dhënë gemën e dytë, Beta. Këto janë të al-ba-nëve. Ato e bëjnë A-në dhe B-në.

Gjuha e parë, mëma e të gjitha gjuhëve, është gjuha shqipe e shqiptarëve prej fillimit deri në ditët e sotme, e albanëve, e pellazgëve, që janë banorët më të lashtë të botës, por edhe e të tjerëve. Më së miri këtë çështje e tipizon kombi i yllirëve, i cili ndër kohë ka banuar rreth detrave ku kanë qenë pellgjet e lundrimeve dhe u quajtën pellazgo-yllirë, pra pellazgo-ilirë. Ne po e fillojmë nga vetvetja.

 

 

 

 

Sot, duhet të themi se armiqtë tanë të rrezikshëm të kombit tonë nuk i pranojnë, i ç`vlerësojnë, i refuzojnë, sikur ata i njohin çështjet tona. Paraprakisht, për qëllimet e veta politike thonë se kjo nuk mund të quhet “parahistori”, se “nuk ka prova të mjaftuara vërtetimi” e nuk i kursen as disa njerëz të dijshëm të botës dhe i len t`i quanjë “hipoteza”, “mitologji”, “përralla” apo “shikime të vonshme”, dhe sot për sot “të pa argumentuara”. Kjo nuk është absolutisht e mundur e as nuk është plotësisht e vërtetë, sepse janë shkrime shkencore e të veçanta mbi të ashtuquajtërën “histori” dhe “parahistori”, por duke u ndihmuar me të gjitha disciplinat shkencore, ndonëse ato na paraqiten vonë, duke e zhveshur nga petkat e rrejshme dhe gabimet evidente shkencën, që mund të quhet shkencë, dhe pseudoshkencën.

Ne, nuk po merremi aktualisht me këtë gjë. Jemi në shqyrtimin se a janë “grekët” të parët, apo janë gënjeshtarë. Qindra vite përpara shtyhen me “shkencën” e tyre.

Fillimisht, po i kthehemi ndryshimimit të sistemeve: matriarkatit patriarkat. E para e kishe në ballë gruan, ndërsa e dyta e kishte burrin. Dhe kjo ishte luftë e vetë sistemeve, dhe jo luftë e “grekëve” me “pellazgit”. Në qendër të sistemit të parë dihet se ka qenë Sellena, ndërsa në të dytën është Zeusi, si Zot i madh. E para i kishte “graii”-të, që janë gratë; dhe e dyta i kishte burrat, si p.sh. Burri i Epirit.

Në këtë periudhë u zhvilluan luftimet nga të ndarët prej grave, “graii”, “grai-kos”, jo grekët, sepse nuk kishte “grekë”, e as të ashtuquajtur “helenë”. Helenizmi është i rrejshëm dhe nuk kanë ekzistuar asnjëherë në rruzullin tokësor.

Pellazgët janë shumë të njohur si ngënës të lëndëve të lisave, madje që në kohët e lashta të ekzistimit të tyre, sepse ledhat e lisave janë fryte përplot me amidon. Edhe sot, po t`i kërkosh, janë mjaft të idhëta. Lisi ishte simbol i pellazgëve, e edhe në Dodonë. Orakulli i interpreton këto gjëra nga gjethet e lisit të dushkut. Lisi më i vjetër i dushkut quhet çarr. Orakujt i faleminderohen përshpëritjeve të gjetheve të lisit, si formën më të mundshme e konkrete të Zotit të Madh ose Zeusit.[8] Ushtrues të kësaj detyre janë “graitë”, pra gratë e shenjta, të cilat janë edhe famulltaret.

