Brahim Ibish AVDYLI:

 

 

 

 

A EKZISTON KOMBI “GREK”

DHE KUSH E KA KRIJUAR

KËTË SHTET

 

 

(Pjesa e parë)

 

 

Pa marrë pasysh se a është gjuha shqipe gjuha-mëmë apo jo, për të gjitha gjuhët e thirruara “indo-evropiane”, po i marrim ata të cilët shtetin e tyre e quajnë “Greqi”. Shqiptarët, alias Albanët e dikurshëm, prej Azisë së Vogël e në tërë Evropën, me totemin e Shqipes, ecin si vasal të bindur të më të fuqishmëve të botës dhe sikur bëhen se ata nuk janë “të parët”, duke mos e sjellur në mendje se prej cilit milenium flitet gjuha shqipe. Autori më i njohur nga bota, Luigji Luca Cavalli-Sforca, me librin “Gjenet, popujt dhe gjuhët” [1], e cila lexohet me të madhe, thotë se gjuha shqipe është e para në listë. Pas saj, vjen gjuha armene. Prej vitit 3500 deri në vitin 1600 p.e.r, ndahen të tjerat, të cilat janë gjuhët e mesme; dhe më e reja është “gjuha greke”. Mendimi i të gjithë historianëve të botës përqëndrohet në një pikë të vetme, sepse qytetërimin e vjetër nuk e shpikën, e as nuk e sollën me vete të shpikurit “helenë”. Kur të mësohet mirëfilli “misteri i mbishkrimeve” të Kretës, do të thotë shumë se ç`është kultura e Mikenës dhe cila është Kreta; cila prej tyre është e vërteta...

Fiset të cilat u quajtën “helenë” e huazuan apo iu dha atyre alfabeti i parë i Kadmit e filloi të tipizohej si kultura e Kretës. Ata kishin të holla, se po merreshin me tregëti, në Lindje e Perëndim, dhe këte ua mundësoi ishulli i Kretës. Kush është tregëtar, nuk është i lidhur “me Zotat”, ndërsa pellazgo-ilirët ishin të lidhur. Nuk mund të bësh tregëti pa ditur që të gënjesh. Të ardhurit kanë qenë tregëtar. Po e jap më poshtë shtrirjen tregëtare të të ardhurve nëpër tregun e Mesdheut e gjetiu. Kreta ishte një cil i pashmangshëm i fenikasve e i dorëve të Egjiptit, prandaj i rrënjosën thellë genjeshtrat në antikitetin e lashtë dhe ua morën vendasve gjithçka që kishin për kulturën dhe artin; statujat prej mermeri; mitologjinë; emrat e Zotave; letërsinë gojore; epet popullore; legjendat; ligjet; dhe gjithëçka tjetër.

 

Skema e Luigi Luca Cavallit-Sforza në gjuhën rumune

dhe ndarjet e mesme të gjuhëve, nga të cilat më reja, gjuha greke, futet në vitin 1600 p.e.s.

 

Nga këto gënjeshtra e marrin si pikënisje të Evropës ishullin e Kretës. Ajo ishte në mes të Lindjes e të Perëndimit, duke e cituar shpesh gabimisht, si p.sh. “fillimin e kulturës mikeno-greke dhe “fillimin e historisë Europiane”.[2] Ndër fiset që thirren “helene”, të parët ishin akejtë. Ata përfituan rrënjësisht nga parakultura pellazge dhe e bënë një evoluim të jashtë-zakonshën, edhe nga mitet, në ishullin e Kretës, ku banonin pellazgët dhe patën qendrën e qytetërimit të tyre.[3]

Qytetërimi pellazgo-frigas u përtëri në qytetërimin mikenas, rreth 2000 vite para lindjes së Krishtit, sepse ishte e njëjta popullatë e madhe pellazgo-ilire, me të njëjtën kulturë e gjuhë të vjetër pellazgo-shqipe, që ka shtegtuar së bashku nëpër këto qytetërime, duke ruajtur të paprekshme rrënjët e fjalëve.[4]

