BIOGRAFIA IME

  

 

Jam i lindur më 5.9.1960, në fshatin Morinë, Komuna e Gjakovës, Republika e Kosovës.

I takoj plejadës së shkrimtarëve të fundviteve shtatëdhjetë dhe të fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (XX).

Që në vitet e hershme të rinisë u jam përkushtuar dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e kombit shqiptar.

Merrem paralelisht me shkrime shkencore, gazetar e publi-cist, krahas krijimtarisë letrare (prozë, poezi, dramë, etj.)...

Katër klasat e para të shkollës fillore "Ganimete Terbeshi" i kam kryer në Morinë të Gjakovës dhe katër klasat e tjera, në fshatin Ponoshec, në kushte mjaft të vështira. I kam vazhduar dy klasat e para të gjimnazit “Hajdar Dushi“ në Ponoshec dhe dy klasat e fundit, me rezultat të shkëlqyeshëm, në Gjakovë, duke udhëtuar këmbë apo duke banuar atje në kushte shumë të liga. Studimet i kam filluar në Fakultetin Teknik, dega e arkitekturës, të cilat u detyrova që ti ndërprejë për shkaqe ekonomike e politike, kështu që u detyrova të emigrojë në Zvicër, pasi që i fillova studimet si student me korepodencë, i regjistruar nga Dekani i Fakultetit, atëherë Filozofik, e më vonë Filologjik, Hasan Mekuli, e i dhashë provimet e vitit të parë për kusht që në janar-shkurt të vitit 1980. Herë pas here i kam vazhduar studimet e Fakultetit Filologjik, Dega e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, të cilat i kam kryer me sukses mjaft të mirë...

Edhe në Zvicër kam qenë i ndjekur dhe i përndjekur. Dy herë kam qenë i përjashtuar prej Zvicrës, me vendim federal. Herën e tretë jam detyruar të pres në burg apo të dalë ilegal nëpër malet e Zvicrës, deri sa të vinë shkresat e para me shkrim nga Kantonet e Republika e Gjenevës, në Zvicër. Ato më muarën kohë dhe disa munguan apo nuk erdhën.

Pas të gjitha vuajtjeve, më ka pranuar Kantoni i St. Gallenit, mirëpo vite me radhë kam mbetur i pa punë, si i internuar. Prej vitit 1992-1993 jetoj në Wittenbach e Kronbühl, ndërsa prej vitit 1998, kam ndërruar banim dhe kam zbritur në Rapperswil, pa pasur deri më tani kushte që të lëvizë prej të së njëjtës banesë, edhe përkundër përpjekjeve të mia...

Pas fatkeqësisë shëndetësore, kam vazhduar t’i ndjekë studimet në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, në Fakultetin e Shkencave Politike– Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, të cilat i kam kryer, me qëllim të përmirësimit. Aty kam vazhduar me studimet pas diplomës dhe e kam mbrojtur temën e magjistraturës, në tetor të vitit 2010. Studimet e doktoranturës i kam vazhduar, por ndodhem pa mjete...

Relativisht, kam botuar shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera politiko-organizative, ndërsa gjatë viteve 1990-1995 e kam redaktuar dhe udhëhequr revistën (mbarë)shqiptare „Qëndresa“ në Zvicër, e cila është botuar me vështirësi jashtë-zakonisht të mëdha financiare e politike...

 

 

 

PËR SHKOLLA TJERA, KURSE E DIPLOMA NUK PO FLAS, SEPSE MJAFTOJNË KËTO…

 

 

 

DERI TANI, KAM BOTUAR KËTO LIBRA:

 

 

-"Në hijen e Alpeve", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983;

-"Buka e kuqe", poemë, Atdheu, Cyrih, 1990;

-"Kur zgjohet Dodona", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992;

-"Pasqyrë e përgjakur", poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994;

-"Klithje nga fundi i ferrit", poezi, Onufri, Tiranë, 1997;

-"Gjuha e dheut tim", poezi, Albin, Tiranë, 1999;

-"Klithje nga fundi i ferrit", botim i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000;

-"Baraspesha e humbur", poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003;

-"Vragat e një kohe", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005;

-"Lëvozhga e vdekjes", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007;

-"Stelele Veşniciei /Yjet e Përjetësisë", Poezie albaneză, din Kosova, BKSH të Rumanisë, Bukuresht, 2008;