Dodonë, ushtrueset e detyrës së të thënave të Zotit ishin “graii”-të, dhe u thanë “tomuret”, “thomurët”, sepse iu binin këmbanave, dhe i quajnë “priftëresha”, pasi kanë lindur fétë, orakujt. Kjo nëkupton të thënat, të dhënat e tyre, mendimet, parashikimet, ligjet, urdhërat, profecitë, vendimet, këshillimet, etj.[9]

Në të vërtetë, në Dodonë, ishte perëndesha Sellena, që njëzohet me Hënen. Në trevat ku flitej përgjithësisht “shqipja yllire”, e cila e përfshinte Samothrakën, ku është gjetur një skulpturë pa kokë e Sellenës, e prerë nga Paulo Emili, gjakatar italian, i cili jo vetëm se e shkatëroi truallin e shenjtë të pellazgëve, por nuk kishte turp t`a plaçkitë atë me tërë arin e punuar. Kjo statujë ruhet në Muzeumin e Luvrit në Francë, ndërsa e dyta ka përfunduar në Museumin e Londrës, në Britani të Madhe. Ata thonë se “kjo trevë i përket Greqisë”, që nuk është fare e vërtetë. Është gënjeshtër. Atëherë nuk kishte “hellenë” e as “grekë”. Sellena e niste rrugëtimin e saj kur perëndonte Dielli.[10] Në Epir ka qenë një tempull i veçantë i Dodonës, ndësa në Atikë, Eulizia. Dododa ua jepte hirin e Hyut, e quhej vendi ku “merrej hir”, pra bekimi i Zotit. Emërtimi i vendit “Epir” është shumë më bindës dhe i prirë nga “hiri i Hyut”, siç na shpjegon prof. Muharrem Abazaj.[11] Fjala “Epir”, përbëhet nga dy fjalë përbërëse: ep=jep dhe ir=hir. Kjo do të thotë “Jep hir”, pra “Ep-ir”. Ishte qendra e besimit të të gjithë njerëzve që vinin nga viset e tyre, të mësonin fatin që e kanë.[12]

 

 

 

Porti ilir i shkruar sipas pellazgishtes nga studiusi shqiptar Mili Butka-HYLLIRUS PORTUS

 

Ndërsa në tempullin e Samothrakës, të ashtuquajturit “grekë” apo “hellenë”, si të dëshironi, e bëjnë një gënjeshtër të tyre, jo vetëm pakohësinë e të qenit “prezent” disa shekuj më përpara në këtë tokë të shenjtë, por e bëjnë përrallën “greke” nëpër histori, kur tregojnë se në këtë vend, pra Samothrakë, Filipi i II-të, që është babai Lekës së Madh apo Aleksadrit të Madh është takuar për herë të parë me Mirtalin, siç i thojnë të vetët Olimpisë, nënës së Lekës së Madh dhe të dy e flisnin pellazgishten, pra shqipen e yllirishtes, aty ku kanë qenë Kabirët e Samothrakës, në tempullin e Samothrakës, që ishte një trevë e kulluar pellazgo-shqipe.

Pellazgët nuk dihet pse e humbën traditën e shkrimit, pos nga djegiet dhe luftërat. Shkrimi mikenian nuk na e mundëson të kemi një qytetërim të lashtë të kultures së pellazgëve. Ne i kemi disa fragmente të zhvillimit të kulturës së lashtë të pellazgëve, përmes skulpturave, ndërtimeve të rrënuara, etj. por e kemi fatkeqësinë e rrënimit të kësaj kulture nga të ardhurit fenikas, si. psh. shkrimi A dhe B, të cilët janë rrënuar në vitin 1600 p.e.s., kur ka filluar “epoka” e rrejshme e gjuhës dhe kulturës “greke”.