Grekët që thonë për vetvete se ata “janë helenë”, nuk kanë ekzistuar në histori; ajo nuk ka qenë e banuar me grekë, kur këta të fundit dëpërtuan në atë vend, të cilën, do t`a paraqesin si “tokë helene” e nuk ka qenë shkretëtirë apo i pa banuar. Banorët e këtij vendi nuk kishin themeluar ate të cilën e quajmë shtet dhe as nuk e bënin një komb të bashkuar e të veçantë. Në atë tokë i cila thirret me emrin “Greqi” ka pasur shumë gjurmë e pasuri të një qytetërimi më të hershëm të saj, sesa ai i të ashtuquajtuarve “helenë”, dhe nuk kishte literaturë e tradita të qëndrueshme.[5]

Shumë nga qytetet e mëdha u përkisnin Pellazgëve, Lelegëve, Kaukonëve, apo vetë Dardanëve, të cilët patën një gjuhë tejet të pasaçme, gjuhën shqipe, e cila jo vetëm i shpjegon emrat e vendeve, por u nevojitej atyre të komunikojnë e të mirren vesh. Ata janë pasardhësit e popullsive para ardhjes së grekëve, nga deti Adriatik e në Halis.[6]

Emri “grekë” thuhet se na është përcjellë prej Romakëve. Në hartat e emërtimet e mbarë popujve të ndryshëm është Graecia,[7] me përjashtim të popullit i cili e quante vetveten “helenë”. Se ku është shkaku që ata e thirrin veten e tyre “helenë”, ndërsa të tjerët “graecia”, nuk e kanë thënë asnjëherë.

Në fakt, këtë emër nuk “e shpikën” mirëfilli romakët, por e mbanin vetë banorët e Dodonës,[8] për mua të Dodonës së dytë. Pra, tekstet e para që mbajnë këtë emër janë tekstet romake, që e lidhin direkt me Epirin dhe Epirotët, kur ai e kishte një gjuhë që e fliste, gjuhën iliro-pellazge, por që ajo nuk mund të shkruhej.

 

 

Kur shkruhet për antikitetin e lashtë të këtj vendi përdoret fjala "graeci" e "graecia", rëndomë siç përshpëritin apo belbëzojnë një pjesë e shkencëtarëve të Evropës, të cilët nuk e njohin apo nuk e kuptojnë gjuhën shqipe, pa i analizuar këto fjalë, e cila do të thoshte gratë, plakat, me flokë të thinjura, që shikonin fatin e njerëzve pranë altarit të Dodonës, pasi gumëzhinte zingjiri, pra një hyjneshë apo tri hyjnesha; flokëbardha; gra të urta e me flokë të thinjura; profetesha të moshuara. Dhe, këto fjalë janë marrë nga të ashtuquajturit "grekë" , të cilët, i kanë thënë sipas qëllimeve të veta. Mund të themi se romakët ua kanë kushtuar më shumë rëndësi atyre që e shikonin fatin e njerëzve në Dodonë dhe Epir, si vend i tyre. Banorët e Greqisë, as atëherë nuk e mbanin emrin “Helada”, por pjesërisht, largë Epirit.

Për qëllimet e helenëve do të merremi më vonë. Njëherë, po merremi me fjalën Greqi. Po e marrin nga dy gjuhë: gjuhën angleze dhe gjuhën gjermane. Edhe pse sot thuhet se “këto gjuhë i kanë bazat prej shqipes”, si p.sh. disa dijetarë shqiptarë, si Elena Kocaqi me veprat e saj,[9] Sulejman Mato, [10] Muharrem Abezaj,[11] apo Shpresa Musaj-Ömer,[12] e cila na e jep një krahasim etimologjik të fjalëve të gjermanishtes me ato të shqipes, etj. pa e logjikuar se prej cilës gjuhë janë ndikuar këto gjuhë. Në gjuhën angleze Greek u thojnë grekëve;[13] Greece i thonë vendit të grekëve;[14] e në gjermanisht Griechenland,[15] i thonë gjithashtu. Të marrim si shembull emrin Atlandtidë, ne do t`a shohim se ajo përbëhet nga disa fjalë që janë të shkriera me njëra-tjerën: At, kuptohet se do të thotë “babë”; e land, do të thotë “tokë, vend, e cila në shqipen e sotme ka mbetur në formën landinë, tokë djerrë, e palëruar, e cila nënkupton tokën e prindit të mbetur djerrë, e pa- punuar, lëndinë”.[16] Greece, e Griechenland nënkuptojnë tokën prindore, pra nuk ka qenë e atyre që e quajnë veten “grekë”, sepse aty kanë qenë pelazgo-ilirët, e ata nuk ishin të zi, nuk mund të ishin lëkurëzinj, sepse nuk kishim të bëjmë me popullsinë e vërtetë autoktone pelazgo-ilire,[17] pra të ishin të racës së bardhë ariane.