-"Zogu i këngës", poezi të zgjedhura, SHB “Pjetër Bogdani”, Has, 2009;

-"Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj", politikë e publicistikë, Brezi `81, Prishtinë, 2011;

-"Qielli i paprekur", poezi, Brezi `81, Prishtinë 2012;

-"Vetëvrasja e një poeti", dramë e kthyer nga romani me një titull tjetër, Shoqata e Intelektualëve "JAKOVA", Gjakovë, 2013;

-"Shtegtimi i lirisë", poezi, Faik Konica, Prishtinë 2014;

-"Torzo e shpirtit tim/Der Torso meiner Seele", zgjedhje e poezive në shqip e gjermanisht, Amanda Edit Verlag, 2015;

-“Arena e dhembjeve”, poezi, Meshari, Prishtinë 2017;

- "Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj", vepër shkencore, analitike dhe publicistike, Lena Graphic, Prishtinë 2019;

- "Die verrückten Pferde", poezi gjermanisht, Magic Verlag, Basel 2019;

- "Muza e vargjeve", poezi, Meshari, Prishtinë 2020;

- "Le candele dell`anima", poezi italisht, Libreria Editrice Urso, Avola (SR)/IT, 2021;

- "Aureolat e dritës", poezi, Meshari, Prishtinë 2021, etj....

 

 

JAM I PREZENTUAR EDHE NË KËTO LIBRA:

 

 

-"Rrjedhë e lë gjurmë", poezi e studentëve të Kosovës, Bota e Re, Prishtinë, 1983;

-Nebil Duraku, "Shkrimtarët e Kosovës, 1943-1983", Rilindja, Prishtinë 1984;

-"Poezia dal Kossovo", Antologji e poezisë kosovare, Besa Editrice, Nardò, (Lecce), Itali,1999;

-Hasan Hasani: "Leksikoni i shkrimtarëve shqiptar, 1501- 2001", Faik Konica, Prishtinë 2003;

-"Vulcanul răbdării/Vulkani i durimit", Poeme traduse în limba română de Baki Ymeri, Editura Do-Minor, Bukureşti (Bukuresht) 2008;

-Halil Haxhosaj: "Përkushtime/Poezi kushtuar Din Mehmetit", Klubi Letrar "Gj.N.Kazazi", Gjakovë 2009;

-Agim Vinca: "Muza e Mëmëdheut/Njëqind poetë për Atdheun", Antologji, SHB "Eugen" Tiranë dhe "Botimet Artini" Prishtinë 2012;

-Betti Fichtl, "Bahnhof der Träume", Edition Wendepunkt, Weiden/D, 2013;

-Lulzim Logu, Muharrem Kurti: “Antologji e poetëve të Malësisë së Gjakovës”, Klubi Letrar “Gjon N. Kazazi”- Gjakovë dhe Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve-Tropojë, Gjakovë 2013;

-Gëzim Ajgeraj, "Në rrjedhën e Drinit-2", Metafora, Prizren 2014;

-Lan Çyçalla & Ali Prebreza, "Mall poetik”, Manifestimi letrar-Edicioni i parë, SHSH "Naim Frashëri", Fushë-Kosovë 2014;

-Mark Simoni, "Antologji poetike për udhën", 6, Muzgu, Tiranë 2014;

-Mark Simoni, "Antologji poetike për sendet", 7, Muzgu, Tiranë 2014;

-Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, "Promenadë mërgimtare-Takimet tradicionale të Krijuesve nga Mërgata dhe Diaspora", Ministria e Diasporës, Prishtinë 2014;

-Mark Simoni, "Antologji poetike për qytetin", 10, Muzgu, Tiranë 2015;

-Betti Fichtl, “Klänge der Stille”, Edition Wendepunkt, Weiden/D, 2015;

- Dibran Fylli, “Lulëkuqet e lirisë”, Meshari, Prishtinë 2015;

-Lidhja e Krijuesve Shqiptarë të Mërgatës, punuar nga Hasan Qyqalla&Fran Tanushi: „Antologjia Poetike- Vargje për Nënën“, Galaksia Poetike „Atunis“, Prishtinë 2016; etj.

-Ismet Krasniqi, “Çelna udhë”, përmbledhje me poezi të reja të autorëve shqiptarë kushtuar Shën Nëna Terezës, Rozafa, Prishtinë 2017...