Ka shkrime dhe vetëm fjalë, që vinë njëra pas tjetrës, të skalituara në gurë, stele, varre, enë, por nuk kemi gjetur deri më tani një tekst letrar, pos epokës së Homerit. Ka sot pllaka që ruhen nëpër muzeniumet e vjetërsirave dhe skulpturave, por me alfabete të lashta nuk është shkruar më shumë. Tekstet letrare janë të shkruara me tjetër alfabet. Nga pllakat e lashta, si alfabeti kuneiform i Sumerëve dhe herioglifet e egjiptianëve, janë disa tekste koherente, që e zbulojnë një qytetërim, një histori, një ngjarje, por pellazgët e vonshëm nuk kishin më një shkrim të tillë, thotë deri diku Arif Mati, me kurreshti, por nuk pajtohemi me portablin e ilirida-online, sepse thotë se “alfabeti fenikas është me origjinë pellazge”.[13]

Është më tepër e gabuar ajo që e vë nëpër fjalë se “këtë alfabet helenët (semito-egjiptian) e kanë përhapur dhe përdorur gjatë pushtimit të tyre të trojeve pellazge... dhe jam i lumtur që ekzistojnë shumë vepra të autorëve te lashtë”, sepse të nxjerrë një kundërshtim: e para është se pellazgët nuk kishin vepra letrare e publicistike, të shkruara direkt prej tyre; dhe, e dyta është se “hellenë” është racë artificiale, jo komb apo etni; ndërsa e treta, as nuk kishte vepra të shkruara pellazge me këtë “gjuhë fenikase”, por kjo është gënjeshtër shkencore e atyre që duan të na lënë edhe më tutje të sorollatemi nëpër ujërat e turbullta të Kadmenëve, Danaeanëve dhe Asirianëve, që nuk janë aspak vazhdues të gjuhës pellazgo-ilire, por hatrues të gjuhës shpërfillëse të Kadmit.

“Historia e lashtë është shumë e komplikuar- thotë Aref Mathieu, alias Arif Mati. Në mënyrë të përmbledhur ne e dimë nga të gjithë autorët e lashtë se Pellazgët ishin paraardhësit e grekëve dhe jo stërgjyshët e tyre. Me një anë kolonistët egjiptian të udhëhequr nga Danaeosi (vëllai i Egjiptos-it) sulmoj qytetin pellazg Argosin, ku ata e kishin ndjekur mbretin Pellazgosin.

Pastaj në anën tjetër kolonistët fenikas të udhë-hequr nga Kadmosi u vendosën në Beoti, ku krijuan e Tebën. Të dy pushtuesit kanë uzurpuar qytetërimin pellazg (gjuhë, kulture, mitologji, poezi epike,etj.) e kanë dashur që stërnipërit e tyre të besojnë që ata ishin <<autokton>>.[14]

Nuk nevojitet më shumë se kjo thënie e thuktë e Arif Matit, për pushtuesit e tërë kulturës pellazge dhe të deformuar disa herë me radhë, derin në vitin 1000 të e.s.

Është e qartë se këta pellazgë, që u sorolaten si Zot i Deteve që prej Detit të Jonë (Deti Jon) Detit Mesdhé, Detit Egje, u dhanë atribute edhe Perëndive dhe Mbretëve të tyre të famshëm, na mjafton që të shikojmë veprën e Nika Stylos, “Etruskishtja- Toskërishtja”[15] dhe do të bindemi, se te gjithë këta “europianë” na u shtuan në fara e në fise dhe i lanë arkivat me një anë e jepen pas gënjeshtrave të shumta fetare e të tjera, duke krijuar një model të tërë të drejtimit të shtetit dhe të edukimit të elitave të ardhshme, edhe duke “e dhënë” gabim lashtësinë e popujve.

“Një trashëgimi kaq e pasur e lashtësishë Europiane, e krijuar gjatë viteve 50`000- 150`000 viteve, ... mendohet të jenë zhvilluar gjatë kësaj periudhe kohore” dhe “nuk mund ti mbanin vetëm shpatullat disa shekullore të Greqisë (për mendimin tim, disa shekullore të Pellazgisë, e cila nuk ka qenë “Greqi”!!) që fillon me shek. 6. p.k. me botimin e poemave të Homerit”. “Gabimi më i madh i kryer ka qenë, sepse Greqia është vendosur në qendër të të gjitha studimeve historike dhe gjuhësore, me gjithëse nga Homeri <<Helenët nuk janë cituar kurrë si popull apo si komb>>”, siç thotë Arif Mati, të cilat na i përcjellë edhe njëherë Fatbardha Demi. [16]

 

Kulla e Babylonisë, e cila ndërtohet, por rrëzohet.