Shkrimet e para të periudhës homerike janë nga mesi i shekullit të VI p.e.s. i cili e përmendë emëtimin “helen”. Kjo “konstaton” një krahinë të vogël të teritorit në jug të Thesalisë e të Peloponezit, për banorët e kësaj krahine, para epokës klasike, e cila quhet “Helada”, dhe nuk e nënkupton kurrfarë kombi të veçantë. Emri Helada nuk ekzistonte, ndërsa termi helenë përdoret vetëm njëherë nga Homeri, siç na e bënë të ditur Tukididi (Arch. I, 3), përmendur nga Dr. Arsim Spahiu. Helenët nuk lidhen me Epirin, dhe as nuk e përbëjnë një trung etnik dhe kombëtar të veçantë, por janë një grup kulturor i përbërë prej disa popujve të ndryshëm. Në kohën klasike, e kosideronin veten e tyre një ansambël familjesh. Ata formojnë një genos, por nuk përbëjnë një etnos të veçantë, kombin. Eponimi “Helen” nxirret si stërgjyshi i trilluar i racës së tyre. Këtë e mendon edhe Th. Harrisson, në vitin 1988, faqe 24.[18]

 

 

Po e themi “Greqia”, ku është ngjyrosur me ngjyrë të gjelbërt, sepse është marrë

nga botimet jo fort të mira. Të gjitha kolonitë tregëtare janë dhënë

me data të themelimit.

 

 

“Hellopia” është quajtur i tërë vendi ku kanë banuar e vepruar “hellopët”, ku kanë qenë “hellët” e “helloi”, të thënë me të padrejtë nga fjalët pellazgo-shqiptare “sellët” dhe "selloi", me “fjalorin” e përkryer të gënjeshtarëve të mëvonshëm Danaenë. I tërë vendi "e mori" emrin “Hellada”, e cila nuk thuhet nga popujt e tjerë, pos të atyre që banojnë në Greqi. Prandaj “Greqi” e kanë quajtur popujt e tjerë apo edhe shqiptarët, të nxitur prej romakëve, të cilët e kopjojnë këtë emër nga fjalët e vjetra të marrura nga këto shkrime të antikitetit: “graikoi”, “graikos”, “graeci”, “graeki”, “graii”, “graiai”, nga të cilat vetëm duhet të heqim prapashtesat e gjuhës së krijuar nga rrënjat iliro-pellazgo-shqipe, që të kemi në origjinal emrin e përgjithshëm të grave tona, pra "gruas plakë”, rreth Dodonës së dytë, që e kultivonin fatëthënien e njerëzve. Ishte qendër besimi, por jo “shtet”. Në fillim aty shërbenin vetëm burrat pleq dhe pastaj ato i zëvendësuan tri gratë. Me këtë emër ashtu i quanin pellazgo-ilirët dhe makedonët, të cilët janë të tillë. Të huajt i kanë quajtur tri plakat “tri peli”, do të thotë “pelae”, që do të thotë “tre pleqtë”.[19]

Pse e quajtën se vendi i tyre ka pasur ndikim nga veriu”? Sepse e morën emrin nga “seloi” dhe e bënë “heloi”, ata që do të banonin në “Heladë”, shkurt në “Graecia”.

Po e marrim emrin sellët, që e bëjnë “selloi”. E panë më të lehtë që t`i quanin “helloi” e “heloi”. E muarën pastaj emrin nga Elada Thesalisë, një vend iliro-pelazge, dhe e bënë “Hellada”, ose “Helada”, madje “e shpikën” sikur e paska thënë vetë Homeri, 350 vite më parë, gjë që nuk është e vërtetë. Straboni, lidhet me këtë punë, si vijon: “Sa për Dodonën, që banorët rreth saj ishin barbarë (kështu i thoninin hellenët e pasur për ata që flinin në tokë, si shqiptarët sot, sepse i dikriminonin edhe ata, ndonëse ishin në një qendër besimi, pra në Dodonën iliro-pellazge!), këtë na e thotë edhe Homeri (ai nuk e ka thënë, sepse kur ka folur për pellazgët, ka thënë se ata janë “hyjnorë”, por këtë fjalë e ka ndërfutur Psistrati, 350 vite më vonë!) kur e përshkruan mënyrën e tyre të jetesës. Çështja si duket t`i quajmë “helë” apo “selë”, lihet të kuptohet prej veprave të Homerit. Kjo çështje nuk mund të vërtetohet, mbasi shkrimi ka qenë i dyshimtë. [20]