 

 

 

NJË SHPËRBLIM I PAMARRUR:

 

 

Libri im i parë poetik „Në hijen e Alpeve“ është kualifikuar në zgjedhjen e ngushtë për shpërblimin “Hivzi Sulejmani“, që filloi të jepej në vitin 1983 për librin më të mirë të autorëve të rinj.

Në zgjedhjen përfundimtare kanë qenë Milazim Krasniqi, Basri Çapriqi dhe unë.

Shpërblimin e mori (tani i ndjerë) Basri Çapriqi.

 

 

DISA SHPËRBLIME TË MARRURA:

 

 

Për krijime të veçanta letrare, ndër të tjera jam fitues i vendit të dytë në konkursin letrar, me rastin e 28 Nëntorit, më 1997, të organit të LPK „Zëri i Kosovës“; i ”Penës së Artë” në takimet pranverore të krijuesve shqiptarë të Diasporës, më 2001; me 25 prill 2009, Shpërblimin e Parë, “Agim Ramadani” për poezi, në Konkursin e hapur pranë Qendrës Kulturore Shqiptare, në Cyrih të Zvicrës; “Shpërblimin e dytë” për poezinë më të mirë të lexuar në Konkursin Letrar, me 1.5.2010; si dhe “Shpërblimin e parë” për poezinë më të mirë të dërguar në Konkursin Letrar, të lexuar më 25.4.2011, në Orët e mëdha Tradicionale Letrare për Pavarësinë e Kosovës, të organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë të Gjermanisë, në Koblenz të Gjermanisë; nga e njëjta “Lidhje...”, në të njëjtin vend, “Çmimin e parë” për poezitë e konkuruara dhe të lexuara atje, më 23.3.2013; etj. Shpërblimet e marra në kohën e fundit, janë cekur edhe nëpër fusnota. Më 1 maj 2015, e kam marrë përsëri “Çmimin e Parë” për poezi, në Festivalin e VII tradicional poetik, në Bad-Neuenahr/D, nga LKSHM-ja; në takimin “Nëntori poetik 2016”, e organizuar nga Lidhje e Krijuesve Shqiptarë të Mërgatës, “Shpërblimin e Jurisë”, me 12.9.2016, në Mynih; ndërsa në Zvicër papritur e mora “Shpërblimin e Jurisë”, jashtë konkursit, nga SHKSHZ-ja, në “Pranverën letrare 2017”, në Neuedorf/AG, me 21.5.2017...

 

 

EDHE NJË SHPËRBLIM I PAMARRUR:

 

 

Libri me poezi mjaft të mira “Shtegtimi i lirisë” nuk ka arritur që ta marrë shpërblimin për veprën më të mirë letrare, në prag të vitit 2015, edhe pse ka qenë e zgjedhur në Konkurs nga ana e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Kosovës, në Prishtinë, por as në Mitingun e 51 të Poezisë, me 15.5.2015, në Gjakovë, në kuadër të së cilës është promovuar, madje as në Eneppetal, me 1.6.2016, për tërë mërgatën shqiptare.

Më befason fakti si një vepër aq e mirë nuk e gëzon fatin që të merr shpërblimin në rrethet e caktuara...

 

 

POR, SHPËRBLIMI TJETËR NGA KY LIBËR:

 

 

Nga e njëjta vepër, një poezi, me titullin “Zogu i nemur prej qielli” ka qenë porse e shpërblyer me “Shpërblimin e parë”, në “Sofrën Poetike”, me 29.3.2014, të organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, në Suedi (SHSHASHS), në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Shqiptare “Migjeni”, në Borås të Suedisë.

 

 

SHPËRBLIMET NË MËRGATË DHE STEPJA IME:

 

 

Kishte edhe disa poezi të tjera të “shpërblyera”. Të gjitha këto shpërblime sikur nuk qenë me të holla, por më shumë me letër. Prandaj, sikur u stepa nga këto “shpërblime”...