 

Po e marrim edhe një pjesë nga Anastas Shuke, i cili thotë: Pellazgu hyjnor na paraqitet si i lindur nga Dheu, apo Gea (Ki-a) e lashtë dhe, gjithashtu, si i lindur nga Toka e Zezë. Por studiuesit e ndryshëm nuk janë marrë me shpjegimin e plotë e të lidhur të këtyre thënieve për pellazgët, duke e nënvlerësuar kështu saktësinë e atyre përshkrimeve, të cilat e lidhin këtë zanafillë jo thjesht me Dheun e Lashtë, por edhe me Dheun/Tokën e Zezë. Unë mendoj se përcaktori “e zezë” nuk na paraqet thjesht një tokë pjellore, por cilësinë më të dukshme që ka një tokë naftëmbajtëse, me aq shumë naftë sa bulëzon në sipërfaqen e tokës, siç na e shpjegon qartë Zitçini në “Planeti i 12-të”, fq. 34. Ky arsyetim na lidhet fare mirë me thëniet e Aleksandrit të Madh kur do nisej drejt atyre viseve të Lindjes së Afërt antike, drejt Kal.de.as = Kall.dhe.a = e kallur (n’) dhe’ asht – “ku kanë rrënjët të parët tanë”. Gjithashtu, e mbiquajtura Mesopotami, ku u zhvillua kultura e lartë e Shumer-it apo “shum.ara = tokë e begatë = Tokë apo Ki e nginjur”... Më në fund, realiteti i njohur i dyndjeve Indoeuropiane rreth 2300 – 2000 pr.k., na e mbështet fare mirë përfundimin se Pellazgët janë vetë Shumerët e shpërngulur nga Toka e Lashtë, e gjithashtu, se zanafilla dhe identiteti shqiptar kalon nëpër këtë varg segmentesh historike: Shumer – Pellazg – Ilir – Arbër – Shqiptar” - thotë ky studiues dhe shumerolog i mirë.[17]

Në mes të lumit Tigër e Eufrat krijohet kultura e Shumerëve (Sumerëve) e cila do të ngriste lartë kulturën e Babilonisë, e cila më vonë rrënohet.

Thuhet se të gjithë popujt e botës e flisnin një gjuhë në Mesopotami, e cila është “gjuha mëmë” e njerëzimit, dhe se ajo ka qenë gjuhë e banorëve të bardhë, boreal, siç thotë edhe profesor Xhysepe Katapano[18], të ardhur nga veriu, që ishin pellazgët. “E shpjeguar thjeshtë, ajo tregon se deri në atë kohë, kudo, flitej gjuhë e njëjtë. Më pas do të niste ndarja e saj në gjuhë bija, ndonëse ndryshimet nuk ishin thelbësore. Ato u ngjanin dialekteve ku lidhje në me tyre vështirësosheshin nga brezi në brez. Duke u dhënë gjuhës ngjyrime, ato bëheshin të pakuptueshme për popujt e tjerë”.- na thotë në lidhje me gjuhën e sumerëve, Ali Eltari-Lapi.[19]

Gjer në fund të shekullit XIX, pjesë më e madhe e antropologëve kanë vërtetuar se banorët e vjetër sumerë të Babilonisë dhe Mesopotamisë kanë karakter të theksuar të kafkave brakicefale, siç janë në të vërtetë shqiptarët.

“Të theksojmë se pellazgët deri në kohët historike zinin Europën, pjesë të Perëndimit Aziatik dhe të Afrikës Veriore. Së këtej del se gjuha mesopotame, hebraishte ose arabishte kanë huazuar nga pellazgishja”.[20]

Hititët u afrohen gjeografikisht vetëm albanëve të Kaukazit, ndërsa 2000 vjet p.e.s. fillon koha e re historike e Anadollit. Ajo u quajt e gjitha “koha e hititëve”, që zgjatë prej vitit 2000 p.e.s. deri në vitin 700 p.e.s.[21].