Me këtë rast po e rikujtojmë edhe njëhërë Aristotelin, i cili thoshte se në krahinën përreth Dodonës banonin Sellët, se ata "që atëherë quheshin graik, por tani helenë”[21]. Pra, "ahellohu", është rajoni ku kanë banuar sipas "greqishtës" së Aristotelit ata që "e vodhën" gradualisht këtë emër tipik "Hellada", ku kanë jetuar ata që ruanin lopët, që i kanë quajtur "hellopët", dhe i tërë rajoni është quajtur "hellopia", që do të thotë se atje kanë jetuar "grai-k-os", ata që i ndihmonin "gratë", d.m.th. kur hiqen mbaresat greke "os" dhe "oi". Ne do të kuptojmë se këtu janë Sellët (sell-oi); se ky vend ishte vendi dhe qendra e tyre; i cikli është bartur me gënjeshtra në Pellopones, më vonë edhe në Jonë e jug të Thesalisë, ku ishte eponimi i trilluar i racës së tyre “Helen”, siç e thotë Dr. Arsim Spahiu. “Staboni thotë- citon Sulejman Mato- emri i pellazgëve mbizotërone në gjithë Greqinë”. Më poshtë shton të thënën tjetër se “Pelopi e solli popullin nga vendi e quajtur Peloponez nga Frigjia, kurse Danai nga Egjipti”. Pelopi është quajtur i pari i frigjianëve dhe këtu është pellazgu i parë, siç thotë Sulejman Mato.[22]

Historianët e antikitetit të lashtë i quajnë “peleat”, plakat me flokë të thinjura, prej pleqëve, pëllumbeshat që fluturuan: njëra në Libi dhe tjetra në Epir. Peleat flisnin një gjuhë që nuk e kuptonin helenët, pra grekët, që ende nuk e zotëronin tërë atë teritor që quhet sot Hellada apo Greqia, sepse ishte gjuhë plotësisht “e huaj” dhe e panjohur. Ato ishin plakat e huaja, të cilat i jepnin parashikimet e njerëzve në gjuhën pellazgo-ilire. Dhe kjo është plotësisht e vërtetë. Dodona e kishte një mbiemër tjetër, sipas Sulemjan Matos. Ai ishte mbiemri “parthenus”. Ky është një mbiemër i gjuhës shqipe. Togfjalëshi kuptohet edhe sot në këtë gjuhë. Kur thuhet “Dodona parthenus”, nënkuptohet se ajo e thotë fjalën që i thotë Zoti i Madh për njerëzit; pra Dodona jep parathënien e vet për këta njerëz të ndryshën, parashikon fatin e tyre.[23]

“Grekët kanë qenë gjithonë të prirur t`i përvetësojnë vlerat dhe kultet e fqinjëve të vet verirorë”,- thotë me bindje Suleman Mato. “Emrat e vendeve,- thotë Çabej, janë gjuhë e lashtë e fosilizuar”.[24] Ne i shohim se ilirët janë paragrek dhe për këtë kemi mjaft fakte. Por, do t`a përmendim pas luftës së Trojës, kur kanë lëvizur popujt.