 

 

DY SHPËRBLIMET E FUNDIT TË LSHAKSHGJ-së:

 

 

 

Falë Jurisë së përkryer e mora Shpërblimin Krijues për librin e lirikave "ARENA E DHEMBJEVE", në Konkursin Letrar të LSHAKSH-së, në Wuppertal të Gjermanisë, i shpërblimit të tërë mërgatës shqiptare "AZEM SHKRELI", Kryetar i LSHAKSHGJ-së  Pal Sokoli, nga Valon Shkreli, me datën 3 qershor 2018.

 

Ndërsa me 5 qershor 2022, në Dusseldorf të Gjermanisë, në "WIRTSCHAFTSCLUB", e mora në emrin e LSHAKSHGJ-së shpërblimin e tretë të librit të poezive, "AUREOLAT E DRITËS", nga Dibran Demaku, Kryetar i LSHAKSHGJ-së...

 

 

Për më tëpër, shikoni në faqen e veçantë të web-faqes sime te  shpërblimet e fundit...

 

 

VEPRA IME E PARË DHE E PABOTUAR:

 

 

Shkrimi i parë që e kisha shkruar ka qenë një dramë. Ajo nuk ishte për t`u botuar. 

 

 

ZHDUKJET E STREHIMIT NËNTOKËSOR:

 

 

Nga vendstrehimi nëntokësor në shtëpinë tonë të përbashkët, në Morinë, është marrë apo djegur drama “Gremina”, e cila ka pasur si temë fundosjen e Jugosllavisë.

Në të njëjtën kohë më janë zhdukur rreth 1500 faqe prozë A4, në këtë strehim...

 

 

VEPRA TJETËR E ZHDUKUR NË SHQIPËRI:

 

 

Nga veprat e zhdukura, merret edhe vepra politike, e dhënë për botim, te redaktori Akad. Prof. Dr. Bedri Dedja, në dy vëllime,"Çështja shqiptare dhe zgjidhja e drejtë e saj", e cila i kishte afërsisht 500-600 faqe A4, me faqet e thata dhe redaktimet, të cilat asnjëherë nuk mund t`i shkruajë më dhe as t`i dijë.

Akad. Prof. Dr. Bedri Dedja deklaronte me keqardhje se i ishte marrur me forcë nga dy persona të paidentifikuar nga SHIK-u, prandaj dorëshkrimi mendonte se i ishte dërguar Kryetarit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq. Për këtë çështje, nuk duhej të tregoja, derisa të ishte gjallë ai në Shqipëri.

Kjo do të kishte pasoja të mëdha për Akademikun Prof. Dr. Bedri Dedja... 

 

 

PËRPLASJA E VAZHDUESHME ME KËTË VEPËR:

 

 

Menjëherë pas kësaj, hakerat i shkatërruan PC-të e mija në Zvicër, për të mos e nxjerrë asnjëherë këtë vepër.

As paraversionin e saj nuk mund ta lexoja me asnjë program, sepse ato ishin të penguara që të mos lexoheshin dhe versionet tekstore paraprake ishin para vitit 2003, dhe me Word 2002. Kështu, kjo vepër mbeti e paralizuar prej 1999 e deri në maj të vitit 2017, pra 17 vite me radhë.

 Në maj të vitit 2017, kam arritur të shpëtoj përfundimisht një paraversion, të cilës i nevojiten më së pakut 2 vite përpunim. E kam dhënë edhe një shkrim nga ky dorëshkrim në vitin 2017, në të gjitha mjetet e gazetat elektronike, paksa të korrigjuar, “Dhuna mendore e shkaktarëve të saj”, të botuar më parë në revistën periodike gjithëshqiptare “Qëndresa”, në maj-qershor të vitit 1994, i cila as sot e kësaj dite nuk mund të shkruhet me atë nivel. Paraversioni i paredaktuar i kësaj vepre konsiderohet si “i shpëtuar” dhe i gëzuar pa masë, i dorëzova të gjitha PC-të e vjetra, në firmën:

 “Bring/Sammelstelle Jona-Rapperswil”...

 

 

ANËTARËSIRAT E MIJA:

 

 

Jam anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK); i Autoreve dhe Autorëve të Zvicrës (AdS); i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë të Mërgatës (LKMSH); i Lidhjes së Poetëve Ndër-kombëtarë, Galaktika Poetike “Atunis”; dhe i disa organizatave të tjera...

 

 

 

MË NË FUND:

 

 

Poezia e ime kryesisht është përkthyer në gjuhët italisht, gjermanisht, rumanisht dhe anglisht...