 

Më tutje, do të shohim në vazhdimet tona...

 

 

 

____________________________________

 

[ 1] Xhusepe Krispi, në veprën e tij „Shqipja, nëna e gjuhëve (Gjuha e lashtë e zanafillës me të cilën fliste Homeri)“, Plejad, Tiranë 2009, faqe 86, nxjerrë nga fjalët e Malte-Brun nga libri i tij, Vëllimi i 6, Kreu 119, faqe 253.

 

[ 2] Shikoni veprën e Xhusepe Krispit, që kemi përmendur, faqe 28.

 

[ 3] Shikoni në faqen e FB, te Besir Bajramit, „Kulturë; Qytetërim; Mitologji/Histori; Simbolikë; Etimologji...“, http://www.facebook.com/Besir Bajrami.

 

[ 4] Ali Eltari-Lapi, "Pëllazët, krijuesit e qytetërimit botëror", Grand Prind, Tiranë 2008.

 

[ 5] Ajo vepër e Ali Eltarit, faqe 5, fjalët e Johan Tuman, nga vepra e tij „Kërkim në histori“, Lajpcig, 1774.

 

[ 6] Vepra e përmendur, me gjithë disa keqtrajtime të autorit, faqet 22-23.

 

[ 7] Po aty, faqe 34.

 

[ 8] Arif Mati, “Shqipëria ose odiseja e pabesueshme e një populli parahellen“, Plejad, Tiranë 2007, faqe 237.

 

[ 9] Shikoni librin e Ilir Cenollarit, "Profecitë e Zotit të Tomorit", Jonalda, Tiranë 2010, faqet 5 dhe 6.

 

[10] Do ta shohim në shkrimi tonë për besimin e pellazgëve, pellazo-ilirëve dhe shqiptarëve.

 

[11] Shikoni shpjegimet e këtij emri të Prof. Muharrem Abazajt, vepra e tij, “Pellazgët kanë folur e shkruar shqip”, Rofon, Tiranë 2013, faqe 350.

 

[12] Po aty, e njëta faqe.

 

[13] Shiko artikullin „Alfabeti Feniks dhe Lineari B me origjinë pellazge, Mathieu Aref“, të botuar me 5 tetor 2016, nga shkrimi në http://pashtriku.org, në http://www.ilirida-online.com/alfabeti-fenikas-dhe-lineari-origjine-pellazge-mathieu-aref/.

 

[14] Konkluza e Arif Matit, që sjellë në kundërshtim shkrimin http://www.ilirida-online.com, të përmendur më lartë.

 

[15] Shikoni veprën Niko Stylos, "Etruskishte-toskërishte", West Print, Tiranë 2010.

 

[16] Shikoni shkrimin e Fatbardha Demit, “Gjuha shqipe u krijua mijëra vite para greqishtes, nisi krijimin para 50 mijë vitesh”, të botuar me 1 mars 2016, te http://shqiptari.eu/gjuha- shqipe-u-krijua-mijera-vite-para-greqishtes-nisi-krijimin-para-50-mije-vitesh/.

 

[17] Shiko shkrimin e FB, të Altin Kocaqit „Dodona: kryeqendra e civilizimit autokton europian“, prej Agim Ratkocerit, me 13 shtator 2016, „Pellazgët janë vetë Shumerët prej Dheut të lashtë“, të autorit Anastas Shuke, studius dhe shumerolog.

 

[18] Shikoni artikujt e mi, në http://www.brahimavdyli.ch, apo veprën e Xhusepe Katapanos, "Thot-i fliste shqip", Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007.

 

[19] Ali Eltari-Lapi, "Pëllazët, krijuesit e qytetërimit botëror", faqe 51.

 

[20] Po aty, faqe 52-53.

[21] Po aty, faqe 67.