Në planë të parë, Argu i Akajes është në Peleponez dhe është tokë e akejve, dhe ky Arg nuk është ai i pellazgëve, që ndodhet në Thesali. Në juglindje të saj, ndodhet Argu i Akajës, jo Argu i Thesalisë. Akejt përdorej përgjithësisht për të emërtuar "grekët" nga Homeri, në epokë historike. Akaja ishte emër emër i përgjithshëm “i Greqisë”, e cila, në epokën historike, e kishte marrë pjesën jugore të Thesalisë dhe krahinën bregdetare e veriore të Peloponezit. Kështu “akej” dhe “argej” tregonin popullsinë e këtyre krahinave e cila quhej "Helladë", në vend se të quhej "Greqi" dhe kotësisht përmenden shumë më heret dhe përsëriten me të padrejtë nëpër të gjitha shkrimet e poemat e përkthyera të Homerit. Po e themi paraprakisht se në kohën e krijimit të "Iliadës" nuk është i njohur ende emri "grekë", por akej quheshin banorët e Peloponezit, ndërsa aikasit qusheshin pellazgët e Thesalisë, edhe mirmidonë. Kjo gjë do të thoshte, thënë troç, "bubrrecat", ushtarakë të denjë: njëmijë sa një, e një sa njëmijë, d.m.th. miligonjat. E kishin mbret dhe kryetar, që kryesonte ushtrinë- Akilin. Akili është aikas, ndërsa akenët ka qenë të ardhur. Atdheu i Akilit ishte pra Argu Pellazgik, krahina rreth lumit Sperkeo, e jo Argu i Agrolidës së Greqisë. Mirmidonë quhet populli i Thesalisë, që shtriheshin deri në Maqedoni dhe nuk ishin aspak "grekë" dhe “heloi”, që nuk është në histori.[25]

 

Kjo është një gënjeshtër tepër e madhe për pseudohistorinë dhe është futur fjala “helenë”, në këngët e Homerit, që janë rishkruar me “fjalorin fenikas” të Kadmit, ku tirani Psistrati, në festën e parë të Panathenëve, i kishte vënë rapsodët të recitojnë poemat e Homerit. Psistrati po e bënte çdo gjë të mundshme prej tij të kopjojë në gjuhën e folur pellazge, me të cilën këndoheshin poemat e dy epeve të "Iliadës" dhe "Odiseut", sepse i kopjoi vetë nga letërsia popullore. Autori i tyre, nuk jetonte në atë kohë. Ai kishte vdekur 350 vite më parë. Psistrati, e bëri të mundur që "të shlyhet" e tërë një periudhë e gjatë prej 450 viteve e të quhen "epokat e errëta" [26], e cila është epoka pellazgjike, e thirrur prej meje pellazgo-ilire apo iliro-pellazge.

 

Gjuha artificiale apo e atëhershme "greke" i ka ruajtur një numër të madh fjalësh të gjuhës pellazge, të cilat gjuha shqipe dhe njohësit e saj mund të deshifrojnë e të dekriptojë shumë lehtë këto pjesë të gjuhës dhe t`i shpjegojnë. Por, shkencëtarët pararendës dhe sidomos gjuhëtarët më të njohur të Evropës dhe të Botës së gjërë të gjuhësisë moderne të shekullit XX, nuk i kanë thelluar njohurit e tyre për shqipen e lashtë dhe nuk e kanë vendosur aspak lidhjen e ngushtë të shqipes, ilirishtes, pellazgishtes së lashtë, thrakishtes, frigjianishtes, e etruskishtes, me dialektin gegë të gjuhës së sotme të shqipes, të gjysmës së Shqipërisë, dhe të greqishtes së lashtë: dialektin jonian, eolian, dorian, arkado-qipriot,[27] që ka filluar atëherë të shkruhet, duke e lënë mënjanë gjuhën shqipe, simbolikisht të lënë si gjuhë e dytë.

Kësisoji shkencëtarët kanë marrë pista të gabuara dhe i kanë çoroditur tërësisht këto njohuri të pështjelluara dhe është periudha e errët parahelene kur asgjë nuk dihet mbi pellazgo-ilirët. Në të vërtetë, janë shekujt e errët, 1200-800 p.e.s.[28]. Thelbi i tyre na është fshehur tinëzisht. Historia arkaike është me shumë mangësi serioze.

Por, pa dashur të zgjatemi më tej me ndërfutjet e Psistratit dhe djalit të vetëm, Hiparkut, që ishte shumë "i mençur", sa të bëjë dhjetra dredhi e hile edhe me vetë tekstin e Homerit, sepse në këtë vepër nuk i këndohet aspak emrit “Helada”, madje as ndonjë poet tjetër antikë i kësaj toke nuk i ka kënduar "Heladës". Në këto poema epike të Homerit i këndohet disa herë Eladës, por kjo nuk është "Helada". Është thënë qëllimisht prej atyre që duan t`i ndihmojnë "helenëve" të rrejshëm, sepse ata nuk janë komb, etni e as popullatë, por janë "kombi i paqenë", i cili insiston që secila krahinë e gadishullit Ilirik dhe jo vetëm e Greqisë së sotme "të bëhet e tyre". Kjo ka të bëjë me shovinizmin greko-helen. E "thëna" e tyre, nuk është aspak e vërtetë.

Qyteti i vjetër Elada ka qenë një qytet pellazgo-ilir dhe historia botërore thotë se kurrë nuk ka qenë krahinë e Greqisë, por në Thesali, thënë shkurt: iliro-pellazge. Thesalia nuk e ka dhënë as atëherë kombin e vet. Në Eladë, ishte Ftia, pikërisht nën udhëheqjen e Peleut. Babai i Akilit, ka shkuar për të lypur një martesë për Akilin, dhe ajo nuk ka pasur asnjë lidhje me Helladën, heladikun apo helandinikun, të cilat nuk i zë në gojë Homeri.[29] Prandaj Elada ndodhet në Argun e pellazgëve, që përkon me të gjitha vetitë e saja iliro-pellazge. Historia botërore e përmend nga tre rastet e veçanta dhe thotë se ajo bënte pjesë në Thesali, krahinë për të cilën pohon se "nuk ishte pjesë e Greqisë".[30] Elada nuk ka asgjë të përbashkët me "helladën", përpos gënjeshtrave "greke". E para, ka ekzistuar me plot të vërteta historike pellazgo-ilire; ndërsa e dyta, pra Hellada, alias Greqia, nuk është absolutisht ekzistuese, pra është jo-ekzistuaese, jo-historike, jo e vërtetë, thjesht është gënjeshtër e pa fund.

 

 

Populli shqiptar thotë: "kur falesh me grekun, numroji gishtat"! Ai, patjetër, njërin t`a vjedhë. Pra na "e vjedhin" tërë historinë tonë dhe qytetet, i shënojnë për të tyre, madje qindra vite më përpara se kanë ardhur këndej. Edhe emra tanë i vjedhin nga historia dhe i vedosin si emra të përveçëm në gjealogjitë e tyre familjare...

“Para luftës Trojane- thotë Tukitidi, sipas Sulejman Matos,[31] i cili nuk e përmend se prej cilit burim e ka marrur këtë mendim, por është cituar prej Arif Matit, me disa ndyshime, në fjalinë e fundit: “Helada, me sa duket, nuk ka bërë asgjë me forca të përbashkëta. Madje, mua më duket se ajo në tërësi nuk e mbante ende këtë emër”...

Euripidi na ka lënë këtë shënim, prapë thotë Sulejman Mato, pa e cekur veprën dhe as faqen prej kah e nxjerrë këtë mendim të komedianit të famshëm: “Kur Danai erdhi në Argos, banorët që më parë quheshim <<pellazgë>>, u quajtën Danaj”.[32]

Nuk ishin aspak “helenë”, sepse ishin popullatë pas pellazgëve, të atyre që e vëjnë më vonë emrin e tyre “për etninë”, e që nuk kanë qenë të atillë, prej Dodonës, por që përpiqeshin që t`a injorojnë apo të marrin plot emërtime nga “veriu”, e t`ua kthejnë nëpër gënjeshtrat e shumta. T`i përulin e të flasin për ata me një përbuzje njerëzore për mënyren e jetesës, në tokë, sikur shqiptarët. T`i zgjerojnë teritoret edhe nëpër këto vise ku nuk kanë qenë, rreth e rrotull, madje, me shekuj, që përpara.

Me këtë rast po e themi ate të cilën askush nuk e ka thënë, se Psistrati për festën e Panathënieve, i kishte ftuar pellazgët të këndojnë këngët e Homerit, ku “para” është bërë “pana”, ndërsa “thenus” është “thënie”. Kjo festohej për Dodonën e cila parathoshte fatin e njerëzve. Psistrati nuk e mori “vesh” punën e parathënieve. E shkroi “parthenus” “panathenus”, e cila do të thotë parathënie...

 

 

Më tutje, do të flasim edhe në vazhdimet e tjera...

 

_______________________________

 

[ 1] Luigi Luca Cavalli-Sforza, „Gjenet, popujt dhe gjuha“, Besa, Tiranë 2012.

 

[ 2] Henric L. Wuermeling, “Auf der Suche nach Europa/Zeitreise durch die Geschichte”, Langen Müller, München 2005, faqe 15.

 

[ 3] Shikoni në librin e Sulejman Matos, „Në kërkim të rrënjëve“, Botimet Dudaj, Tiranë 2005; faqe 220, i cili, rallëherë kalon edhe në anën «greke» e quditërisht ndonjëherë i përzien edhe vitet. Por, ai ka shumë gjëra me vlerë të pasaçme...

 

[ 4] I njëti autor, e njëjta vepër, përpara, faqe 201.

 

[ 5] Luis Beonlew, “Greqia përpara grekëve”, Plejada, Tiranë, 2008, faqe 17.

 

[ 6] I njëti autor, e njëjta vepër, faqe 20.

 

[ 7] Shiko në fjalor të librit të Engjëll Sedaj, “Gjuha latine për të gjitha gjimnazet”, Libri Shkollor, Prishtinë 2011, faqe 240.

 

[ 8] Vepra e cituar më pare e Luis Beonlew, faqe 25.

 

[ 9] Elena Kocaqi, "Roli i pellazgo-ilir në formimin e kombeve dhe gjuhëve europiane", Emal, Tiranë, 2009; “Shqipja-çelsi i gjuhëve indoevropiane”, Email, sipas të gjitha gjasave: Tiranë, pa vit botimi.

 

[10] Sulejman Mato, „Vëzhgime mbi lashtësinë e gjuhës shqipe”, botim i autorit, Tiranë 2015.

 

[11] Muharrem Abazaj, "Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip", Rofon, Tiranë 2013.

 

[12] Shpresa Musaj-Ömer, „Në gjurmët e pellazgjishtes“, Ymeraj, Fier 2008.

 

[13] Langenscheidts-Taschenwörterbuch Englisch-Deutsch, Berlin-München-Wien-Zürich-New-York 1983, faqe 253.

 

[14] I njëjti fjalor, faqe 639.

 

[15] E njëta vepër; e njëta faqe.

 

[16] Sulejman Mato, vepra e cituar, faqe 209.

 

[17] E njëta vepër, faqe 215.

 

[18] Arsim Spahiu, "Orakulli i Dodonës dhe Epirotët (sh. XX-II p.e.s.), Mitologjia dhe feja Epirote", Vëllimi i I, Geer, Tiranë 2008, faqe 52.

 

[19] Shikon librin e Sulejman Lokës, që e kemi cituar, faqe 106.

 

[20] Straboni, Vepra VII.10, e cituar prej Sulejman Matos, në veprën që kemi cituar, faqe 110.

 

[21] Nga vepra e Ilir Cenollarit, "Profecitë e Zotit të Tomorit", Jonalda, Tiranë 2010, faqe 14.

 

[22] Sulejman Mato, vepra e cituar, faqe 116.

 

[23] Shiko te e njëjta faqe, e njëjta vepër, faqe 110.

 

[24] E njëjta vepër, faqe 112.

 

[25] Fiqiret Barbullushi, "Homeri-historia, racizmi", Botimet Dita 2000, Tiranë 2011, faqet 157-159.

 

[26] Shikoni në veprën e Aref Mathieut, "Mikenët-Pellazgët, Grekët ose zgjidhja e një enigme", Plejad, Tiranë 2008, faqe 23.

 

[27] Shikoni më mire në veprën e përmendur të Aref Mathieut, faqe 15, ose artikujt e mi për këtë çështje.

 

[28] Po ajo vepër, faqe 14 apo faqe 385.

 

[29] Shikoni librin e Fiqiret Barbullushit, "Homeri-Historia-Racizmi", Dita 2000, Tiranë 2011, faqe 121-122.

 

[30] Po aty, vepra e cituar, faqe 122.

 

[31] Vepra e Sulejman Matos, e cituar më parë, faqe 219.

[32] Po aty, faqe 219-220, apo Arif Mati, vepra e cituar, faqe 14, për Tukitidin, nga vepra I, 3.